| Cfare ju duhet te dini? |
| |||||||
|
#1
| ||||
| ||||
| Pjetėr Zarishti, Poeti i parė i letėrsisė sė re shqiptare Tonin Ēobani Pjetėr Zarishi ėshtė quajtur rėndom poet minor, por, sado qė me gjysmė zėri, edhe urė kalimi nga letėrsia e vjetėr shqipe nė letėrsinė e re tė Rilindjes Kombėtare. Klasifikimi i tij ndėr poetėt minorė ia ka zbehur rėndėsinė e tė qenit urė kalimi nė letėrsinė e Rilindjes, e cila do tė njohė shkėlqimin e vet me poetė tė tillė si De Rada, Naimi, Mjeda etj. Nė kėtė aradhė duhet tė kemi parasysh se Pjetėr Zarishi (lindi mė 1806) ėshtė ndarė nga jeta nė vitin 1866, pra, e ka mbyllur veprimtarinė e vet krijuese, pikėrisht atė vit kur kanė lindur Ēajupi e Mjeda, ndėrsa Naim Frashėri, ende student nė gjimnazin Zosimea tė Janinės, ndoshta, as nuk e kishte ēuar ndonjėherė nėpėr mend se do tė shkruante dikur poezi nė gjuhėn shqipe. Gjithsesi, ky informacion nuk vlen drejtpėrdrejt pėr poetin dhe rėndėsinė e veprės sė tij. Ai theksohet nė fillim tė kėsaj monografie pėr tė mbajtur qė nė krye njė qėndrim ndaj Historisė sė Letėrsisė Shqiptare apo tė kritereve tė parashtrimit tė saj, pasi, duke mos e njohur sa duhet Pjetėr Zarishin dhe poezinė e tij ose duke mos e vlerėsuar meritueshėm atė, ėshtė krijuar realisht njė boshllėk i panevojshėm nė historinė e letėrsisė shqiptare. Ky vakuum pėrfshin gati njė shekull: nga letėrsia e vjetėr shqipe (shekulli XVI-XVII) deri te letėrsia e re e Rilindjes (Shekulli XIX-XX). Sigurisht, sepse njė gjysmė zėri vendosi realisht tė mos pranohej si histori ura lidhėse, vepra poetike e Pjetėr Zarishit dhe pas tij e Leonardo de Martinos dhe e ndonjė tjetri. Pėr pasojė, duke u braktisur kriteret shkencore tė hartimit tė historisė sė letėrsisė sė njė vendi, u sajua njė histori e arnuar letėrsie dhe u konsiderua si i tillė zhvillimi letrar i arbėreshėve tė Italisė (shek.XVIII-XIX): Variboba, De Rada, Dara, Serembe, Skiroi, si dhe letėrsia e diasporės shqiptare (shek.XIX-XX): Naimi e Samiu nė Stamboll (Turqi), Mitko e Ēajupi nė Misir (Egjipt), Poradeci e Asdreni nė Bukuresht (Rumani), Noli e Konica nė Boston (SHBA) etj. Ēoroditjet nė historinė e letėrsisė shqipe Edhe mė ēoroditje ka sjellė nė historinė e letėrsinė shqiptare mospranimi mė zė tė plotė i urės lidhėse tė letėrsisė (poezia e Pjetėr Zarishit) nė qėndrimin ndaj zhvillimit letrar tė bejtexhinjve. Letėrsia e bejtexhinjve ka lulėzuar si njė degėzim paralel dhe krejtėsisht i shkėputur nga letėrsia e vjetėr shqiptare e shek. XVI-XVII. Ajo ka qenė thuajse krejtėsisht e shkėputur edhe nga letėrsia e kolonive shqiptare dhe ajo e diasporės. Letėrsia e bejtexhinjve u shkruar me alfabet arab dhe u pėrhap kryesisht si letėrsi gojore nga shek.XVI deri nė shek.XX nė disa qytete tė Shqipėrisė (pėrfshirė edhe Kosovėn e vise tė tjera shqiptare nė rajon), qė kishin lidhje mė tė forta administrativo-kulturore me Stambollin, qendrėn e Perandorisė Osmane, por u shtri sa gjerė gjatė nė historinė e letėrsinė shqiptare, me tė drejtė dhe pa tė drejtė, pikėrisht, pse gjeti vend vakuum. E paraqitur kėshtu, historia e letėrsisė shqiptare mbetet e paargumentuar shkencėrisht, sepse nė asnjė vend tė globit kultura, aq mė pak letėrsia, nuk mund tė zhvillohet jashtė qendrave kulturore ku flitet masivisht ajo gjuhė, me tė cilėn njė letėrsi realizon komunikimin e vet. Duke pranuar veprėn poetike tė Pjetėr Zarishit, e cila realisht krijon lidhjen e letėrsinė sė vjetėr shqipe me letėrsinė e re, do tė mund tė pozicionohet mė mirė edhe letėrsia e kolonive dhe ajo e diasporės, tė cilat pa mė tė voglin dyshim kanė rėndėsinė e vet tė padiskutueshme nė Historinė e Letėrsisė Shqiptare. Me kėtė rast do tė mund tė zgjidhej mė objektivisht edhe vendi qė i takon nė historinė e kulturės shqiptare letėrsisė me alfabet arab dhe, ndoshta, edhe i asaj letėrsie qė u shkrua nė latinisht nga autorė shqiptarė. Poeti Pjetėr Zarishi ėshtė njė poet me ndjeshmėri vetjake, qoftė kur shqipėron vargje religjioze, qoftė kur shqipton poezi origjinale me temė laike a fetare. Ai, duke qenė shkolluar nė Perėndim dhe doktoruar pėr filozofi e teologji, ėshtė njohės i mirė i letėrsisė latine e italiane, ashtu si edhe i letėrsisė sė shkruar deri atėherė nė gjuhėn shqipe. Nga ana tjetėr, Pjetėr Zarishi, duke marrė mėsimet e para nė gjuhėn amtare dhe duke qenė nė kontakt tė vazhdueshėm me folklorin e pasur e aktiv tė krahinave tė Zadrimės dhe Mirditės, ku jetoi dhe ushtroi shėrbimin e klerikut, ėshtė njohės i mirė i gjuhės shqipe, tė folur dhe tė shkruar, si dhe i aftėsive tė saj poeziformuese. Prandaj ai eksperimentoi me sukses format klasike tė poezisė, si tingėllimėn dhe poemėn nė tingėllima, strofėn safike, 11-rrokėshin etj. Kryesisht pėr temėn laike qė derdhi nė kėto forma poetike, Pjetėr Zarishi merr atributet e poetėve nismėtarė tė letėrsisė sė Rilindjes Kombėtare Shqiptare. Vepra e tij u frymėzua dhe u bė shprehėse e lėvizjes popullore tė viteve 40-60 tė shekullit tė 19-tė, lėvizje e cila u parapriu ngjarjeve tė mėdha tė Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit. Me rilindasit e parė Duke jetuar nė atmosferėn kryengritėse tė Shqipėrisė sė Veriut dhe duke marrė pjesė gjallėrisht nė organizimin e saj nė njė nga zonat mė aktive tė kohės, siē ishte Mirdita dhe krahinat e tjera tė ish Principatės sė Dukagjinėve, Zarishi me veprėn e vet u bė pėrēuesi mė tipik nė letėrsinė e fazės sė parė tė Rilindjes pėr sa i takon asaj kėrkese politike tė kohės, e cila kufizohej fillimisht me ngritjen e njė shteti shqiptar autonom nė suazėn e Perandorisė Osmane. Zėri i tij bashkohet me zėrin e ideologėve, poetėve dhe veprimtarėve tė periudhės sė parė tė Rilindjes Kombėtare, me zėrin e Naum Velqilharxhit (1797-1846) e tė Zef Jubanit (1818-1880), tė Jeronim de Radės (1814-1903) e tė Pashko Vasės (1825-1892), tė Dora DIstrias (1829-1888), Sami Frashėrit (1850-1904) e tė tjerėve atdhetarė, qė veprėn e tyre e vunė nė shėrbim tė lirisė dhe pavarėsisė. Zarishi ėshtė ndėr tė parėt qė kuptoi se prej klasės feudale shqiptare nuk mund tė pritej njė udhėheqje reale e lėvizjes atdhetare. Veprimtaria Pjetėr Zarishi, si njė klerik atdhetar, u shqua nė ato vite edhe pėr kundėrvėnien e vendosur qė i bėri klerit tė huaj, nė rastet kur ai kler mbante qėndrime tė papėrgjegjshme ndaj problemeve jetike tė besimtarėve nė kushtet e shtrėngesave tė administratės osmane. Ai e ndiente se kleri i huaj, pėrgjithėsisht, mbillte injorancė dhe padije ndėr besimtarė, gjėra kėto qė nuk mund tu shėrbenin aspak interesave tė shqiptarėve. Nė kėto kushte, Pjetėr Zarishi kuptoi rėndėsinė qė kishte pėr kohėn ndėrgjegjėsimi kulturor i shqiptarėve dhe, veēanėrisht, lėvrimi i gjuhės amtare, prandaj gjatė gjithė jetės sė vet iu kushtua studimit tė shqipes, pėrkthimeve dhe, nė mėnyrė tė veēantė, krijimtarisė poetike origjinale nė kėtė gjuhė. Vepra e Pjetėr Zarishit, megjithėse u botua vetėm pjesėrisht dhe pas vdekjes sė poetit (sepse u zhduk ose u mbajt fshehur), u pėrhap nė popull gojė mė gojė, duke ushtruar, kėsisoj, njė ndikim tė pandėrprerė te poetėt e mėvonshėm tė Veriut, si Leonardo de Martino (1830-1923), Ndre Mjeda (1866-1937), Gjergj Fishta (1871-1940) etj., tė cilėt i kaluan nėpėr duar dorėshkrimet e poezive tė tij. Njė monografi e munguar Monografia Pjetėr Zarishi dhe krijimi i rruzullimit merr pėrsipėr tė realizojė njė profil tė plotė pėr poetin mė tė parė tė letėrsisė sė re shqiptare, i cili ėshtė cilėsuar urė kalimi nga letėrsia e vjetėr shqipe nė atė tė Rilindjes. Pjetėr Zarishi (1806-1866) lindi nė Zadrimė, por kreu studimet e mesme e tė larta nė Romė, ku edhe u doktorua pėr filozofi e teologji. Me tu kthyer nė vendlindje, ai u zhgėnjye si prej eprorėve tė huaj, qė shėrbenin nė Shqipėri, ashtu edhe prej feudalėve vendas qė mbanin ofiqet dhe uniformat e administratės sė Stambollit. Ėshtė, pikėrisht, ky zhgėnjim qė e frymėzoi poezinė e tij, e cila u botua pjesėrisht pas vdekjes sė poetit dhe ende sot e kėsaj dite nuk i ėshtė dhėnė e plotė lexuesit. Dora dIstria shkruante qė nė vitin 1872 se Zarishi, qė ishte njė bashkėkohės yni, ka bėrė poezi tė bukura shqipe, ndėrsa Zef Skiroi shkruante: Poezitė e fuqishme dhe pėrkthimet e mrekullueshme (tė Zarishit) ... janė destinuar pėr tė bėrė njė pėrshtypje tė thellė (1918). Pjetėr Zarishi ėshtė mė i pari qė shkroi njė poezi pėr Shqipėrinė (Kanga e Shqipnis), mė i pari dhe, ndoshta, i vetmi qė na la njė poemė kozmogonike (Krijimi i rruzullimit) tė strukturuar nė 13 tingėllima. Studiuesi Tonin Ēobani, tanimė i njohur pėr biografitė e tij shkencore pėr Lekė Dukagjinin, Frang Bardhin, Gjergj Fishtėn, e ka organizuar monografinė pėr Pjetėr Zarishin nė tri pjesė: Zhgėnjimet e poetit, Nė nismat e letėrsisė sė Rilindjes dhe Krijimi i rruzullimit, ku botohet pėr herė tė parė e plotė poema e Zarishit Krijimi i rruzullimit nė dy variante: sipas dorėshkrimit origjinal dhe e kthyer nė gegėrishten e sotme letrare pėr tu shijuar mė lehtėsisht prej lexuesit. Krijimi i rruzullimit (Pesė tingėllimat e para tė poemės, e botuar sipas dorėshkrimit tė Pjetėr Zarishit, pėrshtatur nė gegėrishten e sotme) I Ishte gjithmonė Zoti i pafill e i vetėm: Tjetėr, posė kaosit, asgja su dėshmonte; Ishte kush ishte nvetvete i pėshtetun, Plot konden nė vete, veten gėzonte. Jashtė vetes ndonjė send iu kand me iu gjetun, Qė vlerėn tue ia njohė, nderim ti ēonte. Qiti mendimin edhe punėn si e nisi, Pėr gjashtė dit dynjanė krejt ēe ujdisi. Pėr gjashtė dit kah njė sendet mabrė i muer: Ditės sė shtatė ndali turr e i dha bekimin, Gjithēka desht prej kurrgjaje mbasi nxuer. Lėshoi sytė rreth, e kėqyri pėrftimin: Pranė gjet, se ē;kishte marrė nėpėr duer Basit tmirė ma t mirė ia bante dėshmimin. II Qielli me hanė, yll e diell rishtas ndriti; Toka me mal, fushė e det u mbarėshtue; Pjellė e bimė pėr tgjithė sendet rendas qiti; Urdhėn, kush i fali, si u kish vue. Njeriun zot, si vete, Zoti e goditi, Njeriut i dha tager tgjitha me i gėzue: Por qielli kurr as toka udhėn srrėshqiti, Njeriu kaloi cakun e u gjend gabue. Punės skeqe pendimi mbrapa i mbėrrini; Tha fjalėn Zoti, e smirash gjithė e shkreti, E gjithė mbi krye tzezat ia pėrtrini. Skish kurr me vdekė, edhe vdekjes ia laneti; Prandej njė shkrolė mallkimi pėr ballė ia shtrini. Medet njeriu, se ēi sjell kabaheti... III Tue gjėmue, tue u pėrlotė motin njeriu shkonte Pėr lumni qė buer, pėr halle qė i binin; Mundi qė hiqte, derti qė e poshtėnonte, Buka veshja, konaku vend si linin. Veē ndėr kaq mundime, qė ma smund tēonte, Fjalėt e Zotfit gjallė nė zemėr i rrinin; Se prej dore pėr gjithmonė sdo ta lėshonte; Ani shpresa ia zbuste shpirtin e mishin. Erzin fytyrės sė Zotit ia kushtoi; Ashtu fjalėn njeriut me ia premtue, Edhe pezmi i kobėtarit, qė e harlisi. Ashtu shumė profetė me rend kanė dėshmue, E njė shpėrblyesi prandej emni i krisi: Pra, lum me sy kush kishte pėr ta gėzue! IV Ndrroi dynjaja, krejt dynjaja shastisi; Mbas vdekjes sė tė parėve, mbisundoi mėkati. Harroi Zotn, edhe hasmit nderime i nisi; Udhės e ligjės, sa mundi shqelma i vikati. Me hata tpamasė tLumin e bezdisi; Kaq, sa shtrini thuprėn e i hallakati, Me lėngatė, ujė, zjarr, zi, luftė e kėrdisi; Ferrat, qė mbollėn, me i kurrė u erdh sahati. Por, kur i porosiste kah dashnia, Me besė rishtas, si ma tė parėt, i ngushėllonte, E pėr ta gati rrinte mrekullia. Prandej, koha kah fillimi si u afronte, Shpėrblesė i shenjohet Davidit vllaznia: Pra, qe, me tsaktin Zoti si qėndronte! V Shpirtit tdjerrun i shkonte nalt krenia: Krajlnisė sZotit thuejse gjysmėn ia mora, Prej kėsaj jete,- thoshte,- krejt e nxora, Qielli fill i vetėm po mbet i tija! Pra, njeriut tmjerė dėshmi ku i bante hija Nalt iu ngjitėn lotėt: Rridh ti, o e Zotit dora... Ēona pėr tēue ke pate; e rini kora, Pezėm e dhimbje pėr njė herė me nda Lumnia. Emėn bani, e njetė erdh i Biri, E u ba,- shpirt, mish veten tue vendue Prej grues pa hile,- bashkė Zot e Njeri. Pra, lindi me dukje tė pakėt, si gjithė fėmija, Veēse fuqi-plotė edhe i pėrkryem; Shėrbesa e njeriut, e hasmit rrėnia.
__________________ The heaven's sound is composed inside your heart, listen to its beat to syncronize your life onto the angel's steps. |
![]() |
| Bookmarks |
| Alternativa Teme | |
| Vleresojeni kete Teme | |
| |
Tema te ngjashme | ||||
| Tema | Filluesi i temes | Forumi | Pergjigje | Postimi i Fundit |
| Gjuhe jone Shqipe! | Poseidoni | Gjuha shqipe | 8 | 02-07-2008 22:41 |
| Armiqtė e shqiptarėve: Nė kėrkim tė themelit tė politikės | Sabahi | Arena Nderkombetare | 0 | 07-01-2008 11:24 |
| Gjergj Kastrioti - Skenderbeu | AlbShkodra | Historia | 13 | 21-04-2007 17:33 |
| Ku eshte Ukshin Hoti ?!! | Jonisa | Historia | 0 | 17-05-2006 13:39 |
| Kur'ani Fisnik ne Shqip | Administratori | Kurani dhe Jeta | 5 | 04-09-2003 16:15 |