Parajsa.com


Parajsa Shqiptare Forum

Cfare ju duhet te dini?

 

Kthehuni Mbrapa   Parajsa Shqiptare Forum | Arti dhe Kultura | Letersia

Dritero Agolli - Mosmarreveshjet me Kadarene imponoheshin!

Pergjigju
 
LinkBack Alternativa Teme Vleresoni Temen
  #1  
Te vjeter 25-01-2007, 17:27
Minifotoja e anetarit Administratori
Parajsa Shqiptare
 
Reg: 06-07-02
Lokalizimi: London
Postime: 1,967
Images: 2351
Faqe ne Ditar: 2
Dritero Agolli - Mosmarreveshjet me Kadarene imponoheshin!

Dritero Agolli: Mosmarrėveshjet me Kadarenė, imponoheshin

Fėmijėrinė e tij, kontaktet e para me letėrsinė, studimet nė Bashkimin Sovjetik, por edhe marrėdhėniet me Ismail Kadarenė, apo drejtimin prej tij tė Lidhjes sė Shkrimtarėve, ka rrėfyer mbrėmė nė “Opinion” shkrimtari Dritėro Agolli.
Ka pranuar se mosmarrėveshjet me Kadarenė kanė lindur pas emėrimit tė tij nė krye tė Lidhjes, por edhe ka pohuar se pėr njohjen e tij me bashkėshorten, “sebep” ėshtė bėrė Elena Kadare. Nė kujtimet e 75-viteve jetė, Dritėro Agolli ka renditur edhe kohėn kur u duk se regjimi komunist po shembej, megjithatė, shton se asnjėherė nuk ka menduar tė kalojė nė kampin e opozitės antikomuniste.

Ju keni mbushur tashmė 75-vjet. Nga kjo distancė e 75-vjetorit, si e kujtoni fėmijėrinė tuaj? “Unė kam lindur nė njė fshat qė ka emrin Menkulas.
Ishte buzė Lumit Devoll, i ngritur nė njė kodėr, qė nuk pėrfundonte me majė, por ishte e prerė dhe atje ishte fshati.
Pėrmes kalonte rruga nacionale, qė vinte nga Korēa.
Shkonte pastaj nė Bilisht, e deri nė njė fshat pranė fshatit tonė, Bozhigrad, qė tani quhet Miras. Me kujtohet ky fshat, ishte jo nė Devollin e Sipėrm, por nė pėrgjithėsi afėr qendrės sė Devollit. Mes Bilishtit, Dardhės e tė tjerave”.

Cili ishte kontakti i parė qė ju patėt me letėrsinė, poezinė, me atė qė do tė bėhej jeta juaj e mėpasme?
“Kontakti i parė, si kudo nė Shqipėri, ishte me folklorin, me kėngėt popullore, qoftė tė kėnduara, qoftė edhe tė lexuara.
Atėherė ishin botuar edhe “Visaret e Kombit”.
Prindėrit tanė na i gjenin kėto, ose i gjenim nėpėrmjet shokėsh.
Pastaj ishin vjershat e Naimit, tė Ēajupit, tė Ndre Mjedės veēanėrisht, por edhe tė Fishtės, pasi atėherė nuk kishte ndonjė ndalim dhe kjo deri nė vitin 1948.
Por unė po flas pėr pėrpara luftės. Pastaj ishin tė pėrkthyera nga letėrsia botėrore, edhe orientale dhe evropiane, disa kryevepra, si Omar Khajam”.

Pleqtė e fshatit mbanin poezitė e Omar Khajamit?
“Po, po i mbanin, i kishin qejf! Kishin edhe disa poetė tė dorės sė dytė a tė tretė, por qė i kishin qejf fshatarėt. Fjala vjen, ishin vjershat e Sali Butkės”.
Ėshtė shkruar qė keni qenė partizan, gjatė Luftės sė Dytė. Ėshtė e vėrtetė apo jo?
“E vėrtetė. Por, historia ėshtė kėshtu.
Dy vėllezėr tė tim eti, dolėn partizanė qė nė fillimet e 1943-it.
Im atė ishte kryetar i Kėshillit Nacionalēlirimtar tė fshatit, por ishte edhe Kryeplak.
Kryepleqtė atėherė ishin tė emėruar nga qeveria. Mirėpo komanda e batalionit “Fuat Babani”, i tha se nuk ka gjė, rri nė tė dy krahėt, edhe Kryeplak, edhe kryetar i Kėshillit dhe ndenji. Pas Ēlirimit, nuk i vinin nė biografi kėtė anėn tjetėr, nuk e merrnin parasysh kėtė, por e merrnin si kryeplak.

Nejse, ashtu ishte. Njė kushėri i parė i babait, Bari Flaka, ishte komandant i njė kompanie tė batalionit “Fuat Babani”. Komisar ishte Mihallaq Ziēishti.
Pastaj u degradua nė kohėn e luftės se bėri disa gabime, ky Bariu.
Dhe unė shkova njė ditė tek ai. Ika sepse isha zėnė me nėnėn, nė njė konflikt siē zihen fėmijėt dhe i thashė se do iki partizan. Ishte fundit i 1943 dhe fillim i 1944. Isha 14-vjeē djalė. Ishin disa kodra pėrballė fshatit tonė, matanė lumit.
Atje rrinin partizanėt, nė kufi me Greqinė. Shkova tek ai, i thashė do tė iki nga shtėpia, do tė dal partizan me ju, sepse xhaxhallarėt tė dy kanė ikur, im atė po merret me fshatin, unė vetėm me gratė mbetem, nuk rri dot me to, do tė iki. Siē thoshin tė vegjlit, kėshtu. Ai tha qė je i vogėl, e duhet tė presėsh edhe ca. Po mos ēlirohemi, prit e njė vit e hajde, se besoj se do tė zgjasė lufta.

Por, megjithatė, tha se edhe kėtu mund tė shėrbesh, ne do tė bėjmė korrier. Kur tė kemi nevojė do tė dėrgojmė letra nėpėr fshatra dhe ti t’i shpėrndash.
Trakte dhe gjėra. Mė tha se ti e ke mė tė vėshtirė, se po tė zunė edhe tė vrasin. Kėshtu unė u aktivizova. Mė vonė, kur u formua brigada IX, nė Lozhan tė Gorės, njė kompani mbeti kėtej nga ana e Devollit, se batalioni “Fuat Babani” la disa kompani.
Kėshtu qė u aktivizova edhe me kėtė dhe kėshtu qė edhe mua, po tė mė zinin, mund edhe tė mė vrisnin. Hero, s’besoj tė kisha dalė, se s’kisha bėrė ndonjė trimėri tė madhe, por dėshmor do tė isha! Kėshtu qė shpėtova.

Nė kohėn e paraluftės, organizoheshin edhe mbrėmje nė njė fshat afėr tonit, nė Hoēisht.
Atje luanin edhe ballo tė rinjtė, tango e kėshtu siē ishin.
Femra dhe meshkuj bashkė. Hoēishti ishte ndonja njė orė e gjysmė larg fshatit tonė.
Ne djemtė e fshatit vinim atje veēanėrisht nė verė, ku bėnim edhe piknik. Kishin njė grup me mandolina, fizarmokinė dhe luanin si kėto modernet”.
Ishin tė bukura vajzat e asaj kohe?
“Ishin shumė tė bukura. Mua edhe tė shėmtuarat, tė bukura mė dukeshin atėherė.
Por ishin tė bukura, ishin tė bukura dhe pa shumė stolira, i kishin stolitė e kursyera, por ajo i jepte njė bukuri mė tė madhe sesa tė njollosura”.
Kur u transferuat nė Gjirokastėr?
“Para se tė shkoja nė Gjirokastėr, shkova nė Bilisht. Njė qytezė, ku u parapėrgatita pėr njė qytet mė tė madh.
Nė Bilisht shkolla quhej unike, ose qytetare, pasi mbaroje pesė klasat e fillores, shkoje nė atė. Ajo ishte paragjimnaz.
E kishte programin mė tė gjerė, mė tė mirė sesa 8-vjeēarja tani, se edhe po tė mos mbaroje shkollėn e mesme, quhej si me njė arsim plotėsues, qė mund tė shkoje edhe mėsues me kėtė shkollė.

Atje ne Algjebrėn e bėnim siē e bėn gjimnazi tani, ose Letėrsinė, gramatikėn nė Gjuhė, por kishin Gjuhėn Franceze, qė e mėsonim nė tre vjet.
Bėnim francezen se nuk kishim pedagogė rusė, ishte vazhdimi i shkollės franceze dhe profesorėt tanė tė asaj shkolle ishin tė kėsaj edukate, tė liceut francez.
Kėshtu qė ishim mė tė pėrgatitur sesa tani, sepse ėshtė e zgjatur koha e mėsimit. Pas kėsaj shkova nė Gjirokastėr dhe pėr kondita tė tjera, sepse nė Korēė nuk kishte konvikt”. Si shkuat mė pas nė Bashkimin Sovjetik?
“Unė kisha fituar Ēmimin e Tretė nė njė konkurs kombėtar letrar tė rinisė.
Ēmimin na e dha Ramiz Alia, qė atėherė ishte Sekretar i Komitetit Qendror tė Rinisė. Mė kujtohet, vjersha quhej “Gjaku i kulluar”. Pėr luftėn ishte.
Njė poemė, njė vjershė e gjatė, qė ishte botuar nė “Letrari i ri” dhe njė fragment tė saj recitova unė. Mirėpo, kėrkesėn pėr studime tė larta, unė nuk e kisha bėrė pėr Letėrsi, por pėr Zooveterineri. Mė pėlqente bujqėsia, mė pėlqenin kafshėt dhe mendoja qė letėrsinė e mėsoja edhe duke lexuar, s’ka nevojė tė shkollohesh.

Kisha dėgjuar, si kurioz qė ishin tė rinjtė, qė Ēehovi ishte mjek, Dostojevski ishte inxhinier ndėrtimi anijesh, Shileri ishte gjykatės...
Kishte shkrimtarė anglezė.
Atėherė Bėrnsin nuk e kishim dėgjuar, sepse nuk ishte pėrkthyer ende, por ai ishte njė fermer, punonte tokėn dhe pėr kėtė arsye thashė, mė mirė tė njohėsh kafshėt, tė bėhesh doktor. Edhe nė fshat thoshin doktori i kafshėve, siē thuhet pėr njerėzit.
Mendova qė tė isha njė prej tyre, se unė kujtoja se do tė kthehesha pėrsėri nė fshat. Mė kujtohet atėherė kur vdiq njė kalė, kali ynė, qė ishte shumė i bukur dhe vdiq.
Unė zakonisht nuk them ngordhi, them vdiq pėr kafshėt, si njerėzit.
Pastaj lėndėn e dytė, se duheshin tre lėndė, e kėrkova pėr Biologji, qė ėshtė afėr kėsaj, pėr studimin e qenieve tė gjalla. Tė tretėn pėr Gjeografi.

Pastaj, Karaman Ylli tha: Jo, nuk do tė shkojė pėr kėto, por do tė shkojė pėr Letėrsi! Kėshtu qė unė shkova pėr Letėrsi nė Rusi, nė Leningrad, pėr degėn e Gazetarisė”.
Ēfarė gjėje ju ka mbetur nė mendje, nga vitet qė keni kaluar nė Bashkimin Sovjetik? Ēfarė kujtoni mė shumė?
“Atje, me atė naivitetin tonė, unė njoha njė vajzė dhe madje me njė pendim, me njė ashtu, por u martova me tė.
Ishte kjo anė, tentativa pėr tė bėrė njė familje. Mirėpo atje gabova pėr kėtė gjė. Ishin disa pika kulminante.
Njė pikė kulminante ka qenė Biblioteka Akademike nė Leningrad dhe atje mund tė gjeje shumė libra. Madje edhe ata tė ndaluar. Nga ata mėsova shumė.
Po pas kthimit nga Bashkimi Sovjetik, a ishte i vėshtirė ambientimi nė jetėn shqiptare, pas 5 viteve jete, padyshim pak mė tė lirshme?
“Kishte njė farė vėshtirėsie vetėm nga ana politike. Atje kishte filluar njė shkrirje, njė liberalizim dhe kjo shkrirje ka ardhur nga njė novelė e Ehremburgut.

Me kėtė titull, “Shkrirja”, qė u botua atėherė. Atje flitej kundėr kultit tė individit. Kurse kėtu kishte lėvizur diēka pas Kongresit tė XX, por jo plotėsisht.
Kishte gazetari tė vėrtetė nė atė kohė nė Shqipėri?
“Kishte, se kishte vėshtrim kritik tė gjėrave. Nuk kishte vetėm lulėzime, mund tė kritikoheshin edhe ministrat”.
Situata erdhi duke u mbledhur?
“Mė vonė erdhi, pas mesit tė viteve ’60, duke u mbledhur. Por nė atė kohė, unė mendoj se kishte gazetarė tė dėgjuar.
Por nė vitet e para tė krijimtarisė tonė, ne nuk ia hidhnim fajet regjimit”.
A komentonit regjimin, a komentonit atė regjim nė bisedat tuaja. Sidomos nė ato me Ismail Kadarenė? “Shpeshherė e komentonim, veēanėrisht nė problemet e kuadrit, ēfarė njerėz grumbullon, nė problemet e kėtyre plenumeve qė bėheshin pėr kulturėn, pėr letėrsinė”. Kjo nė fillim, apo mė pas?

“Kjo rreth viteve ’60, deri edhe nė Plenumin e IV. Ai ishte njė problem i ngatėrruar i zgjedhjes time si Kryetar i Lidhjes sė Shkrimtarėve dhe Artistėve.
Derisa u bėra Kryetar i Lidhjes, nuk kishim asnjė lloj kontradikte, ne vetėm me Ismail Kadarenė njė kontradiktė dhe ai ishte mė i skajshėm sesa unė nė problemin e traditės dhe novatorizmit, veēanėrisht nė problemin etėr dhe bij.
Ai ishte mė kritikues ndaj kėsaj. Edhe unė e shihja si njė problem themelor kėtė, por isha mė i butė nga kjo anė, qė duhet njė marrėdhėnie, njė kontradiktė apo joantagoniste tė thellė mes brezave, e duhet tė komunikojnė, tė marrin nga njėri-tjetri.
Ai ishte mė larg. Bile duke biseduar, bėnim, si ta them, marrėzira, duke kritikuar edhe letėrsinė e kaluar, edhe njerėzit e shenjtė”.
Cilat kanė qenė mosmarrėveshjet mes jush?
“Mosmarrėveshjet nuk ishin mė shumė njerėzore, mosmarrėveshje qė njėherė imponoheshin nga posti qė kisha si Kryetar i Lidhjes.

Sado pėrpjekje qė tė bėja, ndonjė gabim qė bėnte, quhej gabim nė atė kohė, unė isha i detyruar qė t’ia thosha”. Po raportet njerėzore mesh jush?
“Nuk kemi pasur mėrira, gjithmonė kemi folur”.
Dua t’ju pyes, si e keni njohur gruan tuaj?
“Ne vinim shpesh qė bėnim takime me studentėt, unė, Dhimitėr Xhuvani, Ismail Kadare.
Ai vinte mė shpesh. Dhe tė tjerė shkrimtarė, Qamil Buxheli, Kim Dushi. Nė ato takime mė ra nė sy kjo vajzė, qė mė pėlqeu nė pamje, por edhe e sjellshme. Por nuk bėra ndonjė gjė. Njėherė e mora duke kėrcyer. Unė nuk kėrceja aq mirė, ia shkela edhe kėmbėn e thashė kėshtu e kam unė, se kemi tė tjera valle ne dhe mund tė qėllojė tė ta shkel kėmbėn. Ajo ishte shoqe me Elenėn e Ismail Kadaresė. Kur ajo u martua me Kadarenė, mė njohu edhe mua me Sadijen. Ajo (Elena Kadare) u bė sebep.
Pastaj nė shtėpinė e Naum Priftit, bėmė njė darkė atje dhe u lidhėm mė ngushtė pastaj, tek shtėpia e Kadaresė”.
Nė cilin vit jeni martuar? “Nė ’64 e njoha, pastaj nė ’65 u martova nė korrik dhe muajin e mjaltit e kemi bėrė nė Pogradec.
__________________
The heaven's sound is composed inside your heart, listen to its beat to syncronize your life onto the angel's steps.
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
Pergjigjuni me Citim
Pergjigju

Bookmarks

Alternativa Teme
Vleresojeni kete Teme
Vleresojeni kete Teme:

Rregullore Postimi
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is aktivizuar
Buzeqeshjet jane te aktivizuar
Kodi [IMG] eshte i aktivizuar
Kodi HTML eshte i dizaktivizuar
Trackbacks are aktivizuar
Pingbacks are aktivizuar
Refbacks are aktivizuar
Kapercim Forumesh

Tema te ngjashme
Tema Filluesi i temes Forumi Pergjigje Postimi i Fundit
Kosova, Agolli: Dita e sotme si 28 Nentori i 1912 informuesi Shtypi i dites 0 17-02-2008 13:15
Sekretarja e Ministrisė sė Kulturės, Blegina Agolli, seksere e firmės austriake informuesi Ekonomia Shqiptare 0 17-02-2008 13:15
Rishfaqen mosmarrėveshjet mes PS-sė dhe LSI-sė informuesi Politika shqiptare 0 12-09-2007 17:18
Dritero Agolli Administratori Letersia 27 02-05-2006 01:32
Te reja nga kinematografia ! AlbShkodra Kinemaja dhe Televizioni 43 25-10-2004 23:12


Te gjitha oret jane ne GMT +1. Ora tani eshte 01:29.




Parajsa Shqiptare