Parajsa.com


Parajsa Shqiptare Forum

Cfare ju duhet te dini?

 

Kthehuni Mbrapa   Parajsa Shqiptare Forum | Arti dhe Kultura | Letersia

Dritero Agolli

Teme e Mbyllur
 
LinkBack Alternativa Teme Vleresoni Temen
  #1  
Te vjeter 02-05-2006, 00:54
Minifotoja e anetarit Administratori
Parajsa Shqiptare
 
Reg: 06-07-02
Lokalizimi: London
Postime: 1,966
Images: 2351
Faqe ne Ditar: 2
Dritero Agolli

Dritėro Agolli lindi nė Menkulas tė Devollit. Pasi mori mėsimet e para nė vendlindje, vazhdoi gjģmnazin e Gjirokastrės, njė shkollė me mjaft traditė. Studimet e larta pėr letėrsi i mbaroi nė Petėrburg. Ka punuar shumė kohė gazetar nė gazetėn e pėrditshme "Zėri i popullit", dhe pėr shumė vjet ka qenė Kryetar i Lidhjes sė Shkrimtarėve dhe Artistėve tė Shqipėrisė. Pėr tridhjetė vjet me radhė Dritėro Agolli u zgjodh deputet.

Krijimtaria e tij letrare ėshtė mjaft e pasur nė gjini e lloje tė ndryshme: poezi, poema, tregime, novela, romane, drama, skenarė filmash etj. Ėshtė fitues i disa ēmimeve dhe i nderimeve tė tjera. Disa prej veprave mė tė rėndėsishme tė tij janė pėrkthyer nė Perėndim e nė Lindje. Dritėro Agolli hyri qė nė fillim nė letėrsinė shqiptare (vitet'60) si njė protagonist i saj, duke i ndryshuar pėrmasėn e sė ardhmes. Nė veprėn e Agollit e pa veten si protagonist bujku dhe bariu, fshatari dhe studenti, malėsori dhe fusharaku. Agolli i bė poeti i tokės dhe i dashurisė pėr tė, shkrimtari i filozofisė dhe i dhimbjes njerėzore. Vepra letrare e Dritėro Agollit krijoi traditėn e re tė letėrsisė shqiptare.

Ajo na bėn tė ndihemi me dinjitet pėrballė botės sė madhe. Shkrimtar i madh i njė "gjuhe tė vogėl", ai ėshtė po aq i dashur prej lexuesve bashkėkombas, sa dhe nė metropolet e kulturės botėrore. Dritėro Agolli dhe brezi i tij letrar (vitet '60) nuk u paraqitėn me ndonjė poetikė tė re, sido qė u diskutua mjaft edhe pėr rimėn dhe ritmin, pėr vargun e lirė dhe vargun e rregullt, pėr "rreptėsinė" e poezisė. Mė shumė pėrvoja e tij krijuese, se traktatet teorike, bėri qė tė ndryshohej rrėnjėsisht tradita e vjershėrimit shqip. Dritėro Agolli u shfaq nė letėrsi si njė autor me kėrkesa tė larta pėr poezinė. Ai synoi njė poezi mė tė pėrveēme, me mė shumė individualitet. Agolli krijoi poezinė e "un-it", pėrkundėr poezisė sė "ne-ve", qė shkruhej "pėr tė bashkuar masat".

Agolli krijoi njė model tė ri vjershėrimi nė problematikė dhe nė mjeshtėrinė letrare, gėrshetoi natyrshėm vlerat tradizionale tė poezisė me mėnyra tė reja tė shprehjes poetike. Thjeshtėsia e komunikimit, mesazhet universale dhe shprehja e hapur e ndjeshmėrisė janė shtyllat e forta ku mbėshtetet poezia e tij. Nė prozėn e tij Agolli solli risi lo vetėm nė strukturėn narrative, por dhe nė galerinė e personazheve tė veta. Ata lanė sa tė ēuditshėm aq dhe tė zakonshėm, sa tragjikė aq edhe komikė, sa tė thjeshtė aq edhe madhėshtorė. Frazeologjia e pasur popullore dhe filosofia jetėsore e bėjnė pėrgjithėsisht tėrė veprėn letrare tė Agollit sot pėr sot ndėr mė tė lexuarėn.

Poezia
Poezia e Agollit krijoi njė model tė ri vjershėrimi nė problematikė, nė shqetėsime dhe nė mjeshtėrinė letrare. Me krijimtarinė e vet Dritėro Agolli ka treguar se di tė rrezikojė nė letėrsi. Dyzet vjet mė parė, duke botuar vėllimin e parė poetik "Nė rrugė dola" (1958), ai huajti pėr titull pjesėn e parė tė njė dyvargėshi tė mirėnjohur tė poetit skocez Bėrns: "Nė rrugė dola / Pas meje porta u mbyll". Rruga e rritjes sė tij poetike shprehet dhe nė titujt e librave poetikė: Hapat e mia nė asfalt (1961), Shtigje malesh dhe trotuare (1965), Devoll-Devoll (1964), Mesditė (1968), Baballarėt (1969), Nėnė Shqipėri (1974), Fjala gdhend gurin (1977), Udhėtoj i menduar (1985), Pelegrini i vonuar (1993), Lypėsi i kohės (1995), Fletorkat e mesnatės (1999) e libra tė tjerė. Me poezinė e tij Dritėro Agolli e ēkanonizoi vjershėrimin e traditės dhe njėherėsh krijoi njė traditė tė re e ēliroi poezinė shqipe nga njė frymė monumentalizmi tė gėnjeshtėrt, nga deklarativizmi dhe ngurtėsia; ndryshoi pėrdorimin pėr "temėn e madhe", duke kėrkuar madhėshti poetike jo vetėm prej luftės dhe heroizmit tė jashtėm, por edhe prej pėrjetimeve tė "heroit tė dobėsisė"; duke zgjeruar shumėfish hapėsirėn e realitetit nė poezi dhe duke i ndryshuar rrėnjėsisht raportet ndėrmjet tyre.

Agolli krijoi njė poezi antologjike me motive tė pėrditshmėrisė sė jetės.
Poezia e Agollit ka ndikime tė drejtpėrdrejta prej poezisė popullore, prej artit tė Naim Frashėrit e tė Lasgushit, prej Bėrnsit e autorėve rusė tė fillimit tė shekullit tė 20-tė. Kjo poezi emancipoi nė tėrėsi mendimin letrar nė Shqipėri dhe futi frymėn e konkurrencės pėr ide tė reja dhe cilėsi nė art. Gjithashtu krijimtaria poetike e Dritėro Agollit mund tė cilėsohet si liriko-epike. Kjo ishte njė shmangie e madhe nga tradita, e cila mbahej kryesisht nė lavdinė epike. Agolli e pruri poezinė shqipe prej kozmocentrizmit nė homocentrizėm. Poezia e D. Agollit e ktheu vėmendjen nė jetėn e njeriut nė kohė paqeje. Nė kohėn kur u botuan librat e parė poetikė tė tij, botėn e sundonte slogani "t'i ktheimė armėt nė plugje". Kjo ishte njė thirrje e pėrgjithshme e njerėzimit nė gjysmėn e planetit. Nė kėtė kohė Agolli shkroi poezi qė pėrshkohen nga kulti i vendlindjes, i tokės, i bukės, i parmendės, i familjes, i prindit, babait. Ishte njė prurie e re nė letėrsinė shqipe pretendimi i tij pėr tė qenė njė "unė" i identifikuar nė letėrsi. Kjo u shpreh qartė, fillimisht nė poemat "Devoll-Devoll", dhe "Poemė pėr babanė dhe pėr veten". Nga ana tjetėr nė tėrėsinė e vet poezia e Dritėro Agollit sundohet nga bota e gjallė, shpirtėzimi i mjedisit, shenjtėrimi i natyrės, i arės dhe i bagėtisė. Nė kėtė tipar tė poezisė sė tij rishfaqen panteizmi i Naimit dhe gjurmė tė botėkuptimit bektashian.

Nė mėnyrėn e vet Dritėro Agolli krijoi "njė Shqipėri alterna-tive", qė mbėshtetej nė njė ideal romantik. Kjo ėshtė njė marrėdhėnie e zakonshme poetike me realitetin, e njohur nė traditėn shqiptare dhe atė tė huaj. Tė gjithė e dinė se Naimi e kishte fare mirė tė qartė se cila ishte Shqipėria, por ai krijoi Shqipėrinė e vet plot bukurira imagjinare. Ismail Kadare e krijoi "Shqipėrinė tjetėr" duke mėrguar nė lashtėsitė e moēme shqiptare. Ndėrsa "Shqipėria tjetėr" e Dritėro Agollit, qė hyjnizohet tek "Nėnė Shqipėri" dhe nė vepra tė tjera, ėshtė kulti i atdheut, pėrthirrja e krenarisė kombėtare. "Nėnė Shqipėri", si duket, u shkrua si njė "Bagėti e bujqėsi" e kohėve moderne. Fryma naimiane e futurizmit romantik ("Shqipėria, ē'mund tė jetė", siē do tė shprehej Samiu), ndihet e plotpushtetshme nė poemė.

Agolli dėshironte tė ndėrtonte njė Shqipėri tė lumtur. Poetikķsht kjo mund tė arrihej ose nė formėn e mitit tė sė shkuarės (nostalgjisė pėr "motin e madh", si e bėnė shumica e rilindėsve), ose nė formėn e utopisė - kultit tė sė ardhmes, idealizimit tė njė "vendi qė nuk ekziston" (nga greqishtja. "u-topos", "vend qė s'ėshtė"). Dhe nė vėllimet mė tė fundit poetike, D. Agolli s'ka pushuar sė qeni njė poet mjaft popullor, qė s'mban kurrėfarė distance me lexuesin e thjeshtė; qė dhimbjen, gėzimin dhe dobėsinė njerėzore i merr si ndjenja universale dhe i shkrin me filozofinė jetėsore.

Raportet jetė / vdekje, lumturi / hidhėrim, tradhti / besė etj. bashkėjetojnė dhe pėrplasen me njėra-tjetrėn sa nė realitetin e jashtėm aq edhe nė atė tė brendshėm. Dritėro Agolli qė nga fillimet e deri mė sot mbeti njė poet i trishtimeve "tė vogla" pėr njė zog tė vrarė apo njė qen tė shtypur dhe poeti i dhimbjeve tė mėdha pėr udhėkryqin e historisė shqiptare.

Asnjė poet mė shumė se Agolli nuk e ka tė shprehur kaq me sinqeritet dobėsinė e vet njerėzore.

Mė ndodh sikur s'jetoj nė vendin tim,
Por nė njė vend tė huaj dhe tė largėt...
(Sikur s'jetoi nė vendin tim)

... Dhe gishtat kėrcas si kokrra arrash tė forta
Ėshtė koha kur mblidhem shuk nėn peshėn e natės
Dhe pres i friksuar kusarėt tė vijnė te porta
(Ėshtė koha)

Po iki me trishtim i zhgėnjyer nga miqtė,
E mbylla dhe derėn qė rrinte e hapur...
... Diku nė njė skaj tė largėt do prehem
Me qafėn e futur nė jakėn gri tė xhaketės...
( Trishtimi)

Libri poetik "Fletorka e mesnatės" u botua nga Dritėro Agolli nė 40-vjetorin e botimit tė vėllimit tė parė, "Nė rrugė dola". Gjatė 40 vjetėve krijimtari, poezķa e Dritėro Agollit ka ruajtur disa tipare pėrveēuese, tė cilat janė tė pranishme vijimisht: kultin e tokės dhe tė bukės, shenjtėrimin e natyrės dhe tė njeriut, raportin vetjak me botėn, mitin e dheut tė tė parėve dhe tė historisė sė tyre, pėrmasėn e njė tė ardhmeje optimiste dhe zhgėnjimin pėr humbjet e sė shkuarės. Nė vitet '90 Agolli iu paraqit lexuesit tė vet me njė ringjallje poetike. Kjo qe njė sfidė e fuqisė krijuese. Pas "Pelegrinit tė vonuar" dhe "Lypėsit tė kohės", nė njė periudhe kulturore qė erdhi me tronditje tė rėnda tė referencave tė shoqėrisė, poeti shfaqi njė tjetėr pjesė tė fshehtė tė vetes, qė ruhej diku nė "Fletorkėn e mesnatės".
Nė kėtė libėr shpėrfaqet po ai Dritėro qė prej vitesh "udhėton i menduar", po ai qytetar qė mundohet tė shohė fatin e vet nė fatin e bashkėsisė ku jeton, i njėjti poet qė e gdhend fjalėn sikurse mjeshtri gurin. "Fletorka e mesnatės" ėshtė njė vėllim me tė cilin poeti ka shprehur pėrjetimet e dhimbshme tė njė kohe me tronditje tė mėdha, prej vitit 1996, kryesisht tė vitit 1997, disa edhe tė vitit 1998. Me kėtė vėllim ėshtė paraqitur njė hapėsirė tjetėr e poezisė sė tij.

Vjershat e "Fletorkės sė mesnatės" janė bisedė e dhimbshme me veten, me miqtė, me aleatėt dhe kundėrshtarėt, me njeriun ashtu siē ėshtė. Nata ėshtė e ngarkuar me zymtėsi dhe njeriu ėshtė mirė tė mos mendojė gjatė natės. Nata ėshtė depresive dhe njeriu ėshtė mirė tė ruhet prej rėnies, sidomos nė kohėra tė rėnda. Mirėpo ndėrgjegjja e poetit nuk mundet ta pranojė kėtė luks. Dhe ėshtė njė fat qė ndėrgjegjja e poetit ka ndenjur zgjuar e ka kthyer nė art situata e ndjesi qė njeriu i zakonshėm do t'i shmangte lehtė me njė qetėsues nervash. Poeti ka nyjėtuar nė artķn e tķj vuajtjet e njerķut qė e di pėrgjegjėsinė e tij para opinionit, qė t'i tregojė atij se ē'vlerė ka dhimbja. Po, edhe dhimbja ka vlerė! Eshtė njė ndjenjė fisnikėruese.
Ka qenė njė fat pėr njeriun shqiptar, subjektin qė pret letėrsinė nė gjuhėn shqipe, qė kėto dhimbje poeti la sjell atij si njė "realitet tė dytė", si realitet letrar. Ne dridhemi nga dhimbja e poetit, qė vjen prej "realitetit tė parė", ngjarjes sė ditės, gjėmės sė ditės, tronditjes sė ditės, tė cilin poeti nuk e ka pėrjetuar si poezi. Pėrmes dhimbjes letrare qė arriti tė shprehė Dritėro Agollķ ne kemi mundur tė kuptojmė vlerėn e mahnitshme tė gjuhės qė flasim e qė kanė folur tė parėt tanė, vlerat e kėsaj pasurie qė i lidh shqiptarėt me burimin e kryehershėm tė popujve evropianė e indo-evropianė, finesat e saj tė brendshme, qė vetėm njė mjeshtėr i fjalės mund t'i bėjė tė ditura.

Proza
Komisari Memo (1970), ndoshta pėr shkak tė ngjyresės sė fjalės "komisar", ėshtė njė libėr qė shpesh ėshtė gjendur i ekspozuar kritikės. A ėshtė "Komisari Memo" njė vepėr tipike e realizmit socialist, nė kuptimin e nėnshtrimit ideologjik (ndaj frymės sė partisė) dhe artistik (ndaj kanoneve), domethėnė njė vepėr skematike? Vėshtirė tė thuhet po. Sė pari, sepse vetė figura qendrore e romanit, komisari Memo, ėshtė brenda llojit tė "njerėzve tė krisur" qė pėrmban nė tėrėsinė e vet letėrsia e Dritėro Agollit. Ai nuk ėshtė njė komisar i ngrirė nė rregulla e mendime, si dy paraardhėsit e tij, qė komandanti Rrapo i kishte pėrzėnė pa e zgjatur. Komisari Memo, "patriot i njė kohe tė re", e gjen pa vėshtirėsi gjuhėn e komunikimit me "shqiptarin e vjetėr patriot" komandantin Rrapo, qė ngjan si i thirrur prej kohės sė komitėve. Ai ėshtė njė hero qė herė-herė e shkel disiplinėn, bėn gabime, dashuron njė vajzė nė njė kohė kur pėr cėnim tė kėsaj tabuje, mund tė merrje vendimin e pushkatimit nga gjyqi partizan (duhej edhe shumė qė Kongresi i Helmėsit ta lejonte dashurinė), nuk bėn "trimėrira sokolash".

Zhurma e erėrave tė dikurshme (1964), njė pėrmbledhje me tregime, botuar mė 1964, u hoq nga qarkullimi pėr nxirje realiteti Nga pikėpamja letrare, kėto tregime, njė pjesė e tė cilave u ribotuan nė librin "Njerėz tė krisur", janė tė mbushura me personazhe atipike, me karakter e pamje tė paskalitura, me individualitete jashtė standartit, gjė qė pėrbėnte njė largim tė hapur nga parimet e metodės skematike zyrtare.
Nė romanin Njeriu me top (1975) Dritėro Agolli zbuloi njė marrėdhėnie tjetėr, krejt tė ndryshme nga ajo e "Gjeneralit tė ushtrisė sė vdekur" tė Kadaresė, sa i takon raportit tė njeriut shqiptar me armėn. Zot e rob i pushkės, i magjepsur dhe i marrosur prej saj, ky njeri bėn ēudira e marrėzira nga mė tė pabesueshmet. Ky njeri ėshtė i denjė tė thėrrasė me dėshpėrim njėsoj si Hamleti: "Dynjaja u prish! O hak i madh, ē'pret?!", ndonėse mund tė mos e ketė dėgjuar kurrė emrin e Shekspirit. Edhe nė kėtė roman shfaqen gjurmė tė babait patriark nė organizimin e bashkėsive bektashiane shqiptare.

Romani Trandafil nė gotė (1980) u prit nga mendimi letrar si njė "libėr rozė", por me kėtė vepėr Dritėro Agolli provoi tė bėnte njė sfidė tjetėr nė letėrsi, duke krijuar njė vepėr tė arrirė me njė personazh qė gjendet midis dashurish, pa tema epokale; pa epizėm dhe heroizėm. Me kėtė roman Agolli krijoi njeriun hero pėr merita tė dobėsisė, duke manifestuar njė hapėsirė lirie vetjake jashtė asaj lirie qė ofrohej prej mendimit shoqėror tė kohės.

Dritėro Agolli ėshtė njė shkrimtar i mėsuar me "goditje rrufesh". Nė vitin 1965, njė plenum i posaēėm i Komitetit Qendror tė Partisė sė Punės pėr letėrsinė dhe artet, e kishte kritikuar nė raportin kryesor librin e tij "Zhurma e erėrave tė dikurshme", i cili pastaj u hoq fare nga qarkullimi. Ndonėse periudha e liberalizmit nė kulturė (1972-1974) e gjeti "nė pozita tė shėndosha" (sapo kishte botuar poemėn "Baballarėt", qė evokonte lidhjen e brezave dhe jo konfliktin e tyre), romani Shkėlqimi dhe rėnia e shokut Zylo, qė botohej pjesė-pjesė nė revistėn "Hosteni", u ndėrpre me porosi nga zyra tė larta tė shtetit. Nė mesin e viteve '70 njė teatėr vuri nė skenė dramėn e tij "Baladė pėr njė grua", ku personazhi qendror, njė aktiviste e partisė nė rreth, anėtare byroje, voton kundėr pėrjashtimit tė ish-burrit tė saj nga partia, por duke zbritur shkallėt pas mbledhjes i thotė: "Ti je i denjė pėr tė qėndruar nė parti, por jo pėr tė qenė burri im!". Ishte njė "kundravajtje ideologjike" qė nuk mund tė falej.

Sipas vijės duhej tė ndodhte e kundėrta: marrėdhėnia nė familje vinte si rrjedhim i mbetjes ose jo nė parti. Shfaqja u ndalua dhe drama nuk u botua mė. Edhe dramat Fytyra e dytė e Mosha e bardhė nuk u pritėn mirė nga kritika zyrtare. Polemikė kritike u zhvillua pėr romanin "Trandafil nė gotė". Vitet '80 vijuan me njė varg zymtish tė tjera. "Hundėleshi" (i botuar mė pas me titullin "Kalorėsi lakuriq"), u kritikua ashpėr pėr ironi dhe aludime anti-ideologjjke. Kritikat ndoqėn edhe disa tregime dhe cikle poezish tė botuara nė gazetėn "Drita". Ndėrsa pėr romanin "Dėshtaku", qė pruri tek lexuesit njė realitet me dramė, u mbajt heshtje.
__________________
The heaven's sound is composed inside your heart, listen to its beat to syncronize your life onto the angel's steps.
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
  #2  
Te vjeter 02-05-2006, 00:58
Minifotoja e anetarit Administratori
Parajsa Shqiptare
 
Reg: 06-07-02
Lokalizimi: London
Postime: 1,966
Images: 2351
Faqe ne Ditar: 2
Shkelqimi dhe Renia e Shokut Zylo

Shkėlqimi dhe Rėnia e Shokut Zylo
Analizė

Ndonėse vetė shkrimtari D.Agolli ėshtė shprehur se "me Arkėn e djallit, do tė ndryshoj pėrfytyrimin e letėrsisė shqipe", pėr njė shumicė lexuesish kontributi mė i rėndėsishėm letrar i tij nė prozė ėshtė "Shkėlqimi dhe rėnia e shokut Zylo" (1973).
Kronikė e karrierės sė palavdishme tė njė zyrtari "nė vijė", romani ėshtė nė tė njėjtėn kohė pasqyrė e pozitės sė mjerė tė vartėsit tė tij, Demkės, njė kalemxhi i stėrvitur, qė pak nga pak ėshtė ndarė me talentin.

Vitet e fundit, veēanėrisht pas botimit nė Francė, kėtij romani i ėshtė rikthyer vėmendja. Rreth tij ėshtė debatuar shumė. Janė hequr paralele dhe janė bėrė analogji me vepra tė ngjashme qė nuk gjetėn tribunė botimi nė vende tė Lindjes ish-komuniste. Me kėtė rast ėshtė pėrmendur, jo pa njėfarė ēudie, shkalla e lirisė sė krijimtarisė tek autorėt mė tė talentuar nė Shqipėri. Pėr njė gjykim mė pranė sė vėrtetės rreth kėsaj ēėshtjeje, ndoshta duhej vėnė nė dukje fakti qė ky roman u paraqit fillimisht si pronė letrare e sė vetmes revistė humoristike tė vendit - "Hosteni" - si dhe fakti tjetėr i njohur, qė e qeshura mundėson gjithēka. Pėrmbysjet e mėdha fillojnė me humorin. Kur njė periudhė historike mbėrrin kohėn e humorit, kjo do tė thotė se ajo ka trokitur nė ēastin e zbaticės. "Ushtari i mirė Shvejk shembi lavdinė e perandorisė", thotė Hasheku.

Pėr burokratėt dhe servilėt ėshtė shkruajtur jo pak, por faji pėrgjithėsisht i ėshtė hedhur njėrės palė: ose eprorit arrogant, ose vartėsit tė pėrulur. Kurse nė romanin humoristik tė D.Agollit, Zyloja dhe Demka, shkurtime tė emrave tradicionalė "Zylyftar" dhe "Demir", ku nuk merret vesh ku fillon "modernizimi" dhe ku mbarojnė "pėrkėdhelja/ pėrqeshja", e meritojnė plotėsisht njėri--tjetrin. Tė dy janė shkaktarė situatash qė e bėjnė lexuesin tė shkulet gazit, por edhe tė pezmatohet disi. Produkt i njėri-tjetrit, ata janė njėherėsh bashkėfajtorė pėr lėngatėn qė e vetėvuajnė.

Pėr artin e humorit paraqitja e dy personazheve nė bashkėfajėsi ėshtė njė zgjedhje e njohur. Mjafton tė kujtojmė, bie fjala, lidhjet midis Don Kishotit e Sanēo Panēės nė veprėn e mirėnjohur tė Servantesit, Oliver Hardin dhe Sten Laurelin. Edhe Zyloja me Demkėn tė tillė janė, njė nė dy apo dy nė njė. Ata ushqejnė njėri--tjetrin dhe nuk mund tė ndahen. Zylo pa Demkė dhe Demkė pa Zylo nuk mund tė ketė. Cili prej tyre ėshtė mė shumė fajtor? Kjo nuk ėshtė njė gjė qė zgjidhet lehtė.

Komizmi i figurės sė Zylos buron nga kontradikta themelore e karakterit tė tij: ai i jep vetes tė tjera vlera nga ato qė i takojnė, duke menduar se hierarkia shtetėrore ėshtė edhe hierarki meritash. Shoku Zylo ėshtė njė nga qindra e qindra nėpunėsit e mesėm tė njė aparati shtetėror me shumė instrumente. Ai nuk ėshtė pa merita pune, diēka ka bėrė pėr tė mirėn e saj, por kėto merita nė peshoren e shoqėrisė kanė rėndesė shumė mė tė vogėl se nė mendjen e Zylos.

Nė tė vėrtetė Zylo Kamberi ėshtė njė figurė tragjikomike. Veprimet e tij tė bėjnė tė qeshėsh, po aq sa edhe tė ndiesh keqardhje. Zyloja nuk ėshtė njė burokrat poterexhi, bujėmadh, i zhurmshėm. Arroganca e tij ėshtė e heshtur. Prepotenca e tlj ėshtė me zė tė ulėt. Veprimet e tij pėrherė priren nga qėllime tė mbara, por ēojnė nė gabime trashanike. Zyloja nuk ėshtė i vetėdijshėm pėr sėmundjen qė e mundon. Ai nuk ėshtė njė burokrat skematik, qė shquhet qė atje tej.

Pėrkundrazi, lexuesi e mbyll librin i bindur se, po tė mund tė bėhej i ndėrgjegjshėm pėr dobėsinė, shokut Zylo ndoshta do t'i vinin mendtė dhe do tė gjente forcė pėr tė ndrequr veten. Prandaj ai ėshtė njė figurė fatkeqe, ku bėhen bashkė mirėsia e qėllimit me padijen, me humbjen e ndjenjės sė realitetit, tė masės pėr tė vėrtetėn. Nė kėtė kuptim, Zyloja i shfaqet lexuesit nė njė pamje sa tė rrezikshme, aq edhe pėr t'i qarė hallin. Zyloja nuk i beson faktit, por imazhit qė ka nė mendje, iluzionit. Pėrmasa e jetės nė mėnyrėn e tė menduarit tė tij ėshtė zėvendėsuar nga idetė format. Subjektivisht Zyloja e konsideron veten nė pararojė tė shoqėrisė, kurse objektivisht e kufizon atė. Kėtu ndahet edhe qėndrimi emozional i autorit.

Ai e pėrqesh, e satirizon, e vė nė pozitė tė vėshtirė personazhin e vet, por edhe i dhimbset, e justifikon disi, madje, nė njė farė mėnyre, ka raste kur duket qartė se e merr nė mbrojtje, duke mos e zhveshur nga ēdo vlerė. Situatat qė kalon Zyloja i jeton me seriozitetin mė tė madh, kur tė tjerėt mezi e mbajnė tė qeshurėn. Duke ngatėrruar forcėn e ligjit, tė kompetencės, tė tė drejtave si epror, me forcėn e argumentit, qė ėshtė autoriteti mė i lartė, ai i mvesh vetes atribute tė pamerituara, beson verbėrisht nė forcėn ēudibėrėse tė urdhėrit, tė fjalės. Duke imituar modelin qė ka zgjedhur si shpresė pėr "nėpunėsin nė ngjitje", ai shmanget nga vetja.

Burokrat i ēuditshėm, nė tė shumtėn e herės i dehur nga njė realitet qė nuk ekziston, i mėrguar nga jeta e vėrtetė, megjithatė, herė-herė Zyloja thotė disa tė vėrteta lakonike dhe tė befta, qė ai i quan "ese". Nė kėto raste ėshtė shumė e vėshtirė tė pėrdoret pėr tė emėrtimi burokrat. Madje thua: "sa mirė do tė ishte tė mos e pushtonte ajo sėmundje e mallkuar, ajo marramendje, ajo dehje qė vjen nga iluzionet, ai dyzim i realitetit.
Hasheku, nė parathėnien e romanit tė tij tė njohur "Ushtari i mirė Shvejk", thotė se kėnaqėsia dhe vlerėsimi mė i madh pėr tė ka qenė kur dėgjoi njė ushtar t'i drejtohej me emrin e personazhit tė tij shokut tė vet., Kėtė kėnaqėsi duhet ta ketė ndier edhe autori i romanit "Shkėlqimi dhe rėnia e shokut Zylo". Zyloja dhe Demka janė bėrė shenjime kategorish tė shoqėrisė. Edhe si burokrat, Zyloja ėshtė i veēantė, disi kapricioz, kontradiktor, krejt i pangjashėm me njė galeri tė tėrė personazhesh tė kėtij lloji, qė gjenden nė letėrsinė humoristike apo johumoristike. Zyloja ėshtė njė burokrat me dramė, burokracia e tij nuk ėshtė butaforike dhe estradeske.

Natyra e dyfishtė, mospėrputhja ndėrmjet qėllimit dhe pėrfundimit, i provokon lexuesit emocione tejet tė kundėrta. E rėndėsishme ėshtė se cilido qė tė jetė emocioni: dhimbje, keqardhje, pėrqeshje, lexuesit i shkakton ndjenjėn e refuzimit ndaj pozitės sė personazhit. Zyloja dhe komisari Memo janė dy prej personazheve qė e kanė vėnė autorin nė provėn e skemės. Njė burokrat dhe njė komisar, nė njė letėrsi tė mbushur me burokratė dhe komisarė, ishte e vėshtirė tė kishin individualitetin e tyre. Nėse D.Agolli edhe nė kėto dy raste e tejkalon skemėn, duke krijuar njė burokrat tė vėrtetė dhe njė komisar tė vėrtetė, kjo do tė thotė se ai e ka mundur skemėn.

Demka, nga ana e tij, gjlthashtu ėshtė sa qesharak, aq edhe i mjerė. Dikur njeri me talent, me kohė ai e ka lėnė rrugės individualitetin dhe dhuntinė e vet, pėr t'iu nėnshtruar "vullnetit tė detyrės", njė eufemizėm pėr vullnetin e eprorit. Ai nuk e ka zotėsinė magjike tė kundėrshtimit dhe lexuesi thotė "mirė t'i bėhet", por prapė se prapė ndjen keqardhje pėr tė.

Me Demkėn autori paralajmėron se njeriu i zakonshėm mund ta shpėrngulė fajin nga vetja dhe tė gjejė njė alibi, por ai qė ka hyrė nė botėn e mediumeve publike nuk ka alibi. Individi fiton aq liri sa meriton. Pėr skllavin e bindur mė e mira ėshtė skllavėria.
Ku mund tė jenė sot, pas dy dekadave jete si personazhe ndėrmjet lexuesve, Zyloja dhe Demka? Njė gjė mund tė thuhet me siguri: ata pėrsėri janė bashkė. Ndoshta mund tė kenė ndėrruar rolet. Kjo ndodh shpesh me ēifte tė tillė personazhesh. Nė romanin e njohur tė Servantesit nė fillim Don Kishoti ėshtė krejt jashtė realitetit, nė botėn e iluzioneve, kurse Sanēo Panēa habitet me lajthitjet e tė zotit. Por nė fund tė romanit ėshtė Sanēo Panēa qė e humbet sensin e realitetit, duke besuar se ėshtė emėruar guvernator i njė shteti, ndėrsa Don Kishoti habitet me naivitetin e shqytarit tė tij.

Fragment

Nuk kisha dėshirė tė shkoja nė asnjė zyrė. Isha lodhur duke ndenjur nė kolltuk para shokut Zylo. Veē kėsaj, mė pihej njė kafe. Kėshtu qė pas tij dola edhe unė. Hyra nė kafe "Tirana" dhe u ula nė njė tavolinė pėrballė dritares. Duke ndenjur i menduar, fillova tė qeshja me vete: "Pėr mua shoku Zylo ėshtė fenomenal. Me shumė njerėz kam punuar. Shumė njerėzve ua di psikologjinė, karakterin, tekat. Por njerėzit qė kam njohur nuk mund tė krahasohen me shokun Zylo. Si do tė mė shkojė puna me tė, vallė? Mė duket se ky do t'i shkruajė vetė referatet dhe raportet.
Unė vetėm do t'i mbledh tė dhėna. Tė paktėn kėshtu do ta kem mė lehtė..." - mendova i ulur nė tavolinė. Pastaj, aty pėr aty, mė ndriti njė mendim: "Sikur tė shkruaj ēdo ditė nė njė fletore pjesė nga bisedat me shokun Zylo, pjesė nga fjalimet e tij nė telefon pjesė nga kuvendimet e tij me njerėzit, kjo do tė jetė diēka e rrallė. Po, unė do tė merrem pėrsėri me letėrsi! Ta shohė Zenepja se cilat do tė jenė, tregimet mė tė forta, ato qė shkruan Adem Adashi me fejesa e shfejesa, me burra shpatullgjerė e me hoxhallarė, apo ato qė do tė shkruaj unė... "Prapė qesha, por kėtė radhė me zė. Por papritur, pas kėsaj qeshjeje, mė pushtoi njė trishtim i pakuptuar. Nė ndėrgjegjen time tė dytė vinte jehona e raporteve. Kjo jehonė gjithnjė kėshtu mė ndiqte. Edhe kur mė shfaqej ndonjė gėzim i turbullt, jehona e raporteve goditėse nė muret e ndėrgjegjes sime dhe ma shuante kėtė gėzim tė pandezur. Edhe te shoku Zylo, - mendova me vete, - nuk do tė shpėtoj nga raportet. Unė i duhem shokut Zylo, prandaj kėrkoi tė mė mbajė pranė. Ta zemė se pėr njė kohė ai do tė mė lėrė tė qetė. Pastaj? - pyeta veten. - Nė mos mė ngacmoftė shoku Zylo, do tė mė ngacmojė shoku Q. Edhe shokut Q i duhen raportet. Kurrizi yt, o Demkė, do t'i mbajė tė gjitha letrat e nxira tė futura nė dosje tė bardha!"
Pėrsėri qesha si psikopat: "jo, jo, mė duket se po lajthit..."
Nė tavolinė m'u kujtua ftesa e shokut Zylo. Sa e priste! Me siguri ajo nuk i ka ardhur. Kot e pret. Ai e di qė nuk i vjen. Edhe sikur tė mos i ketė ardhur, do tė thotė se i erdhi, por nuk kishte qejf tė shkonte.... Shoku Q. ka rrezik ta lėrė mbrėmjen solemne dhe tė shkojė nė shtėpi tė shokut Zylo (sipas mendimit tė tij).
Mė erdhi keq pėr tė. Sikur tė kisha njė ftesė do t'ia jepja. Le tė shkonte...
Tek rrija nė tavolinė, pashė nga dritarja Bakirin, njė nga kolegėt e mi. Ai mė vuri re dhe u kthye.
- Ne thamė se do tė punoje nė zyrėn tonė; ti e paske punėn me shefat, - tha ai.
- U paraqita pėr herė tė parė.
- E, tė dha udhėzimet?
- Biseduam, - u pėrgjigja.
- T'i tregoi studimet e para nė "prizmin shkencor?" - qeshi ai.
- Folėm pėr gjėra tė tjera, - thashė, pasi nuk doja ta merrja nėpėr gojė shokun Zylo.
- Po partiturat e Diogjenit t'i tregoi? - pyeti ai pėrsėri.
- Jo.
- Ēudi! Ai i mban nė ēantė..., - tha Bakiri duke qeshur.
- Do tė merrni njė kafe? - e pyeta.
- Asgjė nuk do tė marr, - tha ai. - E njihnit mirė mė parė shokun Zylo? - shtoi.
- Pak.
- Unė e njoh mirė. Dikur kam pasur mjaft miqėsi. Ai kujton se unė tallem me tė dhe ėshtė larguar, - tha Bakiri.
- Keni qenė edhe mė parė bashkė nė ndonjė punė?
- Kemi qėnė nė njė klasė nė shkollė. Pastaj ai u ngrit nė pėrgjegjėsi. Megjithatė, pėrsėri vazhdoi miqėsia jonė. Edhe tani kemi njėfarė miqėsie.
Heshtėm pėr njė ēast. Nga dritarja frynte njė erė e ngrohtė. Perdja e hollė lėkundej dhe herė pas here mė binte nė fytyrė.
- Endrra e shokut Zylo ėshtė tė emėrohet ambasador nė ndonjė vend tė Evropės, - tha Bakiri.
- E kam dėgjuar, - thashė unė.
Bakiri qeshi.
- Na tha njė ditė se i ishin lutur ta emėronin ambasador nė njė shtet tė huaj, por e kishte refuzuar, sepse nuk i pėlqente jeta monotone, pa njerėz tė njohur, pa vende tė njohura... "jashtė shtetit ėshtė mėrzi pėr njerėzit qė janė mėsuar mes njė shoqėrie tė madhe", - na tha.
Edhe mua m'u qesh. Bakiri e imitonte zėrin e tii me pėrpikmėri tė madhe. Ai u jepte fjalėve intonacionet e shokut Zylo, ai bėnte tė njėjtat gjeste dhe tė njėjtat lėvizje. Ndofta prandaj shoku Zylo ishte ftohur nga Bakiri. Nuk ka gjė mė tė tmerrshme se ta vėsh njeriun nė pozita qesharake. E qeshura e ēarmatos njeriun. Aristofani me tė qeshurat i ēarmatosi perėnditė. Bakiri kishte njė zakon qė kur thoshte ndonjė fjalė me humor, qeshte me zė tė lartė dhe i binte gjunjėve me pėllėmbė, pastaj tė cėmblidhte nė krah pėr tė ta tėrhequr vėmendjen.
- Po nė shtėpi tė tij ke qenė? - pyeti ai dhe mė cėmbidhi nė krah.
- Jo.
-Do tė shkosh e do tė kėnaqesh, - tha Bakiri duke mbyllur njėrin sy.
- Pse?
- Nuk tė tregoj asgjė qė tė mos e humbasėsh kuriozitetin. Vetėm kur tė shkosh mė merr edhe mua, - tha dhe u ngrit.
- Rri! Shpejt ėshtė.
- Po dal, Demkė.
Mbeta vetėm nė tavolinė. Mendja mė shkoi pėrsėri te shėnimet qė duhet tė mbaja nga jeta e shokut Zylo. Por nė ēast m'u thye zemra. Kujtova "Tartarinin nga Taraskona" tė Alfons Dodesė dhe mendova se shėnimet e mia do t'u ngjanin atyre qė ishin shkruar nė atė libėr tė zgjuar. "Njerėzit do tė kujtojnė se unė kam imituar "Tartarinin nga Taraskona", - thashė me vete. Pastaj prapė u qetėsova. "Tartarini nga Taraskona" ėshtė shkruar shumė mė vonė nga "Don Kishoti" i Servantesit dhe "Panairi i kotėsive" i Tekerit, por Dodenė nuk e akuzojnė se ka imituar kėto dy romane tė famshme.
Pas kėtyre mendimeve u ngrita. Kishte kaluar mesi i ditės. Edhe gruaja duhej tė ishte kthyer nga puna, prandaj u nisa dalėngadalė pėr nė shtėpi.
Kur hyra nė dhomė, pashė nė tavolinė njė zarf, mbi tė cilin ishin shkruar: "Shoqes Zenepe".
E hapa dhe nxora qė andej njė letėr tė trashė tė lėmuar. Ishte njė ftesė.
Me ftesėn nė dorė hyra nė kuzhinė. Gruaja po hidhte gjellėn nė pjatė.
- Ftesė pėr nė mbrėmjen solemne? - pyeta.
- Pse ēuditesh? Vetėm ti qė shkruan raporte ke tė drejtė tė shkosh nėpėr mbrėmje solemne? tha ajo me njė buzėqeshje dhelpėrake.
- Ēuditem se si nuk i erdhi njė ftesė e tillė shokut Zylo, -thashė unė...

Nė kėtė fragment shqetėsimi i shokut Zylo ėshtė mė se i drejtė. Ai nė njė farė mėnyre, ėshtė peng i mentalitetit tė vet. Ai i ka mburrur lėvizjet revolucionare, qarkullimin, frymėn e klasės, luftėn kundėr burokracisė. Tani nuk ka kohė tė kthehet prapa. E ka humbur tė drejtėn morale tė thotė se nuk i pėlqen, tė largohet nga Tirana. Njeriu duhet ta pranojė qarkullimin me entuziazėm. Kėtė duhet tė bėjė edhe shoku Zylo. Duke qenė njė personazh i ndėrlikuar, tek i cili rėndon standarti i dyfishtė (njėri pėr vete dhe tjetri pėr tė tjerėt), shokut Zylo nuk i mbetet gjė tjetėr veēse tė shpresojė se nuk mund tė jetė e vėrtetė. Atij i vjen mirė tė mashtrojė dhe veten se mungesa e ftesės ėshtė thjesht njė harresė.

Por vuajtja e tij mė e madhe ėshtė ēfarė do tė thotė opinioni. Shoku Zylo ka njė emėr nė shoqėri, por kėtė emėr ai e ka krijuar jo prej ndonjė dhuntie a tradite. Emri i tij ėshtė i lidhur me pozitėn nė karrierė dhe mund tė marrė fund me ndryshimin e kėsaj pozite. Prandaj fati i tij mbetet deri nė fund i papėrcaktuar: pėr lart apo pėr poshtė. Kėtė nuk di as lexuesi si ta pėrfytyrojė. Shkrimtari, duke mos i dhėnė zgjidhje kėsaj situate, duke mos e pėrcaktuar qendrimin e vet ndaj personazhit tė krijuar, shfaqet me njė liri vetjake mendimi qė ishte e rrallė pėr kohėn.
__________________
The heaven's sound is composed inside your heart, listen to its beat to syncronize your life onto the angel's steps.
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
  #3  
Te vjeter 02-05-2006, 01:04
Minifotoja e anetarit Administratori
Parajsa Shqiptare
 
Reg: 06-07-02
Lokalizimi: London
Postime: 1,966
Images: 2351
Faqe ne Ditar: 2
Arka e Djallit

Arka e Djallit
Analizė

Duke e lexuar me kėrkesat e njė estetike letrare kanonike, "Arka e djallit" nė kuptimin e plotė tė fjalės ėshtė njė vepėr e padisiplinuar. Ajo dėshmon dhe njė herė se personalitetet e fuqishme tė letėrsisė shqipe kanė qenė mė tė lirė se metoda e tyre krijuese, sikurse edhe e kundėrta: autorėt e patalentuar e kanė kufizuar edhe mė shumė veten se "parimet" e metodės.

Dritėro Agolli nisi ta shkruajė "Arkėn e djallit" nė fillim tė viteve '80, kur letėrsia shqipe i hidhte me shumė kujdes hapat e vet, duke njohur rreptėsinė e metodės dhe vėshtirėsitė "pėr t'ia hedhur" asaj. Romani u pėrfundua nė fillim tė viteve '90, kur nė jetėn shqiptare hyri njė kuptim tjetėr i lirisė sė mendimit dhe tė krijimit. Por, ndėrkaq, pėr autorin ishte shumė vonė t'i rikthehei veprės pėr ta rishkruar (gjė qė s'pėrputhej as me parimet e tij krijuese), sikurse ishte po aq e vėshtirė t'i paraqiste njė lexuesi tė lirė njė vepėr tė shkruar nė kushtet e kufizimeve tė pėrgjithshme tė shoqėrisė.

Njė nga pyetjet mė tė mprehta tė gjykimit tė librit "Arka e djallit" ėshtė pikėrisht ajo se ē'liri i ofron prej viteve '80 njė shkrimtar i talentuar si Dritėro Agolli brezit tė ri tė lexuesve tė viteve '90, qė hyri nė shoqėri me kėrkesa tjetėrsoj pėr lirinė dhe artin, pėr vlerat dhe gjymtimet? Ēėshtja mund tė shtrohet nė njė formė mė konkrete. Njė vepėr e shkruar nė ato vite, e llogaritur tė kishte pėr horizont tė pritjes lexuesin tradicional, qė realizmin e angazhuar e vlerėsonte si njė shkallė mė tė lartė tė realizmit, si do tė pritej pas ndryshimit me themel tė horizontit tė pritjes? Kjo ėshtė ēėshtja e lirisė krijuese. Pėr t'iu pėrgjigjur kėsaj pyetjeje ėshtė e nevoishme tė pohohet qė nė fillim se nė romanin "Arka e djallit" lexuesi gjen disa shkallė tė lirisė, tė cilat, ndonėse nuk kanė kufij tė pėrcaktuar ndėrmjet tyre, megjithatė janė tė dallueshme. Kjo e bėn atė njė "vepėr me liri shumėkatėshe".

Shkalla e parė e lirisė sė shpėrfaqur ėshtė ajo e shkrimtarit. Gjithė rruga krijuese e D.Agollit ėshtė njė zinxhir shmangiesh nga disiplina metodologjike. Romani "Arka e djallit" ka nė qendėr tė veprimit njė shkrimtar: Sherif Abecenė. Detyra e tij ėshtė tė zbulojė "arkėn e diallit", njė sėnduk ku ruhen dorėshkrimet e ndaluara tė njė autori qė "ka shkelur vljėn". "Djalli" qė duhet tė zbulojė shkrimtari s'ka tė bėjė me demonologjinė popullore, as me ndonjė qenie qė tundon njeriun pėr tė dalė nga rruga e perėndisė. "Djalli" ėshtė romani "Shakaja e ndaluar ose njeriu qė e ndaluan tė qeshė", nje vepėr e ndaluar e shkrimtarit tė dėnuar Bamkė Dynjaja, jeta e tė cilit ėshtė ndėrlikuar nė episode tė paqarta, qė mbeten enigmatike deri nė fund dhe qė lexuesi duhet t'i marrė me mend si shprehje disidence.

Shkrimtari Dritėro Agolli, duke vendosur nė qendėr tė romanit tė tij kėrkimin pėr tė zbuluar njė tabu, duke kėrkuar tė ndaluarėn, shfaqet me njė pėrmasė lirie qė gjendet mbi lirinė e shoqėrisė, mbi lirinė shtetėrore, mbi lirinė e qytetarėve tė zakonshėm, mbi lirinė qė ofronte metoda. Nė njė farė mėnyre, shkrimtari me kėtė zgjedhje merr vendimin "tė ulet nė karrigen e djallit" dhe tė bėhet avokat i tij, tė marrė nė mbrojtje sėndukun e drunjtė ku ėshtė ndryrė mendja dhe krijimtaria e njė shkrimtari qė kėrkonte ndryshime nė shoqėri.

Shkalla e dytė e lirisė shprehet nga shkrimtari Sherif Abeceja, i cili, si personazh i librit, ndėrmerr udhėtimin pėr nė fshatin e largėt Qershizė, me qėllim qė ta shpėtojė "arkėn e djallit", romanin e ndaluar tė Bamkės. Kjo ėshtė njė shkallė mė e lartė lirie, sepse, duke qenė njė alter-ego e autorit, D.Agollit, shkrimtari Sherif Abeceja, nė fund tė fundit njė hije, hero romani, ėshtė mė i lirė t'i pohojė idetė e rrezikshme, sepse njė hije nuk trembet as nga doktrinat, as nga ligjet, as nga kufizimet e njė metode, as nga nenet kushtetues tė ndalimeve, as nga gjyqi dhe dėnimi. Sherif Abeceja ia merr fjalėn nga goja shkrimtarit tė vėrtetė, D.Agollit, pėr tė mos e lėnė tė rrezikojė hapur, sepse ai ėshtė shtetas i njė vendi tė cilit duhet t'ia zbatojė ligjet, qofshin ato liberale apo restriktive. Njė shkallė e tretė e lirisė krijuese gjendet nė "shthurjen" e Cute Babules, njė personazh qė gjithashtu shumė herė bėhet bartės i mendimeve tė autorit, sidomos nė filozofinė e tij pėr jetėn, pėr njeriun dhe botėn, pėr atdheun dhe planetin, pėr historinė dhe tė sotmen, pėr popullin dhe qeveritė. Cute Babulja, nė romanin "Arka e djallit", qysh nė fillim tė viteve '80-tė protestonte kundėr lėnies sė fshatarit pa bagėti, pa njė copė pronė tė vogėl. Kurse autori i romanit mundi t'i nyjėtonte pa ndėrmjetėsinė e personazhit tė tij kėto ide njė dekadė mė vonė.

Cute Babulja ėshtė paraqitur nė vepėr si njėfarė "sherr-budallal", qė pėrpiqet t'i bėjė tė pranueshme idetė e tij duke i fshehur pas njė shakaje, pas njė sofizmi, pas njė naiviteti. Ai ka arritur fitoren e madhe qė edhe "atje lart" tė mendojnė e tė thonė: "Kėshtu e ka Cutja!". Kjo ėshtė njė pėrparėsi e madhe pėr tė. Ai ėshtė i lirė tė pohojė mendime qė as shkrimtarit me famė botėrore Sherif Abeceja nuk i shkon nė mendje t'i shprehė. Cute Babulja ka dalė me kohė jashtė "kryqit" tė "njeriut tė ri" dhe i ka krijuar vetes njė hapėslrė lirie mbi tė tjerėt.

Shkrimtari arrin njė shkallė tė katėrt lirie me "romanin brenda romanit", me "arkėn e djallit", ku gjendet vepra e ndaluar e Bamkė Dynjasė. Ajo quhet "Shakaja e ndaluar", titull qė tė kujton romanin e njohur tė Kunderės "Shakaja". Kritikėt perėndimorė kanė shkruar se, po tė ishte pėrkthyer mė herėt "Shkėlqimi dhe rėnia e shokut Zylo", ndoshta "Shakaja" e Kunderės do tė priste radhėn pėr tė zėnė ndonjė vend tjetėr nė vlerėsimet e opinioneve letrare. Nė romanin "Arka e djallit" gjendet pikėrisht njė vepėr qė mban si titull emrin e veprės sė Kunderės, i cili pėr rreth dy dekada u bė shenjėzim i disidencės letrare nė vendet e Lindjes. Nė kėtė shkallė tė lirisė krijuese D.Agolli ėshtė fare pranė disidencės. "Romani brenda romanit", siē e pėrcaktuam qysh nė fillim "Shakanė e ndaluar" tė Bamkė Dynjasė, qė lexuesi e gjen gati tė plotė nė faqet e "Arkės sė djallit", merret me mend se nuk ėshtė ndonjė zbulim i autorit, ajo ėshtė njė vepėr e shkruar nga i njėjti autor. Njė nga dukuritė mė interesante qė vihen re nė romanin "Arka e djallit" ėshtė shprehja e vetvetes nė njė shumėsi emrash.

Autori i veprės shihet i projektuar nė figurėn e shkrimtarit Sherif Abeceja nė sjelljet e tij tė serta, nė tiparin e tij tė kėmbėnguljes pėr tė zbuluar atė qė tė tjerėt pėrpiqen ta mbulojnė, nė heshtjen dhe dialogėt "me popullin". Ai shihet i projektuar tek figura e Cute Babules nė mėnyrėn si ndėrton humorin, si u heq cipėn mashtrimeve, si sillet shpenguar nė marrėdhėniet me tė huajt, si i mund komplekset e veta dhe gjen shtigje e rrugėdalje edhe nė situata tė vėshtira, si i ndėrton bisedat dhe lidhjet me fshatin dhe fshatarėt, si preket e ligėshtohet pas gabimeve dhe qortimeve. Nė figurėn e Bamkė Dynjasė ėshtė njė pjesė e fatit real tė vetė shkrimtarit. Eshtė fakt se D. Agolli pati nisur ta botonte "Arkėn e djallit" nė formėn e fragmenteve, por fundi i saj qe ndalimi, njė sėnduk njėsoj si ai i "Shakasė sė ndaluar" tė Bamkės.

Nuk ėshtė e rastit qė D. Agolli, duke e quajtur romanin e tij "Arka e djallit", qė nėnkupton sėndukun ku mbahet e kyēur vepra e ndaluar e Bamkė Dynjasė, i ka paralaimėruar atij njė fund tė trishtuar. Ndoshta autorėsia e shumėfishtė (unė s'jam as Bamka, as Cutja, as Sherif Abeceja; ata janė personazhe tė njė vepre, ku shkrimtari ka qėndrimin e tij tė qartė) mund tė mos funksiononte si lehtėsi dhe hile pėr tė thėnė atė qė ishte e zorshme tė thuhej. Ndoshta edhe romani i Agollit mund tė pėrfundonte pikėrisht nė njė sėnduk tė frikshėm, tė cilin mė pas dikush do tė duhej ta zbulonte.
Duke mundur "vetėkufizimin", me "Arkėn e djallit" D.Agolli e ēliroi letėrsinė shqipe nga njė prej pengesave mė tė mėdha. Deri mė sot ėshtė e zorshme tė gjendet njė vepėr tjetėr ku autori tė ketė arritur vetėshfaqjen jo vetėm nė atė qė ia ndalojnė tė tjerėt, por deri nė atė qė ia ndalon ai vetvetes.

Fragment

Anthulla, pasi dėgjoi njė pėrmbledhje tė shkurtėr tė pėrshkrimit tė udhėtimit nėpėr Greqi dhe pjesėrisht nė Turqi, filloi tė lexojė me vete.
-Jo, lexo me zė! - urdhėroi Sherif Abeceja dhe u ul larg saj, nė njė karrige nė rrėzė tė verandės. "Hyrja e Cute Babules nė vallen e dervishėve mevlevinj, o Hyskė, bėri njė jehonė aq tė madhe nė mes tė shkencėtarėve, sa me fjalėn qė na ka dhėnė natyra e gjuhės nuk mund tė tregohet. Por kjo jehonė vetėm fillimin e kishte nė gjirin e shkencėtarėve. Tė nesėrmen u bė ortek, qė vėrshoi me uturimė nė mbarė Konian. Po tė pasnesėrmen? Tė pasnesėrmen u bė uragan, qė u soll dhe u mbėshtoll, u vėrvit dhe u rrotullua anembanė Turqisė. Si i thonė nė kėngė?

Kėtu duhet thėnė: "Hajde Cute Kapedani"! Ti e di mirė, o Hyskė, se dikur, nė kohėt e shkuara namin ta hapte kėnga! Po tė hyje nė kėngė, edhe sikur tė mos ishe shumė trim, apo shumė i zgjuar, fama rritej, pasi emri qė kalonte gojė mė gojė dhe ēdo kėngėtar shtonte nga njė fjalė e nga njė epitet. Kurse sot famėn ta hapin mjete tė tjera: gazetat, revistat, librat, radioja, televizioni, filmi, telefoni, telegrami, kompjuteri... Edhe fama e Cute Babules vėrtet e zuri fillin nė gjirin e shkencėtarėve, por pastaj ē'ndodhi se!... Tė pasnesėrmen gazeta mė e shquar e Konias "Bytyn dynja" botoi njė artikull tė shoqėruar me tri fotografi: njėra qė paraqiste Cute Babulen duke u nisur drejt valles, tjetra nė valle dhe e treta nė pėrqafim me dervishėt nė mbyllje tė manifestimit. Nė artikullin e "Bytyn dynjasė" gazetarė qė mund tė krahasohet me "Le Monde" tė Francės, se "dynja", ashtu si "monde", do tė thotė "botė", shkruhej: "E mahnitshme!

E paimagjinueshme!" Nė vallen e dervishėve nė Sema mė e njohur nga gjithė bota, qė u dha nga mevlevinjtė pėr nder tė shkencėtarėve, hyri papritur dijetari marksist shqiptar, studiuesi i kulturave popullore, Maksut Babulja, qė zakonisht i thėrrasin Cute, dhe me mjeshtėri, ndoshta mė tė pėrsosur se tė dervishėve dhe me njohuri fetaro-filozofike mbase mė tė mėdha se semazeni, udhėheqėsi i Sema-sė, kėrceu e luajti deri nė mbyllje tė ceremonisė, dhe nė fund i pėrqafoi me radhė tė gjithė valltarėt e shenjtė nėn breshėrinė e duartrokitjeve tė njerėzve tė shkencės. Njė fenomen i tillė, qė tė hynte nė vallen e dervishėve njė i jashtėm, qoftė turk e qoftė kaur, ka 722 vjet qė nuk ėshtė pėrsėritur, qė kur ishte gjallė hazreti Mevlana Muhamed Xhelaledin Rumiu. Kur jetonte hazreti, nė njė ceremoni dervishėsh, u fut papritur mes valles njė sarhosh dhe filloi tė kėrcejė. Nė kėrcim e sipėr i shtynte me bėrryl dervishėt, duke ua penguar rrotullimin! Atėherė semazeni e shau sarhoshin dhe iu ankua hazretit Mevlana: "Ky ėshtė i pirė dhe duhet ta pėrzemė nga vallja!" Dhe hazreti Mevlana Muhamed Xhelaledin Rumiu iu pėrgjigj: "Ai ka pirė hyjninė, ju po silleni me tė si me njė pijanec". Kjo frazė qė ka mbetur si ese, nė frėngjisht shprehet: "Lui, il a bu divin, vous agissez en ivrogne!". Edhe pėr Cute Babulen kur hyri nė vallen e dervishėve, disa thanė se gjoja ishte i pirė dhe kėrkuan tė zbohej nga andej. Dhe kėta qė e thanė, fatkeqėsisht, ishin turq dhe francezė. Po tė jetonte Mevlania, do t'u pėrgjigjej: "ju silleni me tė si me tė pirė!" ose

"Vous vous agissez ivrogne!"
"Habia jonė, vazhdonte artikulli, pėr hyrjen e marksist-leninistit Cute Babulja nė vallen e dervishėve, ėshtė gjetiu... Njė shkencėtar shqiptar, qė jeton nė kėshtjellėn mė tė fortifikuar tė marksizmit, del nga andej dhe rrėzon muret dhe vallėzon, duke u sjellur rrotull vetes dhe rreth dervishėve. Dhe jo vetėm kaq! Ai nė fund tė valles puthet me dervishėt! Ėshtė me tė vėrtetė paradossale, kur dihet se nė Vendin e Shqiponjave, qė janė nė fakt shqiponja me krahė tė lidhura, ndalohet feja dhe institucionet e saj, ndalohen dhe dėnohen ata qė takohen me hoxhallarė, dervishė, baballarė, shehlerė, priftėrinj, murgjėr e murgesha. Kurse shqiptari marksist-leninist-stalinist, Maksut Babulja, i mbiquajturi Cute, qė ndodhet kėto ditė midis nesh nė Turqi dhe qė po na sjell njė gėzim tė mahnitshėm, me veprimin e tij human, shprehu haptazi nostalgjinė dhe dashurinė pėr mevlevinjtė nė veēanti dhe, nė pėrgjithėsi, pėr islamizmin, tė cilit i takon e ardhmja. Mos vallė kjo ėshtė njė shenjė qė nė Shqipėrinė tonė mike, po ndryshojnė gjėrat? Apo Cute Babulja kėtė gjest fisnik e bėri pėr hir tė forcimit tė miqėsisė tradizionale shqiptaro-turke pa pyetur autoritetet shqiptare?

Nuk e besojmė qė kjo tė jetė njė shaka, megjithėse, sa dimė, Cute Babulja ėshtė njė shakaxhi, qė i kalon kufinjtė e Vendit tė Shqiponjave. Dhe madje temėn e kumtesės, qė do tė mbajė sot nė Konferencėn, nė ora 10.00, e ka: "Folklori shqiptar dhe Nastradini". Dihet se qendra e Nastradinit, pas zbimit tė tij nga Buharaja, u bė qyteti ynė i lashtė Konia. Mund tė bėhet edhe njė supozim tjetėr, Cute Babulja, si materialist, duke hyrė nė valle, shpreh lėvizjen universale, lėvizjen e molekulave, atomeve, protoneve dhe neutroneve. Njė dervish qė rrotullohet rreth vetes dhe rreth tė tjerėve, simbolizon lėvizjen e atomit. Marksistė-leninistėt lėvizjen e quajnė si njė nga format mė tė rėndėsishme tė materies. Mos vallė Cute Babulja nga gjithė vallja ka marrė vetėm thelbin, lėvlzjen, qė atij i intereson? Edhe ky mund tė jetė njė arsyetim... E mahnitshme dhe fantastike! "Me kėtė thirrje mbyllej artikulli".

Njė nga vlerat mė tė rėndėsishme tė romanit "Arka e djallit" ėshtė qėndrimi i autorit ndaj botės kulturore tė Orientit. Kjo ėshtė njė pėrpjekje pėr tė zbuluar disa tė vėrteta tė thjeshta, qė kanė tė bėjnė me kuptimin e universit njerėzor nė tėrėsinė dhe ekuilibret e tij. Dritėro Agolli, pėrmes "Arkės sė djallit", e dėshmon veten si njė njohės tė shkėlqyer tė kulturave tradizionale tė popujve tė Lindjes, tė letėrsisė sė tyre tė mirėnjohur, tė riteve dhe zakoneve tė jetesės,tė ngjashmėrive dhe ndryshimeve kulturore me ato tė popullit tė tij. Nė mėnyrė figurative, pėr lehtėsi tė krijimit tė simetrisė sė mendimit, autori ka marrė gazetėn turke "Bytyn dynja", tė cilėn e krahason me "Le Monde", tė dyja me kuptimin "bota". Ndėrmjet Parisit tė gazetės "Le Monde" dhe Stambollit tė "Bytyn dynjasė" gjendet vendi i vogėl i autorit, i cili, i ngatėrruar nė hallet e tij, nuk ngurron t'ia bėjė me sy Perėndimit, pa e ditur se ē'ka nė anėn tjetėr tė botės. Shkrimtari ėshtė i kujdesshėm nė zgjedhjen e emėrtimeve, me qėllim qė tė ndikojė tek lexuesi pėr tė forcuar bindjen se qytetėrimi perėndimor dhe ai lindor janė dy pamje tė sė njėjtės kulturė njerėzore. Konia, vendbanim antik i qytetėrimit helen (nga gr. "Ikonia"), vendi ku zhvillohet festivali ndėrkombėtar i valleve dhe i riteve tė Sema-sė bektashiane, dhe jepen ēmime tė nderuar pėr fituesit, tė kujton qysh nė emėr Kanėn, ku konkurrojnė artistėt e kinematografisė botėrore. Vallja e Sema-sė, ku hyn tė luajė edhe njėri nga personazhet e romanit, paraqitet si njė kryevlerė mė vete, qė pėr shekuj ka magjepsur breza njerėzorė.

Qėllimi i shkrimtarit pėr tė ndikuar nė opinionet letrare pėr njė ekuilibėr tė vėrtetė vlerash shihet jo vetėm nė admirimin e vlerave kulturore lindore, nė adhurimin e figurave tė ndritura tė kėtyre kulturave, si Xhelal-ed-din Ruumi, por dhe nė formėn stilistikore si e ndėrton frazėn. Ja njė paragraf tipik, ku, edhe pėrmes stilit ndikohet pėr tė pėrfytyruar botėn si njė tė tėrė: "Njė fenomen i tillė, qė tė hynte nė vallen e dervishėve njė i jashtėm, qoftė turk e qoftė kaur, ka 722 vjet qė nuk ėshtė pėrsėritur, qė kur ishte gjallė hazreti Mevlana Muhamed Xhelaledin Rumiu. Kur jetonte hazreti, nė njė ceremoni dervishėsh, u fut papritur mes valles njė sarhosh dhe filloi tė kėrcejė. Nė kėrcim e sipėr i shtynte me bėrryl dervishėt, duke ua penguar rrotullimin. Atėherė semazeni e shau sarhoshin dhe iu ankua hazretit Mevlana: "Ky ėshtė i pirė dhe duhet ta pėrzėmė nga vallja!". Dhe hazreti Mevlana Muhamed Xhelaledin Rumiu iu pėrgjigj: "Ai ka pirė hyjninė, ju po silieni me tė si me njė pijanec!"
__________________
The heaven's sound is composed inside your heart, listen to its beat to syncronize your life onto the angel's steps.
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
  #4  
Te vjeter 02-05-2006, 01:06
Minifotoja e anetarit Administratori
Parajsa Shqiptare
 
Reg: 06-07-02
Lokalizimi: London
Postime: 1,966
Images: 2351
Faqe ne Ditar: 2
Njeriu me Top

Njeriu me Top
Fragment

Tregojnė se plaku Mere njėherė kishte vdekur e pastaj ishte ngjallur. Njerėzit betohen se kjo qė rrėfehet nė fshatin Arun, nuk ėshtė pėrrallė, por e vėrtetė si nata. Ai vdiq. Tė afėrmit e tij u mblodhėn, e qanė, e mbėshtollėn me qefin, e vunė nė tabut dhe e morėn pėr ta shpėnė nė varre. Binte dėborė dhe ishte ftohtė. Nė mes tė rrugės qė nga tabuti u dėgjua njė zė.
- Allah belaversėn! Ē'ėshtė ky kiamet e kjo e ftohtė kaq me llahtari! Allah, largoje prej meje Shimbėr Jezit Shimbėrllarin!
Ara qė e mbanin, kur dėgjuan zėrin e tė vdekurit, u llahtarisėn, e lėshuan dhe ia dhanė vrapit. Vetėm xherahu i fshatit Xheladin Durballia qė mbante njė gunė tė madhe, nuk lėvizi vendit.
- O i madhi i mė i madhit, ē'po kurdis me mua shejtan Mulahimi dhe Jeziti?, - thirri plaku Mere dhe u ngrit, duke shqyer qefinin.
Ai rrotulloi sytė nė bardhėsinė e ftohtė dhe vuri re vetėm xherah Xheladin Durballinė me kėmbė tė ngulura nė dėborė.
- O hak i madh! Cili ėshtė ky? Xherah Xheladin Durballia, apo vetė shejtan Mulahimi?
-Jam unė xherah Xheladin Durballia, i biri i Xhevatit dhe i nipi i Abdiresulavziut, - tha xherahu dhe ia hodhi me vrap gunėn nė supe.
Ashtu tė mbėshtjellė mė gunė e shpuri gjer nė shtėpi. E veshi me rrobat qė mbante kur ishte gjallė, i ndezi kandilin dhe e vuri nė dyshek qė tė vinte nė vete. Njerėzit e shtėpisė ishin zhdukur dhe kishin mbetur vetėm pleqtė e plakat, se kujtonin se gjyshi i madh ishte bėrė lugat.
Plakut Mere i shėrbente vetėm Xheladin Durballia. Ai i tregoi edhe pėr ata qė kishin ardhur nė shtėpi pėr ngushėllim, edhe pėr ata qė nuk e kishin ngushėlluar.
- Demek filani e filani nuk mė dashkan! - e ngriti kokėn nga jastėku plaku Mere.
- Ashtu del, - tha xherah Xheladin Durballia.
- Kush u gėzua me vdekjen time? - pyeti plaku Mere.
- Filani e filani, - tha xherah Xheladin Durballia.
- O hak i madh! T'i bėsh hi, e t'i heqėsh zvarė, e t'i shposh nė fytyrė e t'u lėsh vrima atyre qė s'mė duan! O hak i madh! - mallkoi plaku Mere.
Kėshtu tregojnė e kėto nuk janė pėrralla, po tė vėrteta si netėt.
Gjithė fshati Arun, e gjithė kazaja ē'merr mali i Kokallės e ē'zė lumi Krak u habitėn me kėtė ngjarje tė padėgjuar ndonjėherė dhe thamė se tani do t'i vinte fundi botės. Pastaj njerėzit mėsuan, se plaku Mere jetonte me kandil tė ndezur dhe pohuan se edhe fundi i botės nuk qenkėsh gjė! Prandaj ngritėn edhe njė kėngė qė nuk dlhet se kush e ka kėnduar i pari. Kėnga thotė:

Ty, mor plaku Mere,
nė tabut tė vunė,
tė xhumanė e zezė
nė varre tė shpunė.
Po ti seē u ngrite,
thirre nga tabuti,
gjilpėra-gjilpėra
ē'na u bė vuxhuti.
Nė tabut tė lanė,
kėmbėt dhč s'u zunė,
Xheladin xherahu,
tė futi nė gunė.
Xheladin Xherahu,
mė t'u thaftė dora,
s'e le plakun Mere
ta hante dėbora.
Xherah Xheladini,
Xheladin xherahu,
S'e solle lugatin,
mė t'u thaftė krahu!

"Dynjaja u prish! O hak i madh, ē'pret?!"
Kjo ėshtė thirrja e dėshpėruar e plakut Mere, njė prej figurave mė tė ēuditshme tė prozės sė Dritėro Agollit. Nė njė anė ky personazh ngjan me njė gjysh teqeje bektashiane, autoriteti i tė cilit nuk mund tė vihet nė dyshim nga ata qė janė nė njė hierarki tjetėr (baba, dervish, muhyp). Nga ana tjetėr, pikėrisht ky "gjysh", duket sikur flet me dhimbjen e Shekspirit: "Kjo botė u ēthur! O prapėsi, o dreq! Qė unė paskam lindur tė tė ndreq!" Nė tė vėrtetė nuk ėshtė shthurur dynjaja, por ėshtė prishur njė rend tradicional i gjėrave. Plaku Mere dhe rendi i tij nuk pėrfillen mė. Nė kėtė situatė ka diēka universale. Morali i njė brezi shpesh vjen nė kundėrthėnie me moralin e brezit pasardhės. Thuhet se nė njė mbishkrim tė gjetur nė njė papirus shumė tė lashtė gjendet ankimi: "Ah, ky brezi i ri!" Ndėrrimi i moralit ndodh jo vetėm nga brezi nė brez, por edhe nga epoka nė epokė. Kjo shpesh shoqėrohet me dhimbje dhe trondizje tė mėdha. Plaku Mere nuk mund tė jetė mė njė patriark absolut i familjes sė madhe katėrbrezash tė Fizėve, sepse rinia mendon ndryshe. Lėkundja e autoritetit tė tij nė familje, nė njė farė mėnyre, pėrbėn shkelje nė njė tabu. Kjo ndodhi rėndom nė Luftėn Antifashiste, e cila krijoi njė moral tė ri tė punėve.
__________________
The heaven's sound is composed inside your heart, listen to its beat to syncronize your life onto the angel's steps.
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
  #5  
Te vjeter 02-05-2006, 01:08
Minifotoja e anetarit Administratori
Parajsa Shqiptare
 
Reg: 06-07-02
Lokalizimi: London
Postime: 1,966
Images: 2351
Faqe ne Ditar: 2
Dialog me Bejte ne Are

Dialog me Bejte nė Arė

O moj vajza lule
qė vilni fasule
vilni,vilni,vilni
vilni por mos vidhni
Jemi vajza lule
dhe vjelim fasule
vjelim,vjelim,vjelim
ka edhe qė s'vjedhin
O moj vajza bejka
qė vilni piperka
vilvi,vilni,vilni
vilni por mos vidhni
jemi vajza bejka
duhemi si shqerka
vjelim dhe nuk vjedhim
piperkat na djegin.
__________________
The heaven's sound is composed inside your heart, listen to its beat to syncronize your life onto the angel's steps.
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
  #6  
Te vjeter 02-05-2006, 01:09
Minifotoja e anetarit Administratori
Parajsa Shqiptare
 
Reg: 06-07-02
Lokalizimi: London
Postime: 1,966
Images: 2351
Faqe ne Ditar: 2
Dy Vellezer dhe Ujku

Dy Vėllezėr dhe Ujku

Na ish seē na ish, more njerėz,
Kullotnin shtatė dele dy vėllezėr.

Njė natė ranė ujqit nė tė shtata,
Rrėmbyen dy dhe ikėn me tė katra.

Vėllezėrit, kur pikasėn, thirrėn qentė,
I ndoqėn ujqit dhe shpėtuan dhėntė.

Nga qejfi qė shpėtuan bagėtitė,
I ftuan nė gosti tė gjithė miqtė,

Dhe pinė shtruar gjersa iku nata,
Dhe hėngrėn jo dy dele, po tė shtata!
__________________
The heaven's sound is composed inside your heart, listen to its beat to syncronize your life onto the angel's steps.
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
  #7  
Te vjeter 02-05-2006, 01:10
Minifotoja e anetarit Administratori
Parajsa Shqiptare
 
Reg: 06-07-02
Lokalizimi: London
Postime: 1,966
Images: 2351
Faqe ne Ditar: 2
Elegji per Qenin

Elegji pėr Qenin

Mė dhimsesh qen i vogėl! s'pate fat,
Tė ktheheshe nė oborrin e shtėpisė
U shtrive i pėrgjakur mbi asfalt
Nga njė makinė e egėr e pashpirt

E ē'deshe ti qė dole shpejt e shpejt
Nė mes tė rrugės nga njė dushk a ferrė?
Njeriu shtyp mikun rrugėn kur ia pret
Dhe jo mė pastaj njė qen qyqar tė mjerė!
__________________
The heaven's sound is composed inside your heart, listen to its beat to syncronize your life onto the angel's steps.
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
  #8  
Te vjeter 02-05-2006, 01:11
Minifotoja e anetarit Administratori
Parajsa Shqiptare
 
Reg: 06-07-02
Lokalizimi: London
Postime: 1,966
Images: 2351
Faqe ne Ditar: 2
Enderr e Prere

Ėndėrr e Prerė

Mos vdis, se pas shirave arėn e mbushi bari,
Ka rėnė nė ullishtė mizė e ullirit.
Hardhia duhet spėrkatur shpejt me gurkali
Dhe ende s'ka dalė nga plisi kėrcelli i misrit

Ne ėndėrronim tė bėnim njė anije,
Kurkush s'e mendonte mė ē'dru do ta ngrinim,
Kishim ndėrmend ta ndėrtonim me degė hardhie
Dhe vela ti vinim.

Bodrumet e saj t'i mbushnim me poēe me verė
Dhe tė lundronim nė ishujt e Havajės;
Ta pinim verėn me vajzat e ishujve nė Belvedere,
Zezaku tė bėnte fresk me fletėn e palmės.

Mos vdis se kalit i ra nė vrapim njė patkua
Dhe nisi ta ngrejė nga dhimbja kėmbėn e parė;
Kėrkojmė patkonj e s'na jep njeri hua,
S'e gjejmė as nallbanin e marrė.

Ne ėndėrronim tė shkonim nė hipodrome,
nė vende tė lumtura ku munden me kuaj,
Tani dhe kali ēalon e s'na ha as barin e njomė;
me sy si gota na sheh si tė huaj...

Mos vdis, se dielli nė oborr e ka shtruar sofrėn e madhe
Dhe presim tė vijnė vajzat tė gjitha,
Tė gjitha ato qė ti u thoshje "sorkadhe