Ardhja e Migjenit ne letersine shqipe
''Marre nga libri me te njejtin titull i Ismail Kadarese''
Kur Millosh Gjergj Nikolla, me pseudonimin Migjeni, djali i ri nga Shkodra, i brishte, elegant dhe serioz... nisi te magjepsej nga arti i te shkruarit, letersia shqipe kishte katerqind vjet qe ekzistonte. Per te kuptuar se c'perfaqesonin keto vepra, mjafton te permendim "Rrethimi i Shkodres", te shkruar nga Marin Barleti, qe ndonese botuar me 1504, lexohet me nje fryme edhe sot. Midis shkrimtareve qe u shquan ne kete periudhe ishin Pjeter Budi (1566-1622), Frang Bardhi (1606-1643) dhe Pjeter Bogdani(1625-1689), personalitete te kultures shqiptare e te asaj evropiane njekohesisht.
Migjeni erdhi ne kohen e zhgenjimit te madh
Migjeni shkroi dy vepra kryesore, "Vargjet e lira", ne poezi, dhe "Novelat e qytetit te veriut", ne proze. Asnjera prej tyre nuk e pa driten e botimit ne gjallje te tij. Shqiperia sapo kishte dale nga nata islamiko-osmane. Dalja e saj, permes nje kaosi e anarkie te papare, kishte qene nje nder me te dhimbshmet ne historine e shteteve. Kufinjte e preresipas nje kirurgjie te pameshirshme dhembnin ende. Gati gjysma e shqiptareve kishte mbetur jashte tyre. Vendi ishte i varfer, i trishte, gjysme i rrenuar.
Vjeshte ne natyre dhe vjeshte nder ftyrat tona
Me kete varg ai nis vjershen e famshme "Vjeshta ne parakalim".
Ngjyren e verdhe lozin ne vallen e fundme
(Deshire e marre e gjetheve qe nje nga nje vdesin),
Gezimet, endjet tona, deshirat e fundme
neper balta te vjeshtes nje nga nje po shkelin.
Dhe me poshte:
Nje lis pasqyrohet ne lotin e qiellit,
Tundet dhe pergjaket ne pasjon te viganit,
"Jete! Jete une due! e fryme merr prej fellit,
si stuhi shkyme ajrin... por ne fund ia nis vajit.
Perballe euforise dhe vetelavdatave prej te cilave po i merrej fryma artit shqiptar, Migjeni dhe shkrimtare te tjere te kohes i parashtruan botes shqiptare nje vizion te ri: sensin vetekritik. Sfida e migjenit ka te beje me "malin qe s'bezan", pra me krejt mendesine shqiptare, me idolet, kanunet, mitet, komplekset e paragjykimet te shtresuara shekull pas shekulli...
O si nuk kam nje grusht te forte
ti bij mu ne zemer malit qe s'bezane
keshtu shkruan Migjeni ne vjershen "Recital i malesorit". Dhe fare i vetmuar midis ketij kori, leshon nje thirrje te re.
Mali hesht dhe ne heshtje qesh
e une vuej e ne vuejtje vdes.
Keshtu Migjeni i Brishte, djaloshi i krehur me kujdes, kercenimi i te cilit do t'i bente te shqyheshin gazit banoret e maleve, goditi i pari ate qe ngjante e paprekshme: tradicionalizmin mesjetar. Noli, Poradeci dhe Migjeni ishin te tre, ndonese ne menyra te ndryshme, shkrimtare te tipit te ri. c'prej kohesh letersia shqipe kishte nevoje per ta. Letrat shqipe prisnin me ngut ardhjen e shkrimtareve novatore, ata qe do te thyenin rutinen, qe do te zgjeronin venat e saj te ngushtuara, qe do te shkaterronin klishete parazitare, qe do u kthenin fjaleve lirine e humbur.
Te tre shkrimtaret e medhenj te epokes mund t'i perfytyrojme si te vendosur ne tri zona: ne zonen qiellore, Poradecin, ne nje zone mergimi, nje fare purgatori, Nolin, dhe ne ferrin e diteve te zakonshme, Migjenin; te tre se bashku perbenin nje gjeni te plote.
Ditet e fundit...
Ne dhjetor 1937, me vaporin qe bente rrugen Durres-Bari, Migjeni u nis per t'u kuruar e ndoshta pastaj edhe per te studiuar per letersi ne Itali. Nga kjo rruge, ai nuk do te kthehej me. Ne senatoriumin San-Luigji te Torinos kur e ndjen se ditet i ka te numeruara, gjithcka tek ai merr forme testamentiale. Ne tre rreshtat e fundit qe shkroi, perpara se t'i fillonin krizat e te binte ne koma, prej se ciles nuk do permendej me, per here te pare ne vepren e tij permend emrin e Skenderbeut. Nuk deshiron te vdese pa shkruar dicka per Heroin Kombetar te popullit te vet. I shkroi, pra, ato tre rreshta ne proze (fjalet e fundit ishin "s'flitet ma"), dhe ndoshta me nje lehtesim te fundit nisi te shuhej, gjersa vdiq, fare i qete, sic deshmojne te gjithe, me 26 gusht 1938.
Vargu i Poradecit:
"Fluturoi dhe shtergu i fundit madheshtor me shpirt te gjore", do t'i shkonte kesaj vdekje tragjike, aq me teper qe, sipas moshes, Migjeni duhej te vdiste vertet i fundit.
Une djepi juej e ndoshta vorri juej, kishte shkruar vite me pare Migjeni per veprat e tij. Ai e kishte shperthyer me ne fund varrin dhe po vinte t'i sillte letersise shqipe kumtin e tij te vecante, me te gjitha vulat dhe peshen qe i jepte rikthimi nga terri.
Njeriu lind per ta jetuar jeten, pastaj kerkon magjine e saj: dashurine, pasi e gjen... jeta stoliset me miresi... miresise i falesh dhe me engjellin tend keni nje zemer te perbashket. Te dua cmendurisht engjelli im.
مواقع النشر (المفضلة)