| Cfare ju duhet te dini? |
|
#1
| ||||
| ||||
| Me aforizma kundėr paradokseve shqiptare Bahtir Hamza,”Kohė qė lane gjurma” ,Shtėpia botuese “Arbania”,Prishtinė,2004. Abdullah KONUSHEVCI, Bahtir Hamza, u paraqit me libra letrarė nė letėrsinė shqipe nė fillim tė viteve nėntėdhejetė:”U rritsh me lulet e botės”(poezi,1991) dhe “Jeta troket nė derė”(1993)kurse nė fillim tė shekullit tonė botoi edhe tre libra:”Gojėt e luleve”(2001),”Jeta nė peshojė”(2002)dhe “Vdekja nis nga Brenda”,(2002). Liri qė do tė paraqesim nė kėtė pėrurim ėshtė vepra e tij e gjashtė. Vepra mė e re”Kohė qė lanė gjurma”e Bahtir Hamzės, poetit tė mėrgimit, ėshtė njė vėllim aforizmash a gnomesh,mendimesh a sentencash nga mė tė ndryshmet, tė cilat veēohen me tematizmin dhe pėrzgjedhjen e veēantė tė pėrditėsuar, duke prekur probleme e tema tė ndryshme etnopsikologjike, politike, shoqėrore,morale, letrare,familjare,dashurore nga mė tė ndryshmet. Libri aforistik”Kohė qė lanė gjurma”sajohet nga njėsitė mė tė mėdha tematike:”Unė,atdhu im”,”Kėshtu pleqėroj”,”Udhėtimi I ēdo njeriut”(pėrbėhet nga nėnnjėsitė :”Poetėt”,”Poezia”,”Testamenti I” dhe “Tesatmenti II”,)”Njerėzve qė nuk u vdes fjala” dhe “Kohė qė lanė gjurma”.Mbyllet me poezinė enumeracion”Nuk jam”,sikundėr qė hapet me formėn mikste nė poezi e prozė”Formula e panjohur”dhe po ashtu njė forme mikes me titull”a…..!.. Foramt e shkurta a mikrostruktuart letrare vetėm nė tė parė duket s enuk kanė madhėsin dhe madhėshtinė e formave tė gjata a tė makrostrukturave letrare.Ēėshtė e drejta, fare pak, pėr tė mos thėnė aspak, kemi ndonjė vepėr, e cila, nė fund tė fundit, nuk vjen e rrudhet nė njė formė tė shkurtė ose qė nuk e ka si pikėnisje njė formė tė shkurtė letrare,e cila mund tė vihet re,qoftė si ajtmotiv I saj,qpftė si mesazh, qė pėr shkon fill e pėr pe strukturėn e saj. Kultivimi I formave tė shkurta,sidomos I aforizmave,mund tė thuhet se ėshtė njė prurje e re letrare, e cila ka marrė hov sidomos kėto dekadat e fundit, sado qė jehona e saj nė mendimin tone kritik e letrar ėshtė shumė e vogėl: ato sikur shikohen si diēka e “vogėl”, e paranėsishme dhe e pavlerė.Ky paragjykimduhet tė rrėzohet a tė hidhet poshtė pikesėpari nga kritika jonė letrare, e cila duhet tė bėjė vlerėsimin e tyre tė drejtė,qoftė si zhanėr letrar, qoftė si realizim artistic. Tekefundit, pėr peshėn e randėsinė e tyre a nuk flet mjaft fakti se nė biseda dhe nė shkrime letrare, sa here qe ndihet nevoja pėr t’I dhėnė force njė mendimi a njė qėndrimi vetjak, ne I drejtohemi akėcilės thėnie a maksimė tė akėcilit dijetar, shkencėtar,artist, madje dhe tė akėcilit poletikan,afarist tė botės ė tj. Ėshtė tė theksohet se nė ciklin e pare “Unė atdhu im”.pas paradoksit tė vėnė re nė “Formulėn e panjohur”, B.Hamza sikur porosity se individi ėshtė njė mishėrim, njė njėtėsim me atdheun, prandaj, me t’u shpėrngulur nga ai, sukr humb peshėn dhe rendėsin qė ka.Ėshtė ky njė subli, I pėrvojės sė gjatė dhe tė hidhur tė autorit nė dhe tė huaj,Por, edhe ky kthim nė atdhe e bėn tė ballafaqohet me paradokset e ndryshme tė jetėa sonė shoqėrore. Shqiptarėt, pavarėsisht nga prespektiva e tyre mjaft e paqartė historike. Megjithatė I karakterizon njė megalomanidhe njė vetėkenaqėsi e pashpjegushme – ata vazhdimisht e mbajnė plisin mbi njė sy,madje edhe atėhera kur, ng martesat e pėrziera, I shtrohen procesit tė asimilimit kombėtar.Paradoksi e arrin kulmin me averzionin, qoftė ndaj ushtrisė, qoftė ndaj policisė sė vet dhe prandje nė kėtė pikė sikur veēohet nga mbarė popujt e Ballkanit, qė kanė njė traditė shumė mė tė gjatė shtetėrore.Prandej,ai kėrkon qė tė respektohen tri parimet themelore tė njė shoqėrie tė qytetėruar, duke u shprehr fjalė pėr fjalė se janė tri gjėra qė nuk fallen: Ushtrimi I dhunės dhe dhuna mbi fėmijėt, marrja a trupi mbi nderin e shtėpise dhe tradhtia kombėtare. Mbase ėshtė kjo arsyeja pse ai apelon nė ciklin e dytė”Keshtu pleqėroj” qė shqiptarėt tė kthejnė nga mėrgimi, tė martohen me atdheun, t’I heqin maskat, ta lėnė rrugėn e krimit, pėr t’u flijuar nė altarin e atdhedashurisė,sepse ,sikundėr shprehet autori:Vetėm liria ėshtė fat I gjithė njerėzimit;Kapitali mbi capital e ka emrin Liri;Vetėm liria nuk ėshtė luks I askujt dhe Liria kurrė nuk kthehet prapa. Pjesa e tretė”Udhtimi I ēdo njeriut”pėrmbledh kryesisht refleksionet e utorit pėr poetėt,poezinė si dhe shoqėrohet nga dy testamente, duke pasur kėshtu, do tė thoshim, njė notė mė idividuale, mė personale. Nė ciklin e katėrt”Njerėzve qė nuk u vdes fjala” lexuesi mund tė gjejė aforizma tė njerėzve tė ndryshėm, shqiptar,me tė cilėt autori ka pasur marrėdhenie afrie dhe nga tė cilėt ka zgjedhur ndonjė mendim, sentencė, qė atij I ėshtė dukur e bukur,kumptimplote dhe shprehėsė,kurse nė ciklin e fundit hasim afarizma nga dijetarėt, poletikanėt,shkrimtarėt,afaristėt,artistėt botėrorė. Nė pėrmbyllje tė kėtij shrimi, mund tė themi se gjejmė nė kėtė libėr pothuajse tė gjitha farėt ė formave tė shkurta,si:epigramin,kur autori shpreh shpesh njė qėndrim fshkikullues ndaj dukurive tė kėqija shoqėrore,moto,gnomėn,setencėn,fjalėn e urtė popullore,proverbin,thėnien, kufijtė e tė cilave ėshtė bukur e vėshtirė tė caktohen saktėsisht, sado qė vetė fjala”aforizėm” do tė thotė pėrcktim I njė kufiri,kufizim. Megjithate,sikur e provojnė farėt e ndryshme, kėto forma tė shkurta shprehin nė mėnyrė tė ngjeshur njė porosi, njė tė vėrtetė, njė aksiomė jetėasor, e cila mund tė jetė edhe njė moto e njė vepre, e njė pėrcaktimi a ndėrmarrjeje. Nė PANARIN E LIBRIT. Prishtinė Maj.2004 Abdullah KONUSHEVCI, Shkrimi letrar ėshtė marr nga gazeta “PENA SHQIPTARE”, 1 Tetor.2004. faqe.14. ___________________________________________ Selia dhe redakėsia e “PENĖS SHQIPTARE”nė Prishtinė ėshtė perskutuar,ėshtė dhunuar,ėshtė palqkitur dhe stafi ėshtė rrahur fiziksht dhe brutalishtė nga bandat kriminele me 19-Prill-2005 dhe me 4-qershor-2005. ______________________________________________ Ndėrsa nė librin “Kohė qė lanė gjurma” pjesa e dytė,2006. z.Dukagjin Hata, (kritik letrar) shkuran kėtė RECENSION, pėr librin e Bahtir Hamzės, qė i ATDHEUT, KOMBIT,KULTURES,dhe EDUKATES.... |
|
#2
| ||||
| ||||
| Edhe nė librin “Kohė qė lanė gjurma” pjesa e dytė,2006. z.Dukagjin Hata, (kritik letrar) shkuran kėtė RECENSION,pėr librin e Bahtir Hamzės, qė i jepė fuqi njerzore dhe dashuri zemrore,-ATDHEUT,KOMBIT,KULTURES,dhe EDUKATĖS FJALA E RECENUESIT Bahtir Hamza ėshtė njė zė unikal nė letrat poetike shqiptare, nė gjithė hapėsirėn kombėtare, ku gėlon nė trajta e ngjyra nga mė tė pėrndezurat tharmi estetik mbarėshqiptar. Poet bohem, kriticist i lindur, njeri i lirė nė thelbin e tij gjenetik, Hamza ėshtė njė individ, qė nė emėr tė poezisė dhe tė vlerave estetike, ka sakrifikuar rehatinė e tij, komoditetin e gjėrave nė njė pėrditshmėri tė sėmurė, ku dualiteti nė mes “tė keshė a tė jeshė”, siē konstaton Fromi, ėshtė njė dualitet i vetė botės sonė. Bahtir Hamza, i pėrket pjesės sė dytė tė kėtij postulati, pra pjesės “tė jeshė”. Ai iu ka falur tė tjerėve dashuri, duke marrė pėr vete pjesėn e dhimbjes sė gjėrave, zhgjėndėrr dhe zhgėnjim. Nė alarmin e kombit, ai ėshtė njė ushtar i radhėve tė para tė lirisė. Nė alarmin e shkronjave shqipe, nė ėndrrėn e fjalės sė bukur, ai ėshtė njė meshtar i pėrkorė. Nė kėtė libėr, Hamza ka pėrmbledhur tė thėnat e miqve dhe armiqve pėr veten e tij, njė tufė krijimesh poetike nga mė tė mirat qė ai ka botuar deri mė tani dhe kumtet e njė folku humoristiko-alegorik, vjelė nga trevat e folkut, midis tė cilėve ėshtė formuar poeti. Ajo qė spikat nė tė trija kėto shtrirje tė objeksioneve tė tij estetike, ėshtė njė humor gri qė shkon drejt tė zezės (humori i zi), ēfarė i jep dorė autorit t’i shikojė nė rrafsh kritik veten dhe tė tjerėt. Libri hapet dhe mbyllet me dy shkrime tė Konicės, hapet me Testamentin e Mjeshtrit, lėnė nė Boston , nė vitin 1942 dhe mbyllet me lutjen e tij tė famshme tė vitit 1932, drejtuar shkrimtarėve, nė formėn e njė hymni liturgjik. Kredoja psiko-poetike e Hamzės ėshtė zhgėnjimi aktiv, nėpėrmjet tė cilit ai kėrkon dhe zbulon rrėnjėt e tė keqes individuale dhe kolektive tė botės shqiptare. Ai nuk e shikon kėtė tė keqe si njė udhėkryq, por si njė reagim aktiv dhe dėshmi tė mėvetėsisė qė duhet tė kthehet nė trajtėn e saj arkitipale. Pėr mbretėrinė e sė vėrtetės dhe lirisė, unė Bahtir Hamza, nė mes tė shqiptarėve nuk jamė shqiptar, jam njeri. Nė mes tė tė huajve, jam shqiptar, s’jam njeri. Bahtir Hamza ėshtė njė eksplorator i lirisė. Ai e gjen Kosovėn e tij tė dashur “nė tokė’, “nė qiell”, “nė histori”, nė rrėnjėt e mitit dhe tė keqkuptimit historik, tė plotė dhe tė “shkundur si njė gjethe vjeshte”, nė tė njėjtėn kohė, duke e mbrujtur artin e tij poetik me magjijimin e fjalės sė bukur, ku nėn prizmin poetik tė njė bohemi, pėrthyhen vizionet e njė idealisti tė kulluar. Bahtir Hamza ėshtė njė mjeshtėr i ndėrtimit tė situatave poetike, ku me anė tė detajeve tė holla dhe fine, na pėrcjell tė vėrtetat e mėdha, qė flejnė nė pavetėdijen e botės shqiptare. Ky njeri i shetitur, pasi “i ka rėnė botės pash mė pash”, i vjelur me ėndrra, iluzione, zhgėnjime e keqkuptime sipėrore, dashuritė e nisura nė njė rrugė pa kthim, sikur ēlirohet nė vetminė e ironisė sė tij therėse, duke u tallur me veten dhe ata qė e rrethojnė, pak Shvejk, pak don Kishot, mė shumė Promete qė, nė pamundėsi pėr t’iu ridhėnė bashkėkomabsve tė tij zjarrin, e ka lidhur fatin e tij me dhurimin e pėrhershėm tė kėnaqėsisė sė rikrijimit poetik tė botės, me anė tė dashurisė pa shpėrblim. Libri qė po merr lexuesi nė dorė shėnon njė moment tė ri nė krijimtarinė e Bahtir Hamzės. Nė kėtė libėr, autori duket mė i menduar, mė i shqetėsuar, me mė shumė humor e alegori, me mė shumė dhimbje e zhgėnim, me njė ndjesi provokuese qė sa vjen e rritet nga faqja nė faqe, nga njėri pasazh tek tjetri.Edhe nė kėtė libėr, Bahtir Hamza ėshtė vėrtet Bahtir Hamzė, poet i lindur, i lirė nė shpirt, nė mendje e psikikė, njė individ nė kėrkim “tė rriskut tė diellit” pėr vete dhe bashkėkombasit e tij. Dukagjin HATA, Marrė nga libri “Kohė qė lanė gjurma” (pjesa e dytė )2006 |
![]() |
| Bookmarks |
| Alternativa Teme | |
| Vleresojeni kete Teme | |
|
|
Tema te ngjashme | ||||
| Tema | Filluesi i temes | Forumi | Pergjigje | Postimi i Fundit |
| Shekspiri ne boten shqiptare | Administratori | Letersia | 0 | 05-05-2007 19:51 |
| Disa poezi te poetit tim te preferuar Bahtir Hamza | kastrati | Letersia | 3 | 13-04-2007 17:56 |
| Roli i Isait (Jezusit) ne Islam. | Muslimani | Kurani dhe Jeta | 3 | 31-10-2006 20:22 |
| Historia e Shqiperise - ILIRET | AlbShkodra | Historia | 29 | 25-10-2003 00:05 |