| Cfare ju duhet te dini? |
|
#1
| ||||
| ||||
| Figura e Martin Camajt si studiues dhe shkrimtar zė njė vend tė shquar nė kulturėn kombėtare shqiptare. Ndonėse ai jetoi larg lexuesit tė tij natyral dhe i munguan efektet e recepsionit, prapėseprapė letėrsia e Camajt e pėrmban mjaft tė gjallė bashkėbisedimin me lexuesin e tij shqiptar. Siē ėshtė shprehur edhe vetė, ai ka qenė i dashuruar me gjuhėn shqipe dhe i shfrytėzoi nė maksimum mundėsitė e saj shprehėse. Martin Camaj lindi nė Temal tė Dukagjinit mė 21 korrik 1925. Ai mori edukatė klasike nė Kolegjin Ksaverian tė Shkodrės, tė drejtuar nga etėrit jezuitė. Mbas pak kohėsh, pėr shkak tė vendosjes sė regjimit komunist nė Shqipėri, Camaj do tė arratiset nga vendi pėr nė Jugosllavi, ku ia del tė regjistrohet si student nė Universitetin e Beogradit. Atje mėsoi italianistikė, romanistikė, teori letėrsie, gjuhė klasike dhe sllavistikė, njė botė e re kjo pėr njė intelektual si ai, tė edukuar nė Shkodėr. Largohet nga Jugosllavia nė verėn e vitit 1956. Shkon nė Romė, ku studion sėrish dhe doktorohet. Nė Romė ndjek rrethet letrare tė kėtij qyteti, ku njihet edhe me autorėt emigrantė nga vende tė ndryshme lindore, rusė, rumunė dhe sidomos me poetė balltikė. Ishin tė gjithė anėtarė tė njė PEN-klubi me qendėr nė Londėr. Atje nėn kujdesin e Koliqit bėhet kryeredaktor i revistės "Shejzat" (1957-1975) dhe studion sė afėrmi botėn arbėreshe. Mė 1961 transferohet nė Mynih (Gjermani), ku specializohet pėrfundimisht nė gjuhėsinė shqipe, duke mos u shkėputur nga letėrsia. Camaj u bė profesor i gjuhės dhe i letėrsisė shqiptare nė Universitetin e Mynihut dhe mbeti atje gjithė jetėn, deri sa vdiq, mė 1992. Kontakti me kulturat e ndryshme perėndimore, njohja e poezisė moderne tė poetėve mė tė njohur botėrorė (Camaj ishte njohės i shumė gjuhėve tė huaja), ndikuan nė formimin e tij kulturor, ndėrsa vepra e tij, qoftė nė prozė apo nė poezi mbėshtetet tėrėsisht nė gjuhėn shqipe dhe si pėrmbajtje i ka rrėnjėt nė kulturėn shqiptare, sidomos nė mitin e trashėguar. "Prandaj nuk ėshtė e rastit qė Camaj zgjodhi pėr tė banuar njė vend tė shkėlqyer, me atmosferė disi tė paqme e tė virgjėr shtėpijake, si alpet e Bavarisė, qė ēdo ēast i kujtonin malet e thepisura tė vendlindjes, ku nuk mund tė kthehej kurrė", shkruan studjuesi i njohur Robert Elsie. Studimet Nė tė njėjtėn kohė Camaj ėshtė edhe njė ndėr albanologėt mė tė shquar, kryesisht me punimet e tij mbi gjuhėn shqipe, historinė dhe tė sotmen e saj. Ndėr studimet kryesore mund tė pėrmenden: Meshari i Gjon Buzukut, Romė 1960; Tekst mėsimor i gjuhės shqipe, Wiesbaden 1969; E folmja shqipe nė provincėn e Avelinos, Firence 1971; Gramatika shqipe, Wiesbaden 1984; si dhe antologjinė Kėngė shqiptare, Düsseldorf '74.
__________________ The heaven's sound is composed inside your heart, listen to its beat to syncronize your life onto the angel's steps. |
|
#2
| ||||
| ||||
| Proza Martin Camaj e nisi prozėn, ashtu siē thotė shkrimtari i madh francez Flober "nė moshėn e prozatorit", pra nė prag tė dyzetave. Djella, tregim nė prozė e nė vjershė, Romė 1958, ėshtė pėrpjekja e tij e parė, qė do tė pasohet me veprat: Rrathė, roman, Mynih 1978; Shkundullima, proza, Mynih 1981; Karpa, Romė 1987. Romani Karpa e vendos subjektin nė brigjet e lumit Drin nė vitin 2338, ndoshta pėr kėtė autori ka parapėlqyer ta quajė "Parabolė". Ky roman si dhe vėllimi me proza "Shkundullima" shquhet pėr njė kėrkim strukturor nė rrėnjėt e zanafillave, jo vetėm si pėrsiatje e vazhdueshme, por edhe si gjuhė, nė tė gjitha dimensionet e saj. Pesė novelat e vėllimit "Shkundullima" janė zgjedhur prej shumė shkrimesh, sipas disa cilėsish tė pėrbashkėta, por ato kanė dhe ndryshime. Kėto proza paraqesin dy mjedise: i pari lidhet me atmosferėn nė disa vise tė Shqipėrisė sė Veriut, ku thellėsia e bjeshkėve ndahet nga qafa malesh prej fushave tė gjera. Ndėrsa nė tregimet "Shkundullima" dhe "Katundi me gjuhė tė fshehtė" pasqyrohen brigjet bregdetare tė Italisė sė Jugut, treva ku jetojnė arbėreshėt e lashtė. Edhe "Gjon Gazulli" anon nga ky mjedis. Ngjyra tė pėrbashkėta janė kataklizmat natyrore, si shkundullima(tėrmeti), apo rrėzumja e borės(orteku), qė trandin njė vend, ashtu si edhe vdekja ose prania e saj: mbarė kėto dukuri i ndėrrojnė faqe dheut e shoqėrisė. Nga veprat e tjera letrare tė Camajt me interes tė veēantė janė "Loja mbasdrekės" dramė Mynih, 1981; "Kandili argjandit", dramė, Kozencė 1983; Dranja, madngale, Mynih 1991. Drama "Loja mbasdrekes" trajton disa shkaqe tė shthurrjes sė kanunit tė Lek Dukagjinit nga fillimi i shekullit XX. Ajo u shkrua nė atė mėnyrė qė tė lexohet lehtėsisht, thuaj si novelė, pėr t'u kuptuar drejtazi dhe pa u vėnė nė skenė.
__________________ The heaven's sound is composed inside your heart, listen to its beat to syncronize your life onto the angel's steps. |
|
#3
| ||||
| ||||
| Poezia Martin Camaj ėshtė poet lirik me forma e pėrmbajtje moderne, me faza tė ndryshme tė krijimtarisė poetike dhe kjo nga shkaku, sepse ka kaluar nėpėr kultura tė ndryshme. Gjatė qėndrimit nė Jugosllavi e Kosovė do tė botojė njėri pas tjetrit dy vėllimet e para me poezi "Njė fyell ndėr male", Prishtinė 1953 dhe "Kanga e vėrrinit" Prishtinė 1954. Nė Itali vėllimin Legjenda, Romė 1964 dhe nė Gjermani librat e fundit poetikė "Lirika mes dy moteve", Mynih 1967, "Njeriu mė vete e me tė tjerė", Mynih 1978, "Poezi 1953-1967", Mynih 1981. Dy vėllimet e para tė Camajt tė botuara nė Prishtinė frymėzoheshin nga motivet e vendlindjes dhe ishin nė frymėn e sė ashtuquajturės "Shkollė letrare e Shkodrės", pjesė e sė cilės u bė dhe ai. Nė pėrmbledhjet "Legjenda dhe lirika mes dy moteve" Camaj dėshmon me tė gjitha mjetet stilistike e estetike tė gjendurit nėn ndikimin e poezisė hermetike. Ky ndikim lidhej me kohėn studentore nė Romė, kur Camaj kishte profesor poetin e madh hermetik Xhuzepe Ungareti. I ndjeshėm tej mase ndaj motiveve tė vendlindjes e fėmijėrisė ai nė gjithė poezinė e tij pėrpiqet tė universalizojė elementet thellėsisht shqiptare, si peisazh, mitologji, mentalitet e karakter. Pjesa mė e rėndėsishme e poezive tė Camajt i ėshtė bėrė e njohur edhe lexuesit tė huaj me anė tė botimeve "Poesie", Palermo 1985; Selected poetry, Nju Jork 1990; Palimpset, Nju Jork 1991; Gedichte, Mynih 1991. Jo vetėm po tė nisemi nga vendet e botimit, por mbi tė gjitha nga mėnyrat e ligjėrimit poetik, stilit dhe frymės, mund tė vihen re qartazi tri faza tė krijimtarisė poetike veēanėrisht e letrare pėrgjithėsisht tė Martin Camajt: Faza kosovare (ose klasike) Faza italiane (ose paramoderne) Faza gjermane (ose moderne) Tė tria kėto faza kanė lėnė shenja tė qarta nė krijimtarinė e tij: Nė fazėn e parė ndihet mbėshtetja e fuqishme nė mjetet shprehėse tradicionale e folklorike. "Mali e vėrrini" pėrbėjnė botėn rreth tė cilės sillet e rreh nervi poetik. Nė fazėn e dytė kemi pasurimin e elementeve shprehėse me struktura mė tė komplikuara gjuhėsore, duke mos iu larguar kurrėsesi tharmit tė motiveve vendase. Nė fazėn e tretė motivi vendas mitizohet, "thahet" e shndėrrohet nė njė substancė me esencė tė fortė. Nga njėra tek tjetra arti i tij bėhet pėrherė e mė formal larg strukturave tredicionale e ideve tė ditės dhe synon tė bėhet universal.
__________________ The heaven's sound is composed inside your heart, listen to its beat to syncronize your life onto the angel's steps. |
|
#4
| ||||
| ||||
| Njeriu me Vete e me tė Tjerė Analizė Me kalimin e kohės e veēanėrisht me librin Njeriu mė vete e me tjerė, poezia e Camajt e rrit karakterin e vet metaforik dhe simbolik si dhe zgjeron format e shprehjes gjuhėsore. Secili titull poezie paraqet njė gjendje tė posaēme. Njeriu ndalet nė njė shenjė vendi nė kohė, harron punėn e pėrditshme dhe rrėmon nė vete pėr tė gjetur fillin e humbur tė kujtimeve e tė ndjesive tė tij: Nė nadje vrejta rrethin e andrrave nė truell e gjeta fillin e tretun nė pikėn e ndaljes sė dritės. (Fill i gjetun) Ngjan kėshtu qė mbas secilit varg tė fshihet njė grimė ngashėrimi, i cili nė ēastin kur autori ia pėrcjell tė tjerėve, shndėrrohet nė gėzim. Meqenėse kėto vargje janė shkruar njėkohėsisht me romanin "Rrathė", lexuesi ka pėr tė gjetur aty-kėtu mendime e atmosferė tė njėjtė nė tė dyja veprat. Ndėrsa siē ėshtė fare e kuptueshme, mėnyra e tė shprehurit dhe trajtat ndryshojnė. Ndėrmjet dritės dhe territ pėr poetin mė shumė se njeriu ėshtė hija e tij e cila ska shqisė, vetėm sy pėr vete. Po njeriu ku ėshtė? - duket se pyet poeti. - Po ti ku je? Apo thjesht njė thėngjill i zi pa zjarm. Mungesa e zjarrit e bėn jetėn tė vdesė, mungesa e dritės e bėn kohėn tė vdesė, mungesa e tingujve e bėn njeriun tė vdesė. Te "Kohė e humbun" nėpėrmjet metaforave e simboleve tė fuqishme poeti e vendos udhėtarin, njeriun e thjeshtė nė udhėkryqin midis kohės reale tė vėrtetė dhe asaj tė pėrjetshme: Udhėtari, njeri i thjeshtė, as tepėr i urtė, as poet, ndezi zjarrin e fikun nė hinin djegė e pėrdjegė nė votėr. Zgjoi tingujt e ujit prej gjumit e preku rrezet e diellit nė syzit e bimės nė dritare. Diēka ish ndalė nė ajėr e priste nė heshtje si shpatė pėr tė ra. Vetėm atėhere u kujtue se koha nuk kishte kthye bashkė me tė nė plang ... Ēasti i kuptimit tė boshėsisė sė jetės ėshtė pėr poetin sfida e parė qė njeriu i bėn vdekjes. Temat si kontrasti midis sė vjetrės e sė resė, pohimi i sė resė si dhe situata e njerėzve nė botėn moderne, zhvillohen nė trajtimin e motiveve tradizionale dhe simboleve (Gurėt, zogjtė, zanat e malit etj). Shtatė vasha u ēuen peshė Kur ngjyra e korbit fluturoi Pėrmbi shtyllėn e jetės... Vargje si kėto janė tė rralla nė traditėn e poetikės shqiptare. Po korbi jo gjithnjė ėshtė ngjyra e vdekjes dhe sinonim i sė keqes. Si pėr tė treguar vlerėn e njė dite apo mė mirė tė njė ēasti pėrballė kohės sė amėshuar, Camaj shkruan poezinė "Njė ditė e ka edhe korbi". Nga ana tjetėr ndarja natyrore nė tė mirė e nė tė keqe, nė tė bardhė e nė tė zezė, pėr poetin nuk ėshtė gjithnjė kėshtu. Teksa korbi vėshtron vallen e pėllumbave tė bardhė, ngriu nė vend dhe e pa veten mė tė zi se kurrė. Por ai nuk guxoi ta prishė vallen e tyre, tė jetė njė njollė e zezė nė atė sfond tė bardhė. Dhe pėr kėtė e mori shpėrbilmin: e ndjeu vehten korbi pėllumb nė shpirt... Tek vėllimi pėrmbledhės Njeriu mė vete e me tjerė janė bashkuar poezitė, tė cilat i paraqesin njerėzit nė kostelacione tė ndryshme sipas idesė sė Camajt. Si elemente tematike dalin shpesh: shtegtimi, mospėrfillia, vetmia. Kurse te poezia Vetmija e jugores nė Veri si kundėrvėnie e njė jete tė largėt, shfaqet gruaja mė e vetmuar se kurrė ndonjėherė: Vjen hana e nis udhtimin televizori nėpėr botė nė heshtje deri nė mesnatė. Mandej sheh andrra si rriten dega lisash ndėr krahė. Situata e mėrgimit tė autorit del nė poezinė me titull Larg atyne qė flasin si unė, i cili vlihet nė raport me dukuritė e natyrės qė ndonėse janė universale, intimizohen kur ėshtė fjala pėr vendlindjen: n'agim njeriu bekon diellin si unė. Lirika e Camajt ėshtė e karakterizuar qė nga fillimi pėrmes pjesėmarries nė fatkeqėsitė e njerėzve, por gjithashtu nga shpresa nė vitalitetin e nevojave tė tyre, si te Frika prej dimnit tė gjatė, kur shprehet se: S'due me qenė si moti i lig. Vuajtja jepet shpesh me anė tė njė ironie tė lehtė para kalimit nė dėshpėrim. Vetė natyrshmėria poetike e Camajt e bėn tė dallueshėm nė poezinė "Nji poeti tė sotėm", nė tė cilėn thuhet qė poeti nuk ka shkruar pėr mėshirėn e fatit, por ...pėr rrasa guri e ballė njerėzorė me rrudha shumė pėr dashuninė. Poezia shihet si formė pėr mposhtjen e tragjikes. Pėrmes sensibilitetit plot kontradikta dhe kontrasteve tė jetės, lirika e Camajt fiton njė karakter shprehės dramatik. Si shprehje e shumėllojshmėrisė dhe e kontradiktave tė jetės, autori shpesh zgjedh ngjyrat: njimijė ngjyra nė kėtė dhe (Formulė mėngjie). Si simbole pėr dhėnien e botės qėndron kundėrvėnia e ditės dhe e natės Fill i gjetun, Mbas kryqėzimit tė zogjve, Nji stinė e humbun, etj. Gjuha e Camajt fiton aftėsinė e saj shprehėse pėrmes mjeteve tė pasura retorike veēanėrisht tė figurave tingėlluese, metonimive dhe metaforave: si ngjyra e korbit (Motiv i vjetėr nė kthim), njė za i bardhė kapet pėr tesha (Gjumi mbas shtegtimit), apo te poezia Dy brezni: Im atė ishte burrė me pamje tė trishtė, dru ullini pa fletė me kokrra tė zeza nė ēdo degė Simbolet nga bota e kafshėve (gjarpni, breshka, krymbi i mėndafshit, korbi etj., poeti i merr pėr tė krijuar paralele motivesh universale me botėn njerėzore. Raporti mes jetės dhe vdekjes njerėzore pėrfshihet nė raportin mes jetės dhe vdekjes sė kafshėve, madje tė atyre zvarranikėve, tė cilat e bėjnė mė tė afėrt idenė ekzistenciale tė jetės sė vetė njeriut. Mos jam nieri apo krimb? Camaj nuk ėshtė as i pari dhe as i fundit nga poetėt modernė qė e vė njeriun para njė dileme tė tillė. Nga ana tjetėr lidhja e njeriut me krimbin befas pėson njė varėsi tepėr tė madhe tė ekzistencės. Te Krymbi i mėndafshit Camaj e nis prozėn e vet poetike kėshtu: Fijet e bardha tė mėndafshit ndahen prej zemrės sė krymbit qė vdiq vetėm nė pallatin mbas malit... dhe e mbaron: Nė vjeshtė kundrova besėlidhjen mes jetės e vdekjes prej punėvet tė tė parėve tė mij qė ruanin petkat e mia pėr mort dhe hynin nė njė vorr brez mbas brezi: Eshtna ndėr eshtna ndėr shtresa petkash tė leshta! Nė prozėn poetike Gjarpijtė ai shkruan: Giarpijtė u banė gur nėn tokė pėr t'i qėndrue dimnit. Shqarthi fle nė bigėn e shkambit e gjallnon me dhjamė tė vet si shumica e njerėzisė qė nuk i ngre sytė pėr tė kqyrė si retė e vėrshojnė dritėn e hanės pėr tė pru terrin mbi ne. Ashtė koha e pleqnimit mė vete. Fjala helm nuk pėrmendet gjėkundi, por hidhėsia e tij ndjehet kudo. Drita dhe terri qėndrojnė nė dy skaje tė kundėrta, nė atė tė sė mirės dhe nė atė tė sė keqes, siē qėndrojnė dhe njerėzit. Duket se poeti ėshtė indiferent ndaj kėtij terri gjithėpėrfshirės, por jo lexuesi i cili pyet veten: Mos jam dhe unė njė gjarpėr i fshehur nė gur dhe jeta ime ėshtė njė natė mė e errėt se nata e pėrjetshme? Me poezinė e tij Camaj krijon njė marrėdhėnie gati tė padukshme, ashtu si anonimati popullor, duke i lėnė njė vend tė lirė aktiv lexuesit; tė jetė ai qė tė pėrjetojė apo tė meditojė nė mėnyrė tė hapur dhe subjektive, pėr ta ribėrė poezinė e tij. Njė karakteristikė e veēantė e poetikės sė Camajt ėshtė interesi i tij pėr figurėn gjuhėsore-formale, ku me anėn e njė thjeshtėsie tė veēantė ai e tematizon nė trajtė, duke pėrdorur me mjeshtėri tė rrallė variantin gjuhėsor tė gegėrishtes.
__________________ The heaven's sound is composed inside your heart, listen to its beat to syncronize your life onto the angel's steps. |
|
#5
| ||||
| ||||
| Rrathė Analizė Romani u botua mė 1978. Autori i njohur si lirik, me Rrathėt, paraqiti veprėn e parė tė madhe, prozaike dhe mė tė gjerė deri atėherė, pėr tė cilėn kishte punuar 15 vjet. Romani pėrbėhet nga tri pjesė: "Rrathė uji", "Rrathė zjarri", "Rrathė gjaku". Pjesėt lidhen me njėra-tjetrėn pėrmes figurave kryesore Bacit dhe veēanėrisht Agonit. Pjesa e parė fikson paraqitjen e hollėsishme tė tyre dhe tė personave tė tjerė, tė cilėt prezantohen tė gjithė pėr arsye tė ndryshme, nė njė ditė vjeshte nė tė njėjtin qytet. Kėtu tregohen anėt e ndryshme tė jetės pasrevolucionare, nė njė fshat malor tė quajtur "Dheu i Arbėnit" (Njė aluzion i historizuar pėr Shqipėrinė ndėn sundimin komunist). Agoni qė i pėrket brezit tė ri, nga profesioni agronom, ndėrkaq gazetar dhe shkrimtar, dėrgohet prej Partisė pėr njė reportazh mbi ardhjen e traktorėve tė rinj, si pėr marrjen e njoftimeve mbi njė kundėrshtim nė thelb tė sistemit nė Malėsi, nė fshatin Ripė. Pjesa e dytė, nė qendėr tė sė cilės janė ngjarjet dhe pėrshtypjet e Agonit, fillon me nisjen e tij nė Ripė dhe pėrfundon me mbėrritjen e traktorėve atje, pak ditė mė vonė. Ndėrkaq Agoni ka bėrė tė dėshtojnė pėrpjekjet e ilegalit pėr tė pėrdhunuar bareshėn e bukur Sose, vajzėn e virgjėr tė rapsodit. Pasi Sosen e ka zėnė nė befasi natėn tek burimi, ai do tė pushtohet vetė nga dashuria e zjarrtė pėr tė, qė pėrcakton qėndrimin e tij tė mėtejshėm. Ai nuk shqetėsohet mė pėr reportazhin dhe heq dorė nga takimet e planifikuara me mėsuesen e zgjuar Zojėn, sė cilės kishte dashur t'i bėnte njė deklaratė dashurie. Pjesa e tretė vendoset pas mbėrritjes sė traktorėve. Agoni pushohet nga redaksia dhe pret pėr njė emėrim tė ri, si agronom. Pas njė vizite nė kishėn e njė sekti ilegal nė Ripėn e Poshtme, rituali i kėrcimit, i pėrgjakshėm, e shtyn atė dhe i zhvillon gjithnjė e mė tepėr dėshirėn pėr tė jetuar me Sosen. Nė kohėn kur pas shtegtimeve tė pėrbashkėta nė male nuk ka mundur tė caktojė me tė vendin e martesės, e pėrdhunon. Njė bari qė qėllon atje i ndalon atij qėndrimin e mėtejshėm ndėr male. Agoni shkon nė Ripėn e Mesme dhe bie nė njė letargji tė thellė, pasi tashmė kishte humbur ndjenjėn e kohės. Pas kohės sė gjatė tė pacaktuar i mbėrrin njė kėrkesė pėr t'u paraqitur nė redaksinė e mėparshme. Drejtori i ri e qorton atė pėr shkak tė tendencės armiqėsore tė njė dorėshkrimi "Shtėpia pas maleve" qė ėshtė pėrshtatur si pjesė teatri kukullash me sukses tė madh. Para kthimit tė tij nė Ripė bėhet takimi me Sosen si dhe me regjizorin e teatrit tė kukullave. Prej tij Agoni mėson qė ai kishte jetuar pothuajse 20 vjet nė "ėndėrrėn e vetmisė". Romani pėrfundon me kthimin nė Ripėn e Mesme tė Agonit, tė cilit i ėshtė zgjuar sėrish dėshira pėr tė shkruar. Krahas kėtij trajtimi kryesor romani pėrmban njė varg trajtimesh tė tjera qė tregojnė jetėn e popullsisė vendase nė periudhėn e ndryshimit rrėnjėsor e tė vrullshėm. Kėtu qėndron vlera e veēantė nė pėrshkrimin e mėnyrės sė tė menduarit, tė ideve dhe motiveve tė personave. "Rrathė" u vlerėsua si romani i parė psikologjik shqiptar. Krahas kėsaj ėshtė karateristik elementi liriko-folkloristlk, qė shfaqet veēanėrisht nė pėrshkrimet e Malėsisė e tė zakoneve. Krahasimet popullore dhe frazeologjizmat, si dhe njė variant i pasur gjuhėsor i gegėrishtes, fjalori i zgjedhur janė karakteristike pėr gjuhėn e tij. Baza e tregimit qėndron nė monologėt e pasur, tė brendshėm dhe bisedės sė gjallė. Tendenca bazė e romanit, qė tingėllon nė titull, ėshtė tė tregojė sesi njerėzit janė tė lidhur nė rrathė tė ndryshėm shoqėrorė e metafizikė, ku qėndrojnė simbolet e ofruara: uji, zjarri dhe gjaku. Simboli i rrathėve rimerret larmishėm. Kushtet konkrete social-ekonomike qėndrojnė mė fort brenda kuadrit tė jashtėm. Temat e mirėfillta janė pėrgjithėsisht: natyra, vetmia, humbja e traditės, kėrkimi i fatit dhe i suksesit, lidhja me vetė rrėnjėt. Mbizotėrimi i karaktereve poetike letrare dhe komentimi i gjerė i problemeve tė gjuhės, letėrsisė dhe artit nė pėrgjithėsi, mund tė pėrbėnin gjithashtu nėntema tė veprės artistike. Romani me figurėn kryesore Agonin e, me gjithė problematikėn e tij nė kėrkim tė identitetit, tregon mė nė fund se "Ne mė kot pėrfaqėsojmė njė epokė tė re". Fragment Mbas lutjes sė parė u kapėn dora-dorė dhe silleshin me hapa tė matun pėrreth ashtu sikur vėhen nė varg pėr tė hedhė valle vendėse. Silleshin varg tue u ba rreth ende i papėrkryem dhe pėrsėritnin pajanda nė ritėm njė thanje, si emėn apo fjali. Kryetari qėndronte nė mjedis dhe drejtonte fjalė e lėvizje, tue u dhanė kėtyne krah nė njė drejtim tė caktuem, i tretun nė ekstazė me sy tė mbyllun. "Tash mund ta ēojmė zanin e tė flasim pa pėshpėritė. - Mbeti e tha Baci. - Tash janė tė pėrqendruem nė vete e s'i ndėgjojnė ma tingujt e jashtėm. I vetmi qė mund t'i mbajė veshėt tė hapun kah zanet e jashtme asht zėvendėsi, Kėshilltari. - Ndeji e u mejtue e vijoi: - Sa kryetarė shkuen e erdhėn e ai, Kėshilltari, mbeti aty ku asht, nė tė dytin vend, i ngulun si cung lisi. - Zėvendėsi i truhej Hyjnisė si me njė gjysmė goje, por megjithatė zani i tij mbizotnonte fjalėt e lutjeve tė pėrbashkėta. Fjala e tij hidhej si prej njė bahje prej gojės sė shthurun dhambėsh njė gurė i vetmuem nė pusin e shterrun. - Shikoje mirė e mos harro tiparin kryeneē, menda e zgjuet qė nuk ndėrron, prore me njė shprehje nė fytyrė, i qetė, energjik e sygordhė! " Zėvendėsi i Drenashit, i ashtuquejtun Kėshilltari, sė fundi u vu edhe ai nė valle si pa andie. Shtrini krahun e djathtė mbi shpatullat e valltarit pėr anė si flatėr gjerze dhe dora e madhe e tij prej fshatarit mbulonte njė pjesė tė supit tė shokut, tė njė fshatari vocrrak tė thatė e fytyrėtjerrun. Kambėt e thamta e tė lakueme tė tij lėviznin plogshtė nė vallen vendėse: njė hap para, njė hap mbrapa e mandej shpejt e shpejt, dy para e njė tjetėr fare tė shkurtė pėrsėri mbrapa. Kėshtu nė varg, dale e dalė dhe mbarė e mbarė zhdėrvillohej rritshėm e me hov lėvizja vallėzore, jo pa sqimtari tė natyrshme krenarie tė pėrmbajtun hera-herė, dhe ngjit mbas plaste prapė papritmas egėrsia e burrave fshatarė si bujena ndėr arat e tyne. Zėvendėsi lutej fare vetėm me fjalė tė veta nė tė folmen e Ripės sė Poshtme: "Zot, po tė lus, shqymbi anmiqtė tonė. Tė lus, pra, shqymbi! Mos i le gja mangut, po qiti tashti fare me gjindje e mall e gja e fiki si fiket njė qiri nė ujė, e shnjerėzoji ma tepėr se i ke shnjerėzue ata panukuj panukujsh! Dyndi kėtij vendi e dlirė sish dhenė, e mbyti pa e lan njė sish pėr farė, mbyti tė gjithė nė ujin e atij lumi pėr nėn, po ashtu si mbyte vjetin e keq ushtrinė e karkalecave kur ata vėrshuen dhenat tona, a more vesh? E mos u le vend nėn kėtė diell, ashtu deh! Mos u le vend!" Sė voni zu secili me u lutė nė vete, ulė nė gjunj tė mėdhenj, disi pa rregull e me tinguj tė pakuptueshėm pendestarėsh tė turpnuem pėr fajet e veta. Luteshin si pėr provė, sa pėr tė pėrgatitė gjuhėt pėr adhurime ma tė vėrshueshme. Shpėrndahej nėpėr qiellzanė tė trenėve vajtimi i ngashrueshėm i njerėzve nė mundime qė s'donė me durue ma gjatė. Nė kėtė mėnyrė lutej edhe Kėshilltari me tė dhanun tė devoēėm si mos me i ditė kurrkund shteg vetit. Drenashi e ndėrpreu ngutshėm kėtė nynyrim ankues tė paskaj, si me u pasė kujtue se njė ankim i tillė nuk ishte pėr burra, dhe urdhnoi: "Leni tė rrjedhin prej gjuhėve tona fjalė tė pėrflakėta, fjalė qė me pėrshkue detin tej pėr tej e me ēa gurin si me kepa ēeliku! Ēonje, bre, zanin deri nė kupė tė qiejve e tė na e marrė vesh Ai qė vran e kthjell nė ēdo skutė qiellore!" Dhe si prej njė goje ushtoi britma: "Hyjni, Hyjni!" Parreshtun: "Hyjni, Hyjni! Merr vesh! "Dhe u kapėn prapė dora-dorė nė valle, tashti ma tė shpejtė, gjithnjė tue u ēue e tue e ulė zanin si valė deti nė tėrbim. Nė mjedis Drenashi, si valltar i shtitėruem, sillej lehtas majė gishtavet tė kambėvet dhe petku i bardhė lini pėrftonte njė kumbonė. Prej kumbonės si lijtė qė sillej vorbull rreth vetes iu duk tė dy vėshguesvet nė fundin e faltores se doli njė plakėz, njė grusht eshtna nė veshjen femnore e tė larmishme, vendėse. Plakėza me njė tepsi bakri nė dorė, e vetmja femėn nė atė rreth, kishte ndejė deri atėherė mb'anėsh dhe po delte tash papritmas e ulej para kambėve tė Fetarit nė kėcim, vetėm. Ajo u ul pėrpara kambėvet tė Drenashit dhe i ra bakrit me unazė argjendi qė mbante nė gishtin e mesėm tė dorės. Ai tingull ua preu zanin nė gojė. Mandej ajo vuni tepsinė pingul nė truell dhe nisi ta sjellė nė vend, rrotull, tue e drejtue me kumtin e vet zanet e lutjeve qė kishin fillue pėrsėri fashitshėm. Kumti i thellė i bakrit tė lėvizun prej dorės e llanės sė krahut tė plakės mori t'i mbledhė tė gjitha zanet njė nga njė si gjasende tė shpėrndame nėpėr truell. U prini tė gjitha zaneve tė zbutuna dhe u pėrnjėsue me to dhe u ba njė tingull i zbutun, si me qenė tue dalė ai za prej gjiut tė dheut. Delte prej gjiut tė dheut, kapej me mund harqeve tė faltores deri aty ku kėputeshin vizat dhe zhdukej kushdi se kah. Folkloristi tha me vete se vetėm kjo lutje depėrtoi mure e troje, njena mbi tjetrėn dhe arriti nė veshėt e qiejve tė naltė. Secili, i qetuem, ngjante se lumnonte nė gjamimin e unjishėm tė zanit tė vet tė kapun dora-dorė nė valle me zanet e tjerėve dhe tė lėkundjeve ringlluese tė metalit qė ndėrprehej nė ritme prej copės argjandi nė gishtin e plakėzės. Fytyrat e besimtarėve galdonin tė shndėrruese nėn fuqinė e transit dhe pesha e korpit shkėputej prej trollit dhe landa njerėzore e bartun prej ritmeve merrte turr pėr t'u librue nė fluturim me vallen e shpejtueme. Pak a shumė secili gjindej mbrenda njė sfere tė rrumbullakėt, secili vetė gogėl qė vinte rreth dy rrotullave tė ndezuna, rreth Fetarit nė kėcim e hanės sė plotė, metalit zjarmor nė dorėn e plakėzės. Ndjenja me qenė yll nė vartėsi tė diellit e tė hanės nė rrotullim tė paskaj, thonė rregullat e besimit, asht pėr secilin shpėrblim i tė besuemit. Ashtu si pėrherė edhe nė kėtė rast flijimi, lutėsit panė befas se rrethi i ndezun nė mjedis nisi tė lėshojė rreze gjaku. Tėrbimi i tran-sit mori flakė nė ēdonjenin sish. Drenashi kishte hjedhė petkun e bardhė njė copė pėrdhe e qėndronte xhveshė nė brez e pėrpjetė. Prej shokėsh sė ngjeshun krahėqafė, mbushė me gjilpana, thikėza gjithnduersh, hoqi Kėshilltari njė gjilpnyer e ia dha Fetarit. Mandej i dha njenėn mbas tjetrės, gjilpana, thikėza e heshta dhe kėto tė gjitha Drenashi njenėn mbas tjetrės, fluturimthi, pa u kujtue vėzhguesit i ngulte nė parzėm e ndėr krahė, kudo mbėrrinte nė mishin e vet. Gjaku maparė i rinoi nėpėr parzėm e krahė vizla-vizla e mandej rrėke dhe megiithatė ai nuk ndiente kurrfarė dhimbje. Plakėza, e ashtuquejtun Emtja, pa e ndalė sjelljen e rrotullės sė bakrit hodhi me shkathtėsi faculetėn qė e mbante nė brez ndėr duert e shtrime tė Drenashit kah dera e mbyllun. Faculeta mbeti e varun ndėr duert e flijuesit si tė ishte njė gjasend qė i truhej Hyjnisė. Edhe vėzhguesit e rrokun prej euforisė sė pėrgjithshme panė nė flakrimin e faculetės sė kuqe diēka tė gjallė, njė shpend qė po i pritej fli shejtnorėve. "Edhe njė risim - vėrejti Folkloristi - edhe njė risim!" Dhe pėrpiqej me gjetė ēfarė shmėnjie paskej premja e gjelit dhe vetėm kur pėlhura ra pėrdhe u kujtue se s'ishte gja e gjallė. Pra, asnjeni s'u kujtue se Emtja ia kish hjedhė Drenashit pa farė rezhie ceremoniale faculetėn qė ai tė fshijė gjakun, as atėherė kur plakėza e ēoi dhe e vuni nė brez pa ndėrpre sjelljen e rrotullės sė bakrit tė shkėlqyeshėm. Flijimi kishte mbėrritė kulmin: ēdo gja rrotullohej ndėr sytė e tė dy vazhguesve. Edhe Drenashi ishte vu nė varg me tjerė. Shpatėza e heshta, gjilpana gjithnduersh, tundeshin nė kurmin e tij nė rrotullim me tjerė si me qenė degė e rremba tė thatė nė lisin e rrahun prej erės. Besimtarėt pėrkitnin si tė verbėt nė sonambul majet e gishtave i me dashė tė marrin ndjesė e bekim prej tyne. Mandej herė nė rresht, herė palė e palė vallja - balladėr e lėshueme prej sė nalti - mori vrap edhe ma tė tėrbuem e bashkė me tė gjimimi fjalėsh mes tingėllimit tė shigjetave nė mishin e njeriut dhe ehut tė bakrit nė rrotullim. Fytyra e Drenashit dridhej prej dhimbjes e gjujtė i lakoheshin nėn peshėn e korpit tė therun, kurse besimtarėt - vorbull murrlani - fluturonin nė vargun e valles tue pėrpjekė njeni mbas tjetrit dora-dorė vetėm rrėshqitazi gishtat e kambėvet tė zdathuna nėpėr truell. Atje vonė gjymtyrėt e Drenashit u lakuen e u pėrkulėn fare kėshtu qė gjysma e kurmit ra zvarė pėr tokė. Kėtė e vėrente edhe Kėshilltari nė kambė mb'anėsh si tė mos i pėrkiste rigatės sė valltarėve, si tue e matė rrugėn e flijimit. Njeriu i flijuem prej njerėzvet tė vet qindronte, por kur heshta e shigjeta nė parzėm, krahėsh e brijėsh ndeshėn pėr rrasat e shtrojes dhe i lėnurėn thellė mishin, Drenashi lėshoi njė britmė dhimbje e i ra tė letit. Vigma e dhimbjes i zgjoi befas burrat nė vrap vallėzor: njė herė i shtangoi nė vend, mandej i zgjoi prej kllapisė sė randė. Kur erdhėn nė vete tė gjithė, prishėn vargun e valles e shkuen e zunė vend nė gjuj tė mėdhaj anash. Kishin kalue vetėm dy orė prej fillimit tė sjelljes fetare, por secili kėqyrte me shtangim shokun si tė mos ishin pa tash shumė mote. Kėqyrnin njeni-tjetrin hulumtueshėm pėr t'i diktue nė fytyrė sa rrudha qenkan mbresė nė tė mbas tė gjithė asaj kohe. Mandej sytė u shkuen nė mjedis tė faltores. Mbi rrasat e gurit vėrenin nė heshtje njė rreth gjaku tė pėrkryem, rrethin e valles sė vet. Kujtoheshin se ata vetė e kishin ngrehė rrėshqanė Drenashin e shigjetuem, shokun e vėllanė e vet. Dy besimtarė kapėrcyen rrethin tue u ruejtė qė tė mos shkelnin hullinė e gjakut dhe u pėrkulėn pėrmbi flinė: prej parzmit e krahėve tė Drenashit nxirrnin hekurinat, hej tė ngrimė nė gjak nė ngjyrė ndryshku. Duert e tyne lėviznin shkathshėm mbi korpin e flisė deri sa i hoqėn tė gjitha: Fetari pa thercat e ndėshkimit doli si i xhveshun, lakuriq nė shesh. Nė sytė e tė shumėve shiheshin lot jo aq tė dhimbėsunisė ndaj kryetarit tė vet tė flijuem kushdi pėr tė satėn herė, por ma tepėr nga vetėdija se hapja e derės e dalja nė dritė ngjaste tepėr, kushedi, edhe shekuj tė tjerė, varg njeni mbas tjetrit, si ata nė vallen e gjakut. Atyne qė e libruen Fetarin heshetash e gjilpanash u dha shej Kėshilltari qė ta praponin andej dhe kėta ashtu banė. Nėsa e ēonin lehtas para duersh, Drenashi hapi mundshėm sytė e pau se si e ulnin ngadalė nė skajin e hapėsinės sė nėndheshme mbi shtrojen e pregatitun mapare me gjeth tė njomė lari tė stėrpikun me uthull. Nė pėrpjekje me atė lagshtinė djegėse i ra Drenashi pėrsėri tė letit. Plakėza e vogėl mori t'i lajė e t'i mjekojė varrėt e ēeluna tė korpit pa shqisa, tė shtrimė shakull, si me qenė tue e pregatitė pėr vorrim. Besimtarėt u ndanė nė heshtje. U zhdukėn ashtu si kishin ardhė nė tė gjitha drejtimet tue i hapė vetes shteg nėpėr shkallė guri e kthina tė thella pėr nėn tokė, kush me dritė kandili tue e mbajtė si tinėz nėn palėn e petkut nė dorė, kush pa tė si, pėr shembull ma tė vjetrit qė gjatė moteve i kishin mėsue shtigjet e pėrmbrendshme. Kėta matnin me hapa tė sigurtė, pa dritė pa pishė, nė pikėn e territ gjatėsinė e kthinave tue prekė symbyllas gunga e kthesa, po ashtu si sivėllaznit e parė tė cilėt kishin ndėrtue me dorė tė vet skaje e gjije. Nga kjo rrethanė kishte mbetė nė fjalė thanja me vėshtrim tė zgjatuem e cila pėrdorej posaēe nė kohnat e krizave dhe tė pėrndjekjeve prej anėtarėve tė besimit: pleqtė e dinė rrugėn symbylltas nė terr e nė dritė. Pėr t'i shpėtue syve tė besimtarėve gjithnjė nė pėrvlim tė ekstazės, tė dy vėzhguesit u ndanė nė drejtime tė ndryshme, mjerisht pa i pasė lanė njeni-tjetrit njė pikė takimi. Humbėn edhe ata nė terrin e nėndheshėm e dolėn jashtė nė drejtim tė kundėrt, kėshtu qė nuk do tė ndeshin kurrė ma. Edhe sot e kėsaj dite, mbas shumė motesh, i shtihet nė andėrr Novelistit labirinti i mbushun me murgj dhe nė atė tollovi kėrkon pėrethshėm. Folkloristin: e gjen e s'e gjen, si nė andėrr ma! I flet e s'i pėrgjigjet dhe me shpejtėsi vetime i del gjumi e gjithēka zhduket si vesa pėrpara diellit. Pėr t'u shlirue prej ankthit qė i kthen kohė mbas kohe nė gjumė, Agoni ka kėrkue disa herė hymjet nė ēerdhen e besimit tė fshehtė, pėr t'i thanė vetes: ja, tek asht labirinti i pėrmbrendshėm! Hyn, shihe e mos andėrro ma! Por deri nė sot Novelisti s'i ka ra askund pėr fije tė zbulojė derėn prej gurit tė latuem. Mbas kėso pėrpjekjesh pa rrugėdalje, kundron edhe njė herė ledhet e vjetra tė Ripės sė Poshtme dhe i duket sikur gjithēka, njerėz, tempull e flijim, paskan qenė vėrtet andėrr. Mund tė jetė, rėmon nė vete ai, se mbas zhdukjes sė kryetarit tė tyne kanė rrėnue shtėpitė pėrsipėr e faltoren e kanė sigurue nga jashtė tue i murue dyert, nė pritje qė t'iu vijė dita. Fragmenti ėshtė shkėputur nga pjesa e tretė e romanit, nė kohėn kur Agonit i duhet tė vendosė pėr shumė gjėra tė lėna pėrgjysėm. Puna e re qė mund tė fillojė, fati i dashurisė ndaj Soses e tė tjera si kėto. Ai bie nė kontakt me ritualin ilegal tė "dervishėve", i cili ėshtė sa marramendje aq dhe ftillim i ideve tė tij. Estetikisht fragmenti pėrbėn njė prej situatave letrare nė tė cilėn mund tė kuptohet mė mirė aftėsia pėrshkruese e Camajt. Dinamika e lėvizjes sė personazheve ėshtė e jashtzakonshme. Tė gjithė lėvizin si nė njė shirit filmi qė rrotullohet e rrotullohet pa ndalim pėr tė krijuar kėshtu iluzionin e lėvizjes reale. Duhet njė njohje mjaft e mirė e shqipes burimore, pėr tė kuptuar mė nė detaj veprimet, ritmin, tonalitetin, thekset dhe sė fundi imazhin fantastik tė prodhuar nga shkrimtari. Duket se ēdo gjė ėshtė e bazuar mbi kujtesėn e largėt ose fantazinė, nė tė cilėn shkrimtari bujarisht kėrkon tė na bėjė pjesėtarė. Mjeshtėr i fjalės dhe i tekstit shqip Camaj shėnon njė model tė ri tė tė shikuarit tė botės shqiptare, tė asaj bote tė fshehur pėr shumėkėnd gjatė njė periudhe gjysėmshekullore.
__________________ The heaven's sound is composed inside your heart, listen to its beat to syncronize your life onto the angel's steps. |
|
#6
| ||||
| ||||
| Dranja Analizė "Dranja" u fillua sė shkruari rreth vitit 1975 dhe mbaroi mė 1979. Ėshtė vetė fati i poetit i ngjashėm me fatin e Dranjės, breshkės sė mitizuar nė madrigalet e tij, perėndeshės sė kujtimit tė dalė nga Dheu: Po e kapi dikush si pėr lojė ta marrė me vete ndėr dhena tjera, aio mbaron me tė tana! Pėr Dranjen buzėhollė, lėpusha e laknės sė huej nuk e ka shijen e duhun e njimsinė e avullit, i cili si me qenė pėlhurė, i mveshet bimėsisė buzė Drinit nė mėngjes. Larg kėtij vendi edhe shpirtin e jep e s'prek gja me gojė". Breshkė, rruzull mė vete "s'prek gja me gojė" dhe "shpirtin e jep", mė vėrtetėsisht se nė metaforė, ashtu si njeriu dhe shpirti i tij, qė kur s'ka ē'tė prekė me gojė mbahet me ngjizje: kur kujtoi kėtė jerm nuk lyp shpjegim tė njė andrre, por me jepet me rrėmue mbi sende e frymorė tė mbrumė me tharmin e gjakut tim. "Dranja" ndonėse nuk ėshtė nė vargje si madrigali tradicional, nė pėrmbajtje i pėrket kėsaj gjinie dhe si e tillė i kundėrvihet trajtave tė tjera letrare, tė pėrdorura deri mė sot nė gjuhėn shqipe. Nė lexim e sipėr, mundėsisht tė ngadalshėm, duhet patur parasysh se trajta e jashtme, historia e njė breshke dhe e rrashtės sė saj, lidhen me nėnkuptime simbolike, me fjalė tė tjera me zbėrthimin e pėrmbajtjes sė brendshme apo "teoremės". Me rėndėsi pėr autorin ėshtė fjala e bukur poetike, ku bėhen pėrpjekje qė gjuha t'i pėrshtatet lakueshėm ēdo situate. "Dranja" ėshtė njė formė e re letrare pėr kulturėn e shkruar shqiptare. Duke qenė thellėsisht vepėr simboliste, madrigalet mund tė jetojnė edhe si copa mė vete. Fragment Ata qė presin barin me drapinj dhe kosa tė shkurtra, posare pėr livadhe me gur nė bjeshkėn e Cukalit, janė njerėz tė heshtun dhe vetėm nė dukje tė qetė: dhimba u bren kocat natėn e i kap si pika nė mėngjes nė muskuj e gjymtyrė kur sjellin sė pari rreptas hekurin nė bar. Nė parzmin e leshtė u fshehet frika e gjarpnit qė pret tue njehė nė ritėm afrimin e krismės sė drapnit nė tėrfojė. Mbledhėsit e barit flejnė nė vapėn e ditės mbėshtetė pėr trungun e ahut nėn hije e shohin andrra syēelė. Ma i riu i zgjoi njėherė e u tregoi atė qė kishte gjetė, diēka tė gdhendun, gungė e madhe ngjyrė ashti, rrashtėn e breshkės e mbi atė gjarpnin dredha-dredha, gjithēka tė bamun gurė! Mirė - thanė ata - na e dimė qėmoti se nėma e Orėve ndėrron nė shkamb ēdo gja, edhe bariun me tufė pėrpara, po puna ashtė: si erdhi breshka deri kėtu, kaq nalt? Njeni sish shpjegoi me buzė nė gaz: "Unė kam helm nė gjak pse gjarpni mė zuni tri herė, andaj unė di nė kėtė mes pakėz ma tepėr se ju. Breshka - tha ai - e pruni deri kėtu nė shpinė gjarpnin. Shikoni, si janė tė ngrimė mė njė si tė mos ishin dy frymorė! Si pela ime, Drania, e unė mbi tė kaluer." Mandej folėsi mori briskun e me maje ia shkoqi gjarpnin breshkės nga rrashta mbi tė cilėn mbeti gėrresa dredha-dredha, si ravė qė pėrshkon gjysmėn e globit. Dranja, e quejtėn njazani ata breshkėn nė gurė, pa gjarpėn... Ndonėse breshkė, Dranja ashtė vrejtuese e vėmendshme kur ndodh se e sheh njerėz apo shtazė si pėrtypen tue ngranė. Dhisė i lakmon ma sė forti si ajo me buzė e dhambė tė mprehtė pėrpin palėn e gjethit sa ēel e mbyll synin breshka. Kjo, njė fletė tė vetme sallate, e pėrēap me orė derisa t'i lėshojė njė pikė lang nė gojė. Poetit qė e vėren Dranjen po nė kėtė timtė s'i shkon mendja te punėt e saj tė brendshme: nė vetmi ai pėrtyp nė tru si breshka na qenka kosmopolite e mirėfilltė vetėm sepse kupa e rrashtės sė saj i pėrngjet gjysmės sė rruzullit me njolla dhenash tė ēdo ngjyre, si racat e ndryshme nė tė. Por ai ashtė edhe i zoti ta ndreqė rėmimin e vet, kur ndalet dhe e vėren Dranjen nėnēmueshėm e thotė: Dam, qė askush s'e ditka se njė rruzull i tillė na paska po nė thelb njė zemėr breshke! Vjeshta po kalon ndėrrueshėm me vapė e fortunė, dridhje shtėrpie lara-lara nėpėr dushk. Thonė: kohėn qė vjen askush tė mos presė njė ditė tė mirė. Si kėshtu! Kaq pabesim nė jetė? E njėmend erdhi moti krejt i mirė, lak i gjatė pa nyja. Dranjes iu sqarue drita e synit si me dashė me pa si asnjė breshkė ndojherė kreshtat e maleve larg-larg mbulue me borė tė bardhė: vetėm prei atij vezullimi u ndez dheu e uji mori flakė. Jo, nuk ishin vargmale ato, po fletėza arnejsh nė vėrvitje nė skajin e pyllit, njė flakim peshe larg dhe pėrpara turra kajzish tė vegjėl barnash tė thata. Vjeshta po kalonte, por gredhi me za tė burrnueshėm si kurrė kėrkoi ndėr lisa e gjeti ē'ka lypte: pemė tė ēame pėrgjysmė me erėn e athėt nė lang. Njė lloi bretkose, thithlopa e ngime, i merr amė nė hapėsi qumėshtit qė shkumbon nė vedėr mes gjujve tė mjeltores, gėrmuq nė shkam, ende tė pashtitėruem mirė pėr kėtė zeje. Edhe pse tepėr ngjyra nė kėtė vend, koha pėrputhet pėr kohė pėrkueshėm, pa u vra aspak sendi pėr send.
__________________ The heaven's sound is composed inside your heart, listen to its beat to syncronize your life onto the angel's steps. |
|
#7
| ||||
| ||||
| Elegji e Parė Ku kam me qenė i kėputun nga mundi i vjetve tė rrėpita sa 'i shkamb, mos tė vijė keq ty, Taze, pėr mue tė shtrimė mbi drrasat e vdekjes, kingj i gatuem pėr flije. Leni plakat tė qajnė mbi mue at ditė pėr njerzit e vet, vdekė qysh kur. Edhe njė amanet, moj grue: kur vdiq im atė, premė dy qe me ngimun tė unshmit e thneglat e lamit me grimca buke. Por unė do tė vdes mes njerzve gjithmonė tė ngishėm, prandej ndėr drekėt e mija qitni vetėm kafe tė idhta. Analizė Me kėtė poezi ndoshta nis epoka e pjekurisė artistike tė Camajt drejt modernitetit, gjuhės sė kursyer dhe tė shumėkuptimshme. Si nė shumė poezi tė tjera edhe kėtu ndjehet ankthi i ndeshjes sė dy kohėve dhe hapėsirave: Fėmijėria nė malėsitė e Shqipėrisė dhe sė fundi vdekja nė malėsitė e Gjermanisė sė jugut. Duket se autori drejton dy amanete njėherėsh: njė nė atdheun e largėt (Tazes) dhe njė nė vendbanimin e pėrkohshėm (Gruas). Do tė jenė dy ceremoni mortore nė tė njėjtėn kohė: njė nė Dukagjin me plakat dhe elementet e tjera autoktone dhe njė tjetėr nė mėrgim mes njerėzve gjithmonė tė ngishėm. Poezinė e zotėron njė ndjeshmėri e madhe muzikore dhe ritmike dhe pse e shkruar me vargje krejtėsisht tė lira e me struttura tregimtare. Ajo ėshtė njė elegji moderne, ku elementet autoktone dhe primi-tive tentojnė tė universializohen e tė bėhen tė kuptueshme pėr tė gjithė. Ky nė pėrgjithėsi ėshtė dhe ēelėsi i gjithė poezisė sė Camajt.
__________________ The heaven's sound is composed inside your heart, listen to its beat to syncronize your life onto the angel's steps. |
|
#8
| ||||
| ||||
| Mosha e Qenit apo Ditėlindja Kremtuem gjith natėn i ri e i vjetėr kohėn qė vdiq e vrame nė mue. E thanė: askush s'do tė lypi gjak pėr tė. Ajo nuk ishte festė, por drekė! Nė mėngjes mbas dere qentė me sy keqardhės e tė butė nuk pritshin eshtna, por mue me u nisė me ta shtigjeve bri lumit teposhtė. Analizė Ėshtė njė ndėr poezitė mė tė bukura e njėkohėsisht mė private tė Camajt. Ēasti i festimit tė ditėlindjes sė njė burri tė vjetėr, qė fatalisht ve re se koha, do tė thotė jeta, ka mbetur e vrarė brenda tij, pėrbėn frymėzimin tragjik tė poezisė. Ai s'di kė tė akuzojė pėr vrasės tė kohės sė vet, vrasėsi ka mbetur anonim, ndaj dhe s'ka se kush tė pagujė gjakun. Nė kėto rrethana afėrsia me qenin bėhet sa e dhimbshme aq dhe humane. Koha i ka ngrėnė gjithēka kėtij personali subjektiv, e ka nxjerrė kockė e lėkurė. Simboli i lumit qė e pret nė fund tė poezisė mund tė lexohet edhe si vijimi i jetės sė pasosur, por edhe si caku qė ndan dy jetėt e prej kah nis bota tjetėr. Poezia duket sikur s'ka fund. Gjithēka i lihet nė dorė lexuesit, vazhdimi, pėrparimi i paskaj, finalja e imagiinuar. Me mjete thellėsisht hermetike, ku fjala e zhveshur nga cilėsorėt e panevojshėm qėndron si monument, gur i rėndė nė vendin e vet, pėrveēse flet nė mėnyrė tė drejtpėrdrejtė, mė sė shumti sugjeron kuptime e imazhe.
__________________ The heaven's sound is composed inside your heart, listen to its beat to syncronize your life onto the angel's steps. |
|
#9
| ||||
| ||||
| Mbramja ashtė Larg Mbramja ashtė larg e ti je atje mbi kodėr tė blerueme ku gurzit qė bashin zhurmė i pėrpiu dheu. Ti je atje me tė bijėn e heshtjes e me shoqe tjera e mendon pėr mue. Unė jam nė detin e tingujve e ndėr gjujt e mij ndieva peshen e tramit tue u ndalue me turr. Mandej i lėshova vendin njė tė vjetri e mes tallazit tė krahve thashė: mbramja ashtė larg e ti andej lumit. Heshtja prek qiellin me dorė E ti atje mbi kodėr tė blerueme njeh gjurmėt e diellit npėr qiell. Analizė Poezia ėshtė e ndėrtuar me njė lirizėm tė thellė, tė fshehur prej trajtash tregimtare. Njė ėndėrr erotike mes dy njerėzve larg njėri-tietrit, qė njė lumė dhe njė mbrėmje imagjinare i ndan. Janė dy botė tė ndryshme larg nė hapėsirė, por edhe nė kohė. Kujtimi i njė krijese femėrore i sillet poetit nė krye, njė krijesė pa formė a trajtė, e ngjashme me njė frymė a shpirt (qė ka motėr heshtjen) e qė jeton diku nė gji tė natyrės. E ky pėr vete nė njė botė tjetėr, tė mekanizuar, me tram (treni i metrosė). E gjitha ėshtė njė ėndėrr qė i vjen poetit prej kujtimeve tė vjetra tė rinisė. Ndjehet i pamundur, por edhe i paepur deri nė fund (i lėshon vendin njė mė tė vjetri). E vetmja gjė qė ka mbetur ėshtė heshtja krijuar prej kohės dhe hapėsirės, heshtje krijuar nga numėrimi i gjurmėve tė diellit nėpėr qiell. Edhe kjo njė poezi hermetike, e vėshtirė pėr njė lexim klasik, sugjeruese dhe sugjestionuese, ku fryma e mban nė kėmbė si njėsi unike, e ku vargjet synojnė tė jetojnė nė vete e pėr vete.
__________________ The heaven's sound is composed inside your heart, listen to its beat to syncronize your life onto the angel's steps. |
|
#10
| ||
| |