| Cfare ju duhet te dini? |
|
#36
| ||||
| ||||
| LUIGJ GURAKUQI QENDRESA Oh, jeta pernjimend me rrena e vaj plot qenka n'ket bote t'lashte! U shueka teper shpejt lakmimi i saj, si zjarri i bame me kashte. Vec nji qellim i nalte t'ban me durue e zemren te forcon; nder kundershtime s'vyen kurr me u ligshtue, mjere ai qi nuk duron! |
|
#37
| ||||
| ||||
| LUIGJ GURAKUQI Z. GEG POSTRIPPEST PËRGJEGJUN N'qytet tonë, jo n'Italii Vjérsha é joté, bylbyl, m'mrini; S'm' u-zû n'véer paa kthy i hér n'shpii, Mâlhi i Shkoders gati m'grinii; Vendi i jashtun ishté i ngrit, T'kéqén tésh jam tuj t'a diit. Por (i mjéri !) Atdhéén mé é lânun M'u désht práp n'vend t'huj mé kthyy. Por ani: Dola mé zânun Si mé mujt mir mé i sherbyy; É préj dhimmét kput, lérg saj, Zâa mé é dasht mâa fort kah kjaj. Ti mé at vjérshé m'zit mé kudué, Unéj praa qé po t'ndighoj: Por s'm' dél kanga tuj vajtué T'Shqypniis brénghét kah kujtoj; Kah é shef kaq vorfénuu Ghith préj vajit mé plas duu. Ti kaa dit s'jéé kén mé é paa, É mendon sé t'âsht goditun; Por mé é dit saa posht kaa raa Kishé, Gég, kréjt mé u-habitun, Me u-kthyy mar ghaqét s'naa lâan, Nermjét vlhazné idhnimi s'prâan. Kurh si sot s'â kén Shqypnija Kaq perzijé é tolhovit, Tjéter s'shef por vépra t'kqija T'bit é saj jan c'orodit; Mé fituu por véc' mendojn, É mé u-vraa mé shoqi-shojn, S'naa bié n'mend s'é anmiku i ndyyt Permii néé ghithñi prighon, Qi paa-daa ja ma ngul syyt Tokve tona qi lakmon; É qi kqyr mé naa shtii n't' kêq, Mé mujt, t'daam, mé naa zan n'léq. Ghithkta t'zéza praa tuj pamun, Kaq vorfnuu tuj dit Shqypniin Nuk âsht pun mé u-prit paa kjamun, Dhimma zembren ghith t'a griin, I ksaj Nan s'kish mé kén biir Kush s'loton kaa é shéf t'paa-liir! Dojshé i mjéri t'muj mé kndué M' ñi mndyr t'nélt, vlhazit mé i dzéé; N'dashtnii t'vendit mé é forcué Sidomos masen é réé; Por s'm'tokoj mûu kjo dhuntii; Kan mé m'qésh praa, mir é dii. Por ani! Hajt, udha-mmar Vjérsh; shko dééd, fush, mal é koder; M'a shétit Shqypniin tan mar, Hin né mrâm n'ghytét t'on n'Shkoder; Ndalo-u ktuné é mos druj kot, Gég Postrippa tésh t'dél-zot! |
|
#38
| ||||
| ||||
| LUIGJ GURAKUQI QINDRESA Me gusht shkon vapa, e me djelmni kalojnë Gjithë përrallat e kohës së re, Si n'dimen bora dhenë, kryet na zbardhojnë Vjetet e kujdeset ne ! Me lule t'ershme e larca më dukej shtrue Bota sa ishe i ri ; N'gaz m'shkonte jeta, s'm'epej kurrëm'u ankue Kurrë zemra s'm'ndjellte zi. Por ! andrrat sot kaluen, prrallat djelmore Janë zhdukun e kanë tretë ; Idevet t'bukura, shpresavet lulzore Veç emni u ka mbetë. Veç një qëllim i naltë t'ban me durue, E zemrën ta forcon ; Ndër kundërshtime s'vyen kurrë me u ligshtue Mjer' ai që nuk qindron ! |
|
#39
| ||||
| ||||
| ISMAIL KADARE NË PARKUN QË MBULUAN FLETËT Në parkun q'ë mbuluan fletët Të dy ne ecim qetësisht, Pas shijes saj ka shtruar vjeshta Qilim të verdhë natyrisht. Dhe ndoshta si një ëndërr e zbehtë Ju fanit një muzg i vonë Ky park q'ë kan' mbuluar fletët Ku pas kaq shekujsh ti po shkon. Nga vagabondët me cigare Ti mos u tremb e dashur kot Imazhin tënd as dinosaurët Shekuj më parë s'e shtypën dot. Që ti të vije kaq e bukur Me këta flokë, me këtë hap Toka të egrën klimë e zbuti Dhe akullnajat ktheu mbrapsht. Dhe s'kish se si të ndodhte ndryshe Të ndodhte ndryshe s'kish se si. U desh të zhdukeshin përbindshat Që te kjo botë të vije ti... |
|
#40
| ||||
| ||||
| ISMAIL KADARE Ti dhe Hena Kesaj nate me hene te vjeshtes Dola fushes te bredh kuturu. Rete shtohen me vrap pa reshtur, Hena duket aty-ketu. Porsi vete mendimet e mia Po me shtyhen nder mend me shpesh dhe pas tyre gjithnje gjendesh ti si kjo hene qe duket mes resh. Hena shpejt do te zhduket dhe netet do te mbeten pa te, kurse ti ne enderrimet e mia pa jete perendim s'do te kesh kurrsesi. |
|
#41
| ||||
| ||||
| ISMAIL KADARE Sapuni "Ledi Makbeth" Antireklame Ka katerqind vjet Qe duart ajo lan Me sapune gjithfare markash "Lux","Camay". Por asnje prej tyre Nga duart dot s'ia heq Njollat e gjakut Ledit Makbeth. Cdo nate ne TV Reklama gjithfaresh, Sapuni gjakshlyes Do te shpiket valle. Perpara ekranit, Ledi, ti pret me kot. Bimesi e globit Me kot u lodh. U lodhen mendjet E shpikesve ne bote S'do te shpiket kurre Ai sapun kob. Ne qofte se ky planet Ka nje grusht cilesish, Nje nder me te cmuarat Eshte kjo,natyrisht. |
|
#42
| ||||
| ||||
| ISMAIL KADARE Mars Ajri ngrohet nga pak Po mbasditeve ben fresk. Mberijne zogjt befas Si me teleks. Ne lajmet e botes Ka shqetesim jo pak. Mbi catine e shekullit Nje ylber rri nderkaq. Si mengjes i bruzte. Pa ankthin qe iu prish Vjen fundi i mijevjecarit Pa apokalips. |
|
#43
| ||||
| ||||
| ISMAIL KADARE Ardhja e vjeshtes E pandryshueshme si perhera Ia mberriti vjeshta perseri, Modifikime avionet paten, Po krahet e zogjve,kurrsesi. Ndryshim nuk pati as modeli I fletes qe te parku ra. Gjithcka perreth kerkon kujtese Dhe per kujtese mall vec ka. Te hyrja e teatrit prape U shtyne per bileten e fundit. ne prova regjizori u bertet Njelloj Cezarit si dhe Brutit. Pas nje rremuje gazmore shqote Si grua e re krehur sakaq, Qe nje karfice ve mes flokesh, Me nje ylber dita u shfaq. |
|
#44
| ||||
| ||||
| ISMAIL KADARE Fluturimi i patave te egra ne forme"V" E krijuan germen E vetme qe dine: V-ne superbe Dhe u nisen fluturim. Dicka lene pas Dicka marrin mbi re. Faleminderit,pata, Per aq sa bete per ne. Me nje germe te vetme Ne qiellin e madh Sa nje raft librash Na zgjuat mall. |
|
#45
| ||||
| ||||
| ISMAIL KADARE Renia e debores Ty ndoshta nuk te shkoi ndermend Se qielli rastesisht s'u mbyll Se kjo debore qe shtroi kudo Ne te vertete ra per ty. U projektua cdo kristal I saj ne qiell te madh diku Dhe nuk pushoi se reni ajo Gjersa i gjeti floket e tu. Qe ti ta shkundje me nje gjest Shkujdesshem krejt e gjithe gezim Nje nate te tere qielli punoi me ernat ne bashkepunim. Dhe ne mengjes i zbehte ai, I ftohte hapej madherisht, ndersa shetisnim ne te dy Nen altruizmin e tij te hirte. |
|
#46
| ||||
| ||||
| ISMAIL KADARE Ti qave Ti qave dhe me the me zë te ulet Se une te trajtoja si prostitute. Athere loteve te tu s'ua vura veshin Te desha, pa ditur se te desha. Vec nje mengjes te befte kur u gdhiva Pa ty dhe bota krejt e zbrazet m'u duk, Athere kuptova c'kisha humbur, C'kisha fituar kuptova gjithashtu. Me rrezellinte si smerald merzitja, Dhe lumturia ngrysej si nje muzg me re... Nuk dija ke te zgjidhja nga te dyja Sepse seicila m'e bukur se tjetra qe. Se ish i tille ky koleksion bizhush Qe drite e terr leshonte njekohesisht, Qe njeqindfish etjen per jeten shtonte, Por dhe qe vdekjen ndillte njeqindfish |
|
#47
| ||||
| ||||
| ISMAIL KADARE Edhe kur kujtesa ! Edhe kur kujtesa ime e lodhur Ashtu si ato tramvajet e pasmesnatës Vetëm në stacionet kryesore do të ndalojë, Une ty s'do të harroj. Do të kujtoj Mbrëmjen e heshtur, të pafund të syve të tu, Dënesën e mbytur, rrëzuar mbi supin tim Si një dëborë e pashkundshme. Ndarja erdhi Po iki larg teje... Asgjë e jashtëzakonshme, Veç ndonjë nate Gishtat e dikujt do të mpleksen në flokët e tu Me të largëtit gishtat e mi, me kilometra të gjatë... |
|
#48
| ||||
| ||||
| ISMAIL KADARE Koha e pamjaftueshme S'kam kohë të harroj shumë gjëra Që nga mendja ti nxjerr përjetë. Për tragjikët e vjetër e shkrepëtimat Do t'më duhen së paku dy vjet. Dhe ndoshta po aq për Danten, Për frëngjishten tok me plazhet po aq, Ndoshta gratë do të jem duke fshirë Kur muzgu do të afrohet ndërkaq. Si udhëtari me peshë të tepërt Para avionit që niset pas pak I ngarkuar rëndshëm ende Do t'afrohem tek varri humbak. Nga supet si ta heq këtë barrë? Ku ta hedh këte peshë, si? Me të s'mund të zbres atje poshtë Por as lart dot s'e lë kurrsesi. I menduar gjer në çast të fundit Nga mosthënia, nga pengu tragjik, Një shenjë ndoshta të pakuptueshme Do t'ju bëj të gjithëve e do ik. |
|
#49
| ||||
| ||||
| ISMAIL KADARE Monologu i te vetmuarit Tani une ngjitem lart dhe s'kam asnje gezim. Ketu ku kam arritur me ftohte eshte, me vetmi, E dija kete gje por padurimi vdekur Me shtynte te shpejtoj tek ky sinor i kote. Krahe grash te thyera mbi supe si te prera nga nje morg Me japin nje gezim po aq te vdekur. Me duket ende dimer ndonse eshte prill Kam ftohte, Kam ftohte. |