| Cfare ju duhet te dini? |
|
#71
| ||||
| ||||
| MIGJENI MELODI E KĖPUTUN Melodi e kėputun - lot i kjartė nga syni i njė grues sė dashun... andje e pėrplasun, xhevahir i tretun, njė andėrr e shkelun, buzė e paputhun nė melodin e kėputun. Nga vaji i heshtun shkunden supat e zhveshun, verbojnė nga zbardhimi... e ther, ther hidhnimi pėr ēasteet e rrėshqitun, pėr fatin e ikun, pėr gėzimin e humbun nė melodin e kėputun. Brrylat ndėr gjujė tė mpshtetun, ftyrė nė shplakė e fundosun: Qan grueja e pikllueme me zemėr tė piskueme (njė kitarė e gjymtun, za kange i mbytun nė buzė nga dhimb' e puthun nė melodin e kėputun). Hesht njeriu pran grues qė qan e turpnueme... syni i venitet nė tė loti vėrvitet, diēka nxjerr nga xhepi grues ia lė - dhe sė shpejti e len gruen e humbun nė melodin e kėputun. Por kur vjen ndoj tjetėr, epshi kapėrthehet, gjaqet turbullohen, pėrzihen, pėrvlohen, ēohen peshė, tėrbohen ... e vetėm ndėgjohen ahtėt e molisun nė melodin e grisun. |
|
#72
| ||||
| ||||
| MIGJENI Kangėt e pakėndueme Thelle ne veten teme flejne kanget e pakendueme, te cilat ende vuajtja as gezimi s'i nxori, te cilat flejne e presin nje dite ma te lumnueme me shperthye, m'u kendue pa frige e pa zori. Thelle ne veten teme kanget e mija jesin... e une jam vullkani qe flen i fashitun por kur t'i vije dita te gjitha ka me i qitun ne njimije ngjyra te bukura, qe nuk vdesin. Por a do te vije dita kanget me u zgjue? Apo ndoshta shekujt me ne prap po tallen? Jo! Jo! se liria filloi me lulezue dhe e ndjej nga Dielli (alegorik) valen. O kanget qe fleni, reliket e mija q'ende s'keni prekun as nji zemer te huej, vetem une me ju po kenaqem si femija, une - djepi i juej, ndoshta vorri i juej. |
|
#73
| ||||
| ||||
| MIGJENI Tė birtė e shekullit tė ri Na te birt e shekullit te ri qe plakun e lame ne "shejtnin" e tij, e cuem grushtin per me luftue nder lufta te reja dhe me fitue... Na te birt e shekullit te ri, filizat e nje toke se rimun me lot ku djerse e ballit u dikonte kot - se dheu i yne qe kafshate e huaj dhe ne marrezi duhej shume shtrejte t'u paguej Na te birt e shekullit te ri vllazen te lindun e te rritun ne zi, kur tinglloi cast'i yne i mbrame edhe fatlume ditem me thane: s'duem me humbe ne loje te pergjakte te historis njerezore, jo! jo, s'i duem humbjet prore duem ngadhnjim! Ngadhnjim ndergjegje dhe mendimi te lire! S'duem per hir te kalbsinave te vjetra qe kerkojne "shejtnim" te zhytemi prap ne pellgun e mjerimit qe te vajtojme prap, kanget e trishtimit, - kangen monotone, pa shpirt, te skllavnis - te jem' nji thumb i ngulun nder trute e njerezis. Na te birt e shekullit te ri me hovin tone, e te ndezun peshe, nder lufta te reja kemi m'u ndeshe dhe per fitore kem me ra fli. |
|
#74
| ||||
| ||||
| MIGJENI Kanga e rinis Rini, thueja kanges ma te bukur qe di! Thuaja kanges, rini, pash syt e tu... Nxirre gezimin tand, te shpertheje me vrull... Mos e freno kangen! Le te marri udhe. Thueja kanges, rini, pash syt e ty... Te rroki, te puthi kanga, te nxisi me dashnu me zjarm tand rini... Dhe te na mbysi dallga prej ndjenjash te shkumbzueme q'i turbullon kanga. Rini, thueja kanges dhe qeshu si femi! Kumbimi i zanit te perplaset per qjelle, dhe te ketheje prap te na - se hyjt ta kane zili, e na te duem fort si duem nje diell. Thueja kanges, Rini! Thueja kanges gezimplote! QESHU RINI! QESHU! BOTA ESHTE E JOTE. |
|
#75
| ||||
| ||||
| MIGJENI Zgjimi O vullnete te ndrydhuna nder grushta te celikta te te shekujve te kaluem! O vullnete te shtypuna me themra te ngurta te te titajve te terbuem, te cilet n'udhe per ne theqafje ketej pari i rane dhe vatrat tona ne mjerim i perlane... O vullnete te ndrydhuna! O vullnete te shtypuna! Shkundeni prangat te mprapshta! E me brime ngadhenjyese, me hove viganesh, deshirash flatruese, turrnju ne te gjitha anet dhe poshte ne dhe zbritni - ndosht' aty keni per te gjete fillin e nji hymni, qe Ilyri e vjeter nder kremtime kendonte, ndersa zemra e kombit ne liri kumbonte. O vullnete te ndrydhuna! O vullnete te shtypuna! Tash shegjetat e flakta te shprehjes suaj zharitese drejtoni kah qiella ne ball te hyut a te dreqit i cili fatin tone mbytte ne mnije te vete perpise - ta dije se te Birt' e Shqipes folen ja ngrehen vetvetit. |
|
#76
| ||||
| ||||
| MIGJENI Recital i Malcorit O' si nuk kam nji grusht te forte t'i bije mu ne zemre malit qe s'bezane, ta dij edhe ai se c'do me thane i dobet - n'agoni te perdridhet si vigan i vrame, Une - lugat! SI hij'e trazueme, trashegimtar i vuetjes dhe i durimit, endem mbi bark te mallit me ujen e zgjueme dhe me klithma te paknaquna t'instinktit. Mali hesht. Edhe pse per dite mbi lekure te tij, ne loje varrimtare, kerkoj me gjete nji kafshate ma te mire... Por me rrene shaka shpresa genjeshare. Mali hesht - dhe ne heshtje qeshe. E une vuej - dhe ne vuejtje vdes! Po une, kur? heu! kur kam per t'u qeshe? Apo ndoshta duhet ma pare te vdes? O, si nuk kam nji grusht te fuqishem! Malit qe hesht mu ne zemre me ja njeshe Ta shof si dridhet nga grusht'i paligjshem... E une te kenaqem, te kenaqem tu u qesh. |
|
#77
| ||||
| ||||
| MIGJENI Kėnga e dhimbės krenare O dhimbe krenare e shpirtit qe vuen dhe shperthen nder vargjet e lira... A deshte vall per t'u ngushlluem tue stolise boten me xhevahira? O dhimbe krenare nder vargjet e lira, qe kumbojne me tinguj te sinqerte... Vall, a do te prekish send nder ndijesina? Apo do vdesish si vdes gjethi ne vjeshte? O kange e deje e dhimbes krenare... Mos pusho kurre! Po bashke me vaje si dy binjake kendoni mjerimin - se koha do te ju bije ngushellimin. |
|
#78
| ||||
| ||||
| NAIM FRASHERI Dėshira Zot! Sot Jam, Kam, Shoh, Njoh, Rronj, Shkonj; Kam gas Dhe flas E them Tė kem Ditė, Dritė, Jetė, Vetė, Ah, dua, Qė thua, Tė mos vdes, Po tė mbes Pėrjetė Tė ketė Shpirti im Pa mundim Shėndenė Tė jenė Me mua Sa dua. Sonte jam gjall', E jam mirė, Po kam dhe mall E dėshirė, Zot i vėrtetė I gjithėsisė! Tė rronj pėrjetė Ndaj njerėzisė! Ti ke nė dorė, Ēdo gjė qė tė duash; Nukė je i gjorė, Arrin qė tė thuash; Pa bėhenė gjithė ē'dua, Po tė mė dėgjosh mua, Le tė bėhetė thua, Dhe gjithė janė bėrė! Atė qė thua ti vetė, Zot i math e i vėrtetė! Ajo bėnetė nė jetė, Edhe mbaronet' e tėrė! Ti epi jetė njerėzisė, Shto e beko dhe bagėtinė, Se ti je Zot' i gjithėsisė, Nė dorėz' e ke mirėsinė Njerėzis' epi jetė tė gjatė, Mundimet fare nga jeta ngreji, Djepinė shkret' e lugėnė thatė Mos e shih kurrė, po mbushur leri. Fal Dhe ep Gjithė ē'ke Nga tė mirat, E tė pėshtirat Hidhi kėtje, A vari mė ndonjė grep, A mbuloji mė ndonjė mal, E lėrė vetėm mirėsitė, Fal edhe dritė e jet' e ditė Le tė prehet gjithė njerėzija E tė mos ketė kurrė tė kėqija; Ligėsitė, djallėzitė e marrėzitė Le tė mos rrojnė paskėtaj edhe njė ditė Veē mirėsija nė kėtė jetė tė mbretėronjė, Urdhėri yt, puna jote, Zotth' i math e i vėrtetė, E v^ėrteta le tė rronjė, gėnjeshtra le tė pushonjė Bėj si tė duash, ē'tė them unė Zot i vėrtetė? Ti e di vetė! |
|
#79
| ||||
| ||||
| NAIM FRASHERI Mejtimi Rri mejtohem shumė herė Tek perėndon yll'i zjarrtė, Edhe hapetė njė derė, Soje rrjeth njė drit' e artė. Retė, nga pak' e nga pakė, Marrėn njė tjatėr fytyrė, Bėnenė tė kuqe flakė, E deti ndrin si pasqyrė. Oh! sa tė bukura janė Fushatė qė gjelbėrojnė, Qiejtė qė s'kanė anė, Luletė qė lulėzojnė, Zoqthitė qė flasin belbėr E fluturojnė ndė erė, Pyll'i veshur mė tė gjelbėr, Deti i qet' e i gjerė, Lumi qė nxjerr oshėtimė, Qė bubullin nėpėr male Dhe ikėn me fishėllimė Nėpėr fusha me ngadale, Brigjet' e veshurė me bar, Me lule, me gjeth, me fletė, Rrahurė n'ergjėnt edhe n'ar, Ahu me krye pėrpjetė! Mė ēdo kėnt edhe mė ēdo vis E mė ēdo ēuk' e ēdo brinjė Shoh njė plep, njė vith a lis, Njė qarr, njė bush, njė dėllinjė. Hap sytė dhe pėrqark shikonj Fushė, limė, brigje, male, Edhe tė shkuarat kujtonj Njė nga njė, dalengadale. Pėr ata qė janė ndarė Prej nesh, qė rrinim gjithė tok Edhe mė s'i kemi parė, Qė i patmė shpirt edhe shok, Zėmėra mė pėrvėlohet Edhe them vallė ē'u bėnė, Kur shoh qė koha po ndrrohet Dhe tė mugėtit ka rėnė, Po rrjeth nėpėr hapėsirė Edhe sa vete po shtohet, Lint nata me errėsirė, Dheu e qielli ndryshohet. Kėshtu rrotullohet moti, Yjt' e hėna sytė hapin Dhe pas nomit q'u vu Zoti S'rrinė, po gjithėnjė ēapin. Lumi me njė psherėtimė Ikėn edhe vete nė det, Dėgjohet njė bubullimė, Qė pėrhapetė pėrmbi dhet. Duke shkuar dit' e net, E duke ndėrruarė moti, Vemi si lumi nė det, Nga Zoti, prapė te Zoti. |
|
#80
| ||||
| ||||
| NAIM FRASHERI FJALĖT E QIRIRIT Nė mes tuaj kam qėndruar E jam duke pėrvėluar, Qė t'u ap pakėzė dritė, Natėnė t'ua bėnj ditė. Do tė tretem, tė kullohem, Tė digjem, tė pėrvėlohem, Qė t'u ndrinj mir' e tė shihni, Njėri-tjatėrin tė njihni. Pėr ju do tė rri tė tretem, Asnjė ēikė tė mos mbetem, Tė digjem e tė qanj me lot, Se dėshirėn s'e duronj dot. Unė zjarrit nuk i druhem Dhe kurrė s'dua tė shuhem, Po tė digjem me dėshirė, Sa tė munt t'u ndrinj mė mirė. Kur mė shihni se jam tretur, Mos pandehni se kam vdekur; jam i gjall' e jam ndė jetė jam nė dritėt tė vėrtetė, Unė jam nė shpirtit tuaj, Mos mė kini pėr tė huaj, M'ėshtė falurė durimi, Andaj po digjem si trimi, Se ma k'ėnda t'u bėnj mirė, Tė mos mbeti n'errėsirė. Jakėni rreth meje rrini, Flisni, qeshni, hani, pini, Nė shpirt kam dashurinė, Pa digjem pėr njerėzinė, Lemėni tė pėrvėlohem, nukė dua mė tė ftohem, Dua ta djek trupn' e shkretė Pėr atė zotn' e vėrtetė. Me zjarr ta djek mushkėrinė E tė tretem pėr njerinė, Bashkė me gėzimt tė tija tė vete te perėndia. Unė dua njerėzinė, Mirėsin' e urtėsinė, Nė bėhi shokė me mua, Nė mė doni si u dua, Njėri-tjetėrin nė doni, Tė paudhė mos punoni. O zėmėra fluturake, Qasju pakė kėsaj flake! Mase krahėt t'i pėrvėlon, Po dhe shpirtin ta shėnjtėron. Unė duke pėrvėluar, Njerėzit i kam ndrituar. Kam qėnė mik me njerinė, Andaj i di e mė dinė. Gjithė tuajt' i kam parė, Mėm' e at' e fis e farė, Si tani gjithė i kam ndėr mėnt, Qė rrininė mė kėtė vėnt. Edhe sot nėr ju ata shoh, Se shpirtin e tyre ua njoh, Dhe unė si ju jam ndruar E jam pėrzjer' e ndryshuar, Pa jam bėrė shumė herė Zjar e uj' e balt' e erė. Jam njė shkėndijė pej qielli dhe njė drudhėzė pej dielli. Edhe ndėr qiej fluturonj, Edhe brėnda nė det qėndronj, Shumė herė fle nė baltė, Diku ndodhem dhe nė mjaltė Bėnem qėngj e kec i pirė, Lul' e bar e gjeth i mbirė. Dua shumė fjalė t'u them, Po trėmbem mos i bėnj ujem. E ku shkruhenė nė kartė Fjalėt' e gjuhėsė zjarrtė? |
|
#81
| ||||
| ||||
| NAIM FRASHERI LUTJA Det i p'an'i mirėsisė, q'emrin tėnd s'e zė dot ngoje, Qysh e ngrehe gjithėsinė pa lėnė farė nevoje! Fali njeriut urtėsinė, mirėsinė, njerėzinė, Butėsinė, miqėsinė, dashuri, vėllazėrinė Epu sheshevet lul' e bar dhe pyjevet gjeth e fletė, Resė shi, aravet bimė e mos lerė gjė tė metė, Fali erė trėndelinės, manushaqes, trėndafilit, Kalliut bukė, mizės pjesė, zogut ngrėnie, zė bilbilit, E drurėvet epu pemė dhe uratė bagėtisė, Dėrgo dhėmbj' e kujdes pėr to nė zėmėrt tė njerėzisė Epi pjergulls' e vėshtit rrush dhe vozėsė fali verė, Mos e lerė pa tė kurrė, kurrė thatė mos e lerė Fali diellit flak e zjarr dhe hėnės e yjet dritė, Edhe detit uj' e kripė, gjithėsisė jet e ditė. Yjtė le tė vinė rrotull dhe njerėzit tė punojnė, Tė dėfrejn' e tė gėzohen dhe si vėllezėr tė shkojnė. Tregomu dhe shqipėtaret udhėn e punės sė mbarė, Bashkomi, bėmi vėllezėr edhe fjeshtė shqipėtarė, Falmi, falmi Shqipėrisė ditėn e bardh' e lirisė, Udhėn e vėllazėrisė, vahn' e gjithė mirėsisė. Nxirr tė vėrtetėn nė shesht, paskėtaj tė mbretėronjė, Errėsira tė pėrndahet, gėnjeshtėra tė pushonjė. |
|
#82
| ||||
| ||||
| NAIM FRASHERI BAGĖTI E BUJQĖSI O malet' e Shqipėrisė e ju o lisat' e gjatė! Fushat e gjėra me lule, q'u kam ndėr mėnt dit' e natė! Ju bregore bukuroshe e ju lumenjt' e kulluar! Ēuka, kodra, brinja, gėrxhe dhe pylle tė gjelbėruar! Do tė kėndonj bagėtinė qė mbani ju e ushqeni, O vendėthit e bekuar, ju mėndjen ma dėfreni. Ti Shqipėri, mė ep nderė, mė ep emrin shqipėtar, Zėmrėn ti ma gatove plot me dėshirė dhe me zjarr. Shqipėri, o mėma ime, ndonėse jam i mėrguar, Dashurinė tėnde kurrė zemėra s'e ka harruar. Kur dėgjon zėthin e s'ėmės qysh e le qengji kopenė, Blegėrin dy a tri herė edhe ikėn e merr dhenė, Edhe nė i prefshin udhėn njėzet a tridhjetė vetė, E ta trėmbin, ajy s'kthehet, po shkon nė mes si shigjetė, Ashtu dhe zėmėra ime mė le kėtu tek jam mua, Vjen me vrap e me dėshirė aty nėr viset e tua. Tek buron ujėt e ftohtė edhe fryn veriu nė verė, Tek mbin lulja me gas shumė dhe me bukuri e m'erė, Ku i fryn bariu xhurasė, tek kullosin bagėtija, Ku mėrzen cjapi me zile, atje i kam ment e mija. Atje lint diell' i qeshur edhe hėna e gėzuar, Fat' i bardh' e mirėsija nė atė vėnt janė mbluar; Nat'atje'shtė tjatrė natė edhe dita tjatėr ditė, Nė pyjet' e gjelbėruar, atje rrinė perėnditė. Mendje! merr fushat e malet, jashtė, jashtė nga qyteti, Nga brengat, nga thashethemet, nga rrėmuja, nga rrėmeti. Tek kėndon thėllėza me gas edhe zogu me dėshirė, E qyqja duke qeshur, bilbili me ėmbėlsirė, Tek hapetė trėndafili, atje ma ka ėnda tė jem, Bashkė me shpest edhe unė t'ia thėrres kėngės e t'ia them; Tė shoh kedhėrit' e shqerrat, deshtė, cjeptė, dhėntė, dhitė, Qiellin' e sbukuruar, dhenė me lul'e me dritė. Vashė bukurosh'e bariut! qė vjen me llėrė pėrveshur, Me zemėrė tė dėfryer e me buzėzė tė qeshur, Me dy shqerėza ndėr duar, tė bukura si dhe vetė, Nė sythit tėnt e shoh gazė, qė s'e kam gjetur ndė jetė. Dashi sysk e me kėmborė, q'e ke manar, po tė vjen pas, Dhe qeni me bes' i larmė tė ndjek me dėshir' e me gas. Dashē Perėndinė, pa mė thua, a mos na pe bagėtinė? - Pash' atje pas mė tė gdhirė,... ja atje pėrtej tek vinė! O! sa bukuri ka tufa! Sa gas bije bagėtija! Vinė posi mblet' e plotė! I bekoftė Perėndija! Nėpėr shesh' e nėr bregore janė pėrhapurė shqerrat, E kecėrit nėpėr rripat dhe nė gjethet e nė ferrat; Sa me vrap e me gas bredhin edhe lozin shok me shok, Aty pėrhapenė me nxit aty mblidhenė prapė tok, Edhe prapė tufė-tufė pėrhapenė duke bredhur, Duke ikur me vrap shumė, duke lojtur, duke hedhur. Nxitojn' e s'lodhenė kurrė edhe, kur i merr urija, Secili futet nė tufė, suletė ne mėm' e tija, Posa gjen mėmėn e dashur edhe me vrap i hyn nė gji, Rri mė gjunjė dhe zė sisėn e qumėshtin e ėmbėl pi; Pa e ėma me mall shumė, ndo dhi qoftė a ndo dele, Bir' e vetėm e merr nė gji me gas e me pėrkėdhele. Sa tė mirazė ke dhėnė, Zot i math e i vėrtetė! E ē'nom tė bekuar vure pėr ēdo gjė q'ėshtė nė jetė! Sa mė pėlqen blegėrima, zėr'i ėmbėl' i bagėtisė, Qėngji edhe kec'i bukur, qė rri mė gjunj' e pi sisė! Pėrhapurė bagėtija nėpėr sheshe, nėpėr brinja, Nėr lajthi e nėpėr dushnja, ndėr murriza, nė dėllinja; Bijen zilet' e kėmborėt e fyelli e xhuraja, Dheu bleron e gjelbėrojnė fusha, male, brigje, maja, Edhe gjithė gjė e gjallė ndjen nė zemėr njė dėshirė, Njė gas t'ėmbėl' e tė shumė, o! sa bukur e sa mirė! Pelėn e ndjek mėz'i bukur, lopės i vete viēi pas, Dellėndyshja punėtore bėn folenė me tė math gas, Ogiēi ikėn pėrpara, i bije tufės nė ballė, Me zemėr tė ēelur shumė vete si trimi me pallė, Zoqtė zėnė kėng' e valle dhe po kėrcejn' e kėndojnė, E nėpėr dega me lule si ėngjėllit fluturojnė, Larashi ngrihet pėrpjetė, thua q'i shpie Perėndisė Njė lėvdatė tė bekuar pėr gėzimt tė gjithėsisė, Qielli sa ėsht' i kthiellt e sa ėshtė sbukuruar! E dielli sa ndrin bukur mbi lulet tė lulėzuar! Gjithė kėto lule ē'janė, qė u ngjallė menjėherė? Ngaha qielli ke xbritur? Ver', o e bukura verė! Ēdo lulezė ka me vehte njė emėr e njė fytyrė, Njė bukuri, njė mirėsi, njė shtat, nj'erė e njė ngjyrė, Si dhe ēdo dru e ēdo pemė, edhe ēdo bar e ēdo fletė; Sa ėshtė e bukur faq' e dheut! S'tė zė syri gjė tė metė. Gjithė kjo bukuri vallė nga dheu tė ketė mbleruar, A me tė matht tė ti' Zoti pej parajs'e ka dėrguar? Veē njė njeri shoh pa punė dhe tė mjer' e tė brengosur, Tė kėputur, tė mjeruar, tė grisur e tė rreckosur; Lipėn i gjori pa shpresė, se atje e pru pėrtimi, S'i ka mbetur gas nė zemrė, se s'i la vėnt idhėrimi. Eshtė njeri, si dhe neve, po epini, o tė pasur, E mos e lini tė urėt dhe tė mjer' e buzėplasur, Se pėrtimn' e zi, q'e pruri tė gjorėn mė kėtė ditė, Nuk' e dimė vet' e zgjodhi, apo ia dhanė Perėnditė. Edhe pėr njė mizė, kur heq, i vjen keq njeriut tė mirė, Zėmėra s'thuhetė zėmrė me mos pasurė mėshirė. Ah! edh' atje tej mbi udhė i duket i shkreti varri, Rrethuar me lul'e me bar, njė tė gjori udhėtari, Qė ka vdekur i ri shumė e ka rarė lark shtėpisė, Mėrguar nga mėm' e motrė dhe pej gjithė njerėzisė; Njė zok i helmuar mi varrt i rri si mėmėzė dh'e qan, Ndarė nga tė gjithė shokėt edhe zi pėr tė mjerė mban. Tomor! o mal i bekuar, fron i lartė, qė rrij Zoti, Pas fesė vjetrė qė kishinė shqipėtarėtė qėmoti, Dhe ti Mali-Plak i lartė, qė me syt' e tu ke parė Luftėra tė mėdha shumė e punė qė kanė ngjarė. O malet' e Shqipėrisė, qė mbani kryet pėrpjetė, Tėmerr e frikė pėrhapni, pėrpini qiejt e retė! Tė patundurė pėrjetė jini, pa, kur oshėtini, Udhėtarit nė zemėr frikė tė madhe i vini; Keni shkėmbėnj, gėrxhe, lisa, lumėnj dhe dėborė ndė gji, Pėrsiprė lulez' e gjethe dhe brėnda ergjėnt e flori, E ju fusha bukuroshe edhe tė majm'e pėllore, Ju sheshet e lulėzuar, ju bregore gjelbėrore, Q'u fali Zoti tė mira, u mba me shumė pekule, U dha bar e gjeth e veri, zoq e flutura e lule, Zemėrn' e varfėrė time aty ndėr ju e kam mbluar, Tek buron nga gjithi juaj uj'i ftoht' e i kulluar; Jam lark jush i dėshėruar edhe s'e duronj dot mallė, Po s'e di si dua unė do t'u shoh njė herė vallė? Tė paskėsha vrapn' e veriut, tė kisha krahė pėllumbi, Nxitimn' e lumit me valė, q'ikėn me vėrtik si plumbi, E tė vija nė gjit tuaj, nj' ujė tė ftohtė tė pinja, Edhe nėpėr ato hije njė copė herė tė rrinja, Syt' e ballit t'i xbavitnja, zėmėrėnė ta dėfrenja, Gazė, qė paēė njėherė, prap' aty ndėr ju ta gjenja. Opopo! Kshu pse mė vini pėrpara syve pa pushim, O ditėt' e djalėrisė, o moj kohėz' e tė rit tim? O flutura krahėshkruar, qė fluturon nėpėr erė, As merr dhe zėmrėnė time me vehtezė dhe ma shpjerė Nėr malet tė Shqipėrisė, tek kullosėn bagėtija, Tek i fryn bariu xhurasė, tek mė rrinė mėnt' e mija, Ku shkon me zile tė madhe ogiēi pėrmes lajthisė, Pa zjen e oshėtin mali ngaha zėr'i bagėtisė; Marrėnė vrapn' e nxitojnė, derdhen nė gjollė pėr kripė, Dhėntė ndėr shesh'e ndėr brigje, dhitė nė shkėmb e nė rripė. Bariu plak krabėn nė dorė edhe urdhėron tė rinjtė, E ata gjithė punojnė, ngriturė mė bres pėrqinjtė; Ca bėjnė vathėn e shtrungėn, ca ngrehin tėndėn e stanė, Kush sjell gjeth e karthj' e shkarpa, sicilido ndih mė nj'anė; Kush pėrvjel, kush qeth sheleknė, kush mjel dhitė, kush mjel dhėntė, Njėri merr ushqen kėlyshnė, jatėri pėrgėzon qėntė. Stopani, bėr'i zi sterrė, shikon bulmetn' e bekuar, Tunt, bėn gjalpė, djathė, gjizė edhe punon pa pėrtuar; Udhėtar' e gjahėtorė, q'u bije udha ndėr male, U ep mish, qumėsht, kos, dhallė, ajkė, djathė, bukėvale... Kec'i mbeturė pa mėmė dhe i varfėr' e i shkretė Mėnt mėmėnė, qė ka mbetur pa bir e pa gas nė jetė. Dėgjohet nga mez'i pyllit krism' e sėpatės s'druvarit, E sharrėsė qė bėn lėndė, edhe fyell'i shterparit. Shterpari s'i qaset stanit, po nėr pyje bij'e ngrihet, Nėpėr maja, nėr bregore, rri, kėndon a gdhėnt, a shtrihet; S'i trembetė syri kurrė, vetėm ajy dit' e natė, Nga ujku e nga kusari s'ka frik', as nga lis'i gjatė, As nga shkėmbėnjt' e nga pylli, as gogolėtė s'e hanė, Armėtė ka shok e vėlla, mėm' e motėrė xhuranė; Miqt' e ti shqeratė janė, kecėrit, dhitė, dhėntė, Cjeptė, ziletė, kėmborėt, deshtė e mė tepėr qėntė, Qė s'flenė, po rrin' e ruajn bagėtinė dhe barinė, Kur e shohin, tundin bishtin dhe me gas tė math i vinė; S'e hanė njerin' e mirė edhe mikun' e udhėtarė, Se i njohėn; po tė liknė, egėrsirėnė, kusarė. Vjen nata, e lė nė t'errėt, del hėna, i pėrhap dritėn, Vjen mėngjesi, sbardhėllehet, lint' dielli, i bije ditėn. Yjtė, hėna, dielli, shėnja, lindin e prapė perėndojnė, Gjithė ē'lėvrijnė nėr qiej, pėrpara syvet i shkojnė. Mblidhen ret' e hapėsira bėnetė e zezė sterrė, Vetėtimat e gjėmimet nisin e shiu zė tė bjerė; Bariu vė gunėn nė kokė, z'eshkėn me herėt tė parė, Ndes shkarpat sakaqėherė, e lisnė fyl, dhe bėn zjarrė; Fishėllen e thėrret qentė sicilin me emėr veēan, Pa, kur derdhetė Baliku, ujkun' e zė edh'e pėrlan, Se bisha, qė bije dėmnė, errėsir' e mjergull kėrkon, Papo bariu shum' ahere vė re dhe mba vesh e dėgjon, Dhe sokėllin me zė tė madh, tunden malet e shkėmbenjtė, Gumzhitin pyjet' e veshur e oshėtijnė pėrrenjtė! Esht' e lehtė dhi e stanit, qė kullot gjethen e malit, Dhe bij'e fle majė shkėmbit e pi ujėthit e zallit; Dhi e shtėpis' ėsht' e plokshtė, fle nė vath' e nėnė strehė E pi ujėt e rrėkesė edhe shtrihetė nė plehė; Esht' e butėz' edh'e qetė dhe e urtė si manare, Nuk' ėshtė si malėsorja, andaj i thonė bravare. Nė pshat, posa sbardhėllehet, sheh njė plakėzė tė gjorė, Ngrihet, hap derėn ngadale, e del me kusi nė dorė, Rri nė derėzėt tė shtrungės, dhe djali duke dremitur I nget bagėtin' e delen, i mjel plakėz' e drobitur. Plaku lė shkopnė mėnjanė e bėn gardhin a zė shteknė, Bariu vė tufėn pėrpara, vasha pėrkėdhel sheleknė, Nusja pshi e ndreq shtėpinė edhe bėn bukėn e gjellėn, I shoqi sheh kanė, lopėn, viēnė, demnė, kalėn, pelėn, Mushkėn, qė ėsht' e harbuar edhe bashkė me gomarė Rrahėnė tė hedhin murė, tė hanė bimėn a barė. Njė grua vete nė krua, e jatėra zė tė tuntnjė, Njė sheh pulat, miskat, rosat, dhe tjatėra bėn ētė muntnjė. Na hyjnė shumė nė punė kafshėtė dhe bagėtija, Na i dha nė kėtė jetė shok' e ndihmės Perėndija. Tė mos ishte gjė e gjallė, njeriu s'rronte dot nė jetė, Do tė vdiste nga uria, do t'ish lakuriq e shkretė; Gjė e gjallė na vesh, na mbath dhe na ushqen e na xbavit, Kur shtohet e vete mbarė; jetėnė tėn' e pėrsėrit. Edhe dheu, qė na ep drithė, sido ta kemi punuar, Nukė pjell mirė si duam, po s'e patmė plehėruar. O shokėtė e njeriut, Zoti u shtoftė e u bekoftė! Dhe shpirti im mik pėrjetė, sindėkur ka qėn' u qoftė. Kafshėt, edhe bagėti |