I vetmuar ndihem une sot ... Me thoni ceshte jeta tu rrethej ceshte e verteta , me thoni ceshte vdekja tu them ceshte genjeshtra, me thoni ceshte dashuria tu rrethej ceshte zilia , me thone ceshte urrejtja tu them ceshte miqesia. I larguar disi nga kjo shoqeri shpirti im lundron ne hapesirat e nje universi te pafund, endet i humbur atje larg teje, larg dashurise sone , larg kujtimeve te bukura, larg deshirave e ndjenjave te strukura me aq origjinalitet ne zemrat tona. Shikoj lotet tek me kullojne nga syte e pegjakura, shikoj zemren te me lendoje ne kraharor, mendoj kohet qe bashke ne rrinim, enderroj netet nen yje kur ne te dy atje flinim. Lutem, pergjerohem qe dikush te me afrohet, lehtas mendjen diku gjetke te ma ktheje, dua te jem larg, larg, shume larg kesaj torture, larg shpirtit te lenduar, larg zemres se pikelluar, larg lotit te leshuar per ty o e dashura ime. I shoh me mall ato dite kur ne te miturit luanim perdite, enderroj bregun e detit, ujet e ujvares, deget e shelgut plak, nen te cilin rrinim dite e nate. E ceshte valle dashuria qe njeriun e le, te pashprese ne duart e nje jete te tille, ku dhe fjala eshte e peshtire, sepse nxirret nga goja e atyre qe ne na ndane, zemren tone thelle na e vrane, dhe shpirtin ne na e lane te endet si fantazme i vetem, i ngrysur, i lenduar dhe i helmatisur. Ku je tani e dashura ime, ku je tani drita e jetes sime, ku je se malli per tya mua po me vret, shpresen dhe deshiren per jete po ma tret. Lengoj une dite e nate, qe ti te me ndiesh dhe te kthehesh prape, po ceshte keshtu valle me harrove, dashurine tone tej e hodhe, pikellimit tim po ja var, apo mos valle ti se ndien me mungesen time? Lundroj i vetem ne detin e turbulluar me mendime qe enden poshte e larte sikur te isha i fshehur gjate; i fshehur nga vetja, i fshehur nga miqesia, i fshehur nga dashuria. Jo une e ndiej se edhe ti me do , pra te lutem mos me ler te vuaj, afrohu serisht ne zemren time, se ti per mua je kenga e jetes sime, je zeri i embel i kitares sime, tingujt e se ciles rimojne me rrahjet e zemres sime. Emri juaj eshte skalitur thelle ne mendjen time, dot se largoj, as mundohem ta perze, se ti je per mua je gjithcka qe une dua dhe jo askush nga tya mua sme ndan
|