Parajsa.com


Parajsa Shqiptare Forum

Cfare ju duhet te dini?

 

Kthehuni Mbrapa   Parajsa Shqiptare Forum | Arti dhe Kultura | Letersia

Kadare: Dueli i eger letersi-diktature

Pergjigju
 
LinkBack Alternativa Teme Vleresoni Temen
  #1  
Te vjeter 20-04-2006, 12:12
Minifotoja e anetarit Administratori
Parajsa Shqiptare
 
Reg: 06-07-02
Lokalizimi: London
Postime: 1,967
Images: 2351
Faqe ne Ditar: 2
Kadare: Dueli i eger letersi-diktature

Kadare: “Dueli i egėr letėrsi-diktaturė”

Shkrimtari shqiptar mbajti njė ligjėratė pėr letėrsinė nė Universitetin Kolumbia nė Nju Jork. Boshti i diskutimit diktatura, kaosi letrar dosjet.

Shkrimtari Ismail Kadare ka mbajtur njė ligjėratė nė Institutin Harriman pranė Universitetit Kolumbia tė Nju Jorkut, ku trajtoi marrėdhėniet e letėrsisė me diktaturėn. Kadareja i bėri njė analizė origjinale mbijetesės sė letėrsisė nė kushtet e regjimeve totalitare dhe tha se sado ekstrem qoftė njė regjim, ai vetėm mund ta gjymtojė letėrsinė por jo ta zhdukė thelbin e saj. Ismail Kadareja ishte i ftuari i nderit i Institutit nė serinė tradicionale tė ligjėratave qė mbahen kėtu nga personalitete tė njohura botėrore. Ai kishte zgjedhur temėn “Letėrsia dhe tirania”, temė pėr tė cilėn ka njė pėrvojė mjaft personale.

Letėrsia dhe diktatura
Letėrsia dhe tirania, tha shkrimtari nė fjalimin qė e mbajti nė frengjisht, janė dy armike tė angazhuara nė njė duel tė pamėshirshėm me njėra-tjetrėn. Shpesh thuhet se tirania ėshtė tepėr mizore ndaj letėrsisė. Por rrallė dėgjojmė tė thuhet se edhe letėrsia ėshtė ndonjėherė tepėr e pamėshirshme ndaj diktaturės dhe plagėt qė i lė asaj mund tė jenė vdekjeprurėse. Pėr ata qė e vėzhgojnė kėtė duel, tha ai, ėshtė e vėshtirė tė parashikojnė se kush do ta mposhtė njėri-tjetrin. Shkrimtari u hodhi pastaj njė vėshtrim historik pėrpjekjeve tė regjimeve totalitare kundėr letėrsisė.

Si fashizmi ashtu edhe komunizmi, tha ai, u angazhuan nė luftėn kundėr letėrsisė, por sidomos komunizmi sepse ai pati mė shumė kohė pėr njė luftė sistematike pėr jetė a vdekje me letėrsinė. Rėnia e komunizmit, tha Kadareja, u shoqėrua me shumė pluhur dhe pėrshtjellim sepse kishte njerėz qė dėshironin qė ky pėrshtjellim tė vazhdonte pasi ata kishin shumė gjėra pėr tė fshehur. Nė fushėn e letėrsisė kaosi ishte tepėr i madh dhe ai vazhdon. U ngatėrruan shkrimtarėt qė kishin bėrė gjithēka pėr tė mbrojtur letėrsinė e vėrtetė me tė tjerėt qė e shkelėn atė me kėmbė. Aq mė tepėr u ngatėrruan shkrimtarėt mediokėr me spiunėt e regjimit.

Arkivat
Nė ligjėratėn e tij, shkrimtari Ismail Kadare pėrsėriti thirrjen qė vendet ish - komuniste, tė hapin arkivat. Kjo, tha ai, ėshtė e nevojshme pėr t’u dhėnė fund paqartėsive dhe sidomos pėr tė mos ngatėrruar marrėzitė e padėmshme tė tė ashtuquajturit realizėm socialist me krimet e vėrteta ndaj letėrsisė. Nė njė shoqėri demokratike normale, tha shkrimtari, nuk mund tė jetosh normalisht me njė ndėrgjegje tė gjymtuar. E vėrteta e arkivave sekrete ėshtė si njė pasqyrė pėrpara kėsaj ndėrgjegjeje tė gjymtuar. Askush, tha ai, nuk u kėrkon shkrimtarėve qė tė shkatėrrojnė tiraninė, sepse diktatura nuk mund tė shkatėrrohet me romane apo me poezi, por nga ana tjetėr ėshtė e drejtė qė shkrimtarėve t’u kėrkohet qė tė paktėn tė mos e braktisin letėrsinė. Ismail Kadareja nuk iu referua konkretisht Shqipėrisė ose pozicionit tė tij si shkrimtar nė kushtet e regjimit komunist, por foli pėr njė audiencė tė interesuar pėr problemet madhore tė letėrsisė sidomos nė vendet e dala nga diktaturat komuniste. Drejtoresha e Institutit Harriman, Katerine Tajmer Njepomnjashi, tha se tema e zgjedhur nga Kadareja ėshtė me rėndėsi, dhe ai e trajtoi atė me shumė mjeshtėri. “Mendoj se ligjėrata ishte elokuente. Mė pėlqeu sidomos ideja qė theksoi zoti Kadare se letėrsia nė vetvete, nga vetė karakteri i saj, ėshtė diēka e huaj me tiraninė”, tha zonja Njepomjash.

Lexuesi amerikan
Duket se mes publikut amerikan interesimi pėr librat e Kadaresė ėshtė shtuar dhe disa gazeta amerikane me emėr janė shprehur me tone entusiaste pėr kėto libra. Megjithatė shkrimtari deri tani nuk ka ndėrmarrė asnjė turne nė Shtetet e Bashkuara pėr promovimin e librave tė tij. Njė pengesė ėshtė ndoshta fakti qė Kadareja nuk e flet anglishten. Pėrkthyesi dhe shkrimtari David Bellos, deri tani ka ripėrkthyer 5 libra tė Kadaresė nga frengjishtja nė anglisht dhe puna vazhdon. Bellos ka besim se pėrkthimet e tij nuk i janė larguar shumė origjinalit. “Sa nga Shqipėria humbet nė pėrkthimet e mija, kėtė e kam tė vėshtirė ta gjykoj. Kėtė duhet tė ma thoni ju mua. Por mund tė them se sa do shumė qė tė humbas nė pėrkthim, ajo qė mbetet mjafton pėr t’i bėrė librat e Kadaresė tė fuqishme edhe nė anglisht”, tha zoti Bellos.

Instituti
Ēdo vit, Instituti Hariman fton njė personalitet tė njohur tė kulturės apo tė politikės pėr tė mbajtur njė ligjėratė madhore drejtuar pedagogėve dhe studentėve si dhe publikut tė gjerė. Ndėr ata qė kanė folur nė ciklin e kėtyre ligjėratave kanė qenė edhe ish presidenti rus Mikhail Gorbaēov dhe ish kancelari gjerman Helmut Schmit. Instituti Harriman, i cili ka marrė emrin e politikanit dhe bamirėsit tė njohur amerikan Averrell Harriman, ėshtė instituti mė i madh dhe mė i vjetėr nė Shtetet e Bashkuara qė merret me studime pėr Rusinė, Evropėn Lindore dhe Ballkanin.
__________________
The heaven's sound is composed inside your heart, listen to its beat to syncronize your life onto the angel's steps.
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
Pergjigjuni me Citim
Pergjigju

Bookmarks

Alternativa Teme
Vleresojeni kete Teme
Vleresojeni kete Teme:

Rregullore Postimi
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is aktivizuar
Buzeqeshjet jane te aktivizuar
Kodi [IMG] eshte i aktivizuar
Kodi HTML eshte i dizaktivizuar
Trackbacks are aktivizuar
Pingbacks are aktivizuar
Refbacks are aktivizuar
Kapercim Forumesh

Tema te ngjashme
Tema Filluesi i temes Forumi Pergjigje Postimi i Fundit
Kadare: Pse fituan shqiptarėt informuesi Politika shqiptare 0 04-03-2008 01:29
Kadare: Shqipėria nuk mund tė durojė imoralitetin si normė dhe korrupsionin si fatali informuesi Politika shqiptare 0 28-11-2007 01:10
Panairi/200 libra me firmėn e legjendės sė penės Ismail Kadare informuesi Politika shqiptare 0 17-11-2007 19:20
Kadare merr nga qeveria pension shtesė informuesi Politika shqiptare 0 15-11-2007 14:00
Kadare - Ndarja hap radhen e nje konflikti te ri te pambarueshem ne Ballkan Administratori Arena Nderkombetare 0 27-08-2007 18:16


Te gjitha oret jane ne GMT +1. Ora tani eshte 07:04.




Parajsa Shqiptare