| Cfare ju duhet te dini? |
|
#1
| ||||
| ||||
| Esad Mekuli, Ati i poezisė bashkėkohore E. Kaēi 11 Mars Esad Mekuli edhe pse nuk ka shkruar shumė, fama e tij mund tė matet me famėn e Majakovskit, Apolinerit, Lorkės ose Eseninit. I cilėsuar si Ati i poezisė bashkėkohore shqipe, kėtė vit do tė pėrkujtohet nė 90 vjetorin e lindjes sė tij Si rrallė kush, Mekuli do tė besonte nė fuqinė e vargjeve dhe tė kėngės, duke sjellė njė krijimtari tė fuqishme dhe origjinale. Pa dyshim qė ai zė njė vend tė rėndėsishėm nė letėrsinė shqipe. Pėr tė, studiuesi Rexhep Qosja ėshtė shprehur se, Mekuli edhe pse nuk ka shkruar shumė, fama e tij mund tė matet me famėn e Majakovskit, Apolinerit, Lorkės ose Eseninit nė vendet e tyre" dhe e quan "tribunus plebis" (tribun popullor). Poezia e tij mbart brenda ngjarjet dhe trazimet qė kaluan kosovarėt nė luftėn e tyre pėr ekzistencė nė trojet e veta. Mekuli i njohur nė letrat shqipe edhe si Sat Nokshi dhe Sat Hoxha, pseudonime me tė cilat nėnshkruhej herė pas herė, lindi nė Plavė mė 17 dhjetor 1916 dhe vdiq nė Prishtinė mė 6 gusht 1993. U shqua si poet qė nė vitet '30, kur ishte njė dėshmitar i dhimbshėm e kryeneē i shumė padrejtėsive, qė nxėnės i klasės sė parė tė gjimnazit, ai i dėrgoi poezitė e tij revistave pėrparimtare tė Podgoricės, tė Nikshiqit, tė Beogradit dhe tė Zagrebit, tė cilat, rregullisht, pas dy-tre numrave, ndaloheshin. "Granit", "Venac", "Mladost" e tė tjera, i publikuan vjershat e Mekulit, nė tė cilat ai shfaqi edhe qėndrimin e tij ndaj realitetit shoqėror. Ndėr emrat qė meritojnė tė shėnohen nė historinė e popullit shqiptar dhe letėrsinė shqipe, padyshim se Esad Mekuli zė njė vend tė rėndėsishėm. Ai ishte njeriu qė u mor me shumė veprimtari, shoqėrore, shkencore, letrare. Njė krijues i gjithanshėm, i pėrkushtuar, i vetėdijshėm. Nė vitin 1949 do tė themelojė revistėn e parė letrare Jeta e re, tė cilėn e drejtoi pėrgjatė njė ēerek shekulli. Kjo revistė u bė njė ndėr pishtarėt mė tė shquar tė kulturės dhe veēanėrisht letėrsisė shqipe nė Kosovė. Nė faqet e saj, u linden dhe u rritėn tė gjitha penat qė shkruan shqip. Do tė jepte njė kontribut tė vyer edhe nė tė tjera revista shkencore qė botoheshin nė ish-Jugosllavi, duke bashkėpunuar me njė sėrė revistash nė gjuhėn serbo-kroate. Por krijimtaria letrare, do tė zinte njė vend tė rėndėsishėm nė punėn e tij. Mekuli, shkroi qė nė moshė tė re romanin Vendeta (Hakmarrja), qė siē e pohonte edhe vetė ishte njė pėrpjekje jo shumė e shkathėt pėr tė dėnuar gjakmarrjen e nxitur nga regjimi dhe shfarosjen e ndėrsjellė tė fajtorėve pa faj. Ai mbetet njėri ndėr poetėt mė tė spikatur tė letėrsisė shqipe qė u krijua ne trojet e ish Jugosllavisė, ndėrsa poezia e tij u bė udhėrrėfyese e gjeneratave tė ardhėshme. Ai ngriti nė piedestalin e krijimtarisė letrare, tė gjitha ēėshtjet qė mundonin popullit e tij. Pėrmbledhjen e parė tė poezive, titulluar Pėr ty, Esad Mekuli e boton nė moshėn 40 vjeēare, nė vitin 1955, e cila do tė njihte edhe tre ribotime tė tjera. Kjo pėrmbledhje poetike me vetėm 50 vjersha do tė shėnonte edhe kulmin poetik pėr tė, duke i rezervuar edhe njė vend tė rėndėsishėm nė poezinė shqipe. Poezitė e veta, Mekuli i ndan nė tre grupe qė i pėrkasin tri periudhave historike tė popullit, tė para luftės, tė luftės e tė mbas luftės. Ēdo kohė nė poezinė e tij ėshtė sintezė e asaj peshe sociale e psikologjike qė brezat i lėnė njėra-tjetrės, ku poeti ėshtė lajmėtar i kohės. Mekuli akademik Njė kontribut tė ēmueshėm, Esad Mekuli dha edhe nė pėrkthimin e veprave letrare nga gjuha serbokroate nė atė shqipe dhe anasjelltas. Ai ka pėrkthyer nė gjuhėn shqipe rreth 80 vepra nė poezi, prozė, dramaturgji dhe estetikė nga letėrsia e popujve tė Jugosllavisė dhe nga letėrsia botėrore, duke u mundėsuar kėshtu gjeneratave qė tė njihen mė mirė me vlerat kulminante tė letėrsisė botėrore. Por gjithashtu, pėrktheu nga gjuha shqipe nė atė serbokroate shumė autorė nga Kosova dhe Shqipėria, duke ndihmuar nė njohjen e letėrsisė shqipe. Mekuli ishte kryetari i parė i Shoqatės se Shkrimtarėve tė Kosovės, themeluesi dhe kryetari i parė i Akademisė se Shkencave dhe tė Artit tė Kosovės, si dhe anėtar me korrespodencė i gjashtė akademive tė Shkencave dhe tė Arteve nė ish-Jugosllavi. Poezitė e tij janė pėrkthyer nė disa gjuhė, si serbokroate, sllovene, maqedonase, hungareze, italiane.
__________________ The heaven's sound is composed inside your heart, listen to its beat to syncronize your life onto the angel's steps. |
![]() |
| Bookmarks |
| Alternativa Teme | |
| Vleresojeni kete Teme | |
|
|
Tema te ngjashme | ||||
| Tema | Filluesi i temes | Forumi | Pergjigje | Postimi i Fundit |
| Presidenti Topi u prit nė audiencė nga Ati i Shenjtė, Papa Benedikti XVI | informuesi | Shtypi i dites | 0 | 06-12-2007 22:10 |
| Zhduket 12-vjeēari nga Peshkopia. I ati: Nuk kam hasmeri | informuesi | Shtypi i dites | 0 | 25-10-2007 15:01 |
| Familja Gaskoinj; Pijanec i ati, pijanece edhe e bija | informuesi | Sporti Shqiptar | 0 | 27-09-2007 21:00 |
| Bibla ne Shqip | Administratori | Bibla dhe Jeta | 11 | 27-02-2005 01:51 |