Parajsa.com


Parajsa Shqiptare Forum

Cfare ju duhet te dini?

 

Kthehuni Mbrapa   Parajsa Shqiptare Forum | Arti dhe Kultura | Letersia

Poezi nga Pellumb Syku

Pergjigju
 
LinkBack Alternativa Teme Vleresoni Temen
  #1  
Te vjeter 27-09-2007, 16:54
Minifotoja e anetarit zemershqiptari
I/e Sapoardhur
 
Reg: 08-03-07
Postime: 19
Faqe ne Ditar: 9
Kryesore Poezi nga Pellumb Syku

Jepni mendimin tuaj per disa nga poezite e mia (Pellumb Syku) te poshte-shkruara!


Puthja e amshimit.

E veēante me qe gjithmone kjo ore e vone
e ky shtrat i truar qe dergjet pa fjale,
ne dhomen me ēardak ku veē ora zhurmon,
me tik-taket e saj qe endrren ma vrane.

Gjysmezgjuar qendroj i shtrire nen petka,
me terrin rrethuar ne te akullten hapesire
e ky tavan i kalbur nxire nga vdekja,
me josh ne pah e me tremb ne thellesire.

Nder kujtime te mia rroboj me vetdije
nen heshtjen perseritese qe ēirrjet perpin,
qe shqyejne kabzerrin pastaj hapen si hije
e kollufiten nga nata bashke me shpirtin tim.

Puthjen e ameshimit symbyllur shijoj
e mes makthesh gjumi nje buzeqeshje lind,
kur ne ēastin e fundit abisesh hulumtoj,
e zgjohem pa peshe e pa dhimbje ne limb.


Heret a vone.

Heret a vone, po nuk lashe nam
ne ndonje ves te ēthurur a prapesi,
prap tek sofer-varfra me u kthye kam
me te kuqin ne gjak o vellezerit e mi,

se jam si trofta e tretun nga rrjedha
qe ne lindje, larg nga e saja strofull,
qe tash rrjedhes kundra i shkon se zemra
don te kthehet ku lindi per te ngordhur.


Puthme!

Puthme fort puthme e mos ndalo,
merrma frymen me ngadale!
Permbi mua embel pranvero,
porsi dielli mbi boren e bardhe!

Puthme prap puthme si di ti,
ēoma trupin ne ekstaze;
Sikur flladi i veres ne nxehtesi
joshme ti pa thene nje fraze!

Puthme ti puthme me mijera here,
qe dhe engjejt t'na kene zili!
Prekmi buzet me buze si floket ne ere,
jepme zjarr ne brendesi!

Falmi mua buzet e embla,
falma mua trupin tend!
Dashurine tende shume ma ka enda
le te kallim flake kete vend.


O hene!

O hene e dashur e plot miresi,
ti e ke pare e fort mire e di,
n'ka ndryshuar a ndoshta jo.
N'ka shkretuar mos thuaj po!
...se zemra ime eshte e brishte
e fjala jote keshtu e prishe.

O hene e ndritshme e plot meshire
te di per te kam shume deshire,
ndaj hiqma ankthin qe me mberthen,
gezoma shpirtin dhe pse m'genjen!

O hene e motshme e rinuar
shpirtin tim ta jap ne duar,
veē nje here peshe t'me marresh,
syve t'mi drite t'u falesh!
...sa te shoh t'bukuren e fjetur,
sa te ngij zemren e etur,
se kam kohe qe larg saj vuaj
aq sa ndoshta t'me thrrase "i huaj".


O zog i vogel.

Dhe sa here te tjera o zog i vogel
do vazhdosh te biesh derisa te mesosh
te shpalosesh krahet e te fluturosh,
ne qiejt e ererave, atje mbi koder?
...dhe sa here te tjera o zog i vogel?!


Perballe detit.

Perballe nje deti rri i heshtur,
dielli eshte ne perendim
si imazh dy sy te qeshur
depertojne ne shpirtin tim.

Dora e nje piktori ndalet,
si ylber dita po shuhet,
dielli nga ne ngadale po ndahet,
e syve zemra fort po druhet.

Valet e detit tashme jane dehur
nje hemisfere ndien qetesi,
qielli i kalter sikur eshte ndezur,
sikur po ndizemi dhe une e ti.


Gjah i vetflijuar jam.

Gjah i vetflijuar jam mbi kete shtrat
per instiktet e trupit tend, luaneshe,
ndaj, shqyem pa ndjenje faji e pa merak,
veē shqyem ngadale qe gjate t’me keshe!

Merrem me flake se me zjarr po te jepem!
Perkundem mes yjesh por zgjuar mbame,
derisa te shuhem, derisa te tretem,
se atje tej do vdes e do lindem luan!


Ja ku jemi!

Shtrengata doli ne njeren ane,
ylberi ne anen tjeter,
ja ku jemi!

Erresira kerqethka trupin,
drita verboka syte,
shtangur mbetur kemi.

Zhinxhiri na ka terbuar,
tiranet jane maskuar,
veten tash kafshojme.

Atdheu po na jep udhen,
bota na ka zene prite,
veē pezull qendrojme.


Pika e bardhe.

Ne murin e zi nje pike e bardhe
qendron fisnike por dale-ngadale
e zapton vetmia se aty perballe
nje tjeter shoqe nuk ka me i ardhe,

e ai qiell i purpurt perendimi
qe kish enderruar sa e sa here,
tash nyje ne fyt e shkak vajtimi,
qe shpresen kepute e zemren there.
__________________
Me merr me flake se me zjarr po te jepem!
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
Pergjigjuni me Citim
  #2  
Te vjeter 05-10-2007, 22:05
Minifotoja e anetarit zemershqiptari
I/e Sapoardhur
 
Reg: 08-03-07
Postime: 19
Faqe ne Ditar: 9
Kryesore

Nje dite e vitit 1988.
Ne mergim dashuria per atdheun eshte ne doza te medha dhe dashje pa dashje, deri ne nje fare pike, i peshoj me mire fragmentet e jetes personale te nje te shkuare mbreselenese, jo shume te larget, te cilat kthehen nga nje vend i erret ne nje cep te kujteses me nje force goditese te rrepte qe, ne nje fare menyre, per nje fare kohe, e zhubulojne jeten modeste e te manget te dites se sotme. Ashtu si te tjera here, u bera edhe sot, pre e se kaluares sime dhe perjetova nje nga ditet e shumta te shkolles fillore. Hyra serish si me nje makine kohe ne vitin 1988, ne ate shkolle mjerane, ne mes te fshatit qe dukej si fakire e nuseruar prej zerave te hareshem te vogelusheve. Tavanet i kishte te plasura si duart e babit tim, xhamat e dritareve te zevendesuar me celofan te rrjepur nga vitet, ēementoja e varfer dhe e ashper e dyshemese tashme e zverdhur ishte bere mbledhese e urines se urinuesve te rregullt te ēdo klase te pare qe ajo priste e percillte, bankat rrinin te privuara nga ngjyra e saj zanafillore ashtu si trupat tane foshnjore privuar here-here prej rrobave te ēngjyrosura e te mbytura nga shiu, te varura ne ndonje te skalitur muri ne menyre qe te thahen perpara asaj stufe qe veē tym qiste kur dru kishte.
Arsyetisht nuk na bente pershtypje ajo gjendje qe linte per te deshiruar, bile, shpesh-here ishte si shembelltyre e nje jete te persosur, bere nga mbeshtetesit e zjarrte te sistemit qeverises te asaj kohe qe vetem qeverisje nuk ishte. Ate dite ndihesha me fatlum se shume prej prej shokeve te mi, pasi ne xhepin tim kisha nje karamele ngjyrekuqe, te pjekur mbi zjarr nga karrameleberesit amator prej hallit, por une kete as qe doja ta dija e veē krekosesha me gjoksin perpara si gjel, perpara syēkave lakmiqar te kolegeve te vegjel. Mesuesi vertitej perpara me nje sjedhje karakteristike te tij, nderkohe qe ne doren e tij lekundej nje thupur prej kauēuku qe kishte nje shkelqim rrezatues, por rrallekush e shikonte pa e urryer, ngaqe kishte vringelluar sa here mbi dockat tona te njoma. Viktima e dites ishte Markeli e qendronte perpara te gjitheve duke rrobuar ne shikimet tona per gjetur ate qe duhet te thoshte e qe nuk dinte, ose qe kishte harruar per shak te asaj thupre qe veē dridhej. Si thupra edhe ai dridhej tani pasi e dinte ē'e priste. Nuk ishte hera e pare qe ai ose dikush nga ne keqtrajtohej ne kete menyre per nje mangesi formative. Une e dija se duhej thene "nenta" pas "tetes" por nuk arrija te gjeja menyren per t'ia thene Markelit pasi syte e Cikllobit te frikshem gllaberonin ēdo gje qe merrte vrull ose lekundej ne ate pak hapesire ku vinte era tmerr. Edhe veshet e tij te shpifur te mbuluar nga qimet e thimosura ishin leshuar si rrjeta mbi ate cekine zanore ne kerkim te pershperitjes me te vogel. Veshtrimi i vaket i Markelit me kishte gerryer thelle pasi imagjinonte qe une mund ta dija prandaj me nuk mund durova e murmurova mes dhembeve "Nente". Lehtesim u ndje ne ajer ndoshta prej te gjithe nxenesve, edhe nga diktatori, edhe nga Markeli. E kuptova se me degjoi prandaj ora ime e poshterimit po afronte me hapat e mesuesit "nese keshtu mund ta quajme". Me rrembeu per krahi sikur donte te ma shkulte qe andej, nderkohe qe ne fytyren e tij te gjysme-shenderruar ne ujk mbante nje shikim me nje joshje prej mazokisti. Me terhoqi zvarre mbi ate truadh qe kuterbonte mykosje derisa arrita tek kembet e Markelit ku me leshoi siē leshonte vellai im i madh Nardi thaset e miellit ne punen e tij te re. Keqardhje e pashprehur ishte ne hapesiren mes meje e Markelit. Mesuesi i kenaqur prej arritjes se tij bemore u kthye drejt viktimave te tij te ardhshme e me krenari tha: "Ja biri i kulakut qe kerkon te sabotoje sistemin tone te perkryer te arsimimit." Atyre fjaleve nuk ua dija domethenien ashtu si nje pjese e mire e nxenesve por sidoqofte e dija se nuk ishte gje e mire, pastaj shtoi "prandaj dhe duhet te ndeshkohet siē meriton!" Nje moment heshti sikur donte reagimin ose miratimin qe nuk do te kishte pasur nga 6-vjeēaret e frikesuar pastaj thirri "Markel ti duhet t'ia japesh kete mesim" duke i drejtuar thupren qe linte nje eko si pasthirrme tek perkundej ne ajer. Markeli duhej ta merrte ate objekt qe ngjizte makthe dhe kjo gje dihej por gjeja qe une nuk dija per Markelin ishte se ai ishte vogelushi me trim dhe besnik qe une do te njihja, ndaj, dhe kundershtoi, duke shtrire te dyja duart e tij perpara si per te thene "Nese ai ka faj, atehere faj kam dhe une!" Dreqerit qe mesuesi mbarte me vete filluan te vershonin neper damaret e tij te fytyres si te ēmendur saqe dukej se edhe qielli jashte po zymtohej. Duart tona me nuk i mjaftonin. Donte te na shqyente por njekohesisht nuk mund te humbte kontrollin perpara gjithe piēirrukeve per dy piēirruke, keshtu qe, na tha se do ishim te denuar pas mesimit duke shenuar me gisht bankat tona. Nuk e di a kishim arritur akoma ne vendet tona kur zilja, si pika ra per veshet tane dhe mesimi mbaroi. Te gjithe u nguten te dilnin jashte asaj atmosfere kercenuese megjithese me nje qetesi marramendese. Vetem une e Markeli duhej te qendronim me Kollosin e egersuar si pak here me pare. Nje te shkrepur dera pas hapava te nxituar grabitqari u hedh mbi ne fturimthi si "kulshedra" ne perrallat e gjyshes. Dora e tij nuk kufizohej se vershuari egersisht mbi trupat tone njomake duke lene vrage e varre pa hezituar. Te qyrrosur e te perlotur dolem gjalle por sakatosur prej atij holukausti qe dukej sikur do mbaronte veē me ne. Nuk mendoj ta kem pershendetur Markelin kur u ndame por duhet ta kisha bere. Qava gjithe rruges por ngushellim nuk pata derisa arrita tek krahet e permalluar te nenes sime, nenes me te mire ne bote. Ajo e kish pare veshtrimin tim te braktisur, fytyren time te plagosur dhe lotet qe me nuk dija ti ndaloja ne mes atij shiu qe papritmas kish rifilluar. Ajo ishte akoma e qyer me aromen e punes ne trup nderkohe qe fort me shtrengonte mes kraheve te saj paqesore. Qante me mua nderkohe qe kerkoja te padisja mesuesin mes lemzash zemrake e ēirrjesh meqe deshperimi kish arritur kulmin. Ma fshiu fytyren embelsisht me ruben qe mbante ne koke duke peshperitur ne vazhdimesi "ēdo gje do te rregullohet", por kjo nuk ndalonte dot dihatjet e mia. Dihatesha ndersa nena ime zhvishte kembet e mia nga ato ēizme me xhepa te hapur ngaqe me vishnin te vogla e ata ēorape te leckosur. Me ledhatonte fytyren e me thoshte te mos qaja, nderkohe qe ajo e ndizte dhe me shume zemerimin tim, me te qarat e saj e lotet e zjarrte qe binin mbi kembet e mia te ngrira nga te ftohtit. Kembet kuterbonin ere te regjuri por nena nuk ndalej se puthuri nderkohe qe mes gjinjeve te saj te ngrohte kishte strehuar. Ashtu i illnuar dhe i ngushelluar siē isha tashme, u genjeva nga gjumi. Kur u zgjova vereva se nena mi kishte hequr petkat e qullura e te gjakosura dhe me kishte futur ne shtratin ku flija me dy vellezerit e mi Nardin e Tonin. Jashte ishte gati nate e vellai im i vogel Luli po qante ne djep pa u pajtuar nga askush pasi askush nuk ishte ne shtepi sepse te gjithe punonin. Punonte edhe nena ime por qe kishte leje nga "sistemi" te kthehej veē ne mesdite per aq kohe sa mjaftonte per te ushqyer me qumesht gjiri Lulin. Uria Lulin duhet ta kete marre ashtu si dhe mua ndaj qan mendova dhe u ēova i ēorientuar prej krevatit duke duke shpartalluar neper sirtare por me kot ushqim nuk kishte. Kjo nuk ishte hera e pare qe ndodhte ne te kundert, ndodhte teper shpesh.E qara e Lulit ishte e paduruar dhe ndihesha disi i detyruar te gjeja nje zgjdhje sa me pare qe ta beja te pushoje. Kerceja mes dhimbjesh perpara tij duke qeshur e levizur si goridhe ose te pakten si goridha qe une kisha ne mendje pasi ne te vertete nuk kisha pare kurre nje, por, sidoqofte ai njelloj nuk rreshte se qari. Vaji me mori prap dhe mua ngaqe nuk po gjeja nje zgjedhje qe ta ushqeja. M'u kujtua se kisha pasur ate karramelen e shquar te kuqe ne xhepin e pantollonave dhe nxitova i frymezuar te shikoja se mos me kishte rene nga xhepi ose se mos mamaja do e kishte hedhur ne legenin poshte trumes me gjithe pantollona e keshtu do ishte shuar. Per fatin tim, mamaja veē sa i kishte ndare ne nje qoshe brenda nje plasmasi pantallonat e mi te rreckosur. Vrapova ti marr dhe me ngut futa doren ne ate xhep legjendar por tashme ishin dy copa si per magji. Vetem me vone arrita te kuptoj se ajo e ndare ishte shkak i thupres se profesorit. E mora vrullshem ate karramele te ndare ne dy copa dhe ju drejtova Lulit me buzeqeshje. Buzeqeshja me pak ironi si per ti thene qe tani te gjitha deshirat e tua me te thella do te ishin misheruar. Ai me shikonte e ndoshta e dallonte ate qeshje nen buze e cila disi e turbullonte ndaj rrinte ashtu i hutuar derisa si per surprize "Ja zgjedhja!" bertita i eksituar, por ai as qe donte t'ia dinte, filloi te bertiste dhe me fort. E ngrita djepin rreth 140° prej tokes dhe u zotova qe ta ushqeja me gjysmen e karrameles. U habita shume kur hyri Toni brenda ne shtepi dhe si i marrosur me bertiti duke me akuzuar "Kerkon te vrasesh vellane, budalla?" tha ai dhe u turr duke flakur tutje zgjedhjen e perkohshme te te ushqyerit qe mbarte ne krah per te verifikuar se mos Luli kishte ndonje cope prej asaj karramele "per mua aq te shtrejte" ne fytin e tij apo ne gojen e tij te vogel e qumeshtore. Atehere nuk e kuptova pse Toni nuk donte qe une ti jepja karramelen Lulit edhe pse u mundua te ma shpjegonte. Sidoqofte nuk vonuan shume dhe e gjithe familja u bashkua me naten e bujshme ne konakun e varfer. I pane vragat e mia me keqardhje por i injoruan me lote ne sy sepse ishin te pafuqishem perballe atij sistemi te "mallkuar", siē kuptova me vone. Duhej kurajoja e Markeleve qe e gjithe ajo ajo orgji ēmendurishe te mbaronte. Ajo nate ishte e magjishme. E gjithe familja qeshte me lot ne sy kur Toni bente paditjen time te karrameles tek shikoheshim me nje dashuri ēudiberese qe na ushqente mrekullisht. Disi m'u menjanua dhimbja dhe u bashkova me qeshjen e tyre edhe pse nuk po kuptoja arsyen.
Sot me mungon shume ajo e qeshur dashurie e familjes perpara rrjedhive me te cilat perballem ēdo dite.
__________________
Me merr me flake se me zjarr po te jepem!
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
Pergjigjuni me Citim
  #3  
Te vjeter 30-10-2007, 15:59
Minifotoja e anetarit zemershqiptari
I/e Sapoardhur
 
Reg: 08-03-07
Postime: 19
Faqe ne Ditar: 9
Kryesore

Lissus.

Zemra ime nuk erdhi kurre me mua
ne keto rruge kurbeti te turpit tone,
mbeti ku u ngjiz ngaqe u dashurua
me qytetin tim qe hesht si gjithmone.
Mburoje rrin mbi ate vend te bekuar,
ku natyra derdhi fantazine e saj,
ndaj, s'lendohet Lezha pa me lenduar
keshtu qe; po e lenduat mbi ju do qaj.
__________________
Me merr me flake se me zjarr po te jepem!
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
Pergjigjuni me Citim
  #4  
Te vjeter 17-02-2008, 12:41
Minifotoja e anetarit zemershqiptari
I/e Sapoardhur
 
Reg: 08-03-07
Postime: 19
Faqe ne Ditar: 9
Kryesore

Kosove

O moter Kosove, kjo eshte dita jote
thuaja kenges moter, kenges gezimplote!

Kerce n’valle te pafundme se kjo eshte dita e bardhe
vallzo me bijte e tu qe sot nga ka’mos kane ardhe!

Merr fryme Kosove e ngiji mushkerite e tua
me ajrin qe nder shekuj tiranisht te qe mohuar!

Zbathi kembet e fashuara dhe shkele pa droje truadhin tend
shijoje Kosove lirine qe teper vone t’eshte dhene!

Qesh e gezo Kosove, me se fundmi me lot gezimi
qesh e gezo o moter se tani mbaroi i padrejti - burgimi!

Puthi bijte e tu qe nder shekuj te kane nderuar,
perqafoi te gjithe me rralle se jane te permalluar!

Ngrije zerin tend anembane e deri tek perendite
shpalle pamvaresine e shenjteroje kete dite!

Kumtoje fene shqiptare, nder breze trasheguar
dhe gjakun e deshmoreve per shqiptari dhuruar!

Ngrije flamurin e qendisur me endrra patriotesh
lare e shplare me djerse e gjak bijsh Kastriotesh!

Te dua moj moter e gjithmone te kam dashur
nder plaget e mia ke qene plaga me e hapur.
__________________
Me merr me flake se me zjarr po te jepem!
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
Pergjigjuni me Citim
  #5  
Te vjeter 08-04-2008, 12:58
Minifotoja e anetarit zemershqiptari
I/e Sapoardhur
 
Reg: 08-03-07
Postime: 19
Faqe ne Ditar: 9
Kryesore

Ne mendimet e mia, ti.

Ne syprinen e mendimeve te mia, je ti
me syte e tu te magjishem qe me duan
e me leshojne shkreptime me ēdo shikim,
me buzet e embla te cilat me llastuan
e me dehen llogjiken qe ne fillim.

Ne qendren e mendimeve, prap je ti,
me prekjet e ngrohta qe me pushtuan
e me futen ne nje bote me plot kuptim,
me endrrat qe mrekullisht te misheruan
e misteriozisht per mua, ne ēdo drejtim,

Ne thellesine e mendimeve, serish ti
me rrahjet e zemres qe te dashuruan
dendur e thekshem deri n’ekzagjerim.
me shqyrtimet e mprehta qe e hartuan
folene e shpitit tend ne shpirtin tim.
__________________
Me merr me flake se me zjarr po te jepem!
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
Pergjigjuni me Citim
  #6  
Te vjeter 18-04-2008, 21:04
Minifotoja e anetarit abdulkader
Anetar/e
 
Reg: 10-10-06
Postime: 34
Kryesore

I nderuari miku im Pėllumb Syku, me ėndje i lexoj tė gjitha shkrimet e tua. Janė margaritar i vėrtetė qė forumet i ndritė. Tė dėshiroj qė dora lapsi tė mos iku kurrė.

Me respekt
xheladin hamza
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
Pergjigjuni me Citim
Pergjigju

Bookmarks

Tags
pellumb, poezi, syku

Alternativa Teme
Vleresojeni kete Teme
Vleresojeni kete Teme:

Rregullore Postimi
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is aktivizuar
Buzeqeshjet jane te aktivizuar
Kodi [IMG] eshte i aktivizuar
Kodi HTML eshte i dizaktivizuar
Trackbacks are aktivizuar
Pingbacks are aktivizuar
Refbacks are aktivizuar
Kapercim Forumesh

Tema te ngjashme
Tema Filluesi i temes Forumi Pergjigje Postimi i Fundit
A ekziston 'Zoti'? Administratori Teologjia 96 03-05-2008 10:34
Fakte dhe arritje ne mjeksi Administratori Njeriu dhe shendeti 53 03-05-2008 08:01
Qėllimi dhe kuptimi i fesė - besimit Sabahi Teologjia 0 05-01-2008 11:26
Rame Maraj. Njeri me i rrezikshem ne Kosove. The Postman Politika shqiptare 0 30-11-2007 02:31
Drejtimi i shpirtit drejt nje pendimit te sinqerte SmArTs_WAY Kurani dhe Jeta 1 27-06-2006 10:30


Te gjitha oret jane ne GMT +1. Ora tani eshte 10:19.




Parajsa Shqiptare