| Cfare ju duhet te dini? |
|
#1
| ||||
| ||||
| Kodi i Da Vincit - Dan Brown Kodi i DaVincit dhe Loja me Historinė Nga: Eduard Lekgjika Njė nga librat mė tė shitur tė kohėve tė fundit nė botė, Kodi i Da Vinēit me 7.5 milion kopje nga Dan Braun, u prezantua sė fundi edhe nė Shqipėri nė panairin kombėtar tė librit tė organizuar tek Piramida. Kodi i Da Vinēit ėshtė njė roman policesk, i cili luan me historinė dhe imagjinatėn. Personazhet kryesorė tė romanit Robert Langdon (simbologjist) dhe Sofie Nuve (detektive) hetojnė sė bashku vrasjen misterioze tė gjyshit tė Sofisė. Ndėrsa ndjekin shėnimet dhe gjurmėt qė kishte lėnė gjyshi i saj, Sofie dhe Langdon zbulojnė se gjyshi ishte anėtar i njė organizate tė fshehtė me emrin Parėsia e Sionit. Organizata gjoja synon ruajtjen e eshtrave tė Maria Magdalenės dhe tė dokumenteve tė rėndėsishme qė datonin qė nė kohėn e saj. Sipas librit Maria Magdalena paraqitet si ish gruaja e Jezuit dhe pėrfaqėsuese e shenjtėrisė femėrore. Libri flet gjithashtu pėr Gralin e Shenjtė (sipas legjendave kupa e darkės sė fu-ndit) qė simbolizonte vetė Maria Magdalenėn e cila gjoja mbante nė barkun e saj pasardhėsit e Jezuit. Kisha sipas autorit tė librit e sulmoi she-njtėrinė femėrore dhe anatemoi femrėn duke ulur rėndėsinė e saj. Adhurimin i Jezuit, po sipas librit, ishte diēka qė e shpiku perandori Kostandin nė kėshillin e Nikesė (Turqia e sotme) nė vitin 325 para Krishtit pėr tė forcuar pozitat e veta meqė krishtėrimi po bėhej mė i su-ksesshėm se paganizmi. Kėto dhe teori tė tjera qė dalin nga libri janė krejtėsisht nė kundėrshtim me bazat e besimit tė krishterė. Shumė nga pėrfundimet nė tė cilat dalin personazhet, disa prej tė cilave i pėr-mendėm mė sipėr, janė vėrtetė qesharake. Pėr tė dalė nė teoritė e tij fantasktiko-"teologjike" autori bazohet nė legjenda, ungjij gnostikė (tė tipit Ungjilli i Maria Magdalenės), romane pseudo-kėrkimor, gjysėm tė vėrteta, shtrembėrime historike etj. Kėtyre autori u bashkangjit besime apo filozofi lindore, egjyptiane, pagane, masonike etj., pėr tė krijuar njė ama-lgamė, e cila e shėrbyer nė njė mėnyrė tė caktuar, tė ēon nė pikėpamjen e gabuar tė kohėrave tė sotme se tė gjitha fetė qenkan njėlloj. Njė fakt interesant mbi librin ishte se nė fillim, personazhet niseshin pėr tė gjetur tė vėrtetėn. Dhe, kur pas shumė peripecish e gjejnė atė, mendojnė se nuk ėshtė e rėndėsishme qė njerėzit ta njohin, por mė e rėndėsishme ėshte qė njerėzit tė besojnė nė ekzistencėn e diēkaje qė i frymėzon, qoftė kjo dhe njė legjendė. Pra, me fjalė tė tjera, e vėrteta absolute nuk ekziston, e vėrtetė ėshtė ajo qė ti beson, ose mė saktė ajo qė ti dėshiron. Edhe kjo ėshtė njė pikėpamje kaq e gabuar nė botė sot. Por libri, sipas New York Times, megjithė shitjet e mėdha ka marrė shumė kritika edhe nga studiues qė nuk kanė lidhje me kishėn, dhe ėshtė cilėsuar si i pande-rshėm intelektualisht. Nuk ka as edhe njė provė historike qė tė krishterėt e parė tė kenė adhuruar Maria Magdalenėn, pėrkundrazi dihet se tė krishterėt e parė persekutoheshin nga Roma se adhuronin Jezuin dhe jo perandorin. Por edhe nėse ndjek logjikėn e librit nuk ėshtė e qartė se pse duhet adhuruar Maria dhe jo Jezui. Sipas kėtij libri Maria ishte pas-ardhėse e linjės sė Davidit e Solomonit dhe mbajti nė barkun e saj pas-ardhėsit e Jezuit, gjė qė e bėnte atė hyjnore ndėrsa vetė Jezui nuk ishte i tillė. Problemet e njė arsyetimi tė tillė duken qartė. Kodi gjithsesi ka rezultuar me interes pėr publikun i cili magjepset pas misterve. Sandra Miesel e revistės Crisis thotė se Braun ėshtė duke synuar lexuesit postmodernistė pėr tė cilėt njė realitet ėshtė po aq i vlefshėm sa dhe njė tjetėr dhe qė ndėrsa lexojnė njė roman mėsojnė edhe mbi historinė. Ndėrsa sipas CNN-it Braun ėshtė duke shkruar vazhdimin e librit dhe se njė film po pėrgatitet bazur mbi Kodin. Mu duk me vend qė tė shkruaja diēka mbi kėtė libėr, pasi ai tani ėshėt nė duart e lexuesve edhe nė Shqipėri. Megjithėse pėr njė lexues tė painformuar mesazhi i kėtij libri do tė dukej si njė risi, ai nuk ėshtė gjė tjetėr veēse pėrsėritje e herezive tė hershme.
__________________ Nobody is perfect ... |
|
#2
| ||||
| ||||
| ne 19 Maj 2006 ne kinemate amerikane del filmi "Kodi i Da Vincit" nen regjine e te madhit Ron Haward. Ne rolet protagoniste luajne Tom Hanks, Jean Reno dhe Andreu Tautou. Te shpresojme qe filmi do te pasoje bujen dhe polemikat e librit lostparadisa
__________________ Librat dhe kujtimet hidhen ne leter per te mbrojtur njerezit qe deshem ne jete, nga armiku i tmershem me emrin dyfish: kalbezim dhe harrese. |
|
#3
| ||||
| ||||
| Simbolet Egjiptiane apo dhe pagane nuk eshte ndonje zor i madh tia bashkangjisesh teksteve mbi krishterimin Ato gjenden lehte dhe ne bibel NOE, Gjyqi i fundit etj. shiko si e mendonin gjykimin e fundme egjiptianet:
__________________ VAE VICTIS |
|
#5
| ||||
| ||||
| ... bukura ne -Sakrileg - codi davincit eshte qe dan brown na paraqet nje trillar mjaft mysterioze. librin une e mbarova brenda nje kohe prej tre ditesh ( kuptohet duke qene e zene paralelisht dhe me pune tj. por filmi me zhgenjeu ( effekt qe njihet) .sorry. do u a keshilloja : ilumunati meteor davinci code diabolus ------ ti lexonit .jane mjaft interesant dh ederi diku informativ have fun |
![]() |
| Bookmarks |
| Alternativa Teme | |
| Vleresojeni kete Teme | |
|
|
Tema te ngjashme | ||||
| Tema | Filluesi i temes | Forumi | Pergjigje | Postimi i Fundit |
| Kodi i ri rrugor, kriteret e reja pėr patentat | informuesi | Ekonomia Shqiptare | 0 | 12-10-2007 23:40 |
| Di Karlo: Tė miratohet kodi i ri elektoral | informuesi | Politika shqiptare | 0 | 06-10-2007 21:00 |
| Kodi Zgjedhor, Heshtin kandidatėt | informuesi | Politika shqiptare | 0 | 23-09-2007 13:50 |
| Kodi i Da Vincit dhe falsifiteti i Bibles | Jonisa | Kurani dhe Jeta | 11 | 29-08-2007 13:20 |
| Kodi i Da Vincit | Administratori | Kinemaja dhe Televizioni | 7 | 13-05-2007 23:45 |