| Cfare ju duhet te dini? |
|
#1
| ||||
| ||||
| Jam ēekani nėn kėmbanė Eh ti flutur drithėroshe, nuk kupton Pse petalesh ec… dhe fle me trėndafila. Jam ēekani nė kėmbanėn qė kumbon. …Shpirti im, kėmbana vetė ndėr zinxhira. Shpirti im, qė ngushėllon butė ēdo hije, Qė afrohet mes kujtimit mjegullosh; Nė mes dritės ka shkėlqim prej bukurie Nėpėr net’ pafundėsin’ e qiellit bosh. Mos mėkova edhe un’ njė ndjenjė vallė Tek pėrbaltjen fshiva fshehur me qerpik? E di mirė qė kam gjerbur zjarr tė gjallė, Por pas yjesh dot s’mėrgohem e tė ik. Drejt nė ferr mė hodhi jeta nėpėr flakė, Tė dėgjoj si oshėtin kėmbana plakė. 2007 Modifikuar per here te fundit nga D_P : 21-06-2007 ne 01:47. |
|
#2
| ||||
| ||||
| Korēa Sdi si tė tė dua, sdi sa tė tė dua; Veē kur jam atje, nė rrugėt e tua; Kur bliri pikon eliksir mbi mua; Filloj dhe tė ndjej. Kėngė do mėsoj, kėngė qė kėndohen; Ēupat ti trazoj nė mėngjez kur zgjohen; Vellon tu rrėmbej ditėn qė martohen. Do tė vij, ti gjej. Ndėr kangjellat e tua dimėrit me borė; Harpėn ėngjėllore do luaj me dorė; Tė dėgjoj muzikėn zemra ime-e gjorė; Edhe tė zhdėfrej. Pa ta ngjit Moravėn fshehur nėpėr hije; Hije madhėshtie, hije bukurie; Ah!... Do ta shkul zemrėn, ta bėj fije-fije; Ashtu tė tė ndjej. 2000 |
|
#3
| ||||
| ||||
| Qiejve mbeta I verbuar mbeta qiejve, pas yllnajash jetėn treta, Unė ylli i padritė, bredharak veē udhėsh mbeta. …Siē ka qielli trupa plot dritėzimesh tė harruar, Qė veē sillen ndėr etere as tė ndezur, as tė shuar. Ja ashtu mbėrthyer rrathėsh nga njė ethe, anatemė Mendjeēartur, buzėn djegur…vrragėn tonė dot s’e lemė. Mė tėrheq njė thirrj’ e verbėr si njė fat i parashkruar. S’di ku ėshtė drita jote, s’di nė ē’Mjellmė je mėrguar. Kasiopeja mė rri pranė, Andromedėn doja vetė Ca na duan, ca i duam e ngatrruar ėsht’ kjo jetė. Ja pra, shtrirė midis yjesh, jam pa sy e jam pa shpresė. Si agrepi nė rreth zjarri veten vret…e pret tė vdesė. Eh, veē di qė blu e thellė, atje tej ku lindin zėra, Ku gjėmon shpirti i kohės dhe ndėrton botė tė tėra; Atje pra, ku thelbi vetė nė tė zi pulson i shkretė, Ka njė flakėz qė rri zgjuar, ėsht’ njė jet’, njė tjetėr jetė. D_P |
|
#5
| ||||
| ||||
| Citim:
Meqe ky eshte nje forum Virtual, u perpoqa te te jap shpjegime ne MP, por une jam ende i ri ketu dhe nuk e kam ate mundesi... Te pershendes DP Dimėr Kur vjen dimri i akulluar mbetem zgjuar nėpėr netė. E ndjej shpirtin tė mė lerė, nėpėr erė tė mėrgohet. Trupi mbetur i braktisur dalngadalė nis e ftohet, Si njė vatėrzė qė shuhet nė shtėpin’ e lėnė shkretė. Qė prej xhamit tė kristaltė shoh pėrjashta i nemitur, Si nė natėn e ndriēuar bora bie fjolla-fjolla. Syri griset i harruar nėpėr perdezat e holla, Edhe tret lotin e nxehtė me qerpik tė pėrpėlitur. Dhe kur hėna e florinjtė qė prej reve rreh tė dalė, E vesh natėn e pikuar nė pėrndritje tė praruar; Zem’r e dridhur ritmin shuan duke rrahur e hutuar. Hesht dėbora mbi ēatitė ku ka rėnė palė-palė. …Kthehet shpirti i arratisur zemėr-vakur tek mendoja. Ishte jerm apo ekstazė s’e kuptova ku u futa. Sy’n e bukur mė jep hėna fshehur pas reve tė buta. Flok’n e verdhė ka pėrhapur nėpėr perdezat me hoja. DP |
|
#6
| ||||
| ||||
| Kuptojme ndjesin, keqkuptojme emocionin, lumturohemi me ndjenjen, trishtohemi me dashurin. Ne keto rrethana eksplorojme jeten, ndersa jetesa na mbetet mister |
|
#7
| ||||
| ||||
| Poezite shume te bukura dhe plot emocjon brenda.Urime dhe suksese te metejshme ne krijmtarine tuaj DP letrare dhe nje liber seshpejti nqs nuk e keni nje akoma. prsh nga 3doors down |
|
#8
| ||||
| ||||
| ...........Me laps do trazoj yjet Kur shpirti mbushet plot dhe zemra rreh ngadalė; Kur syri ska mė lot dhe goja ska mė fjalė: E marr njė laps tė gjatė, letėr te bardhė plot; Tė shkruaj ditė e natė ato qė si them dot.. Ti them lumit: -Qėndro! Mos shko mė tatėpjetė! Ti them diellit:- Ndalo! Dhe erės:-Fry mė lehtė! Pa yjet ti trazoj me lapsin tim tė gjatė. Jeshilin bar tė shtroj shpejt me njė penelatė. Dhe diellin ta heq fare. Atje qė tė ndriēojė, Do djeg un zemrėn time qė kurrė mos pushojė. Pastaj do ndreq dhe malet, tmos jenė aq tė lartė Dhe do ti kthehem mikes mė pritė edhe pakė; Tė ndreq edhe ca gjėra qė Zoti i harroi, Nė ditėn e Krijimit kur botėn e ndėrtoi. Dhe kur nata tė vijė me mėndafshin e zi, Do bėj tė tjera punė qė aqė mirė e di. Miken do kėrkoj pranė: -Eja tė mė ndihmosh, Ta bėjmė bashkė natėn ti di ta zbukurosh. Nė vend tė hėnės vetė tė vė dy sytė e saj E ti heq fare retė tė le veē ca nė skaj. Dhe do ketė dy hėna, mė shume dashuri. Sdo qahen mė poetėt, sdo qahet me njeri. Dhe yjet njė nga njė me gisht do numuroj. Dhe Rrugė plot te tjera tė Qumėshtit do shtroj. Gjarprusha e Arusha tė Vogla e tė Mėdha. Dhe nja dy Kasiopea, Orione sdi se sa. Pa do filloj me lulet, me shtatė ngyra?-Jo! Do ve mijra tė tjera, sa zemra ime do. Pa kur tė kėndoj kėngė, korēare, me kitarė; Tė kem shtatmijė nota, jo shtatė si mė parė. Dhe kur tja them un mikes njė kėngė me rėnkim, Tė digjen shtatė qiej nga zjarri-i zėrit tim -Po pse tre dimensione ke bėrė i miri Zot? Kur flas pėr dashurinė dua njėmijė plot. Kur ti thur unė fjalė mikes qė pres tė vijė. Tė kem njė mijė gjuhė... dhe akoma njėmijė. Tė gjitha gjėrat pra, siē dua ti ndėrtoj. Te vogla e tė mėdha, sėrishmi ti filloj. ...Ngadalė shpirti shtrohet dhe zemra ritmin mban. Tallazi qetėsohet Por, syri nis e qan. Dhe syri nis e qan. Dh Papando 2004 Brooklyn NY |
![]() |
| Bookmarks |
| Alternativa Teme | |
| Vleresojeni kete Teme | |
|
|
Tema te ngjashme | ||||
| Tema | Filluesi i temes | Forumi | Pergjigje | Postimi i Fundit |
| A ekziston 'Zoti'? | Administratori | Teologjia | 96 | 03-05-2008 10:34 |
| Fakte dhe arritje ne mjeksi | Administratori | Njeriu dhe shendeti | 53 | 03-05-2008 08:01 |
| Qėllimi dhe kuptimi i fesė - besimit | Sabahi | Teologjia | 0 | 05-01-2008 11:26 |
| Rame Maraj. Njeri me i rrezikshem ne Kosove. | The Postman | Politika shqiptare | 0 | 30-11-2007 02:31 |
| Drejtimi i shpirtit drejt nje pendimit te sinqerte | SmArTs_WAY | Kurani dhe Jeta | 1 | 27-06-2006 10:30 |