Total: (110,051) Pershendetje Vizitor | | Ndihme | Na Shkruani
Parajsa.com Forumi
... komuniteti i shqiptareve

Kendi i Reklamave


Tregoni rezultatet 1 ne 6 nga 6

Tema: Petro Marko

  1. #1
    Minifotoja e anetarit Administratori
    Administratori eshte Jashte Linje Administratori Pedestrian Killer Champion
    Reg
    06-07-02
    Lokalizimi
    Chicago
    Postime
    2,935
    Faqe ne Ditar
    10
    Images
    2408

    Icon8 Petro Marko

    Petro Marko

    Nuk ka shembull ne letersine shqiptare, ku te jete gershetuar dhe njehsuar aq shume mes vetes njeriu dhe krijuesi - Petro Marko njeri dhe Petro Marko shkrimtar. Me romanet e tij Petro Marko hyri ne personalitetet me te shquara te kultures shqiptare qe sollen risi te verteta ne traditen letrare shqiptare. Tek vepra e tij rrezaton bindja dhe besimi i lindur per dashurine dhe humanizmin njerezor, ndonese sa rrojti ishte nder personalitetet me te persekutuara dhe me te munduara. Petro Marko lindi ne fshatin Dhermi te Himares me 1913. U shkollua ne vendlindje dhe ne Vlore. Pak kohe studioi ne Athine. Qe kur ishte nxenes i shkolles tregtare ne Vlore (te cilen e kreu ne vitin 1932, filloi te shkruaje poezi dhe proza te shkurtra). Petro Marko ka nje biografi nga me te pasurat dhe me te bujshmet ne letersine shqiptare.


    Deri ne vitin 1936 ai punoi ne Tirane si gazetar dhe po ate vit, ne moshen 23 vjecare u nis vullnetar ne Luften e Spanjes, si luftetar ne brigadat internazionale. Pas Luftes se Spanjes, gjate kthimit per ne Shqiperi, ai do te ndeshet dhe do te marre pjese ne shume beteja antifashiste neper Evrope. Pas kthimit ne Shqiperi ne vitin 1940 do te burgoset nga italianet, qe aso kohe e kishin pushtuar Shqiperine, dhe do te perfundoje ne kampin e ishullit Ustika afer Palermos. Ne perfundim te Luftes Antifashiste ne vitin '44, Petro Marko do te marre pjese ne rradhet e partizaneve italiane, duke i rene kryq e terthor Italise, si luftetar dhe si komandant me pervoje luftarake. Kur kthehet ne Shqiperine e cliruar, ftohet qe te qendroje ne krye te gazetes "Bashkimi" ne Tirane, por shpejt do te perjetoje disa nga vitet me te renda neper burgjet e shtetit shqiptar komunist, per te cilin Petro Markoja kishte luftuar neper Evrope dhe Shqiperi me se 10 vjet rrjesht. Kjo per te vetmin shkak se nuk mund te pajtohej qe ne ditet e para te pushtetit me fillimin e diktatures, e sidomos kur provoi t'i rezistoje diktatit qe i vinte Shqiperise aso kohe nga jashte kryesisht nga Beogradi.
    Ne kulturen dhe letersine kombetare Petro Marko eshte personalitet i permasave te medha me shpirt e mendje te paluhatur para cdo stuhie. Ata qe e kane njohur nga afer Petro Markon e kane ndjere se brenda tij rrezatonte nje besim madhor ndaj njeriut dhe miresise. Vetem nje lartesi shpirti e tille mund ta perballonte ndeshjen sy me sy me vdekjen, qe ai e perjetoi aq shume here gjate jetes se tij.

    Dhe sa here ngrihej ne kembe ai do ta niste nga e para luften ndaj se keqes po me ate force besimi, po me ate rrezatim miresie. Te tille e ndjen lexuesi Petron ne romanet "Hasta la vista"(1958) dhe "Qyteti i fundit"(1960), ku rruga e tij jetesore e asimiluar artistikisht, eshte aq e pranishme. Ne vitet '70 ai do te shkruaje romanin "Nje emer ne kater rruge", ndersa periudhen e veshtire te jetes se tij ne ishullin e Ustikes do ta perjetesoje ne romanin e tij te rendesishem "Nata e Ustikes"(1989). Paraqitja e shkrimtarit Petro Marko me dy romanet e tij te pare "Hasta la vista" dhe "Qyteti i fundit" ne vitet '60 eshte nje kthese e vertete ne historikun e shkurter te romanit shqiptar. Dhe nuk eshte fjala per rrumbullakesimin e nje pervoje krijuese, por perkunderazi per nderprerje dhe dalje nga nje pervoje e shartuar jonatyrshem ne rrjedhat e letrare shqiptare, ishte nje synim qe rrefimi romanor, pjeserisht ne vitet '40, '50, do te clirohej dhe te hapej si vizion, univers krijues dhe si spekter tematik. Krahas kesaj prirjeje te brendeshme qe kane te dy romanet e permendur perballe veprave te te njejtit zhaner te deriatehershem, keto vepra qendronin superiore dhe si artikulim artistik.

    Dhe pikerisht per natyren e risive, per natyren qe pretendon ndryshime te verteta te vlerave letrare. te gjitha veprat e Petro Markos u pelqyen dhe u kerkuan nga lexuesi. Faqet me te fuqishme te prozes se Petro Markos reflektojne triunfin e dashurise dhe te humanizmit njerezor. Pas tere atij ferri neper te cilin kalon njeriu ne rrefimin e Petro Markos, ai arrin te mbetet i pamposhtur nga mizorite e botes. Kete berthame te brendeshme e rrezatojne personazhet nga romanet e tij, kete shkelqim biblik reflekton Petro Marko njeri dhe Petro Marko shkrimtar ne tere veprat e tij.

    Horizonti Poetik
    Ne radhe te pare Petro Marko eshte nje prozator i madh; romanet e tij pasuruan traditen letrare te prozes shqiptare, duke i siguruar atij nje vend nderi ne te. Po P.Marko shkroi dhe botoi shume poezi neper faqet e shtypit, te gazetave e revistave letrare. Krijimtaria poetike e P.Markos permblidhet ne vellimin me poezi "Horizont", i cili u botua ne vitin 1959. Ky liber u ribotua dhe ne Prishtine ne vitin 1972. Poezia e P.Markos shquhet nga njera ane per notat e dhembjes, shqetesimeve ndaj vuajtjeve individuale dhe kolektive nga ana tjeter ajo vlon nga protesta kunder padrejtesive shoqerore te kohes. Gjithashtu ne kete poezi eshte i pranishem toni luftarak qe lidhet me poezite e frymezuara nga koha e Luftes se Spanjes:
    Madrit!
    Me thirre?
    Erdha!

    Ne keto poezi mbizoteron vargu i shkurter si dhe perdorimi i dendur i shenjave te pikesimit. Ashtu sic ishte jeta e poetit me frymezimin e nje zjarri te brendshem internacional, ashtu dhe poezia e tij trumbeton kete fryme vellazerimi e bashkimi qe i kapercen caqet nazionale

    Njohja e disa gjuheve te huaja dhe kontakti drejtperdrejt me poezine moderne beri qe P.Marko te perpunonte vargun poetik, te sofistikonte e metaforizonte nentekstin e poetikes se tii. Keshtu ne poezite qe nga kritika mbahen me te mirat si Tri fattbenat, Vdekja lind, Kenga e vales, etj. poeti krijon atmosfere poetike me raportet jete-vdekje, enderr-zhgjender, shprese-iluzion etj. Ne poezine e tij shpesh bie ne sy ndikimi nga mitologjia shqiptare apo modele te poezise popullore, vecanerisht te vendlindjes (Laberise). Pavaresisht se P.Marko solli frymen e tij originale ne poezine shqiptare, ai mbetet i madh me prozen e tij romanore.
    Imazhe te Ngjitura Imazhe te Ngjitura
    Always be yourself, express yourself, have faith in yourself, don't go around looking to duplicate a successful personality.

  2. #2
    Minifotoja e anetarit Administratori
    Administratori eshte Jashte Linje Administratori Pedestrian Killer Champion
    Reg
    06-07-02
    Lokalizimi
    Chicago
    Postime
    2,935
    Faqe ne Ditar
    10
    Images
    2408

    Icon8 Interviste me Vetvehten

    Interviste me Vetvehten

    Po me shume se ne cdo veper filozofia e te jetuarit te P.Markos ndjehet vecanerisht ne librin monumental "Interviste me vetveten", lene doreshkrim dhe botuar 10 vjet pas vdekjes se autorit. Ne kete veper rrugen e tij jetesore, jeteshkrimin e tij Petro Marko i le si deshmi te drejtperdrejta, pa u distancuar permes personazheve letrare, sic vepron ne shumicen e romaneve. Rrefimi eshte i rrepte dhe total, ai ngrihet ne shkalle te nje metafore per rrugen e Shqiperise gjate 60 vjeteve, ne metafore te luftes se panderprere te njeriut mes se mires dhe se keqes. Luftetar dhe kryeluftetar ne Spanje, ne France dhe Itali, kryengrites burgjesh neper Evrope dhe ne Mesdhe, P.Marko marshon fuqishem drejt atdheut te vet, i cili ishte dhe ai i pushtuar nga fashizmi. Autori shfaqet gjate rrefimit te historise se tij ne "Interviste me vetveten" si nje kriiese mitologie e lindur ta mbaje shpaten ngritur dhe te gatshme per te goditur te keqen kudo qofte ajo, i bindur se ashtu e pastronte dhe qiellin e tokes se vendlindjes. Me kete besim madhor Petro Marko pas vitesh e betejash te panderprera neper Evrope, me 1944 do te kthehet ne Shqiperi.

    Ne moshen 30 vjecare, por me aq bema mbi shpine, sa ne jeten e nje njeriu te zakonshem nuk mund te ngarkohen as per nje shekull, P.Marko sa qe gjalle, do te perjetoje ne atdhe zhgenjimin dhe dhembjen me te thekshme. Ditet e para ne Tirane, pasi e emerojne pergjegjes shtypi, i caktojne shtepine ku do te jetonte. Vone ne mbremje, qe naten e pare, ai do jete deshmitar i nje takimi trishtues me famlijen, pronarin e viles: "Shoku Petro na kane dhene urdher t'jua leshojme sbtepine me krejt cka ka ne te, ku do te vendosemi dhe a mund te marrim me vete ndonje gje personale", e pret zonja e shtepise duke u dridhur.

    Petroja trishtohet, le shtepine dhe kerkon sqarim nga shoket - mos eshte ndonje gabim apo keqkuptim? Keshtu e fillon rrefimin e vet P.Marko ne vepren voluminoze "Interviste me vetveten", qe eshte nje nga deshmite me rrenqethese per ate qe do te vinte dhe do ta mberthente Shqiperine gjate diktatures Komuniste. Po ashtu do ta detyrojne Petro Markon qe te futet nen tutelen e gazetes "Borba" te Beogradit. Por ai nuk pranon: "Ne kemi me shume tradite, jemi vazhduesit e gazetes "Bashkimi i Kombit" para lufte, le te mesoje "Borba" nga ne", dhe ketu do te zinte fill kalvari i ri i burgosjeve dhe i persekutimeve te nje egersie qe nuk e kishte provuar me pare.

    Nje bashkeluftetar nga Italia pas afro 50 vjetesh, diku para vdekjes, do t'i thote Petros "Shkruaje rrugen, historine tende se ajo vlen me shume se 100 romane." Dhe vertet, libri "Interviste me vetveten" eshte historia per gjysme shekulli e Shqiperise, rrefimi me fuqi rrezatimi i permasave te nje biblioteke te tere dokumentash. Permes kesaj vepre njihet me mire drama e kombit dhe e Shqiperise dhe pas leximit te ketij libri duhet me shume dhe me paster atdheu e kombi.
    Always be yourself, express yourself, have faith in yourself, don't go around looking to duplicate a successful personality.

  3. #3
    Minifotoja e anetarit Administratori
    Administratori eshte Jashte Linje Administratori Pedestrian Killer Champion
    Reg
    06-07-02
    Lokalizimi
    Chicago
    Postime
    2,935
    Faqe ne Ditar
    10
    Images
    2408

    Icon8 Hasta la Vista

    Hasta la Vista

    eshte romani i pare i autorit dhe me i rendesishmi per kohen, kur e shkroi, si ne rrafshin artistik ashtu dhe ne ate tematik. Rendesia e tij qendron vecanerisht, se lajmeroi kthesen ne rrjedhat historike te romanit shqiptar. Romani sjell rrefimin e luftes ne Spanje, ku kryesisht veprojne personazhe nga mesi i vullnetareve shqiptare dhe nderkombetare. Ne te rrefehen betejat e shumta gjate viteve te kaluara ne front, te cilat pershkruhen me nje gjuhe te gjalle dhe te paperseritur. Krahas ngjarjeve per rrjedhat e luftes, rrefehet dhe linja e dashurise ndermjet luftetarit shqiptar Gori dhe infermieres spanjolle Anita. Ngjarja, pra, ne romanin "Hasta la vista" rrjedh ne dy binare: rrefimi per luften dhe rrefimi per dashurine. Ne rrefimin e pare, shkrimtari e kuadron luften mes republikaneve qe u vijne ne ndihme vullnetare nga mbare bota dhe, monarkisteve te ndihmuar nga fuqite fashiste evropiane.

    Ne rrethin e te pareve jane dhe vullnetaret shqiptare qe se bashku me te tjeret luftonin fashizmin, qe, gjate luftes ne Spanje (gjysma e dyte e viteve '30) ishte forcuar dhe paralajmeronte Luften e Dyte Boterore. Ane e fuqishme e rrefimit per luften eshte ndertimi i personazheve, shpalimi i karaktereve, i psikologjise dhe i filozofise se tyre. Numri me i madh i personazheve eshte nga radhet e vullnetareve shqiptare, ne mesin e te cileve ishin personalitete te shquara te kohes si Skender Luarasi, Asim Vokshi, Mehmet Shehu, Xhemal Kada, vete Petro Marko etj. Keta dhe personazhet e sajuara permes imagjinates, autori do t'i sprovoje ne rrethanat e luftes. Dhe nje sprove do te jete e rrepte: te ballafaquar shpesh sy me sy me vdekjen, ata hapen plotesisht para te tjereve, pa mundur te fshehin asgje. Dhe pikerisht ne kete faqe te artit te vet tregimtar, Petro Marko do ta beje shmangien e pare nga shablloni i doktrines zyrtare: edhe pse grupi i vullnetareve te luftes mendohej te ishte pjese e me te zgjedhurve te mjedisit dhe te kohes shqiptare, te vene perballe rrezikut te vdekjes, jo te gjithe do ta perballojne ate njesoj. Ne mesin e tyre, prandaj, do te verehet ndonje luhatje qe, nen presionin e frikes, do te manifestohet si ikje, si fshehje, si dezertim. Pra, Petro Markoja, edhe brenda rrethit te personazheve te zgjedhura per kauzen pozitive mbarenjerezore, do te dalloje dobesi, cene dhe ane te shemtuara mes tyre.

    Ne linjen e dyte, ne rrefimin e dashurise mes Gorit dhe Anites, autori arrin efekte nga me te shenuarat ne artikulimin artistik. Dashuria mes tyre, ne kete rast, eshte vendosur ne nje kontekst ngjarjesh te vecanta, te jashtezakonshme. Lufta jepet e pranishme kudo e ne cdo cast, si shperthim gjylesh topi apo granate, aty rrotull e neper kembe, e parashikueshme dhe e paparashikueshme njeherazi, eshte pikerisht ajo qe percakton rrjedhen e ngjarjeve te dites, te castit. Ne kuader te kesaj vetedijeje dhe nenvetedijeje lindja e dashurise mes Gorit luftetar dhe Anites infermiere, do te kete nje tjeter shije, tjeter intensitet dhe force emozionale Anita, gjimnazistja e bukur spanjolle, ne rolin e infermieres, ne nje kamp te improvizuar qe vlon nga rremuja e luftes dhe lodhja per t'u ndihmuar te plagosurve nga fronti, befasisht do te ndeshe shikimin e nje te plagosuri te ri. Ky luftetar rreth te njezetave, kacurrel e me nje bukuri apolonike, prej nga te kete ardhur valle per te luftuar, per te vdekur ne Spanje, per Spanjen? Keshtu e perjeton Anita takimin e pare me ata sy, duke e perfytyruar Gorin, si nje krijese jashtetokesore, mitologjike. Dashuria midis tyre, e ngjizur dhe e ndezur ne keto rrethana do te jete po ashtu, e permasave te jashtezakonshme. Edhe kjo ishte e vecanta qe sillte Petro Marko ne temen e dashurise ne romanin shqiptar te asaj kohe.


    Fragment
    TAKIMI I GORIT ME ANITeN:
    Aeroplani ra mbi ullinjte. I digjeshin krahet. Te tjeret u larguan, se pothuaj gjithe vagonat u bene shkrumb e hi. Nje terkuze e gjate vagonash ishin katandisur skelete hekuri ne zjarr. Disa ishin te permbysura dhe akoma leshonin zjarr e tym. Ata qe duallen nga aeroplani, kerkuan te shpetonin, po u zune. Ishin tre hitieriane te divizionit "Kondor" dhe nje frankist. Garibaldinet i zune, i lidhen dhe i shikonin me zemerim.
    -E cmi mbani gjalle, -thirri dikush. - Hidhini n'ate zjarr qe ndezen vete! Brigantet!
    Nje tjeter u afrua dhe nxori revolen t'i vriste, po dora e tij u ndal nga Ramizi.
    Keta jane rober lufte! Do te dergohen te shoket e tyre! Mos i ngini! Po i ngau njeri...
    Fjalen e Ramizit e preu Alvarezi.
    - I carmatosni mire dhe i shpini ne shtabin e brigades, aty pas ullinjve. ju te tjeret ndihmoni shoket!...
    - c'me rrini keshtu sikur shikoni ndonje Sfaqje!
    - Plumbin qenve! Plumbin - u degjua perseri nga mesi i ushtareve.
    - Degjoni thirri me ze te prere komisari Alvarez - po i ngau njeri, plumbin ka. Shpejt, sikush ne kompanine e tij...
    Kishte nga ata kurreshtare qe deshen te shikonin c'fytyre kishin bishat qe bombardonin dite e nate Spanjen republikane. S'lane shtepi e fshat, stacion e qytet pa bere shkrumb e hi. Mire! Ata sipas ligjeve te luftes se tyre te padrejte, mund t'i sulmonin trenat e luftes e t'i shkaterronin sic bene tani! Po kush i lajmeroi? Kush e dergoi lajmin se ky tren ishte i brigades se 12-te? Eh, lufte o lufte!
    - Mor po keta qenkan simpatike! - tha njeri. -jane te rinj. Pa shikoi! Flokeverdhe, bukuroshe! Pa shiko frankistin! Nje moreno, terheqes per vajzat, qe c'ke me te...
    - Derrat! - thirri nje tjeter.
    - Qent e qenit! - ia priti nje tjeter.
    - Te kater roberit, shkonin kryelarte. Bile ndezen dhe cigaren. Flisnin midis tyre... dhe sic dukej, ate qe ato po benin, e benin per Fuhrerin qe i kish verbuar dhe ndersyer.. Kush e di! Pa tjeter do te vinin ne vete ndonje dite, po te shpetonin nga ky zjarr qe ndezen ata me urdherin e perendise se tyre. Agimi, si nga hera, vazhdonte te derdhte driten e argjende nga lindja ku shtrihej deti Mesdhe. Pastaj nje vale resh te kuqe u dalluan ne horizontin e hapur! Eh, c'agim! Sa keq per Gorin qe s'e pa kete agim! I kishin folur per agimet e kuqerreme te Spanjes se bukur. Po ja qe s'pati fat ta shikonte kete agim vjeshte. Ish i shtrire, aty rreze nje ulliri, i rrethuar nga shoket. Asimi nuk fliste. Prisnin doktorin, qe mjekonte ata qe ishin te plagosur me rende. Kush e di sa shoke te rinj si Gori, qe kapercyen kufi e dete, per te ardhur gjer ketu, u vrane tani, pa ja shkrepur asnjehere, pa shfryre asnje here zemerimin dhe urrejtjen e tyre kunder fashizmit!
    -Ka patur dhe me keq, - mendonte Asimi. - Ka patur shoke qe u vrane pa shkelur fare ne token spanjolle. Bllokada e turpshme dhe barbare e kapitalit internacional me fashizmin si xhandar, kush e di sa e sa shoke ka vrare ne det e ne stere...
    Gori geli syte! Heren e pare nuk mundi te permblidhej e te kuptonte se ku ish. Po kur pa prane fytyrat e dashura te Asimit e te Xhemalit, te Ramizit e te Dragushit, te Fatosit e te Arxhelit e te shume garibaldineve te tjere, e kuptoi se po i linte perjete. Mbylli prape syte dhe lotet i rodhen pa dashur.
    Ne keto caste te mallengjyera, Vjen xha Kola, i cili, sa degjoi plasjet e para, kish kecyer perjashta dhe kish mare fryme tutje kanalit. Ishte mbledhur kruspull ne nje guve ulliri, kishte mbyllur syte dhe qendroi aty gjersa pushoi zjarri dhe rremuja. Kur ra agimi, atehere u kujtua per armet dhe sidomos per canten, ku mbante gjera te vlefshme, sic thoshte ai, dhe nuk linte njeri t'ia prekte... Per kete i vinte plasja dhe ish enduar shume qe s'mori te pakten canten e vogel. "Po lekura qenka me e dhembshur se floriri!" - kur shikonte lemerine qe ish bere.
    - Ka vdekur njeri nga tanet? - pyeti , kur pa shoket rreth Gorit.
    - Po ti c'u bere? - pyeti Ramizi. - Nga bridhje! Ne kujtuam se... re deshmor!
    - Mortja nuk merr. shtoi Xhemali.
    Ra buria! Te gjithe te mblidheshin ne kompanite e tyre.
    Gori e degjoi. celi syte dhe beri te ngrihej.
    -Mos leviz! - e porositi Ramizi, - ja tani vjen doktori. Dhe me te vertete erdhi doktori me infermieret. E zbuloi. I pa mire koken, trupin e kembet! I lidhi kryet, krahun dhe tere gjoksin dhe porositi infermieret ta shpinin n'ambulancen qe u ngrit tej kanalit.
    Komandanti i brigades dhe komisari qe erdhen aty, pyeten doktorin dhe ky u tha se s'ka rrezik - frakture dhe tronditje.
    -Shoku shqiptar! Kur te sherohesh te presim ne brigade, - i tha komisari, dhe e perkedheli duke i lemuar floket. -ju garibaldinet e Shqiperise, pershendetuni me shokun se po nisemi.
    Gorin e vune mbi vig. Ai nuk i celte syte nga turpi se i ishin mbytur ne lote.
    -Gori! - i tha Asimi. - Ne po ndahemi, se brigada niset. Erdhi treni. Te presim! - dhe e puthi. E puthi dhe u largua, se nje nyje i u be ne fyt.
    Te gjithe e perqafonin. Po Gori nuk i cilte syte te shikonte shoket, vellezerit per te cilet krenohej jo vetem ai, po krenoheshin tere shqiptaret antifashiste. S'kishte fuqi te thoshte nje fjale, vetem nje fjale: "Luftoni dhe per mua!" Kur nuk i degjoi me, kur ndjeu se infermieret e kishin ngritur, celi syte dhe pa se po e shpinin ne drejtim te kundert nga ai i shokeve qe duke u larguar, kthenin koken pas dhe i tundnin doren duke e pershendetur.

    Fishkellima e trenit ngrinte peshe me teper zemrat e ndezura te garibaldineve, qe lane shume te vrare dhe te plagosur. Po kenga gjemoi.
    Ketej autoambulancat mbartnin te plagosurit. Ata qe ishin me plage te renda i shtruan aty prane ne nje shtepi fshatari, kurse Gorin e shtrine ne nje shtrat te autoambulances. Ne shtratin tjeter ishte nje shok italian qe rrenkonte thelle. Prane Gorit rrinte nje infermiere e re, e cila i lemonte ballin. Gori mbylli syte dhe s'dinte c'te mendonte. I vinte turp... cahu dhe te futem! Si? I shtrire dhe i lidhur ne kembe, kurse brigada shkoi ne Aragone! cfat i keq! Po kjo vajze! Sa e mire! Sa e dashur!
    Ajo i foli ne nje gjuhe qe Gori s'mori vesh. Pastaj i foli me gjuhen e embel spanjolle. Gori, qe dinte mire italishten, e kuptonte spanjishten.
    Befas maqina u ndal! Si nje britme e vetme gjemuan thirrjet e te plagosurve. Dyert pernjehere u celen dhe infermieret rrembyen vigjet me te plagosur dhe vrapuan nen ullinjte. Aeroplanet fashiste fluturuan shume ulet. Gjemimi i tyre bente te dridhej dhe dheu! Per pak caste toka u drodh dhe aty prane ne Alkala de cis shtellunga tymi u ngriten perpjete si uji i detit nga plasja e bombave te medha. Gori pa driten e tokes spaniolle. Sa drite ka qielli dhe deti i Spanjes! Kudo qe te hidhje syte shikoje pyje me portokalle! Pyje me ullinj! Dhe ja, aty prane, deti ish i shqetesuar dhe era kafshonte valet duke zbardhur dhembet si nje qen i egersuar. Infermierja, qe i rrinte Gorit mbi koke si nje pule qe mbronte zogjte e saj nga ndonje skifter, Kristina, sic e quanin infermieren suedeze, e ruante te plagosurin nga aeroplanat.
    - Jane shume cnjerezore! Edhe autoambulancat i sulmojne! Sa here na kane mitraluar!
    Doktori qe shoqeronte kollonen vizitoi edhe Gorin. E gjeti mire, me te qete.
    - Jemi fqinje! - i tha.
    - Nga jini ju? - e pyeti Gori.
    - Jam bullgar! Dr. Klimgev! Ti je shqiptar, apo jo?
    - Po! jam shqiptar!
    - Aty ne spital, do te gjesh dhe nje infermiere shqiptare. eshte nje shoqe e mire.
    Ne rrugen e bukur, qe pershkon bregun e detit Mesdhe, rruge plot peme dhe vreshta, plot vila dhe fshatra te bukura, tani perseri nisen te leviznin maqinat: kamione me ushtare e me mall, vetura, autobuze, motocikleta, bicikleta qerre - c'levizje e madhe per ne Castellon de la Plana! Maqina te mbuluara me giethe, me dega: si duken se largu! Si nje kopesht levizes!
    Shume maqina ndalen dhe vizitojne te plagosurit. Edhe Gorin e vizitojne, i buzeqeshin, i urojne shendet. Dhe Gori u buzeqesh me zor, se ndjen dhembie te madhe ne gjoks e ne brinjet dhe ne maje te kokes. Ah, kjo ere e bendeve e mbyti fare! S'e duron dot! Sikur infermiera te mos ishte infermiere, po infermier, do te therriste nje here e shume here: "Nene! Moj nene!", po kishte turp nga ata dy sy te kaltert te shoqes suedeze qe e shikonin me ate embelsi qe e shikonte edhe qielli i Spanjes. Shtrengonte dhembet dhe... ja para tij, pa dy sy, dy sy spanjolle, qe kurre s'do t'i harronte.
    Nje kolonel francez, burre i shkuar nga mosha, me floke te drejte e t'ergjente, me mustaqe te shkurtera si furce e forte, me dhembe te florinjte, me bereten baske bojehiri, u afrua dhe pyeti:
    - Franse?
    - Jo Shqiptar! - i tha infermiera -
    - Shqiptar? Shqiptar?! Sans blague! (Fr.: Pa shaka: Vertet) Sa mire! Trim shqiptar, e? Si je, mon petit? (Fr.: biri im) Si je, mon petit? - dhe u afrua, i vuri doren ne balle dhe i tha dicka frengjisht. E puthi me dashuri. Vajza qe e shoqeronte, e shikonte ne thellesite e syve, sikur kerkonte te kridhej brenda ne syte jeshil te Gorit, i cili ndjeu nje dicka qe s'e kish ndjere kurre gjer ahere. Koloneli e pershendeti, kapi vajzen nga krahu dhe u largua, kurse e reia, duke e shikuar akoma, po me ate menyre te cuditeshme, u kthye i perkedheli floket, u ngrite duke e pare ne sy si i hutuar, sikur deshi t'i thosh dicka... i hodhi nje dege ulliri qe mbante ne dore dhe u largua duke e hequr prej kolonelit dhe duke i thene Gorit:
    - Hasta la vista! (Sp.: mirupafshim)
    Gori levizi pakez, e shikoi me mire, kur ajo largohej. Infermierja tha:
    -Buena chiquita! Muy guapa! (Sp.: Vajze e mire! Shume e bukur)
    Gori s'foli gjersa e vune prape ne autoambulance. Maqina ecte ne rrugen e asfaltuar drejt Murcias. Infermierja, me sjelljen e saj shume te dashur, nuk ia hoqi degen e ullirit. Gori si i truar e kish pyetur:
    - Mua me tha: "Hasta la vista?"
    - Po! Te tha me zemer spanjolle "hasta la vista!" dhe te uroj ta rishikosh. Te fali dhe kete dege ulliri.

    Takimi i Gorit me Aniten eshte nga pjeset me te bukura te romanit, i cili eshte aq i ngarkuar me mundimet dhe dhimbjet njerezore. Duket se dashuria ben magjira, ndihet nenteksti i kesaj ndjenje ne tere romanin. Veshtrimi ne thellesi te syve te ushtarit shqiptar me infermieren spanjolle nenvizon me force vetine universale te kesaj ndjenje, qe nuk pyet as per gjendje te veshtire, as per kohe dhe aq me teper per kombesi te ndryshme. Dega e ullirit qe Anita ia dhuroi Gorit eshte simbol i fitores, dhe i nje dashurie te perjetshme. Me lidhjen e ketij cifti P.Marko solli ne letersine shqiptare ciftet me simpatike dhe me te guximshem te te dashuruarve. Dhe ideali i njejte qe kane keta dy te dashur jepet ne planin intim njerezor dhe aspak si nje propagande e letersise zyrtare te kohes.
    Always be yourself, express yourself, have faith in yourself, don't go around looking to duplicate a successful personality.

  4. #4
    Minifotoja e anetarit Administratori
    Administratori eshte Jashte Linje Administratori Pedestrian Killer Champion
    Reg
    06-07-02
    Lokalizimi
    Chicago
    Postime
    2,935
    Faqe ne Ditar
    10
    Images
    2408

    Icon8 Qyteti i Fundit

    Qyteti i Fundit

    Ne kete roman behet fjale per fundin e ushtrise pushtuese italiane ne Shqiperi. Pas kapitullimit te fashizmit, ne portin e Durresit tubohen ushtaret e mbetur nga lufta dhe presin anijet nga Italia per t'u kthyer ne vendin e tyre. Pikerisht gjate diteve te pritjes ne kete qytet te improvizuar buze detit, shkrimtari Petro Marko do te zbuloje histori, drama, karaktere, psikologji te nxjerra nga njerezit e qytetit te fundit. Pervec kesaj autori do te sjelle edhe rrefimin per dashurine e oficerit te ri shqiptar Lekes dhe prostitutes se bukur italiane Ana Maria Monte, viktime po ashtu e luftes dhe e fashizmit.
    Brenda 7 diteve, aq sa qendrojne italianet e mbledhur ne portin e Durresit per t'u kthyer ne Itali, shkrimtari ne romanin "Qyteti i fundit" do te zbuloje dhe do te rrefeje historite dhe fatet e disave nga ushtria fashiste qe para 4-5 viteve e kishte pushtuar Shqiperine. Ne kete pleksje historish e fatesh, autori do te sajoje linjen e rrefimit qe ndjek hetimi per zbulimin e nje krimineli lufte, te maskuar dhe te fshehur brenda turmes se "Qytetit". Ne krye te grupit qe duhet ta organizoje dhe ta udheheqe kete zbulim eshte toger Leka. Pista qe ndjek togeri ne kete drejtim, e ngjashme me labirintet e romaneve dedektive, do te ece dhe permes prostitutes italiane - Ana Maria Monti.

    Dhe do te linde dashuria mes tyre, qe eshte shumefish me "mekatare" se ajo mes Gorit dhe Anites. Leka eshte toger i Sigurimit Shteteror te Shqiperise se sapodale nga lufta, qe la pas shkaterrime dhe krime, ndersa italiania Ana eshte e pales qe i kreu ato krime, e pales se ciles i sherbente. Keshtu shkrimtari, duke ndjekur kete linje do te ece neper nje teh te mprehte: do ta lejoje togerin e Sigurimit t'i nenshtrohet zerit te brendshem dhe te dashurohet me italianen e bukur, apo do te nxjerre para tij fuqine e pergjegjesise dhe te mekatit ndaj "molles se ndaluar"? Romani "Qyteti i fundit", ne kete drejtim, sjell mjeshterine e te rrefyerit te Petro Markos, qe, i futur vete mes dy zjarreve, arrin te manovroje dhe t'u krijoje hapesire artikulimi te dy kraheve, duke realizuar portrete komplekse, ne radhe te pare si ai i toger Lekes. Gjithsesi ai si shkrimtar, pati i pari kurajo krijuese qe te preke sfera delikate, te rrezikshme te realitetit shqiptar te kohes, pasojat e te cilave i ndjeu gjithe jeten.
    Always be yourself, express yourself, have faith in yourself, don't go around looking to duplicate a successful personality.

  5. #5
    Minifotoja e anetarit Administratori
    Administratori eshte Jashte Linje Administratori Pedestrian Killer Champion
    Reg
    06-07-02
    Lokalizimi
    Chicago
    Postime
    2,935
    Faqe ne Ditar
    10
    Images
    2408

    Icon8 Nje Emer ne Kater Rruge

    Nje Emer ne Kater Rruge

    Romani i Petro Markos me titull "Nje emer ne kater rruge" ne faqen e fundit mban daten e vitit 1972. Ai mbeti doreshkrim, nuk u lejua botimi i tij edhe pse duket te jete me pretenduesi ne vepren letrare te shkrimtarit. Ky roman u botua vetem pas 29 vjetesh, me 2001. Pas leximit te romanit sikur behet me i qarte fati i tij. Ne te autori rrefen boten shqiptare te viteve '30 dhe pjesen e pare te '40-ve permes kater perspektivave te mundshme, kater realiteteve dhe alternativave qe barten permes kater Gjikeve. Qe te katert kane lindur ne Dhrimadh, buze detit jon, prej nga marrin udhet e botes dhe si jehone jetesore kthehen rishtas te kjo vater e gjalle. Kater Gjiket metojne ta perthithin tere realitetin shqiptar te kohes si dhe te nesermen shqiptare.

    Nepermjet tyre fokusohen kater mundesi fati dhe te fatalizmit shqiptar ne prag te luftes clirimtare, pra ne prag te ktheses se madhe shqiptare. Per te qene i hapur deri ne fund dhe per t'u dhene shanse te barabarta kater perspektivave shqiptare, ndjehet hapur abstenimi i autorit. Ne kete roman ka nje galeri te tere personazhesh te verteta, me identitet historik, dhe te sajuar, duke filluar qe nga mbreti Zog, kryeministra dhe ministra, parlamentare dhe intelektuale te shquar te kohes, perfaqesues turmash, revolucionare komuniste etj.

    Ja si duket shkurtimisht profilizimi i kater personazheve te realitetit shqiptar. Njeri Gjike, Gjike Nina nuk leviz nga vendlindja qe simbolikisht eshte ne funksion te mburojes etnike te truallit, te Dhrimadhit. Gjike Mertiri, i dyti, student ne France dhe gjykates ne Shqiperi, shfaqet si intelektual liberal i tipit evropian. I treti, Gjike Argjiri del sinonim i se keqes dhe i shemtimit, ndersa i katerti, Gjike Bua, qe ne kete roman voluminoz, pervec personazh i zgjedhur i autorit eshte njekohesisht dhe narratori formohet dhe kultivohet brenda botes dhe atmosferes se grupeve komuniste shqiptare te kohes. Si i tille ai do te behet dhe nje nga kreret e luftes antifashiste.

    Gjike Mertiri gjykates eshte figura artistikisht me e realizuar e romanit; i vecante dhe karakteristik eshte dhe qendrimi i narratorit (autorit) ndaj tij. Ai kthehet ne Shqiperi me bindjen dhe shpresen se do te mund ta ushtroje detyren e atij qe ndan drejtesi, pa u lakuar dhe pa u thyer nga presionet dhe pesha e padrejtesise. Ka iluzionin se para drejtesise mund te nxirret cilido shkeles, qofte ai dhe minister. Kur do te bindet perfundimisht per pamundesine e vet, kur do te bindet se nga salla e gjyqit del i pafajshem ai qe jep me shume para dhe qe ka mbeshtetjen e pushtetit, do te zhgenjehet rende. Pikerisht me kete percaktim te autorit ndaj ketij personazhi, lind nje problem qe nuk eshte i panjohur ne praktiken narrative pergjithesisht.

    Qe Gjike Mertiri del me i artikuluar dhe me i fuqishem, me mbreselenes, edhe pa dashjen e autorit, nuk eshte rastesi. Nuk eshte veshtire te kapet simpatia e pashprehur, por e pranishme e autorit per te edhe pse deklarativisht autori ndjen nevoje te jashtme, ekstrakrijuese, qe te distancohet nga pikepamjet e ketij intelektuali liberal-perendimor. Prandaj shtrohet pyetja: mos valle shkrimtari ndjehej me prane kesaj rruge dhe kesaj alternative shqiptare gjate viteve '30?

    Prandaj simpatia per Gjike Mertirin, qofte dhe si realizim artistik e ve ate ne pozita superiore perballe te tjereve. Pikerisht per keto tipare dhe individualitet te formuar dhe te fuqishem, fundi i tij, zgjedhja e rruges per vetevrasje vjen si nje imponim i jashtem dhe jo i natyrshem.

    Gjike Argjiri eshte personazhi me i realizuar negativ i romanit. eshte shprehje e koncentrimit te faqes me te shemtuar te realitetit shqiptar te kohes. Me veti te kameleonit Gjike Argjiri do t'i pershtatet cdo pushteti. Ai i nenshtrohet cdo eprori nga i cili varet, i gatshem per cdo rast korrupsioni dhe, mizor deri ne absurd ndaj te nenshtruarve. eshte i te gjitheve dhe i cdo kohe. Petro Markoja me intuiten e intelektualit, e pati ndjere se nga ky soj i qenies sone nuk do ta marre veten kollaj bota shqiptare. Gjike Bua qe rrefen dhe per rrugen e tij jetesore dhe per ate te te tjereve, meton te jete zeri i autorit. Ai do te jete bartes i ideve revolucionare, komuniste, ne roman dhe rruga e tij mes kater te mundshmeve do te jete zgjedhje e autorit dhe me e verteta sipas kesaj perspektive. Gjike Bua nuk vendoset ne situata te mprehta, te pakten jo ne ate shkalle sic ndodh me Gjike Mertirin, ku autori ka derdhur pjesen e vet me autentike apo ate me te enderruaren.

    Karakteristike e narracionit ne kete rrefim romanor, eshte mbeshtetja ne faktografine, identitetin historik, te hapesires dhe te njerezve, eshte prirja per nje rrefim te dokumentuar. Por ajo cka duket me e rendesishme ne lidhje me natyren, me misionin dhe perspektiven e narratorit, eshte se Petro Markoja ne kete roman heq dore nga narratori i gjithedijshem, karakteristike per tere epoken e romanit realist te shekullit XIX, me jehone dhe gjate shekullit qe lame pas. Narratori kesaj here eshte njeri nga personazhet dhe ai do te rrefeje nga perspektiva e atij qe mund te dije aq sa mund te dije cdo njeri deshmitar i drejtperdrejte apo i terthorte. Megjithate, autori, permes zerit te vet, nuk mund te permbahet plotesisht pa perzgjedhur apo pa gershetuar mes personazhit dhe narratorit zerin e vet autorial.

    Por nese cdo personazh eshte personalitet i vecante, kryepersonazhi eshte i pajisur dhe me boshtin plus. Duke qendruar dhe vrojtuar nga nje perspektive superiore ai i sheh me qarte levizjet e njerezve dhe te dukurive ne hapesiren e fokusuar. Zakonisht ai qendron me prane filozofise jetesore te vete autorit.

    Ne fillim permendem shkurtimisht kater rruget e Gjikeve: misionin e te parit nuk do ta marre Gjike Nina, simbol i rrenjes se lashte dhe i mburojes jetike te truallit, as Gjike Mertiri qe sjell diplomen e juristit dhe frymen e qyteterimit evropian te kohes, por Gjlke Bua, shkollar i Vlores dhe pjesemarres aktiv ne grupet komuniste tiranase. Pikerisht ky, me dashjen e autorit, do te jete me prane zerit te tij. Romani keshtu del me tezen se ideja revolucionare komuniste e mbjelle ne fillim te shekullit ne Evrope dhe qe gjen truall dhe ne token shqiptare, do te bartet permes personazhit te Gjike Buas. Dhe pikerisht me kete percaktim ze fill dhe ndodh mosmarreveshja ose vetemashtrimi mes Petro Markos shkrimtar dhe Petro Markos njeri. Ndersa kryepersonazh i konvencioneve te kohes, pra i diktimeve nga jashte do te behet Gjike Bua, me Gjike Mertirin, shkrimtari Petro Marko do te shprehe vizionin e vet jetesor e filozofik si dhe pjesen me substanciale te shpirtit te vet.

    Pavaresisht nga ky "disekuiliber" ne siperfaqe, narratori arrin te zhytet dhe te depertoje ne skutat me te erreta te personazheve dhe te ngjarjeve te kohes. Keto vlera, qofte ne shkalle te ideve apo te realizimeve artistike, bejne qe romani "Nje emer ne kater rruge" te jete nder me te realizuarit e vepres romanore te Petro Markos.

    Fragment
    EPISODI I NISJES:
    "Rrofte jeta!" Ashtu me dukej sikur perserisnin dite e nate, e sidomos naten, kur oshetima e tyre ishte me e fuqishme, dallget e detit jon, qe perplaseshin ne bregun shkembor, te fshatit tim Dhrimadhe. Kete refren te perhershem te dallgeve te detit jon me dukej sikur shprehnin pa ze dhe fshataret e mi, se lufta qe benin ate moto kishte: "Rrofte jeta!" . jeta mbi gure, jeta ne dallget e detit, jeta kur ishte zor te jetoje, zor te dashuroje, zor te enderroje dhe zor te vdisje.
    Ky refren i pashpallur me ze, me vaj apo me kenge, qe pulsi i nxitjes per te jetuar me lufte te ashper mbi gure ne furtunat qe rrembenin dhe dheun e gerxheve.
    Kaloje nga ndonje monopat dhe shikoje ndonje burre qe ngrinte ledhe per t'i mbushur pastaj me dhe dhe e pyesje:
    - c'po ben aty? - Dhe ai te pergjigjej:
    - Ja, luftoj!
    Shihje ndonje grua qe bente dru ne pllaja te pjerreta, gerxhore dhe te zhveshura, se dhite nuk i linin kurre xinat, cfakat dhe anticfakat te rriteshin, dhe e pyesje:
    - c'po ben aty? - Dhe ajo te pergjigjej:
    - Ja, luftoj!
    Shikoje ne prakun e dyerve te oborreve plaka te heshtura qe tirrnin duke shikuar detin, detin qe u kishte marre burrin apo djalin, dhe i pyesje:
    - c'po beni aty! - Dhe ato te pergjigjeshin:
    - Ja, luftojme!
    Shikoje burra, gra, te rinj, e te reja qe canin gure, qe rremihnin token, qe mbillnin agrilidhe apo shartonin nerenxa, qe shkundnin ullinj o qe kerkonin mbi catine se cilen qeramidhe kishte rrembyer tramundana e nates, kurre nuk te pergjigjeshin: "Ja punojme", por: "Ja luftojme!" - Lufta ka qene jeta e tyre. Lufte me te huaj, lufte me urine, me semundjet, me borxhet, me kurbetin, me xhandarin, me vdekjen. Dhe kjo lufte kishte si bajrak refrenin e pashpallur kurre me ze:
    "Rrofte jeta!"
    Dhe me luften e tyre ata mbijetuan! Dhe une tani qe shoh, mendoj e them: ,Mbijetuan, se hodhen rrenje ne gure dhe u ushqyen me gjakun e gurit..."
    Keto mendime mua me kishin larguar nga bisedat e shtruara qe beheshin ate mbremje ne shtepine e Mitro Balit, i cili rrinte ne krye te vatres duke pire duhan pas duhani, nga ato cigare qe i hidhnin njeren pas tjetres gjitha ata burra qe vinin darke per darke per ta ngushelluar e per t'i lehtesuar dhembjen dhe gjemen e madhe qe i erdhi nga miniera e Firminise per vdekjen nga veremi i djalit te tij, Vangjelit. Aty pleqte, qe dine shume gjera nga jeta, tregonin ngjarje te cuditshme nga bota e gjere qe kishin gjezdisur, aty rriheshin mendime mbi politiken dhe mbi fuqite e medha qe kane fatin e njerezimit ne dore... Hera-heres zinin ne goje dhe qeverine e Tiranes, po emrin e mbretit nuk e zinin kurre ne goje.
    Pastaj, si kurdohere, xha Foti fillonte me qyfyret e tij te hidhura dhe atmosfera ndryshonte fare, behej me e lehte dhe dalengadale hiqte nga fytyra e Mitro Balit perden e zymte te deshperimit, bente te tjeret te mblidhnin kembet dhe te pregatiteshin per te qeshur. Se, xha Foti, qe kishte gjezdisur gjithe brigjet e globit si marinar nen shume flamuj, sidomos nen flamurin e Shteteve te Bashkuara te Amerikes, dhe qe kishte lundruar per dyzet vjet ne detin e Karaibeve, kushedi se sa here e kishte kenduar "Dekameronin" e Bokacios dhe, pasi asnjeri nga fshataret e mi nuk dinin se c'ishte "Dekamereoni" dhe kush ishte ky Bokacio, te gjitha aventurat, thoshte se i kishte bere vete ai, me disa shoke te tij detare nga Spanja dhe Gjenova e Italise.
    Dhe, pasi kallezoi nje aventure, te gjithe qeshen. Ky, xha Foti, tani ishte plak, po mbahej mire me shendet dhe me humor. Kishte tre vjet qe ishte kthyer pa asnje lek, po me humorin e hidhur te botes qe kishte pare. Humori i tij ishte njera nga pasurite me te medha qe mund te sillte nje mergimtar, se ne luften e ashper dhe te hidhur te jetes se fshatit tone, me shume degjohej vajtimi se kenga, me shume mbinte gjembi i urise se sa blerimi i vjeljes se gezimit.
    Me habine time degjova te merrte fjalen dhe Gjike Mertiri, i cili tha:
    - [Hodha grepin nga qielli] dhe [nuk kapa as zogj, as re e as yje], [po kapa bishtin e botes se lutjeve] [drejtuar perendise nga ara qe vane]. [Dhe qesha sic do te qeshin te nesermit per mua!].
    Kur mbaroi Gjike Mertiri, hyri Kole Dede. Ra heshtja. Ashtu ishte. Kur hynte njeri, heshtja binte per disa caste, pastaj vazhdonin biseda. Kola ndenji afer deres. I hodhi nje duhan Mitros. Dhe une prita qe Gjike Mertiri te vazhdonte. Ai tundi koken dhe, duke shikuar Kolen, e pyeti se kur kishte dale nga burgu.
    - Me mire te mos kisha dale! - tha Kola.
    - Mire e ke! i tha duke qeshur Gjike Argjiri. Gjike Argjiri shtoi dhe disa fjale qe nuk i degjoi njeri. Kolen, pasi nuk kishte paguar borxhin te zoti Kosta, zoti Kosta e kishte hedhur ne gjyq. Ishte denuar me tre muaj burgim. Dhe sipas ligjit, zoti Kosta duhej t'i paguante pese leke Koles per cdo dite qe te mbahej ne burg. Po Kola ne burg vetem nje lek prishte. Kater leket e tjere ia dergonte familjes.
    - Ku ta gjesh kete qe te jesh ne burg dhe t'i dergosh kater leke ne dite familjes. Mua me ra bretku dhe nuk fitoj nje lek ne dite! - shtoi me ze te larte Gjike Argjiri.
    - Burgu eshte i rende! Pa shikoje se si eshte katandisur i gjori Kole! - tha Gjike Nina - Ku jemi mesuar ne me burgje! Po nuk na pa dielli perdite e po nuk u shtrime ne dyshemene tone, vdesim shpejt.
    Pasi folen per burgjet dhe per ligjet, per fajdexhite dhe per borxhet, prisnin te merrte fjalen Gjike Mertiri, se Gjike Mertiri ishte i vetmi njeri i ligjeve. Ai kishte mbaruar ne France drejtesi dhe i dinte te gjitha. Ai e kuptoi nga shikimet qe i hidhnin, prandaj leshoi kete shprehje, nga e cila une nisa te mendoja ndryshe dhe te shkruaja kete rrefirn te vertete.
    - Kohe te veshtira per njeriun e ndershem ! tha Gjike Mertiri.
    Kur i tha keto Gjike Mertiri, une e shikova ne sy. Ai, me ate fytyre te bardhe dhe me ato syze pa rrathe, shikonte Kolen. Dhe Kola pinte duhan sikur te ishte ne burg.
    - Sipas teje, o Gjike Mertiri, qe ke marre diplome drejtesie ne France, kurse shumica jone ka fituar veremin nga minierat e Santetienit dhe te Firmines - dhe i hodhi nje shikim Mitros - kush eshte i ndershem dhe kush pa nder? - e pyeti duke mbledhur kembet dhe duke u kapardisur Gjike Argjiri.
    Aty per aty une u hodha nje shikim te shpejte Gjikeve qe folen dhe, pasi edhe mua me quajne Gjike, Gjike Bua, qesha me vete. Me pelqente qe adashet te dalloheshin sipas thenies se zotit, gjyshit, se ne gjyshit i themi zot. Zoti ka si detyre qe pas tri diteve te lindjes se mashkullit ne familje te shkoje tek i porsalinduri dhe me nje hanxhar apo shpate te qelloje tri here ne krye te djepit duke thene: "T'u ndifte emri, more bir!" Une gezohesha kur dalloheshin Gjiket, se ne fshatin tone Gjiket ishin te pakte dhe nuk kishin dite shenjtori per mesha dhe te kremte, prandaj prifterinjve nuk u pelqente qe djemte te pagezoheshin me emrin qe s'kane shenjtor. Shtate ishim gjithsej, duke perfshire dhe Gjike Bixhilin qe kishte vdekur ne Rusi, qe po permendej se gjithe parate qe kishte fituar atje gjithe jeten e tij i kishte derguar ne fshat per te ngritur shkollen ku mesova dhe une. Fytyren e tij e shihja perdite kater vjet me radhe, se ne cdo klase ishte varur dhe nje fotografi e tij e zmadhuar.

    Vura re se aty, ate mbremje, ishim kater Gjike. Dy te tjere, kushedi se nga ishin. Po, te them te drejten, ata te dy nuk para perziheshin me asnjeri. Dhe sic ish e varfer jeta e tyre, edhe qenia e tyre ne fshat nuk sillte ndonje note. Sikur te mos ishin fare. Prandaj dhe une nuk i permend. Do te merrem me keta te tre qe jane ketu dhe patjeter dhe me rrugen e jetes sime per te rrefyer ngjarjet ashtu sic rrodhen.

    Thone se emri lot nje fare roli ne karakterin dhe ndergjegjen e njeriut, po keto une nuk i besoj. Se ka njerez me emer te mire dhe vete jane te ligj. Ashtu dhe ne te kater Gjiket, me te vertete nje emer kemi, nga nje fshat jemi, po ai diell na ka ngrohur, syte tane po ate det kane pare dhe mushkerite tona po ate ere kane marre, po, sic do ta shihni edhe ju, secili nga ne mori rruge te ndryshme, dhe me rruge te ndryshme fituam kafshaten e gojes...

    eshte kapitulli i pare nga romani voluminoz "Nje emer ne kater rruge". Ben fjale dhe pershkruan vendlindjen e kater Gjikeve, kater personazheve kryesore te romanit - Dhrimadhin buze detit jon. Duke pershkruar jeten e rende , -si lufte per ekzistence, autori, qe ne faqet e para te romanit, meton te paralajmeroje kater rruget e ndryshme te personazheve qe do te jene percaktime ne perputhje me karakterin dhe botekuptimin, filozofine e tyre te vecante, te ndryshme nga njeri-tjetri.
    Mesazhi i romanit eshte dhene ne formen e nje parrulle Rrofte jeta! Qe ne krye Petro Marko shpall krejt filozofine e tij te te jetuarit dhe te krijuarit. Lufta jepet ne kuptimin e saj me te gjere. Njeriu nuk lufton vetem ne lufte dhe me arme. Me kryesore eshte si te mbijetosh ne veshtiresite dhe dramat e jetes: Ja punojme! Ja luftojme! Thone personazhet e tij.
    Always be yourself, express yourself, have faith in yourself, don't go around looking to duplicate a successful personality.

  6. #6
    Minifotoja e anetarit Administratori
    Administratori eshte Jashte Linje Administratori Pedestrian Killer Champion
    Reg
    06-07-02
    Lokalizimi
    Chicago
    Postime
    2,935
    Faqe ne Ditar
    10
    Images
    2408

    Icon8 Nata e Ustikes

    Nata e Ustikes

    Romanet "Hasta la vista", "Nje emer ne kater rruge" dhe "Nata e Ustikes", jane romanet me autobiografike ne letersine tone. Pas personazhit kryesor te secilit roman (Gori, Gjike Bua, Andrea) lexuesi fare lehte do ta identifikoje vete autorin. Sidomos lexuesi qe e ka parasysh dhe vepren-ditar "Interviste me vetveten", ku rrefehet jeta apo biografia, qe eshte nga me te bujshmet e shkrimtareve shqiptare.
    Ne romanin "Nata e Ustikes" Petro Markoja rrefen nje frag-ment nga betejat, burgjet, dramat dhe dashurite e tij neper Evrope giate viteve '30 dhe '40 te shekullit XX - pra para dhe pas Luftes se Dyte Boterore. Ne vitin 1940 Petro Markoja u kthye nga lufta e Spanjes. Nje vit me vone u arrestua prej pushtuesve italiane dhe u internua se bashku me gjashteqind te burgosur te tjere nga vendet ballkanike ne ishullin e Ustikes (ne veri te Sicilise). Ne burgun e Ustikes, nje ishull famekeq ne afersi te Palermos, ne mesin e mijera te burgosurve, edhe grupi i shqiptareve do te qendroje deri ne kapitullimin e fashizmit. Prej ketej e merr subjektin e tij romani prej 380 faqesh "Nata e Ustikes".
    Rrefimi ne kete roman karakteristik per stilin e Petro Markos (dinamik, i drejtperdrejte), arrin ta fuse dhe ta ambientoje lexuesin ne boten e kampit qe ne 20 faqet e para te vepres. Rrefimi ndjek dy linja narrative: ate te terrorit te ushtruar ndaj te burgosurve, perkatesisht organizimin, veteorganizimin e brendshem te te burgosurve per t'i qendruar e rezistuar dhunes, dhe linja intime, ajo e dashurise ndermjet Andreas dhe sllaves se burgosur Sonjes.

    Petro Markoja, sic e permendem dhe ne romanet e tjera, i dha nje vend te dukshem ndjenjes se dashurise, si per te treguar apo per te reaguar ndaj shperfytyrimit qe i behej personazhit te letersise skematike zyrtare te kohes. Pa kete ndjenje, duket se nenvizon ne te gjithe krijimtarine e tij, nieriu as nuk mund te jete njeri dhe aq me teper te mbijeteoje ne realitetin me te eger dhe pa asnje drite shprese. Me personazhin femer P.Markoja theu disa tabu te forta te kohes, jo vetem se femra pergjithesisht ishte e huaj, jo vetem se dashuria jepet si ndjenje aq universale sa mund te lidhe dy njerez te kombesive te ndryshme, por edhe per faktin se femra zuri nje vend te merituar, qofte dhe kur ishte prostitute. Shkrimtari eshte ne anen e saj dhe e mbron e i adhuron guximin, por dhe ferminitetin, ide keto teper te guximshme per letersine shqiptare ne pergjithesi. Ngjarjen ne roman e rrefen ne veten e pare vete kryepersonazhi Andrea, ai ruan vecantite narrative te njohura te Petro Markos: dinamik ne zhvillim me shperthime te fuqishme here pas here. Shtrati fabulativ e ruan boshtin unik edhe perpos prirjes per nderhyrje e digresione, qe jo domosdoshmerisht derdhen ne ate shtrat. Edhe ne kete roman kemi nje veshtrim realist ndaj personazheve, ata shfaqen me te gjitha virtytet, veset dhe dobesite njerezore, ndersa simpatia e autorit bie mbi personazhin me ide revolucionare, por kjo ne kuptimin e ideve te perparuara te kohes, te cilat duhej te perfshinin dhe shoqerine shqiptare.

    Fragment
    PeR Ne KAMPIN E USTIKeS:
    Me duket se motori e rralloi forcen, - me thoshte Iloja. U ngritem te tere me kembe. Shikonim te gjithe lart, nga bukaporta e mbyllur.
    -Sa nate e gjate! - tha mbase kot, sic fliste kot Taqi.
    Me duar te varura e te renduara rrinim si ata besimtaret fanatike qe shikojne ndaj qiellit. Lart degjoheshin zera. Lart kishte jete. Lart kishte ere dhe horizont. Kishte te qeshura dhe shakara.
    Sa ndenjem ashtu, s'dihet. Vetem kur Iloia tha: "Pse s'ulemi?", atehere shikuam te gjithe nga ai dhe levizem. Qeshnim. E pse te mos qeshnim? Ishim akoma gjalle. E kaluam Adriatikun. E kaluam vdekjen...
    - Zoti e di se ku jemi!
    - Une them te shtrohemi e te hame... Te hame sa jemi ketu e sa i kemi keto ushqime... Me mire t'i kemi ne bark sesa...
    Asnje nuk e kundershtoi kete mendim. Mistoja celi valixhen. Vuri perpara ushqimet. Cilido me mundime afrohej, merrte c'i pelqente... Edhe une mora buke e kackavall. Me pelqente shume kackavalli. eshte si ullinjte. Po te hash buke e ullinj, s'ngopesh se ngreni. Ashtu edhe me kackavallin... Po uje? Ku ka uje? c'bera qe hengra kaq shume.
    Dhe pasi u paqosem mire, sikur te mos na kishte ngjare naten asgje, secili nisi te tregonte ato qe kishte menduar gjate nates.
    Mistoja tha: - Isha i sigurt qind per qind se do te mbyteshim... Vrisja mendjen... dhe gjithnje mallkoja veten qe nuk sulmuam qysh ne korridorin e burgut. Ose do te ishim vrare, ose do te kishim shpetuar... po do te linim nam.
    Iloja tha: - As per nje cast nuk e mendova vdekjen.
    - Kadriu - une kam frike nga deti. Mire qe nuk e shihja. Kam udhetuar naten me vapor. S'ka tmerr me te madh.
    Alqi - Mua me ishte ngulitur ne tru se si do te vinte siluri, si do te fundoseshim... si do te shuhej drita e nuk do te shikonim me njeri-tietrin.
    Pastaj Mahmuti - Une e ndieja veten mire se isha ne mes dhe falenderoja ata qe na lidhen. Se, duke qene te lidhur, me dukej vetja dhjete here me guximtar.
    Tahiri - Qe kur me zune, e mora parasysh vdekjen... Prandaj gjithe naten s'me ra nder mend mortja...
    Bexhetit, kur i erdhi radha te thoshte edhe ai se c'kishte menduar gjate nates, duke qeshur, foli: - ja, i thate ju te gjitha.
    Kurse Taqi e tha qe ne fillim: -Une flija.
    Te gjithe kishin kaluar nga biruca nr. 8 Kishin biseduar ca minuta. Pastaj ishin caktuar ne kaushet dhe qelite e ndryshme. Perves Ilos dhe Kadriut, qe ishin komuniste, ne te tjeret ishim si gjithe te burgosurit. Tani qe na lidhte nje zinxhir, tani qe rrugen e kishim te perbashket, do te njiheshim me shume. Nata qe kaluam sikur na afroi. Morem fryme nga njeri-tjetri; u pergatitem te vdisnim bashke. Tani duhej te jetonim bashke.
    Bukaporta u hap. Ne u ngritem me kembe, kthyem kokat lart e pame qiellin plot drite. Pame shume ushtarake e marinare qe na dukeshin... - si dukeshin ashtu? Kembe te medha e koke te vogla... sikur ishin gati per te na shtypur... Pame litare dhe direkun... Po c'thoshin? Qeshnin me ne qe u dukeshim si miza?
    Pritem e pritem. Heshtjen tone e prishi Iloja:
    - Ketu kushedi se ku jemi e kushedi ku do te na shpien... Lart koken, si shqiptare qe jemi...
    Vinci me magjen e madhe ne forme vagoni minierash u fut ne bukaporte, u ul poshte gjer ne dyshemene e hambarit tone. Ne beme menjane. Zbriten me te shpejte nga shkalla disa karabiniere.
    Na urdheruan te futeshim ne ate magje. Ne ngurruam. Po ara na kercenuan e na thane se ashtu do te dilnim me kollaj. Me nje mije mundime u futem, gati njeri mbi tjetrin. Ata lart vazhdonin te qeshnin.
    Vinci ngrihej. Ne tundeshim ne ere. Iu afruam bukaportes.
    Pastaj na kthyen nga bankina. E, kur ishim mbi bankinen, na lane aty ne ere.
    Perposh nesh britma. Hodha syte, e, c'te shikoje! Mijera njerez me grusht na kercenonin.
    - Spie! Spie!
    - (It.: Spiune! Spiune!)
    - A morte le spie che hanno causato miliaia di morti.
    - (It.: Vdekje spiuneve qe kane shkaktuar me mijera te vdekur).
    - Traditori! Spie di un cane!
    - (It.: Tradhetare! Spiune te qenit!)
    Po kjo? c'eshte kjo pritje ne token italiane? Ne vareshim ne ere e lekundeshim si kufoma e Hamidit...
    Nje fishkellime e gjate bilbili... Turma sikur deshi te na hante. Po ja qe ne ishim lart. Vareshim e tundeshim ne ajer.
    Pushoni! Pushoni... - Vala zemerake e turmes sikur ra ne bunace. - Pushoni! Keta shqiptare te mallkuar, keta bandite, keta spiune na moren ne qafe... Moren me qafe mijera e mijera bij te Italise, se kapercenin vijen e pare e i tregonin grekut pozitat tona... Pastaj na sulmonin nga shpina... - bertiste me sa kishte ne koke nje oficer aty mbi vapor.
    Turma e ngriti me lart se ne, gjer ne qiell, sharjen dhe mallkimin.
    - Vdekje spiuneve! Vdekje banditeve!
    U hutova. Nga fundi i detit, tani ne qiell. c'kishin me ne? c'kishte me ne ai oficer qe lehte si i terbuar?
    - Ne nuk jemi bandite! - bertiti me fuqi dhe me nje italishte te bukur Mistoja. - Bandite jane ata qe na zune deren... qe na vrasin, qe na varin, qe na arrestojne.
    Iloja, qe ishte ngjitur fare me mua e ngriti zerin me lart:
    - Ja ku jane banditet... ja ku jane kasapet e popullit italian! --dhe me te dyja duart e lidhura tregonte oficerin dhe karabinieret.
    Ata poshte, sikur do te na hanin me dhembe. Ne lart kendonim. I pari ia nisi Iloja:
    Avanti, popolo,
    alla riscossa
    bandiera rossa
    triomfera...
    Leshoje vincin! Leshoje shpejt! - urdheronte oficeri me duar e kembe...
    Kenga ngrihej me lart se ne. Perhapej me tej vaporit nga shikonin te shastisur. Turma kishte heshtur e na shikonte gjithashtu e shastisur.
    Ne tundeshim ne ere duke kenduar.

    Ky fragment pershkruan udhetimin e te burgosurve shqiptare me anije, te cilet te hedhur atje si thase me patate e te lidhur ne pranga po i cojne per ne kampin e Ustikes. Nata eshte e gjate dhe ate e ben me te gjate gjendja tragjike e burrave te burgosur. Ajo eshte aq e gjate sa ia kalon dhe vete vdekjes, nenvizon shkrimtari. Nga ana tjeter ne nje menyre shume te thjeshte e te natyrshme si per t'iu kundervene fatalitetit, te burgosurit flasin per shijet e tyre ne te ngrene. Fundi i fragmentit eshte aq ngjethes kur shkrimtari mbi majen e anijes vendos te burgosurit shqiptare, ndersa poshte turmen qe nuk e kupton per se ka aq urrejtje per njerez qe jane po aq viktima nga xhelatet e luftes sa vete ata vete. Kenga me fjalet internacionaliste jepet pikerisht ne kete situate qe duket se pret zgjidhje.
    Always be yourself, express yourself, have faith in yourself, don't go around looking to duplicate a successful personality.

Tema te ngjashme

  1. Dy fjale per Petro Markon
    By rreze_dielli in forum Letersia
    Pergjigje: 0
    Postimi i Fundit: 16-05-2007, 08:55
  2. Marko Van Basten, nje histori pa interviste
    By Administratori in forum Futbolli
    Pergjigje: 0
    Postimi i Fundit: 12-02-2006, 09:15
  3. Petro Marko
    By Loti in forum Letersia
    Pergjigje: 4
    Postimi i Fundit: 10-01-2005, 16:24

Tags for this Thread

مواقع النشر (المفضلة)

مواقع النشر (المفضلة)

Rregullore Postimi

  • You may not post new threads
  • You may not post replies
  • You may not post attachments
  • You may not edit your posts
  •  

  • English
  • Shqip
  • Italiano
  • Deutsch
  • Français
  • Español
  • Hrvatski
  • Svenska
  • Russian
  • Nederlands
  • Arabic
  • Türkçe
  • 简体中文
Rreth nesh | Ndihme | Reklama | Sherbime | Kushtet e Perdorimit | Politika e Privatesise | Rss
Copyright © 2001- Parajsa.com All rights reserved.