| Cfare ju duhet te dini? |
|
#1
| ||||
| ||||
| "My life" e Klinton, rekord shitjeje Vėmendjes u pėrqendrua sesi i trajtoi ish-presidenti skandalet dhe gėnjeshtrat, lidhur me Levinski. NJU JORK - Botimi kėtė javė i librit tė zotit Klinton tė kujton se presidenti i 42-tė i Shtetet e Bashkuara mbetet njė nga figurat mė polarizuese nė politikėn amerikane. Simpatizantėt e ish-presidentit Klinton dhe kundėrshtarėt e tij nuk i reshtėn telefonatat nė programe televizive, duke shprehur mendimet e tyre nė favor dhe kundėr tij. Njė pjesė e madhe e vėmendjes pėr librin, deri tani ėshtė pėrqendruar tek mėnyra, sesi e ka trajtuar zoti Klinton skandalin dhe gėnjeshtrat, lidhur me Monika Levinski. Bill Klinton foli pėr kėtė ēėshtje nė intervistė, nė programin 60-minutėsh tė CBS-it. Gjithmonė do tė mė vijė keq pėr gabimin personal qė bėra. Por unė do tė jem gjithmonė krenar, qė kur republikanėt filluan procedurėn pėr shkarkim, unė nuk dhashė dorėheqjen dhe nuk mendova asnjėherė ta bėj njė gjė tė tillė dhe luftova. Pėr mua, e gjithė beteja ishte njė medalje nderi. Nuk e shoh si njė njollė, sepse ishte e paligjshme. Ekspertėt politikė thonė se vėmendja qė po rrethon zotin Klinton mund tė jetė njė thikė me dy presa pėr demokratėt dhe kandidatin e tyre, senatorin Xhon Kerri. Ndėrsa demokratėt e vėnė theksin tek arritjet ekonomike gjatė presidencės sė zotit Klinton, republikanėt nuk humbin rastin tė flasin pėr skandalin qė bėri qė Bill Klintoni, tė ishte presidenti i dytė pėr tė cilin Dhoma e Pėrfaqėsuesve votoi pėr shkarkim nga detyra. Por Senati vendosi qė ai tė vazhdonte mandatin. Zoti Klinton thotė se do qė tė bėjė fushatė nė favor tė zotit Kerry kėtė vit dhe zoti Kerry duket shumė i gatshėm ta pranojė njė gjė tė tillė. Unė e pėrshėndes librin e presidentit dhe prezantimin e librit nėpėr librari. Besoj se do tu sjell ndėrmend amerikanėve vite shumė tė mira, pėrsa i takon ekonomisė dhe drejtimeve politike qė ne morėm. Disa demokratė mendojnė se ish-nėnpresidenti Al Gore gaboi para katėr vjetėsh, qė nuk e angazhoi mė shumė zotin Klinton nė fushatėn e tij. Ish-shefi i stafit tė Shtėpisė sė Bardhė, Leon Panetta, po e nxit senatorin Kerry tė mos bėjė tė njėjtin gabim. Mendoj se ka njėfare nostalgjie pėr gjendjen ekonomike gjatė viteve tė presidentit Klinton dhe pėr marrėdhėniet qė kishim me botėn nė atė kohė. Kėto janė tė gjitha pluse dhe nuk mendoj se ka njeri mė efektiv nė fushatė, sesa presidenti Klinton. Republikanėt e pranojnė se Bill Klinton mund tė jetė i jashtėzakonshėm nė fushatė. Por, disa prej tyre thonė se prania shumė e dukshme e ish-presidentit nė fushatėn e zotit Kerry, do tė kishte efektin e nxitjes sė votuesve konservatorė pėr tė marrė pjesė nė votime dhe pėr tė mbėshtetur presidentin Bush nė nėntor. Aktivisti konservator Bei Buēanan foli nė televizionin NBC. Nuk ka diskutim qė sa mė shumė tė shfaqet Bill Klintoni nė televizion, duke folur pėr Monika Levinski dhe ato ditė skandaloze, aq mė e favorshme do tė jetė pėr presidentin Bush pėr tė marrė votat e konservatorėve. Por, kanė mbetur ende katėr muaj para zgjedhjeve dhe shumė analistė besojnė se faktori Klinton do tė ketė pak ndikim nė zgjedhje qė kanė mundėsi tė pėrqendrohen tek gjendja nė Irak dhe tek ekonomia e brendshme. "Uinston Ēėrēill" i Blake, libri mė i kėrkuar i javės TIRANė - Uniston Ēėrēill, shkruar nga Robert Blake, ėshtė libri mė i kėrkuar nė libraritė e kryeqytetit gjatė kėsaj jave. Ky libėr sjell histori, dokumente, fjalime dhe foto dhe momente nga jeta dhe veprimtari ushtarake tė Ēėrēill. Nė tė pasqyrohet jetėshkrimi i atyre njerėzve qė kanė luajtur njė rol tė madh dhe tė rėndėsishėm nė histori, jetė e art. Ky kontribut ka ende ndikim tė madh nė kulturėn bashkėkohore. Uinston Ēėrēill ėshtė pa dyshim, kryeministri mė i njohur i Britanisė sė Madhe. Ai jetoi ngjarjet mė tė mėdha tė shekullit tė 20-tė; Luftėn e Parė Botėrore, Krizėn e viteve 20, Luftėn Boere, Luftėn e Dytė Botėrore, Zbarkimin nė Normandi, Fitoren e Aleatėve, Fillimin e Luftės Atomike, Konferencėn e Jaltės e deri te krisja nė Bllokun e Komunizmit Lindor. I ndodhur nė qendėr tė kėtyre lėvizjeve, ai u bė dėshmitari dhe njė nga njerėzit qė ndikoi mė shumė nė politikėn dhe fatet e botės deri nė mesin e shekullit 20-tė. Ky libėr vjen pėr lexuesin i pėrkthyer nga Albana Kozeli dhe publikuar nga Shtėpia botuese Naim Frashėri. "Dinastia e Mafias", libri mė i kėrkuar Libri qė ėshtė radhitur nė krye tė top listės, si libri mė i kėrkuar nė libraraitė e kryeqytetit ėshtė romani historik Dinastia e Mafias. Shkėlqimi dhe rėnia e familjes kriminaleGambino, ėshtė njė libėr i shkruar nga John H. Davis dhe radhitet si libri mė i kėrkuar nė libraritė mė kryesore tė Tiranės gjatė javės qė lamė pas. Libri ėshtė pėrkthyer nga Pėrparim Mulosmani dhe publikuar nga Shtėpia Botuese Arbėria. Ky libėr ėshtė vlerėsuar nga kritika, si njė histori fantastike lakmie, dhune, korrupsioni dhe tradhtie pėrgjatė gjithė njė shekulli. Eksperti i mafias, John H. Davis, pėrmes kėtij romani tregon historinė e detajuar tė familjes Gambino, qė prej mbėrritjes sė saj nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės, si njė familje e thjeshtė, deri nė kthimin e saj nė njė prej familjeve mė tė pasura. E gjitha kjo arrihet vetėm pėrmes krimit dhe korrupsionit. Nėpėr faqet e tij ndeshen personazhe realė, si Lucky Luciano, Frank Costello, Vito Genovese, Carlo Gambino, Paul Castellano dhe John Gotti, pėr tė cilėt vrasja dhe tradhtia janė biznes i pėrditshėm. Dom Simon Filipaj, i vetmi qė realizoi njė ėndėrr 2000 vjeēare Ėshtė me interes tė vihet nė dukje, se dom Simon Filipaj krahas punės pėr ndėrtimin e objekteve fetare, pėrkthimeve tė teksteve biblike, qė nė fillim u mor nė heshtje dhe fshehtazi (pėr shkak tė drojės nga pushteti komunist) me mbledhjen, sistemimin dhe pėrpunimin e gurrės popullore, pra folklorin e pasur, pėrmbledhje, tė cilat mė pas ia dorėzoi institutit Albanologjik tė Prishtinės. Vjeljes sė materialeve folklorike iu pėrvesh nė sajė tė dėshirės sė madhe dhe dashurisė qė ushqeu pėr kulturėn tonė popullore. Kėshtu, si i pari folklorist pas Luftės sė Dytė Botėrore i trevave shqiptare nė Mal tė Zi dhe mė gjerė, arriti tė shpėtojė nga zhdukja dhe harresa njė grumbull tė madh tė kėtij visari gojor tė mbledhura mė besnikėri, si: epika legjendare, balada, kėngė dhe poezi popullore tė zhvilluara nė lirikė, kėngė dashurie, vajtime, gjėmė, anekdota etj, duke i botuar ato qė nga numri i parė i vjetarit Gjurmime albanologjike - Folklor dhe etnologji, Prishtinė, 1971, 73, 74, 75, 78, 82 etj., si edhe nėpėr vėllimet e posaēme folklorike qė zuri tė botojė instituti Albanologjik. Disa nga materialet, akoma sot gjenden tė arkivuara nė arkivin e kėtij instituti. Veprimtaria pėrkthyese Filipaj pėr fillimin e pėrkthimeve, tė cilat i pėrfundoi me sukses, e ndihmoi njohja e thellė e kulturės dhe gjuhės popullore me pėrmasa buzukiane, si dhe njohja e mirė e gjuhėve biblike. Pėr seriozitetin e punės sė tij 40 vjeēare tė bėrė, na flet fakti se ai, pėrveē shqipes dhe kroatishtes, zotė-ronte mirė latinishten, greqishten e vjetėr dhe italishten. Gjatė pėrkthimeve u shėrbye edhe me hebreishten, kurse nga gjuhėt e sotme nė pėrkthime e ndihmonte mjaft, njohja edhe e gjuhės frėnge. Pėrkthyesi, megjithėse ishte njohės i mirė i letėrsisė dhe gjuhės shqipe, pėr shkak tė rikompozimit tė gjuhės shqipe dhe pamundėsisė se kontaktimit mė botėn intelektuale shqiptare, e cila ishte e zhytur me ideo-logjinė ateiste, pati vėshtirėsi jo tė pakta, nė tekstet nė gjuhėn semiti, por falė intelegjencės sė tij tė rrallė, me sukses ia doli nė krye, duke i mbetur besnik formave tė pėrkthimit dhe duke ruajtur veēoritė stilistike tė Biblės. Shqipja, thoshte dom Simoni, ka aftėsinė ta japė terminologjinė vėshtrimplotė nė pėrkthimin e Biblės, sikur kanė patur gjuhėt klasike. Sipas gjuhėtarėve tė shquar shqiptarė, pėrkthyesi, duke e bėrė pėrkthimin e librave tė Besėlidhjes sė vjetėr nga Nova vulgata (pėrkthim i Biblės nė latinisht nga shėn Jeronimi, shek.IV) dhe librat e Besėlidhjės sė re nga gjuha greqishte, me mjeshtri tė madhe iu pėrgjigj nė tėrėsi kėrkesave gjuhėsore e interpretuese tė gjuhės sė sotme shqipe. Bibla e Shenjtė, kryevepra e dom Simonit Nėpėrmjet Biblės, e cila pėrmban fjalėn e Zotit dhe ėshtė njė libėr i veēantė i mbarė botės, ne hyjmė ndėr popujt e pėrparuar tė botės sė qytetėruar. Pėrkthimi dhe botimi i Biblės nė tėrėsi si dhe i teksteve tė tjera liturgjike, pėr ēdo gjuhė, kohė dhe hapėsirė, ėshtė ngjarje e dorės sė parė fetaro-kulturore. Duke patur parasysh lidhjen e ngushtė tė gjuhės, traditės dhe kulturės shqiptare mė atė tė Biblės, pėr ne shqiptarėt, pėrkthimi i kėsaj vepre tė rrallė, ka njė domethėnie historike. Kėshtu, sa herė qė pėrmenden viganėt e ndritur tė kulurės shqipatre: atė Pal Engjėlli, don Gjon Buzuku, papa Lekė Matrenga, imzot Pjeter Budi, imzot Frang Bardhi, imzot Pjetėr Bogdani, imzot Grigori i Durrėsit, Konstantin Kristoforidhi, imzot Fan Noli, atė Shtjefėn Gjeēovi, atė Gjergj Fishta e shumė tė tjerė, detyrimisht kujtohet edhe, modeli i priftit atdhetar, shqipėruesi i Biblės, dom Simon Filipaj, i cili ishte i vetmi qė nė botėn shqiptare arriti tė realizojė njė ėndėrr 2000 vjeēare tė kombit tonė. Filipaj, rilindasi i fundit shqiptar me pėrkthimin e Biblės dhe librave tė tjera liturgjike, hyn si i merituar nė analet e kulturės shqiptare.
__________________ Ti Shqiperi me jep nder, me jep emrin shqipetar, zemren ti ma gatove, plot me deshire dhe me zjarr! |
|
#2
| ||||
| ||||
| Citim:
__________________ Nobody is perfect ... |
|
#3
| ||||
| ||||
| Libra te rinj Meri Pop Ozborn vjen per lexuesit me te vegjel me romanin "MESNATE NE HENE". E gjithe aventura e dy protagonusteve Xhekut dhe Enit zhvillohet brenda shtepise magjike, e cila fluturon ne hene. Cili do te jete misioni i tyre? Te gjejne sendin e tyre, qe nis me shkronjen "M", i cili do te shpetoje zanen Morgane nga magjia. A do t'ia dalin valle perpara se te shteroje oksigjeni neper bombolat e tyre? Do ti ndihmoje njeriu i mistershem i henes? E vetmja rruge per ta zbuluar eshte qe ta lexoni. Eshte perkthyer Dritan Koka, botuar nga Dritan. Kushton 400 leke. Cdokush e ka pyetur te pakten nje here zemren. Spiro Peci ka vendosur qe ta beje kete me shume se nje here, ne nje vellim te tere me poezi, te cilin e ka titulluar "PYES ZEMREN". Poezia e tij shfaqet edhe me fisnikerine e njeriut, qe e do njeriun edhe me te papriturat e jetes, here te kendshme e here tronditese. Poezia e tij eshte dhe kronike dhimbjeje, edhe ditar dashurie, edhe gjeografi e toponimi vendeshe e trojesh (te rinj apo te braktisur) eshte dhe kronologji fisi edhe histori kombi. Si te tilla ato jane prane cdo personi qe i ndjen shpirterisht keto nocione. Kushton 300 leke. "Karl Ivanici ishte i merzitur. Dukej ne vetullat e ngrysura, ne menyren si e vertiti xhaketen ne dollap, ne levizjet qe beri kur shtrengoi brezin dhe me cfare levizjesh te prera e sa me zemerim tregoi vendin se lexonim ne liber. Une i shkrehur, per asgje s'me behej . Ia ngula veshtrimin e menduar, te perhumbur librit, me tepisten lotet, nga kjo si shihja germat, mendja me rrinte te ndarja jone e afert, s'me lexohej". "KUJTIME", te L.N. Tolstoi. Nje trilogji, e cila nis me femijerine, adoleshencen dhe rinine e shkrimtarit te madh. Eshte perkthyer nga Jorgji Doksani, botuar nga Bota Shqiptare. Kushton 900 leke. "ROMANI I NJE TE PAFATI" i Imre Kertesz, per shume kritike eshte konsideruar nje kryeveper e mirefillte letrare. Autori ka gjetur mjetet me te perkora gjuhesore per te fshehur ate qe duket, por qe flet shume. Aty njeriu gjen deshmine e pamohueshme se ne te vertete dhimbja dhe jeta jane nje. Permes brengave dhe hidherimeve, ai meson te verteten lakuriqe. Brenda fatkeqesise, ai arrin te nuhase edhe dicka qe i perngjan fatlumesise. Kertesz nw vitin 2002 fitoi Nobelin e Letersise. Eshte perkthyer nga Arlinda Hovi Dudaj, botuar nga Dudaj. Kushton 800 leke.
__________________ Njeriu lind per ta jetuar jeten, pastaj kerkon magjine e saj: dashurine, pasi e gjen... jeta stoliset me miresi... miresise i falesh dhe me engjellin tend keni nje zemer te perbashket. Te dua cmendurisht engjelli im. |
|
#4
| ||||
| ||||
| ERT ngre "Sipar ne Shqiperi" "Sipario sull'Albania", keshtu eshte titulluar libri, i cili permbledh tre vite aktivitete kulturore te propozuara nga Rajoni Emilia-Romagna dhe te realizuara nga Fondacioni i Emilia-Romagna Teatro ne Shqiperi. ERT (Emilia-Romagna Teatro) ka bashkepunuar ne fillim ne Shkoder me teatrin "Migjeni" me aktivitete si, koncerte dhe spektakle te vogla te organizuara jo vetem brenda ambienteve te teatrit, te cilat ne nje fare menyre e afruan publikun drejt teatrit. Duke filluar keshtu me, koncertin rock me grupet italiane dhe shqiptare ne Sheshin e qytetit dhe me spektaklet "tip apartamenti" (nje stil i ri i zhvilluar jashte sallave te teatrit), "Autobiografia della leggera" me Magda Siti, "Amnesie" me Stefano Vercelli te realizuara ne ambiente te vogla private, poezite e "Rabbia" dhe "Il tempo degli assassini", qe kompania italiane e Pippo Delbono ka zhvilluar ne Universitet. Me rastin e rihapjes se teatrit Migjeni u realizua i pari prodhim ne bashkepunim me Kampanine e aktoreve te teatrit Migjeni te Shkodres dhe regjisorit italian Nanni Garella. Nje eksperience, e cila vuri perballe artistet shqiptare dhe ata italiane se bashku per te realizuar "Sei personaggi in cerca d'autore" (Gjashte personazhe ne kerkim te autorit) te Luigi Pirandello. Ky aktivitet prodhimi u ndoq me pas me realizimin e "Dinner Party" nje tekst ky nga Pier Vittorio Tondelli, gjithmone me regji te Nanni Garella, dhe me "Le ultime lune" te Furio Bordon me regji te Fatbardh Smaja dhe skenografi te Antonio Panzuto. Por aktivitetet e ERT ne te njejten kohe u shtrine edhe ne Tirane, Elbasan, Korce dhe Durres ku se bashku me grupet italiane kane prezantuar spektaklet e tyre, jo vetem ne teatrot dhe neper Festivalet e organizuara ne keto qytete, por edhe ne shtepite e jetimeve, ne shkolla, sheshe. "Gjithcka ka qene me idene qe teatri duhet te jete ne vende te ndryshme dhe duhet te arrije nje numer madhor te pjesmaresve ne keto aktivitete", shprehen organizatoret. Libri "Sipario sull'Albania" permban deshmi te artisteve italiane dhe shqiptare, qe bene te mundur kete rruge te gjate dhe shume impenjative duke u pasuruar keshtu si ne planin artistik ashtu edhe ne ate human. Ky publikim nuk eshte perfundimi i nje eksperience, por vetem nje memorje e punes e zhvilluar deri tani. Ne fakt projekti i bashkepunimit kulturor, qe do te vazhdoje ne tre vitet e ardhshme, ka nisur qe nga pranvera e kaluar me nje turne ne disa qytete shqiptare te Circus te Kompanise italiane Fratelli d'Italia dhe me pjesmarjen ne Festivalin "Ballkan 2000" ne Korce me monologun engji e prezantuar nga aktorja e re Paola Di Meglio. Nje tjeter prezantim prestigjoz do te jete edhe ajo e aktorit te madh italian Virginio Gazzolo se bashku me Angela Cardile, e cila do te prezantoje pjesen "Purchč non sia silenzio - Dante, Montale Leopardi" ne Teatrin "Migjeni" dhe ne sallen e Akademise se Arteve ne Tirane ne kuadrin e prezantimit te Javes se Gjuhes Italiane.
__________________ Njeriu lind per ta jetuar jeten, pastaj kerkon magjine e saj: dashurine, pasi e gjen... jeta stoliset me miresi... miresise i falesh dhe me engjellin tend keni nje zemer te perbashket. Te dua cmendurisht engjelli im. |
![]() |
| Bookmarks |
| Alternativa Teme | |
| Vleresojeni kete Teme | |
|
|
Tema te ngjashme | ||||
| Tema | Filluesi i temes | Forumi | Pergjigje | Postimi i Fundit |
| Haveri dhe Miri, anėtarėt e rinj tė KLD | informuesi | Politika shqiptare | 0 | 08-12-2007 15:30 |
| Gjata e Karamuēo, anėtarėt e rinj tė KLD | informuesi | Politika shqiptare | 0 | 28-11-2007 17:50 |
| Meta prezanton sekretarėt e rinj tė LSI | informuesi | Politika shqiptare | 0 | 04-10-2007 18:20 |
| Kroacia akuzon pesė tė rinj pėr sulme ndaj shtėpive tė serbėve | informuesi | Arena Nderkombetare | 0 | 03-10-2007 05:33 |
| Libra te rinj dhe rekomandime! | Administratori | Letersia | 22 | 12-03-2006 13:04 |