| Cfare ju duhet te dini? |
|
#1
| ||||
| ||||
| Do tė vijė vdekja e do ketė sytė e tu Cesare Pavese 1. Nga C pėr C-nė. Ti, buzėqeshje larushe mbi ngricė debore- erė Marsi, balet degėsh vallėzore qė duke rėnkuar e xixėlluar oh-et e tua tė vockla, pranveroje mbi deborė, zogėz krahėbardhė, e hirshme, a do mund njė ditė tė kuptoj tė ėmblėn shkarje tė ditėve tė tua, gjurmėn si shkumė tė rrugėve tė tua- e ngrirė ėshtė e nesėrmja poshtė nė rrafshinė- buzėqeshje larushe ti, e qeshur e zjarrtė ti. 11 mars 50 2. Nė mėngjes ti gjithmonė kthehesh Nė fund tė rrugėve tė zbrazėta, me gojėn tėnde merr frymė pėrdredhka e agimit. Dritė e hirtė sytė e tu, bulėza tė ngrohta agimi mbi kodrinat e terratisura. Hapi dhe fryma jote, si flladi i agimit mbėshtjellin shtepitė. Drithėrohet qyteti erėmojnė gurėt, ti je jeta, je rizgjimi. Yll i pėrhumbur nė dritėn e mėngjesit, ledhatim puhize, ngrohtėsi, frymė- nata mbaroi. Je ti drita dhe mėngjesi. 20 mars 50 Ke njė gjak, njė frymė. E bėrė prej mishi je, prej flokėsh e shikimesh je dhe ti. Toka dhe blerimi, ky qiell marsi, drita, farfurijnė e tė pėrngjasin- qeshja dhe ecja jote si ujra qė gurgullijnė- rrudha jote pėrmes syve si re tė mbledhura- trupi yt i brishtė njė plis bari nėn diell. Ke njė gjak, njė frymė. Mbi kėtė tokė jeton. Ia njeh shijet stinėt, rizgjimet, ke lozur nėn diell, ke folur me ne. Ujė i cemtė, gonxhe pranverore, tokė, heshtje mugulluese, fėmijė, ti ke lozur nėn njė tjetėr qiell, ia ke nė sy heshtjen, nje re, qė derdhet si burim nga nėntoka. Mbi kėtė heshtje tani qesh e lodron. Frut i ėmbėl qė jeton nėn qiellin e kthjellėt, qė frymėmerr e jeton kėtė stinėn tonė, nė heshtjen tėnde tė kyēur ėshtė forca jote. Si jetė blerimesh nė ajėr drithėrohesh e qesh, por ti, ti je tokė. Je rrėnjė mizore. Je toka qė pret. 21 mars 50 3. Do tė vijė vdekja e do ketė sytė e tu kjo vdekje qė sna ndahet nga mėngjesi nė mbrėmje, e pagjumė, e shurdhėt, si njė peng i vjetėr a njė ves qesharak. Sytė e tu njė fjalė e kotė do tė jenė, njė klithmė e mbytur, njė heshtje. Ēi sheh mė kot ēdo mėngjes kur vetėm mbi vete i pėshtet nė pasqyrė. O e shtrenjtė shpresė, atė ditė dhe ne do ta shohim qe ti je jeta dhe ti je asgjėja. Vdekja pėr ēdokėnd ka njė shikim. Do tė vijė e sytė e tu do ketė vdekja. Do tė jetė si tė heqėsh njė ves, si tė shohėsh nė pasqyrė rishfaqjen e njė fytyre tė vdekur, si tė dėgjosh dy buzė tė kyēura. Memecė do zbresim nė gomnerė. 22 mars 50 4. Shtėpia Zėrin e butė vetėm njeriu e dėgjon me sy pak mbyllur, thuajse njė firomė ti erėmojė mbi fytyrė, njė frymė mike qė vjen, e pabesueshme, kohės sė shkuar. Zėrin e lashtė vetėm njeriu e dėgjon qė etėrit e tij, nė kohėra, patėn dėgjuar, tė qartė e tė mbledhur, njė zė qė si e gjelbra e kėnetave dhe kodrave erret nė mbrėmje. Vetėm njeriu e njeh njė zė prej hijeje, ledhatar, qė rrjedh ndėr tonet e qeta tė njė burimi tė fshehtė: e pi pėrhumbshėm, sy mbyllur, e ngjan si tė mos e kish pėrbri. Ėshtė zėri i njė dite qė ndali atin e atit tė tij, e ēdokėnd nga tė gjakut tė vdekur. Njė zė gruaje qė mistershėm tingėllon mbi pragun e shtėpisė, nė tė rėnė tė territ. 5. Ti erė marsi Ti je jeta dhe vdekja. Ti e ardhura nė mars mbi tokėn lakuriqe- rrėnqethja jote zgjat. Gjak pranvere -fillikate a re- hapi yt i lehtė tokėn e dhunoi. Rinis dhimbja. Hapi yt i lehtė sėrish dhimbjen hapi. E ftohtė ish toka nėn qiellin mjeran, e shtangėt dhe e mbyllur ish nė njė ėndėrr tė mpitė, si ai qė mė nuk vuan. Edhe ngrica ish e ėmbėl brenda thellėsisė se zemrės. Midis jetės e vdekjes shpresa sbėzante. Tashmė ka njė zė e njė gjak gjithēka qė jeton. Tashmė toka e qielli janė njė rrėnqethje e ethshme, shpresa i pėrdredh, i trand mėngjesi, i pėrmbyt ecja jote, afshi yt i agimtė. Gjak pranvere e gjithė toka trandet prej njė trandje tė lashtė. Sėrishmi hape dhimbjen. Je jeta dhe vdekja. Mbi tokėn e lakuriqtė kalove e lehtė si dallėndyshėz a re, pėrroi i zemrės u pėrmend e vrundullon e pasqyrohet nė qiell e pasyron gjėrat- gjėrat, nė qiell e nė zemėr pėrndrydhen e vuajnė nė pritjen pėr ty. Ėshtė mėngjesi, ėshtė agimi, gjak pranvere ti e dhunove tokėn. Pėrndrydhet shpresa, e tė pret e tė thėrret. Je jeta dhe vdekja. I lehtė ėshtė hapi yt. 25 mars 50 6. Do tė kaloj nga Piazza di Spagna Do tė jetė njė qiell i kthjellėt. Do tė ēelėn rrugėt mbi kodrinėn e pishave e gurėve. Zukatja e rrugėve Sdo ta lėvizė at ajėr tė ndalur. Lulet e stėrpikura me ngjyra ndėr shatėrvanė do pulisin syēkat si gra tė qeshura. Shkallinat tarracat dallėndyshet do tė kėndojnė nė diell. Do tė ēelet ajo rrugė, gurėt do tė kėndojnė, zemra dridhshėm do trrahė si ujėt ndėr shatėrvanė- ky do tė jetė zėri qė shkallėt e tua do tė ngjisė. Dritaret do tė njohin erėmimin e gurėve e ajrit mėngjesor. Do thapet njė derė. Trazimi i rrugėve trazim i zemrės do tė jetė nėpėr dritėn e humbur. Do tė jesh ti - e vėrtetė dhe e fortė 28 mars 50 7. Kalojnė mėngjeset tė kthjellėt e tė shkretė. Kėshtu sytė e tu hapeshin dikur. Mėngjesi shkonte ngadalė, ishte njė shtjellė e njė drite tė palėvizshme. Sbėzante. Ti e gjallė sbezaje; gjėrat nėn sytė e tu jetonin (pa dhimbė, pa drithma, pa hije) si njė det nė mėngjes, i kaltėr. Ku tė jesh ti, dritė, ėshtė mėngjesi. Ti ishe jeta dhe gjėrat. Tė zgjuar brenda teje merrnim frymė nėn qiellin qė ende brenda nesh ėshtė. As dhimbė, as ethe atėherė, as kjo hije vulgare e ditės turmėngjeshur dhe e huaj. O dritė kthjelltėsi e largėt, frymėmarrje e mekėt, ktheji sytė e tu tė shtangėt e tė shndritshėm mbi ne. I errėt ėshtė mėngjesi qė shkon pa dritėn e syve tė tu. 30 mars 50 8. Natėn qė ti fjete Edhe nata tė pėrngjan, nata vetmitare qan e heshtur, thellė brenda zemrės, e yjet kalojnė tė lodhur. Njė nofull shtrėngohet pas tjetrės- njė drithmė e ftohtė ėshtė, dikush pėrplaset e tė pėrgjėrohet, i vetėm, i pėrhumbur tek ty, tek rrėnqethja jote. Vuan nata dhe e prangos mėngjesin, zemėr e mjerė qė pėrpėlitesh. O fytyrė e zymtė, ankth i zi, ethe qė yjėzat i trishton, kėshtu si ti, dikush tjetėr pret mėngjesin, duke rrėmuar nė heshtje fytyrėn tėnde. Si fundi i njė horizonti tė vdekur je shtrirė pėrfund kėsaj nate. Zemėr e mjerė qė pėrpėlitesh, njė ditė tė largėt ti ishe agimi. 4 prill 50 9. Mackat do ta ndiejnė Sėrishmi do brerojė shiu mbi kalldrėmet e tu tė ngrohtė, njė brerimė e lehtė si njė puhizė a njė baritje. Sėrishmi flladi e agimi do tė ēelin tė lehtė si tė ishin nėn ecjen tėnde, kur ti sėrish tė kthehesh. Mackat do ta ndiejnė pėrmes pezuleve e luleve. Ditė tė tjera do tė ketė, zėra tė tjerė do tė ketė. E vetme do tė buzėqeshėsh. Do ta ndiejnė mackat. Fjalė tė lashta do tė ndiesh, fjalė tė lodhura e tė kota si stolitė e harruara e gostive tė djeshme. Do bėsh dhe ti nojma. Do tu pėrgjigjesh fjalėve- fytyrė pranvere, do bėsh dhe ti nojma. Mackat do ta ndiejnė, fytyrė pranvere; e brerima e lehtė, agimi i purpurt, qė ia gėrryejnė zemrėn atij qė mė stė shpreson, janė buzėqeshja e trishtė qė ti vetmitare buzėqesh. Ditė tė tjera do tė ketė, tė tjerė zėra dhe rizgjime. Do tė vuajmė nė agim, fytyrė pranvere. 10 prill 50 10. Bluzi i fundmė, pėr tu lexuar ndonjė ditė Ishte thjesht njė flirt ti fort mire e dije- dikush ishte plaguar shumė mė parė se ti tė vije. Gjithēka mbeti siē ishte, koha shkoi pėrmes- njė ditė ti do tė vish nje ditė ti ikėn vdes. Dikush u shua shumė mė parė nga kjo ditė- dikush qė u mundua por tė kuptojė sarriti. 11 prill 50 Perktheu: Eris Gjermeni Dhjete lirika ne prag te vetvrasjes Do tė vijė vdekja e do ketė sytė e tu, ėshtė njė pėrmbledhje poetike me njė short tė veēantė dhe njė nga mė origjinalet e tė gjithė shekullit XX. Njė histori qė ėshtė edhe njė fat. Vetėm dhjetė lirika gjithsej - tetė nė italisht dhe dy nė anglisht - tė gjetura pas vdekjes tragjike tė poetit, tė rradhitura brenda njė mbajtėseje dokumentesh nė ngjyrė tė kuqe, tė nesėrmen e vetėvrasjes se tij; vetėvrasje e ndodhur mė 26 gusht tė 1950-ės, nė njė dhomė nė katin e dytė tė hotelit Roma nė Torino. Njė fat i vėnė nė dukje nga ritmi, nga stili, dhe nga pėrmbajtja e kėtyre dhjetė lirikave, mė e rėndėsishmja e tė cilave, nė vargun e pestė pėrmban njė referim, pėr atė ves absurd, qė dominoi si njė demon nė pusi, jetėn e Cesare Pavese-s, madje dhe pas vdekjes sė tij. Vesi absurd (nė kėtė pėrkthim unė kam pėrdorur togfjalėshin ves qesharak e. gj.), nė fakt ėshtė titulli i biografisė sė Pavese-s, e shkruar pak vite mė vonė nga shkrimtari dhe miku i tij, Davide Lajolo. Kjo biografi gjeti sukses tė madh nė vitet 70, falė interpretimit mjeshtėror fillimisht nė teatėr e mė pas nė televizion tė Luigi Vanucchi-t, aktor nga Nisa, i cili nė pėrfundim tė njė procesi identifikimi tė plotė me shkrimtarin, ndoqi fatin e tij tragjik duke u vetėvrarė mė 1978, pak pasi kishte mbaruar regjistrimin televiziv tė dramės sė Lajolo-s. Vesi absurd, pra vetėvrasja, hija kėrcėnuese e vdekjes qė e persekutoi gjatė jetės sė tij nė formėn e njė depresioni Pavese-n, kthehet me njė ton thelbėsisht lirik, absolut, nė pėrbledhjen Do tė vijė vdekja e do ketė sytė e tu. Janė dhjetė lirika tė dėshpėruara kushtuar dashurisė sė tij tė fundit, aktores amerikane Costance Dowling. Ishin njohur rreth fundit tė 49-ės, qenė dashuruar pėr tėrė pranverėn pasuese, e mė pas historia kishte mbaruar. Fundi i kėsaj dashurie ishte preludi (shkaku? rasti?) i atij akti pėrfundimtar qė prej kohėsh e pėrfytyronte dhe dėshironte. Do tė vijė vdekja... pėrfaqėson me vėrtetėsi lakuriqe konceptimin e Pavese-s pėr jetėn si njė aventurė tė pashpresė. Vargu i fundit - Memecė do zbresim nė gomnerė, duket se nuk le vend pėr dyshim. E megjithatė, nė pėrmbledhje ndihen jehona shprese, drita qė duket sikur hapin spirale nė konceptimin e ekzistencės nga ana e Pavese-s: gati gati duket sikur nuk janė lirika tė shkruara nga njė pragvetėvrasės, si pėr shembull tek vargjet pėrmbyllėse tė Mackat do ta ndiejnė: Ditė tė tjera do tė ketė,/ tė tjerė zėra dhe rizgjime. Do tė vuajmė nė agim,/ fytyrė pranvere. Dhjetė lirikat u shkruan nga Pavese (me shumė gjasa tė gjitha nė Torino) nė njė hark kohor prej njė muaji, midis 11 marsit dhe 11 prillit tė 1950-ės. Mbanin tituj dhe data tė shkruara me dorė dhe u botuan pėr herė tė parė nga Shtėpia Botuese Einaudi njė vit mė vonė, sėbashku me nėntė poezitė e pėrmbledhjes Toka dhe Vdekja,(1947). Atyre u referohet poeti nė letrat e fundit dėrguar Costance Dowling: E shtrenjtė, nuk mė bėn zemra pėr tė shkruar poezi. Poezitė erdhėn pėr ty dhe ikin me ty. Kjo ėshtė shkruar ndonjė pasdite mė parė, orėve tė gjata nė hotelin ku tė prisja, duke ngurruar, tė tė thėrrisja. Fale trishtimin, por edhe isha i trishtė. E sheh, e nisa me njė poezi nė anglisht, e po mbaroj me njė tjetėr nė anglisht. Shtrihet nė to tėrė gjerėsia e asaj qė kam eksperimentuar gjatė kėtij muaji: tmerri dhe mrekullia. Asnjė sintezė nuk do ta jepte nė mėnyrė mė tė mirė pėrmbajtjen e kėtyre poezive tė fundit tė Pavese-s, se sa katėr vargjet e fundit tė pėrbledhjes, nė poezinė, Bluzi i fundmė pėr tu lexuar ndonjė ditė, qė Italo Calvino provoi ti pėrkthente, duke ia dalė. Some one has died long time ago some one who tried but didnt know. Qualcuno č morto tanto tempo fa qualcuno che tentņ ma non seppe. Dikush u shua larg mė parnga kjo dit dikush qė u mundua por tė kuptojė sarrit. Njė kuartinė qė gati gati duket epitafi i shkruar vetiu, i njėrit prej shkrimtarėve mė tė mėdhenj italianė tė shekullit XX.
__________________ The heaven's sound is composed inside your heart, listen to its beat to syncronize your life onto the angel's steps. |
![]() |
| Bookmarks |
| Alternativa Teme | |
| Vleresojeni kete Teme | |
|
|
Tema te ngjashme | ||||
| Tema | Filluesi i temes | Forumi | Pergjigje | Postimi i Fundit |
| Do T'ju Bie Ndėrmend ēka Po U Them | Muslimani | Kurani dhe Jeta | 5 | 05-06-2008 22:06 |
| A ekziston 'Zoti'? | Administratori | Teologjia | 96 | 03-05-2008 10:34 |
| Edmond Zhulali - Ne prag te Festivalit te 45 ne RTSH | Administratori | Muzika | 0 | 21-12-2006 13:10 |
| Roli i Isait (Jezusit) ne Islam. | Muslimani | Kurani dhe Jeta | 3 | 31-10-2006 20:22 |
| Dilemat me te cilat perballen Rinia | SmArTs_WAY | Kurani dhe Jeta | 0 | 27-06-2006 10:21 |