| Cfare ju duhet te dini? |
|
#1
| ||||
| ||||
| Bemat e Gjergj Kastriotit te perkthyera ne rusisht Njė rus i panjohur ka rrėfyer nė 44 faqe bėmat e lavdishme tė heroit tonė. Nėntė kopjet e mbetura tė novelės ndodhen nė Bibliotekėn Publike tė Shėn Petėrburgut dhe Arkivin e Moskės. Skėnderbeu, Heroi Kombėtar i shqiptarėve dhe historia e tij e lavdishme, ka qenė subjekti i njė novele, e cila ėshtė shkruar nė Rusi nė shekullin XVII nga njė autor anonim. Kjo vepėr, e quajtur "Novela pėr Skėnderbeun, princin shqiptar", ėshtė ritregim i pjesės "Kronika Botėrore", shkruar nga satiriku dhe publicisti i njohur polak i shekullit XVII, Martin Belskut. Mirėpo, nė kėtė rast nuk kemi tė bėjmė thjesht me njė ritregim tė drejtpėrdrejtė tė pjesės sė kronikės sė Belskut, ku flitet pėr Skėnderbeun, por me njė vepėr deri diku origjinale tė letėrsisė ruse tė shekullit XVII, bazuar nė kronikėn e tij. Pėrhapja e dorėshkrimit tė kėsaj novele gjatė shekullit XVII nė Rusi, tė dhėnat pėr Shqipėrinė e largėt nė historiografinė ruse tė asaj kohe, tregojnė interesimin e madh tė popullit rus pėr Shqipėrinė dhe figurat e saj historike. Me luftėn e shqiptarėve pėr pavarėsi kundėr pushtimit osman ishin bashkuar shumė popuj ballkanikė: sllavėt e Jugut, polakėt, hungarezėt. Nė kujtimet e tyre - gojėdhėnat, kėngėt dhe legjendat u ruajt figura e gjallė e Skėnderbeut dhe episode nga jeta e veprimtaria e tij. Gjithė ato kėngė, gojėdhėna dhe legjenda, krahas biografisė sė parė tė Skėnderbeut, shkruar nga bashkatdhetari i tij, Marin Barleti, shėrbyen si bazė dhe material kryesor pėr krijimin e variantit sllav tė biografisė tė Heroit Kombėtar shqiptar. Nga ky variant sllav i biografisė sė Skėnderbeut dallojnė tri vepra kryesore: 1. Novelat e sllavėve tė Jugut pėr Skėnderbeun 2. Kapitulli kushtuar Skėnderbeut nga kronika e historianit polak, Martin Belskut 3. Novela ruse pėr Skėnderbeun shkruar nė shekullin XVII Janė gjithsej nėntė ekzemplarė tė kėsaj novele nė Bibliotekėn Publike tė Petėrburgut dhe nė arkivin historik tė Moskės. Ekzemplari mė i plotė dhe me mė pak korrigjime e ndryshime ėshtė origjinali i Manastirit Soloveckij, qė ruhet tani nė Bibliotekėn Kombėtare Shtetėrore tė Shėn Petėrburgut. Pėrhapja e gjerė e kėsaj novele dhe interesimi i madh qė ngjalli ajo te lexuesi rus nė fillim tė shekullit XVII e determinuan ekzistencėn e shumė origjinaleve tė saj, nėntė prej tė cilave u ruajtėn deri nė ditėt tona. Burimet Burimet e novelės pėr Skėnderbeun duket se kanė qenė tė mirėfillta dhe tė tėrthorta. Nė kėto tė fundit pėrfshihen studimet e Barletit dhe novelat e sllavėve tė jugut, kushtuar kėtij heroi, ndėrsa "Kronika" e Belskut mund tė trajtohet si burimi i mirėfilltė i novelės. Pra, si burimi kryesor i novelės ruse tė shekullit XVII shėrbeu kapitulli pėr Skėnderbeun nga "Kronika Botėrore" e publicistit dhe tė satirikut tė njohur polak tė shekullit XVII, Martin Belskut. Veprat e Martin Belskut (1495 - 1575) gjatė shekullit XVII ishin shumė tė njohura jo vetėm nė Poloninė e asaj kohe, por edhe jashtė kufijve polakė, duke kontribuar nė literaturėn e popujve sllavė dhe duke ndikuar shumė nė shkencėn historike ruse tė asaj kohe. Nė shekullin XVII, vepra e tij, e quajtur "Kronika Botėrore" u botua tri herė radhazi, duke u plotėsuar e pėrmirėsuar. Nė botimin mė tė fundit dhe mė tė plotin, ky autor i kushtoi njė kapitull tė veēantė bėmave tė Skėnderbeut, duke u bazuar nė studimet e Barletit. Gati menjėherė pas daljes nė dritė tė "Kronikės Botėrore" tė Belskut, u bė pėrkthimi i saj nė gjuhėn ruse. Tė dhėna historike tė kėtij pėrkthimi gjenden nė arkivin e Carit tė viteve 1575-1584. Krahas kėtij pėrkthimi tė lartpėrmendur, nė fillim tė shekullit XVII nė truallin rus doli nė dritė vepra origjinale pėr Heroin Kombėtar shqiptar, qė u quajt "Novela pėr Skėnderbeun, princin shqiptar". Duhet theksuar se kjo novelė nuk ėshtė pėrkthim i drejtpėrdrejtė i kapitullit tė "Kronikės Botėrore" tė Belskut, por njė pėrpunim me motive, nuanca dhe ide tė reja, tė cilat e bėjnė atė tėrėsisht njė krijim origjinal tė letėrsisė ruse tė shekullit XVII. Autorėsia Meqenėse ėshtė njė vepėr e njė autori anonim, lind logjikshėm pyetja se kush mund tė kėtė qenė autori dhe cila ėshtė vendlindja e vėrtetė e kėsaj vepre? Analiza linguistike e tekstit, nė tė cilin gjejmė njė numėr tė madh fjalėsh polake, tė bėjnė tė arrish nė pėrfundimin lidhur me vendkrijimin e kėtij shkrimi. Gjuha dhe kompozicioni i kėsaj novele bashkė me idetė kryesore tė pėrcjella nė kėtė vepėr na shtyjnė tė supozojmė se autori i veprės nuk ishte pėrfaqėsues i shtresave tė larta shoqėrore tė Rusisė tė asaj kohe. Duke u nisur nga mėnyra e tė shkruarit, arrijmė me konkluzion se kjo vepėr ėshtė shkruar nė fillim tė shekullit tė XVII, nė atė terren ku kryqėzohen kufijtė polakė, ukrainas dhe bjellorusė. Mė vonė vepra u pėrhap edhe nė vise tė tjera tė Rusisė dhe nė fillim tė shekullit XVIII e gjejmė nė bibliotekėn e Manastirit Soloveckij, qė ndodhet nė Veri tė Rusisė. Njė arsyetim tjetėr tė ēon nė pėrfundim se vepra mund tė jetė shkruar nė atė terren ku gėrshetohen dy gjuhė tė afėrta sllave: polonishtja dhe rusishtja. Nėpėrmjet Polonisė dhe nga trevat e saj kufitare kanė hyrė vepra tė shumta tė letėrsisė perėndimore tė zhanreve nga mė tė ndryshmet. Tė gjitha kėto vepra tė futura nė kėtė mėnyrė nė truallin rus u ripėrpunuan aq shumė, saqė nuk mund tė konsiderohen mė si vepra tė huazuara, tė ardhura apo pėrkthime tė thjeshta. E njėjta gjė mund tė thuhet dhe pėr novelėn e Skėnderbeut, e cila, duke pasur njė burim polak, e pėrfaqėson veprėn tradicionale ruse tė shekullit XVII me gjuhėn e saj tė pasur, tė gjallė dhe njėherazi tė thjeshtė dhe me stilistikėn e traditės mė tė pėrsosur ruse. Pėrmbajtja Nė kėtė novelė, veprimtaria politike dhe ideologjike e Skėnderbeut trajtohet nga njė kėndvėshtrim tjetėr, ndryshe nga kronika e Belskut. Heroi Kombėtar nuk paraqitet si njė feudal mesjetar apo monark i krishterė, por si udhėheqės i vėrtetė i popullit tė tij nė rrugėn drejt lirisė dhe tė pavarėsisė. Nė qoftė se te vepra e Belskut, Skėnderbeu mbėshtetej nė principatat e bashkuara, nė novelėn ruse kėtė rol e luan gjithė populli shqiptar dhe kjo ide shpaloset nė tėrė novelėn. Pėr shembull, nė krahasim me kronikėn e Belskut, pas ardhjes sė Skėnderbeut nė qytetin e Krujės, Skėnderbeu ishte zgjedhur qeveritar i Shqipėrisė nga gjithė populli shqiptar jo vetėm nga feudalėt, por edhe nga shtresat e varfra. Kėto tendenca demokratike ndikojnė nė biografinė e mėtejshme tė heroit shqiptar. Pėr shembull, pas fitores sė parė tė Skėnderbeut, sipas fjalėve tė autorit tė novelės ruse, Skėnderbeu i falėnderon tė gjithė luftėtarėt e tij, ndėrsa nė novelėn e Belskut thuhet se ai iu drejtua me fjalim falėnderues vetėm princave tė tij. Po nė kėtė novelė ruse, thuhet gjithashtu sė Skėnderbeu, pas ēdo fitoreje ia shpėrndante popullit tė tij tė gjitha kamjet e armiqve. Nė novelėn ruse, Skėnderbeu i fillon tė gjitha fjalimet e tij me frazėn "fqinjė tė dashur dhe njerėz tė mi", duke iu drejtuar kėshtu feudalėve, princave dhe popullit tė thjeshtė shqiptar. Sipas Belskut, ai u drejtohet vetėm princave fisnikė. Tendenca demokratike e autorit tė novelės ruse shfaqet edhe nė mėnyrėn e pasqyrimit tė qėndrimit tė Skėnderbeut ndaj popullatės paqėsore turke dhe atyre qė ishin zėnė rob. Nga njėra anė theksohet vazhdimisht egėrsia e sulltanėve turq dhe ushtarakėve tė tyre, tė cilėt nė mėnyrė mizore torturonin dhe asgjėsonin jo vetėm pengjet, por edhe popullin paqėsor tė territoreve tė sunduara. Nga ana tjetėr, autori i novelės nuk harron tė shkruajė se Skėnderbeu gjithmonė i kthente robėrit e tij nė atdhe nėpėrmjet kėmbimit. Autori pėrpiqet tė krijojė njė imazh tė Skėnderbeut, qė dallohet krejtėsisht nga portreti i krijuar nė "Kronikėn" e Belskut. Ky imazh, nė dallim nga versionet evropiane perėndimore, ishte mė i afėrt me pėrshkrimin e idealizuar, qė i bėn populli shqiptar kėtij Heroi Kombėtar nė kėngėt dhe legjendat e moēme tė ardhura deri nė ditėt tona. Mė e detajuar dhe mė e qartė se sa te Belsku nė novelėn ruse, tregohet edhe vlera ndėrkombėtare e luftės sė popullit shqiptar. Kjo luftė parandaloi pėrhapjen e sundimit osman nė Evropė, pengoi sulltan Muratin tė zaptojė gjithė territorin e ish-Perandorisė Bizantine. E njėjta gjė theksohet edhe nė fund tė novelės, nė fjalimin e shkruar nga autori rus, ku Skėnderbeu i drejtohet Papės. Ky fjalim ėshtė shumė i shkurtėr, por shumė shprehės dhe ilustron nė mėnyrė tė pėrsosur metodėn artistike tė autorit tė kėsaj novele. Fillimi i fjalimit ėshtė thjesht pėrkthim i kėtij episodi nga "Kronika" e Belskut. Skėnderbeu ankohet se nė trupin e tij nuk ka mbetur asnjė vend i paplagosur. Kjo duhet tė jetė njė hiperbolė, sepse nė fund tė novelės shkruhet se askush gjatė gjithė jetės nuk e plagosi Skėnderbeun asnjėherė. Pėrmendet vetėm momenti kur i vritet kali, i cili i shtypi pak kėmbėn kur ra pėrdhe. Kjo hiperbolė vjen nga tradita popullore gojore, qė e pėrdor autori pėr tė tėrhequr vėmendjen. Ndėrsa pjesa e dytė e fjalimit ėshtė komplet e hartuar nga autori i novelės ruse. Skėnderbeu shkurt, por prerazi thekson se po tė mos ishte lufta e tij kundėr agresionit turk, nuk do tė kishte mbetur tokė e krishterė e papushtuar nga turqit. Pėr sa i pėrket anės artistike tė novelės ruse, edhe kėtu shfaqet pavarėsia krijuese e autorit rus nga burimi historik. Novela ruse e Skėnderbeut ėshtė relativisht mė e shkurtėr sesa kapitulli pėrkatės i "Kronikės" sė Belskut. Kjo vjen si shkurtim i ngjarjeve tė periudhės sė parė tė jetės dhe tė veprimtarisė sė Heroit Kombėtar, periudhė gjatė sė cilės ai i shėrbente sulltanit turk. Qėllimet e kėtyre shkurtimeve janė tė qarta, pasi ato nuk pėrputhen me trajtimin e imazhit tė Skėnderbeut si udhėheqės i popullit shqiptar nė luftė kundėr pushtimit osman. Po pėr kėtė arsye, autori i novelės ka ndryshuar dhe pėrpunuar ndryshe nga Belsku fjalimin e fundit tė Skėnderbeut, me tė cilin ai i drejtohet tė birit para vdekjes. Nė kėtė fjalim bėhet njė portret i Skėnderbeut, si njė monark ideal, sipas traditave tė kohės, duke treguar bindjet e tij politike. Nuk ėshtė e vėshtirė pėr tė vėnė re se shumė nga mendimet dhe idetė e futura nė monologun e Skėnderbeut rrjedhin nga ideologjia e publicistikės ruse tė fundit tė shekullit XVII dhe tė fillimit tė shekullit XVII, ku trajtohet po nė tė njėjtėn mėnyrė veprimtaria e carėve rusė, Ivan Groznit dhe Boris Godunovit. Nė kėtė vepėr mund tė vihet re njė pėrputhje e plotė e disa shprehjeve me fraza tė ndryshme tė publicistikės ruse tė fillimit tė shekullit tė XVII, ku trajtohen problemet e marrėdhėnieve midis udhėheqėsit dhe popullit tė tij. Kėshtu, fjalimi i fundit i Skėnderbeut, autori i kishte shkruar krejtėsisht nėn ndikimin e ideve politike tė kohės sė tij. Pra, duke pėrpunuar biografinė e Skėnderbeut dhe duke e plotėsuar atė me ide tė afėrta me botėkuptimin e kohės sė tij, autori rus, nė bazė tė "Kronikės" sė Belskut, ka krijuar njė vepėr tė re, qė dallohet cilėsisht nga kronika e pėrmendur. Meriton vėmendje edhe gjuha e kėsaj vepre. Disa veēori leksikore e afrojnė kėtė novelė me burimin e saj tė mirėfilltė - "Kronikėn" e Belskut. Gjuha e novelės ruse, si edhe ajo e "Kronikės" sė Belskut karakterizohet sė pari nga pėrdorimi i gjerė i fjalėve dhe shprehjeve, tė hasura nė gojėdhėna tė sllavėve tė Jugut: pėr shembull, krahasimi mjaft shprehės i trupave tė rregullta ushtarake shqiptare me rrjetėn e hedhur nė ujė. Veē kėsaj, vetėm nė novelėn ruse dhe nė "Kronikėn" e Belskut gjendet njė krahasim shumė shprehės i sulltan Muratit me njė qen tė lig. Ky krahasim pėrdoret pėr tė theksuar egėrsinė mizore qė shfaqte sulltani turk gjatė rrethimit tė Krujės dhe Kostandinopojės. Nė novelėn ruse hasen personazhe dhe krahasime qė mungojnė te Belsku. Nė radhė tė parė, tek aty pėrfshihen krahasime tė thjeshtligjėrimit qė janė karakteristike nė veēanti pėr krijimtarinė popullore ruse. Pėr ilustrim po pėrmendim njė krahasim thjesht ligjėrimor proverbal, i cili nė shqip mund tė pėrkthehet kėshtu: "Nėse armiku ėshtė i vogėl sa njė harabel, konsiderojė atė mė tė madh se mjellma". Nė novelėn ruse ka shumė krahasime tė tilla, qė ndjekin njėri-tjetrin dhe qė krijojnė njė varg figurash shumė shprehėse, tipar karakteristik ky i gojėdhėnave popullore ruse. Po ashtu, struktura ritmike theksohet me pėrdorimin e shpeshtė tė togfjalėshave frazeologjike, tė cilėt nė legjendat dhe pėrrallat ruse kanė pėrdorim shumė tė gjerė. Vėrtet novela ruse pėrfaqėson njė rikrijim tė veprės sė Belskut, por ajo duke ia pėrshtatur atė traditave mė tė mira tė letėrsisė dhe publicistikės ruse tė asaj periudhe, gjuhės sė gjallė dhe shprehėse tė popullit, arriti tė radhitej ndėr veprat mė tė pėrhapura te lexuesi rus i asaj kohe. Heroi ynė, personazh i letėrsisė ruse Studimeve albanologjike, tė kryera nga profesorėt e degės sė Gjuhės dhe Letėrsisė Shqipe, tė Universitetit tė S. Petėrburgut, sė fundi iu shtohet edhe njė kontribut tjetėr. Larisa Kaminskaja, pedagoge e kėtij universiteti dhe njohėse e shkėlqyer e gjuhės shqipe, gjatė hulumtimeve tė saj nė Bibliotekėn Publike tė S. Petėrburgut dhe arkivave ruse, ndeshet me njė vepėr letrare ruse nė dorėshkrim, kushtuar Heroit tonė Kombėtar, Gjergj Kastrioti Skėnderbeu. Burimet historike tė kėsaj vepre letrare dhe njė analizė e strukturės linguistike e artistike e saj, janė objekti i njė studimi qė L. Kaminskaja ka pėrgatitur me kėtė rast dhe qė ajo preferon ta publikojė nėn titullin: "Njė novelė ruse e shekullit XVII". Sipas albanologes Kaminskaja, teksti origjinal nė dorėshkrim ėshtė pėrgatitur pėr botim prej dy shkencėtarėve ruse, N. Rozovi dhe N. Ēistjakova tė cilėt e botuan nė serinė: "Pėrmendoret letrare", tė Akademisė sė Shkencave Ruse nė vitin 1957. Sipas Kaminskajas, bėhet fjalė pėr njė krijim letrar origjinal, i shkruar nė Rusi, nė fillim tė shekullit XVII, nėn titullin "Novela pėr Skėnderbeun, princin shqiptar". Nė pikėpamje tė tipologjisė sė shkrimit, studiuesja ruse, kėtė krijim letrar e klasifikon nė kategorinė e novelės. Ky tekst i shek. XVII, lindur dhe qarkulluar nė botėn ruse/sllave, ėshtė shkruar nga njė autor anonim. Sipas saj, novela pėr Heroin tonė Kombėtar ėshtė njė ritregim i pjesės: "O Skanderbegu Makedonie Albanskim Ksiazeciu" qė gjendet nė veprėn "Kronika Botėrore" ("Kronika, tho jest historia swiata", Krakow, 1564.), shkruar nga autori i njohur polak Martin Belskut (1495-1575), veprat e tė cilit patėn ndikim tė fuqishėm nė tėrė botėn dhe literaturėn sllave. Autorja e kėtij studimi, pasi bėn njė analizė krahasuese mes pjesės sė M. Belskut, qė shėrben si burim informacioni historik pėr veprėn dhe tekstin e novelės, mbėrrin nė pėrfundimin se, Skėnderbeu, nė kėtė tė fundit, ėshtė personazh i njė teksti letrar, krejt i ndryshėm nga ai i "Kronikės Botėrore". Nga tė dhėnat e punimit tė L. Kaminskaja, del se vetėm 9 ekzemplarė kanė mundur tė mbėrrijnė deri nė ditėt tona e tė ruhen nė Bibliotekat e S. Petėrburgut dhe Moskės. Ekzemplari mė i plotė dhe me mė pak korrigjime e ndryshime ėshtė origjinali i gjetur nė Manastirin Soloveckij, i cili ndodhet nė Veri tė Rusisė. Kjo dėshmon pėr qarkullimin e gjerė qė ka pasur kjo novelė nė truallin e stėrmadh rus. Ndėrkaq, studiuesja ruse na bėn tė ditur se origjinali i veprės ka pasur gjithsej 44 faqe dhe nga informacioni qė ajo ka mundur tė grumbullojė nė tė gjithė Rusinė janė nė qarkullim rreth 9 ekzemplarė origjinalė nė dorėshkrim tė novelės me autor anonim. Nė tėrėsinė e saj, hulumtimi dhe studimi qė ka kryer pedagogia e Universitetit tė S. Petėrburgut, L. Kaminskaja, ėshtė padyshim njė kontribut me vlerė jo vetėm nė pasurimin e literaturės pėr Heroin tonė Kombėtar, Gjergj Kastrioti Skėnderbeu, por dhe njė njoftim i ri, me shumė vlerė e rėndėsi, pėr botėn dhe kulturėn shqiptare. Shpresojmė qė pedagogia e Gjuhės Shqipe, nė Universitetin e Shėn Petėrburgut do ti vijojė mė tej kėrkimet e saj rreth novelės: "Novela pėr Skėnderbeun, princin shqiptar". Prof. as. dr. ROLAND ZISI Universiteti "E. Ēabej", Gjirokastėr Kush ėshtė Larisa Kaminskaja Larisa Kaminskaja ka lindur nė Shėn Petėrburg nė 1964-ėn. Nė 1986-ėn ajo mbaroi studimet nė Fakultetin Filologjik tė Universitetit Shtetėror tė Shėn Petėrburgut nė degėn Gjuhė e Letėrsi Shqipe, pranė katedrės sė Gjuhėsisė sė Pėrgjithshme. Qė nga ajo kohė, punon si pedagoge nė kėtė degė, nė tė njėjtin universitet. Nė 1996-ėn, ajo ka mbrojtur tezėn e kandidatit tė Shkencave, e cila i ėshtė kushtuar studimit eksperimental-fonetik tė sistemit fonetik tė shqipes sė sotme. Kaminskaja zhvillon kurset e ligjėratave tė "Fonetikės teorike tė shqipes", tė "Fonetikės eksperimentale", tė "Folklorit shqiptar", si edhe "Mėsimet praktike tė shqipes", pėr studentėt e viteve tė ndryshme tė degės shqipe. Ka shkruar dhe botuar mė shumė se 80 artikuj. Sfera e interesave shkencore-kėrkimore tė saj ėshtė e pėrqendruar mbi fonetikėn eksperimentale, albanologjinė dhe ballkanologjinė.
__________________ The heaven's sound is composed inside your heart, listen to its beat to syncronize your life onto the angel's steps. |
![]() |
| Bookmarks |
| Alternativa Teme | |
| Vleresojeni kete Teme | |
|
|
Tema te ngjashme | ||||
| Tema | Filluesi i temes | Forumi | Pergjigje | Postimi i Fundit |
| Neve shkelem porosine e Gjergj Kastriotit | carbone | Teologjia | 33 | 24-01-2008 21:16 |
| E Verteta - Tradhetia Nga Aban Skenderaj Dhe Gjergj Gjuvani | basi | Muzika | 0 | 28-12-2007 10:26 |
| Elbasani fiton pa shumė mund ndaj Kastriotit | informuesi | Sporti Shqiptar | 0 | 02-12-2007 17:51 |
| Skėnderbeu me 13 lojtarė kundėr Kastriotit | informuesi | Sporti Shqiptar | 0 | 10-11-2007 23:50 |
| Berati, qyteti i vetėm ku Gjergj Kastrioti u thye nga turqit | Poseidoni | Historia | 0 | 12-02-2006 03:53 |