| Cfare ju duhet te dini? |
| |||||||
|
#1
| ||||
| ||||
| Poezi nga poetet me te shquar Shqiptare. Poezi nga : Migjeni Ismail Kadare Naim Frasheri Andon Z. Cajupi Fan S. Noli Luigj Gurakuqi Dritėro Agolli Martin Camaj Gjergj Fishta Mimoza Ahmeti Ndre Mjeda Xhevahir Spahiu Bardhyl Londo Fatos Arapi Ali Podrimja Esat Mekuli Zhuliana Jorganxhi Lasgush Poradeci Ernest Koliqi Pashko Vasa Filip Shiroka Asdreni Kasėm Trebeshina Azem Shkreli E tjere.............. Modifikuar per here te fundit nga AlbShkodra : 21-10-2003 ne 01:45. |
|
#2
| ||||
| ||||
| MIGJENI Poema e Mjerimit Kafshatė qė s'kapėrdihet asht, or vlla, mjerimi, kafshatė qė tė mbetė nė fyt edhe tė zė trishtimi kur shef ftyra tė zbeta edhe sy tjeshilta qė t'shikojnė si hije dhe shtrijnė duert e mpita edhe ashtu tė shtrime mbrapa teje mbesin tė tan jetėn e vet derisa tė vdesin. E mbi ta n'ajri, si nė qesendi, therin qiellėn kryqat e minaret e ngurta, profetėnt dhe shejtėnt nė fushqeta tė shumngjyrta shkėlqejnė. E mjerimi mirfilli ndien tradhti. Mjerimi ka vulėn e vet t'shėmtueme, asht e neveritshme, e keqe, e turpshme, balli qė e ka, syt qė e shprehin, buzėt qė mė kot mundohen ta mshefin - janė fėmitė e padijes e flitė e pėrbuzjes, t'mbetunat e flliqta rreth e pėrqark tryezės mbi t'cilėn hangri darkėn njė qen e pamshirshėm me bark shekulluer, gjithmon i pangishėm. Mjerimi s'ka fat. Por ka vetėm zhele, zhele fund e majė, flamujt e njė shprese t'shkyem dhe tė coptuem me t'dalun bese. Mjerimi tėrbohet n'dashuni epshore. Nėpėr skaje t'errta, bashkė me qej, mij, mica, mbi pecat e mykta, t'qelbta, t'ndyta, t'lagta lakuriqen mishnat, si zhangė; t'verdhė e pisa, kapėrthehen ndjenjat me fuqi shtazore, kafshojnė, pėrpijnė, thithen, puthen buzėt e ndragta edhe shuhet uja, dhe fashitet etja n'epshin kapėrthyes, kur mbytet vetvetja. Dhe aty zajnė fillin t'marrėt, shėrbtorėt dhe lypsat qė nesėr do linden me na i mbushė rrugat. Mjerimi nė dritzėn e synit t'kėrthinit dridhet posi flaka e mekun e qirit nėn tavan t'tymuem dhe plot merimanga, ku hije njerzish dridhen ndėr mure plot danga, ku foshnja e smume qan si shpirt' i keq tu' ndukė gjitė e shterruna t'zezės amė, e kjo prap shtazanė, mallkon zot e dreq, mallkon frytn e vet, mallkon barrn e randė. Foshnj' e saj nuk qesh, por vetėm lėngon, e ama s'e don, por vetėm mallkon. Vall sa i trishtueshėm asht djepi i skamit ku foshnjėn pėrkundin lot edhe tė fshamit! Mjerimi rrit fėmin nė hijen e shtėpive tė nalta, ku nuk mrrin zani i lypsis, ku nuk mund t'u prishet qetsia zotnive kur bashkė me zoja flejnė nė shtretėnt e lumnis. Mjerimi pjek fėmin para se tė burrnohet, don ta msojė t'i iki grushtit q'i kėrcnohet, atij grusht qė n'gjumė e shtėrngon pėr fytit kur fillojnė kllapitė e etheve prej unit dhe fetyrėn e fėmis e mblon hij' e vdekjes, njė stoli e kobshme nė vend tė buzqeshjes. Nji fryt kur s'piqet dihet se ku shkon qashtu edhe fėmia n'bark t'dheut mbaron. Mjerimi punon, punon dit e natė tu' i vlue djersa nė gjoks edhe nė ballė, tue u zhigatun deri n'gjujė, n'baltė e prap zorrėt nga uja i bahen palė-palė. Shpėrblim qesharak! Pėr qindenjė afsh nė ditė - vetėm: lekė tre-katėr dhe "marsh!". Mjerimi kaiher' i ka faqet e lustrueme, buzėt e pezmatueme, mollzat e ngjyrueme, trupin pėrmendore e njė tregtis s'ndytė, qė asht i gjikuem tė bijė nė shtrat vet i dytė, dhe pėr at shėrbim ka pėr tė marrė do franga ndėr ēarēafė, ndėr fėtyra dhe nė ndėrgjegje danga. Mjerimi gjithashtu len dhe n'trashigim -jo veē nėpėr banka dhe nė gja tė patundshme, por eshtnat e shtrembta e n'gjoks ndoj dhimbė, mund qė t'len kujtim ditėn e dikurshme kur pullaz' i shpis u shemb edhe ra nga kalbsin' e kohės, nga pesha e qiellit, kur mbi gjithēka u ndi njė i tmerrshmi za plot mallkim dhe lutje si nga fund i ferrit, ish zan' i njeriut qė vdiste nėn tra. Kėshtu nėn kambėt'randė t'zotit t'egėrsuem - thotė prifti - vdes ai qė ēon jetė tė dhunuem. Dhe me kėto kujtime, ksi lloj fatkeqėsinash mbushet got' e helmit nė trashigim brezninash. Mjerimi ka motėr ngushulluese gotėn. Nė pijetore tė qelbta, pranė tryezės plot zdrale tė neveritshme, shpirti me etje derdh gotėn n'fyt pėr me harrue nandhetenand' halle. E gota e turbull, gota satanike tu' e ledhatue e pickon si gjarpni- dhe kur bie njeriu, si gruni nga drapni, nėn tryezė qan-qeshet nė formė tragjikomike. Tź gjitha hallet skami n'gotė i mbyt kur njiqind i derdh njė nga njė nė fyt. Mjerimi ndez dėshirat si hyjet errsina dhe bajnė tym si hejt q'i ban shkrum shkreptima. Mjerimi s'ka gėzim, por ka vetėm dhimba, dhimba paduruese qe t'bajnė t'ēmendesh, qė t'ap in litarin tė shkojsh fill' e t'varesh ose bahe fli e mjerė e paragrafesh. Mjerimi s'don mshirė. Por don vetėm tė drejt! Mshirė? Bijė bastardhe e etėnve dinakė, t'cilt n'mnyrė pompoze posi farisejt i bijnė lodėrtinės me ndjejt dhelparak tu' ia lėshue lypsiti njė grosh tė holl' n'shplakė. Mjerimi asht njė njollė e pashlyeme n'ballė tė njerzimit qė kalon nėpėr shekuj. Dhe kėt njollė kurr nuk asht e mundshme ta shlyejnė paēavrat qė zunė myk ndėr tempuj.
__________________ Njeriu lind per ta jetuar jeten, pastaj kerkon magjine e saj: dashurine, pasi e gjen... jeta stoliset me miresi... miresise i falesh dhe me engjellin tend keni nje zemer te perbashket. Te dua cmendurisht engjelli im. Modifikuar per here te fundit nga AlbShkodra : 12-10-2003 ne 06:08. |
|
#3
| ||||
| ||||
| ISMAIL KADARE : Kristal Ka kohė qė s'shihemi dhe ndjej si tė harroj une dalėngadal si vdes tek une kujtimi yt si vdesin flokėt dhe gjithēka. Tani kėrkoj poshtė e lartė njė vend ku ty tė tė lėshoj nje strofė a notė, a njė brilant ku tė tė lė, tė puth, tė shkoj. Nė s'tė pranoftė asnjė varr asnjė mermer, a morg kristal mos duhet vallė prapė tė tė mbart gjysėm tė vdekur, gjysėm tė gjallė. Nė s'gjetsha hon ku tė tė hedh do gjej njė fushė a njė lulnajė ku butėsisht porsi polen gjithkund, gjithkund tė tė shpėrndajė. Tė tė mashtroj ndoshta kėshtu dhe tė tė puth tė ik pa kthim dhe nuk do dine as ne askush harim ish ky a s'ish harim.
__________________ Njeriu lind per ta jetuar jeten, pastaj kerkon magjine e saj: dashurine, pasi e gjen... jeta stoliset me miresi... miresise i falesh dhe me engjellin tend keni nje zemer te perbashket. Te dua cmendurisht engjelli im. |
|
#4
| ||||
| ||||
| NAIM FRASHERI : Fjalet e Qiririt Nė mes tuaj kam qėndruar E jam duke pėrvėluar, Qė t'u ap pakėzė dritė, Natėnė t'ua bėnj ditė. Do tė tretem, tė kullohem, Tė digjem, tė pėrvėlohem, Qė t'u ndrinj mir' e tė shihni, Njėri-tjatėrin tė njihni. Pėr ju do tė rri tė tretem, Asnjė ēikė tė mos mbetem, Tė digjem e tė qanj me lot, Se dėshirėn s'e duronj dot. Unė zjarrit nuk i druhem Dhe kurrė s'dua tė shuhem, Po tė digjem me dėshirė, Sa tė munt t'u ndrinj mė mirė. Kur mė shihni se jam tretur, Mos pandehni se kam vdekur; jam i gjall' e jam ndė jetė jam nė dritėt tė vėrtetė, Unė jam nė shpirtin tuaj, Mos mė kini pėr tė huaj, M'ėshtė falurė durimi, Andaj po digjem si trimi, Se ma k'ėnda t'u bėnj mirė, Tė mos mbeti n'errėsirė. Jakėni rreth meje rrini, Flisni, qeshni, hani, pini, Nė shpirt kam dashurinė, Pa digjem pėr njerėzinė, Lemėni tė pėrvėlohem, nukė dua mė tė ftohem, Dua ta djek trupn' e kretė Pėr atė zotn' e vėrtetė. Me zjarr ta djek mushkėrinė E tė tretem pėr njerinė, Bashkė me gėzimt tė tija tė vete te perėndia. Unė dua njerėzinė, Mirėsin' e urtėsinė. Nė bėhi shokė me mua, Nė mė doni si u dua, Njėri-tjetėrin nė doni, Tė paudhė mos punoni. O zėmėra fluturake, Qasju pakė kėsaj flake! Mase krahėt t'i pėrvėlon, Po dhe shpirtin ta shėnjtėron. Unė duke pėrvėluar, Njerėzit i kam ndrituar. Kam qėnė mik me njerinė, Andaj i di e mė dinė. Gjithė tuajt' i kam parė, Mėm' e at' e fis e farė, Si tani gjithė i kam ndėr mėnt, Qė rrininė mė kėtė vėnt. Edhe sot nėr ju ata shoh, Se shpirtin e tyre ua njoh, Dhe unė si ju jam ndruar E jam pėrzjer' e ndryshuar, Pa jam bėrė shumė herė Zjar e uj' e balt' e erė. Jam njė shkėndijė pej qielli dhe njė drudhėzė pej dielli. Edhe ndėr qiej fluturonj, Edhe brėnda nė det qėndronj, Shumė herė fle nė baltė, Diku ndodhem dhe nė mjaltė Bėnem qėngj e kec i pirė, Lul' e bar e gjeth i mbirė. Dua shumė fjalė t'u them, Po trėmbem mos i bėnj ujem. E ku shkruhenė nė kartė Fjalėt' e gjuhėsė zjarrtė?
__________________ Njeriu lind per ta jetuar jeten, pastaj kerkon magjine e saj: dashurine, pasi e gjen... jeta stoliset me miresi... miresise i falesh dhe me engjellin tend keni nje zemer te perbashket. Te dua cmendurisht engjelli im. |
|
#5
| ||||
| ||||
| ANDON ZAKO CAJUPI Dashuria E mban mėnd, moj Marė, dashurin' e parė? Njeri nuk e gjegji, se jeshmė te vegji. Unė pa ty s'rrojė, vij' e tė kėrkojė; tl pa mua s'rroje, vij' e me kėrkoje. Nė lule me erė putheshim ngahere, dhe si burr' e grua losnim nėnė ftua. Njė ditė, tė dyza losnim mbylla-syza: U fshyem pa dukur Cinė tė besoj taninė, perėndin' a dashurinė? Perėndi nė kėte jetė ėshtė dashuria vetė. ------ Bukuria jote, leshėrat e tua posi pėndė korbi, tė gjata mbi thua,ballėtė si diell, faqetė si mollė,qafa jot' e gjatė, mesi yt i hollė,sisėtė si shegė, dhėmbėt si thėlpėnjė,buzėt si burbuqe, sytė si gėshtėnjė, dora si dėborė, fjala jote mjaltė, kurmi yt i derdhur, shtati yt i naltė; gjithė mė kėnaqin, tė tėra t'i dua, po zėmėra jote u bė gur pėr mua! ----- Pika-pika bie shiu dhe dėbora flokė-flokė, vetėtin e fryn veriu, breshėri kėrcet mi tokė! Le tė fryjė er' e ftohtė, s'ka ē'mė bėn dimėri mua: Dashuria mė mban ngrohtė, se pushtoj atė qė dua. Kur fryn era me tallas, kur bie dėbor' e shi, sa flė njeriu me gas, kur ka mikenė nė gji!
__________________ Njeriu lind per ta jetuar jeten, pastaj kerkon magjine e saj: dashurine, pasi e gjen... jeta stoliset me miresi... miresise i falesh dhe me engjellin tend keni nje zemer te perbashket. Te dua cmendurisht engjelli im. |
|
#6
| ||||
| ||||
| FAN STILIAN NOLI : Anės Lumenjve Arratisur, syrgjynosur, Rraskapitur dhe katosur Po vajtonj pa funt, pa shpresė, Anės Elbė-s, anės Spree-sė. Ku e lam' e ku na mbeti, Vaj-vatani e mjer mileti, Anės detit i palarė, Anės dritės i paparė, Pranė sofrės i pangrėnė, Pranė dijes i panxėnė, Lakuriq dhe i dregosur, Trup e shpirt i sakatosur. Se ē'e shempnė derbederėt, Mercenarėt dhe bejlerėt, Se ē'e shtypnė jabanxhinjtė, Se ē'e shtrythnė fajdexhinjtė, Se ē'e pren' e se ē'e vranė, Ē'e shkretuan anembanė, Nėnė thundrėn e pėrdhunės Anės Vjosės, anės Bunės. Ēirem, digjem i vrerosur, Sakatosur, ēarmatosur, As i gjall', as i varrosur, Pres njė shenj' e pres njė dritė, Pres me vjet' e pres me ditė, Se ē'u tera, se ē'u mpaka, Se ē'u ēora, se ē'u mplaka, Lark prej vatrės dhe prej punės, Anės Rinit, anės Tunės. Ēakėrdisur, batėrdisur, Pėrpėlitur dhe zalisur, ĖndĖronj pa funt, pa shpresė, Anės Elbė-s, anės Spree-sė. Dhe njė zė vengon nga lumi, Mė buēet, mė zgjon nga gjumi, Se mileti po gatitet, Se tirani lebetitet, Se pėlcet, kėrcet furtuna, Fryhet Vjosa, derdhet Buna, Skuqet Semani dhe Drini, Dridhet beu dhe zengjini, Se pas vdekjes ndriti jeta Dhe kudo gjėmon trumbeta. Ngrehuni dhe bjeruni, Korini dhe shtypini, Katundar' e punėtorė, Qė nga Shkodra gjer nė Vlorė! Ky ilaē e ky kushtrim mė bėn djal' e mė bėn trim, mė jep forc' e mė jep shpresė, anės Elbė-s, anės Spree-sė. Se pas dimrit vjen njė verė, qė do kthehemi njėherė, pranė vatrės, pranė punės, Anės Vjosės, anės Bunės. Arratisur, syrgjynosur, Raskapitur e katosur, brohoras me bes' e shpresė, anės Elbė-s, anės Spree-sė.
__________________ Njeriu lind per ta jetuar jeten, pastaj kerkon magjine e saj: dashurine, pasi e gjen... jeta stoliset me miresi... miresise i falesh dhe me engjellin tend keni nje zemer te perbashket. Te dua cmendurisht engjelli im. |
|
#7
| ||||
| ||||
| DRITERO AGOLLI : Ketu s'do jem Ketu s'do jem do jem larguar Ne toke I tretur si te tjeret Ne kafenene e preferuar Nuk do me shohin kamarieret Dhe neper udhet ku kam ecur S'do ndihet kolla ime e thate Mbi varrin tim do te rrije I heshtur Nje qipariz si murg I ngrate Ti do trishtohesh atehere Se s'do me kesh ne dhome te gjalle Dhe kur ne xham te fryje ere Do qash me eren dalengadale Por kur te jesh merzitur shume Ne raft te librave kerkome Aty do jem I fshehur une Ne ndonje fjale a ndonje shkronje Mjafton qe librin pak ta heqesh Dhe un do te zbres do t'vi prane teje Ti si dikur me mall do qeshesh Si nje blerim pas nje rekeje.
__________________ Njeriu lind per ta jetuar jeten, pastaj kerkon magjine e saj: dashurine, pasi e gjen... jeta stoliset me miresi... miresise i falesh dhe me engjellin tend keni nje zemer te perbashket. Te dua cmendurisht engjelli im. |
|
#8
| ||||
| ||||
| MARTIN CAMAJ : Deshta nji vashe Deshta nji vashe ne shtepine e vogel rrethue ne shimshir, ne shtepine e vogel me lule ne shkalle. Fluturova si bleta ne rrezet e para ne ajr mbi flatrat e ndjenjes. Zemra m'u dridh e dora si thimthat e bletes zoge ne gjinin e lules, ne aroma, kur pin nektar. Desha nji vashe me gjakun e ndezun te Jugut, me butsine e frymes teme ne muzg kur gjoksi binte ne pagje. Tash, i vetem zani i kullute i saj nper shtepi me duket se me kumbon ne veshe ndojhere, nji melodi e dashun dikur - ne rini.
__________________ Njeriu lind per ta jetuar jeten, pastaj kerkon magjine e saj: dashurine, pasi e gjen... jeta stoliset me miresi... miresise i falesh dhe me engjellin tend keni nje zemer te perbashket. Te dua cmendurisht engjelli im. |
|
#9
| ||||
| ||||
| AT GJERGJ FISHTA Gjuha shqype Porsi kanga e zogut t'verės, qi vallzon n'blerim tė prillit; porsi i ambli flladi i erės, qi lmon gjit e drandofillit; porsi vala e bregut t'detit, porsi gjāma e rrfčs zhgjetare, porsi ushtima e nji tėrmetit, ngjashtu ā' gjuha e jonė shqyptare. Ah! po; ā' e ambėl fjala e sajė, porsi gjumi m'nji kėrthi, porsi drita plot uzdajė, porsi gazi i pamashtri; edhč ndihet tue kumbue; porsi fleta e Kerubimit, ka'i bien qiellvet tue flutrue n't'zjarrtat valle t'ameshimit. Pra, mallkue njai bir Shqyptari, qi kėtė gjuhė tė Perėndis', trashigim, qė na la i Pari, trashigim s'ia len ai fmis; edhe atij iu thaftė, po, goja, qė pėrbuzė kėtė gjuhė hyjnore; qi n'gjuhė t'huej, kur s'asht nevoja, flet e t'veten e lčn mbas dore. Nė gjuhė shqype nanat tona shi prej djepit na kanė thānun, se asht njė Zot, qi do ta dona; njatė, qi jetėn na ka dhānun; edhe shqyp na thanė se Zoti pėr shqyptarė Shqypninė e fali, se sa t'enden stina e moti, do ta gzojn kta djalė mbas djali. Shqyp na vete, po pik' mā para, n'agim t'jetės kur kemi shkue, tue ndjekė flutra nėpėr ara, shqyp mā s'pari kemi kndue: kemi kndue, po armėt besnike, qi flakue kanė n'dorė t'shqyptarėvet, kah kanė dekė kta pėr dhč t't'Parvet. Nė kėtė gjuhė edhe njai Leka, qi'i rruzllim mbretnin s'i a, xūni, nė kėtė gjuhė edhe Kastriota u pat folė njatyne ushtrive, qi sa t'drisė e diellit rrota, kanė me kźnė ndera e trimnive. Pra, shqyptarė ēdo fčs qi t'jini, gegė e toskė, malci e qyteta, gjuhėn t'uej kurr mos ta lini, mos ta lini sa t'jetė jeta, por pėr tź gjithmonė punoni; pse, sa t'mbani gjuhėn t'uej, fisi juej, vendi e zakoni kanė me u mbajtė larg kambės s'huej, Nper gjuhė shqype bota mbarė ka me ju njohtė se ē'fis ju kini, ka me ju njohtė pėr shqyptarė; trimi n'za, sikurse jini. Prandaj, pra, n'e doni fisin, mali, bregu edhe Malcija prej njaj goje sod t'brohrisim: Me gjuhė t'veten rrnoftė Shqypnia!
__________________ Njeriu lind per ta jetuar jeten, pastaj kerkon magjine e saj: dashurine, pasi e gjen... jeta stoliset me miresi... miresise i falesh dhe me engjellin tend keni nje zemer te perbashket. Te dua cmendurisht engjelli im. |
|
#10
| ||||
| ||||
| MIMOZA AHMETAJ Eshte cudi kur je femer Mua tani me vjen per te qare.Me duket sikur shkarkesa yjesh me jane grumbulluar te syte. Dot nuk duroj, ndersa cengelat e nervave nderas terhiqen kundrejt njeri-tjetrit. Kangur me foshnjen ne xhep duket figura ime se largu ketu ne bregdet. Me vjen per te qare.Jam bere barre. Me siguri molusqet e buta tani levizin kapaket e forte brenda ujit dhe kandilet e kuq kushedi c'udhetim te mahnitshem kane marre Eshte cudi kur je femer... E keni pare natyren kur tmerrohet,fryn e shkaterron! Kur si perbindesh shkriferon germadhat e mohimit... Pastaj, kur pastaj, e lehte dhe e trandur, me syte e medhenj plot hije pret nje vazhdim, nje lindje femije buze detit ku i vjen per te qare, per te qare, ngaqe se si eshte, eshte me barre. Ne ato ore te dites kur molusqet e buta hapin kapaket e forte brenda ujit dhe kandilet e kuq kushedi c'udhetim te mahnitshem kane marre...
__________________ Njeriu lind per ta jetuar jeten, pastaj kerkon magjine e saj: dashurine, pasi e gjen... jeta stoliset me miresi... miresise i falesh dhe me engjellin tend keni nje zemer te perbashket. Te dua cmendurisht engjelli im. |
|
#11
| ||||
| ||||
| NDRE MJEDA Gjuha shqipe Pėrmbi za qė lshon bylbyli, gjuha shqipe m'shungullon pėrmbi er' qė jep zymbyli, pa da zemren ma ngushllon. Ndėr komb' tjera, ndėr dhena tjera, ku e shkoj jetėn tash sa mot, veē pėr ty m'rreh zemra e mjera e prej mallit derdhi lot. Nji kto gjuhė qė jam tue ndie, jan' tė bukra me themel por prap' kjo, si diell pa hije, pėr mue t'tanave iu del. ................................ Ku n'breg t'Cemit rritet trimi me zbardh, Shqipe, zanin tand, e ku Drinit a burimi qė shpėrndahet kand e kand. Geg' e tosk', malsi, jallia**) jan' nji komb, m'u da, s'duron; fund e maj' nji a Shqipnia e nji gjuh' t'gjith' na bashkon. Qoftė mallkue kush qet ngatrrime ndėr kto vllazėn shoq me shoq, kush e dan me flak' e shkrime ēka natyra vet' pėrpoq.***) Por me gjuhė kaq t'moēme e mjera si nj'bij' kjo qė pa prind mbet: pėr t'huej t'mbajshin dhenat tjera, s't'kishte kush pėr motėr t'vet. E njat tok' qė je tue gzue, e ke zan' tash sa mij' vjet, shqiptaria, qė mbet mblue sot nėn dhe, edhe shqip flet.
__________________ Njeriu lind per ta jetuar jeten, pastaj kerkon magjine e saj: dashurine, pasi e gjen... jeta stoliset me miresi... miresise i falesh dhe me engjellin tend keni nje zemer te perbashket. Te dua cmendurisht engjelli im. |
|
#12
| ||||
| ||||
| XHEVAHIR SPAHIU Nata e Vitit tė Ri O zemra ime, o vetmi, tė pimė sonte, gjithsesi. Njė mall, njė dhembje dhemb atje ku jemi dhe nuk jemi ne. pas muresh kokė mė kokė kurthojnė harrimin e harrimit tonė. Po qoftė nė Dajt a Monparnas njė shishe vere tė ndjek pas. Sa vlen njė gllenjkė e saj nuk vlen as fama, as froni qė shkėlqen. E tha s'e tha Omar Khajami, stacioni i fundit: Varri i Bamit. O zemra ime, o vetmi Te pime sone, gjithesesi..
__________________ Njeriu lind per ta jetuar jeten, pastaj kerkon magjine e saj: dashurine, pasi e gjen... jeta stoliset me miresi... miresise i falesh dhe me engjellin tend keni nje zemer te perbashket. Te dua cmendurisht engjelli im. |