| Cfare ju duhet te dini? |
|
#1
| ||||
| ||||
| Agim METBALA KOHĖ QIRINJSH Nė Kosovė Motet ndėrrohen Nėn ritmikė agregatėsh Ftohtė, akull, akullnajė Nė shpirt tė secilit Mbin nga njė ajsberg... Nė Kosovė Nata edhe dita Ndėrrohen nė vėrtitje krismash Duke bartur stafetėn stereotipe Me porosi tė stėrpėrsėritura... Nė Kosovė Ēdo gjė ėshtė e brishtė E ftohtė,akull,akullnajė Derisa tė lindė shpirti Ai do t'i shkrijė tė gjithė ajsbergėt Nė bebėzat e syve do ta mbjellė dashurinė Aq tė kėrkuar nė kėto mote... Poezi shumė e bukur Agim METBALA ECJET Ka ecje: HORIZONTALE dhe V E R T I K A L E Dhe nga qfarė ecje bėhet Lindin p Agim METBALA ECJET Ka ecje: HORIZONTALE dhe V E R T I K A L E Dhe nga qfarė ecje bėhet Lindin pastaj njė mijė e njė epitete Apo vetėm njė NJERI... Agim METBALA DO T'I GJUAJMĖ NGA TRE GURĖ U lodhėm me trupat amorfė Qė nė mėnyrė serike marrin forma Prej kallupit nė kallup Tė akorduar nga jashtėtokėsorėt... U molisėm me trajtat e njėanshme Dhe format halogjene Nė maratonėn e pėrvetėsimit Nė garat e pangopėsisė... Na i verbuan sytė prototipat politikė Tė lindur nga kontejnerėt E metropoleve tė kurvės plakė nė ekstazė Me orekse frigjidiale... U molisėm nga njė mijė e njė tė kėqija Tė servuara nė mija variante... Fatomorgana do tė paraqitet njė ditė Do tė kalojnė lodhjet, do tė shkunden molisjet Nė ceremonin mortore tė tė kėqijave Do t'i gjuajmė nga tre gurė... Agim METBALA LIRINĖ E KAM ĖNDĖRRUAR PAKĖZ MĖ NDRYSHE Lirinė Agim METBALA LIRINĖ E KAM ĖNDĖRRUAR PAKĖZ MĖ NDRYSHE Lirinė e kam ėndėrruar pak mė ndryshe Pa vrasje enigmatike E dėshmitarė qė i lėshon toka Pa dėshmirtarė tė mbrojtur... E ėndėrrova lirinė Me shtrėngim duarsh Si nė skulpturėn e Tasim Lokajt Me parlamendt ku do tė flasė arsyeja Me Universitet vlerash tė larta Pa treg tė zi devizash Me dritė neoni shesheve E pa frigoriferė qe u vie erė e rėndė Me ujė pėr ujitjen e parqeve Dhe jo me gypa tė koroduar... Lirinė e kam ėndėrruar ndryshe Pakė-ė-ė-ėz mė ndryshe! 06.05.2003 |
|
#2
| ||||
| ||||
| Mirėse i lexojmė poezitė e Tua zotėri Agim Metbala. Janė shkėlqim i qirinjve tė ndezur enkas pėr kėtė errėsirė. Me respekt tė veēantė xheladin hamza |
|
#3
| ||||
| ||||
| Agim METBALA HIJA JITE MĖ NDJEK JUDO Tim eti Sa herė nė ecjen time tretem dhe harroj Zotin Fjalėt e tua mė kapin pėr veshi E unė zgjohem nga ėndrra e keqe... Sa herė dielli nė horizont Ma gjen kokėn tė mbuluar me jorgan Shati yt mė ēon peshė... Sa herė fjalėn E hedh pa menduar Urtėsia jote ma pren gjuhėn... Dhe, nuk i ftikėsohem Jetės sė mbetur me gabime Hija jote mė ndjek kudo... 06.12.2003 SHPIRTI NĖ SHUPLAKĖ Kurrė nuk do tė isha trembur Nga askush dhe nga asgjė Po tė mos ishte syri im Qė ma shpalos shpirtin nė shuplakė... Durrės,03.08.2203 |
|
#4
| ||||
| ||||
| Citim:
TE SHKĖMBI I KAVAJĖS Marrė frymė ngadalė pėr tė mos e trazuar imagjinatėn Historia shpalos kujtimet nga libri faqe pėr faqe Tė ruajtura ndėr shekuj me xhelozi Refreni pėrsėritet:"Ke shkėmbi i Kavajės"... E mbi shkėmbin e Kavajės E shtrinė nė shuplakė Durrėsin me gjithė horizontin Puhia t'i kreh flokėt... Papritmas diafragma ērregullohet Syri pa dashje kap bunkerat Tė renditura nė mėnyrė gjeometrike Dhe arėsyeja humb drejtpeshimin... Rrezja e shpresės mund ankthin pėr vdekje Rrokaqiejt e pallate buzė plazhit Prekin qiellin e ardhmėrisė Rėrės sė plazhit dėgjohen dialektet Nga tė gjitha viset Pėshpėrisi zėshėm:ani pse u zbardha Nė Durrės i pashė tė gjitha ėndrrat e mia nėpėr mote... Durrės, 02,08.2003 LEHTAS ZGJOHEN TĖ GJITHA MUZAT Nė Durrės dita ėshtė fare e shkurtėr Pėr t'i parė tė gjitha mrekullitė Ajo tė shalon nė ngarendje Ngarendja t'i dhuron mijėra panorama Dhe bebėzat bymohen... Nuk di ē'tė josh mė parė Ekspēonatet nė muzeun e qytetit Ēartazi tė pėrshpėrisin nė vesh Tė hedhin nė botėn e ėndrrave Halucinacionet paraqiten nė mesditė Ėndrrat rreshtohen njėra pas tjetrės Nė portin e vjetėr tė Durrėsit Dhe ti si princ me kurorė ilire nė kokė Kaluron krenar... Mbi Durrės edhe nata nuk fle Gjumi harron se ē'duhet bėrė Akrepat humbin gravitacionin nėn kėmbė Buzė bregut ēdo valė qė vie nga largėsia Tė pėshpėrit nga njė melodi me harfė Dhe lehtas zgjohen tė gjitha muzat... Durrės, 29.08.2003 |
|
#5
| ||||
| ||||
| Agim METBALA PA TITULL Atėbotė, isha adoleshent Mėndja mė vraponte kaluruar E fantazia fluturonte pas reve tė qiellit... .................................................. .............. Tash, ēdo mbrėmje tė kėrkoj nė ėndrra Mėngjesi mollėzat m'i ajė Kėpshtit kėrkoj aromėn tėnde Shqisat e tė nuhaturit mė janė topitur Nė ēdo liqen, kėrkoj fytyrėn tėnde Syve i dhurova kataraktin Qytetit kur ndėgjoj emrin tėnd Unė shtangem e shndėrrohem nė statujė... .................................................. .................. Atėbotė, isha adoleshent Mėndja mė vraponte kaluruar E fantazia fluturonte pas reve tė qiellit E di, edi, ti do t'mė falėsh E unė kam drejtė tė shkruaj poezi... 06.03.2008 VARIANT Nė gjoksin tim statujė, Si skulptori antik; Kam gravuar emrin tėndė - Aty do tė flejė, s'ka ku tė ik! Nė ballin tim tė relieft, Vizatuar i kam qastet idilike; Aty kanė mbetur pėrjetė - Si nė hartėn gjeografike! Nė bebėzat e syve tė mi, Fotografinė tėnde kam fiksuar; Tash ēofsh e thinjur apo me parukė - Pėr mua fare s'ke ndryshuar! Nė mėndjen time kahmot, Fjalėt e tua tė brisht i kam incizuar; S'ka lidhje tash ku gjendesh - Si nė diskun e prishur, janė duke u reprizuar!... 04.03.2008 NGADHNJIMI Nė sheshin e ēmendurisė Thirrja s'ka efektin e bėrtimės Arsyeja mbetet e vetmuar... Nė tempullin e djajėve Fjalėt marrin trajtėn qesharake Djallėzia pushton horizontin... Nė secilėn kataklizmė tė ndodhur Ngriten tė alivanosurit nė valle tė natės Duke festuar dhembjen e krijuar... Falė Zotit qė sheshet mbijetojnė ēmenduritė Tempujt e djajėve shemben Sikurse kullat nga rėra Kataklizmat janė rastėsi E arsyeja nė dyluftim me vdekjen Ēdo herė marshon ngadhnimtare... 29.10.2005 TI MĖ ERDHE PA FTESĖ Ti mė erdhe rastėsisht e pa ftesė U fute nė poret e lėkurės sime Nga djersa shijoj aromėn tėnde Dehem e ridehem deri nė ekstazė Me krenari lartėsoj flamurin e bardhė Kėrkoj shpėtim nga ti Kryqi i Kuq i imi... Ti erdhe lehtas si lulėborė Me bardhėsinė m'i verbove sytė Unė i lodhur nga dimri i gjatė Tė kyēa thellė nė bebėzat E kataraktin i dhurova vetes... Ti lehtas zbrite me freskinė e mbrėmjes Yjeve duke ua vjedhur shkėlqimin Hėnės ia huazove buzėqeshjen Unė i mpirė nga magjitė joshėse Magjepsem e magjepsem deri nė ēmendje Duke m'i pushtuar tė gjitha ėndrrat... Ti mė erdhe rastėsisht e pa ftesė Ēuditėrisht ēfarė bashkėdyzimi Formulėn s'do ta zbulojė kurrė asnjė kimist... 12.05.2008 |
|
#6
| ||||
| ||||
| DO T'I GJUAJMĖ NGA TRE GURĖ U lodhėm me trupat amorfė Qė nė mėnyrė serike marrin forma Prej kallupit nė kallup Tė akorduar nga jashtėtokėsorėt... U molisėm me trajtat e njėanshme Dhe format halogjene Nė maratonėn e pėrvetėsimit Nė garat e pangopėsisė... Na i verbuan sytė prototipat politikė Tė lindur nga kontejnerėt E metropoleve tė kurvės plakė nė ekstazė Me orekse frigjidiane... U molisėm nga njė mijė e njė tė kėqija Tė servuara nė mija variante... Fatamorgana do tė paraqitet njė ditė Do tė kalojnė lodhjet, do tė shkunden molisjet Nė ceremoninė mortore tė tė kqijave Do t'i gjuajmė nga tre gurė... 2003 MĖRGIMTARIT Me lotė valė, rrugėt pėrditė i pastron, Bulevardeve shetit i kėrrusur me peshėn e mallit; Armatura... duarve, lythat t'i dhuron - E nostalgjia tė vėrehet nė rrullat e ballit! Nata t'i sjell ėndrrat varg-varg Panoramat e vendlindjes si nė film serik; Agu i mėngjesit tė zgjon - ti prapė larg - Mė dhemb shpirti pėr ty or mik! 24.03.2008 |
|
#7
| ||||
| ||||
| mergimtari ehte fantastike dhe edrejte.Nuk ke faj te dhembi shpirti se shum njerez vuaj ,me shum se qe ke pershkruar ne poezi |
![]() |
| Bookmarks |
| Tags |
| agim metbala, qirinjsh |
| Alternativa Teme | |
| Vleresojeni kete Teme | |
|
|