Parajsa.com


Parajsa Shqiptare Forum

Cfare ju duhet te dini?

 

Kthehuni Mbrapa   Parajsa Shqiptare Forum | Arti dhe Kultura | Letersia

Poezi nga poetet me te shquar Shqiptare.

Pergjigju
 
LinkBack Alternativa Teme Vleresoni Temen
  #141  
Te vjeter 18-10-2003, 01:57
Minifotoja e anetarit AlbShkodra
Anetare Nderi
 
Reg: 11-09-03
Lokalizimi: Londer
Postime: 5,425
Kryesore

NDRE MJEDA

Andrra e Jetės
(Trina)


I

Molla t'kputuna nji deget,
dy qershia lidhė n'nji rrfanė,
ku fillojnė kufijt' e Geget,
rrijnė dy ēika me nji nanė.

Kreskė e bre perzie me lisa
rriten rrotull, me ēetinė,
plepa t'but' e qiparisa
mbėlojnė e veshin at' ledinė.

S'ushton mali prej baktie,
s'fryn murrlani me duhi;
paq i kthelltė prej perendie,
paq prej njerit e qeti.

Gurra e lugut veē ushtonte
si lahutė me kangė kreshnike;
e ndėr pemė bylbyli kėndonte
valle dasmet e fisnike.

Ngreh, bylbyl, n'at' hije valle,
ushto, gurrė trimneshė, n'shkambije;
bulk i natės kungallė, qi talle
nėpėr gemba e pėr lamie,

kėndoni, kėndoni. Veē prej stanit
t'ardhmen Trina mbramje n'shpi,
tue blegrue nji kij mbas zanit
t'deles nanė keni me ndi.

Veē prej plehut gjel-kokoti
me njat za qė s'nd'rron kurr-herė,
ka me gjegjė se a tue ndėrrue moti
se a tue ēue nji tjetėr erė.

II

U ndie nji za te shtegu;
Cice! del se erdh murgjina,
e mbrapa po vjen Trina
me 'j qingj tė sykės ngryk.

E duel me mjelcė te burgu
Lokja, nxuer viēin jashtė,
e Shega, e lehtė si kashtė
tue kcyemun u bėrlyk.

Iu suell oborrit rrotull
tu' u hjedhė me bisht pėrpjetė;
derisa plaka vetė
rrshanė tu murgjina e ēoj.

Moli tue kėndue, lopėn,
tue pritur viēin prorė;
e tambli, bardh si borė
pėrmbrenda mjelcės gufoj.

Mandej muer kijin pezull
e u vu me sykėn n'sanė,
sa ēote tamblin anė
Zoga me nxe do pak.

Muer edhe krande e cokla,
e Trinkėn muer pėr bri:
ish lodhė: i dhimbte nd'ijė,
e kishte mollzat gjak.

Vuni do krande n'votėr
e fryni n'zjerm qi ish ndalė;
thej pshesh me tambėl valė,
e mbushi kupat plot.

Pshesha me kollomoqe,
t'mirė edhe pėr zotni,
kur don pėr rob e shpi,
me i fal' i madhi zot.

E hangri Zoga shishėm,
por Tringa s'hangri gja,
as Lokja, qi ishte vra
mbas ēikės, nuk hangri dot.

Por tirte ndejė te votra,
tue kqyrė me zemėr t'plasun,
tue nduk' at' shllugė tė rrasun
iu mbushnin sytė me lot.

Kur nji mbas nji pranė zjermit
u mblodhėn gjumit fėmija,
u ēue, e t'dy, si kija,
mbi t'shtruemen i vendoj.

E tirte prap te votra;
penj tirte pėr xhubleta,
e i dukej se tu kėneta,
se n'shpella me dragoj,

tirshin dhe shtojzovallet
tue luejtė pa mejun gishtat;
siellshin me pleq ferishtat
ndoshta edhe fėmin' e vet?

E shloj me pa tue pritun
dritėn e pishės me dorė;
ngrykas, si dy qiellorė,
me krahė pa pupla i gjet.

III

Cice, shka ka sot Trinka
qi po priton m'u ēue?
Zgjoje me dalė me mue,
me lėshue bag'tin' e vet.

- Bij', mos e prek, se njomja
tash a tue folė me Zojėn;
len zan' e mos ēil gojėn
se e lumja Zojė t'bėrtet.

Qe prifti, nanė, qe dajat
mbas tij, me qiri n'dorė;
katundca me malcorė
sa shpia nuk i xe.

- Rri, bij' se sonte Trinka
po shkon me bujtė te Zoja;
merri kėto lule e ēoja
sė lumės dhunti pėr tė.
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
Pergjigjuni me Citim
  #142  
Te vjeter 18-10-2003, 01:58
Minifotoja e anetarit AlbShkodra
Anetare Nderi
 
Reg: 11-09-03
Lokalizimi: Londer
Postime: 5,425
Kryesore

NDRE MJEDA

Andrra e Jetės
(Lokja)


I

E n'balkue mbaruen lulet:
shurdh' a vendi e shpia tytė;
jo, me Loken nji e dytė
nėpėr shpi ma nuk u gjet.

Vetun zbardh' e vetun erret
me krye n'hi e shuemja plakė;
nji dorė krande me i ba flakė
pėrmbi votėr kush s'ia qet.

E disprohet me vetveti
qė nuk bani kurrnji djalė:
sot e reja i kish dalė
bashkė me dritė pėr dru nė shpat.

Kish mbajtė zjermin ndezė mbi votėr,
ia kish njomė njat buk' e mjera;
edhe Lokja me gjith' tjera
kishte dalė me petka n'shtat.

Kish shkue motin si pranvera
me ndo'j fėmijė tu' e kalamendun;
ishte knaqė tue u pėrmendun
tash e tash ferishta n'djep.

E disprohet ku i ve mendja
or' e ēas te Trina, e shkreta!
ia lypė mortės n'ankime t'veta,
por mizorja nuk ia nep.

II

U shty vjeshta e krisantemi
vetun vorreve lul'zon;
landėt e pyje, gjith' ku kemi,
tue fry veri po i cungon.

Nd'rron prej dimnit landa veshėn,
e lėshon gjeth't qe para pat;
e, pėr mėshirė, duhitė qi ndeshen,
ia ēojnė t'vorfnit me i ba shtrat.

Binte bor' e frynte veri
tue ēue akull pėr gjith' vis;
nalt orteku ushton pėr mneri
tue fundue ēetin' e lis.

Me dy cokla n'votėr plaka
rri gjith' natėn e vajton;
rri me duer kah ndezet flaka
porsi njeri kur uron.

E shikjon nji dritė t'venitun,
vron pasqyrėn e jetės s'vet:
e larg morten tue kositun
e kujton e pran' e thrret.

E ndie 'j frymė pėrmbrenda shpie
porsi erė qe vjen pa shkas;
e, n'at muzg, nji vegim hije
Lokes n'votėr leht' iu qas;

pėrmbi plakėn krahėt i uli
e ngryk t'shuemen e shtrėngoi;
buzėt t'shpulpueme n'ball' ia nguli;
u ndal drita e ajo mbaroi.
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
Pergjigjuni me Citim
  #143  
Te vjeter 18-10-2003, 01:59
Minifotoja e anetarit AlbShkodra
Anetare Nderi
 
Reg: 11-09-03
Lokalizimi: Londer
Postime: 5,425
Kryesore

NDRE MJEDA

Andrra e Jetės
(Zoga)


I

N'pėr ograjė po kėndojnė bylbylat
si tu u prrallė me shoqi-shojnė,
drandafilleve zymbylat
t'kandshmen erė dhunti ia ēojnė.

E nalt n'qiell ma e bukur hana
rreze t'paqta shkon tue shkri;
maje bjeshkve fillon zana
n'valle shoqeve m'u pri.

Lodhė prej vegėsh, prej rrangėsh shpijet,
si u ba natė, ndej Zoga n'votėr;
ndej m'u xe me dru dullijet
qė kish ba n'pėr mal, pa motėr!

E kuvendte me nanė-locen
si pėrgjumshėm, ndonji fjalė,
derisa bri votrės gocėn
e muer gjumi dalkadalė.

Fjet bri votrės: e kur shkėndija
shndritte at fėtyr' tė patravajė,
ejėll prej qiellit ulet te shpia
dukej faret fėtyra e sajė.

Herė n'at' gjumė tue qeshun dukej,
si m'u falė herė dorėn ēote;
herė pėrmallshem n'veti strukej
e n'fėtyrė gjaku t'tan' i vėlote.

(Ngrimun n'ar, mbi 'i pullali
nėn balkue nji beg kish dalė;
holl' e i gjatė porsi selvi
n'rrugė nėn gardh ish dukė nji djalė.)

E nan-bardha tue shikjue:
"Flej me engjuj, thotė, o bi;
pusho shtatin me i ndihmue
Lokes sate nėpėr shpi".


II

Prej nėn nji tjegllet kish dalė si 'j tra,
ku nji mij' tesha vėloshin pa da;
pėrmbi shpi ndihej tue rrahun troka
e ushtonte toka

prej kambėsh t'bag'tive. Ka dalė Harapi
herėt, e shpatit delet ja hapi;
ka dalun Mica me lopė tė mėdhaja
nėpėr ograja.

Kur u zgjue Zoga vojt te balkoni
e pau se bleta vėlonte te zgjoni;
pau se n'at' nade poshtė nji lavruer
kish ba nji shpuer.

Tue sjellun krahnin kėndote me veti,
e i rridhte krahve si nji valė deti,
ku shndriēėm dielli lėshonte si zhgjeta
rrezet e veta.

Rreze flak' arit. Por rrotull fėtyra
e fushės kish nd'rrue; kish nd'rruemun zyra
e bimės e e pem've; pėrmbi balkue
deri kish nd'rrue

erė filcigeni; po vite 'j tjetėr
erė: porsi makthit; e rruga e vjetėr
nėn shpi, mbas gardhit, porsi nji dritė
shkonte tue qitė.

Nuk e kish vrumun kurr nder dit' t'veta
at rrugė n'balkue. Ktheheshin me ēeta
asaj katundsit, tue dalė pa pra
e ajo s'kish pa.

U nis te puna mėrziēėm. Nisi
ndėr penj sovajkėn, e shpata krisi,
cirliknė rrotllat posht' e pėrpjetė
nėn kambė tė shpejtė.

E vojt n'dritare prap. Ndoshta begu
ka mbėrri te rruga e pret te shtegu
veshun me t'arta, mbi 'j pullali
pėr bukuri.

Nuk ishte begu: nėn diell t'valtė
veē dy dallėndysha bajshin do baltė,
balt' e kashtare pėr ēerdhe t'vet,
se Shėn Ejėlli a nget.

Ndoshta po avitet nji djal' i ri
i holl' e i gjatė porsi 'j selvi,
me rrip rreth brezit, me nji gjashtore
e 'j kacatore.

Nuk erdhi djali: veē dy bylbyla,
nji n'drandofille, nji ndėr zymbyla,
pėrmallshėm thrrasin, e shoqi-shojnė
me kangė gazmojnė.


III

Vijnė dallėndyshat porsi era
pėrte' det te ēerdhja e vet;
vijnė bylbylat ku pranvera
n'pyje t'veshuna po i thrret.

Se qe pemėt kan' endun lulet,
e u vesh fusha me blerim;
lehtas prroni malit ulet
da prej borės qė i nep ushqim.

E, i dish'ruem, bje pėr fushore
me rritė bimėn pėr gjith' vend,
ku 'j erė akullit mizore
kishte hupė lul'zim e shend.

Edhe ti prej asaj qė t'rriti
daju, vash', e mos vajto;
me nji veshė, qė kurr s'ta shndriti
paras, shtatin hijesho.

Bashkė me lule len dashtnija,
me kangė t'shpendit qė galdon;
e pranverės bukuria
bashkė prej gjumit t'tan' i zgjon.

Del, o bij', prej shpisė sate,
del prei t'vorfėnit katund;
njajo flakė qė n'zemėr pate
do t'pėrvjellin tjetėrkund.

T'pret nji zemėr flak' e shkėndija,
pret me tanden m'u ba nji;
sa jetė t'apin Perėndia
mos m'u damun kurr prej 'si.

T'lypė nji bes' e ta nep t'ndershme
dora e unazaqė t'ven n'gisht;
e ndėrmjet pr'at besė t'gjithhershme
a dorzan' i lumi Krisht.

Sogjetarė, porsi furia
e nji rrfes' qė qetat shpon,
janė tė qiellit nalt ushtria
e n'dorė shpata iu veton.

E din idhun regj Davidi,
e dinė lott qė pa pra qet,
kur sheh morten se kositi
an' e mb'an krajlninė e vet.


IV

E kandshme asht hana
kur del me zana,
e n'tokė me dritė pėrndaret,
Hyjzit qė shndrisin
e qė shetisin
n'pėr qiell, jan' t'bukur faret.

Kur del agimi
e rruzullimi
me 'j dritė kuqloshe mbėlohet
e pėrmbi kashta
shndritė pika-lashta,
zemra pėr mall gazmohet.

Asht i madh shendi,
kur ndihet shpendi
ndėr pyje tue pingrue;
e knaqshme a 'j lule
kur iu pėrkule,
o fllad i leht', me e l'mue.

Por s'i giet qielli,
nuk i giet prilli
as fllad qė shetitė lulet
e me erna veshet,
foshnjės qė i qeshet
nanės, kur mbi 'tė pėrkulet.
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
Pergjigjuni me Citim
  #144  
Te vjeter 18-10-2003, 02:07
Minifotoja e anetarit AlbShkodra
Anetare Nderi
 
Reg: 11-09-03
Lokalizimi: Londer
Postime: 5,425
Kryesore

XHEVAHIR SPAHIU

Vjedhesit e bukurise antibiblike

Permbytja e perbotshme
sic mblidhet nata po mblidhej.

Drure asgjekundi,
gjekundi brigje.

N jeriu hapi dritaren e barkes
nisu, i tha pellumbit.

Asgjekundi drure
brigje gjekundi.

pellumbi u kthye
me nje bisk ulliri ne sqep.

Atje ka toke
atje ka jete.

Po njeriut ia moren pellumbin, degen.

Linden maskat,
bukurine e vodhen profetet.
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
Pergjigjuni me Citim
  #145  
Te vjeter 18-10-2003, 02:08
Minifotoja e anetarit AlbShkodra
Anetare Nderi
 
Reg: 11-09-03
Lokalizimi: Londer
Postime: 5,425
Kryesore

XHEVAHIR SPAHIU

Rekuiem per oren 6...

Ora 6
Akrepat si dy krahe te hapur qe presin
dhe ti s'po vjen
ti s'po vjen as ne 6 e nje minute
ne 6 e dy minuta vetmia ish me mua
une isha me vetmine ne 6 e tre minuta
ne 6 e kater bota ishte po ajo
6 e pesa i ngjante 6 e gjashtes si dy pika uji
6 e shtate, 6 e tete, 6 e nente, 6 e dhjete
Ti s'po vjen
S'po vjen
S'vjen
ne 6 e pesembdhjete
hodha syte si dy vetetima ne fushen e ores se qytetit
akrepat u thyen si dy krahe te nje zogu
qe s'ekziston

Une mora pikellimin per dore
dhe ika
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
Pergjigjuni me Citim
  #146  
Te vjeter 18-10-2003, 02:09
Minifotoja e anetarit AlbShkodra
Anetare Nderi
 
Reg: 11-09-03
Lokalizimi: Londer
Postime: 5,425
Kryesore

XHEVAHIR SPAHIU

Shembja e nje nate dashurie:

Ktheva koken, mbajta hapat:
binin tjegullat, binin traret,
binte qielli i nje nate dashurie.
Atje mbi papafingo, prane yjeve e pata puthur,
shemben yjet tani, behen pluhur.
Dritare s'ka, ka sy te zgavert,
s'ka mure me plasaritje te etshme,
skelete fjalesh ne gjysmerresire,
skelete enderrash, premtimesh te neserme.
Ngrihet tymi si nje mjegull e bardhe,
nje grusht eshtrash te nje nate germadhe.
Ne cep te rrenimit
dy burra po pine qete-qete cigare.
Ej, ju atje! Nuk degjoni si ulerijne brenda meje xhindet,
edhe pak e llava do te dale jashte meje si tek vullkanet.
Mos u kthe ne kujtim, i thashe
mos u kthe ne harrim, me tha;
botes i falem nje nate dashurie
dhe kjo s'eshte pak.
Nje nate. Dhe ēfare nate!
Dora mbi sup,
hena mbi mal,
qielli i kalter i botes mbi krye...
Mbajeni, mbajeni!
Ajo po bie...po bie....
Dhe ishte nje nate e paemer,
siē ishin te paemert yjet.
Kini meshire, mos e shembni ate nate!
Eshte renkimi im apo klithma e saj?
Kini meshire, kini meshire!
Ajo ishte nje nate dashurie
qe kurre s'duhej te kish gdhire.
Kini meshire,
ne mos po atje nen gure,
nen peshen e nates se shembur do te shembem,
i vrare jo nga urrejtja, po nga dashuria,
qe, perjetesisht quhet dhembje............
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
Pergjigjuni me Citim
  #147  
Te vjeter 18-10-2003, 02:12
Minifotoja e anetarit AlbShkodra
Anetare Nderi
 
Reg: 11-09-03
Lokalizimi: Londer
Postime: 5,425
Kryesore

XHEVAHIR SPAHIU

Eja te vdesim,e dashur

Eja te vdesim, e dashur,
shpenzimet e varrimit i merr persiper shteti,
a s'e degjove ne TV si kryelajm?
Eja te vdesim, e dashur,
s'ka rendesi ne rron si rob a zot,
arkivoli eshte gati,
dy metra vend gjithashtu,
makine e funeralit,
kurora me lule artificiale: te kuqe, te bardha, blu.
Eja te vdesim, e dashur,
c'na duhet kjo jete,
e rendesishme eshte te vdesesh si zotni;
mbylle TV-ne,
te vdesim qysh tani.
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
Pergjigjuni me Citim
  #148  
Te vjeter 18-10-2003, 02:13
Minifotoja e anetarit AlbShkodra
Anetare Nderi
 
Reg: 11-09-03
Lokalizimi: Londer
Postime: 5,425
Kryesore

XHEVAHIR SPAHIU

Klithma pa brigje

Asgjėkundi s'ju presin.
Vetėm zogjtė ju bėjnė shoqėri,
dy-tri re tė dėbuara prej erės;
njė varg lotėsh pas jush lebetitet,
lebetitja pėrlotet pas derės.
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
Pergjigjuni me Citim
  #149  
Te vjeter 18-10-2003, 02:13
Minifotoja e anetarit AlbShkodra
Anetare Nderi
 
Reg: 11-09-03
Lokalizimi: Londer
Postime: 5,425
Kryesore

XHEVAHIR SPAHIU

Ku po shkon?

As tė gjallė
as tė vdekur s'ju presin.
ėndrra e juaj e parė drithėron
si njė yll i pafat nėpėr mjegull.

Klithnin brigjet,
shpirtrat tuaj si shpendė tė plagosur vėrtiten.
Nga dhembja drejt dhembjes si dhembje shtegtoni.

Ku po shkoni?

Ku shkoni?
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
Pergjigjuni me Citim
  #150  
Te vjeter 18-10-2003, 02:14
Minifotoja e anetarit AlbShkodra
Anetare Nderi
 
Reg: 11-09-03
Lokalizimi: Londer
Postime: 5,425
Kryesore

XHEVAHIR SPAHIU

Pritje

Pėr sytė e tu tė kaltėrt. D.
pėr buzėt e tua si lule e posraēelur;
pėr gjithēka tėnden
qė s'ėshtė ende imja,
D.

Duhet dikush tė zhytet me kokė
liqejve tė thellė tė syvė tė tu,
duhet, D. vetmia ti braktisė ato buzė,
zymtinė e botės sate tė braktsiė duhet.

Do tė vish?

Gjymtyrėt e mia kanė marrė formėn e pikėpyetjes
dhe presin,
D.
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
Pergjigjuni me Citim
  #151  
Te vjeter 18-10-2003, 02:15
Minifotoja e anetarit AlbShkodra
Anetare Nderi
 
Reg: 11-09-03
Lokalizimi: Londer
Postime: 5,425
Kryesore

XHEVAHIR SPAHIU

Zezona

Ka muaj qe duart s`me punojne
dhe koka me ben dimer tej e tej;
s`e di se nga me vijne dhe ku shkojne
ca akuj kallur tinez neper dej.

Cdo dite gishterinjte i flasin nikotines
ca fjale uloke...dhe...sot ashtu...si...dje;
aq sa je gati me grusht ti biesh pasqytes,
fytyren tende ta rrezosh perdhe.

Mungesa e vetmise me ka munduar
tani i vetem ndigem si ne morg;
ne se pershesh me kocka me kane shtruar
as korbit vete une nuk i ndolla kob.

Ngre kurthe dite-nata;dimer-vera
shtrigon,mpreh thikat;c`beselidhje e zeze!
Pas cdo rrenoje iluzionesh, era
fryn,o njeri , mbi ty si mbi varreze...
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
Pergjigjuni me Citim
  #152  
Te vjeter 18-10-2003, 02:16
Minifotoja e anetarit AlbShkodra
Anetare Nderi
 
Reg: 11-09-03
Lokalizimi: Londer
Postime: 5,425
Kryesore

XHEVAHIR SPAHIU

Tė mbaj nė duar

Tė mbaj nė duar

Te mbaj ne duar, dashuria ime.
Krijese prej qelqi
me shkendijime yjesh.
Kam frike....
Kam frike se mos me bie dhe
thyhesh.
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
Pergjigjuni me Citim
  #153  
Te vjeter 18-10-2003, 02:17
Minifotoja e anetarit AlbShkodra
Anetare Nderi
 
Reg: 11-09-03
Lokalizimi: Londer
Postime: 5,425
Kryesore

XHEVAHIR SPAHIU

ORA

Apartamenti i zakonshem. Kati i dyte.
Udha e trenit.
Mbi parvaz tik-taku i ores:
mbi krevat,
tik-taku i zemres.
Gjoksi yt i ngrohte, dallgezues,
koka ime mbi te .
Koka, koha , ora , zemra,
nje!
C'rreh aty?
C'murmurit, c'gurgullon, c'oshetin?
Cila ere? Cili lume?
Ora, koha
zemra, jeta;
koha tek zemra,
jeta tek une.
Ti toke e lire,
ti liria ime e pushtuar
nga dashuria,
kur s'te kisha,
kujtoja se lulezoje ne ndonje planet tjeter.
Te dua aq shume sa me duket
sikur do te vdes.
Mbi krevat
tik-taku i zemres;
mbi parvaz
tik-taku i ores.
Udha e trenit .
Kati i dyte. Apartamenti i zakonshem.
Nje molle u fik.
Perbytje mbi dhe.
Ne varken e Noes a do kete vend per ne?
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in Technorati