Parajsa.com


Parajsa Shqiptare Forum

Cfare ju duhet te dini?

 

Kthehuni Mbrapa   Parajsa Shqiptare Forum | Arti dhe Kultura | Letersia

Fatos Arapi

Teme e Mbyllur
 
LinkBack Alternativa Teme Vleresoni Temen
  #1  
Te vjeter 14-06-2006, 20:46
Minifotoja e anetarit Administratori
Parajsa Shqiptare
 
Reg: 06-07-02
Lokalizimi: London
Postime: 2,032
Images: 2351
Faqe ne Ditar: 2
Fatos Arapi

Fatos Arapi lindi nė qytetin e Vlorės. Po atje ai kreu shkollėn e mesme, ndėrsa studimet e larta i ndoqi nė Bullgari (Sofje) nė fakultetin e Matematikės dhe tė Ekonomisė. Ka punuar shumė vjet gazetar dhe pedagog nė Fakultetin Histori Filologji tė Tiranės. Disa herė ka fituar ēmime kombėtare e ndėrkombėtare pėr poezi. Vepra e Fatos Arapit ėshtė e pasur nė llojet e zhanret e ndryshme qė ai lėvroi. Pėrveē poezisė ku ai qėndron nė rreshtat e parė, F. Arapi ka shkruar disa novela: Patat e egra, 1969; Cipa e borės, 1985; Gjeniu pa kokė, 1999 etj; disa romane: Dhjetori i shqetėsuar,1970; Shokėt,1977; Deti nė mes,1986; disa drama: Partizani pa emėr,1962; Qezari dhe ushtari i mirė Shvejk, nė front diku,1995; ka bėrė disa pėrkthime: Kėngė pėr njeriun, Nikolla Vapcarov, 1981; Poezi, Pablo Neruda, 1989; Safo, 1990; Antologji e poezisė turke etj; si dhe ka shkruar njė numėr tė madh artikujsh e studimesh tė ndryshme. Poezitė e para F. Arapi i botoi nė gjysmėn e dytė tė viteve pesėdhjetė, dhe, pėrkatėsisht nė vitet 1962 e 1966 botoi vėllimet "Shtigje poetike" dhe "Poezia dhe vjersha".

Qė nė hapat e parė ai paralajmėroi njė zė tė vėēantė nė artikulimin gjuhėsor tė botės dhe tė njeriut, njė vizion tė vetin mbi realitetin. Fillimet poetike tė Fatosit do tė jenė tematikisht tė rrudhura e tė reduktuara, duke u kushtėzuar nga rrethanat politike tė kohės. Nė frymėn e hovit ndėrtimor dhe tė entuziazmit pėr ēlirimin e vendit, qė mbizotėronte brenda parimeve krijuese tė realizmit socialist poeti shpaloste besimin se Shqipėria ecte drejt njė rruge tė re, tė lirė, dhe ky besim bėnte tė pėrballohej mė lehtė durimi dhe sakrifica. Brenda kėtij vizioni, Fatos Arapi shpesh do t'i pėrqeshė e pėrbuzė burokratėt dhe demagogėt, si nė poezinė "Antiburokratike", apo do tė sjellė disa veēanti pėrmbajtėsore dhe ekspresive si nė poezinė "Pse erdha nė jetė". Siē shihet, poeti i thurr ode lirisė dhe "mejtimit tė lirė" siē e quan ai. ėshtė synim dhe ideal madhor, pas tė cilit poeti magjepset dhe pėrbetohet.

Parė nga kjo perspektivė vetė ēensurimi, mund tė bėhen interpretime tė shumėfishta: se shoqėria e re ėshtė ajo qė sjell dhe garanton lirinė, apo, se poeti sikur e ndien tė rrezikuar lirinė, prandaj del nė kundėrshtim tė brendshėm me kohėn e vet. Cilido nga interpretimet duhet marrė parasysh dhe pėr faktin e leximit zyrtar tė poezisė. Por, edhe nė rrafsh tė artikulimit gjuhėsor, nė pėrzgjedhjen e figurės dhe tė figuracionit, Arapi do tė kėrkojė mundėsi tė reja nė thurrjen e vargut dhe artikulimin e fjalės. Eshtė ndjerė e hutuar mbase dhe vetė ēensura pėrballė vėrshimit tė figurshėm nė stilin "Nata shkon shaluar mbi kurriz tė maleve", "Nata e ngarkuar me alarme...", te poema mjaft e ndjerė dhe e suksesshme e asaj kohe "Alarme tė pėrgjakura".

Nė fillim tė viteve shtatėdhjetė, e sidomos me veprėn e botuar mė 1972 "Mė jepni njė emėr", besimi dhe entuziazmi mbi tė nesėrmen e sigurtė sikur fillon tė meket. Do tė vėrehet kjo nė dy rrafshe: nė pėrsiatjet pėr idenė e ekzistencės, (nė ēastet e dėshpėrimit personal) dhe, nė prirjen e figurshmėrisė sė mbyllur, pėr tė mos qenė deri nė fund i lexueshėm. E tillė mund tė jetė dhe poezia, titullin e sė cilės mban vėllimi "Mė jepni njė emėr". Vėrehet se shumė dilema shqetėsuese fshihen nėpėr vargje, shumė ēėshtje dhe kategori vihen para pikėpyetjeve, ose tė paktėn shumė ēėshtje tė ekzistencės mbesin tė hapura...

Dhe pikėrisht gjatė viteve shtatėdhjetė, syri zyrtar do tė dalė publikisht me alarmin nga rreziku i njė poezie tė tillė. Qoftė nė frymėn e entuziazmit dhe tė besimit tė fillimit, qoftė nė kuadėr tė shenjave tė para pėr zvetėnimin e kėtij besimi, poezia e Fatos Arapit pėr gjatė gjysmė shekulli arriti ta ruajė tėrėsinė e qėndrueshme estetike dhe etike. Nė planin tematik, poezia e tij nuk e vuri poezinė nė shėrbim tė politikės sė ditės. Nė rrafshin e shprehjes, ai vazhdoi tė jetė origjinal duke e zgjeruar hapėsirėn krijuese dhe artikulimin figurativ. Zakonisht vetėm me njė lėvizje, me njė shpėrthim befasues, poezia e Fatos Arapit sugjeron thellėsķ dhe hapėsira universale pėrfytyrimi, duke e vendosur objektivin poetik brenda konteksteve tė reja ekzistenciale, ku shquhet mprehtėsia e mendimit. Edhe figura, prandaj del pėrherė e re, ēuditėrisht e freskėt, e ngarkuar me pėrmbajtje dhe ndjeshmėri tė papėrsėritshme. Ėshtė njė gjuhė poetike e aftė ta ndjekė e ta artikulojė tė fshehurėn, tė padukshmen, tė ndrydhurėn nė mjedisin qė e rrethon, me tėrė tragjedizmin, trishtimin dhe egėrsinė bashkė. Mund tė thuhet se figura nė poezinė e Arapit ėshtė ndėr mė efikaset dhe ekspresivet nė poezinė bashkėkohore shqiptare. Nė mpleksjen ndėrvarėse: nga njėra anė realiteti, nga ana tjetėr imagjinata, emocioni dhe intelekti, lind kjo lirikė. Prandaj lexuesi e gjen, e zbulon veten me ndjesinė se dhe ai kėshtu e pėrjeton botėn pėrreth, por nuk ka mundur ta formulojė ashtu. Nga pėrplasja e poetit: (imagjinata, emocioni, filozofia) me realitetin, reflektohet synimi drejt pėrsosjes sė njeriut.
Imazhe te Ngjitura
Lloji i Skedarit: jpg Fatos-Arapi.jpg (18.3 KB, 2 vezhgime)
__________________
The heaven's sound is composed inside your heart, listen to its beat to syncronize your life onto the angel's steps.
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
  #2  
Te vjeter 14-06-2006, 21:24
Minifotoja e anetarit Administratori
Parajsa Shqiptare
 
Reg: 06-07-02
Lokalizimi: London
Postime: 2,032
Images: 2351
Faqe ne Ditar: 2
Atdheu i Poetit

Atdheu i Poetit
Analizė

Gjatė viteve shtatėdhjetė Arapi boton ciklin e poezive mbi Skėnderbeun, figura e tė cilit ėshtė sfidė e pėrhershme frymėzimi poetik nėpėr shekujt letrarė tė shqipes. Qė nga De Rada e kėndej, krijuesit mė tė mėdhenj kombėtarė kanė realizuar kryevepra tė frymėzuar nga fryma dhe epoka e Skėnderbeut. Fatos Arapi edhe nė kėtė rreth tematik vjen i veēantė: cikli i tij mbi Skėnderbeun e sjell shpirtin e kohės sė heroit, si shtresim-themel tė poezisė, qė mbi tė tė fokusojė reflekse kohore dhe hapėsinore bashkėkohore, tė afėrta dhe tė gjithėkohshme. Ndjehet sidomos shtresimi ironik aludiv lidhur me hipokrizinė dhe prapaskenat diplomatike tė tė mėdhenjve qė kurdisen, si dje-sot, nė shpinė tė mė tė vegjėlve...

Nga ky cikėl mund tė veēojmė vargjet e poezisė "Ishim ne" ku hasen rrėnjėt e thella tė qenies, tė shpirtit dhe tė tokės arbėrore para dhe pas Skėnderbeut. Duke ligjėruar nga perspektiva e epokės dhe e figurės sė Skėnderbeut, poeti do tė thotė: ishim ne ata qė do tė niseshim pėrjetėsisht nėpėr udhėt e pėrgjakura, tragjike tė lirisė duke e lėnė tė hapur kėtė rrugė dhe nė tė ardhmen.

Nė vitin 1991 Fatosi botoi poezinė "Atdheu" qė sjell njė imazh e ndjeshmėri lidhur me emocionet patriotike, tė pazakonta deri atėherė nė kėtė temė. Atdheu shpalohet me ngjyra dramatike, tendosje emozionale shpėrthyese qė hedhin dritė nė tri dimensionet e kohės: nė tė kaluarėn, tė tanishmen dhe tė nesėrmen. Nė vend qė tė jetė vetėm dashuri, atdheu ėshtė dhimbje dhe pikėllim. Ėshtė kryqi qė e mban nė shpinė dhe qė tė mban mbėrthyer, ėshtė premtimi qė tė bėhet posa lind dhe tani ai ka sy tė trishtuar, ėshtė dashuri qė vdes e dashuri qė tė ēmend, ėshtė buka e uritur, ėshtė ėndėrr, ankth e shpresė e sfilitur, ėshtė varr, varr i hapur... Atdheu nė kėtė poezi shpaloset pėrmes epiteteve me ngarkesė emozionale, lėvizėse zik-zake qė pėrjashtohen dhe prapė plotėsohen mes vetes, duke qėndruar pranė e pranė.Katėr katrenat mbyllen efektshėm nė njė distik:
Atdheu yt i vogli, i vogli
Ai hyjnori i pavdekshmi - loti.


Kjo lirikė dashurie e botuar nė fillim tė dhjetėvjetshit tė fundit tė shekullit, ėshtė parashenjė e shtresuar thellė nė botėn poetike tė Arapit qė do tė shpaloset si spektėr i begatė i shpirtit dhe i filozofisė sė tij. Nga ky cikėl do tė pėrmendim poezinė e botuar rnė 1999: "Kjo ndodhte nė Madrid", qė mund tė emėrtohet edhe si refleksive meqė bashkėfrymojnė nuancat e ekzistencės si: jeta-vdekja, shpresa-tragjizmi , malli-pikėllimi, mishėrim pas Dheut - fat i pėrjetshėm i lindur. Ajo ka 22 vargje tė sistemuara nė mė shumė njėsi. Ideja se mund ta braktiste a tė jetė i braktisur nga Atdheu ėshtė trishtuese. Fuqia tėrheqėse e vėmendjes e ndjek kėmba-kėmbės poetin nėpėr botė; ajo ėshtė magji e gjithėpushtetshme.


E njėjta ndjenjė dhe i njėjti zjarr dashurie ėshtė dhe te poezia "Duke u nisur pėr Zyrih". Edhe kėtu, emocioni ėshtė ngasje dykahėshe: e afėrt-e largėt, e ngrohtė-e ftohtė, pėr tė mos thėnė, e adhuruar-e urrejtur. Ky ėshtė Atdheu nė poezinė e Fatos Arapit, as vetėm hyjnori, i adhuruari, as vetėm trishtimi, dhimbja, vrasėsi... ėshtė fati, ėshtė pėrcaktimi sovran qė nuk tė ndėrron e as e ndėrron dot, qė nuk ta falin e as e fal dot.
__________________
The heaven's sound is composed inside your heart, listen to its beat to syncronize your life onto the angel's steps.
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
  #3  
Te vjeter 14-06-2006, 21:40
Minifotoja e anetarit Administratori
Parajsa Shqiptare
 
Reg: 06-07-02
Lokalizimi: London
Postime: 2,032
Images: 2351
Faqe ne Ditar: 2
Dashuria e Poetit

Dashuria e Poetit
Analizė

Tema e dashurisė pėr gruan ėshtė e pranishme qė nga fillimet poetike tė Arapit. Nė fazėn e parė ajo ėshtė plot ngjyra optimiste. Nga ky rreth mund tė pėrmendim poezinė "Ti do tė vish", e cila pėrveē tensionit emocional dramatik, shquhet dhe nė shkallė ekspresioni. Poezia ėshtė karakteristike pėr figuracionin e veēantė qė Arapi sillte aso kohe nė poezinė shqipe. Do tė vihen re figura qė hapin horizonte tė paanshme, tė pafundme, krahasime dhe paralelizma tė kategorive universale...

Por poezia mbi dashurinė nė fazėn, si do tė thoshim, tė lirikės filozofike tė Arapit, merr tone dhe ngjyra tė tjera dhe shquhet, para sė gjithash, nga cilėsia e tė menduarit. Dhe jo vetėm mosha e poetit, por dhe vetė realiteti i ngarkuar nė tensionime e ē'ekuilibrime shpirtėrore e morale, reflektohet nė tėrėsinė e botės krijuese tė shkrimtarit. Gjithnjė nė kėtė fazė e me kėtė prirje, vihet re njė si rrėshqitje drejt ikjes, fshehjes, drejt depersonalizimit tė zėrit poetik. Nga kjo perspektivė, dashuria tingėllon si jehonė kujtimi, si njė e kaluar e perėnduar qė tė braktis - apo e braktis. Tingėllon po ashtu, sidomos kjo fazė lirike e poetit, si njė fat ekzistencial, nga i cili nuk ke si ikėn. Kujtimdashuria kėshtu natyrshėm shndėrrohet nė mendim, nė urti, ngrihet nė shkallė tė rezonancės filozofike, e ngarkuar me shijen e melankonisė apo me jehona tė largėta elegjiake. Duke i rezistuar prirjes emozionale nė llogari tė njohjes, vetėnjohjes sė njė ligjshmėrie ekzistenciale, dashuria nė stacionin e fundit shfaqet si njė proces qė lėviz nė rreth. Pėrmbushjet kuptimore tė kėtij udhėtimi pa fund shpesh tė sjellin njė shije tė mistershme, qiellore.

Nga ky kuadėr le tė veēojmė poezinė "Dashuria" (97) qė ka vetėm tetė vargje brenda dy katrenave. Eshtė dashuria e dikurshme qė shfaqet si ngasie e ankthshme duke ndezur dritat e kujtimit, ku poeti shkon pėr t'u strehuar brenda atij qielli tė ndezur yjesh nė fund tė lumit Akeron, lumit qė e ndan kėtė botė nga ajo tjetra, mbase duke sfiduar bregun e pėrtejmė tė tij. Mashtrues ėshtė tėrė ai imazh i ndezur yjor i dashurisė sė dikurshme. S'mbetka gjė prej gjėje: mesa hiri qė rrėshqet gishtėrinjve, posa provon tė ndezėsh qirinjtė e shuar tė dashurisė. Tek vargjet e poezisė "Trishtimi mė braktis i fundit" mbizotėron po ashtu fryma elegjiake: dhembja ėshtė e shkallės qė e kalon trishtimin, dhimbja, e vėrteta vjen pas tij, pas trishtimit. Kėshtu fillon poezia me vargun e parė, tė veēuar dhe tė pavarur: iku dhe dielli muzgor i trishtimit nė sy. Dhe ja pse: kot pret zemra tė ulet zogu me pickimin magjepės. Eshtė pulėbardha e vdekur tani, qė dikur prehej nė detin shpirtėror tė poetit. Dhe ishte trishtimi i dikurshėm qė e mbante gjallė, nė ethe pėr kėrkim e zbulim, pėr miratim tė pandėrprerė tė dashurisė, trishtimi pėr tė mos e humbur, pėr ta rigjetur pėrditė dashurinė. Dhe s'kishte zot e perėndi qė mund tė ndalte kėtė synim tė pafund tė poetit pas dashurisė. Si t'i pėrballojė tani ai xhelatėt e dashurisė, vrasėsit e saj? Prandaj pikėrisht kur e braktisi frika e trishtė pėr tė mos e humbur dashurinė, poeti i dorėzohet pėrfundimisht dhembjes sė madhe...

Po nė kėtė shkallė dorėzimi janė dhe vargjet e poezisė "Mos eja nė ėndėrr", mbase dhe nga mė mbresėlėnėset e ciklit. E paralajmėron poeti dashurinė e dikurshme qė tė mos i fanitet duke ia ējerrė plagėn. Eshtė tretur tani brishtėsia e dikurshme, si e Safos antike dhe ėshtė ngopur deri nė grykė me vdekjen e dashurisė. Shfaqja e saj nė ėndėrr nxit klithmėn nga e cila trembet poeti -"Nga britma ime pėr ty". Pėrbetimi refren pėrsėritet prapė duke kėmbėngulur tė mos e pėrsėrisė dhe njėherė "shakanė e mbrėmshme" se pastaj ē'ekuilibrohet, bėhet e papėrballueshme dita... Kėshtu njė rrudhje, tėrheqje dhe mbyllje pėrsiatėse, me shije melankolike do tė vėrehet, sidomos gjatė dhjetėvjetėshit tė fundit dhe tek vargjet e poezisė intime. (Qėllimisht, kėtė pjesė tė lirikės sė Arapit po e emėrtojmė si intime, me kusht qė brenda kėtij rrethi tematik tė pėrfshihen dhe poezitė e kthimit nė vatrėn e lindjes dhe tė prindėrve...)
__________________
The heaven's sound is composed inside your heart, listen to its beat to syncronize your life onto the angel's steps.
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
  #4  
Te vjeter 14-06-2006, 21:44
Minifotoja e anetarit Administratori
Parajsa Shqiptare
 
Reg: 06-07-02
Lokalizimi: London
Postime: 2,032
Images: 2351
Faqe ne Ditar: 2
Projekti i ri Poetik

Projekti i ri Poetik
Analizė

Me veprat poetike tė botuara giatė viteve 90, Arapi duket sikur fillon njė projekt tė ri poetik qė pėrmes njė vizioni global depėrton thellė nė botėn dhe realitetin shqlptar. Fokusohet njė kohė e turbullt, e egėrsuar, me rrjedha tmerrėsisht tė paqarta dhe tė paparashikueshme. Ėshtė poezi e frymėzuar nga reflekse ekzistenciale tė aktualitetit shqiptar. Vėllimet me poezi "Ku shkoni ju statuja" dhe "Dafina nėn shi" (91) shėnojnė njė fazė kalimtare drejt kėtij projekti poetik. Pesė vėllimet qė do tė pasojnė dhe qė shtrihen brenda dhjetėvjetėshit tė fundit tė shekullit: "Ne pikėllimi i dritave" (1993), "Mė vjen keq pėr Jagon" (1994), "In Tenebris" (1996), "Gloria viktis" (1998) dhe "Mė duhet njė gjysėm ėndrre" (1999), e shpalojnė nė dritė tė plotė lirikun e madh, duke e vendosur atė nė krye tė kėtij zhanri letrar tė shqipes. Brenda kėtyre pesė veprave, e sidomos tri tė fundit, shquhet lirika refleksive, e dritėhijeve metafizike, qė nė ēaste dėshpėrimi tė plotė i pėrshkon dhe timbri i absurdit. Nxiten shqetėsime madhore pėr qenien tonė kolektive, ndėr mė tė guximshmet nė lirikėn shqiptare sot. Kėto shqetėsime e nxitin domosdoshmėrinė e njeriut pėr njohje dhe vetėnjohje, tė shtrirė kjo nė kohėn dhe hapėsirėn shqiptare dhe nė atė universale.
__________________
The heaven's sound is composed inside your heart, listen to its beat to syncronize your life onto the angel's steps.
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
  #5  
Te vjeter 14-06-2006, 22:24
Minifotoja e anetarit Administratori
Parajsa Shqiptare
 
Reg: 06-07-02
Lokalizimi: London
Postime: 2,032
Images: 2351
Faqe ne Ditar: 2
Cikli i Tiranes dhe Cikli Vllasi

Cikli i Tiranės dhe Cikli Vllasi
Analize

Mė mbresėlėnėset nga lirikat meditative janė (ato tė emėruara) si: cikli i Tiranės dhe ato mbi ciklin Vllasi. Tė parat janė vargje tė frymėzuara nga dritėhijet e mjedisit urban tė qytetit tė poetit, Tiranės, nga ngjyra dhe shija e pėrditshmėrisė. Nė poezinė e Arapit gjatė dhjetėvjetėshit tė fundit, Tirana do tė shndėrrohet nė figurė qė ngėrthen nė vete njė kohė nga mė dramatķket, tė ngarkuar me tonet mė ekstreme ekzistenciale pėr qenien kolektive. Kėshtu, herė nė funksion tė metaforės, herė nė atė tė simbolit, Tirana do tė jetė vatėr dhe burim i pashtershėm i vibrimeve trishtuese tė botės krijuese. Pikėrisht brenda kėtij cikli tematik qė shėnon kurorėn krijuese tė poetit, do tė gjejmė tė fokusuar artistikisht shpirtin e parehatuar shqiptar tė kohės, me njė energji tė paartikuluar, gjysmė tė egėr, nė njė kėrkim tė ethshėm e dramatik tė vetes, me njė vullnet gjysėm tė verbėr, si agresion dhe vetėagresion. Kėtė kohė tė ngarkuar me dhembje, trishtim dhe shpresa, tiranase dhe shqiptare, lexuesi do ta pėrjetojė si "dokument" tė fuqishėm historik.

Nė poezinė "Koha" poeti bėn disa pyetje me vlerė historike e njerėzore: E ka nga marrėzia koha shqiptare, qė, si njė mėz i harbuar shkumbon mbi shqiptarėt si pa i vėnė re ata? As do t'ia dijė fare pėr orėn e ndalur, orėn zero, siē do tė thotė poeti me njė rast tjetėr? A nuk i sheh ajo, lazdrania, fatet shqiptare qė s'lėvizin, m'u si mushka para greminės? Koha shqiptare ėshtė nė njė kėrkim apo vetėkėrkim dramatik tė vetvetes?
Poezia mė karakteristike qė ngjizet nė kėtė katrahurė shqiptare, por njėkohėsisht ka njė besim tė thellė nė tė ardhmen, ėshtė poezia "Gloria viktis" (vargjet janė shkruar gjatė janarit 97, nė Tiranė dhe Vlorė). Eshtė Odė humbėsve; janė humbėsit qė gabojnė duke u nisur verbėrisht nė beteja tė reja, kėshtu derisa tė ēlirohen nga ngasja e hidhur e brendshme dhe ta pastrojnė pastaj tėrė hapėsirėn tiranase dhe shqiptare. janė pra, ata qė gabojnė dhe nisin lojėn tragjike e tė pėrgjakshme. Mos janė pikėrisht kėta, humbėsit e pėrhershėm, shpėtimi shqiptar? Edhe me kusht qė tė mbyten, vetė bashkė me tė tjerėt, por, me kusht qė uji tė lėvizė, tė mos shndėrrohet pėrfundimisht nė kėnetė ... ėshtė mesazhi i poetit.

Gjatė vitit 1996, Arapi shkroi vargjet mbase mė tė zymta deri mė sot nė portretizimin e kohės shqiptare (In tenebris). Vargjet e poezisė kanė strukturė dhe perspektivė epistorale, si letėr shkruar Vllasit nė Had (Vllas Arapi, vėllai i poetit, i vrarė nė mėnyrė misteriose pas mbarimit tė Luftės sė Dytė Botėrore). Poeti e ngushėllon tė mos ndjeiė keqardhie, tė mos ndjejė mall pėr botėn e njerėzve tė kėtejme, sepse "kėtu drita prej terri ėshtė". Dhe ja, pėrsėri, nė kuadėr tė kėtij trishtimi, njė artikulim i pėrsosur poetik: nė bebėz tė syrit na ėshtė eklipsuar hėna duke u kėrcėnuar, si ēark i ngrehur qė mund tė shpėrthejė nė ēdo ēast. Dhe, s'ka rrugė, ku mund tė nisesh, ku mund tė arrish... Edhe liria lind nė pranga, lind skllave. Veē tragjeditė, veē ato s'harrojnė tė mėnojnė. Nuk ka nevojė as pėr xhelatė, sepse kėtu, sapo ta kalosh kufirin e territ, mė i tmerrshėm fanitet njeriu...

Po nė kuadėr tė kėtij rrethi tematik po pėrmendim edhe dy
poezi: "Nė Tiranė ka vetėm tiranė", tė shkruar kėtu e dhjetė vjet tė shkuara, dhe "Mall pėr ty nė Tiranė", nė vitin 1995. Nė poezinė e parė, sugjerohet njė lojė fjalėsh, duke nxjerrė kuptimin dytėsor pėrmes shndėrrimit tė emėrtimit Tiranė nė cilėsorin tiranė. : ėshtė koha kur liria, ngathėt-ngathėt shfaqet nė horizont, kur dinjiteti shqiptar i nėpėrkėmbur pėr njė gjysmė shekulli, zgjohet i egėr, agresiv, dhe vetėagresiv. Hipokrite ėshtė shpresa nė Tiranė: ti i vdekur, e ajo tė jep frymė, tė mban gjallė qė sėrish tė tė vrasė. Poezia pėrfundon me njė distik nė vete, ku shfaqet mbi ferr njė Sovran Krye-Engjėll, me vargun kulmor "E dua Tiranėn se tė vret" , mbase nė frymėn e Kutelit "Ta duash atdheun edhe kur tė vret".

Poezia e dytė ka vetėm katėr vargje dhe ėshtė thurrur nė formė letre, pėrsėri drejtuar Vllasit. E sjell portretin e jashtėm tė Tiranės nė tetor, tė pėrbaltur e me llucė, qė ėshtė nė harmoni me shpirtin e pėrmalluar tė poetit pėr vėllanė, tė trishtuar nė vetmi e ngricė; gjysmėn e shpirtit ia rrezaton dielli, ndėrsa gjysmėn, ia mbulon terri. Mos e nxit kėtė mall tė pashuar pėr Vllasin, pėr botėn e tij tė pėrtejme, zymtia trishtuese e Tiranės?... Nė kėtė frymė, cikli i rrethit tematik - Tirana, nė poezinė e Arapit ėshtė kapitull mė i artikuluar i lirikės shqiptare. Vizioni i pėrthyer, dramaciteti, vibrimet e brendshme e tė padukshme tė botės shqiptare, tė kohės shqiptare, sajojnė dritaren mė mbresėlėnėse , nga e cila vėzhgohet kjo pjesė e kohės sonė, ajo e dhjetėvjetėshit tė fundit tė shekullit qė shkoi...
__________________
The heaven's sound is composed inside your heart, listen to its beat to syncronize your life onto the angel's steps.
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
  #6  
Te vjeter 14-06-2006, 22:26
Minifotoja e anetarit Administratori
Parajsa Shqiptare
 
Reg: 06-07-02
Lokalizimi: London
Postime: 2,032
Images: 2351
Faqe ne Ditar: 2
E Paenderrta ime

E Paėndėrrta ime

Mė duhet njė gjysėm ėndrre,
E paėndėrrta ime.
Vė kokėn nė gjoksin tėnd
E tani pėrplasem
Te kokė e njė tjetri.
Mė duhet njė gjysėm ėndrre.
Shigjetat e orės sė dorės
Tutje i shtyjnė kalimtarėt,
nė ditė tė rrėpirta tiranase.
Shpirtra jo shpirtra qė shkojnė...
Bri meje dikush flet me vete.
pa e kuptuar besoj nė rrėfimin e tij.
Dikush, prej zhgėnjirni tė egėr,
mbėrthen kryqe tė reja.
I hedh njė gjysėm leku
Dhe blej kryqin tim.
Tani qė ta ngre
Mė duhet njė gjysėm ėndrre,
E paėndėrrta ime.
__________________
The heaven's sound is composed inside your heart, listen to its beat to syncronize your life onto the angel's steps.
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
  #7  
Te vjeter 14-06-2006, 22:27
Minifotoja e anetarit Administratori
Parajsa Shqiptare
 
Reg: 06-07-02
Lokalizimi: London
Postime: 2,032
Images: 2351
Faqe ne Ditar: 2
Nuk Mbyllen Dot

Nuk Mbyllen Dot

S'kam fuqi mė as tė trishtohem
Jemi anije pa spirancė
Mes erėrave tė egra tė kundėrta.
Peshqit Ilafazanė shurdhojnė qiellin
Mė jepni ju njė copė ironie,
Se nuk e gjej dot nė veten time,-
Njė copėz ironie
Sa gjysmėz e krahut tė zogut,-
Tė mbrohem nga shirat e verdhė
Tė predikimeve tė apostujve tė lajthitur.
Tė gjithė na kanė faj dhe askush:
Deshėm tė krijohemi nė asgjėsimin tonė
Tani gjithė dritaret e shpirtit
Janė hapur, bymyer e kalbur
Nga shirat e lotėve,-
Dhe s'mbyllen mė dot.
Mund tė hyjė kush tė dojė.
__________________
The heaven's sound is composed inside your heart, listen to its beat to syncronize your life onto the angel's steps.
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
  #8  
Te vjeter 14-06-2006, 22:28
Minifotoja e anetarit Administratori
Parajsa Shqiptare
 
Reg: 06-07-02
Lokalizimi: London
Postime: 2,032
Images: 2351
Faqe ne Ditar: 2
Si s'te desha pak me shume

Si s'tė Desha pak mė Shumė

Unė e desha pėrtej vdekjes,
Ashtu dashurova unė
Edhe prap s'ia fal dot vetes:
S'i s'e desha pak mė shumė...
Pak mė shumė ku shpirti thyhet,
T'i them ndarjes: - Prit, ca pak...
Tė gėnjejmė mallin qė s'shuhet,
Kujtimin tė gėnjejmė pak.
Pėrtej vdekjes, pėrtej botėve,
Atje ku nis "ca pak" tjetėr,-
Asaj qė mė rri mes Zotave:
"Si s'tė desha pak mė tepėr...".
__________________
The heaven's sound is composed inside your heart, listen to its beat to syncronize your life onto the angel's steps.
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
  #9  
Te vjeter 14-06-2006, 22:29
Minifotoja e anetarit Administratori
Parajsa Shqiptare
 
Reg: 06-07-02
Lokalizimi: London
Postime: 2,032
Images: 2351
Faqe ne Ditar: 2
Gloria Victis

Gloria Victis
Lavdi Humbėsve

Sepse jemi ne humbėsit e mėdhenj.
Artin e shkėlqyer tė humbjes
Ne e kemi ngritur nė fat.
Sepse ne, vetėm ne, dimė tė gabojmė.
Ne gabojmė nė miqėsi, dhe humbasim.
Ne gabojmė nė dashuri, dhe humbasim.
Ne gabojmė nė shpresat tona, dhe humbasim
Zaret e bardhė tė fateve tona
Ne i hedhim para - dhe vazhdojmė
T'i hedhim ato edhe mbasi ta kemi kaluar Rubikonin.
Tė gjithė na kanė faj dhe askush.
Tė tjerėt vetėm fitojnė,
Ndėrsa ne jemi populli humbės
I humbjeve tė mėdha. Zemra jonė
Eshtė njė mollė e artė dhimbjeje.
Nuk duam tė njohim pushtetin e errėt tė smirės,
Dhe gabojmė, nuk e njohim
Lakminė akrep tė pushtetit, dhe gabojmė.
Sepse ne-vetėm ne! Dimė tė gabojmė.
Kėmbėt tona tė zbathura janė ato gjethe vjeshte
Qė bien dhe ecin nė rrugė; shpirti ynė
Eshtė prej lėnde tė brymtė trishtimi,
Tė gjithė mund ta vrasin.
Tė tjerėt jo, ata janė fitonjės tė pėrjetshėm,
Ata s'humbasin kurrė, sepse
Kurrė nuk gabojnė.
Ndėrsa ne gabojmė - ashtu siē dimė vetėm ne!
Artin e shkėlqyer tė humbjes
Ne e kemi ngritur nė fat.
Dhe i kemi kthyer krahėt lavdisė fitonjėse.
Ne njohim vetėm lavdinė e popullit
Tė humbjeve tė mėdha. Sepse ne
- po vetėm ne!-
Jemi tė vėrtetė.
__________________
The heaven's sound is composed inside your heart, listen to its beat to syncronize your life onto the angel's steps.
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
  #10  
Te vjeter 14-06-2006, 22:29
Minifotoja e anetarit Administratori
Parajsa Shqiptare
 
Reg: 06-07-02
Lokalizimi: London
Postime: 2,032
Images: 2351
Faqe ne Ditar: 2
Akreonti rrjedh po karont nuk ka

Akreonti Rrjedh po karont nuk ka

Si tė kthehem prapa kur udhėn s'e di?
Prej pikėllimi lumi buēitės i natės
E unė rrah brigjet e errėta kėtu.
Akeronti rrjedh po karont nuk ka.
Tregomė njė va ku te kaloj.
Ti i njeh guvat dhe vorbullat e frikshme.
Tregomė njė va, vėllai im,
Ku tė kaloj Akerontin
Dhe tė arrij.
Akeront rrjedh po karont nuk ka.


Kjo poezi gjendet nė mesin e tetėmbėdhietė poezive tė ciklit "Vllasi', qė i kushtohet vėllait tė vdekur tė poetit. Kjo poezi lidhet pėrkatėsisht me vdekjen e mistershme dhe tė paligjshme tė tij. Karakteristikė stilistike e kėsaj poezie ėshtė inversioni (kemi episode tė pėrmbysura), qė mbėshtetet dhe stimulohet nga ritmi i brendshėm, nga pėrsėritjet e pasuara me heshtje (tė zėshme), ndėrsa "paqartėsitė" vihen nė funksion tė ironisė.
Nga vargjet e poezisė si nga nėntoka shpėrthen dhe pėrhapet njė gjėmė, brenda sė cilės jehon vėrshueshėm dhimbja dhe vaji, tė cilat pėrplasen nė kupė tė qiellit, pėrpėliten dhe qė andej tė vetmuara, pa shpresė rikthehen nga e para ... kėshtu pėrjetė e mot. Ėshtė kjo gjėma e vėllait tė vdekur tė pavdekur qė trishtueshėm kėrkon njė vesh pėr ta dėgjuar. Pas ndėshkimit tė Zeusit pėr tė mos e pranuar shpirtin pėrtej, shpirti i Vllasit kėrkon ēmendurisht mbėshtetje. I mbetur qyqe as kėtej, as andej, Vllasi lėshon vajin pėrbetues dhe akuzues, qė ngre peshė botėn e tė gjallėve, dhe pikėrisht tė poet-vėllait, qė edhe pse i rrahur nga valėt e jetės, nuk ėshtė nė gjendje t'i tregojė njė shteg kalimi vėllait, d.m.th. nuk mund ta ndihmojė atė as tė vdekur. Mosekzistenca e karontit lidhet me mesazhin dėshpėrues filozofik: S'ka pėrtej, s'ka as kėtej ... Poeti kėshtu dhimbshėm metaforizon dhe vetė realitetin pa rrugėdalje nė tė cilin ai jeton
__________________
The heaven's sound is composed inside your heart, listen to its beat to syncronize your life onto the angel's steps.
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
  #11  
Te vjeter 14-06-2006, 22:30
Minifotoja e anetarit Administratori
Parajsa Shqiptare
 
Reg: 06-07-02
Lokalizimi: London
Postime: 2,032
Images: 2351
Faqe ne Ditar: 2
Dite Tiranase

Ditė Tiranase

Ti mbyll derėn pas e nisesh
Nė mesin e rrugės takon ditėn
Qė tė pyet e hutuar: - Nga tė shkoj?
Shpresėn e ushqejnė me shpresė, -
Pastaj shpresės i vrasin shpresėn.
Vetėm pasqyrat ndryshojnė,
Teknologjia pėrsosėse e tyre, -
Fytyrat janė po ato.
Jo, ti, - hija jote shkrin nė gotėn me ujė
Diellin dhe kokrrėn e aspirinės, -
Ke dhimbje tė forta koke.
E di: zembereku i zemrės sime
Eshtė pluhurosur , - kur do tė vijė Ajo,
Me frymėn e saj t'i fryjė,
Tė ndjej ecjen tingėlluese tė kohės.
Nė qiellin e Tiranės, njė unazė e zjarrtė
Fluturon nga syri nė sy -
Kėrkon gishtin e nuses.
Kėrciti gonxhe e zambakut tek ēelej,
Dhe marsi eci para meje.
Tė paktėn, o zot, akoma jemi njerėz
Respektojmė dallėndyshet dhe vdekjen.


Kjo poezi mban datėn e vitit 1997. Poezia ka 22 vargje monokolonė dhe ėshtė shkruar si apostrofim i vetės sė dytė, pra ėshtė zėri i subjektit lirik qė bėn dialog tė brendshėm. Poeti pėrcjell zėshėm lėvizjen e vet tek kapėrcen pragun e shtėpisė pėr tė dalė nė qytet. Ky ėshtė veprimi i parė. Veprimi i dytė ėshtė ballafaqimi me rrugėn, realitetin. Hutimi, gjendja pa kuptim, pa krye tė godet: S'di nga tė shkoj! Veprimi i tretė ėshtė zhgėnjimi: kostatimi se pasi tė kanė ushqyer me shpresė, ta vrasin atė. Papritmas kemi njė lajthitje, njė pėrēartje nga dhimbja e kokės: shėrohet me diell apo aspirinė? jashtė ēdo vullneti mekanikisht ndodh lėvizja brenda poetit. Ai bėhet i vetėdijshėm se zembreku i orės ėshtė pluhurosur, ashtu si zembreku i kohės sė Atdheut tė tij. Po ama megjithė shpresėn e vrarė, qytetari tiranas pėrsėri ka aftėsinė tė shpresojė: A do tė vijė Ajo? Pėr njė ēast tė duket se ėshtė fjala pėr njė tė dashur, mbase dhe ėshtė ashtu, dhe a ka mė tė dashur pėr njė shtetas shqiptar tė presė kohėn e mirė pėr veten. Dhe prapa shpinės sė tij hapet njė dekor shpresėdhėnės, i realizzar ky me figura tė goditura simbolesh: Unazė e zjarrtė, gishti i nuses, gonxhe, zambak, dallėndyshe. Kėshtu poezia mbyllet me njė vetėngushėllim tragjik, si pėr tė theksuar se nuk ėshtė koha mė tė gėnjejmė vetveten, aq mė tepėr me poezi.
__________________
The heaven's sound is composed inside your heart, listen to its beat to syncronize your life onto the angel's steps.
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
  #12  
Te vjeter 14-06-2006, 22:32
Minifotoja e anetarit Administratori
Parajsa Shqiptare
 
Reg: 06-07-02
Lokalizimi: London
Postime: 2,032
Images: 2351
Faqe ne Ditar: 2
Alarme te pergjakura

Alarme tė Pėrgjakura

Mbi rrogozin prej kashte,
Ku netėve fle,
Shtrova
Dashurinė time...
Po prap, brinjėt t'i vret toka, plisi,
E prap i fortė ėshtė te koka
Trungu prej lisi.
Hej, vend!
Plot diell e pa dritė!
Pagan dhe fron pėr perėnditė!
Jetojmė nėr male tė lartė,
Ku qlellln me dorė mund tė zėmė
Dhe prapė:
Nė ē'humnera kemi rėnė!
Hej, vend!
Qė ngjyrat e Jonit,
Erėrat e portokallit me lule
Mbyll
Nė njė vorbė fasule.
Dhe ndihesh
I pasur nė varfėrinė tėnde
I lirė nė robėrinė tėnde...
Hej, vend,
Qė prej dhimbjes po mė bėn tė ēmendem.
__________________
The heaven's sound is composed inside your heart, listen to its beat to syncronize your life onto the angel's steps.
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!