Parajsa.com


Parajsa Shqiptare Forum

Cfare ju duhet te dini?

 

Kthehuni Mbrapa   Parajsa Shqiptare Forum | Arti dhe Kultura | Letersia

Jevrem Brkoviq, poeteka shkon per vargjet rebele

Pergjigju
 
LinkBack Alternativa Teme Vleresoni Temen
  #1  
Te vjeter 07-05-2007, 11:01
Minifotoja e anetarit Administratori
Parajsa Shqiptare
 
Reg: 06-07-02
Lokalizimi: London
Postime: 1,967
Images: 2351
Faqe ne Ditar: 2
Jevrem Brkoviq, poeteka shkon per vargjet rebele

Jevrem Brkoviq, poeteka shkon per vargjet rebele
Oliverta Lila

Rreshtat e tij poetik e sollėn pėr herė tė parė nė Shqipėri. Ndėrsa do tė largohet prej saj edhe me njė vlerėsim pėr krijimtarinė e tij. Poeti malazez, Jevrem Brkoviq ka marrė “Unazėn e Poetekės”, nė ceremoninė e mbylljes sė edicionit tė tretė tė Festivalit Ndėrkombėtar tė Poezisė. “Poeteka 3” ka bashkuar nė Durrės poetė nga 18 vende dhe pėr njė javė ka ofruar lexime poetike, tė shoqėruara me veprimtari tė ndryshme.

Njė nga poetėt mė tė njohur nė Ballkan nuk ka dashur tė komentojė gjatė marrjen e ēmimit. Ka qenė ministri i Turizmit, Kulturės, Rinisė dhe Sporteve, Ylli Pango ai qė i ka dorėzuar ēmimin Brkoviq me motivacionin, “pėr pasqyrimin e shpirtit ballkanik, derdhur nė forma moderne tė shprehjes poetike, pėr finiturat e lirizmit tragjik dhe human, ngjyresat meditativo-filozofike, si dhe shpėrfaqjen e plotė tė pėrmasės intelektuale nė sprovat jetėsore”. Poeti malazez ka qenė “rebeli” i pėrhershėm i pushtetit politik nė vendin e tij, duke u njohur mė sė shumti edhe si udhėheqėsi shpirtėror pėr pavarėsinė. Tashmė qė Mali i Zi mori statusin e njė shteti mė vete, pas marrjes sė ēmimit, Brkoviq u shpreh se “shpresoj se edhe Kosova njė ditė do tė jetė e pavarur, qė edhe atje tė arrijnė ēmime tė mėdha ndėrkombėtare”.

Jeta e tij si poet ka nisur mes kundėrshtive tė moralit (fuqia e njė burri ishte pėr tė luftuar e jo pėr tė shkruar poezi) e mė pas, nė mosbindjen e tij pėr tė qenė i nėnshtruar. Si shkak i kėsaj, pėr njėfarė kohe (1991- ’99) ėshtė detyruar tė largohet nga Mali i Zi si person “non grata”. Kėtė e kanė dėshmuar edhe tre tentativa qė i janė bėrė, e fundit deri nė plagosje.

E megjithatė, ai nuk ka reshtur sė shkruari. Krijimtaria letrare e Brkoviq pėrfshin rreth 100 tituj tė zhanreve tė ndryshme. Ndėrsa ėshtė pėrkthyer nė tė gjitha gjuhėt evropiane. Ai mund tė shprehej edhe nė njė kohė diktature, pėr faktin se besonte qė “poezia ėshtė diēka e brendshme, diēka qė vjen nė formėn e revoltės pėr atė ēfarė ti nuk e pėlqen nė realitet”. E ka pranuar me kėnaqėsi ftesėn pėr tė qenė i pranishėm te “Poeteka”, pasi i pėlqen tė flasė pėr poezinė. Edhe pse krijimtaria e tij ka njohur kohė tė vėshtira e ėshtė bėrė shprehėse e aspiratave tė lirisė, nuk mund ta pranojė qė ajo nuk e ka atė forcė edhe nė ditėt tona. “Poezia ėshtė esenca e spiritualitetit, i tė gjitha qytetėrimeve. Ndonjėherė mund tė duket sikur nuk ėshtė aktive, por ajo ėshtė njė spiritualitet i pėrhershėm dhe ėshtė freskia e pėrjetshme e botės. Pėrderisa ekziston poezia dhe poetėt, bota ka shans pėr mbijetesė, si krijesa humane shoqėrore”, - ėshtė shprehur ai. Por nė vargjet e tij nuk mungon as dashuria. I martuar katėr herė, pėr Jevrem Brkoviq dashuria ėshtė motivi i pėrhershėm qė e frymėzon. Ai ėshtė njėri ndėr themeluesit e PEN, Qendrės Malazeze tė Shoqatės sė Shkrimtarėve tė Pavarur tė Malit tė Zi dhe tė Akademisė Duklane tė Shkencės e Arteve.

Ēmimet
Mes njė sėrė aktivitetesh, pėrfshirė edhe shtegtimin e kėtij aktiviteti nė qytetet e Shkodrės dhe Beratit, “Poeteka 3” ka ulur siparin nė Durrės. Pėrveē “Unazės sė Poetekės”, qė shkoi pėr poetin malazez, Jevrem Brkoviq, juria e pėrbėrė nga Agron Tufa, Xhevahir Spahiu, Arian Leka, Erion Kristo dhe Behar Gjoka, vlerėsoi me ēmimin “Liburna” poetin Anton Papleka, me motivacion “pėr shtrirjen nė kohė tė cilėsive tė veēanta prozodike, pėr tin-gėllimin epiko-lirik tė fjalės dhe shprehėsisė letrare si dhe pėr shumėllojshmėrinė e lėvrimit tė formave poetike”. Ēmimi “Nositi” ka shkuar pėr pėrkthyesin Abedin Preza. Njė tjetėr ēmim qė kėtė vit u nda pėr herė tė parė, “Onufri”, ka shkuar pėr kritikun kosovar, Ali Aliu. Ēmimi i ėshtė dorėzuar gjatė njė ceremonie tė veēantė, tė organizuar ditėn e enjte nė kalanė e Beratit. Aliu e mori kėtė ēmim me motivacionin, “pėr kontribute tė rėndėsishme nė spikatjen e prirjeve dhe kaheve tė poezisė moderne shqipe, tė pėrveēimit tė emrave tė shquar tė saj, si dhe interpretimin e poezisė bashkėkohore nė hapėsi
__________________
The heaven's sound is composed inside your heart, listen to its beat to syncronize your life onto the angel's steps.
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
Pergjigjuni me Citim
Pergjigju

Bookmarks

Alternativa Teme
Vleresojeni kete Teme
Vleresojeni kete Teme:

Rregullore Postimi
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is aktivizuar
Buzeqeshjet jane te aktivizuar
Kodi [IMG] eshte i aktivizuar
Kodi HTML eshte i dizaktivizuar
Trackbacks are aktivizuar
Pingbacks are aktivizuar
Refbacks are aktivizuar
Kapercim Forumesh

Tema te ngjashme
Tema Filluesi i temes Forumi Pergjigje Postimi i Fundit
Greqi, Karamanlis shkon ne Moske informuesi Arena Nderkombetare 0 18-12-2007 16:02
Adriano shkon nė psikiatri informuesi Sporti Shqiptar 0 17-11-2007 14:30
Morati: “Adriano nuk shkon asgjėkundi” informuesi Sporti Shqiptar 0 10-11-2007 17:40
Anglia, nėse nuk shkon nė Europian, humbet 1 miliardė stėrlina informuesi Sporti Shqiptar 0 21-10-2007 23:30
Roli i Isait (Jezusit) ne Islam. Muslimani Kurani dhe Jeta 3 31-10-2006 20:22


Te gjitha oret jane ne GMT +1. Ora tani eshte 06:58.




Parajsa Shqiptare