Parajsa.com


Parajsa Shqiptare Forum

Cfare ju duhet te dini?

 

Kthehuni Mbrapa   Parajsa Shqiptare Forum | Arti dhe Kultura | Letersia

Bardhyl Londo - Vakum botimesh ne revista kulturore-letrare

Pergjigju
 
LinkBack Alternativa Teme Vleresoni Temen
  #1  
Te vjeter 24-01-2007, 14:47
Minifotoja e anetarit Administratori
Parajsa Shqiptare
 
Reg: 06-07-02
Lokalizimi: London
Postime: 1,967
Images: 2351
Faqe ne Ditar: 2
Bardhyl Londo - Vakum botimesh ne revista kulturore-letrare

Bardhyl Londo: “Vakum botimesh nė revista kulturore-letrare”

Shkrimtari Londo flet rreth ēmimeve tė reja qė MTKRS ka vendosur tė japė sė fundi dhe risisė qė ato sjellin. Po ashtu, rreth “Pendės 2006”, fjalėve pėr njė vepėr ‘plagjiaturė’ tė vlerėsuar nė kėtė konkurs, gjė qė mbetet gjithsesi nė nivelin e dyshimit. Si reagon antari i jurisė pėr kėtė dhe ēfarė mendon ai pėr nivelin e botimeve tė sotme shqiptare? Shprehet me modesti se ėhstė duke pėrfunduar njė vepėr tė tijėn, e cila thotė vetėm se do tė jetė nė llojin e njė studimi letraro- kulturor...

Penda e artė dhe e argjendtė jep edhe katėr ēmime tė tjera. Si e shihni ju, nė syrin e shkrimtarit dhe studiuesit, kėtė risi? Ēmimet janė menduar pėr ta pasuruar jetėn letrare shqiptare. Janė trashėguar, kanė mė tepėr se dhjetė vjet, qė nga 1993- ’94 qė janė aplikuar ēmimet e para. Ishin tė nevojshme pėr tu bėrė, pėr tė gjallėruar jetėn artistike, nė mėnyrė qė edhe ata qė shkruajnė tė ndiejnė diēka. Nga ana tjetėr pėr tė orientuar publikun qė kėto janė veprat mė tė mira tė botuara gjatė kėtij viti nėpėrmjet konkursit “Penda...”. Kjo, gjithsesi ishte e pamjaftueshme dhe pėr ta pasuruar u mendua tė jepen ēmime tė reja. Kriteri ėshtė po ai: tė pasurohet jeta letrare shqiptare, tė vlerėsohen botimet e mira, sepse nė tregun shqiptar ka shumė botime, por ka edhe njė lloj amullie.

Pėr kėto ēmime tė reja u pėrdorėn emrat e disa shkrimtarėve tė njohur, disa prej tyre tė pavlerėsuar pėr atė ēfarė kanė bėrė deri tani, siē ėshtė Gjergj Fishta, Ali Asllani, Musine Kokalari etj. Nga ana tjetėr, u mendua qė kėto ēmime tė gjallėrojnė edhe mė tej letėrsinė kombėtare, sepse po ta vėsh re tregun shqiptar, ai ėshtė i ‘mbytur’ nga letėrsia e huaj- kjo ėshtė gjė e mirė, gjithsesi, por kjo nuk duhet tė rėndojė nė kurriz tė letėrsisė shqiptare. Psh. u mendua tė jepej “Ēmimi Gjergj Fishta” pėr botimet nė fushėn e traditės, se janė shumė tė pakta botimet e traditės, tė pavlerėsuara sa duhet dhe ky ēmim do tė bėjė qė tė shtohen botimet nė fushė tė traditės.

Tek tradita shqiptare nuk kam parasysh vetėm letėrsinė e Rilindjes, por tė gjithė traditėn shqiptare, edhe para saj dhe mė pas, deri nė ditėt qė ne jetojmė. Ajo qė pėrbėn vėrtet traditė. “Ēmimi Ali Asllani” ėshtė menduar tu jepet shkrimtarėve jashtė vendit dhe kjo ka qėllim tė caktuar, se ka shumė shkrimtarė qė jetojnė jashtė dhe letėrsia shqiptare nuk zhvillohet vetėm nė Shqipėri, por kudo ku jetojnė shqiptarėt. Pėr tė nxitur, pėr tė mbajtur gjallė kėtė kulturė, qė shqiptarėt kudo qė janė tė mbajnė gjallė kulturėn e tyre, tė zhvillojnė letėrsinė dhe gjuhėn e tyre, u mendua ky ēmim. Njė ēmim tjetėr ėshtė ai pėr “librin e parė”, pavarėsisht nga lloji, prozė, poezi apo ēfarėdo qoftė, t’i jepet ēmimi “Ismail Kadare” pėr tė mbėshtetur talentet e reja. Ėshtė njė ēmim domethėnės dhe i nevojshėm, them unė.

Ēmimi tjetėr ėshtė “Musine Kokalari”, qė nxit letėrsinė e shkruar nga gratė, sepse dihet qė shoqėria, si nė politikė, ekonomi e kudo, edhe nė letėrsi ka nevojė tė nxisė rolin e gruas. Prandaj kėto ēmime them qė janė nė nxitje tė zhvillimit tė kulturės kombėtare shqiptare dhe tė vetė krijuesve shqiptarė. Natyrisht, ėshtė viti i parė qė kėto ēmime jepen dhe mund tė jetė pak e vėshtirė qė t’i japėsh kėto ēmime, por unė them qė ato do sjellin dobi nė jetėn kulturore shqiptare.

Ditėt e fundit, ėshtė botuar nė median e Kosovės fakti se vepra e Sabri Hamitit “Tematologjia” ėshtė plagjiaturė. Ju keni qenė vetė pjesė e jurisė sė konkursit; a keni njė koment? Natyrisht qė kam qenė nė jurinė e “Pendės...”, por nuk e di kėtė fakt qė vepra tė ketė qenė e vjedhur. Ajo pastaj ėshtė thjesht ēėshtje e autorit. Nė rast se ėshtė e vėrtetė, ėshtė njė gjė e rėndė. Kjo i takon autorit. Cilado juri, sado e kualifikuar tė jetė, as qė mund t’i kapė kėto gjėra. Varet si e shikon edhe autori i veprės kėtė gjė, se ai mund ta citojė burimin nga e merr. Letėrsia, studimet nė kėtė fushė, dihet qė bashkėjetojnė me njėri- tjetrin. Nuk e di si ėshtė e vėrteta, por them se padyshim Sabri Hamiti ėshtė njė figurė shumė e nderuar nė fushėn e studimeve dhe tė poezisė. Ėshtė njė studiues, qė sjell nė studimet shqipe njė frymė tė re: atė perėndimore dhe e ka sjellė tek ne para viteve ’90, kur tek ne mungonte kjo frymė. Mund tė jetė edhe kjo gjė, qė ai ka mbaruar studimet nė Francė, i njeh shumė mirė studimet atje. E rėndėsishme ėshtė pėr mua qė ai ka sjellė metodologjinė e atyre studimeve, kur studimeve shqiptare, nė atė qė sot e quajmė Shqipėri nė kufijtė administrativė tė Shqipėrisė, u mungonte kjo frymė. Pėr sa i pėrket faktit, mbetet pėr tu verifikuar konkretisht.

Ju jeni kėshilltar i ministrit Leskaj pėr Kulturėn e Shkruar. Cilat janė sugjerimet apo vėrejtjet qė bėni pėr botimet shqiptare, siē ishte edhe konkursi pėr revistėn letrare vitin e kaluar? Nuk ėshtė fjala thjesht pėr vėrejtjet apo sugjerimet e mia. Dihet qė tregu shqiptar nė fushėn e revistave letrare dhe kulturore- artistike ėshtė shumė i varfėr. Sugjerimi im kryesor ėshtė qė t’i nxisim sa mė shumė kėto dhe pastaj tė zgjedhim midis tyre. Kanė filluar tė botohen disa revista qė premtojnė, por unė mendoj qė nė kėtė drejtim duhet bėrė pėrmirėsim, sepse ka mangėsi tė tmerrshme, tė jashtėzakonshme, qoftė edhe nga gazetat letrare, qė thuajse mungojnė nė Shqipėri. Nė fushėn e revistave, gjithashtu. Ne duhet t’i nxisim dhe vetė politikat shtetėrore duhet tė orientohen drejt nxitjes sė tyre.

Ēmimi qė ne japim pėr revistėn mė tė mirė tė vitit ėshtė njė nxitje, por e pamjaftueshme. Duhen gjetur mundėsitė qė kėto tė ndihmohen.
A do tė sugjeroni nė vitin 2007 njė strategji pėrmirėsimi nė kėtė drejtim?
Po kėto ēmime, qė ne po japim, janė tė freskėta. Strategjinė botimit, pastaj, e ndjekin vetė shtėpitė botuese, nuk mund tė ndėrhyjė Ministria. Ne do pėrkrahim ato tendenca qė duhen pėrkrahur. Psh. ēmimet e reja janė orientuar drejt asaj qė tė shtohen botimet kombėtare dhe tė botohen sa mė shumė autorė shqiptarė brenda dhe jashtė vendit. Kjo ėshtė njė tendencė, mė duket mua, pėr tė mbrojtur dhe ēuar mė tej botimet kombėtare. Gjithashtu, qoftė pėr letėrsinė e huaj, qoftė atė kombėtare, ēmimet janė adresuar pėr atė drejtim qė ėshtė letėrsi elitare, sepse jo ēdo pėrkthim ėshtė pėr tu vlerėsuar. Prandaj, ne jemi orientuar drejt dy gjėrave: tė botohet sa mė tepėr letėrsia kombėtare qė botohet brenda dhe jashtė kufijve, nuk kam parasysh vetėm Kosovėn, Maqedininė, por edhe vendet ku jetojnė shqiptarėt, si Italia, Greqia, Amerikė etj. dhe e dyta, tė vlerėsohet ajo qė ėshtė letėrsi e vėrtetė, qoftė nė fushėn e pėrkthimeve apo tė botimeve shqip. Ky ėshtė orientimi qė ne kemi.

Sė fundi, cila ishte arritje e kėtij viti pėr “Pendėn e artė dhe tė Argjendtė”, ndėr zhanret letrare qė morėn ēmim? Besoj qė as unė e askush tjetėr nuk mund tė jetė kompetent, qė tė thojė se kush ishte arritja mė e madhe, se kuptohet qė kjo ėshtė njė fushė subjektive. Pėr njėrin ėshtė kjo, pėr tjetrin diēka tjetėr. Por unė them qė kishte vepra shumė tė mira, sidomos nga fusha e studimeve, nga Kosova mbi tė gjitha. Nė fushėn e prozės, gjithashtu kishte botime shumė tė mira, aq sa ishte e vėshtirė qė mes pesė tė nominuarve tė zgjidhje njėrin. Nė poezi, po ashtu. Unė them qė ka botime qė do tė mbeten nė vitin 2007, si pikė referimi pėr tu riparė, lexuar dhe referuar.

E rėndėsishme ėshtė pėr mua, qė nė botimet e njė viti, qė mund tė jenė mbi njėmijė tituj, tė ketė tė paktėn njė minimum veprash ku tė referohesh, qė tė thuash qė kėta tituj janė shumė tė mirė. Sepse nė ēdo vend, duke marrė shembull edhe vende me traditė tė jashtėzakonshme, po marrim Francėn, asnjėherė ajo qė botohet nė njė vit nuk ėshtė e gjithė letėrsi serioze, e pastėr, elitare.

Nė rast se mes kėtij 100% gjen tė paktėn 5% qė t’i rezistojė kohės, kjo pėr mua ėshtė njė shenjė shumė e mirė. Unė besoj se edhe nė Shqipėri po ndodh e njėjta gjė dhe gjatė vitit 2006 janė botuar vepra qė do t’i rezistojnė kohės.
__________________
The heaven's sound is composed inside your heart, listen to its beat to syncronize your life onto the angel's steps.
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
Pergjigjuni me Citim
Pergjigju

Bookmarks

Alternativa Teme
Vleresojeni kete Teme
Vleresojeni kete Teme:

Rregullore Postimi
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is aktivizuar
Buzeqeshjet jane te aktivizuar
Kodi [IMG] eshte i aktivizuar
Kodi HTML eshte i dizaktivizuar
Trackbacks are aktivizuar
Pingbacks are aktivizuar
Refbacks are aktivizuar
Kapercim Forumesh

Tema te ngjashme
Tema Filluesi i temes Forumi Pergjigje Postimi i Fundit
Gjuhe jone Shqipe! Poseidoni Gjuha shqipe 8 02-07-2008 22:41
Adresa grupesh dhe kengetaresh! Administratori Muzika 7 14-05-2008 03:30
Kico Londo - Do te na kapin per veshi dhe do na fusin ne Europe Administratori Kinemaja dhe Televizioni 0 22-04-2007 17:47
Gjuha Shqipe. AlbShkodra Gjuha shqipe 15 22-03-2007 04:02


Te gjitha oret jane ne GMT +1. Ora tani eshte 07:18.




Parajsa Shqiptare