| Cfare ju duhet te dini? |
|
#1
| ||||
| ||||
| Joseph Luitpold njė ushtarak shkruan pėr mbrėmjet shqiptare Ilda Lumani Shkrimtari gjerman ishte nė Shqipėri me forcat austro-hungarezė mė 1918 Shkrimtari i njohur gjerman Josef Luitpold Stern, gjatė njė mbrėmjeje nė njė familje shqiptare frymėzohet pėr tė shkruar tregimin e tij Mbrėmje shqiptare. Nė vitin 1918 Josef Luitpold Stern, gjendej nė Shqipėri si ushtar i forcave austro-hungareze. Pikėrisht rreth qėndrimit tė tij nė Shqipėri ai i dedikon kėtij vendi dhe njerėzve tė tij dy tregime tė veēanta. Nė tregimet Mbrėmje shqiptare dhe Deri kur, botuar nė gjermanisht i pari nė vitin 1918 dhe tjetri nė vitin 1948 shkrimtari sjell jetėn shqiptare nė kohėn e Luftės sė Parė Botėrore. Tregimet e Josef Luitpold Stern, tė pėrkthyera pėr herė tė parė nė gjuhėn shqipe nga pėrkthyesja Lindita Arapi-Boltz, vijnė nė vėllimin Mbrėmje shqiptare botuar nga shtėpia botuese Ideart. Tregimi Mbrėmje shqiptare Tregimi Mbrėmje shqiptare u botua pėr herė tė parė nė revistėn e Vjenės Paqja (Der Friede) mė 4 tetor 1918 dhe i vendos ngjarjet nė shtėpinė e Hali Grigorit, nė Peqin, gjatė njė mbrėmjeje, nė tė cilėn ushtria austro-hungareze, dhe vetė autori, ushtar i sė cilės ishte, ka qenė nė mėsymje. Autori, i pranishėm nė njė familje shqiptare pėrshkruan mbrėmjen e tij si i ftuar dhe aludon rreth fatit tė kėsaj familjeje shqiptare, tė pėrbėrė nga gruaja, njė fėmijė i vogėl dhe shėrbėtorja. Edhe pse njė tregim i shkurtėr, autori depėrton nė jetėn familjare shqiptare dhe paraqet botkuptimin e tyre, pėr jetėn, tė ardhmen, etj. Josef Luitpold Stern pėrshkruan mėnyrėn sesi babai vė nė gjumė djalin e vogėl, fjalėt qė ai i thotė, tė cilat pėrshkruajnė jetėn e fėmijės deri sa ai rritet e bėhet plak. Nė kėtė rrugėtim tė jetės fėmija prek qytete si: Rrogozhina, Lushnja, Berati, Vlora e Elbasani, tė cilat vetė autori i ka pėrshkruar gjatė udhėtimit tė tij nėpėr Shqipėri. E gjithė kjo histori vjen si njė pėrrallėz pėr tė vėnė nė gjumė fėmijėn. Por si do tė jetė jeta e tyre pas luftės? Ēfarė do ti sjellė lufta dhe e ardhmja familjes sė Hali Grigorit?. Vetė autori duke parė me sytė e tij luftėn nuk ėshtė shumė optimist pėr kėtė gjė. Tregimi Deri kur? Tregimi Deri kur? u botua pėr herė tė parė nė Shtėpinė botuese Stiasny, Grac, Vjenė mė 1948, sė bashku me proza tė tjera tek pėrmbledhja Vėllai i vetmuar. Nė tregimin Deri kur trajtohet tema e dhunimit tė mirėbesimit tė njeriut tė thjeshtė. Fati i ushtarit shtatėmbėdhjetėvjeēar Ali Dauti gėrshetohet me atė tė lejtanantit Rade Lungulovi, i cili ndodhet me ushtrinė e tij nė Shqipėri. Lejtanantit Rade Lungulovi ka pėrjetuar dėme tė rėnda nervore nga lufta duke mos arritur tė ndajė ngjarjet reale nga fantazia. Djaloshi Ali Dauti nga Shkodra, i rekrutuar thuajse me forcė ushtar, kur sheh liqenin e Shkodrės gjatė marrshimit tė tij me ushtrinė austro-hungareze tenton tė dezertoj pėr tu kthyer pranė familjes sė tij. Ai kapet dhe dėrgohet para lejtanantit Rade Lungulovi, i cili duhet tė jap njė dėnim pėr dezertatorin. Naiviteti i Ali Dautit pėr tu kthyer nė shtėpi e ēudit lejtnantin. Dėshira e tij ėshtė tė kthehet nė shtėpi sa mė parė pėr tė punuar arat, pėr tė ruajtur delet, pėr tė bėrė dru pėr dimėr, etj. E gjithė kjo duket e pakuptimtė pėr lejtnantin, i cili i siguron qė tė gjitha kėto gjėra mund ti realizojė vetėm kur tė mbarojė lufta. Si njė fėmijė Aliu e pyet se kur mbaron lufta dhe pėrsėrit pa fund pyetje deri kur?. Kjo shprehje edhe pse pa kuptim pėr lejtnantin, i cili nuk e di gjuhėn shqipe e bėn kurioz dhe pyet se ēfarė kuptimi ka kjo shprehje. Pasi e kupton se ēfarė kėrkon ushtari i jep njė afat prej 60 ditėsh. Aliu, i cili nuk di tė numėrojė u dhuron ushqimin e tij dy shokėve pėr ti numėruar ditėt. Ai pret me padurim tė shkojnė kėto ditė dhe tė kthehet pranė familjes dhe tė realizojė ėndrrat e tij. Fati i lejtanantit Rade Lungulovi dhe ushtarit shqiptar Ali Dauti takohet dhe largohet shumė herė. Lejtnanti dėshpėrohet pėr atė, qė i ka thėnė kėtij njeriu me shaka pėr kohėn e mbarimit tė luftės, kur mėson se Aliu ėshtė duke numėruar ditėt. Ata takohen njė ditė para se tė mbarojė afati prej 60 ditėsh, dhe ku Aliu pret tė fitojė lirinė. Ai e pyet sėrish deri kur? Por nė atė kohė ishte tepėr vonė. Ata vdesin tė dy nė fushė nga shpėrthimi i njė bombe. Biografi Josef Luitpold Stern, lindi mė 16 prill tė vitit 1886 nė Vjenė Studioi shkencat filologjike. Mbrojti disertacionin nė Universitetin e Jenės Rekrut gjatė Luftės sė Parė Botėrore. Mė pas drejtues nė Shkollėn e lartė popullore nė Vjenė 1934 Emigroi nė Ēekosllovaki, 1938 nė Francė, 1940 nė SHBA, ku dhe punoi si docent nė Filadelfia 1948 Rikthehet nė Austri. Punon si referent nė seksioni e arsimit tė Shoqatės sė sindikatave austriake 1956 Nderohet me Unazėn e Nderit tė Qytetit tė Vjenės 1957 - Nderohet me Ēmimin Kombėtar Austriak si lirik, prozator,dramaturg 13.9.1966 Vdes nė Vjenė Kush eshte Josef Luitpold Stern Josef Luitpold Stern lindi nė Vjenė (Austri), diku nė mes tė Shotenfeldit dhe Brillantengrund. Babai i tij ishte marangoz dhe mė vonė administrator i gazetės Zėri i Popullit. Josef Luitpold Stern vizitoi gjimnazin e njohur me emrin Gjimnazi i Piaristėve dhe mė vonė vazhdoi studimet pėr juridik dhe ekonomi popullore nė Vjenė dhe Hajdelberg. Para dhe gjatė studimeve ai punoi si ndihmės stenografist nė parlamentin austriak dhe mė vonė si sekretar nė Drezden, ndėrkohė qė vazhdonte veprimtarinė si aktivist i degės sė arsimit tė partisė socialdemokrate. Pas shpėrthimit tė Luftės sė parė Botėrore, ai filloi tė botonte revistėn Drita vezulluese (Gluhlichter), e vetmja revistė, e cila pėrmes botimit tė poezive pacifiste dhe antimilitariste, iu kundėrvu lirikės entuziaste tė luftės, qė lulėzonte atė kohė. Pjesėt e shumta tė zbardhura nė kėtė revistė dėshmojnė censurėn e asokohshme, por nė tė njėjtėn kohė janė edhe prova tė gjalla tė shpirtit rebel tė shkrimtarit. Gjenocidi pėrgjatė viteve tė Luftės sė Parė Botėrore gjeti jehonė edhe nė poezinė e iluministit tė masave dhe humanistit Josef Luitpold Stern. Edhe kur bėn roje si ushtar, ai ruan gjithmonė njė lloj fisnikėrie nė qėndrimin e tij. Zemėrimin e tij dhe tronditjen pėr gjakderdhjen autori e shpreh nė poezinė e tij antimilitariste, pėrmes njė toni akuzues . Nė paralajmėrimin tij, ai ėshtė zėri i vetėm qė shkėputet nga kori i rapsodėve tė lufės. Miqtė e tij ishin ekspresionistėt e rinj: Franc Verfel, Albert Ehrenstajn, Franc Teodor Coskor, stefan Cvajg, Hugo Zonenshein. Josef Luitpold Stern ėshtė njėherėsh edhe poeti, edhe njeriu luftarak, edhe rrėnimtari. Nga ky trinitet buron edhe pasuria e personalitetit tė tij. Vepra e Luitpoldit ka njė unitet tė tillė, saqė ėshtė e vėshtirė ta ndash atė nė pjesė mė vete. Si proza e tij, ashtu edhe dramat, janė variacione tė sė njėjtės temė, qė pėrshkon si fll i kuq ngrehinėn artistike tė autorit, pikėrisht temėn e humanizmit, aq fort e pranishme nė poezitė kundra luftės dhe baladat me temė sociale.
__________________ The heaven's sound is composed inside your heart, listen to its beat to syncronize your life onto the angel's steps. |
![]() |
| Bookmarks |
| Alternativa Teme | |
| Vleresojeni kete Teme | |
| |