Parajsa.com


Parajsa Shqiptare Forum

Cfare ju duhet te dini?

 

Kthehuni Mbrapa   Parajsa Shqiptare Forum | Arti dhe Kultura | Letersia

Ismail Kadare

Teme e Mbyllur
 
LinkBack Alternativa Teme Vleresoni Temen
  #1  
Te vjeter 18-12-2003, 18:30
Minifotoja e anetarit AlbShkodra
Anetare Nderi
 
Reg: 11-09-03
Lokalizimi: Londer
Postime: 5,425
Kryesore Ismail Kadare

Teme mbi shkrimtarin e madh te letrave shqipe ''ISMAIL KADARE'' .
Nderuar me titullin e larte ''NDERI I KOMBIT'' si dhe kandidat (per shume vite me radhe) i cmimit nobel ne letersi. Anetar i akademise se shkencave te Shqiperise , dhe i akademise Franceze te shkencave morale. Vepra e Ismail Kadaresė ėshtė pėrkthyer nė 32 gjuhė tė huaja duke arritur kėshtu njė rekord tė pėrhapjes nė tėrė botėn e qytetėruar.


ISMAIL KADARE lindi nė qytetin e Gjirokastrės. Atje ai kaloi fėmijėrinė dhe kjo la gjurmė tė thella nė gjithė jetėn dhe krijimtarinė e tij. Shkollėn e mesme e kreu nė gjimnazin "Asim Zeneli". Mė pas kreu studimet e larta nė Fakultetin e Historisė e tė Filologjisė nė Universitetin e Tiranės, pastaj nė Institutin "Gorki" tė Letėrsisė Botėrore nė Moskė. Kėto studime iu ndėrprenė pėr shkak tė krizės politike ndėrmjet Shqipėrisė dhe ish Bashkimit Sovjetik. Kadareja ka punuar nė gazetėn "Drita", pastaj drejtoi revistėn "Les letres albanaises". Sė fundi punonte nė profesion tė lirė. I.Kadare ka qenė dhe ėshtė protagonist i jetės politike dhe i mendimit tė vendit qysh prej viteve '60. Nė fund tė vitit 1990, dy muaj pas rėnies sė shtetit diktatorial, Kadare u largua sė bashku me familjen nė Paris, por mbajti lidhje mjaft tė shpeshta me Shqipėrinė. Ismail Kadare ėshtė njė nga personalitetet mė tė shquara tė kulturės shqiptare, ambasador i saj nė botė. Kadare ėshtė shkrimtari qė i ktheu mitet legjendare nė realitet, shkrimtari qė bėri histori prej prehistorisė; pa rėnė nė kundėrthėnie me vetveten dhe gjykimin modern, ai arsyetoi estetikisht nė mėnyrė tė pėrkorė dhe pėr kohėn absolute. Nė Shqipėrinė e ndodhur nė udhėkryq vepra e Kadaresė ka qenė dhe mbetet njė shpresė apo njė ogur i bardhė pėr tė.
Ismail Kadare ėshtė autor i shumė veprave nė poezi e prozė, laureat i shumė ēmimeve kombėtare, kandidat i ēmimit Nobel pėr shumė vite me radhė, anėtar i Akademisė sė Shkencave tė Shqipėrisė dhe Anėtar i Akademisė Franceze tė Shkencave Morale.
Vepra e Ismail Kadaresė ėshtė pėrkthyer nė 32 gjuhė tė huaja duke arritur kėshtu njė rekord tė pėrhapjes nė tėrė botėn e qytetėruar.
Imazhe te Ngjitura
Lloji i Skedarit: jpg ismail_-_kadare.jpg (12.2 KB, 256 vezhgime)
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
  #2  
Te vjeter 18-12-2003, 18:33
Minifotoja e anetarit AlbShkodra
Anetare Nderi
 
Reg: 11-09-03
Lokalizimi: Londer
Postime: 5,425
Kryesore

POEZIA E KADARESĖ

Poezia e Ismail Kadaresė ėshtė njė prej zhvillimeve mė novatore nė vjershėrimin shqip gjatė njė gjysmė shekulli. Ajo shprehu vendosmėrinė e shkrimtarėve tė brezit tė viteve '60 pėr tė realizzar qėllime estetike tė ndryshme prej paraardhėsve.
Frymėzime dialoshare (1954), Ėndėrrimet (1957), Endėrr industriale (1960), Shekulli im (1961), Poemė e blinduar (1962), Pėrse mendoben kėto male (1964), Shqiponjat fluturojnė lart (1966), Motive me diell (1968), Koha (1976), Shqipėria dhe tri Romat, pėrbėjnė titujt kryesorė tė veprės poetike tė Kadaresė.
Ismail Kadare, ndryshe nga Agolli, nė periudhėn e parė tė krijimtarisė sė tij, u tėrhoq pas poemės epiko-lirike. Nė prirjen e pėrgjithshme ai nuk u shkėput prej frymės monumentalizuese tė poezisė sė mėparshme, por e kushtėzoi kėtė me tipin e njeriut shqiptar, tė historisė sė tij kombėtare, tė fatit tė tij nėpėr shekuj. Thuajse nė tė gjitha poemat e shkruara nė vitet '60 -'70 ka njė gėrshetim tė mjeteve tė reja tė tė shprehurit me mėnyrėn tradicionale tė tė vėshtruarit tė jetės dhe tė historisė:

Po s'ndėrron ai kurrė
Art i skulpturės
Gėnjeshtrėn mbi mua ka ngrķrė pėrgjithnjė.
I mbėrthyer nė dėshminė e saj tė rremė
Tė vėrtetėn kujtoj dhe qaj pėr tė.
(Laokonti)

Poezia e Kadaresė, ndryshe prej prozės sė tij, ėshtė pėrgjithėsisht e qartė, pa ekuivoke, shpesh marciale, thuajse pėrherė optimiste. Ajo, nė kritikėn zyrtare, ėshtė pritur si pasurim problematik i poezisė shqipe, veēanėrisht me temėn e qėndresės shumėshekullore tė popullit shqiptar nė rrugėn e tij tė gjatė tė historisė. Poezia e Kadaresė ėshtė poezi e sfidave tė mėdha shqiptare. Ajo ėshtė e pėrshkuar nga qėndrimi hyjnizues ndaj historisė kombėtare, ndaj lavdisė sė tyre, ndaj tokės sė tė parėve, ndaj gjuhės shqipe.
Qėndresa hyn nė poezinė e Kadaresė qysh prej kohėrave antike, deri nė periudhat mė tė afėrta tė historisė. Veēmas ajo lidhet me "motin e madh", tė epokės sė Gjergj Kastriotit; por Kadare hyjnizoi njė periudhė mė tė hershme se kjo, qė ishte mitizuar mė herėt prej Rilindjes Kombėtare: periudhėn e humanizmit evropian (siē mendon shkenca e historisė, kjo periudhė e gjeti Shqipėrinė nė tė njėjtėn shkallė zhvillimi me anėn tjetėr tė Adriatikut), e cila pati shprehjen e saj dhe nė njeriun dhe qytetėrimin shqiptar:

Njėzet e katėr luftra bėri,
Njėzet e katėr vdekje theu.
ēka mangut linte ditėn Gjergji,
Plotėsonte natėn Skėnderbeu.
(Portreti i Skėnderbeut)

Pėrgjithėsisht poezia e Kadaresė ėshtė e sunduar prej mitit tė sė shkuarės, evokimit tė lavdisė sė dikurshme. Kadare synon, pėrmes poezisė sė tij, ta ēlirojė njeriun shqiptar prej akuzash qė e kanė ndjekur ndėr shekuj, duke pėrfshirė akuzėn si popull i lindur me instinktin e luftės dhe tė mercenarizmit, binjak me armėn dhe peng i saj:

Dhe kur binin nė prille a nė vjeshtra
Nėpėr brinja tė shtrirė, nėpėr lugje,
Si me zjarre tė vegjėl tė pėtjetshėm
Era loste me xhufkat e kuqe.
(Nisja e shqiptarėve pėr nė luftė)

Poema epiko-lirike shqipe arriti njė nivel tė lartė afirmimi me vepra tė tilla tė I. Kadaresė, si "Pėrse mendohen kėto male" dhe "Shqiponjat fluturojnė lart", pastaj me "Shekulli i 20-tė", "Poemė e blinduar", "Shqipėria dhe tri Romat" e vepra tė tjera.
Poezia e Kadaresė ėshtė e prirur drejt sintetizmit dhe abstraksionit. Nė kėtė cilėsi poezia e Kadaresė tė sjell ndėrmend vjershėrimin e Migjenit. Sintetizmi shfaqet nė mungesėn e ēfarėdo subjekti apo elementi tė subjektit. Poemat e Kadaresė, pėrgjithėsisht poezia e tij, janė art mendimi, pa elemente tė rrėfimit (narracionit). Si tė tilla, si poema mendimi, ato ofrojnė shumėsi leximesh, nė kohė dhe nė miedise tė ndryshme.
Kadare nė problematikėn e poezisė shqipe, krijoi emėrtesėn e "temės sė madhe". dhe jo vetėm kaq, ai e ktheu nė mit atė, duke e bėrė mbizotėruese nė jetėn letrare tė vendit pėr mė shumė se dy dekada. Para sė gjithash poezinė e Ismail Kadaresė e intereson ajo qė shpesh quhet gojėdhėnė kombėtare ose mit i origjinės. Sfidat mė tė rėndėsishme tė historisė sė popullit shqiptar janė stacione tė poezisė sė tij.
Kadare i shkroi disa prej veprave tė tij mė tė rėndėsishme nė vargje tė lira, duke pėrvetėsuar vlera tė rėndėsishme tė vjershėrimit tradicional, prej De Radės deri tek Migieni. Nė fillimet e veta ishte i ndikuar prej poezisė ruse, veēmas prej Majakovskit. Poezia intime e Kadaresė ėshtė mjaft e ngrohtė, e drejtpėrdrejt, njė bashkėbisedim me tė dashurėn qė pėrgiithėsisht ėshtė larg si vend apo si kohė:

Do shkoj tė ulem pėrmbi pellgjet,
Tė pi nė gjunjė duke rėnė,
Nė grykė e di qė do mė ngelet
I ftohti medaljon i hėnės.

Gjithashtu poezia intime e Kadaresė pėrshkruhet nga malli pėr qytetin e lindjes, pėr njerėzit qė lanė gjurmė nė fėmijėrinė e tij,
pėr atdheun kur ndodhet larg tij, pėr kohėn studentore, vajzat dhe rrugėt e Moskės kur ėshtė nė atdhe, e mbi tė gjitha, pėr vajzėn qė le gjurmė nė shpirtin e tij, por qė pėrgjithėsisht ndodhet larg.
Imazhe te Ngjitura
Lloji i Skedarit: jpg sp021101a.jpg (8.8 KB, 250 vezhgime)
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
  #3  
Te vjeter 18-12-2003, 18:36
Minifotoja e anetarit AlbShkodra
Anetare Nderi
 
Reg: 11-09-03
Lokalizimi: Londer
Postime: 5,425
Kryesore

RAPORTI NDĖRMJET JETĖS DHE VDEKJES

Raporti midis jetės dhe vdekjes, midis tė gjallėve dhe varreve, midis brezit qė shkoi dhe atij qė vjen, njė nga raportet mė thelbėsore tė qenies njerėzore, pėrbėn njė rregullator tė mbifuqishėm tė gjithė yllėsisė sė veprave tė Kadaresė. Synimi parėsor i ēdo letėrsie serioze qė tė qėndrojė mbi kohėn dhe hapėsirėn zuri vend kryesor qė tek romani "Gjenerali i ushtrisė sė vdekur". Ky roman i kushtohet misionit tė njė shtabi ushtarak tė gjallė, i cili duhet t'i bėjė nderet e fundit njė armate tė tėrė ushtarėsh tė mbuluar me dhč. Vlera e jetės, ēmimi i vdekjes, taksa e gjakut, varrimi dhe zhvarrimi, muranat anonime dhe piramidat hijerėnda, ringjallja dhe rivdekja (rivrasja), arka e hirit dhe dosja e zezė, kamarja e turpit dhe pėrmendorja e nderit, harrimi dhe pėrjetėsia, vetėflijimi dhe kurbani, trupi dhe hija (fantazma, sozia, spiritus), janė nocione themelore artistike tė shkrimtarit.
Nė mėnyrė tė veēantė vdekja pėrbėn njė zgjedhje tė dendur tė autorit pėr tė dhėnė qėndrimin e tij ndaj jetės njerėzore. Ajo paraqitet nė formė individuale dhe kolektive, natyrore dhe heroike, tė mirėqenė dhe tė sajuar. Ajo vjen nga fati, nga hakmarrja, nga lufta, nga gjyqi, nga sėmundja nga mplakja; nė tė gjitha pamjet e saj, si ndėrprerje e zakonshme e jetės, si shpagim pėr vdekjen e tjetrit, si prurje e lėngatės, si varje apo pushkatim nga shteti, si zvarrisje apo linēim nga hakmarrja.
"Gjenerali i ushtrisė sė vdekur", vepra qė i dha njohjen ndėrkombėtare Kadaresė, nuk ėshtė e para qė trajton raportin midis jetės dhe vdekjes. Qysh tek "Balada e zhvarrimit", kushtuar fatit pas-vdekjes tė prijėsit arbėr Gjergj Kastrioti, duket qartė prirja pėr tė zbuluar, nėpėrmjet qėndrimit ndaj varrit, kulturėn nga barbaria, dhunimin nga shenjtėrimi, sundimin e tė vde****e mbi tė gjallėt.
Nė tregimin "E krehura", vdekja dhe varret, nė heshtjen e tyre, marrin vlerė fisnikėruese. Njeriu qė edhe me vdekjen dėshiron tė tregojė dinjitet dhe fuqi shpirtėrore ka njė varr tė thjeshtė, pa shenjė, nė njė kėnd tė padukshėm tė varrezave verilindore tė kryeqytetit, ndryshe nga shumė tė tjerė, qė, nė pėrputhje me hierarkinė zyrtare mbitokėsore, mbajnė mbi krye statuja, ornamente, lule dhe figura. Por ata nuk kanė bėrė mė shumė se Egla e vogėl pėr Shqipėrinė dhe s'kanė asnjė meritė pėr tė qenė tė diferencuar edhe pėrpara vdekjes e varrit. Nėpėrmjet varreve Kadareja ka stratifikuar gjithė shoqėrinė shqiptare, nė kuadrin e sė cilės veprojnė personazhet e tij.
Shtresėzimi i shoqėrisė nė veprėn e Kadaresė fillon me varret pa emėr, me muranat e thjeshta nė gryka malesh e pusish, me varrezat e zakonshme shqiptare, pranė kishės, rrethuar me selvi; pėr tė vazhduar mė tej me pėrmendoret dhe lapidarėt, me varret e shenjtėruar pėr motive patriotike, siē janė varret e dėshmorėve (le tė kujtojmė, pėr shembull, varrin e veēantė tė Alush Tabutgjatit; varrin e Skėnderbeut ose edhe tė pashait turk nė Orikum) dhe pėr tė pėrfunduar me piramidėn e faraonit Keops ose arkėn e hirit tė trupit tė djegur tė Ēu En Lait, qė, sipas testamentit tė tij, u derdh mbi hapėsirėn ndėrkontinentale tė Kinės, pėr ta pushtuar me frymėn e vet.

Ismail Kadare ėshtė nga personalitetet mė tė shquara tė letėrsisė shqiptare. Me veprėn e tij, qė ka shėnuar njė numėr rekord tė pėrkthimeve (nė rreth 32 gjuhė tė huaja) ai e bėri tė pranishme Shqipėrinė nė botė, me historinė dhe me kulturėn e saj shekullore.
Kadareja qė nė vitet '60 shėnoi kthesė nė letėrsinė shqiptare me poezinė dhe prozėn e tij. Brenda potencialit tė tij krijues janė mitet dhe legjendat, e shkuara dhe e ardhmja, raportet e pėrkohshmėrisė dhe tė pėrjetėsisė, dramat e kaluara dhe ato tė tashmet, veset dhe virtytet shqiptare, kullat dhe pallatet moderne, qėndresa dhe humbja, zhdukja dhe ringjallja, tė gjitha labirintet e jetės dhe tė vdekjes. Duket sikur asgjė ēka ėshtė shqiptare, nuk mund t'i shpėtojė syrit tė shkrimtarit tė madh.
E gjithė vepra e Ismail Kadaresė qė nga botimi i parė deri te i fundit ndrit nga mesazhi dhe shpresa pėr njė Shqipėri tė barazuar me shtetet mė tė qytetėruara tė botės, sepse asktu e meriton, ndihet tė pohojė autori.
Imazhe te Ngjitura
Lloji i Skedarit: jpg ismail_kadare_150.jpg (6.9 KB, 244 vezhgime)
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
  #4  
Te vjeter 18-12-2003, 19:21
Minifotoja e anetarit AlbShkodra
Anetare Nderi
 
Reg: 11-09-03
Lokalizimi: Londer
Postime: 5,425
Kryesore

Poezi

Edhe kur Kujtesa

Edhe kur kujtesa ime e lodhur
Ashtu si ato tramvajet e pasmesnatės
Vetėm nė stacionet kryesore do tė ndalojė,
Une ty s'do tė harroj.

Do tė kujtoj
Mbrėmjen e heshtur, tė pafund tė syve tė tu,
Dėnesėn e mbytur, rrėzuar mbi supin tim
Si njė dėborė e pashkundshme.

Ndarja erdhi
Po iki larg teje...
Asgjė e jashtėzakonshme,
Veē ndonjė nate
Gishtat e dikujt do tė mpleksen nė flokėt e tu
Me tė largėtit gishtat e mi, me kilometra tė gjatė...
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
  #5  
Te vjeter 18-12-2003, 19:25
Minifotoja e anetarit AlbShkodra
Anetare Nderi
 
Reg: 11-09-03
Lokalizimi: Londer
Postime: 5,425
Kryesore

Poezi

Gjuha Shqipe

Kur nė sulm hodhėn turqit
Hordhitė e pambaruara,
Kėshtjellat e sintaksės
S'i muar, qė s'i muar.

Nė bedena poemash
Popullore mbetėn
Kufoma divanesh e
Kufoma bejtesh.

Kur panė se gjuhės
S'i hodhėn dot prangat,
Lėshuan drejt saj
Gjithfarė merimangash...

Nė pėrēartje ta kthenin
Nė delir nė jerm,
Ishin vite tė rėnda,
Ishin shekuj plot helm.

Tė tė bėnin ty, donin
Shqipėri memece,
Po ja erdhi Naimi,
Si yll mbi ty ecte.

Dorėn e zbehtė
Mbi ballė tė vuri,
Tė tė hiqte zjarrllėkun
Prej tė sėmuri.

Dhe vdisnin pjesėzat,
Thaheshin merimangat,
Ndriste si perlat
Poezia e madhe.

Kjo gjuhė, qė provoi
Akrepėt e shkretėtirės,
Ē'do tė thotė pėrēartje
E di, oh, e di mirė.
E di ē'do tė thotė

Kllapi hermetizėm,
Qoftė e ardhur nga Roma,
Qoftė e ardhur nga Parisi.

Kjo gjuhė martire,
Lehonė e pėrjetshme
Qė lindi mes dhimbjesh
Art tė pavdekshėm.


Nė fillim qe fjala! Zor se mund tė ketė poet me tė vėrtetė tė shquar qė tė mos i ketė kushtuar njė shkrim gjuhės sė tij.Ismail Kadareja ka pasur rastin tė shprehė disa herė vlerėsinłn e tij per gjuhėn shqipe, duke veēuar sidomos karakterin e saj tė dyfishtė, tė pėrzier, si gjuhė me elemente analitike e sintetike njėherėsh, gjė qė i jep asaj mundėsi tė pakufizuara shprehjeje, pasurimi. Nė njė rast, madje. e ka parė atė edhe nė raport me shumė gjuhė tė tjera tė mundshme komunikimi duke pranuar pėr njė ēast hipotezėn e ekzistencės sė qytetėrimeve jashtėtokėsore nė galaktikat e tjera tė universit. Poezia "Gjuha shqipe", e bashkėrenditur me shumė vjersha tė tjera nė vėllimin "Koha", ėshtė kushtimi mė i rėndėsishėm i Kadaresė pėr shqipen. Ėshtė pėr t'u vėnė re se kėtė vjershė ai e krijoi nė kulmin e njohjes e tė lavdisė nė rrethet letrare ndėrkombėtare, atėherė kur kritikėt tanė i kishte zėnė meraku se mos fama e jashtme do ta joshte sė tepėrmi autorin pėr t'i marrė mendtė. "Gjuha shqipe" e prishi traditėn e vjetėr. Ajo nuk ėshtė poezi himn, si kushtimet e poeteve tė mėparshėm Kadareja e sheh gjuhėn si qytetėrim.
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
  #6  
Te vjeter 18-12-2003, 19:27
Minifotoja e anetarit AlbShkodra
Anetare Nderi
 
Reg: 11-09-03
Lokalizimi: Londer
Postime: 5,425
Kryesore

Poezi

Kėrcėnimi

Shtat'qind vjet kam pėr t'i djegur kullat,
Do tė t'i vras qentė shtat'qind vjet.
Kėshtu Mujo me modesti pat deklaruar,
Ndėrsa eposi po hynte nė shekullin e tetė.

Erdh' pas tij i nėnti, i dhjeti rradhazi.
Sa ngadalė nė epos mllefi del...
Shtat'qind vjet kam pėr t'i djegur kullat,
Do tė t'i vras qentė shtat'qind vjet.
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
  #7  
Te vjeter 18-12-2003, 19:29
Minifotoja e anetarit AlbShkodra
Anetare Nderi
 
Reg: 11-09-03
Lokalizimi: Londer
Postime: 5,425
Kryesore

Analize.

Qėndresa

Romanin "Kėshtjella" (1968) Kadare e shkroi nė 500-vjetorin e vdekjes sė Skėnderbeut dhe me tė fitoi ēmimin e parė tė konkursit. Por ngasja pėr kėshtjellėn, nė njė kuptim mė tė gierė, nė veprėn e tij duket mė herėt dhe nuk mbaron me kėtė libėr. Figurativisht simboli i kėshtjellės ėshtė qysh tek "Poemė e blinduar". Njėfarė kėshtjelle ishte padyshim edhe kali i drunjtė i Gent Ruvinės dhe i miqve tė tij tė ngujuar tė novelės "Pėrbindėshi". Njė kėshtjellė gjigante ėshtė piramida nė novelėn "Ndėrtimi i piramidės sė Keopsit". Kulla e ngujimit e Gjorg Brezftoftit nė "Prillin e thyer", bashkė me shumė kulla tė tjera me njė frėngji tė vockėl tė vetė-mbrojtjes prej hakmarrjes, janė kėshtjella tė vogla qė sundonin malėsitė shqiptare. Pallati i Ėndrrave, me seksionet e tij, ėshtė ndėrtuar nė formėn e njė kompleksi kullash tė hekurta.
Vetė laboratori krijues i shkrimtarit, i pėrshkruar me hollėsi nė librin "Ftesė nė studio", ka pjesėt e rezervuara tė saj, qė mbrohen prej daljes nė dritė si nė njė burg tė heshtur. Hauret dhe steretė e shtėpive gjirokastrite nė "Kronikė nė gur", shtėpia etnografike e princit tė Mirditės (Gjomark) tek "Prilli i thyer", vila e frikshme dhe e harruar e ish-ministrit nė prag tė gjyqit tek "Koncert nė fund tė dimrit", kampi i rreptė i tė internuarve tek "Pėrēmimi", baza ushtarake e Vlorės (Pasha-Liman) tek "Dimri i madh", shtėpia me portė (detyrimisht) tė hapur e dijetarit Martin Shkreli nė Prishtinė tek "Krushqit janė tė ngrirė", janė vetėm disa nga variantet e shumtė tė simbolit tė kėshtjellės nė veprėn e Kadaresė.
Prej botimit tė parė (1968), deri tek botimi i fundit (1995); prej "Kėshtjellės" deri tek "Daullet e shiut", pėr tė cilėn shkrimtari ėshtė shprehur se nuk ka pėr tė vėnė dorė mė, ekziston njė ndryshim
i dukshėm jo vetėm artistik (si ėshtė shkruar), por edhe nė pėrmbajtje (ēfarė ėshtė shkruar). Nėse nė botimin e parė romani ėshtė quajtur si njė vepėr e qėndresės historike shqiptare, si njė pėrmendore e heroizmit kombėtar, me njė aludim tė qartė qė mund ta quanim "anti-bllokadė", theksi i sė cilės drejtohej kundėr pushtuesve tė huaj, qė nuk lanė kėrkim pa bėrė pėr t'u ndėrprerė zotėrve tė kėshtjellės "Al-Hisar" edhe ujėsjellėsin; nė botimin e dytė, ndonėse nuk ndryshon asgjė nė evokimin e trimėrisė sė arbėrve tė shekullit tė 15-tė, ndryshon pothuajse rrėnjėsisht ai qė mund ta quanim "mbitekst" apo "lexim i super-pozuar": "Daullet e shiut" nuk ėshtė romani i anti-bllokadės sė imponuar, por denoncim i vetėveēimit (izolimit) tė zgjedhur vullnetarisht.
Sido qė tė jetė vetė simboli i kėshtjellės, nė traditėn letrare shqiptare, i ka bartur historikisht tė dyja mbishtresat kuptimore: ajo ėshtė figurė qėndrese, rrethimi ose ngujimi (izolimi, nė kuptimin modern).
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
  #8  
Te vjeter 18-12-2003, 19:32
Minifotoja e anetarit AlbShkodra
Anetare Nderi
 
Reg: 11-09-03
Lokalizimi: Londer
Postime: 5,425
Kryesore

Analize

Dilema ndermjet ures dhe keshtjelles

Bashkė me njė varg veprash tė tjera, "Ura me tri harqe" bėn pjesė nė njė cikėl romanesh e novelash, qė Kadare i ka shkruar me njė qėllim tė qartė pėr tė krijuar imazhin e njė "Shqipėrie tjetėr", e cila ndryshon shumė nga ajo qė shihet me sy, njė Shqipėri me princa, kontė, dukė, ipeshkvinj, udhėtarė tė ditur, prelatė tė shkolluar, qė gati ishin tė pėrjashtuar nga letėrsia si figura me misione pozitive. Autori, nė pamundėsi pėr tė shprehur hapur mendimin e tij mbi zhvillimin e avancuar tė qytetėrimit perėndimor, pėrpiqet t'ua tregojė kėtė lexuesve duke gjetur nė traditėn e "Shqipėrisė tjetėr" atė fazė tė historisė kur vendi, edhe sipas dijetarėve, ecte nė njė hap me fqinjėt e tij pėrtej Adriatikut. Shkrimtarin nuk mund tė mos e shqetėsojė fakti i njohur se balada shqiptare ėshtė e vetmja nė Ballkan qė bėn fjalė pėr njė murim kryesisht nė kėshtjellė. Ai ėshtė i vetėdijshėm se kjo ėshtė kushtėzuar nga rrethanat kritike historike qė kanė shoqėruar fatin e popullit tė tij. Eshtė e vėshtirė qė njė popull vazhdimisht nė rrudhje tė vendosė pėlqimin e urės para kėshtjellės. Kjo, ndoshta, ėshtė njė nga dilemat mė tronditėse qė kanė pėrjetuar shqiptarėt. Ura ėshtė pėr ta edhe e dėshiruar, por njėkohėsisht edhe e frikshme, sepse "nė urė kalon i miri dhe i keqi, miku dhe anmiku". Rreziku i ekspansionit, qė mund ta kthejė urėn e Ujanės sė Keqe nė njė kuēedėr, ndihet nė gjithė romanin, si njė kontekst historik i domosdoshėm pėr tė treguar se edhe nė "Shqipėrinė tjetėr" marrja e vendimit ka qenė e vėshtirė.
Sikurse nė rrjedhat e historisė, edhe nė kėngė, populli i ka ngritur urat, duke u kushtuar edhe flijimin njerėzor, sa herė qė kanė fryrė erėra paqeje dhe miqėsie. Por shumė shpesh ėshtė mbyllur nė kėshtjella, madje me tri-katėr rrethime, pikėrisht pėr shkak tė erėrave tė frikshme qė i kanė zėnė vendin paqes. Kėto ndėrrime lidhen jo me gjurmė vitesh, por me prurje kohėrash historike. "Shtatqin vjet do t'i djeg kullat", i kėrcėnohet njė prej heronjve kreshnikė tė eposit shqiptar kundėrshtarit tė vet.
Nė veprėn e Kadaresė dilema midis urės dhe kėshtjellės ėshtė po aq tronditėse sa nė vetė historinė e popullit. Nė formėn mė tė pjekur artistike kjo dilemė shprehet nė romanet "Kėshtjella" dhe "Ura me tri harqe". Nė njė farė mėnyre ato janė vazhdim i njėri--tjetrit.
Ai qė krijoi kėshtjellėn e qendresės nė kushtet e darės sė armiqėsisė nuk mund t'i lejonte vetes tė mbetej pa urė i ndarė dhe i vetmuar nga bota. Kėtė ide Kadare e arriti duke krijuar "Urėn me tri harqe", vėshtruar nė shumicėn e rasteve si njė ēmitizim i legjendės.
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
  #9  
Te vjeter 18-12-2003, 19:42
Minifotoja e anetarit AlbShkodra
Anetare Nderi
 
Reg: 11-09-03
Lokalizimi: Londer
Postime: 5,425
Kryesore

Roman

Gjenerali i ushtrise se vdekur
(fragment)

Nė hotel "Dajti" gjenerali e ndjeu veten mirė. Ai shkoi nė dhomėn e tij dhe ndėrroi uniformėn. Pastaj zbriti nė holl dhe porositi njė bisedim telefonik me shtėpinė.
Gjenerali, prifti dhe tre shqipėtarėt u ulėn nė njė tavolinė. Ata biseduan pėr gjėra tė ndryshme dhe tė parėndėsishme. U shmangeshin bisedave politlke dhe shoqėrore. Gjenerali ishte shumė serioz dhe i sjellshėm. Prifti fliste pak. Gjenerali dha tė kuptonte se ai ishte kryesori, megjithėse prifti fliste mė pak. Ai foli pėr traditat e bukura qė ka krijuar njerėzimi nė lidhje me varrimin e ushtarėve. Pėrmendi grekėt e trojanėt, qė varrosnin njerėzit me aq madhėshti nė pushimet midis luftėrave. Ai ishte shumė entuziast pėr misionin e tij. Do ta kryente shumė mirė kėtė mision tė rėndė dhe tė shenjtė. Mijėra nėna prisnin bijtė e tyre. Ato kishin njėzet e ca vjet qė prisnin. ėshtė e vėrtetė se kjo pritje ndryshonte pak nga ajo pritja tjetėr, kur ato shpresonin, t'u ktheheshin tė gjallė bijtė e tyre, por, sidoqoftė, edhe tė vdekurit priten. Ai do t'u ēonte nėnave eshtrat e bijve tė tyre, qė gjeneralėt budallenj nuk ditėn tė udhėhiqnin nė luftė. Ai ishte krenar pėr kėtė. Ai do tė bėnte ēmos.
- Zoti gjeneral, telefoni... Gjenerali u ngrit plot gjallėri. - Mė falni, zotėrinj. - Me hapa tė gjatė dhe madhėshtorė shkoi nė portinerinė e hotelit.

Po aq madhėshtor u kthye. Shkėlqente i tėri. Nė tryezė pinin konjak dhe kafe. Biseda ishte mė e ngrohtė. Gjenerali pėrsėri dha tė kuptohej se ai ishte kryesori nė kėtė mision, sepse prifti, megjithėse kishte gradėn kolonel, nė kėtė rast ishte vetėm njė pėrfaqėsues shpirtėror. Ai ishte kryesori dhe mund tė hapte ēfarė bisede qė tė donte: pėr konjakėt, kryeqytetet, cigaret. E ndiente veten shumė mirė nė kėtė sallon hoteli, me kėto perde tė rėnda, me kėtė muzikė tė huaj, bile, mė tepėr se tė huaj. Ai u habit dhe vetė nga i erdhi kėshtu papritur kjo dashuri pėr konfortin, pėr tė gjitha objektet qė shikonte rreth e rrotull nė sallonin e hotelit, duke filluar nga kolltukėt e rehatshėm e gjer te zhurma e kėndshme qė bėnte makina e ekspresit tė kafes. Mė tepėr se dashuri, ndoshta ishte njė ndjenjė malli e parakohshme pėr diēka qė e ndiente se do ta braktiste pėr njė kohė tė gjatė.

Gjenerali ishte i gėzuar. Shumė i gėzuar. As vetė nuk e dinte pėrse i erdhi kjo valė gėzimi e papritur. Ky ishte gėzimi i udhėtarit qė gjen njė strehė pas njė udhe tė rrezikshme nė mot tė keq. Ajo gota e vogėl e verdhė e konjakut nisi t'i dėbonte pėrherė e mė shumė pamjen e irnosur e kėrcėnuese tė maleve, qė edhe tani nė tavolinė e shqetėsonte herė pas here. "Si njė shpend krenar i vetmuar... " Befas e ndjeu veten tepėr tė fuqishėm. Trupat e dhjetėra mijėra ushtarėve, tė futur nė tokė, pritėn kaq vjet ardhjen e tij dhe ja, ai erdhi qė t'i ngrinte ara nga balta dhe t'ua kthente prindėrve dhe tė afėrmve. Ai erdhi si njė Krisht i ri, i pajisur me harta, lista dhe shėnime tė pagabueshme. Gjeneralėt e tjerė i udhėhoqėn kėto kolona tė pafundme ushtarėsh drejt disfatave dhe asgjėsimit, kurse ai erdhi qė t'ua shkėpuste harrimit dhe vdekjes atė diēka qė kishte mbetur prej tyre. Ai do tė endej varrezė mė varrezė, kudo, mbi ish-fushat e luftėtarėve, me qėlllm qė t'i gjente tė gjithė tė zhdukurit dhe tė humburit. Nė luftėn e tij me baltėn nuk do tė njihte disfatė, sepse ai ishte pajisur me forcėn magjike tė statistikave tė pėrpikta.
Ai pėrfaqėsonte njė vend tė madh e tė qytetėruar dhe prandaj puna e tij do tė ishte madhėshtore. Nė punėn e tij kishte diēka nga madhėshtia e grekėve dhe e trojanėve, diēka nga funeralet homerike. O, si do tė mbeteshin me gojė hapur shqiptarėt, qė mbanin kaq shumė ombrella nė duar.
Gjenerali ktheu edhe njė gotė. Dhe qė atė natė e tutje, ēdo ditė, ēdo mbrėmje, atje larg nė vendin e tij, tė gjitha ata qė prisnin, do tė thoshin pėr tė: Ai tani kėrkon. Ne shkojmė nėpėr kinema, nė restorante, nė kafe, ndėrsa ai i bie kryq e tėrthor tokės sė huaj dhe kėrkon. Kėrkon, hap varre. Oh, punė tė rėnda ka, por ai do tė dijė t'ia dalė mbanė. Jo mė kot dėrguan atė. Zoti e ndihmoftė!
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
  #10  
Te vjeter 18-12-2003, 19:47
Minifotoja e anetarit AlbShkodra
Anetare Nderi
 
Reg: 11-09-03
Lokalizimi: Londer
Postime: 5,425
Kryesore

Roman

Pėrbindėshi
(fragment)

"Ti ke frikė?", i tha ai.
"S'di si tė them", tha ajo. "Kur e pashė pėr herė tė parė kėtė kalė, njė zė i brendshėm mė tha: "Ky ėshtė kali yt i dasmės, Helenė. Ky kalė ka ardhur pėr ty".
"Po ti e di qė s'ėshtė ashtu. Ti e di qė ky kalė erdhi kėtu pėr tė gjithė ne".
" Nė fatkeqėsinė e pėrgjithshme unė kam pjesėn time", tha ajo. "Nganjėherė trembem", vazhdoi me zė tė ulėt. " Trembem sidomos natėn. Mė duket sikur, atje larg nė fushė, ai fillon papritur tė lėvizė dhe tė avitet ngadalė nėn dritėn e hėnės me ato gjymtyrėt e tij tė ngathta vigane. Stuk-Stuk-Stuk, dėgjohen patkonjtė e tij prej druri".
"Sa budallaqe bėhesh", i tha ai duke qeshur. "S'bėn mirė qė e ushqen fantazinė me gjepura tė tilla".
Helena psherėtiu.
"Ata duan tė mė marrin mua mbrapsht", tha ajo. "Tė mė heqin kėndej, duke mė zvaritur pėr flokėsh".
"Mjaft, Helenė".
"Ti vetė the se nė atė Kalė tė Drunjtė ėshtė fshehur, midis tė tjerėve, edhe ish-i fejuari im".
"Atje ėshtė gjithė vjetėrsia e botės".
"E pra. Pandaj, nganjėherė, mė duket se ai ėshtė kali im, qė kėrkon tė mė marrė".
"Mjaft, Helenė. Ky kalė nuk do tė lėvizė kurrė asnjė hap. Do tė kalbet e do tė rrėnohet nė atė vend ku u ngrit. Sepse ai ėshtė njė kalė prej druri dhe njė kalė prej druri nuk mund tė lėvizė kurrė vetė".
"Mund ta tėrheqin", tha ajo.
"Ky rrezik ishte nė fillim, atėherė kur njerėzit mund tė gėnjeheshin, tė tėrhiqeshin nga pamja e tij. Por kjo tashmė kaloi."
"Por ndoshta do tė vijnė tė tjerė njerėz, njė tjetėr brez qė do t'i pėlqejė ta tėrheqin kalin nė qytet. Ē'do tė ndodhė atėherė?". " Ēdo brez pėrgjigjet kryesisht pėr fatin e tij dhe pastaj tė pasardhėsve tė tij.
"Kurse ne... Oh, njė piesė e jetės sonė do tė kalojė me tė, pėr tė mos thėnė e gjitha. Sa keq qė ai u shfaq tamam tani, nė kohėn e njohjes sonė".
"Helenė, unė ta kam thėnė... Kali do tė kalbet aty nė fushė".
"Po nė qoftė se kjo vazhdon gjatė? Nė qoftė se ai, me kalimin e viteve, bėhet pjesė e pandarė e horizontit, aq sa tė vijė njė ditė e ne tė mos e kuptojmė dot horizontin pa tė? Ai do t'i shtypte e do t'i bėnte petė shpirtrat tanė".
"Ai do tė rrėnohet pa arritur ajo ditė".
"Do tė rrėnohet... Por kur do tė ndodhė kjo?
Mos do tė thuash pas tri-katėr dekadash, atėherė kur ne do tė jemi plakur dhe kohėn mė tė bukur tė jetės ta kemi kaluar nėn terrorizimin e kėtij pėrbindėshi? Sa keq qė ai u shfaq pikėrisht tani"
"Ndoshta po tė mos qe shfaqur ai, ne tė dy nuk do tė ishim njohur".
Ajo ktheu kokėn, duke kėrkuar sytė e tij
"A s'kam tė drejtė?", tha ai.
Ajo i vuri kokėn nė sup. Frymėmarrja e saj ishte e qetė. Herė-herė atij i dukej se brenda saj mezi ndihej njė frymėmarrje tjetėr, mė e largėt.
Befas ajo ktheu fytyrėn nga ai. Sytė e saj duhej tė ishin fare pranė, pothuajse ngjitur me sytė e tij si pėr ta kaluar pa humbje gjithēka.
"E sikur e gjithė kjo tė mos jetė e vėrtetė?" tha me zė tė akullt.
" Ēfarė? ē'gjė tė mos jetė e vėrtetė?", pyeti Genti.
"Gjithēka qė na rrethon: Kali i Drunjtė, acarimi, rreziku. Sikur tė gjitha kėto tė jenė tė shpikura?"
"Tė shpikura nga kush?", pyeti ai me zė tė butė.
"Nuk e di", u pėrgjigj ajo nervoze. "Nuk e di as vetė. Ndoshta po flas marrėzira".
Ai ia lėmoi flokėt qetėsisht, duke u pėrpjekur t'ia mbėshtesė kokėn te supi i tij.
"Ti mė ke thėnė se tė vjetrit dyshonin shpesh pėr pamjet qė kishin pėrpara. Madje, e mbaj mend, mė ke treguar se qe dyshuar pikėrisht edhe pėr Helenėn".
"Ah, po. Ka njė motiv tė tillė tė poetit tė vjetėr: qė nė Trojė s'kishte mbėrritur Helena, por shėmbėlltyra e saj".
"Pikėrisht".
"Por kjo mund tė shpjegohet njėfarėsoj", vazhdoi ai. "Grekėt e kishin kėrkuar tė ikurėn disa herė, pėrpara se Paridi tė mbėrrinte bashkė me tė nė Trojė. Ngaqė kishte frikė nga i ati mbret, pėr proēkėn qė kishte bėrė, Paridi qe vėrtitur njė kohė tė gjatė andej-kėndej me Helenėn". - Ndėrsa fliste, atij iu kujtuan dy ditėt e tyre nė hotelin e trishtė provincial, nė kohėn qė babai i Gentit kishte marrė ndėrkaq telegramin e parė kėrcėnues. - "Ishte e kuptueshme qė tė dėrguarve grekė, tė cilėt kėrkonin kthimin e mbretėreshės sė ikur, trojanėt t'u pėrgjigjeshin madje, tepėr sinqerisht: A jeni nė vete, apo shikoni ėndrra me sy hapur?! Nuk ka mbėrritur asnjė Helenė kėtu, veē nė ka ardhur hija e saj."
Ajo qeshi.
"Nuk m'i ke thėnė ndonjėherė kėto hollėsi. E pastaj?"
"Pastai Helena mbėrriti vėrtet. Por thashethemet pėr tė, qėnė pėrhapur ndėrkaq kaq shumė (nė mejhane trojanėt e thjeshtė shumė herė do tė kenė folur me njėri-tjetrin. More, flitet se princi ynė ka rrėmbyer njė mbretėreshė greke, tė jetė e vėrtetė thua? Profka, do tė jetė pėrgjigjur tjetri, shpifje dashakeqėse nga ata qė duan tė hedhin baltė kundėr shtetit!), pra kjo bisedė ishte bėrė kaq shumė, saqė edhe kur Helena erdhi vėrtet, diēka nga shija e mėparshme mbeti".
"Zbavitėse", tha ajo. Pastaj psherėtiu. "Nė gjithė ngjarjet e vjetra ka gjithmonė njė anė tė kėndshme. Veē kur dėgjoj pėr Kalin prej Druri, unė ngrij e gjitha. Atje mbaron ēdo dritė dhe nis tmerri. Ndėrsa ti fllsje pak mė parė, unė mendoja: nga ē'zona tė pashpresa kishte dalė vallė ai kali i zi?"
Ai vazhdonte t'i pėrkėdhelte flokėt, kurse nė sy rrekej tė gjente njollėn e errėt nė horizont.

Pėrse i le gėrtnadhat e Lionit, ē'kėrkon qė midis kohėrave tė tjera endesh si sonambul? S'tė mjaftuan zjarret, tempujt, klithmat e Trojės?
Pėrbindėsh! Me mish qytetesh u mėsove.
I kishte lexuar gjėkundi kėto vargje apo ato ishin krijuar vetvetiu nė ndėrgjegjen e tij, si shtresa e myshkut nė faqen e njė muri?
"Jo, Helenė, tha ai. Nga asnjė mit dhe nga asnjė gropė kohėrash nuk doli ky kalė. Ai u poll nė kohėn tonė, vetėm formėn e huajti andej, sepse format janė zakonisht ato qė merren hua".
"U bė shumė vonė", tha ajo.
- U bė vonė, - tha Lena. - Rojtari i konviktit pėrsėri do tė bėjė fjalė. Eja tė ikim.
U ngritėn nga stoli, dolėn gjer te xhadeja dhe ecėn tė pėrqafuar. Tani i kishin kthyer shpinėn fushės dhe hijet e tyre tė sajuara nga hėna zgjateshin e lodronin tutje nė asfaltin e zi, sikur tė mos kishin asnjė lidhje me ta.
Kur hynė nė qytet, rrugėt ishin fare tė boshatisura. Njė polic, mbėshtjellė me mushama tė zezė, pinte cigare pėrpara portės sė njė arnbasade. Diku thellė, nga ca rrugė anėsore, dėgjoheshin zėra.
- Po dalin fshesaxhlnjtė, - tha ai. - Me siguri ėshtė mesnatė.
Mė tutje, njė grup i vogėl njerėzish, qė ndoshta ktheheshin nga ndonjė darkė, po ndaheshin me njėri-tjetrin gėzueshėm. Qysh tani Gent Ruvina po mendonte frazat e para tė kapitullit tė ri tė librit, dhe tė giitha ato, kushedi pse, ndoshta pėr arsye tė zėrave tė fshesaxhjnjve apo darkėtarėve qė po ndaheshin, kishin brenda tyre fjalė tė tķlla si "Natėn e mirė" ose "Mirėmbrėma", apo formula pėrshėndetjeje tė ngjashme.


Fjalori i figurave tė grave nė veprėn e Kadaresė mund tė pėrmblidhet me dy fjalė: midis Helenės dhe Penelopės. Nė kuptimin pėrtej-simbolik kjo do tė thotė: midis kultit tė bukurisė dhe tė aventurės, tė shprehur nė mitin e Helenės, dhe kultit tė devotshmėrisė, tė besnikėrisė dhe tė pritjes sė rikthimit, qė shprehet nė mitin e Penelopės.
Kėto dy mite e kulte qysh nė antikitet qėndrojnė pėrkrah njėri-tjetrit, sikurse kulti i Akilit dhe ai i Odiseut, gjegjėsisht si kulte tė fuqisė sė shpatės dhe tė mendjes.
Midis kultit tė Helenės dhe atij tė Penelopės nė veprėn e Kadaresė gjendet njė galeri e tėrė personazhesh gra, qė plotėsojnė gjithė spektrin, ndonėse ky spektėr rnbetet po aq fluid sa nė harkun e njė ylberi.
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
  #11  
Te vjeter 14-01-2004, 18:03
Minifotoja e anetarit AlbShkodra
Anetare Nderi
 
Reg: 11-09-03
Lokalizimi: Londer
Postime: 5,425
Kryesore

NOVELA E KADARESĖ NDĖR FILMAT MĖ TĖ MIRĖ TĖ VITIT 2003

Pas "Globit tė Artė", filmi brazilian "Prapa diellit" nderohet nė Kejp Taun tė Afrikės sė Jugut. Filmi i huazuar nga novela e shkrimtarit tė njohur Ismail Kadare, ngjarjet e tė cilit zhvillohen nė Brazil, tregon historinė rrėnqethėse tė dy vėllezėrve.

Pasi ėshtė vlerėsuar me njė nga ēmimet mė prestigjoze tė kinemasė "Globit tė Artė", tanimė filmi i pėrshtatur nga novela e shkrimtarit Shqiptar renditet nė 15 filmat mė tė mirė tė vitit. "Prilli i thyer" i Ismail Kadaresė, tanimė i shndėrruar nė filmin "Prapa diellit" (Behind the sun) tė regjisorit brazilian, Walter Salles. Nė ceremoninė e zhvilluar nė Kejp Taun, ėshtė bėrė pėrzgjedhja e 15 filmave mė tė mirė tė vitit nė Afrikėn e Jugut. Ajo qė ka drejtuar pėrzgjedhėsit e filmave qė tashmė janė futur nė historinė e kinemasė pėr vitin 2003, janė historitė qė shfaqen nė mėnyrė vizuale nė njė tablo tė gjerė dhe qė arrijnė tė shkaktojnė njė ndryshim kuptimplotė nėpėrmjet interpretimit tė tyre. Ata janė tė tėrė tė ndryshėm nga njėri- tjetri, por tė bashkuar nė njė qėllim tė vetėm: tė sjellin nė jetė dramėn nė mėnyrė spektakolare dhe zbavitėse, duke stimuluar meditimin dhe evokuar nga ana tjetėr pasionin.

RENDITJA

Pas vlerėsimit tė filmit "Prapa diellit" do tė renditen filmi i njohur "Mbreti i Unazave: Rikthimi i mbretit", "Orėt", "Chikago", "Unaza", "Qyteti i Zotit", "Adaptimi", "Nė Amerikė", "Duke notuar me rrymėn", "Dashuri e vėrtetė". Filmi i huazuar nga novela e shkrimtarit tė njohur Ismail Kadare, ngjarjet e tė cilit zhvillohen nė Brazil, tregon historinė rrėnqethėse tė dy vėllezėrve, tė cilėt ndodhen "tė burgosur" pėr shkak tė njė gjakmarrje midis familjes sė tyre dhe fqinjėve tė tyre mbi pronėsinė e njė plantacioni sheqeri. Filmi trajton natyrėn destruktive tė dhunės, e cila gėrryen zemrėn dhe shpirtin e njeriut nė shpresėn pėr paqe. Mė pas renditja do tė vazhdojė me filma tė tjerė tė njohur pėr kinemanė botėrore si: "Dragoi i Kuq", "Pianisti", "Larg nga qielli" dhe "Vėllazėria e ujkut".

"Prapa diellit" (Behind the sun) titullohet filmi i regjisorit Walter Salles dhe Arthur Cohn, drejtor i ekipit tė produksionit. Filmi bazohet nė librin "Prilli i thyer", shkruar nga shkrimtari shqiptar dhe novelisti me famė evropiane, Ismail Kadare. Me ngjarjet e vendosura nė zonat moēalore tė Brazilit nė vitin 1910, "Prapa diellit" flet pėr historinė e dy familjeve tė ndrydhura nga njė gjakmarrje vrastare, qė zgjat prej brezash tė tėrė. Filloi si njė zėnkė mbi njė copė tokė, por tashmė ėshtė shndėrruar nė njė seri raprezaljesh qė po merr jetėt e tė rinjve nga tė dyja familjet. Nė njėrėn prej familjeve, djali mė i madh i mbetur gjallė, i torturuar nga ideja e njė vdekjeje dhe i inkurajuar nga i vėllai i tij mė i vogėl, ai fillon tė merret me trajtimin e spirales sė dhunės. Kjo ndodh pikėrisht nė kohėn kur njė vajzė e bukur qė kishte ardhur me njė trupė cirku endacake, kalon pranė pragut tė tij.

KRITIKĖT MBI FILMIN

New York Daily News / Jack Mathews:
Historia frymėzohet nga njė novelist shqiptar dhe nga tragjeditė greke tė Eskilit. Ajo mbetet akoma njė tregim i fuqishėm i dashurisė vllazėrore dhe humbjes sė pafajėsisė.

Los Angeles Weekly / Ernest Hardy:
Kjo tragjedi qė vihet re tek "Prapa diellit", bėn qė momentet e dėshirės pėr tė jetuar tė reflektohen mė thellė dhe mė fuqishėm nė njė film qė ėshtė njėri nga mė tė mirėt e vitit.

Los Angeles Times / Kevin Thomas:
Kinematografia e shkėlqyer e Carvalhos, ekipi i Antonio Pintos dhe kasti i pėrkushtuar, shfaqen nė mėnyrė tė admirueshme nė kėtė film poetik dhe tė pakompromistė.

Los Angeles New Times / Luke Y. Thompson:
I bukur pėr t'u parė dhe universal nė temėn qė trajton nga ēdo pikėpamje.

Chicago Tribune / Mark Caro:
Kur njė kulturė ofron pak mė shumė se vdekja pėrmbi vdekjen, vlerėsimi mbi bukurinė e jetės sė pėrditshme ėshtė mė sė miri njė pėrgjigje pėr kėto karaktere qė realizuesi i filmit mund tė sillte.

Village Voice / Jessica Winter:
Subjekti i filmit ėshtė dashuria midis vėllezėrve nė tė gjitha eksremet e saj, trajektorja e saj ėshtė e paevitueshme, dhe pėr mė shumė, zbritja e saj finale i'a del tė tė mbajė tė mbėrthyer.

Variety / David Rooney:
E mbushur me konsum dhe xhiruar nė mėnyrė tė shkėlqyer nė rajone shumė tė goditura, thellė nė moēalet e Brazilit verilindor, filmi gjykon nė njė mėnyrė inapologjitike kthesėn tregėtare tė arenės artistike ndėrkombėtare me ekzotikėn e saj fshatare dhe ndjenjėn e mbimbushur me imagjinatė poetike, duke i dhėnė asaj dicka tė barazvlefshme me frymėmarrjen madhėshtore.

TV Guide / Ken Fox:
Regjisori Salles ėshtė njė mjeshtėr i tregimit tė historive, dhe shtrati ku rrjedh filmi ėshtė i pamatė.

Time / Richard Shickel:
Ky film ėshtė disi mė i largėt emocionalisht sesa filmi tjetėr i Salles, "Central Station". Por ėshtė shumė i bukur dhe i jep njė mesazh tė fuqishėm njė bote nė tė cilėn kombet ashtu si kėto familje, ngatėrrohen nė gjakmarrje absurde.

San Francisco Chronicle / Edward Guthmann:
Njė alegori e fuqishme.

Boston Globe / Renee Graham:
Ky ėshtė njė film, qė gėrmon thellė nė motivet dyfishe qė drejtojnė jetėt. Nga njėra anė cikli vdekjeprurės qė mbyt progresin, dhe nga ana tjtėr kurajoja pėr tė zgjedhur jetėn.

New York Post / Jonathan Foreman:
Njė fabul e fotografuar kėndshėm dhe plot diell.

USA Today / Claudia Puig:
Ky tregim ka dy anė. Ai ėshtė shpresėdhėnės nga njėra anė dhe nga ana tjetėr tragjik, herė-herė edhe melodramatik.

New York Times / A.O.Scott:
Ndjehet aroma e dhunės sė errėt e pėrzierė me gjendjen e notave romantike qė shkon drejt sentimentalizmit. Zoti Salles, gėzon besimin e njė tregimtari qė tė ēon gjatė rrėfimit, tė dyshosh rreth audiencės sė tij, tė cilėn ai pėr kėtė shkak edhe e tejkalon.

Film Threat / Chris Barsanti:
Njė film me njė histori pa doreza e treguar me kaq potencė sa saqė fluturimet e saj tė rastėsishme nė qiellin qė mbart simbolizmin, interpretohen nė mėnyrė shumė tė thjeshtė.

Chicago Sun-Times / Roger Ebert:
Pėrmban thjeshtėsi dhe forcė nga tragjedia klasike greke, por ajo ēfarė mė bėn tė padurueshėm ka qenė tėrhqja qė ai ofron nėpėrmjet gjakmarrjes "burrėrore" midis dy familjeve.
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!