Jeronim De Rada Jeronim De Rada, afirmuesi i letėrsisė arbėreshe ...
Letėrsia arbėreshe e afirmoi veten si letėrsi artistike pėrmes krijmtarisė sė Jeronim De Radės. Nė prag tė 100 vjetorit tė vdekjes sė tij, vlerat si poet, folklorist, publicist, filolog dhe estet bashkohen tek ky patriot qė shkriu tėrė energjitė e veta pėr zgjimin e shqiptarėve dhe lirinė e atdheut tė stėrgjysherve. I lindur nė nėntor tė vitit 1814, ai qė nė rini u njoh me letėrsinė antike dhe moderne si dhe me idetė e iluminizmit , duke i ndezur edhe shkėndijat e para tė talentit.
Qė nė kėtė kohė De Rada shkruan poemėn me subjekt shqiptar "Odisea" por qė botohet shumė vonė. Kontakti qė pati me folklorin arbėresh do t'i zbulonte shpirtin e popullit tė vet. Njė botė e re dhe mė e gjallė do tė hapet pėrpara tij, kur nisi studimet pėr drejtėsi nė Napoli tė Italisė, aty ku do tė linde edhe vepra e tij e parė "Kėngėt e Milosaos", qė shėnon agimin e njė periudhė tė re pėr letėrsinė tonė kombėtare. Nė kėtė periudhė ai hyn nė njė rrugė tė re, rrugė e pėrpjekjeve aktive pėr ēlirimin e atdheut tė tė parėve, Shqipėrisė, dhe tė vendlindjes, Italisė.
Nė tė njėjtėn kohė ai pėrpiqet tė zgjerojė horizontin e vet kulturor, boton poemėn e tij tė dytė "Serafina Topia" nė tė cilėn spikasin idetė liridashėse. Kėshtu emri i poetit bėhet gjithnjė dhe mė i njohur. Batica revolucionare e vitit 1848, e gjen shkrimtarin nė krahun e liberalėve, pikėpamjet e tė cilėve ai i mbron ne gazetėn qė atė vit themeloi vetė, me titull "Arbėreshi i Italisė". Pėr tė vėnė nė vend qėllimin e madh tė pėrhapjes sė idesė kombėtare shqiptare me anė tė zhvillimit tė kulturės amtare, De Rada pas shumė pėrpjekjesh arrin tė vendosė nė Kolegjin e Shėn Adrianit mėsimin e shqipes, duke u bėrė mėsues i saj.
Pas vitit 1860, De Rada filloi tė botonte njė varg veprash me karakter estetik, gjuhėsor, politik, folkloristik tė cilat militonin pėr ēėshtjen shqiptare, pėr njohjen e traditave tė lashta tė popullit shqiptar dhe pėr zhvillimin e kulturės nė gjuhėn shqipe. Emri i poetit tashmė i kapėrcen kufijtė e botės arbėreshe duke u bėrė i njohur nė botėn kulturore dhe shkencore evropiane duke u ēmuar nga personalitete tė tilla si Dora d'Istria, dhe Lamanter i cili i shkruante De Radės se; "Poezia ka lindur nė brigjet tuaja dhe atje duhet te rikthehet...".
Njė periudhė tė re nė veprimtarinė e rilindėsit arbėresh shėnon themelimi prej tij i revistės "Fjamuri i Arbėrit" organ qė mbajti lart flamurin e patriotizmit duke insistuar nė kėrkesėn pėr autonomi. Nė vitet e fundit tė jetės sė tij De Rada shkruan vepra tė tilla si "Skanderbeut tė pafan", "Pellazgė e shqipėtarė", "Konferenca mbi gjuhėn shqipe" etj. Ditėt e fundit tė jetės qėnė tė rėnda dhe tė mundimshme pėr shkrimtarin nėntėdhjetėvjeēar. Mendimi i fundit i shkrimtarit tė madh ishte pėr Shqipėrinė, fjalėt e tij tė fundit pėr fatin e hidhur tė arbėreshėve; ..."gjaku ynė i shprishur...fisi ynė i shpėrndarė...".
Instituti i Gjuhėsisė dhe Letėrsisė propozon dhėnien e titullit "Nderi i kombit" - Intituti i Gjuhėsisė dhe i Letėrsisė nė Tiranė, i ka kėrkuar Akademisė sė Shkencave, qė kjo e fundit t'i drejtohet Presidentit tė Republikės sė Shqipėrisė, Alfred Moisiu, me propozimin pėr dhėnien e titullit "Nderi i Kombit", rilindasit Jeronim De Rada. Ndėrkohė 100 vjetori i vdekjes sė De Radės do tė kujtohet nė datė 28 Shkurt, me njė sėrė veprimtarish nė hapėsirat mbarėshqiptare dhe ato arbėreshe. Tirana, Kozenca dhe Prishtina do tė jenė tri qendrat nė tė cilat do tė kujtohet jeta artistike e poetit.
Njė konferencė shkencore do tė mbahet nė kėtė ditė nė Tiranė, nė kujtim tė veprės sė De Radės, ku akademikė arkivistė do tė bėjnė njė sintezė studimore tė veprės sė tij. Studjues si, Kristaq Jorgo, Alfred Uēi, Klara Kodra, Shaban Sinani, Ali Xhiku, do tė diskutojnė pėr veprėn e poetit nė kufi mes traditės dhe modernes. Ndėrkohė pjesėmarrės nė kėtė konferencė do tė jenė dhe studjues pėrtej kufijve si, Ali aliu dh Hamid Xhaferri. Veprimtari pėr nder tė De Radės do tė zhvillohen dhe nė Prishtinė (Kosovė), ndėrsa nė Kozenca tė Italisė do tė mbahet njė veprimtari shkencore. |