| Cfare ju duhet te dini? |
|
#1
| ||||
| ||||
| Fan Noli ėshtė artist dhe dijetar, pėrfaqėsues i shquar i letėrsisė demokratike, qė u zhvillua nė Shqipėri fill pas Rilindjes. Fan Noli dha njė kontribut tė ēmuar nė thesarin e kulturės kombėtare. Lindi mė 6 janar 1882 nė Qytezė (turqisht: Ibrik Tepe), fshat shqiptar nė Thrakė, jo shumė larg nga Ederneja. Si disa fshatra tė tjera tė asaj krahine tė banuar nga shqiptarė, Qyteza kishte ruajtur me kohė gjuhėn, doket dhe kostumet e tė parėve. Noli e mbante fisin e vet me prejardhje nga Qyteza e Kolonjės. I ati, Stiliani, ndonėse trashgoi njė pronė tokė, nuk u muar me bujqėsi, po shėrbeu si psallt nė kishėzėn e fshatit. E ėma, Maria, ishte shtėpiake. Familja u shtua shumė dhe erdhi njė kohė qė jetesa u bė e vėshtirė pėr tė. Sa qe i mitur. Fanoli hoqi sėmundje tė rėnda, ndaj shkollėn e nisi me vonesė. Filloren dhe tė mesmen i bėri greqisht. Por me shumė ndikoi tek ai krenaria e fshatit shqiptar pėr tė kaluarėn historike dhe dashuria pėr shkrimin shqip. Qė nė bankat e shkollės iu shfaqėn karakteri i pavarur dhe fryma e revoltės. Pėr kėtė shkak nuk iu dha diploma nė kohėn e duhur, gjė qė e pengoi tė emėrohej mėsues atė vit shkollor. Mė 1900 vajti nė Greqi, me qėllim qė tė nxirrte jetesėn dhe tė ndiqte fakultetin e filozofisė. Nė Athinė u lidh me njė shoqėri belgjiane, e cila zotėronte tramvajet me kuaj. S'i eci mbarė. Studime nuk beri. Atėherė u hodh nė punė tė tjera, si kopist, sufler dhe aktor pranė njė trupe greke teatri shėtitės. Tek punote atje, iu ngjall dėshira tė merej me dramaturgji. Mė 1903 kaloi nė Egjipt, ku zuri punė si mėsues i greqishtes. Ndėrkohė, njihet me lėvizjen kombėtare. I ndihmuar nga patriotė, nis veprimtarinė politike dhe letrare: shkruan artikujt publicistikė, pėrkthen greqisht "Shqipėria ē'ka qenė, ē'ėshtė dhe ē'do tė bėhet" tė Sami Frashėrit. Mė 1906, i nxitur dhe i pėrkrahur nga patroitėt, Noli u nis pėr nė SHBA, me qėllim qė tė ndihmonte nė organizimin dhe nė bashkimin e shqiptarėve tė mėrguar, qė kėrcėnoheshin nga rreziku i pėrēarjes, pėr shkak tė veprimeve tė shovenistėve grekė. Bėri punė krahu si punėtor nė njė fabrikė sharre, si pjatalarės etj. Megjihtėse nuk kishte bindje tė forta fetare, u dorėzua prift mė 1908 dhe filloi luftėn pėr shkėputjen e kishės ortodokse shqiptare nga kisha greke, duke bėrė shėrbesa shqip, duke shqipėruar libra fetare etj. Kjo gjė, pėr atė kohė, kishte rėndėsi politike, sepse i priste udhėn ndikimit tė qarqeve shoveniste greke te shqiptarėt me besim ortodoks. Ndėrkohė, bashkėpunonte nė gazeta, mbante ligjėrata, organizonte shoqėri patriotike, tė cilat, mė 1912, u bashkuan nė federaten pan-shqiptare "Vatra". Atė vit kreu studimet e larta pėr arte nė Universitetin e Harvardit (Bachelor of Arts cum laude). Pas shpalljes sė Pavarėsisė, Noli pėrkrahu qeverinė e kryesuar nga I. Qemali. Erdhi nė Shqipėri pėr tė parėn herė mė 1913. Pėrseri shkoi nė SHBA. "Vatra" e zgjodhi kryetar. Tė kėsaj kohe janė vjershat e tij tė para dhe tė parat shqipėrime artistike. Mė 1921 doli vepra e tij madhėshtore nė prozė " Historia e Skėnderbeut ". Nė Shqipėri erdhi sėrish nė fillim tė viteve 20. Gjeti njė lėvizje mjaft tė gjėrė pėr sigurimin e pavarėsisė kombėtare dhe tė tėrėsisė tokėsore. Si deputet nė Kėshillin Kombėtar, mbrojti platformėn e Kongresit tė Lushnjės dhe u bė udhėheqės i krahut demokratik kundėr feudalėve, qė kryesohej nga A. Zogu. Noli luajti njė rol tė dorės sė parė nė organizimin dhe nė drejtimin e Revolucionit Demokratik tė Qershorit 1924, pas ngadhnjimit tė tė cilit u caktua kryetar i qeverisė. Por revolucioni nuk u ēua gjer nė fund. Noli me shokė treguan butėsi dhe ngathėsi. Revolucioni u thye nga bashkėveprimi i reaksionit tė brendshėm dhe me forca te huaj. Mė 24 dhjetor 1924, Noli mori udhėn e mergimit politik dhe s'u kthye mė nė Shqipėri. U vendos pėrkohėsisht nė Vjenė. Regjimi zogist e dėnoi me vdekje nė mungesė. Nė periudhėn 1925-1930, krahas veprimtarisė politike, zhvilloi njė punė tė dendur krijuese: shkroi vjersha, shqipėroi disa kryevepra tė letėrsisė botėrore, me hyrje kritike, botoi artikuj tė mprehtė pėr mbrojtjen e Revolucionit Demokratik tė Qershorit, pėr denoncimin e regjimit zogist dhe tė reaksionit ndėrkombėtar. Pas vitit 1930, Noli u largua nga Evropa dhe u vendos pėrfundimisht nė SHBA. Aty ushtronte funksionin e peshkopit tė kishės ortodokse shqiptare. Mė 1947 botoi pėrpunimin qė i bėri " Historisė sė Skėnderbeut", nxori nė dritė njė botim anglisht dhe mė 1949 njė variant tė dytė shqip tė saj: kurse mė 1960 dha anglisht njė " Autobiografi " tė shkurtėr mjaft tėrheqėse. Vėllmin me vjersha "Album" u botua mė 1948. Brenda viteve 1961-1963 botoi dy vjersha tė fundit orgjinale dhe njė tok shqipėrime vjershash tė poetėve tė njohur. Mė 20 nėntor vajti nė Florida. Atje, nė banesėn e tij, nė Fort Lauderdel, mbylli sytė pėrjetė, mė 13 mars 1965, larg atdheut tė shtrenjtė, qė e deshi me zjarr tė pashuar. Fan Noli ėshtė varrosur nė Forrest Hill Cemetery, tė Bostonit.
__________________ Nobody is perfect ... |
|
#2
| ||||
| ||||
| HYMNI I FLAMURIT O flamur gjak, o flamur shkabė, O vėnd e vatr' o nėn' e babė, Lagur me lot, djegur me flagė, Flamur i kuq, flamur i zi. Fortesė shkėmbi, tmerr tirani, S'tė trėmp Romani, as Venecjani, As sėrp Dushani, as turk Sulltani, Flamur i math pėr Vegjėli. Flamur qė lint Shėn Kostandinin, Pajton Islamin e Krishtėrimin, Ēpall midis feve vllazėrimin, Flamur bujar pėr Njerėzi. Me Skėnderben' u lavdėrove, Dhe nė furtun' i funtmi u shove, Me Malon prapė lart vrapove, Yll i pavdekur pėr liri. Sa shpesh pastaj pėrdhe u shtrive, Me zjarr e zi u ndeze u nxive, Po ēdo mizor me shpat' e grive, O fushė-kuq, o shkabė-zi. Pėrjetė pri-e Shqipėrinė, Pėrlintja shpirtin dhe fuqinė, Diell pėr vllan', yrnek pėr fqinė, Pėr botėn ėndr' e qjell i ri.
__________________ Nobody is perfect ... |
|
#3
| ||||
| ||||
| ANĖS LUMENJVE Arratisur, syrgjynosur, Raskapitur dhe katosur Po vajtonj pa funt, pa shpresė, Anės Elbė-s, anės Spree-sė. Ku e lam' e ku na mbeti, Vaj-vatani e mjer mileti, Anės detit i palarė, Anės dritės i paparė, Pranė sofrės i pangrėnė, Pranė dijes i panxėnė, Lakuriq dhe i dregosur, Trup e shpirt i sakatosur. Se ē'e shėmpnė derbederėt, Mercenarėt dhe bejlerėt, Se ē'e shtypnė jabanxhinjtė, Se ē'e shtrythnė fajdexhinjtė, Se ē'e pren' e se ē'e vranė, Ē'e shkretuan anembanė, Nėnė thundrėn e pėrdhunės Anės Vjosės, anės Bunės. Ēirem, digjem i vrerosur, Sakatosur, ēarmatosur, As i gjall', as i varrosur, Pres njė shenj' e pres njė dritė, Pres me vjet' e pres me ditė, Se ē'u tera, se ē'u mpaka, Se ē'u ēora, se ē'u mplaka, Lark prej vatrės dhe prej punės, Anės Rinit, anės Tunės. Ēakėrdisur, batėrdisur, Pėrpėlitur dhe zalisur, Endėronj pa funt, pa shpresė, Anės Elbė-s, anės Spree-sė. Dhe njė zė vėngon nga lumi, Mė buēet, mė zgjon nga gjumi, Se mileti po gatitet, Se tirani lebetitet, Se pėlcet, kėrcet furtuna, Fryhet Vjosa, derdhet Buna, Skuqet Semani dhe Drini, Dridhet beu dhe zengjini, Se pas vdekjes ndriti jeta Dhe kudo gjėmon trumbeta: Ngrehuni dhe bjeruni, Korini dhe shtypini, Katundar' e punėtorė, Qė nga Shkodra gjer nė Vlorė! Ky ilaē e ky kushtrim mė bėn djal' e mė bėn trim, mė jep forc' e mė jep shpresė, anės Elbė-s, anės Spree-sė. Se pas dimrit vjen njė verė, qė do kthehemi njėherė, pranė vatrės, pranė punės, Anės Vjosės, anės Bunės. Arratisur, syrgjynosur, Raskapitur e katosur, brohoras me bes' e shpresė, anės Elbė-s, anės Spree-sė.
__________________ Nobody is perfect ... |
|
#4
| ||||
| ||||
| FRYN MOJ ERĖ... -Ngaj po na vjen moj erė e rreptė? Pse vėrshėllen me aq mallėngjim? -Vij drejt nga malet e Shqipėrisė, pėr tė pėrhapur zi e vajtim. Fryn, moj erė, moj erė e shkretė fryn, drejt mė zėmėr, mė zėmėr time hyn. -Nga ata male, moj erė trime, ē'lajme tė rea po na ke siell? Pse je e mvrerėt dhe e helmuar? qiellė me zi pėrse na e mbiell? Fryn, moj erė, etj. Pse e ke synė tė trubulluar e rent kaluar mbi t'zeza re? Pse tė pikojnė lottė tė zeza, lottė tė zeza posi rrėke? Fryn, moj erė, etj. Syri m'u err nga ato qė pashė Ah! nukė mbahem, nuk duroj dot. Pashė njė gjėmė, gjėm' tė tmeruar, rent ta haroj, po rentkam mė kot. Fryn, moj erė, etj. Atje tek losnja nė fush' tė Korēės, dyke u hedhur lis mė lis, njė qivur pashė me nj'ēup' tė virgjėr, ma vrau shpirtin ay filis. Fryn, moj erė, etj. Tokat pushonin, prift nukė dukej, e pakėnduar na u varros; mihnė dėborėn, i bėnė varrė, shpirt nuk mė mbeti, forca m'u sos. Fryn, moj erė, etj. Atje mi varr qante njė grua, njė grua qyqe me mallėngjim; burrėn tė qante mė par' a ēupėn, pėr kė tė bėnte mė parė vajtim? Fryn, moj erė, etj. Renda e ika e flytyrova, po dhėmbjen time ku do ta fsheh? Ēava oqeane, dete dhe male, po vajtoj edhe sikundėr sheh. Fryn, moj erė, etj. -Moj er' e rreptė, erė malsore, shpirti m'u ndes, zėmra mė shkriu; sytė m'u errė si ty dhe mua, mėndja nė kokė mė bubulliu. Fryn, moj erė, etj. Qėndro tė lutem, tė kam pėr t'dhėnė dhe un'i varfri njė porosi: njė re tė madhe dėrgo tė zbresė e ta ngarkojmė me lott' e mi. Fryn, moj erė, etj. E kur tė kthehesh nga Shqipėria, atje nė kopshtin, atje t'qėndrosh, dhe lott' e mia si vesė qjelli dalė nga dalė do t'i pikosh. Qaj, moj erė, moj er' e shkretė qaj, derthmi lottė atje mi varr' e saj.
__________________ Nobody is perfect ... |
|
#5
| ||||
| ||||
| KRENARI Ē'deshe ti, mor, nė Kalvar, O qyqar! o Kirenar! Del me poēen pėr sehir, Ndrit me Kryqin si martir. Rent nėpėr kallaballėk, Se ē'po ngjan s'merr vesh as gėk, Je i pir' e s'mban dot anė Pėr ēlironjės a tiranė. Nėpėr pluhėr dhe shamatė Turen burrat, ēiren gratė, Turm' e ndezur, e tėrbuar, Krishtin pėr ta kryqėsuar. "Mir' e gjeti, the, sarafi, Se ashtu ia desh qylafi, Se po ēvishte vegjėlinė Me uzurėn dhe vergjinė". Po kur pe qė u gėnjeve, Kryqėsimin s'e pėlqeve. Kirenar, se ē'the njė fjalė: "Mos e vrisni kėtė djalė! Daleni, the, mor aman-ni, Oratorin mos e ngani, Si politikan flet n'erė, Po s'e bėn mė tjatėr herė!" Fare bukur e fillove Po mė kot i kėshillove, Se katilėt s'tė sajdisnin, Si pjanik tė qesėndisnin. Dhe kur pe kėto havaze, Njė dolli me verė zbraze Pėr tė mbytur mallėngjimin, Pėr tė shuar hidhėrimin. Po dollia tė tronditi Dhe mi Krishtin tė vėrviti, Tė tre Kryqet i pėrfshive Dhe pėrdhe tė gjith' i shtrive. Ē'ngjau pasandaj s'kuptove Kryqin gjer sa e zaptove Dhe si Krisht u kapardise Dhe nė djers' u batėrdise. Ē'vete shtrėmbėr nė Kalvar O qyqar, o Kirenar! Se ē'pėrmbysesh, kamēikohesh, Rrihesh, ngrihesh, ēdehesh, zgjohesh. Krishtin me habi pyet: "Nga mė krisi ky tėrmet? Pse pa faj po mė mundojnė, Kryqn' e huaj ē'm'a ngarkojnė?" Krishti po tė ngushėllon, Dhe durim tė kėshillon: "Mos kij dert, se u bekove, Me dolli lavdi fitove! Mos kij dert, mor Kirenar, T'a bėn kėngėn njė Shqiptar!" "Po ku ėshtė Shqipėria?" "Tek ndes vetė Perėndia!" Bėj gajret, mor Kirenar, Drejt pėrpjetė nė Kalvar! Pėr paradėn qė bėn ti Ēdo besnik tė ka zili.
__________________ Nobody is perfect ... |
|
#6
| ||||
| ||||
| KRISHTI ME KAMĒIKUN Nė kėshtjellė t'atdheut, nė tempull tė fesė Janė shtruar sarafėt pa shpirt e pa besė, Tregėtojn' e gėnjejnė, rrėmbejn' e sfrutojnė, Thon' ashtu Izraelin e mbrojn' e shpėtojnė. Shtrembėrojnė kanunet, i marrin nė dorė, Dhe shkėlqejnė nė kish' e nė fron me kurorė, Vegjėlia pėr ta batėrdisen dhe vriten Dhe kėshtu parasitėt gjakpirės po rriten. Tradhėtori dinak, hipokrit e kusar, Na u ngrit gjer nė kulm, dhe u bė kryetar; Nėnė zgjedhėn besnikėt pėr vdekje lėngojnė, Se mėkat dhe mallkim kryengritjen kujtojnė. Ēdo i shėnjt' ideal, ēdo shtėpi Perėndie Ishte bėrė dyqan dhe pazar tregėtie; Kush fitonte mė tepėr, ay ishte usta, Dhe kush nukė plaēkitte ish krejt budalla. Kur e pa kėtė zi dhe kėtė erėsirė, Krisht'i ėmbėl u-ndes dhe u-bė i vėshtirė: Me kamēik e fshikull sarafėt i dboi, Dhe nga larot gjakpirės atdhen' e shpėtoi. Dhe Shėn Pjetr'i gėzuar ahere i tha: "Ja tani e ke nisur tamam, or usta! Me kėrbaē e me shpatė mi ne mbretėro, Dhe me forc' e pahir na ēliro, na shpėto. Je gabuar, o Krisht, qė u ke predikuar, Se tė marrėt, tė shurdhėrit s'kanė dėgjuar; Ndreq kurrizin mė parė, pastaj ndriēo trurin, Se shpirt-robi s'ēlirohet askurrė pa drurin." Jesu Krishti s'dėgjoj, dhe s'e mori vesht mikun, Dhe me lot i penduar e hodhi kamēikun, Dhe i tha: "S'e ka fajin kurrizi, po truri, Se lirin' e sjell drita e mėndjes, jo druri". "Merre prapė kamēikun, Shėn Pjetri iu pėrgjeq, Se ndryshe kjo punė na del mos mė keq. Pėrkėdhelu kurrizin dhe do t' tė besojnė, Vraji, shtypi dhe shtrydhi, dhe do t'adhurojnė". Jesu Krishti s'dėgjoj, dhe s'e mori vesh mikun, Dhe s'u unj pėrsėri qė ta merrte kamēikun; Dhe e kapnė kamēikun sarafėt pėr fenė, Dhe e shėmpnė ēlironjėsin, fen' e atdhenė.
__________________ Nobody is perfect ... |
|
#7
| ||||
| ||||
| Po a nuk ju duket se kemi te bejme me nje individ qe vuan nga mania e persekutimit dhe nga deliri i madheshtise? Mjaft t'i hedhim nje sy poezise politike te Nolit dhe veme re se i referohet vazhdimisht figures se Krishtit duke bere paralelizim me veten (Krishti me kamzhik, Marshi i Barabait, Shen Pjetri ne mangall etj.). Po e njejta gje vihet re dhe ne publicistiken e Nolit duket sikur ai mori persiper te emancipoje popullin shqiptar dhe politiken shqiptare.
__________________ VAE VICTIS |
![]() |
| Bookmarks |
| Alternativa Teme | |
| Vleresojeni kete Teme | |
|
|
Tema te ngjashme | ||||
| Tema | Filluesi i temes | Forumi | Pergjigje | Postimi i Fundit |
| Can you help me with titles for my fan fics? | tehemogirfan | Entertainment & Music | 1 | 13-07-2007 08:55 |
| Are you a Malcolm in the Middle Fan? | Rachel T. | Entertainment & Music | 6 | 06-07-2007 09:55 |
| New golf fan looking for a favorite player. ..? | boilerbum80 | Sports | 3 | 01-07-2007 09:05 |
| hall i madh per skrapallin dy ministra le te rine se na duhen edhe pa tru ( Noli ) | ash | Chit-Chat | 3 | 24-01-2004 18:57 |
| Historia Shqiptare : Rilindja Kombėtare. | AlbShkodra | Historia | 163 | 27-10-2003 20:15 |