Parajsa.com


Parajsa Shqiptare Forum

Cfare ju duhet te dini?

 

Kthehuni Mbrapa   Parajsa Shqiptare Forum | Arti dhe Kultura | Letersia

Poezi nga poetet me te shquar Shqiptare.

Pergjigju
 
LinkBack Alternativa Teme Vleresoni Temen
  #176  
Te vjeter 18-10-2003, 02:49
Minifotoja e anetarit AlbShkodra
Anetare Nderi
 
Reg: 11-09-03
Lokalizimi: Londer
Postime: 5,425
Kryesore

FATOS ARAPI

VDEKJA E GJYSHES

Ja, edhe gjyshja né arkéz,
kukull e vogél né kartéz,
Eshté... dhe prapé s'éshté e téra,
sikur nuk éshté si pérhera.
Gjithé karfica, gjilpera
kapur satenet né koké,
lidhur képuckat pérposh,
shami e lule né gjoks.
Mbyllur kapakét e syve
c'ndjej u shua brenda tyre?).
E sheh... dhe té duket heshtja
pe gjasme e pe gjasme vdekja.

Gjyshja e vogél, e bukur,
e pastér...
Né arkéz kukull.


Gjithé karfica, gjilpéra,
qepur vite té téra,
lidhur kujtime e malle,
dhembje, qé duken si pérrallé.

E sheh... dhe té duket heshtja
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
Pergjigjuni me Citim
  #177  
Te vjeter 18-10-2003, 02:50
Minifotoja e anetarit AlbShkodra
Anetare Nderi
 
Reg: 11-09-03
Lokalizimi: Londer
Postime: 5,425
Kryesore

FATOS ARAPI

MARGARITE MOJ
(fragmente)

Margarité, moj.
Motra ime, rnoj.
Shoqja ime,
moj.
Makina gjarpéron,
Dy llambat e ndezura né turinjté e saj,
porsi syté e ujkut natén po e presin.

Bri teje Kristaqi té shikon dhe hesht.
Ti e sheh véllané
edhe i buzéqesh.

Margarité trime.
shoqedhembshura ime.

Buzéqesh me vdekjen, moj, Margarité e zezé.

Népér natén cube
ca té shténa raílé.
Rané njéri bri tietrit.
motra me véllané.

Margarité, moj!
Me dy syté e zezé.
Ne mbledhjet e fshehta cicéroje érnbél.
E flisje pér éndérra
ti,
qé vet ishe éndérr;
e flisje pér shpres
qé vet ishe shpresé.
Shoqia ime, moj,
me dy sy si nata té médhenj. té zez
Me bukuriné toné té virgjer, te virgjer
vdekjen po ushqejmé.
Se kjo toké ka ftohté,
mardhi
e ka ngriré.

Dhe ne biem rnbi te, porsi bllaca zjarri
futerni nén dhe porsi rrénjé éndérrash,
qé té vijé pranvera, qé té vijé behari,
toka pérrnbi ne e balta té shkrijé,
éndérrat té shpérthejné, si shpérthen bari.


Dashuria joné.
me dy sy si nata cuditérisht té zez.
nga plumbat armike preré mes pér mes.
Dashuri e lindur,
dashuri e rritur
nen qiejt e thyer té varférisé shqiptare.
Dashuri tragjike
pér botén e madhe.

Margarité, moj.
Motra ime, moj.
Shoqja irne, rnoj.
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
Pergjigjuni me Citim
  #178  
Te vjeter 18-10-2003, 02:51
Minifotoja e anetarit AlbShkodra
Anetare Nderi
 
Reg: 11-09-03
Lokalizimi: Londer
Postime: 5,425
Kryesore

FATOS ARAPI

DETI

I vogél, me pantalona té, shkurtra,
me kémbé té zbathura e njé kémishé humaije,qé e qepte veté gjyshja...
Ashtu darké pér darké dilja né breg.
Ndér gíshtérinjté e kémbés sé ftohté mé rridhte rera.


Uné prisja me oré té téra,
gjersa pérnjéherésh, tutje népér fushat e gjéra te nates
ngríheshin kope té cuditshme, té panumerta kuajsh té bardhé.
Népér hapésirat e pafundme suleshin aradhé - aradhé.

Turfullonin.
Binin me kémbé té thyera,
rrokulliseshin duke gulcuar népér té zezat humnera.

Mbi ta fiuturonin té tjere.
Jelet e hakérruara dallgé - dallgé fushén e diellit fshihnin.
Hingéllima té frikshme para tyre bridhnin.
Ata vinin, afroheshin drejt meje.
Gjokset e médhenj e té bardhé
kreshpéronin pérpjeté;
kémbét e para rrihnin né eré...
Syté u flakéronin.
Njé cast... dhe nén thundrat e tyre do té mé copétonin.
Kur ja me poteré
si njé gjérnim i madhérishém pérplaseshin
te kémbét e mia. Nga flegrat gjigante
miliarda grimcéza té krístalta shfrynin
pér té fundit heré.

Té tjeré
hingéllinin népér fushén e gjeré té natés.
Me gézim e friké, oré té téra uné, shihja
kuajt bardhé
té suleshin népér furtuné.
Thyenin kémbét, rrokulliseshin,
qé té vinin sa mé paré tek uné
shkelnin, fluturonin njéri mbi tjetrin...

Dhe tani, kudo qé jam,
ashtu fantastik e i madhérishém, mé ndjek pas deti...
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
Pergjigjuni me Citim
  #179  
Te vjeter 18-10-2003, 02:51
Minifotoja e anetarit AlbShkodra
Anetare Nderi
 
Reg: 11-09-03
Lokalizimi: Londer
Postime: 5,425
Kryesore

FATOS ARAPI

CAST BUZE DETIT

Dhe vargjet erdhén me ritme té kaltra.
Ndér degé té tyre figurat e gjelbra
celin, - si gjethet népér portokalle.
Ndér degza vargjesh féshférijne figurat.

Si mbrémjes Jonit, fletézat e ullinjve.
E mbusha gojé, me eréra té Jonit,
ndiej népér dhémbé kokrrizat e jodit.
Shoh se si thyhen nìirazhet mes gurésh...
Dhe jam i téri
grimca dritash e ngjyrash.
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
Pergjigjuni me Citim
  #180  
Te vjeter 18-10-2003, 02:52
Minifotoja e anetarit AlbShkodra
Anetare Nderi
 
Reg: 11-09-03
Lokalizimi: Londer
Postime: 5,425
Kryesore

FATOS ARAPI

E Paëndërrta Ime

Më duhet një gjysëm ëndrre,
E paëndërrta ime.

Vë kokën në gjoksin tënd
E tani përplasem
Te kokë e një tjetri.

Më duhet një gjysëm ëndrre.

Shigjetat e orës së dorës
Tutje i shtyjnë kalimtarët,
në ditë të rrëpirta tiranase.
Shpirtra jo shpirtra që shkojnë...
Bri meje dikush flet me vete.
pa e kuptuar besoj në rrëfimin e tij.

Dikush, prej zhgënjirni të egër,
mbërthen kryqe të reja.
I hedh një gjysëm leku
Dhe blej kryqin tim.

Tani që ta ngre
Më duhet një gjysëm ëndrre,
E paëndërrta ime.
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
Pergjigjuni me Citim
  #181  
Te vjeter 18-10-2003, 02:53
Minifotoja e anetarit AlbShkodra
Anetare Nderi
 
Reg: 11-09-03
Lokalizimi: Londer
Postime: 5,425
Kryesore

FATOS ARAPI

Nuk Mbyllen Dot

S'kam fuqi më as të trishtohem
Jemi anije pa spirancë
Mes erërave të egra të kundërta.
Peshqit Ilafazanë shurdhojnë qiellin
Më jepni ju një copë ironie,
Se nuk e gjej dot në veten time,-
Një copëz ironie
Sa gjysmëz e krahut të zogut,-
Të mbrohem nga shirat e verdhë
Të predikimeve të apostujve të lajthitur.
Të gjithë na kanë faj dhe askush:
Deshëm të krijohemi në asgjësimin tonë
Tani gjithë dritaret e shpirtit
Janë hapur, bymyer e kalbur
Nga shirat e lotëve,-
Dhe s'mbyllen më dot.

Mund të hyjë kush të dojë.
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
Pergjigjuni me Citim
  #182  
Te vjeter 18-10-2003, 02:54
Minifotoja e anetarit AlbShkodra
Anetare Nderi
 
Reg: 11-09-03
Lokalizimi: Londer
Postime: 5,425
Kryesore

FATOS ARAPI

Si s'të Desha pak më Shumë

Unë e desha përtej vdekjes,
Ashtu dashurova unë
Edhe prap s'ia fal dot vetes:
S'i s'e desha pak më shumë...

Pak më shumë ku shpirti thyhet,
T'i them ndarjes: - Prit, ca pak...
Të gënjejmë mallin që s'shuhet,
Kujtimin të gënjejmë pak.

Përtej vdekjes, përtej botëve,
Atje ku nis "ca pak" tjetër,-
Asaj që më rri mes Zotave:

"Si s'të desha pak më tepër...".
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
Pergjigjuni me Citim
  #183  
Te vjeter 18-10-2003, 02:55
Minifotoja e anetarit AlbShkodra
Anetare Nderi
 
Reg: 11-09-03
Lokalizimi: Londer
Postime: 5,425
Kryesore

FATOS ARAPI

Gloria Victis (Lavdi Humbësve)

Sepse jemi ne humbësit e mëdhenj.
Artin e shkëlqyer të humbjes
Ne e kemi ngritur në fat.
Sepse ne, vetëm ne, dimë të gabojmë.
Ne gabojmë në miqësi, dhe humbasim.
Ne gabojmë në dashuri, dhe humbasim.
Ne gabojmë në shpresat tona, dhe humbasim
Zaret e bardhë të fateve tona
Ne i hedhim para - dhe vazhdojmë
T'i hedhim ato edhe mbasi ta kemi kaluar Rubikonin.
Të gjithë na kanë faj dhe askush.
Të tjerët vetëm fitojnë,
Ndërsa ne jemi populli humbës

I humbjeve të mëdha. Zemra jonë
Eshtë një mollë e artë dhimbjeje.
Nuk duam të njohim pushtetin e errët të smirës,
Dhe gabojmë, nuk e njohim
Lakminë akrep të pushtetit, dhe gabojmë.
Sepse ne-vetëm ne! Dimë të gabojmë.
Këmbët tona të zbathura janë ato gjethe vjeshte
Që bien dhe ecin në rrugë; shpirti ynë
Eshtë prej lënde të brymtë trishtimi,
Të gjithë mund ta vrasin.
Të tjerët jo, ata janë fitonjës të përjetshëm,
Ata s'humbasin kurrë, sepse
Kurrë nuk gabojnë.

Ndërsa ne gabojmë - ashtu siç dimë vetëm ne!
Artin e shkëlqyer të humbjes
Ne e kemi ngritur në fat.
Dhe i kemi kthyer krahët lavdisë fitonjëse.
Ne njohim vetëm lavdinë e popullit
Të humbjeve të mëdha. Sepse ne
- po vetëm ne!-
Jemi të vërtetë.
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
Pergjigjuni me Citim
  #184  
Te vjeter 18-10-2003, 02:56
Minifotoja e anetarit AlbShkodra
Anetare Nderi
 
Reg: 11-09-03
Lokalizimi: Londer
Postime: 5,425
Kryesore

FATOS ARAPI

Akreonti Rrjedh po Karont nuk Ka

Si të kthehem prapa kur udhën s'e di?
Prej pikëllimi lumi buçitës i natës
E unë rrah brigjet e errëta këtu.

Akeronti rrjedh po karont nuk ka.

Tregomë një va ku te kaloj.
Ti i njeh guvat dhe vorbullat e frikshme.
Tregomë një va, vëllai im,
Ku të kaloj Akerontin
Dhe të arrij.
Akeront rrjedh po karont nuk ka.
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
Pergjigjuni me Citim
  #185  
Te vjeter 18-10-2003, 02:57
Minifotoja e anetarit AlbShkodra
Anetare Nderi
 
Reg: 11-09-03
Lokalizimi: Londer
Postime: 5,425
Kryesore

FATOS ARAPI

Alarme të Përgjakura (kënga e parë)

Mbi rrogozin prej kashte,
Ku netëve fle,
Shtrova
Dashurinë time...
Po prap, brinjët t'i vret toka, plisi,
E prap i fortë është te koka
Trungu prej lisi.

Hej, vend!
Plot diell e pa dritë!
Pagan dhe fron për perënditë!
Jetojmë nër male të lartë,
Ku qlellln me dorë mund të zëmë
Dhe prapë:
Në ç'humnera kemi rënë!

Hej, vend!
Që ngjyrat e Jonit,
Erërat e portokallit me lule
Mbyll
Në një vorbë fasule.
Dhe ndihesh
I pasur në varfërinë tënde
I lirë në robërinë tënde...

Hej, vend,
Që prej dhimbjes po më bën të çmendem.
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
Pergjigjuni me Citim
  #186  
Te vjeter 18-10-2003, 02:59
Minifotoja e anetarit AlbShkodra
Anetare Nderi
 
Reg: 11-09-03
Lokalizimi: Londer
Postime: 5,425
Kryesore

FATOS ARAPI

Atdheu

Atdheu është dhimbje, është dhimbje.
Një prill i pikëlluar në shpirt.
Atdheu është kryqi, është kryqi.
E mban - dhe të mban ty - në shpirt.

Atdheu është toka e premtuar.
Ti shkel si një zot dhe s'e ke ndën këmbë
Atdheu s'ka fjalë, ka sy të trishtuar
Vdes dashuria në dashuri që të çmend.

Atdheu është buka e urritur,
të ikën nga duart e dot nuk e ngop
ëndërr dhe ankth dhe shpresë e sfilitur
me sytë n'errësirë vetveten kërkon.

Atdheu është varr i hapur, është varr.
Një jetë drejt tij shkon me besë që bind.
Në një pikë loti mbyt lotin fatvrarë
Në një pikë loti lirinë e lind.

Atdheu yt i vogli, i vogli,
Ai hyjnori i pavdekshmi - loti.
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
Pergjigjuni me Citim
  #187  
Te vjeter 18-10-2003, 03:04
Minifotoja e anetarit AlbShkodra
Anetare Nderi
 
Reg: 11-09-03
Lokalizimi: Londer
Postime: 5,425
Kryesore

ALI PODRIMJA

Bukuria

Zgjata dorën në livadh lulen me këputë
"Mos - fqiu im i dashur më bërtiti-
-do të vyshket!

Qita hapin, kalin e bardhë me mbërri-
-vashën e ëndërruar kaherë.
"Mos! - përsëri m'u gjegj fqiu.
Unë qava me mall edhe atëherë.

Hodha dorën në gjithësi me pikëllim-
Çel e mshel sytë dritë m'u bë.
"I lumi ti!" - dikush më bërtiti në përqafim
e kurrgjë tjetër s'pashë as ndjeva.

Sot e atë ditë, kudo e kërkoj fqiun tim të mirë.
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
Pergjigjuni me Citim
  #188  
Te vjeter 18-10-2003, 03:06
Minifotoja e anetarit AlbShkodra
Anetare Nderi
 
Reg: 11-09-03
Lokalizimi: Londer
Postime: 5,425
Kryesore

ALI PODRIMJA

Me Jetue

Tim bir, Lumit

Erdhe në jetë
Nuk ka më nevojë për kuje, lutje
Kryesorja të jetosh

Këtë gur ta hedhësh më larg se Unë
Prandaj:
Bukën ta pjekësh dy herë nën saç
Ujin ta ziesh deri në shkallën 99
Derisa të mbetesh ti i vetmi kërthi në ajër
në kohë kosmos.
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
Pergjigjuni me Citim
  #189  
Te vjeter 18-10-2003, 03:07
Minifotoja e anetarit AlbShkodra
Anetare Nderi
 
Reg: 11-09-03
Lokalizimi: Londer
Postime: 5,425
Kryesore

ALI PODRIMJA

Ti dhe Uji

Diellin ta shikosh nga hija e plepit
Dhe ta matësh
Kur hijen tënde s'mund ta kapërcesh më
Qenit ruaju se të kafshon ajo kafshë shtëpiake
Besnik i madh i Njeriut
Nga kafshimi i gjarprit mund të shpëtosh
Macen nxirre nga fjalori yt gjithsesi
Ajo s'është simbol i kohës sate as i artit tënd

(Unë gjthmonë ia kam frikën edhe Lules edhe
Femrës)

Kur të flasësh fol të dëgjohesh në bjeshkë
të dëgjohesh në shkretëtirë
Për të dytën herë mbetesh pa kokë ose kush
nuk të beson:
Sa më pak shikoje veten në pasqyrë
Dhe kurrë mos mendo: I pari
Ai që ka ekzistuar para teje jam UNË
Ai që do të kujdeset për ditët e mia të mbrama
Për ëndrrat e mia e qetësinë je Ti
Me pleh kurrë mos u pajto: Nxirre në gjysmë
të natës
në pikë të vapës
Asgjë mos rrit asgjë mos krijo me dhunë
Rast i humbur nuk je edhe pse pylli
dendësohet
Mund ta kalosh natën në Kullën time të vetmuar
në botë
Dhe si të duash Ti Lumi
Kryesorja: jetën ta jetosh pa e vrarë
Dhe pa të mbetur në këmbë ndonjë therrë
e saj e zezë
Bashkudhëtari im
Ta provojmë vetveten derisa kemi frymë.