| Cfare ju duhet te dini? |
|
#1
| ||||
| ||||
| Me poshte do te keni mundesi qe te lexoni disa poezi te miat, te cilat i kam shkruar nder vite. Jane poezi te shumellojshme: si Dashurie, Kurbeti, Shoqerore etj. Poezite e mia kane nje thurje te thjeshte dhe nuk jane te veshtira pr t'u kuptuar, d.m.th. paraqesin shkurtimishte jeten time... Shpresoj qe t'ju pelqejne sadopak kur t'i lexoni... Sinqrishte: Bisha e Pyllit...
__________________ Mallkuar qoftė, ky Kurbeti i zi, qė na i zhyti zemrat, thellė nė plogėshti!!!... |
|
#2
| ||||
| ||||
| NDOSHTA Ndoshta nje dite, ne te ardhmen Ti perseri, do te kthehesh Por gjalle, mua te mjerin S’besoj se do te me gjesh. Mbi varrin, ku une prehem Me keqardhje, do te lotosh Dhe ikjen tende, prej meje Perjete, do ta mallkosh. Ndoshta, shume e permalluar Portretin tim, do ta kujtosh Kur mbi pllake, te gdhendur Emrin tim, do te lexosh. Si kurre, ndonjehere Do te ndjehesh, fajtore Per zemren time, te mjere Qe ti vete e copetove. Ndoshta, per te paren here Mua falje, do te me kerkosh Por pergjigjen time, nen dhe S’do mundesh, ta degjosh. Do te te fal, apo jo As vete, nuk e di mire Pasi atehere, shpirti im Do te jete, plotesishte i shkrire. Ndoshta, do te mbjellesh lule Mbi dheun e varrit tim Me qellim qe ato te celin Si kujtim, per dashurine. Por lulet, do te vyshken Dhe pa gjethe, do te ngelin Edhe me gjak, po ti ujitesh Ato kurre, nuk do te celin. Ndoshta naten, do te me presesh Ne enderren tende, te trokas Por edhe ne qofte se vij Asnje fjale, nuk do te flas. Me hijen e vdekjes, do te vij Dhe syte mbi ty, do ti zgurdulloj Frike ne zemer, do te te shtij Derisa ty, te te tmerroj. Ndaj, po deshe te jetosh Ne heshtje e pa shqetesime Ben mire qe te harrosh Mua dhe dashurine time. Ndoshta, vetem atehere E qete, do te jetosh Dhe shpirtin tim, nen dhe Ndoshta, nuk do ta trazosh!!!...
__________________ Mallkuar qoftė, ky Kurbeti i zi, qė na i zhyti zemrat, thellė nė plogėshti!!!... Modifikuar per here te fundit nga BISHA E PYLLIT : 11-12-2006 ne 11:52. |
|
#3
| ||||
| ||||
| S’ME GJEN DOT Mos me kerko Ne apresen e vjeter Ku me gjeje gjithmone. Mos pyet njeri tjeter Per vendndodhjen, time Sepse askush, s’te tregon. Mos u mundo, te zbulosh Se ku ndodhem, tani Jam larg, apo afer Kete, ti nuk e di. Mos u lodh, me kot Te mesosh, te verteten Per rrjedhen e jetes sime I gjalle, apo i vdekur Ti nuk jeton me, ne zemren time!!!...
__________________ Mallkuar qoftė, ky Kurbeti i zi, qė na i zhyti zemrat, thellė nė plogėshti!!!... |
|
#4
| ||||
| ||||
| EDHE PERSE Neper kalldremin e rrugices se gjate Ku dikur, ecnim ne te dy Po eci une edhe kete nate I merzitur shume e ne vetmi. Nuk degjoj, asnje zhurme tjeter Vetem capitjet, e hapave te mi Me vjen keq, per dashurine e vjeter Te cilen, ma rrembeve ti. C'do gur, te ketij kalldremi Numeroj, une me radhe Porsi plaget qe me dhembin Ne zemren time, te vrare. Qe prej dites, kur ti me ike Per mua, akoma nuk je kujtuar Driten e kesaj dashurie, ti fike Por shpejte, ke per tu penduar. Edhe perse, larg nga une do te jetosh Edhe perse, nje tjeter do te keshe Dashurine time, s'do mundesh ta harrosh Dhe kurre me si ajo, nuk do te gjeshe.
__________________ Mallkuar qoftė, ky Kurbeti i zi, qė na i zhyti zemrat, thellė nė plogėshti!!!... |
|
#5
| ||||
| ||||
| DY PIKA LOTI... Dy pika loti, me rrodhen nga syte Mbi letren qe po shkruaja, me rane Thelle me tronditen, ne shpirte Shpejte, nga letra u thane. Mbi fjalen, ku qe shkruar "Te dua" Pikat e lotit tim, rane U treten me bojen e shkruar Ku nje shenje te vogel, lane. Pra me boje dhe me lot Ti shkruajta ty, keto fjale Nga ketu larg, ku s'te shoh dot E ku te kujtoj me shume mall. U bene kohe, qe jam larguar E ne zemer, vazhdoj te te mbaj Ndoshta, edhe te kam lenduar Te lutem, besome se une s'kam faj. Kur letren, ti ta marresh Lexoje ne vetmi Dhe lotet, qe do te derdhesh Mos te ti shohe, njeri!!!...
__________________ Mallkuar qoftė, ky Kurbeti i zi, qė na i zhyti zemrat, thellė nė plogėshti!!!... |
|
#6
| ||||
| ||||
| DREJT TEJE... Vargje lotesh te panumurta, neper faqet e mia gershetohen! Vuajtjet dhe stermundimet e shumta, ne zemren e plagosur me shtohen! E ndersa neper pluhurin e kujtimeve, mundohem te shoh te tendin portret. Mjergulla e dendur e mendimeve, shikimin e syve ma tret! Nen heshtjen dhe erresiren e nates, gjumi dhe qetesia me braktisen! Per flatra bene rrahjet e zemres, dhe drejt teje u nisen......
__________________ Mallkuar qoftė, ky Kurbeti i zi, qė na i zhyti zemrat, thellė nė plogėshti!!!... |
|
#7
| ||||
| ||||
| NEN PUTHJEN E FUNDIT... E ndersa une vuaja nga kujtimet e mia, fjala lamtumire zemren ma therrmoi! Si nje qiri i sosur u shua dashuria, me shpirte mallkova jeten qe kete fat me dhuroi! Prej syve te pafjetur loti me pikoi, enderrrat u shnderruan moren teme trishtimesh! Dashuria vdiq e cdo gje ndryshoi, ndersa shpirti u kthye ne fole pikellimesh! Nen qiellin e erret yjet me s'shkelqejne, vargjet e loteve neper faqe me pershkojne! Nen puthjen e fundit lamtumiren shkembejme, por zemrat njera tjetren kurre s'do ta harrojne!!!...
__________________ Mallkuar qoftė, ky Kurbeti i zi, qė na i zhyti zemrat, thellė nė plogėshti!!!... |
|
#8
| ||||
| ||||
| I BURGOSUR I shtrire, mbi nje dyshek te vjeter E i mbukuar, me nje batanije te palare Ne burg, po e kaloj une jeten Ne ndjenja e ne zemer i vrare. Kembe e duar, i prangosur I mbyllur, ne nje erret qeli Gjithnje ne zemer, i brengosur Per aq te vyeren, liri. Me sy, aq shume te uritur Per nje te vetme, rreze dielli Trup e shpirt, i rraskapitur Denimin po vuaj, une mjeri. Ngado qe syte, i drejtoj Shoh vetem mur e hekura Gjate, s'do mundem te jetoj Se shpresat, i kam te vdekura!!!...
__________________ Mallkuar qoftė, ky Kurbeti i zi, qė na i zhyti zemrat, thellė nė plogėshti!!!... |
|
#9
| ||||
| ||||
| VETEVRASJA I deshperuar, thelle ne shpirte, nga padrejtesite e kesaj bote! I vuajtur e i munduar tmerresishte, nga vuajtjet e jetes sime! nga vuajtjet, e jetes time. I rraskapitur ne sy, nga pagjumesia, e neteve te gjata. I pakenaqur asnjehere, nga fati, qe paskam patur. I zhgenjyer vazhdimishte, nga premtimet e pafundme e nga fjalet e kota. Vendosa sot, ti jap fund, kesaj jete. E ti them, perfundimishte, lamtumire pergjithmone, kesaj bote!!!...
__________________ Mallkuar qoftė, ky Kurbeti i zi, qė na i zhyti zemrat, thellė nė plogėshti!!!... |
|
#10
| ||||
| ||||
| PO PLAKEM Perpara pasqyres Kam qendruar tani dhe pamjen e fytyres Veshtroj me shume habi. Shume rrudha, po dalloj Ne ballin tim te drejte Syve, s'po mundem t'ju besoj Por qenkan me te vertete. Fije te bardha floku Ne koken time, shoh Mendimi, se jam i ri Tani me, nuk me ngroh. Sa shume qe kam ndryshuar Pa e kuptuar aspak Vitet, shpejte paskan kaluar Dale ngadale, po behem plak!!!...
__________________ Mallkuar qoftė, ky Kurbeti i zi, qė na i zhyti zemrat, thellė nė plogėshti!!!... |
|
#11
| ||||
| ||||
| SHOQERISE E lashe vendlindjen time, larg saj emigrova. Zemra qe mbushur plot kujtime, qe kurre nuk i harrova. Rruget me kalldrem, ambientin plot hijeshi. Shoket qe atje kam lene, c'do dite ne mendje me rrine. Tani jam ne shtet te huaj, ndaj merzitem shume! E ndjej mungesen tuaj, edhe kur jam ne gjume. Me ju shoke qe u njoha. qe kur isha ende femi. Me ju qe une krijova, me te miren shoqeri. Shpesh, me kujtohen ditet, kur sebashku qendronim. Po ashtu edhe netet, qe pa gjume i kalonim. Sa vende te bukura, me ju kam vizituar?! Sa festa e ditelindje, me ju i kam festuar?! Te gjitha keto kujtime, i ruaj me shume mall. Ndaj nuk do t'i harroj, sa kohe qe te jem gjalle. Porsi zogu qe shtegton, e s'e harron folene e vet. Ashtu edhe zemra ime j'u kujton, e s'do t'ju harroj perjet. Besomeni o shoke, se nje dite do te kthehem. Ne krahet e shoqerise tuaj, perseri me deshire do te prehem. Kur mendoj diten e kthimit, zemra sa nuk me pelcet. Ndaj papushim i lutem Zotit, qe kete dite, ta beje realitet. Por edhe ne qofte se nuk kthehem, j'u lutem o shoke, me besoni! Pergjegjes per kete, do te jete fati, i cili larg jush me hodhi!!!...
__________________ Mallkuar qoftė, ky Kurbeti i zi, qė na i zhyti zemrat, thellė nė plogėshti!!!... |
|
#12
| ||||
| ||||
| IKIN MUAJTE... Qe kur mora rruget e kurbetit, vazhdoj te jetoj i vetmuar! Ikin muajt njeri pas tjetrit, e une rri duke i numeruar. Valle sa muaj kane kaluar, qe s'jam kthyer ne shtepi?! Kush e di edhe sa do te shkojne, por per kete s'jam ne dijeni! Nje dite ketu ne kurbet, me duket sa nje muaj! Malli per vendlindjen po me tret, e largesia me ben te vuaj! Kur muaji kalon, them se shkoi nje vit! Loti papushim pikon, e s'me thahet nga syte! Sa here qe me shkon mendja, atje ne vendlindjen time. Perplot me mbushet zemra, me plage e hidherime! Sikur te kishye zemra krahe, si nje zog do te fluturonte. Do te me braktiste sa me pare, e ne vendlindje do te ndalonte...
__________________ Mallkuar qoftė, ky Kurbeti i zi, qė na i zhyti zemrat, thellė nė plogėshti!!!... |
|
#13
| ||||
| ||||
| VETMI NE MERGIM Jam nje djale Shqipetar, qe po jetoj, ketu ne mergim. Ne zemer kam shume mall, dhe teper pikellim! Ndjej mall per prinderit, per te afermit dhe shoket e mi. Po me mungojne pa mase, ketu larg, ku ndodhem tani! Per vite te tera me radhe, ne vetmi po jetoj. Ne zemer jam teper i vrare, e jeten nuk po e shijoj! Sa here dua te gezoj, e qetesoj shpirtin me ngushullime. Por prape ai fluturon, atje per ne vendlindjen time. Atje, ne ate te vogel shtepi, ku kalova femijerine. Atje ku kurre, nuk pata rastin, te perjetoja njehere vetmine. E dija qe vetmia egzistonte, e qe ishte pjese e jetes. Por s'e dija qe po te te kaplonte, t'i shtonte plaget e zemres! Tani qe me te po jetoj, me detyron te vuaj gjate! Ndjenjat dhe enderrat po m'i copeton, pameshire, dite e nate! Ndaj perjete qofsh e mallkuar ti vetmi qe zemra vret! Djemt e ri, i ke larguar, neper rruget e mergimit te errte! C'do mergimtar e ka provuar, sa vuan shpirti ne kurbet! Ku kurre, nuk eshte gezuar, me njerez te huaj perreth! Mallkuar qofte edhe kjo jete, qe po kaloj ne mergim! Mallkuar qofsh edhe ti vetmi, qe me vrave shpirtin tim!!!...
__________________ Mallkuar qoftė, ky Kurbeti i zi, qė na i zhyti zemrat, thellė nė plogėshti!!!... |