Gjate shekullit XVIII njohu nje gjallerim me te madh literatura e qarkut kulturor konfensional ortodoks e mysliman. Nje anonim prej Elbasanit sjell ne shqip copa te ungjillit, T. H. Filipi, po prej Elbasanit, "Dhjaten e Vjeter dhe te Re". Keto perpjekje u shumuan ne shekullin e ardhshem, me botimin me 1827 te tekstit integral te "Dhjates se Re" nga G. Gjirokastriti dhe me korpusin e madh te perkthimeve kishtare te K. Kristoforidhit (1830-1895), ne dy dialektet e shqipes, botime qe ndihmuan procesin e integrimit te tyre ne nje gjuhe letrare te njesuar dhe vune bazat per krijimin e kishes kombetare te shqiptareve me liturgjine ne gjuhen e tyre.
Ndonese ne kahje te kundert me kete prirje, duhet permendur edhe kultura e Voskopojes, e cila gjate shek. XVIII u be nje vater e madhe qyteterimi dhe metropol i gadishullit ballkanik, me nje Akademi e shtypshkronje dhe me personalitete si T. Kavalioti, Dh. Haxhiu, G. Voskopojari, veprat diturore, filologjike, teologjike e filozofike te te cileve objektivisht i ndihmonin shkrimit e njohjes se shqipes.
Edhe pse letersia qe u zhvillua ne Voskopoje, ishte kryesisht ne gjuhen greke, nevoja per t'i vene gardh islamizmit, ben te domosdoshme edhe perdorimin e gjuheve amtare, duke inkurajuar zhvillimin e kulturave kombetare. Ne shkollat e Voskopojes u perdoren dhe arumanishtja e shqipja per mesimin e greqishtes, kurse ne shtypshkronjen e saj u shtypen edhe libra arumanisht.
Veprat e shkrimtareve dhe dijetareve te Voskopojes kane sjelle disa elemente te ideve te iluminizmit evropian. Me i shquari nder ta, Teodor Kavaljoti eshte nje erudit i kohes. Sipas deshmive te profesorit gjerman Thunman, vepra e Kavaljotit, qe mbeti e pabotuar, ne pjesen me te madhe ka trajtuar ceshtje pothuajse nga te gjitha deget e shkences filozofike. Ne te ndjehet ndikimi i Platonit, Dekartit, Malebranshit dhe Leibnicit.
Rezultat i ndikimit te islamit dhe te kultures se pushtuesit, ishte formimi gjate shek. XVIII i nje shkolle poetike, ose i nje letersie te shkruar ne gjuhen shqipe, por me alfabetin arab. Autore te saj si: N. Frakulla, M. Kycyku, S. Naibi, H. Z. Kamberi, Sh. e D. Frasheri, Sheh Mala, e te tjere, trajtuan ne veprat e tyre motive te huajtura nga letersite orientale, shkruan mevlude e divane me nje gjuhe te mbytur nga orientalizmat, levruan liriken dhe epin religjioz. Kjo shkolle nuk pati jete te gjate dhe as ndikim te vecante ne zhvillimet e pastajme letrare.
Per te plotesuar kuadrin e zhvillimit kulturor te Shqiperise ne shek. XVI-XVIII duhet shenuar, se pati nga autore vendes vepra te shquara ne fushe te arkitektures dhe te piktures ikonografike, ku u dalluan Onufri dhe i biri Nikolla (shek. XVI) dhe K. Shpataraku e D. Selenica (shek. XVIII) te cilet vazhduan traditen e artit fetar post-bizantin, por jo pa ndikime nga Rilindja europiane. Ne fushe te artit islam mund te permenden kryesisht ndertimet e kultit.
Shekulli XIX, shekulli i levizjeve nacionale ne Ballkan, i gjente shqiptaret pa nje tradite te mjaftueshme te zhvillimit shteteror, gjuhesor e kulturor unitar, me nje mendesi individualiste dhe regjionaliste, te trasheguar nga psikologjia e bajrakut dhe e fisit, per pajose me nje vetedije kombetare te pazhvilluar, por me nje shpirt rebelimi spontan. Ne kete situate historiko-kulturore nisi te merrte jete nje levizje e organizuar mendore dhe letrare qe mori emrin Rilindja Kombetare Shqiptare. Ajo u frymezua nga idete e romantizmit nacional dhe te iluminizmit, qe u kultivuan ne rrethet e inteligjences shqiptare, e cila jetonte kryesisht ne mergim, ne kolonite e vjetra shqiptare ne Itali dhe ne ngulimet me te reja ne Stamboll, Bukuresht, SHBA, Sofje e Kajro.
Njeriu lind per ta jetuar jeten, pastaj kerkon magjine e saj: dashurine, pasi e gjen... jeta stoliset me miresi... miresise i falesh dhe me engjellin tend keni nje zemer te perbashket. Te dua cmendurisht engjelli im.
مواقع النشر (المفضلة)