| Cfare ju duhet te dini? |
|
#1
| ||||
| ||||
| Giuseppe Ungaretti - Miti i shkretėtirės nė poezinė e tij Alva DANI Giuseppe Ungaretti bėn pjesė nė atė gjeneratė poetėsh qė vetė koha i shndėrroi nė mite tė padiskutueshme nė memorien e ēdo lexuesi. Ta ka ėnda tė lexosh poezinė e tij tė lindur nga misteri i natyrės, ato pak fjalė tė izoluara qė i ngjajnė endacakėve nė shkretėtirė, por qė mjeshtėria e poetit i bėri tė papėrsėritshme, duke i shndėrruar nė emblema. Ungaretti lindi nė Aleksandri tė Egjiptit, nė kufinjtė e shkretėtirės, aty ku drita dhe nxehtėsia krijojnė mirazhe dhe rėra shpėrbėhet nė mijėra thėrrimė pa mundur tė marrė formė asnjėherė. Pikėrisht kėtu merr jetė poezia e tij, kėtu gjen stimulin e parė tė origjinės. Nė njė intervistė tė dhėnė nė 1965-ėn shprehet: Shkretėtira ishte shenja e parė qė vuri nė lėvizje ndjenjėn dhe fantazinė time. Unė jam nga Aleksandria e Egjiptit: vendet e tjera tė Lindjes ndoshta kanė njė mijė e njė netėt: Aleksandria ka shkretėtirėn, ka natėn, ka asgjėnė, mirazhin, lakuriqėsinė imagjinare qė dashurohet ēmendurisht dhe tė bėn tė kėndosh pa zė. E pėrkufizon kėshtu vetė poeti truallin e thėrmuar nė tė cilin lindi dhe u mvesh me njė mijė ndjesi qė i ushqyen ndjenjat. Nė poezinė 1914-1915 poeti shkruan: Tė pashė, Aleksandri, tė thėrrmueshme nė tokėn tėnde fantazėm Ndėrsa shndėrroheshe nė kujtim Nė njė pėrqafim pezull dritash. Po tė vazhdojmė tė lexojmė poezi tė tjera do tė shohim nė mėnyrė tė pashmangshme dhe fare te natyrshme fjalė qė duket sikur vazhdojnė dhe thėrrasin shkretėtirėn: oazi, palmat, netėt e thata, mirazhet, minaret, beduinėt, e lehura qė humb nė shkretėtirė etj. Shkretėtira ėshtė pjesė e pandashme e qėnies sė tij, e ekzistencės sė tij poetike. Kjo poezi shpesh herė merr jetė dhe muzikalitet nga kėnga e beduinėve qė shėtisin nėpėr shkretėtirė, nga thirrjet e vetmuara tė natės, nga jehonat e hapėsirave tė mėdha e tė pafundme, dhe kthehet nė diēka tė pazakontė dhe thellėsisht prekėse. Perėndim: Lėkura e qiellit/ i zgjon oaze/ endacakut tė dashurisė Natė maji: Qielli vendos nė maje/ tė minareve/ kurora dritash Pėr poetin italian, jeta nė Aleksandri, nė qytetin e shkretėtirės, nuk mund tė linte asnjė gjurmė nė kohė. Aleksandria ėshtė njė qytet pa asnjė monument, qė tė mund tė tregojė tė kaluarėn antike. Ėshtė e ndryshueshme, sepse vetė koha e merr gjithnjė me vete dhe e lė ashtu tė zbrazėt, lakuriqe, me njė ndjenjė tė pashmangshme shpėrbėrjeje. Ėshtė pikėrisht mirazhi i kėsaj asgjėje dhe i kohės qė nuk lė gjurmė, qė bėn tė shkrepėtijė imagjinatėn e poetit, qė e tėrheq deri nė fėmijėri, nė kohėn kur kėto mirazhe ishin diēka mėse e zakontė. Nė mėnyrė tė natyrshme monotonia bėhet fryt i menjėhershėm i shkretėtirės: Nė shkretėtirė nuk shohim mė as qiell as tokė. Gjithēka mban njė ngjyrė tė njėllojtė tė verdhė nė gri nė tė cilėn mund tė lėvizni me shumė vėshtirėsi si brenda njė reje. Dhe pėrsėri rrjeshta tė tjerė tė jashtėzakonshėm pėr kėtė monotoni tė ethshme qė kishte filluar tė lėshonte rrėnjė nėpėr venat e poetit: Dielli tashmė bie pingul, gjithēka ėshtė e pezullt dhe e turbullt, ēdo lėvizje ėshtė e mbuluar, ēdo zhurmė e mbytur. Tashmė nuk kemi njė orė me hije as edhe me dritė. Ėshtė ora e monotonisė ekstreme. Ne heshtjen e shkretėtirės ku jetoi, Ungaretti provoi edhe ndjenjėn e vdekjes, qė e shoqėroi ēdo javė gjatė fėmijėrisė tij tė parė. E ėma e shoqėronte me javė tė tėra nė varreza, pėr tė thėnė lutjet pranė varrit tė tė atit. Ecnin gjatė nė kėmbė nė njė zonė pothuajse tė pabanuar dhe zhytej i tėri nė njė peisazh asgjesues. ... gjithēka thėrrmohet, gjithēka nuk zgjat veēse tepėr shkurt, gjithēka ėshtė e pėrkohshme. Kisha rėnė pre e atij peisazhi, e asaj pranie, e atij kujtimi, e asaj thirrjeje tė vazhdueshme tė vdekjes. Dhe ndjenja e vdekjes nuk do ti ndahej poetit edhe pėr njė kohė tė gjatė, tashmė jo mė nė Aleksandri, jo mė nė shkretėtirėn mitike tė mirazheve, por nė njė terren mė se tė prekshėm, ku jeta dhe vdekja bashkėjetonin ethshėm. Poeti kalon eksperiencėn e tmerrshme te luftės, nė Karso, dhe pikėrisht aty shkruan poezitė e tij mė tė bukura, tė papėrsėritshmet poezi tė shkurtra, ku edhe heshtja edhe fleta e bardhė flasin mė shumė se ēdo fjalė tjetėr me ngarkesė poetike. Ne nuk mund te ndalemi ketu, shkretėtira u shndėrrua nė njė mit tė vėrtetė pėr poetin dhe poezinė, ajo vazhdoi tė zgjerohej e tė shtrihej pafundėsisht, duke u bėrė pjesė e pandashme e jetės sė tij deri nė ditėn e fundit, deri nė rrjeshtat e fundit poetik kur shkroi Dunjėn, sepse edhe atėherė kishte ndėr mend imazhin e gruas arabe. Shkretėtira i mbushte shpirtin me njė mijė ndjesi dhe mes tyre i shkaktonte vetmi: ...njė nga stimujt qė mė bėri tė ndjehem i shkėputur nga gjithēka dhe njeri i vetėm, absolutisht i vetėm, ėshtė afėrsia ime me shkretėtirėn, ku kalova njėzet vitet e para. Dhe kjo ndodh nė njė poezi tė tillė si Krishtlindje duke krijuar njė kontrast tė fortė mes asaj qė ndjen poeti dhe festės sė hareshme dhe tė zhurshme: Mė lini kėshtu si njė send vendosur nė njė kėnd e tė harruar. Pastaj kemi ndjenjėn e endacakut, e njeriut te shpėrngulur, tė ērrėnjosur, e atij qė nuk e di nėse do tė ketė mė njė shtėpi, e atij qė mbart njė identitet tė pasigurt, lidhjet e gjakut, njė mall dhe dashuri e madhe pėr atdheun qė nuk e kishte parė asnjėherė e pėr tė cilin kishte dėgjuar vetėm tė flitej: tė gjitha kėto pėrcaktuan fatin e Ungarettit, fatin e poezisė sė tij, fatin e viteve qė do tė vinin. (Endacaku: Nė asnjė/ vend/ tė botės/ nuk mund/ tė martohem... E largohem gjithnjė i huaj). Por nga ana tjetėr, Aleksandria, megjithėse dheu i huaj, mbetet vendi mikpritės, vendi i takimit dhe kryqėzimit tė njė mijė racave dhe njė mijė gjuhėve. Ungaretti shkruan: Shokėt e mi ishin djem qė i pėrkisnin tė gjitha besimeve dhe kombėsive nga mė tė ndryshmet. Ėshtė njė zakon i imi qė nė fėmijėri, tė dhėnit e njė farė rėndėsia kombėsisė personale, por tek e fundit nuk mund tė pranoj se nuk ėshtė vėlla i im ai qė kishte njė tjetėr. Pra pikėrisht nga ky qytet kaq multietnik na vjen njė mėsim tjetėr hapjeje dhe kozmopolitizmi. Kjo nė mėnyrė tė padiskutueshme ndikoi nė formimin e poetit tė ardhshėm, nė mėnyrėn e tij tė jetesės (sepse asnjeherė nuk do tė jetonte gjatė nė njė vend, Aleksandri, Romė, Paris, San Paolo do tė pėrbėnin intinerarin e pėrhershėm tė jetės dhe punes sė Ungarettit). Aleksandria ėshtė thesari i ēmuar dhe qyteti me vlera tė padiskutueshme, ndėrsa shkretėtira miti i pazėvendėsueshėm nė poezinė e tij. Shkretėtira do tė mbetet frymėzimi i parė dhe i vazhdueshėm i poetit, do tė mbetet ngacmuesi i pėrhershėm i ndjenjave tė shpirtit poetik, nga ku buroi kjo poezi e pastėr pėr rreth gjysėm shekulli, e papėrsėritshme dhe shembull i pėrkryer pėr brezat qė do tė vinin.
__________________ The heaven's sound is composed inside your heart, listen to its beat to syncronize your life onto the angel's steps. |
![]() |
| Bookmarks |
| Tags |
| giuseppe, miti, poezine, shkretetires, tij, ungaretti |
| Alternativa Teme | |
| Vleresojeni kete Teme | |
|
|
Tema te ngjashme | ||||
| Tema | Filluesi i temes | Forumi | Pergjigje | Postimi i Fundit |
| A ekziston 'Zoti'? | Administratori | Teologjia | 96 | 03-05-2008 10:34 |
| Rame Maraj. Njeri me i rrezikshem ne Kosove. | The Postman | Politika shqiptare | 0 | 30-11-2007 02:31 |
| Roli i Isait (Jezusit) ne Islam. | Muslimani | Kurani dhe Jeta | 3 | 31-10-2006 20:22 |
| Drejtimi i shpirtit drejt nje pendimit te sinqerte | SmArTs_WAY | Kurani dhe Jeta | 1 | 27-06-2006 10:30 |
| Dyzet hadithe mbi personalitetin Islamik | SmArTs_WAY | Kurani dhe Jeta | 0 | 27-06-2006 10:08 |