Parajsa.com


Parajsa Shqiptare Forum

Cfare ju duhet te dini?

 

Kthehuni Mbrapa   Parajsa Shqiptare Forum | Arti dhe Kultura | Letersia

Informacione dhe Intervista.

Pergjigju
 
LinkBack Alternativa Teme Vleresoni Temen
  #1  
Te vjeter 24-12-2003, 04:09
Minifotoja e anetarit AlbShkodra
Anetare Nderi
 
Reg: 11-09-03
Lokalizimi: Londer
Postime: 5,425
Kryesore Informacione !

Lajme dhe intervista nga letraret tane.
__________________
Njeriu lind per ta jetuar jeten, pastaj kerkon magjine e saj: dashurine, pasi e gjen... jeta stoliset me miresi... miresise i falesh dhe me engjellin tend keni nje zemer te perbashket. Te dua cmendurisht engjelli im.
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
Pergjigjuni me Citim
  #2  
Te vjeter 24-12-2003, 04:15
Minifotoja e anetarit AlbShkodra
Anetare Nderi
 
Reg: 11-09-03
Lokalizimi: Londer
Postime: 5,425
Kryesore

Ernest Koliqi do te ishte 100 vjec

Ish ministri i kultures mbetet edhe nje atdhetar i madh, sipas menyres se tij. Ishte nxenesi i Luigj Gurakuqit dhe njeriu qe krijoi shkollen e pare te mesme ne Kosove. Pas Luftes se Dyte, i arratisur nga Shqiperia, drejtoi "Shejzat" dhe krijoi ne Rome Institutin e Studimeve Shqiptare

TIRANE-E kane kujtuar me aktivitet te madh kulturor, perfaqesuesin e shquar te letersise dhe te botes kulturore shqiptare, Ernest Koliqin, Instituti i Gjuhesise dhe i Letersise. Ne sallen e Akademise se Shkencave eshte organizuar dje, nje "Konference shkencore perkujtimore" me pjesemarrjen e njerezve te ndryshem te botes akademike dhe te artit.

Pavaresisht se 100 vjetori i Ernest Koliqit ka kaluar pa ndonje buje te madhe, sepse realisht ditelindja e tij eshte ne 20 maj, aktiviteti eshte per t'u pergezuar, sepse ka sjelle ne evidence nje nga figurat me te njohura te letrave shqipe. Qe i dyzuar sic ka qene ne historine e politikes kombetare, permban shume vlera ne boten e kultures.

Ai u lind ne Shkoder 100 vjet me pare dhe shkollen fillore e ka bere ne Kolegjin Saverjan te Jezuiteve. Te mesmen e ka vazhduar ne Bergamo te Italise. Qe nga viti 1921 do te vinte ne Shqiperi nga ku nisi veprimtarine letrare. Ishte i lidhur me miqesi me Karl Gurakuqin, Dom Lazer Shanton, Kole Kamsin etj. Ka qene shume i ndikuar nga Luigj Gurakuqi, ndersa merita e tij ishte se bashke me Pater Anton Harapin dhe Nuc Topallin krijuan ne vitin 1923 "Oren e maleve". Ne vitin 1924 ishte me Avni Rustemin. Me pas do te studjonte serbo-kroatishten dhe per pese vjet jetoi ne Jugosllavi, per te mesuar dhe njohur autoret e medhenj te vendit. Perseri u rikthye ne Shqiperi dhe ka dhene mesim ne Shkollen Tregtare te Vlores dhe ne Shkoder. Ne vitin 1937 do te studjonte ne Padova dhe atje mbrojti dhe doktoraturen me temen "Epika popullore shqiptare". Ishte koha kur ra ne sy te albanologeve te medhenj Jokl dhe Lamberc. Njolla e zeze e tij ishte se ne vitin 1939 u be minister kulture ne qeverine fashiste te Shefqet Verlacit. Ku, nuk duhet harruar se ne kete kohe, ai punoi shume per tekstet e shkollave fillore dhe te mesme shqiptare. Cudirat e tij do te vazhdonin, sepse ne vitin 1939 u be primat i katedres se gjuhes dhe Letersise shqipe ne Rome. Kurse, ne vitin 1940, arriti qe te bente ne Tirane, Kongresin e Studimeve shqiptare. Per asnje moment nuk duhet harruar se fale tij iken ne Kosove 200 mesues nga Shqiperia per te dhene mesim atje dhe dha edhe shume bursa. Ishte protagonist i krijimit te shkolles se pare te mesme shqip ne Kosove me 12 dhjetor 1941. Iku pas Luftes se Dyte Boterore dhe deri sa vdiq drejtoi "Shejzat". Nje merite tjeter e tij ishte se ktheu katedren e gjuhes shqipe ne Institut. Martin Camaj e vlereson edhe si krijuesin e prozes te pare moderne shqiptare. Keto jane disa nga veprat e tij: "Kushtrimi i Skenderbeut"; "Poetet e medhenj te Italise", "Gjurmet e Stineve", "Tregtar flamujsh", "Epika popullore shqipe", "Simfonia e shqipeve", "Shkrimtare shqiptare", "Kangjellat e Rilindjes", "Antologji e Lirikes shqipe","Shija e bukes se brume", "Shtate pasqyrat e Narcizit" etj...

Nuk duhet harruar se ai arriti qe te ishte dhe zv/president i OEN Clubs, qe ka qene Shoqata e shkrimtareve, botuesve, perkthyesve dhe ishte krijuar ne vitin 1921. Kryetar i saj ka qene John Gollseorthy, i perkthyer ne shqip me "Sagen e Fortsajteve" dhe "Lulet e Molles"...Me 15 janar te vitit 1975, Koliqi do vdiste ne Rome.

(Ben Andoni ''Korrieri'')
Imazhe te Ngjitura
Lloji i Skedarit: jpg ekoliqi.jpg (8.9 KB, 68 vezhgime)
__________________
Njeriu lind per ta jetuar jeten, pastaj kerkon magjine e saj: dashurine, pasi e gjen... jeta stoliset me miresi... miresise i falesh dhe me engjellin tend keni nje zemer te perbashket. Te dua cmendurisht engjelli im.
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
Pergjigjuni me Citim
  #3  
Te vjeter 14-01-2004, 17:50
Minifotoja e anetarit AlbShkodra
Anetare Nderi
 
Reg: 11-09-03
Lokalizimi: Londer
Postime: 5,425
Kryesore

Kim Mehmeti
Standartet, aty ku nis e vdes letėrsia!


Nė njė Shqipėri ku ende nuk matet gjatėsia e rrugės me kilometėr por me orė, formė qė bėhej nė kohėn e karvaneve, ėshtė shumė iluzioniste tė flitet nė rend tė librave, apo nė njė Maqedoni ku s’kemi shtet, ku shteti nuk funksionon, unė tė kėrkoj tė ketė rend nė letėrsi. Mirėpo ne duhet tė fillojmė prej diku. Ne njerėzit qė bėjmė pjesė nė kėtė hapėsirė a mund tė fillojmė aty ku mundemi

Si gjithmonė “me fjalėn e fundit”. Kim Mehmeti paraqitet ashtu me fjalėn e vrazhdė, po pa i anshakaluar aspak tė vėrtetės. Nuk ruhet, ashtu siē ndodh zakonisht me shumė nga ata qė jemi mėsuar t’i pyesim pėr letėrsinė. Eshtė mė shumė se sa njė kritik. Po beson se mund ta bėjmė atė qė na duhet, qė ta bashkojmė fjalėn e shqiptarėve kudo qė shkruhet. “Duhet tė pėrcaktojmė standartet, sepse tani pėr tani i kemi humbur”, pėrsėrit Kimi shpeshherė, duke pėrmendur “shkrimtarėt e mėhallave” dhe “panairet e fshatit” si pasqyrat qė na tregojnė deformimin e vlerave tona.

-A mendoni se letėrsia qė zhvillohet sot nė Shqipėri, Kosovė dhe Maqedoni ėshtė e njėjta letėrsi?

Po, gjithsesi mund tė themi se ėshtė e njėjta. Pikėsėpari duhet nisur nga ajo qė arti nuk ka pėrkatėsi krahinore, pėrkatėsi etnike. Letėrsia ka adresė tė autorit etnik. Pra ne kemi sot letėrsi shqiptare qė zhvillohet nė Maqedoni, Kosovė dhe Shqipėri. Kjo fare s’do tė thotė qė secila qė krijohet nė kėto tri vende nuk ka specifikat e veta. Po tė nisemi me kėtė logjikė, ēdo fshat ka specifikat e veta qė lė gjurmė tek autori. Njė ndarje e tillė nė letėrsi do tė ishte absurde ndaj mund tė themi pa frikė se ajo qė krijohet sot nė kėto tri krahina ku jetojnė shqiptarėt ėshtė e njėjta letėrsi dhe nuk mund tė jetė ndyshe. Arti ėshtė art, letėrsia ėshtė letėrsi dhe letėrsia shqiptare ėshtė njė dhe nuk mund tė jetė ndryshe. Ajo nuk mund tė jetė ndryshe se e them unė, por pėrderisa ajo bėhet nga i njėjti popull nuk di si mund tė jetė letėrsi e ndryshme. Ēėshtjet krahinore janė mė shumė ēėshtje dialekti, pra njė ēėshtje qė e kanė tė gjitha kulturat. Kjo ėshtė njė ēėshtje qė mund tė shihet me syrin se sa kultivohet ky dialekt, pra sa ėshtė pjesė kjo krahinore nė universalen e kombit.

-A mund tė flasim pėr atė tė mirė dhe atė tė metė qė ka libri sot?
Nėse ju kuptoj drejt, pra nėse mė pyesni pėr librin si libėr, si mall qė funksionon sot nė botėn shqiptare, unė them se libri ėshtė sot nė atė situatė qė ishte nė katėrdhjetėenėnėtėn, pra kur libri i botuar nė Tiranė, shumė vėshtirė depėrtonte nė hapėsirat gjithėshqiptare. Nė kėtė kontekst dua tė jem i drejtė – libri qė botohet nė Tiranė apo Shkodėr, nė Prishtinė apo Shkup arrin. Por libri i botuar nė Prishtinė apo Tetovė shumė vėshtirė tė depėrtojė nė Shqipėri. Unė e di dhe nuk dua tė ngushėllohem me faktin se ndonjėherė edhe libri i botuar nė Shkodėr vėshtirė tė arrijė nė Tiranė. Por unė kėtė kam thėnė gjithmonė, se si ėshtė e mundur qė sot qė kemi postėn elektronike tė kemi kėtė pengesė. Edhe herė tjetėr unė kam theksuar se, sikur pėllumbat t’i pėrdornim pėr tė qarkulluar librin do tė kishim mė shumė depėrtim, do tė arrinim tė vendosnim njė komunikim mė normal. Qarkullimi normal i librit mendoj se ėshtė edhe problemi mė i madh pėr momentin. Mua nuk mė intereson se sa do ta lexojnė librin nė Tiranė, Shkup apo Prishtinė. Mua mė intereson qė libri tė jetė i pranishėm. Pėr aq kohė sa nuk ka ndodhur ky qarkullim ne kot do tė flasim pėr koncepte tė mėdha, etnike, shqiptare. Madje tė tilla koncepte kanė filluar tė mė irritojnė. Sepse shumė gjėra qė varen nga ne shqiptarėt ne nuk i realizojmė. Kush na e ndalon ne sot nė Ballkan qarkullimin e librit? Askush! Ndoshta edhe ne vetė e ndalojmė edhe sepse na pėlqejnė ato principatat kulturore.

-Pra mendoni se pengesa jemi ne vetė?

Unė mendoj se edhe ne vetė njerėzve tė artit kanė filluar tė na pengojnė principatat kulturore. Kėrkojmė qė ēdo njeri prej nesh tė ndihet i mbyllur nė principatėn e vet dhe tė ndjehet mirė. Unė nuk mendoj se ėshtė vetėm xhelozi. Unė mendoj se mungon gadishmėria pėr tė ballafaquar atė ēka ndodh nė tė gjithė territorin mbarėshqiptar. Nė kemi krijuar intelektualėt, krijusit e mėhallės sonė,e duket se na vjen keq nėse dikush i prek, sepse kemi frikėn se na thonė se nuk janė bash ata qė mendojmė ne. Ne rrezikohemi sepse kemi filluar tė ndjekim po;litikėn e ditės, pra ēdo krijues kėrkon tė jetė i pari i pashal;lėkut tė vet. Kjo ndoshta nė politikė ka ndonjė logjikė tė jetė ashtu, por nė krijimtari nuk mund t’i shkojmė kėsaj logjike, sepse askush nuk mund tė na akuzojė nė letėrsi si shqiptaromadh. Unė mendoj se ne kemi frikė tė ballafaqohemi, sepse ne thjesht dyshojmė nė veprat tona. Duket asbrude por unė kėshtu mendoj.

-Themi shumė emra apo vėrtet kemi shumė emra nė letėrsinė e sotme?

Nė Maqedoni ka njė shoqatė shkrimtarėsh. Nuk dua tė pėrmedn as emra, nuk dua tė pėrmend as numra. Por sikur tė kishim ne shqiptarėt e maqedonisė aq shumė shkrimtarė, ajo do tė thotė se ēdo lagje e ka nga nji. Por ai popull qė ka shkrimtarė nė ēdo lagje, ai duhet tė turpėrohet, sepse ai ose nuk e di se ē’ėshtė letėrsia ose nuk njeh standatet pėr art. Ose ai popull ėshtė popull shkrimtarėsh. Por ėshtė mėkat qė tė jetė I tillė, pasi shkrimtarėt janė edhe njerėz qė shumė vuajnė e qė kanė ndjenja tė ēuditshme. Tė kesh njė popull vetėm me shkrimtarė ėshtė punė e tmershme.

-Si mund tė shmangen shkrimtarėt e mėhallave qė duket se janė nė lulėzim edhe nė Shqipėri, edhe nė Kosovė edhe nė Maqedoni?

Kurrqysh ato nuk mund tė shmangen pėr aq kohė sa njė shoqėri nuk ka pėrcaktuar standartet, pra qė nuk ka pėrcaktuar ende standartin se ēdo tė thotė tė jesh shkrimtar. Duhet mė parė tė plotėsosh disa parakushte. Nuk ėshtė e thėnė se ti vetėm se ke 1 mijė euro ia ēon njė botuesi e tani bėhesh shkrimtar. Ne duhet tė pėrcaktojmė standartet. Kėto standarte nė botė ekzistojnė kėshtu qė ne nuk kemi se ēfarė tė trillojmė. Por nė njė shoqėri kur nuk funksionojnė shumė gjėra tė tjera ėshtė absurde qė tė kėrkosh tė funksionojė vetėm arti. Pėrshembull, nė njė Shqipėri ku ende nuk matet gjatėsia e rrugės me kilometėr por me orė, formė qė bėhej nė kohėn e karvaneve, ėshtė shumė iluzioniste tė flitet nė rend tė librave, apo nė njė Maqedoni ku s’kemi shtet, ku shteti nuk funksionon, unė tė kėrkoj tė ketė rend nė letėrsi. Mirėpo ne duhet tė fillojmė prej diku. Ne njerėzit qė bėjmė pjesė nė kėtė hapėsirė a mund tė fillojmė aty ku mundemi, d.m.th askush nuk na pengon tė kėrkojmė njė qarkullim tė lirė tė librit, tė kėrkojmė qė tė mos arrijmė qė ēdo fshat tė ketė panairin e vet tė librit. Ne duhet tė diskutojmė bash****sht nėse njė panair i madh, si ky oi Tiranės tė bėhet i lėvizshėm, ta zėmė siē bėhet nė shumė vende. Nė amerikė, panairi qė u bė nė Los Anxhelos, vitin e ardhshėm bėhet nė Ēikago. Mua mė trishton ajo se sa jemi tė prirėt qė gjėrat qė janė me shumė peshė tė madhe ne t’I biem nė rrafshin e katundit, qė mundet ēdo fshat t’I bėjė. A e dini sa panaire kemi. Ne rrezikojmė qė ndonjė ditė tė kemi po aq panaire sa kemi edhe botues.

-A e mendoni emergjente shoqėrimin e pėrmirėsimit tė kopertinės me pėrmirėsimin e debatit mbi librin?

Ne kemi frusacionet tona. Ju kėtu keni frusacionet qė iu krijoi xhaxhi Enver ndėrsa ne atje frusacionet qė na bėnė vėllezėrit sllavė. Kėshtu qė kėtu ėshtė shumė e kuptueshme ajo qė po ndodh ėshtė pasojė e ndalimit tė mėparshėm. Pas njė kohe kur ishte e ndaluar qė gjithkush tė kėndonte apo tė shkruante ėshtė e kuptueshme qė tė gjithė tė mendojnė e tė gjithė tė shkruajnė. Mirėpo nė kėtė ndryshim jemi tė ngadalshėm. Kanė kaluar 13 vite. Ne gjithmonė duket se duam tė zgjasin kėto faza.

-Ju thoni se ne i kemi dhėnė kuptim tjetėr tranzicionit?

Ne iu japim aq shumė kuptime sa mė nė fund edhe ne vetė na duken tė pakuptimta. Unė e pranoj publikisht qė shumėēka mė duket re pakuptimtė dhe s’mund t’i akuzoj tė tjerėt, ndaj shpesh i them Kimit “Ti shumė vėshtirė kupton!”.

-Gjatė librave tuaj keni frazeologji qė shpreni besimin tek Zoti, fenomen ky rėndom qė i ka munguar letėrsisė shqipe. Mendoni se kjo ėshtė pozitive apo negative?

Unė kam respekt edhe ndaj njerėzve qė besojnė edhe ndaj njerėzve qė s’besojnė vetėm nėse ata dinė pėrse e bėjnė kėtė gjė. Mirėpo, mė e ēuditshmja ėshtė kur kjo gjė ndodh pėr ēėshtje mode, siē e bėnin dikur komunistėt pėr tė bindur partinė e tyre. Unė nė prozėn time kam vend pėr reliugjionin pėr aq sa ajo ndihmon nė veprėn konkrete pėr aq sa plotėsohen ato elemente artistike tė cilėt janė tė nevojshėm qė ajo vepėr tė rrumbullakėsohet. Aspak mė shumė. Madje, mundohem qė tė mos ketė asnjė shenjė qė tė shėnojė “Kimin religjioz” e as si “pėrdorues tė religjionit nė funksion tė letėrsisė”.

-Pra, nė kufijtė e natyrshmėrisė?

Po! Por unė nuk di se sa ajo u ka munguar letėrsisė kėtu nė Shqipėri. Mirėpo unė e di qė shqiptarėve mjaft u ka ka munguar njė besim i tillė. Unė di qė njeriu dujhet tė besojė nė diēka. Nuk predikoj kėtu pėr asnjė religjion, por pėr atė qė duhet tė ndodhė me njeriun nė jetė. Miirėpo mendoj se Shqipėria duket se paguajti njė tatim tė mnadh pėr faktin se njerėzit harruan Zotin dhe e zėvendėsuan atė me njė njeri tė thjeshtė. Dhe logjika ime ėshtė kjo: nėse unė duhet tė besoj tek diēka mė mirė tė besoj Zotin atje lart se sa tek ndonjė Enver apo Hasan. Po ta shohėsh edhe me vėmendje, tendenca e tė gjithė prijėsve ka qenė qė njerėzit tė pėrkulen. Dhe nė kėtė konteskt ndoshta liderėt komunistė ishin mė tė ashpėr qė mė dukshėm e bėnin kėtė zėvendėsim. Por ėshtė e rėndėsishme tė kuptojmė se, nė tė gjitha kohėrat, kur njeriu gjendet nė vėshtirėsi, boshti ku kėrkojmė ndruyshimin mbetet religjioni. Unė kam pikėpamjet e mia pėr religjionin dhe religjionet, por nuk mendoj se duhet t’i deklarojmė kėto pikėpamje kur flasim pėr letėrsinė.

-Atėherė, a mund tė pėrkufizoni ju problemin mė tė madh qė ka letėrsia sot?

Mendoj se problemi mė i madh i letėrsisė shqipe ėshtė ai se nuk ekzistojnė standartet tek botuesit. Pėrshembull, ju sot keni shumė botues tė cilėt, nėse i paguani 1 mijė euro, ata janė gati tė botojnė, ta zėmė, edhe se si flini ju natėn me bashkėshorten. E kėtu ē’ėshtė rreziku? Nėse ėshtė vetėm kjo atėherė nuk ėshtė edhe aq rrezik. Por, nėse kėto libra merren e dėrgohen nėpėr shkolla, e me ndihmėn e drejtorėve apo mėsuesve ua ndaj fėmijėve, atėherė nis problemi i madh. Shih, nėse fėmija im duhet tė bėhet lexues i ardhshėm i librave shqiptarė, nuk mund tė bėhet me njė vlerė tė atillė. Me kėtė mėnyrė ne rrėnojmė themelet e letėrsisė sonė me kėtė mėnyrė sepse kėshtu ne vetėm i largojmė kėta fėmijė nga libri. Kėtė e flas hapur, sepse edhe mua mė ka aredhur vajza ime, klasa e tretė, me librin e njė autori, qė mė mirė mos ta pėrmend, qė pėrshembull unė ta kisha lexu tė parin kėtė autor do tė goditesha nga krijimtaria. E mė e mundshmja ėshtė se mund tė kisha vendosur tė bėehsha pelivan, por kurrsesi shkriumtar. Me kėtė unė dua tė them se libri nuk ėshtė vetėm libėr. Ai ka edhe njė funksion tjetėr, ka edhe funksionin e asaj qė quhet kultivim. Mirėpo ne nuk mund tė kultivojmė lexues me letėrsi tė dobėt. Ndaj, nėse ne nuk kemi letėrsi, le tė bėjmė atė qė e kanė shumė pėrpara nesh, qė kanė pėrkthyer nga bota, pasi bota i ka vendosur standartet.
Unė vetė e di qė ne kemi shkrimtarė. Ne kemi emra qė janė bėrė pjesė e pasurisė sė bibliotekave botėrore. Por nė letėrsi ne duhet tė jemi komodoė e tė kėrkojmė libra qė bėjnė lexues e jo qė largojnė lexues. Ne duhet tė dimė qė tė arrijmė kėtu pengesat janė tė mėdha. Janė tė mėdha sepse ne jemi shoqėri ku u rrėnuan tė gjitha standartet. Nga ende jemi njė shoqėri kapitaliste qė ende nuk i ka kapitalistėt. Ne sot kemi kalsėn mauniste, qė me maune bėhen tė pasur. Ne kemi institucione kulturore qė kinse janė institucione demokratike, mirėpo nėse ju e shihni se si veprojnė kėto institucione kulturore do tė shihni qė nuk ka lidhje me respektimin e standarteve dhe lirinė e individit. Ju, atė qė dikur e bėnte e vetme Partia Komuniste, e kani ė shpėrndarė nė 10 komitete qėndrore. Dikur kishit vetėm njė komitet qėndror. Edhe nė Maqedoni ėshtė e njėjta gjė, ku komiyteti qėndror vetėm ėshtė imtėsuar.

-A duhet tė besojmė se pas kėtyre pengesave fshihet dhe dėshira e dikujt qė mos tė jetė i pėrbashkėt mendimi shqiptar pėr librin?

Nuk di si ėshtė kėtu tek ju. Nė tė vėrtetė, duhet tė shtirem sikur nuk e di si ėshtė kėtu tek ju. Mirėpo dua tė jemj mysafir aq korrekt sa tė mos tregoj se si rregullohet shtėpia e tjetėrkujt, kėshtu qė preferoj tė flas se si ndodh nė Maqedoni. Pėrhsembull vjen partia nė pushtet dhe ajo i pėrcakton shkrimtarėt tė cilėt vlejnė, tė cilėt mund tė botohen.

-A mund tė kosniderohet kjo njė vdekje klinike e letėrsisė?

Jo! Letėrsia as nuk ngjallet e as nuk vdes kėshtu. Unė flas pėr fenomene qė dėmtojnė kulturėn tonė. Letėrsia nuk ka vdekur as kur ka qenė e mbyllur nė qeli. Mrėpo ne duhet tė flsasim pėr dėmet qė na sjell sepse ne ende kemi krijues tė oborrit, tė paktėn flas pėr nė maqedoni. Si? Pėrshembull, nėse ėshtė nė fuqi nė Maqedoni PDSH, ju e dini se edhe me cilin shkrimtar duhet tė bisedoni, me cilin mund tė bėni intervista. Krejt tjetėr ėshtė jashtė vijės kombėtare, jashtė vijės letrare. Ne duket sikur i ngatėrruam me qėllim punėt. Sepse ne u mėsuam qė kur do partia ti je shkrimtar, nėse do partia, edhe nėse nuk njeh fjalorin e gjuhės shqipe, ty tė botohet romani, sepse ajo gjen mėnyrat, tė lejon ta shkruash. Kėto janė format se si vlerėsohet puna, jo se sa botues ka. Nuk vlerėsohet demokracia me numrin se sa parti ka, por se cila mendėsi i vė nė lėvizje. Dhe ju e shini se cila mendėsi, mendėsia e njejtė – nėse nuk je me mua, je armiku im, nėse nuk i shėrben partisė time ti nuk je shkrimtar qė mund tė pėrfitosh kur tė vij unė nė qeveri. Nėse ėshtė kjo demokracia atėherė unė nuk jam shkrimtar. Ose ndoshta janė gjė qė unė nuk i kuptoj.

-Pra ju ,mendoni se kemi njė letėrsi qė bashkėjeton ende me politikėn?
Jo! Kemi njė letėrsi qė politika ende i pėrcakton fatin. Pra, nė njė farė mėnyre, ende politika vendos panairet, promovimet, rėndėsinė e intervistave.
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
Pergjigjuni me Citim
  #4  
Te vjeter 25-10-2004, 23:08
Minifotoja e anetarit AlbShkodra
Anetare Nderi
 
Reg: 11-09-03
Lokalizimi: Londer
Postime: 5,425
Kryesore Gjergj Vlashi, pėrkthyesi qė solli Kafkėn nė shqip

PORTRET/ Kush ėshtė shkrimtari dhe regjisori durrsak



DURRES

Megjithėse 76 vjeē, Gjergj Vlashi vazhdon tė krijojė e tė pėrkthejė nga letėrsia botėrore. Romani i tij i fundit titullohet "I ngujuari dhe hija". Romani prek problemin e madh tė gjakmarrjes nė zonėn veriore tė vendit tonė. Ndėrkohė qė nė duar ka tė tjera punė po nė gjininė e prozės.

Shkrimtar dhe regjisor
Gjergj Vlashi ėshtė autori i 300 tregimeve dhe i 16 romaneve. Ndėrkohė, nė karrierėn tij tė gjatė si regjisor i trupės profesioniste tė qytetit tė Durrėsit, ka vėnė nė skenė 100 variete. Ai pohon se pas daljes nė pension ka mė tepėr kohė tė lirė qė tė merret me letėrsi. "Nė vitet `90 dola nė pension dhe, pasi lashė skenėn, iu kushtova krejtėsisht letėrsisė. Gjatė kėsaj periudhe kam botuar romanet 'Damian P', 'Njeriu i netėve tė vjeshtės', 'Udhėtimi yt u mbyll me klithma' dhe 'I ngujuari dhe hija' ", thotė Vlashi. Ngjarjet e veēanta dhe problemet nė kohė tė ndryshme e kanė shtyrė shkrimtarin qė t'i hedhė pėrjetimet e tij nė letėr. "Njeriu i netėve tė vjeshtės" ėshtė bazuar nė njė ngjarje tė rrallė gjatė Luftės sė Dytė Botėrore. Ėshtė njė copė histori e qytetit tė Durrėsit, ndoshta unikale nė historinė e kėsaj lufte. Tė trembur nga ndonjė zbarkim i anglo-amerikanėve nė brigjet e Durrėsit, ushtria gjermane minoi tė gjithė bregdetin dhe banorėt i evakuoi nė drejtim tė Tiranės e tė Kavajės. Kėtė operacion minimi gjermanėt e quajtėn me emrin e koduar "Shėtitje nė port". Kjo ndodhi nė muajin tetor 1943 dhe nė qytet mbeti vetėm njė njeri. Ai e pėrjetoi kėtė fakt tė rrallė historik.
Pėr shkrimtarin, i cili njihet edhe si "babai" i varietesė shqiptare, nuk ka asgjė tė veēantė binomi i shkrimtarit dhe regjisorit. "Nė vendin tonė, tė ishe profesionist i lirė ishte privilegj i njė pakice artistėsh, kėshtu qė unė pas punės gjeja kohė edhe tė shkruaja. Ndėrsa raportin ndėrmjet shkrimtarit dhe regjisorit unė ia le pėr vlerėsim lexuesit", thotė ai. Fillimet e punės si drejtues i grupeve artistike amatore i shoqėroi me hartimin e libreteve dhe regjisurėn. Po kėshtu, Vlashi drejtonte po vetė edhe anėn muzikore tė shfaqjeve. Nė vitin 1961, sė bashku me aktorėt Spiro Strati, Ramazan Njala, Enver Likmeta, Aishe Stari e tė tjerė krijoi Teatrin e Estradės profesioniste tė qytetit tė Durrėsit. Pėr 30 vjet me kėtė trupė ai krijoi humor dhe njė galeri tipash e prototipash, qė ende vazhdojnėtė jenė prezent si personazhe barcaletash.

Pėrkthimet
Gjergj Vlashi karrierėn artistike e ka nisur me pėrkthime nga letėrsia botėrore. Njohės i gjuhėve ruse, gjermane, spanjolle, portugeze, italiane dhe frėnge, ai ka sjellė pėr lexuesin vepra tė korifejve tė letėrsisė botėrore. Ai kujton pėrkthimin e parė: "Isha 15 vjeē kur pėrktheva tregimin 'Rrėfimet e njė gruaje', tė shkrimatrit francez Gi de Mopasan. Ky tregim u botua nė gazetėn "Bashkimi i Kombit" nė muajt e parė tė vitit 1944, ndėrsa pėrkthimi i fundit ėshtė njė antologji e tregimit hispano-amerikan tė shekullit XX, botuar nga shtėpia botuese "Dudaj". Gjatė punės si pėrkthyes, por edhe si lexues, Gjergj Vlashi kishte pėr zemėr shkrimtarin ēek Franc Kafka, i shpallur autor i ndaluar nė kohėn e diktaturės. Dėshira e tij ishte ta sillte nė shqip kėtė autor. Ky pasion u bė realitet nė fillim tė viteve '90. "Nxora nga raftet e librave 2 novelat e Kafkės, "Metamorfoza" dhe "Nė koloninė ndėshkimore", tė shkruara nga autori nė gjuhėn gjermane. Pasi i pėrktheva, kryredaktori i atėhershėm i revistės "Bota Letrare" u tregua i gatshėm e i botoi tė dyja nė njė nga numrat e asaj reviste. Ky ishte botimi i parė i Kafkės nė gjuhėn shqipe (pėrveē njė tregimi tė botuar nė gazetėn 'Drita' tė pėrkthyer nga Ardian Klosi)", kujton pėrkthyesi. Mė pas u botua njė pėrmbledhje me tregime tė Kafkės, e titulluar "Nė portat e ligjit". E po kėshtu doli nė shqip kryevepra e Kafkės "Procesi", i cili ėshtė cilėsuar si kryevepra e tij. Ai u pasua edhe me dy pėrkthime tė tjera tė kėtij autori, tė cilat pėrbėjnė tė gjithė novelistikėn e shkrimtarit ēifut ēek. Lista e pėrkthimeve tė Gjergjit vazhdoi me autorin italian Dino Buxati dhe me autorė tė tjerė tė mėdhenj tė prozės botėrore, si Hose Saramago apo Gabriel Garcia Markez. Madje, ai kujton se ėshtė takuar me kolosėt e letėrsisė botėrore: Hose Saramago, Paulo Coelho e Hose Camilo Sela. Vepra e Gjergj Vlashit i ka kaluar edhe kufijtė e vendit. Kėshtu, vitin e kaluar mikrokomedia e tij "Xhaketa" pėrfaqėsoi vendin tonė nė edicionin e 12-tė tė Festivalit tė prozės, muzikės, koreografisė, poezisė, artit viziv dhe teatrit pėr vendet e Europės Qendrore, e cila u zhvillua nė Cividale (Itali). Ndėrsa nė Festivalin e 12 tė Teatrit Eksperimental nė Kajro, Vlashi u thirr pėr tė referuar kumtesėn "Efektet e metodave tė vėnies nė skenė tė dhe prirjet e reja nė shfaqjet teatrale tė shekullit XX".
__________________
Njeriu lind per ta jetuar jeten, pastaj kerkon magjine e saj: dashurine, pasi e gjen... jeta stoliset me miresi... miresise i falesh dhe me engjellin tend keni nje zemer te perbashket. Te dua cmendurisht engjelli im.
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
Pergjigjuni me Citim
  #5  
Te vjeter 25-10-2004, 23:45
Minifotoja e anetarit AlbShkodra
Anetare Nderi
 
Reg: 11-09-03
Lokalizimi: Londer
Postime: 5,425
Kryesore

Visar Zhiti, "Perendia mbrapsht dhe e dashura"

Botohet romani i ri i letrarit te njohur, qe kete here, na jep nje shqiptar te cuditshem ne nje rrugetim surreal: ku do te kerkoje ne jeten e gjalle shpirtin binjak dhe do te hedhe ne gjyq atdheun. OMSCA tenton edhe njehere me promovimin e prozes kombetare te rradhes

Rikthehet kete jave Visar Zhiti me romanin e tij te ri "Perendia mbrapsht dhe e dashura". E botuar nga OMSCA, ajo synon, qe te na sjelle nje rrefim disi surreal. Ku personazhi i Zhitit ka ne koke tre gjera, te cilat duhet t'i kryeje me cfaredo cmimi. I bindur se duhet te ndryshoje realitetin e tij, ai ka pergatitur per ne Hage nje "Dosje kunder atdheut"; kerkon ngado shpirtin binjak te se dashures; dhe pervec kesaj, mbart nje amanet te jashtezakonshem me vehte: qe ka te beje me viziten ne vendet, qe dikur ka enderruar me te dashuren e tij. Per te realizuar te pamunduren, ky shpirt i drobituar, ka me vehte vetem nje arme: drejtesine. Eshte ky ilaci, qe e mban per te mposhtur ankthin dhe zhgenjimin, cekulibrimin dhe per t'u transformuar ne nje personazh te vertete tragjik. Duket sikur personazhi i Zhitit ecen ne pasjete, sepse sa e vertete eshte jeta e tij ne toke, aq me e vertete eshte jeta tjeter e tij, ajo qe ka te beje me boten e ndijimeve te tij. "Romani eshte jete dhe enderr, madje nje zhytje ne materien e te dyjave, ikje nga vendi yt dhe ekskursion i cuditshem ne Europen e deshiruar, malli per t'u lidhur me te, por per fat te keq, vone dhe mbrapsht, ne menyren me ironike dhe vrastare. Edhe emigrant edhe turist i hallakatur, me sakte as njera dhe as tjetra, por misionar i nje dashurie te nderprere mizorisht dhe i nje vetveteje te pergjysmuar, personazhi u avitet qyteteve te medhenj si Roma, Parisi, Viena, vagellimthi kerkon Hagen, gjyqin e saj, kerkon nje shpirt, nje ringjallje, por sulmohet pa rreshtur nga kujtimet dhe ankthet e se kaluares, nga skenat e dhunes, me te rendat, dhe vrasjet, nga lufta ne Kosove dhe, me pas, simbioza e romanit i ngjan nje realizmi magjik tejet te trishte, ku s'ka te ardhme, por te shkuar ngado", shkruan OMSCA ne prezantimin e tij..

I gjithe zhvillimi behet me nje ecje ne invers te personazhit, qe duket se na sjell keshtu nje permase tjeter te panjohur. Kjo do t'i sherbeje edhe si sens per t'u rebeluar, per t'u hakmarre por edhe per te ecur shume perpara. Autori perdor me kujdes figurat letrare per te mos e roberuar personazhin e tij, qe edhe pa keto, eshte nje mbikrijese. Nuk duhet harruar se ne kete mjedis surreal, autori shpalos dhe dashurine e tij per te bukuren, gruan dhe mbi te gjitha dashurine, nje nga mekanizmat kryesore te evolucionit, element qe shfaqet i plote ne nje nga skenat e fundit, kur ai kujton se e ploteson shpirtin binjak, ndersa braktis Dosjen kunder Atdheut. Referuar Shtepise Botuese OMSCA, e cila eshte e dhene pas letersise kombetare, "'Perendia mbrapsht dhe e dashura' eshte jo vetem nje arritje e re ne prozen e autorit, qe, sipas kritikut te mirenjohur Ali Aliu 'Visar Zhiti eshte personalitet i rendesishem i letersise shqiptare', por eshte sukses dhe i gjithe letersise sone te tanishme".


Ben Andoni ''Korrieri''
__________________
Njeriu lind per ta jetuar jeten, pastaj kerkon magjine e saj: dashurine, pasi e gjen... jeta stoliset me miresi... miresise i falesh dhe me engjellin tend keni nje zemer te perbashket. Te dua cmendurisht engjelli im.
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
Pergjigjuni me Citim
Pergjigju

Bookmarks

Alternativa Teme
Vleresojeni kete Teme
Vleresojeni kete Teme:

Rregullore Postimi
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is aktivizuar
Buzeqeshjet jane te aktivizuar
Kodi [IMG] eshte i aktivizuar
Kodi HTML eshte i dizaktivizuar
Trackbacks are aktivizuar
Pingbacks are aktivizuar
Refbacks are aktivizuar
Kapercim Forumesh

Tema te ngjashme
Tema Filluesi i temes Forumi Pergjigje Postimi i Fundit
Do T'ju Bie Ndėrmend ēka Po U Them Muslimani Kurani dhe Jeta 5 05-06-2008 22:06
A ekziston 'Zoti'? Administratori Teologjia 96 03-05-2008 10:34
Gjergj Kastrioti - Skenderbeu AlbShkodra Historia 13 21-04-2007 17:33
Historia e Shqiperise - ILIRET AlbShkodra Historia 29 25-10-2003 00:05
Kur'ani Fisnik ne Shqip Administratori Kurani dhe Jeta 5 04-09-2003 16:15


Te gjitha oret jane ne GMT +1. Ora tani eshte 01:34.




Parajsa Shqiptare