Parajsa.com


Parajsa Shqiptare Forum

Cfare ju duhet te dini?

 

Kthehuni Mbrapa   Parajsa Shqiptare Forum | Arti dhe Kultura | Letersia

Jakov Xoxa

Teme e Mbyllur
 
LinkBack Alternativa Teme Vleresoni Temen
  #1  
Te vjeter 02-05-2006, 16:02
Minifotoja e anetarit Administratori
Parajsa Shqiptare
 
Reg: 06-07-02
Lokalizimi: London
Postime: 1,967
Images: 2351
Faqe ne Ditar: 2
Jakov Xoxa

Jakov Xoxa lindi mė 1923, nė qytetin e Fierit. Qė i ri mori pjesė nė Luftėn Antifashiste. Pas Ēlirimit tė vendit vazhdoi studimet e larta pėr filologji dhe njėkohėsisht bėri hapat e para nė poezi dhe nė prozė. Mė 1949 botoi veprėn e parė nė prozė "Novela". Krijimtarinė letrare nė kėtė zhanėr e vazhdoi dhe gjatė viteve '50, kėshtu nė vitin 1958 botoi veprėn e dytė, po me atė titull "Novela". Ndėrkohė botoi dhe dy drama "Buēet Osumi" dhe "Zemra". Qė nga viti 1957 punoi profesor nė Fakultetin e Historisė dhe tė Filologjisė nė Universitetin e Tiranės, ku pėr shumė vite dha lėndėn "Teoria e letėrsisė". Pėr nevojat e studentėve, nė formėn e dispencės, botoi nė katėr vėllime veprėn "Bazat e teorisė sė letėrsisė", qė ishte nga veprat mė serioze tė kohės (si degė e shkencės mbi letėrsinė). Pikėrisht se nė tė autori ofronte dije dhe pėrvojė teorike letrare tė gjerė, qė dilte jashtė kornizave tė teorive zyrtare tė kohės, kjo vepėr e rėndėsishme pėr shkencėn letrare shqiptare, nuk u botua kurrė. Autori i saj u qortua dhe ai pa bujė dhe zhurmė, ashtu siē ishte gjatė tėrė jetės, i qetė dhe i mbyllur nė vete, u tėrhoq nė vetmi. Natyrisht, vlerėsimi dhe kritika (zyrtare) qė nuk ishte e kėnaqur me bindjet e tij, me vizionin pėrmes tė cilit Jakov Xoxa e shihte dhe e projektonte artin nė pėrgjithėsi, bėnė qė sa qe gjallė, tė mos botohej vepra e tij e plotė; ajo u botua nė Prishtinė ("Rilindja" 1971). Pjesėn mė tė madhe tė jetės krijuese Jakov Xoxa e kaloi nė njė fshat myzeqar afėr Fierit, ku, nė vetmi tė plotė krijoi romanet: "Lumi i vdekur" (1965), "Juga e bardhė" (1971) dhe "Lulja e kripės" (1978), qė hynė nė rrethin e romaneve artistikisht mė cilėsorė, tė letėrsisė shqiptare.

Asnjė roman para tij nuk e pasqyron nė mėnyrė aq komplekse botėn shqiptare nė prag tė Luftės sė Dytė Botėrore, si "Lumi i vdekur" apo dhe periudhėn gjatė luftės, si romani "Lulja e kripės", ku gjejmė njė shtrirje tė pakufishme tė rrėfimit qė mbulon plotėsisht hapėsirėn e jetės dhe tė ekzistencės sė mjedisit shqiptar. Jakov Xoxa ėshtė nga romancierėt mė nė zė tė gjysmės sė shekullit XX. Nė krijimtarinė e tij letrare ai individualizohet me parimin krijues-realist: fati individual do tė jetė ai qė do tė hedhė dritė mbi kontestin tėrėsor tė mjedisit dhe tė kohės sė fokusuar nė rrėfime. Shėmbėllyeshėm me romanet e shquara realiste, Jakov Xoxa do ta vendosė dramėn jetėsore tė personazheve dhe tė familjeve nė sfond tė njė kolektiviteti, tė njė gjendjeje apo tė njė rrjedhe historike.

Parashenja mė karakteristike e prozės sė Jakov Xoxės ėshtė stili. Gjuha e tij vėrehet dhe veēohet si e njė individualiteti tė fuqishėm dhe tė papėrsėritshėm nė letėrsinė shqiptare: nga njėra anė ėshtė e pranishme fryma e urtisė popullore me tėrė thellėsinė e shpirtit kolektiv; nga ana tjetėr, kemi njė rrėfim tė rrjedhės sė qetė, tė shtrirė nė gjerėsi, por edhe nė thellėsi.

Autori rrėfimin e vet e ndien si njė bashkėbisedim nė mes tregimtarit dhe lexuesit: Desha tė shkruaj njė roman jo sikur lexuesin iks ose ipsilon ta kem larg, jo, desha ta shkruaj sikur lexuesin ta kem para meje, gjatė ēdo radhe, sikur tė hyj nė bisedė me tė, sikur t'ia tregoj jo letrės, por lexuesit me mend nė kokė, qė, duke lexuar, do tė kundėrshtojė, tė flasė, tė thotė ki mendjen, mos gėnje! E desha romanin tim qė tė jetė sa mė realist, se realizmi nė art ėshtė gjithēka pėr mua.
Imazhe te Ngjitura
Lloji i Skedarit: gif Jakov_Xoxa.gif (8.6 KB, 0 vezhgime)
__________________
The heaven's sound is composed inside your heart, listen to its beat to syncronize your life onto the angel's steps.
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
  #2  
Te vjeter 02-05-2006, 16:03
Minifotoja e anetarit Administratori
Parajsa Shqiptare
 
Reg: 06-07-02
Lokalizimi: London
Postime: 1,967
Images: 2351
Faqe ne Ditar: 2
Lumi i Vdekur

Lumi i Vdekur
Analizė

Ngjarjet te romani "Lumi i vdekur" shtrihen brenda viteve 1938 -1939 tė shekullit XX. Rrėfimi i ngjarjes nė romanin "Lumi i vdekur" fillon me shpėrnguljen e dhunshme tė familjes sė Pilo Shpiragut nga fshati Grizė dhe mbyllet pas njė viti, me shpėrnguljen po tė kėsaj familjeje, tani nga fshati Trokth. Brenda kėtij harku kohor janė vendosur njė varg ngjarjesh, kryesisht dramatike, me intensitet shkallėzues. Qerrja e ngarkuar me plaēkat e shtėpisė nis rrugėn pa ditur ku do tė degdiset. Sa pėr njė natė Pilo Shpiragu vendos tė strehohet tek hani i Bishtanakės, ku rastėsisht ai do tė gjejė "shpėtim" te tregtarėt e Fierit, tė cilėt do ta punėsojnė nė fermėn e fshatit Trokth. Nė tė njėjtėn kohė ai do tė njihet dhe me familjen kosovare tė Sulejman Tafilajt. Tė dyja kėto takime do tė pėrcaktojnė rrjedhėn e mėtejshme tė jetės dhe tė fatit tė familjes Shpiragu. Ngjarja pas takimit nė hanin e Bishtanakės do tė lejojė degėzimin e rrėfimit dhe tė gjurmėve tė rrugės sė familjes kosovare, por dhe tė asaj tė fshatarėve tė Trokthit, ku kemi njė pėrqėndrim tė veēantė rreth historisė sė familjes sė Koz Dynjasė. Pilo Shpiragu me familjen e vet do tė pėrfundojė nė fshatin Trokth dhe do tė marrė nė dorėzim gjėnė e gjallė tė tregtarėve fierakė. Fshati nuk e pret mirė familjen e ardhacakut dhe e konsideron si dorė tė zgjatur tė tregtarėve fierakė, por Pilo Shpiragu pėrqendrohet i tėri vetėm nė njė pikė: si ta sigurojė ekzistencėn e familjes sė vet tė mbetur nė rrugė. Bota e fshatit tė Myzeqesė, pra, shtrihet brenda projektit tė gjerė pėrmes fatit tė tri familjeve: tė familjes Shpiragu, tė dėbuar nga beu i vendit, tė asaj kosovare Tafilaj, tė dėbuar nga pushtuesi sllav dhe tė familjes trokthase tė Koz Dynjasė. E para do sprovohet pėrmes kthesave mė tė mprehta dramatike, ajo e Kosovės do tė sfidohet nga shija dhe ndjenja e ardhacakut, e tė huajit, prandaj e nėnshtruar do tė provojė tė pėrshtatet nė kushtet e reja, si dhe familjet e fshatit Trokth tė vendosura nė luftė tė pėrhershme pėr t'u mbrojtur dhe pėr tė siguruar ekzistencėn. Paralelisht me kėto rrjedha dhe e gėrshetuar me to do tė zhvillohet edhe lidhja intime mes vashės sė Shpiragajve me emrin Vita dhe kosovarit Adil. Kjo linjė nga ana e vet ka shijen dhe domethėnien e njė simbolike.

Pakti mes Pilo Shpiragut dhe tregtarėve tė Fierit nuk do tė arrijė ta mbushė as rrethin kohor tė njė viti. Pėrmbytja simbolike e fshatit nga lumi i pėrēudnuar solli pasoja tragjike pėr Shpiragajt, tė cilėve dhe ē'ka u mbeti nga gjėja e gjallė do t'ua rrėmbejnė pėrsėri trėgtarėt. Kėshtu, familja Shpiragaj mbeti nė mes tė rrugės mė e vetmuar dhe mė pa asgjė se kurrė mė parė. Ballė pėr ballė me rrezikun pėr tė mbetur pa ekzistencė, qė tė mbiietojė, Pilo Shpiragu ai vendos t'i bindet pėrsėri beut dhe tė pranojė kėrkesat e tij qė si viktimė tė parė lakmonte Vitėn, ai vendos ta punėsojė atė kopile nė oborrin e beut. Por, shpleksja e narracionit tė romanit do tė nisė me arratisjen e Vitės dhe tė Adilit nė male.

Figura e Pilo Shpiragut (dhe e familjes Shpiragaj) ėshtė strumbullar qė i lidh tėrė rrjedhat narrative tė romanit. Ky pėrcaktim kompozicional i autorit ka rezultuar qė, edhe pse bėhet fjalė pėr njė nga romanet mė voluminose tė letėrsisė shqiptare, rrjedhat fabulare tė tij lidhen pėrmes njė kohezioni tė qėndrueshėm, tė brendshėm. Edhe atėhere kur rrėfehen "mesele" nga urtia dhe pėrvoja jetėsore e popullit, qė nė fakt ėshtė karakteristike e rrėfimit romanesk tė kėtij autori, ato, qoftė drejtpėrdrejt ose tėrthorazi, lidhen dhe kanė tė bėjnė me shtratin bosht tė ngjarjes sė rrėfyer.

Pilo Shpiragu ėshtė figurė tek i cili ėshtė pėrqendruar vėmendja e autorit. Dhe, ai, Pilo Shpiragu, ėshtė nisur tė jetė i pėrkryer si njeri, qė ta ruajė deri nė fund pastėrtinė, por ligjet e jetės mbi tė kanė rėnė me tėrė brutalitetin dhe nė ēaste tė caktuara e kanė detyruar tė lakohet. Megjithatė, Pilo Shpiragun e pėrjetojmė si figurė qė rrezaton domethėnie pėrgjithėsuese, si person qė shpreh dhe njė pjesė tė sprovave e tė dilemave tė kohės sė vet. Autori mėton qė nė tiparet e tij (edhe te Koz Dynjaja) tė koncentrohen paragjykimet dhe morali i fshatarėve shqiptare tė kohės; pėrmes tyre ai arrin tė realizojė tipizimin letrar pėr rrethanat e mjedisit shqiptar tė asaj kohe. Natyrė energjike dhe me inisiativė Pilo Shpiragu beson se do tė arrijė pavarėsinė ekonomike tė familjes, falė krahėve dhe djersės sė vet, duke mos e ndjerė nevojėn pėr solidaritet. Por ky ishte njė iluzion. Pilo Shpiragu, kėtė nevojė do ta ndjejė vonė.

Edhe figura e familjes kosovare, ajo e Sylejman Tafilajt, nė vetvete ėshtė bėrthamė qė mpleks jehona tė rėndėsishme nga drama e pėrgjithshme kombėtare. E dėbuar dhunshėm nga pushtuesi serb ajo nuk do tė rehatohet nė moēalet malarike tė Myzeqesė dhe nuk do ta gjejė ngrohtėsinė e mjedisit. Fati i familjes sė arratisur dhe tė dėbuar kosovare do tė vazhdojė dhe nė epokėn e komunizmit shqiptar. Jakov Xoxa i ka vėrejtur me mprehtėsinė e intuitės krijuese raportet mes fshatarėve tė Myzeqesė dhe tė Kosovės qė nė fillim e kanė pėrjetuar si kundėrshtar njėri-tjetrin, si palė qė do ta rrezikonte apo vėshtirėsonte ekzistencėn e secilit.

Tek romani Lumi i vdekur, krahas rrjedhave spontane tė veprimeve tė personazheve, qoftė tė pėrcaktuara ato nga shtysat e jashtme ose tė brendshme, ndjehet ndėrhyrja e autorit, sado e fshehtė qoftė. I tillė duket dhe veprimi i arratisjes sė dy tė rinjve, i Vitės dhe Adilit. A ėshtė ky njė veprim i paramenduar si zgjidhje e mundshme, apo vetėm veprim i turbullimit tė ēastit, qė se ka tė qartė ecjen, drejtimin, cakun? Sikur ky vendim tė ishte vendosur nė njė kontekst tjetėr kohor, bie fjala nė fillim tė viteve '30, do tė dukej plotėsisht pa rrugėdalje, si njė ikje drejt njė horizonti fare tė mbyllur. Kurdisjen e zgjidhjes si arratisje nga kurthi, autori e bėn duke thirrur nė ndihmė njė alibi tė fortė: arratisja nė fund tė viteve '30 pėrputhet me fillimin e njė pėrmbysjeje tė madhe historike, pėrmbysje qė do ta sillte dhe qė e solli Lufta e Dytė Botėrore. Vetėdijshėm apo jo, dy tė rinjtė do tė gjenden nė krahėt e kėsaj lėvizjeje pėr ndryshime tė mėdha.

Njė parim tjetėr nė praktikėn krijuese tė Jakov Xoxės ėshtė edhe synimi pėr tė rrėfyer bindshėm. Ai qė rrėfen, pra tregimtari nė emėr tė autorit, dėshiron ta bindė lexuesin nė atė shkallė vėrtetėsie qė nuk ėshtė e mundur pa qenė njėherė i bindur vetė, ai qė rrėfen. Ky parim tregimtar e kultivon praktikisht sqarimin, arsyetimin, mbėshtetjen absolute tė ēdo detaji dhe tė ēdo veprimi. Njė dimension qė romanin e Jakov Xoxės e bėn tėrheqės, ėshtė ndjenja se tėrėsinė e fabulės e rrėfen njė dėshmitar i vėrtetė i ngjarjeve dhe se ky tregimtar thotė tė vėrtetėn, di tė zgjedhė fjalė e shprehje tė vėrteta, t'i shqiptojė qetė ato, tė nxisė kėrshėrinė pėr tė dėgjuar e pėr tė ditur " Ē'ndodhi mė vonė"; tė zgjojė interesim pėr personazhet. Kėshtu, Jakov Xoxa nė mbėshtetje tė pėrvojės krijuese realiste dhe tė filozofisė jetėsore tė shpirtit kolektiv, ka artikuluar stilin, shkollėn e vet nė zhanrin e romanit shqiptar nė pėrgjithėsi.

Fragmenti I
Koha, atė mėngjes, aty qante, aty qeshte.
Karvani dy qerresh i tė zbuarve posa kishte lėnė pas mullirin e beut, kodrėn e Shkozės dhe kishte hyrė nė Fier. Qerret ndaluan pėrpara urės sė gurtė e tė ngushtė tė Gjanikės dhe po pritshin tė kalonte pėrtej vargu i gjatė i grave. Me kanistrat bosh nė duar, po me gojėn plot llafe, ato kthehesin nga kisha e Shėn-Gjergjit pėr nė shtėpi. Shiu sa kishte pushuar, megjithatė, nga ijet e teruara tė buajve, nga halat e gjata tė qepallave tė tyre, nga lelet e shkurtėra, nga veshėt llapushė tė qenit qė kishte zėnė vend atje poshtė qerres, rrėshqisnin rrėke tė holla uji qė vinin e binin mbi llucėn e rrugės. Rrogozet prej kashte frytje, qė mbulonin qerret dhe ruanin robt e plaēkat nga kullimi i reve, si kishin pirė e ishin fryrė tėrė rrugės me shi, tė ngopur, po villnin tani ujėt e tepėrt. Lart, nė qiell, nga njė dritare e madhe hapur pėrmes reve, dielli po vėrviste mbi qytet tufėn e rrezeve tė tija, qė ngjanin me vandakė zhukash tė thata, tė arta, qė njė dorė e fshehtė i flakė poshtė nė fushė.
-Tyt, tė marrtė djalli, tė marrtė!... foli Pilo Shpiragu, nė krye tė qerres, kur bishti i kaut, ngarkuar me njė baltė, i spėrkati mustaqet. Po kafsha s'i kishte faj. Njė mizė kali, e kishte gudulitur keq nėn vehte.
Qetė, sikur t'u kishte folur njeri nė gjuhėn e tyre, morėn pėrpara. Qerrja hyri nė urė. Gratė, qė ndjenė nė vithe frytjen e vakėt tė kafshėve, bėnė mėnjanė tė lemerosura. Njė kanistėr fluturoi nė lumė. Njė tufė borziloku mbetur nga gjithė ē'pati ena e pėrshpėritjes, shkoi tė pagėzohet nė ujėt e turbullt tė Gjanicės.
-Po kėta tė flamosur nuk shikojnė njėherė ē'kanė pėrpara, po ēajnė kėshtu si tė ndėrliqur!... foli njė nuse duke hequr mėnjanė vjehrėn.
-Sikur i preu gjėkafshė, qė i preftė pika, i preftė!... mallkoi plaka.
- Na hodhėt nė lumė, o tė mallkuar, qė mė ju hedhtė perėndia nė ndonjė hendek, o zot!... Qė mos i vafshi tė gjallė, O Shėnmėri!... truante e nėmte njė tjetėr, duke u mbajtur fort pas telave tė ēkundisur tė parmakėve tė urės, kur Gjanica e trubullt, qė shkonte atje poshtė, po ia mirrte mėntė me vehte.
Qerret vazhduan nė udhė tė tyre, si lumi atje nėn urė, qė shkon pa i vėnė veshin njeriut. Vetėm kur dolėn pėrtej e morėn drejt rrugėn e Semanit, Piloja hoqi frymė e mėrmėriti me vehte, sikur nė qerre tė mos kishte tjetėr veē tij:
- Qėkur na mallkoi zoti, s'kanė ē'na bėjnė munxėt e robit... - Mos, mos, o bir, mos truaj dhe ti; kemi nusen nė tė dhėmburat e lindjes e s'ėshtė mirė... S'bėn tė na gjejė ajo orė me mallkim nė buzė.
Kjo qė foli ishte plaka e Pilos.
Nė qerren e parė tė karvanit, ngushtuar nga rregullinat e shtėpisė, pėrveē Pilos qė e ngiste, ishte edhe e reja me tė vjehrėn. Plaka e ndėnjur te koka e nuses, te koka i thėnēin, se gruaja qė po ēaplehej nė tė dhėmburat e hidhura tė lindjes (ku vinte kokėn, s'vinte kėmbėt) kishte kryqosur duart nė krahėror me njė pikėllim tė madh dhe s'dinte ē'tė bėnte. Vetėm kur ranė kambanat e Shėn-Gjergjit, qė lajmėronin se po dilte kisha, plakės iu kujtua zoti i madh dhe filloi t'i lutej shenjtit t'i lehtėsonte dhėmbjet sė resė e t'i ipte lirim tė mbarė. Me gjithė tė keqtė e atij ēasti nuk harroi tė falej qė t'i gėzonte shtėpinė me njė djalė.
Tė gjithė kėto i bėri me mėnt e saj, vetėm kėtė tė fundit e tha me zė, sikur kėrkonte qė ta dėgjonte dhe e reja.
Nusja qė kishte rėnė njė hop nė atė qetim tė shkurtėr nė tė cilin bien rėndom gratė shtatzėna kur janė duke mbledhur fuqi pėr shtėrzimin e fundit, u dha buzėve tė mavijosura njė fije gazi tė hidhur. -Ashtu, vėrtet, moj nėnė, djalė qoftė, ēupė mos u bėftė, se ne gratė na ka nėmur zoti qėkur na bėri gra...
Qerrja qė hidhej sa mė njė krah, mė njė krah nga njė herė nė tjetrėn, po bėnte tė sajėn, lehtėsonte dhe afronte orėn e madhe tė dritės e tė qetėsisė.
Atė hop, kur Piloja shpoi rėndė kazilin qė tė bėnte djathtas e tė linte mėnjanė njė pellg tė thellė me ujė, nusja lėshoi njė klithmė tė thekėshme:
- Uf, nėno moj! - sikur hosteni tė ishte ngulur nė trup tė saj e jo nė lėkurėn e argasur tė kaut.
Kio ndjenjė e ēuditshme e zaptoi menjėherė Pilon, qė nė hop hoqi hostenin nga vithet e kafshės dhe ktheu kokėn tė shikonte ē'kishte e shoqja. Qetė, lėnė nė punė tė tyre, i ranė lerės pėrmes.
Shtatzėna nė tė dhėmbura e sipėr, u shpėtoi duarve tė plakės qė e mbanin tė mos briste e ta dėgjonin bota dhe u kthye mė krah, sikur ashtu do tė gjente lehtėsimin qė kėrkonte. Gjunjėt, mbledhur mbi bark, iu pėrpoqėn nė faqen e njė dengu me plaēka. Rrangullat e shtėpisė u rrokullisėn nėpėr qerre dhe njė trastė shkau e ra nė tokė. Trahanaja e imėt dhe e thatė kėrckė u pėrhap mbi baltė.
-Uaha kazil, uaha kuqo! U foli Piloja qeve qė tė ndalojnė dhe vetė, si pėshteti hostenin nė tokė, u hodh poshtė.
Edhe qerrja e dytė pushoi sė qari. Qetė duke shfryrė jashtė avullin e dendur e tė ngrohtė, zhytėn turinjtė nė trahana dhe nisėn tė pėrtypen me qejf. Njė shkumė e bardhė filloi t'u rrjedhė si zlnxhir i hollė nga tė dy anėt e bulgive.
Nga bishti i qerres sė pasme kėrceu nė rrugė dhe ndau drejt sė parės njė vajzė nja gjashtėmbėdhjetė vjeēe. Pa ngjeruar asgjėkundi, i ra baltės pėrmes dhe doli nė krye tė karvanit. Ishte Vita, ēupa e madhe e Pilos.
- Ē'kėrkon, moj bijė, qė erdhe!... i foli gjyshja. - Nuk bėn tė rrish, kėtu, po shko... je ēupė e rritur tashti...
-Nėna, ē'ka nėna?,...
Prindi, pasi u vuri qeve pėrpara e mė kėmbė hostenin e gjatė, si shėnjė qė s'duhej tė lėviznin nga vendi, i ra qerres rrotull dhe doli nė bisht tė saj.
_Po ty, moj, kush tė thirri tė vish?
Kur vajza pa t'anė kaq tė ngrysur e tek vetulla e mėngjėr i epte fėt-fėt poshtė e lart si pėr kohė tė lirė, uli kokėn dhe mėrmėriti:
-Erdha se mos mė do gjėkafshė nėna... dhe, sikur tė kishte nė duar ndonjė palė kriga, kapėrceu gishtėrinjtė me njėri-tjetrin pa ditur ē'tė bėjė tjetėr.
-Shko, shko te qerrja, se s'mbeti jot'ėmė pėr ndihmėn tėnde! i foli i ati, duke i bėrė me kokė, sikur kėrkonte ta shtynte tutje.
Si u largua ēupa, Piloja iu afrua s'ėmės.
-E, plakė, si duket puna, a do tė mbajė dot gjer nė Seman?
-Zor, o bir.. Mė duket se po e mundojmė e po hyjmė nė gjynah me zotin dhe me tė... Ktheje mė mirė qerren pėr nė Bishtanakė, tek hani. Gjyshja ngriti kokėn dhe pa tė birin nė sy, si pėr t'i zgjidhur mendjen.
-Ma desh zemra tė lindte fėmija nė dhč tė ri, se, kush e di, mund tė na sillte tė mbarė... Po, nejse, kur s'do perėndia, s'ka ē'bėn robi... - tundi kokėn dhe u largua drejt kreut tė karvanit. Mori hostenin, hodhi lart dhe shpoi kuqon qė tė kthente, mė tė djathtė.
Qerrja e parė u nis. Me tė luajti nga vendi dhe mori rrugėn edhe e dyta.
Vita, si ngriti fustanin nja njė pėllėmbė mbi gju, pėshteti kėrcinė mbi kapitalin e pramė, mbėrtheu shtizėn e madhe, i dha vehtes dhe u hodh brenda. Mori pastaj nė dorė tėrkuzėn me tė cilėn ishte pas rrapinės lopa e vetme e shtėpisė dhe e tėrhoqi pėr tė shkurtuar pashin e lirė. Qerrja po kthente udhė dhe ishte frlkė mos lopa mirrte nėpėr hendek.
-Pse qan ata, mos e rrahu tata?... pyeti vėllai i vogėl zgjuar nė kohėn kur qerrja kishte pushuar sė tunduri e pėrkunduri.
-jo, vėllaēko, nuk qan ata, por prit dhe pak, tė shohėsh se kush do tė qajė:vėllai apo motra... iu pėrgjigj Vita, duke tėrhequr me njė dorė tėrkuzėn e lopės dhe me tjetrėn duke shtrirė tė vėllanė.
Qerrja filloi tė lėkundej pėrsėri dhe boshti i palyer ia nisi vajit tė tij: "criu-criu flq..." avaz qė po e mbante qė atė mėngjes kur i zoti i harroi, apo s'pat nge, t'hedhė masėn e katranit. Kjo e qarė zvarrėzvarrė, si ajo tėrkuza e lėshuar e lopės qė Vita e kish lėnė nga dora, shiu i imėt i fushės sė Myzeqesė, qė s'priti gjersa karvani tė zinte Kilin e vogėl. Koka, lėshuar gjumit dhe ėndrrave, po i shkonte sa mėnjanė nga troshitja.
Reja e dėndur e shiut, qė sa vinte e po afrohej qerreve qė ēanin nė mes tė fushės sė shkretė, kishte mbuluar si nė njė shparg me thekė tė thinjtė gjithė ē'la pas karvani atė mėngjes: Tomorin, Shpiragun, Shėn-Kollin, Fierin. Sytė e vajzės, si kaluan njė ēast vėshtrimin e plogėt e tė qullėt tė kafshės qė vinte pas, u mbushėn pėrnjėherė me lot. Bulzat e ujit mbi faqen e njė pellgu tė rrahur nga shiu, dukeshin si barka tė vogla qė kishin ngritur velat pėr udhėtim, ashtu si lotėt e vajzės qė kishin marrė teposhtė faqeve. Kapur fort pas hunjve tė qerres, kokėn pėshtetur mbi faqen e rrogėzit qė mbulonte plaēkat dhe binte gjer poshtė, vėshtrimin mbytur nė atė re tė madhe shiu, as Vita s'e kuptonte dot kush ja ndillte gjithė kėtė trazim e pikėllim: arratia nga fshati ku kishte lerė e ishte rritur, lėngimi dhe dhembjet e nėnės, apo ndonjė duf i ri qė s'e pati ndierė gjer atė ditė nė kufijt e fshatit tė saj, nė gjerdhet e kasolles sė saj.
E ku kuptohet ndonjėherė nga ēastisin rrėketė qė mbushin lumin dhe e bėjnė tė buēasė nga shtrati dhe udha e tij!...

Nė fragmentin e shkėputur nga romani "Lumi i vdekur" shquhen ēastet qė tregojnė: shpėrnguljen e families sė Pilo Shpiragut dhe dhimbjet e lindjes qė e kanė shtrėnguar gruan e tij, e cila pėrpėlitet nė qerren qė lėviz rrugės me gropa fushės sė Myzeqesė. Nė tė dy rastet Jakov Xoxa shpreh, pėrmes rrėfimit tė qetė, por tė ngarkuar me reflekse, pėrfytyrime e asociacione tė pasura, botėn e personazheve, si dhe dridhje e drithėrima tė brendshme, tė thella... E gjithė rruga qė pėrshkon karvani ka njė domethėnie simbolike.Varfėria, rruga me llucė, qerret me qetė e lodhura, karrocat e mbushura me njerėz dhe dengje leckash ėshtė rruga e jetės sė familjeve Myzeqare nė vitet '30. Qė nė kapitullin e dytė dalin disa tipare pėrcaktuese tė personazheve, qė tė pėrgatisin pėr ngjarjet e mėpastajme: plaka me urimet dhe mallkimet e saj, Pilo me zemėrimin dhe pėrgjegjėsinė e prijėsit tė karvanit; Lili i vogėl qė dremit nga lėkundja e qerres, Vita nė prag tė shpėrthimit tė vajzėrisė; gruaja shtatzanė me dhimbjet e rėnkimet qė s'dihet nė janė ogur i mirė apo i keq. Pamjet, pėrshkrimet, gjendjet janė dhėnė me njė leksik aq tė pėrshtatshėm dhe aq tė pasur, sa tė duket sikur i ke tė gjalla para syve.

Fragmenti II
Vita, si tė gjitha vajzat e bujqve myzeqarė, ishte rritur nė mes tė pocaqisė dhe varfėrisė. Po jeta ka rrugėn e vet, qė e ka filluar kush e di se ku e kush e di se si, saqė njeriu ngre supet pėrpara ēudive tė saj. Grizarakja ishte zhvilluar aq mirė, sa qė tė kujtonte atė lekoin e bukur tė kėnetės, qė ēel si pėr mrekulli tė botės mbi ujėt e pocaqisur tė moēalit.
Shtatin e kishte pak si mė tė vėrvitur pėr moshėn e saj dhe pėr kockėn pakėz tė shkurtėr tė femrės myzeqare. Kėmbėt e gjata, (ja, tani, atje, nė buzė tė qerres, kėrcinjtė e saj tė varur jashtė sa nuk mirrnin dhč), i dukeshin akoma mė gjatė nėn fustanin e vjetėr, shkurtuar shumė, se shumė ishte rritur brėnda kėtij viti tė fundit. Thimkat e gjinjėve tė vegjėl, si ai bisku i fasules qė ngre kokėn e fryn tokėn e ardhur nga vakėsia e pranverės, ia kishin hedhur kraharorin pėrpjetė. Vetėm kurrizi i mirrte pak pėrpara, sikur t'i ishte thyer nga barra e punėve tė shtėpisė. Po jo, nė kėtė moshė, s'ka ēi bėn puna shtait tė njė vajze si Vita. Shpatullat e mbledhura varfėrisht e sipėr tė futur e tė fshehur nėn vehte krahėrorin e pėrhedhur, do tė kenė ndonjė shkak tjetėr.
Vita ishte vajza mė e madhe e shtėpisė sė Shpiragajve. Si vajza mė e rritur nė mes atyre djemve nė moshė, ajo ndjente njė lloj drojtje, turpi, pėr ato shenjat e femrės qė me ditė po i piqeshin e me orė po i shquheshin. Andaj nisi, njė nga njė, t'ia fshehė botės: nė fillim, nėn qepallat e gjata, si halė gruri, mbuloi sytė levarashė, pastaj zgjati fustanin nja dy gisht, pėr tė fshehur kufķjtė e kofshėve dhe mė vonė, kur pa se s'po ia dilte me tė ndrydhur e me tė shtypur tė gjoksit qė po shpėrthente pa e pyetur atė, pėrktheu kurrizin pėrpara dhe mundi, njė farė kohe, t'i bėjė ballė sulmit tė moshės sė bukur, po tė paturpshme. Po a e dini? ... Vita sikur t'i kishte bėrė tė gjitha kėto pėr tė hequr mė tepėr sytė e botės: Qerpikėt e ulur pėrgjysmė mbi gropėzat e syve, qė lėshuan mbi mollėzat e faqeve njė hije tė lehtė, thelluan akoma mė tepėr gjallėrinė e bebzave tė saj tė zjarrtė, pothua ashtu si thellon e nxinė nata grykėn e pusit; teksa kurrizi, pėrkulur pakėz pėrpara e pajtuar aq mirė me sytė e ulur pėrgjysmė, i mėsoi njė tė ecur tė drojtur, qė mori, me kohė, hijen e nazes.
Gjithė djelmuria e Grizės shkallonte pas asaj ēupe. Duke fshehur bukuritė qė natyra ia kishte falur me tė dy duart ajo shtonte akoma mė shumė, pa e ditur, nepsin e ēapkėnėve dhe remashėve tė fshatit. Por gjer ahere asnjė s'ia kishte ngritur dot sytė dhe shtatin: siē duket, qerpikėt e Vitės kishin qėlluar shumė tė rėndė.
Ēuditej e linte mėndjen vajza me ato ēupat e qytetit: Si bajamet e pranverės edhe ato... qė s'presin sa tė ēelin lulet e para, pėr tė ndjellur nė gjirin e tyre bletėt qė do t'i trazojnė dhe gudulitin!...
Kurse ajo?... Ajo turpėrohej edhe nga njerėzit e shtėpisė, edhe nga vehtja e saj.
Po gjer kur do ta fshihte e ndrydhte kraharorin?...
Ja pse buza e poshtme, shpėrveshur posi fiera e njomė e trėndafilit nė pisk tė vapės, po i mirrej atė kohė; ja pse po i mbusheshin me lot atė orė. Shiu i dendur qė po fshinte qiellin, fushėn, rrugėn, thua se donte ta shuante nga bebėzat e vajzės gjithēka qė kishte gėzuar e jetuar gjer atė ditė, (njėlloj si shuhen nga dėrrasa e zezė, me njė tė fshirė, shkronjat e bardha) i bėhej se po ja ndrydhte akoma mė shumė gjirin, zemrėn.
Mė duket sikur po e marrim kot nėpėr gojė myzeqarkėn e vogėl. Gjer mė sot asaj s'i kishte rrahur zemra pėr asnjė nga djemtė e fshatit...
Po ah!... Kjo drita e bardhė e dashurisė sė parė ėshtė posi rrezia e yllit tė ditės: duket nė qiell e mbush botėn me dritė edhe pa dalė dielli mirė...
Karvani i qerreve qėndron pėrpara hanit tė Bishtanakės.

Pėrshkrimi i Vitės ėshtė nga kurorat mė tė bukura qė i rri mbi krye romanit tė Jakov Xoxės dhe njė nga perlat e prozės shqiptare. Bukuria fizike dhe varfėria duket se nuk kanė asnjė lidhje me njėra tjetrėn. Kontrasti ndėrmjet shėmtisė sė karvanit me lecka dhe pamjes sė mjerė tė familjes sė Shpiragajve, vjen e bėhet mė i fuqishėm pas ēdo metafore e krahasimi, me tė cilat shkrimtari pėrshkruan pamjen e jashtme tė Vitės. Bukuria fizike lidhet me pjesėn mė tė bukur tė vajzėrisė me virgjinitetin dhe pastėrtinė e botės shpirtėrore, me turpin e natyrshėm, por dhe tė vetėdijshėm tė kėsaj vajze fshati. Drita e bardhė e dashurisė nuk pyet pėr errėsirėn e fatit nėnvizon nė fund shkrimtari, paēka se lexuesi parandjen pėr Vitėn si ēastet e ėmbla dhe ato tė hidhurat.
__________________
The heaven's sound is composed inside your heart, listen to its beat to syncronize your life onto the angel's steps.
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
  #3  
Te vjeter 02-05-2006, 16:06
Minifotoja e anetarit Administratori
Parajsa Shqiptare
 
Reg: 06-07-02
Lokalizimi: London
Postime: 1,967
Images: 2351
Faqe ne Ditar: 2
Lulja e Kripes

Lulja e Kripės
Analizė

Romani mė voluminoz nė letėrsinė tonė "Lulja e Kripės" (1978) i Jakov Xoxės, shtrirjen e gjerė nė jetė e fillon me pėrshkrimin e atmosferės dhe tė njerėzve nė koloninė e kripores nė afėrsi tė fshatit Naforė (nė bregdet), nė vitin 1940. Lidhja e njerėzve me zejen e kripės dhe kripėn ėshtė njėsoj si ajo me tokėn, njė lidhje jetike ekzistenciale. Natyra dhe bota e njerėzve tė Naforės ėshtė e pleksur nė thellėsi me ngjizjen mitologjike tė liqenit tė kripur tė hyrė si bėrryl nė det. Mbi kėtė vizion jetik gėrshetohen prirje, konflikte, drama tė shumta motivesh dhe karakteresh. Duhet theksuar se romani i tretė dhe i fundit i Jakov Xoxės si realizim artistik ngrihet pėrsėri nė shkallė tė romanit tė parė, "Lumi i vdekur", kjo dhe pėr arsye se vendosia e ngjarjes nė fillim tė viteve '40 i lejon autorit hapėsirė krijuese manovrami, pėr tė shmangur pjesėrisht frymėn e parimeve tė realizmit socialist.

Nė vėllimin e parė tė romanit "Lulja e Kripės", autori i pėrgatit personazhet e tij pėr njė ngjarje tė madhe dhe, sa mė pranė saj janė ata, aq mė i rreptė ėshtė sprovimi i tyre dhe mė dramatik pėrcaktimi.

Nė hapin e parė ata tė lenė pėrshtypje tė caktuara, tė veēanta dhe sa mė shpesh qė takohemi, aq mė me saktėsi e ndjejmė zėrin e tyre tė brendshėm, tė veēantė; fillojmė ta ndjejmė pėrcaktimin e tyre tė veēantė. Pas disa qindra faqesh lexuesi nis e ndien rrjedhat e afėrta tė historisė, por edhe ato mė tė largėta, shėmbėllyeshėm me natyrėn krijuese tė romanit "Lumi i vdekur" dhe "Juga e bardhė".

Ky pėrcaktim dhe profilizim i personazheve nuk arrihet pėrmes dėshmive tė shpejta, por pėrmes shtrirjes sė gjerė epike, qė realizohet shkallė-shkallė dhe qė merr me vere tė gjitha jehonat e mėdha dhe tė vogla sė bashku.

Dy vatrat amė qė integrojnė dhe venė nė lėvizje rrjedhat e rrėfimit tek romani "Lulja e Kripės" janė familjet: e Dosarajve dhe Sopajve. Kėto dy epiqendra qė sė bashku shprehin tėrėsinė e botės shqiptare, gjithashtu kanė degėzimet e tyre jehonash tė veēanta dhe karakteristike pėr kohėn. Tre djemtė e vėllait tė arhondit tė madh, Grigor Dosarit, me formim, me nxitje, motive e bindje tė ndryshme, pėrfaqėsojnė kėto lėvizje: tek Peri pėrshtypje dhe ndikim tė brendshėm bėjnė librat; Llambroja karakterizohet nga tė vėrejturit e mprehtė tė botės qė e rrethon, kurse Pavlo Dosari ėshtė besnik i pėrvojave dhe i konvencioneve tė brendshme familjare. Cili prej tyre do tė mishėrohet mė natyrshėm nė pėrputhje me botėn dhe individualitetin e vet, por dhe me rrjedhat e ngjarjeve tė kohės?

Kjo vatėr qėndrore qė pėrgatitet pėr degėzime individuale, nė degėzimin e parė ngjiz embrionet e tri vatrave tė reja fabulare pėr vėllimin e dytė. Drama mė ekspresive gjithėsesi ėshtė ajo e bashkėshortėve Llabro dhe e Patra Dosarit. Brutaliteti i rrethanave bėn qė Patra, nga njė grua e devotshme deri nė pėrsosmėri shpirtėrore tė shndėrrohet nė njė shtrigė qė e tmerron Naforėn me mallkimet e saj pėr shterpėsi. Sikur nga kjo hapėsirė epike e shtrirė nė kėtė vepėr madhore tė Xoxės, tė veēohej vetėm kjo jehonė e personazhit Patra, do tė mjaftonte qė tė ndriēohei fuqishėm njė hapėsirė shqiptare e Naforės. Por, ndėrhyrja flagrante e autorit do tė ushtrohet tek vėllezėrit Sopi.

Milto Sopi, kryesori i kripores, njė intelektual qė ka marrė pjesė aktive dhe nė ngjarjet e Qershorit tė vitit 1924, qė ka jetuar nė qendra tė ndryshme tė Evropės dhe nė Rusi si emigrant komunist, pra intelektual i shkolluar, njėsoj si shumė intelektualė tė asaj kohe nė Evropė me bindje majtiste, kthehet i zhgėnjyer nė Shqipėri.

Ē'ėshtė ky zhgėnjim dhe ē'filozofi ka pėr mbėshtetje? Nga debatet e ashpra qė zhvillon me tė vėllanė, me Petritin, me teknikun e kripores dhe njėrin nga figurat kryesore tė lėvizjes komuniste nė kėtė mjedis, del se pėrcaktimi fillestar i Miltos pėr idealin e bindjet komuniste nuk paskėshin qenė nė pėrputhje me botėn, me kėrkesat, me natyrėn dhe strukturėn e tii shpirtėrore. Dhe nė vend qė kjo linjė e intelektualit tė zhgėnjyer tė zhvillohet nė pėrputhje me bindjet e fundit tė tij, autori do tė ndėrhyjė duke u distancuar dhe duke e nxirė Milton nė rrafshin etik.

Kėshtu, ndriēimi i drejtė dhe i gjithanshėm i kėtij profili tė intelektualit shqiptar tė para luftės, nė letėrsinė tonė vazhdon tė presė autorin e vet. Nė veprat e rrėfimit epik, zakonisht, krahas rrafshit tė drejtpėrdrejtė tė fabulės, sajohet dhe boshti qė lidhet natyrshėm me rrjedhėn aktive tė narracionit. Prandaj lexuesi ka njė pėrfytyrim tė qartė pėr ecurinė e rrjedhave pasive dhe mund t'i kapė lehtė lidhjet brenda linjave tė kėputura. Te shkrimtari Jakov Xoxa kjo ligjshmėri e vetvetishme e natyrės krijuese kultivohet dhe ngrihet nė parim tė fuqishėm shprehės. Kėshtu psh. nė kėtė roman voluminoz linja e personazheve Maji dhe Arta, edhe pse shfaqet dhe ėshtė e pranishme vetėm nė faqet e para dhe tė fundit tė romanit, kjo linjė ndjehet si prani sugjestive e pashqiptuar gjatė tėrė veprės. Ajo depėrton si e tillė nė vetėdijen e lexuesit, ngulitet fuqishėm gjatė tėrė rrėfimit me praninė e rrjedhės sė saj nė heshtje. E fiksuar qė nė fillim vetėm pėrmes disa vijave tė shkurtra dhe tė fuqishme, linja nė fjalė ndihet nė njė mijė faqet e ardhshme, pa bėrė zė. Ajo imponohet njėsoj krahas rrjedhave tė pėrcjella kėmba kėmbės gjatė tėrė rrėfimit. Pėrmes kėsaj veēorie krijuese tė Xoxės mund tė shihet sublimimi mjeshtėror i natyrės sė realizmit klasik dhe tė realizmit bashkėkohor, ku shquhet dhe talenti i romancierit tė madh tė letėrsisė shqiptare.
__________________
The heaven's sound is composed inside your heart, listen to its beat to syncronize your life onto the angel's steps.
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
  #4  
Te vjeter 02-05-2006, 16:07
Minifotoja e anetarit Administratori
Parajsa Shqiptare
 
Reg: 06-07-02
Lokalizimi: London
Postime: 1,967
Images: 2351
Faqe ne Ditar: 2
Juga e Bardhe

Juga e Bardhė
Analizė

Romani voluminoz Juga e bardhė u botua nė vitin 1971 dhe trajton problematikėn e fshatit myzeqar nė kohėn e kooperativave dhe tė transformimeve nė fshatin shqiptar tė pasluftės. Ėshtė menduar edhe si vazhdim i romanit "Lumi i vdekur" nė projektin ciklik prej pesė romanesh tė autorit. Ndonjė prej personazheve nga "Lumi i vdekur" do tė vazhdojė tė jetė bartės i ngjarjeve dhe nė kėtė roman.

Dukurinė e deformimeve nė administrimin e atėhershėm tė fshatit, qė ėshtė shtyllė kryesore e ngjarjes, Jakov Xoxa do ta paraqesė pėrmes personazhit negativ Kiu Koroziut, kryetar i kooperativės. Ėshtė po ajo fuqi treguese e autorit tė madh qė u shqua tek romani i parė "Lumi i vdekur", por ndėrhyrja e tij tani nė rrjedhat e ngjarjes, nė ndėrtimin dhe veprimet e personazheve, nė zgjidhjet fabulare etj. ėshtė mė e pranishme dhe njėsoj si te shumica e romancierėve tė kohės. Edhe Jakov Xoxa, deformimet e atėhershme tė sistemit do t'i zbresė nė shkallė tė drejtorėve tė vegjėl apo shumė-shumė te ndonjė drejtor mė i madh e mė i rėndėsishėm. (Pėrjashtim mė vonė do tė bėjė guximi i Dritėro Agollit qė tek romani "Shkėlqimi dhe rėnia e shokut Zylo", do tė arrijė tė fokusojė personazh nga radhėt e ministrave).
__________________
The heaven's sound is composed inside your heart, listen to its beat to syncronize your life onto the angel's steps.
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
Teme e Mbyllur

Bookmarks

Alternativa Teme
Vleresojeni kete Teme
Vleresojeni kete Teme:

Rregullore Postimi
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is aktivizuar
Buzeqeshjet jane te aktivizuar
Kodi [IMG] eshte i aktivizuar
Kodi HTML eshte i dizaktivizuar
Trackbacks are aktivizuar
Pingbacks are aktivizuar
Refbacks are aktivizuar
Kapercim Forumesh

Tema te ngjashme
Tema Filluesi i temes Forumi Pergjigje Postimi i Fundit
Keshilli i Muzikes Shqiptare Administratori Muzika 9 27-01-2007 13:36
"Lumi i vdekur", monumenti gjuhesor i shqipes Administratori Letersia 0 19-03-2006 14:59


Te gjitha oret jane ne GMT +1. Ora tani eshte 01:13.




Parajsa Shqiptare