| Cfare ju duhet te dini? |
|
#1
| ||||
| ||||
| "Lumi i vdekur", monumenti gjuhėsor i shqipes Shefkije Islamaj Nė 45 vjetorin, Romani Lumi i vdekur i parė nė kėndvėshtrimin gjuhėsor dhe stilistik Romani Lumi i vdekur mbush dyzet e pesė vjet jetė letrare, ndėrsa vazhdon tė mbajė vend tė ēmuar nė bibliotekat tona. Qysh nga botimi i tij i parė mė 1961, ėshtė botuar e ribotuar shumė herė nė Shqipėri dhe Kosovė, ėshtė pėrkthyer nė disa gjuhė tė huaja, ndėrsa nuk ka mbetur pa u vėnė re as nga dramaturgėt e regjisorėt. Ėshtė lexuar e rilexuar shumė nga kritikėt e studiuesit, megjithatė jetėgjatėsinė e tij nė letrat shqipe e ka pėrcaktuar dhe vazhdon ta pėrcaktojė lexueshmėria e madhe jashtė kėtyre rretheve. Pėr lexuesin shqiptar Jakov Xoxa mbetet shkrimtar i dashur, i sinqertė, i bindshėm, shkrimtar qė ka pasur ēka ti ofrojė lexuesit, ndėrsa romani Lumi i vdekur mbetet ndėr romanet mė tė bukur nė letėrsinė shqipe, ndėr romanet mė prekės, mė dramatik, mė lirik dhe mė tragjik. Romani Lumi i vdekur i Jakov Xoxės zė vend nderi nė pasurinė e kulturės tonė kombėtare, jo vetėm si dėshmi artistike e kohės kur u shkrua po sidomos si vlerė e qėndrueshme artistike e gjuhėsore. Me romanin Lumi i vdekur Jakov Xoxa, provoi se vepra letrare ėshtė gjuhėkrijuese, po aq sa ėshtė botėkrijuese, dėshmoi se gjuha si shprehje e pėrvojės njerėzore, e pasuruar ndėr shekuj e breza, "ėshtė e gatshme ose mund tė pėrgatitet shpejt pėr tė pėrcaktuar individualitetin krijues." Me tė ai la gjurmė nė krijimin e pėrbashkėt gjuhėsor tė brezave shqipfolės dhe me kėtė i siguroi shqipes njė prestigj tė veēantė duke forcuar bindjen se "gjuha nuk ėshtė instrument i dobėt dhe fajtor pse nuk shfaqen maja nė krijimtarinė letrare, por janė faktorė tė tjerė jashtė saj. (Sapir) Lumi i vdekur ėshtė njė vepėr e madhe epike qė trajton nė mėnyrė tė veēantė anė nga mė tė ndryshmet tė jetės sė shqiptarit brenda viteve 1928-40. Romani shpaloset pėrmes njė ndėrtimi mjeshtėror mjetesh tė pasura tė shprehjes artistike e gjuhėsore. Botimi i tij pati jehonė tė madhe asokohe, si rrallė ndonjė vepėr tjetėr letrare, pėr ēka menjėherė u shpall si romani mė i suksesshėm nė letėrsinė shqiptare deri atėherė. Ai ndikoi fuqishėm nė fushėn e mendimit kritik, teorik e estetik dhe hapi shtigje pėr zhvillimin e romanit tė ri shqiptar duke bėrė thyerje tė vėrejtshme nė traditėn e deriatėhershme romanore shqiptare. Studiues tė Xoxės, romanin Lumi i vdekur e krahasojnė me veprat kombėtare si Historia e Skėnderbeut dhe Lahuta e Malėsisė, me kryeveprat e traditės evropiane, romanet epope si Lufta e paqja e Tolstojit, Doni i qetė i Shollohovit, veprėn e Teodor Drajzerit, apo madje edhe me Ulisin e Xhojsit. Ajo qė i zgjati jetėn romanit Lumi i vdekur dhe qė do tė bėjė tė mbetet monument gjuhėsor i shqipes ėshtė gjuha dhe stili i tij. Kjo anė e krijimtarisė sė tij letrare edhe pėr studimet gjuhėsore shqiptare do tė jetė e njė rėndėsie tė veēantė, sepse paraqet njė fazė tė zhvillimit tė shqipes, nė tė vėrtetė ecurinė e kėtij zhvillimi nė kohėn e pasurimit intensiv tė saj. Nė pėrvjetor tė veprave tė rėndėsishme tė kulturės shqiptare ėshtė bėrė si zakon tė theksohen vlerat e tyre tė vėshtruara nga anė tė ndryshme. Pėr Lumin e vdekur kėtė herė duhet tė theksohet ana gjuhėsore e stilistike. Xoxa ka gjuhėn dhe stilin e vet qė spikat sidomos nė Lumin e vdekur. Romani u shkrua nė gjuhėn standarde tė kohės tė mbėshtetur fuqishėm nė gjuhėn e folur popullore. Leksiku, pasuria leksikore dhe semantike, janė anėt e veēanta nė roman. Parė nga perspektiva e sotme, ndihmesa dhėnė shqipes letrare vihet re nė shumė drejtime: nė leksik, nė pėrpunimin semantik, nė frazeologji, nė togfjalėsha e mėnyra shprehjeje, nė shprehėsinė leksikore dhe nė sistemin e figurshmėrisė. Romani Lumi i vdekur dėshmon se Jakov Xoxa njihte thellė shqipen nė tė gjitha rrafshet e shtresat, diti mrekullisht tė shfrytėzojė mundėsitė krijuese tė saj, por dhe mundėsitė krijuese tė tij. Pati aftėsinė tė nxjerrė e tė ripėrtėrijė pasurinė gjuhėsore tė shtresuar nė "arkat e fshehta" tė shqipes sė moteve dhe shfrytėzoi burime leksikore e frazeologjike nė pėrmasa tė gjera, pasuroi, zgjeroi dhe ripėrtėriu semantikėn e shumė njėsive leksikore tė njohura e tė panjohura. Mė konkretisht, nė fushėn e krijimtarisė leksikore, Xoxa solli shumė neologjizma kuptimore e stilistike, fjalė tė reja, kuptime tė reja dhe ngjyrime tė pakufishme, ai pasuroi leksikun e shqipes sidomos me njėsi njėfjalėshe, krijoi gjedhe tė gatshme sintetizimi, pasuroi leksikun poetik: zgjeroi e pasuroi figurshmėrinė e shqipes; zgjeroi dhe pasuroi sinoniminė, variantet sinonimike, sidomos sinoniminė fjalėformuese; zgjeroi e zhvilloi antoniminė leksikore, stilistike e semantike; plotėsoi sistemin leksikor tė shqipes sė sotme me rikuptimėsinė e njėsive tė ndryshme leksikore; krijoi mjaft terma nga njėsi tė thesarit popullor: zgjeroi e pasuroi figurshmėrinė e disa klasave e grupeve tematike; figurativizoi edhe kategori morfologjike si folje, ndajfolje, mbiemra lėndorė: bėri rikuptimėsimin e figurshėm dhe vlerėsues tė shumė fjalėve, shumė togfjalėshave terminologjikė e tė mjaft njėsive abstrakte, si dhe pasuroi leksikun e veēantė tė shqipes me theks tė veēantė atė etnobotanik, etnozoologjik, etnografik etj., etj. Romani Lumi i vdekur shquan edhe pėr pėrdorimin e frazeologjizmave. Edhe nga kjo anė mund tė thuhet se gjuha e Xoxės ėshtė ndėr mė tė pasurat nė letėrsinė bashkėkohore. Nė pikėpamje sasiore ėshtė provuar se gjuha e tij tejkalon mesataren 8 -10 njėsi frazeologjika pėr faqe. Romani ėshtė plot edhe me mendime tė ngjeshura filozofike, tė dhėna nė formė proverbash popullore, sentencash, aforizmash, gnomesh e njėsish tė tjera mendimore. Xoxa ka krijuar edhe njė varg pėrftesash tė rėndėsishme stilistike. Tė tilla janė onomatopetė, pasthirrmat, mallkimet, deminutivėt, hipokristikėt. Vlen tė theksohet se leksiku i Lumit tė vdekur nuk kufizohet nga pikėpamja kohore a dialektore. Pjesa mė e madhe e fjalėsit tė tij tė veēantė ėshtė pėrfshirė nė Fjalorin e Gjuhės sė Sotme Shqipe (FGJSSH). Vepra e tij letrare pėrfshin njė numėr shumė tė madh fjalėsh: vetėm Lumi i vdekur pėrfshin rreth 12.000 njėsi leksikore (sipas pohimit tė prof. Kostallarit, ndėrsa sot ekzistojnė mundėsitė pėr ta verifikuar kėtė pohim), si lėndė e pėrpunuar nė IGJL nė Tiranė gjatė kohės sė hartimit tė FGJSSH (1980). Kjo shifėr, nėse vėrtetohet si e saktė, dėshmon se gjuha e veprės sė Xoxės ėshtė ndėr mė tė pasurat nė gjithė letėrsinė shqipe, sidomos nėse kihet parasysh e dhėna, sipas prof. Lloshit, se numri standard i fjalėsit tė shumė romaneve tona tė njohura sillet prej 5 000 - 7 000 fjalė. Por, Xoxa nuk sjell pasurim sasior vetėm nė leksik, po edhe nė semantikėn leksikore qė, po ashtu me tė drejtė, konsiderohet ndėr mė tė pasurat: shkalla e polisemantizmit ėshtė jashtėzakonisht e lartė. Sė fundmi, nė pėrvjetorin e Lumit tė vdekur nuk do tė duhej ti mbetnim borxh njė shkrimtari tė madh siē ėshtė Jakov Xoxa. Kam frikė se i kemi mbetur borxh, ndėrsa ai nuk e meriton, sepse nė qoftė se shumėēka nga jeta shqiptare e njė kohe tė caktuar dhe e njė ambienti tė caktuar, siē ishte Myzeqeja, nė tė vėrtetė siē ishte Shqipėria e Kosova - e njohim mė thellė, nė qoftė se shumė ēka nga kjo kohė e nga ky ambient - i njohim mė mirė, nė qoftė se problemet e ditės, problemet e pėrkohshme dhe ato tė pėrhershme njerėzore e shqiptare tė kohės - i ndiejmė mė pėr zemėr, duhet ti jemi mirėnjohės sidomos Jakov Xoxės e Lumit tė Vdekur; nė qoftė se shumėēka nga pasuria gjuhėsore e shqipes sė moēme e njohim mė thellė, nė qoftė se shumė ēka nga shqipja e sotme e njohim mė mirė, nė qoftė se shumė ēka nga shqipja e nesėrme - e ndiejmė qė sot, i jemi sėrish borxhlinj sidomos Jakov Xoxės e Lumit tė vdekur.
__________________ The heaven's sound is composed inside your heart, listen to its beat to syncronize your life onto the angel's steps. |
![]() |
| Bookmarks |
| Tags |
| gjuhesor, lumi i vdekur, monumenti, shqipes |
| Alternativa Teme | |
| Vleresojeni kete Teme | |
|
|
Tema te ngjashme | ||||
| Tema | Filluesi i temes | Forumi | Pergjigje | Postimi i Fundit |
| Gjuhe jone Shqipe! | Poseidoni | Gjuha shqipe | 8 | 02-07-2008 22:41 |
| Fjalori i Toskerishtes nga Pano Tase | informuesi | Gjuha shqipe | 0 | 03-03-2006 21:16 |
| Zbulimi! Nga arkivat e Vatikanit dokumenti mė i vjetėr nė shqip | Qershija | Gjuha shqipe | 1 | 15-01-2005 21:16 |
| Historia e Shqiperise - Shqiperia nen sundimin osman | AlbShkodra | Historia | 54 | 26-10-2003 03:37 |