| Cfare ju duhet te dini? |
|
#1
| ||||
| ||||
| Ardian Dule: Njė korridor ku ngecin shpirtrat Shpirtra nė korridor ėshtė romani mė i fundit i gazetarit dhe opinionistit tė shtypit tė pėrditshėm, Ardian Dule. Vepra ka dalė nė botim nga shtėpia botuese Toena dhe nė qendėr tė saj janė katėr protagonistė kryesorė, njė djalė dhe tre vajza tė reja, tė cilėt brenda 24 orėsh rrėfejnė situata dhe ngjarje qė u pėrkasin kohėve mė parė nga jeta e tyre. njė vepėr qė flet me gjuhėn e kohės... Pėr ēfarė flet vepra qė sapo keni botuar dhe ēfarė ju shtyu tė shkruani nė kėtė gjini? Dihet se ėshtė shumė e vėshtirė tė dalėsh pėr herė tė parė me njė roman. Nuk e kisha tė thjeshtė tė bėja kėtė hap. Madje, para se ta botoja kėtė libėr e diskutova edhe me miqtė nėse vlen apo jo si vepėr. Nuk ėshtė e thėnė qė tė mbushėsh ca fletė dhe ajo si vepėr tė vlejė. Analiza e parė duhet tė jetė vetvetja. Kėshtu kam bėrė edhe pėr rastet e shkrimeve nė gazetari, aq mė tepėr qė unė kam studiuar pėr degėn e pikturės. Nga njėra anė, piktura abstragon shumė mė lehtė sesa arti i shkruar, por nga ana tjetėr imputin e parė, ngaqė ėshtė vizuale, e ka shumė mė pėrcaktues se letėrsia. Qė nė momentin e parė, piktura pėlqehet ose jo, perceptohet nga publiku apo jo. Nė kėtė koncept ėshtė mė e thjeshtė, kurse nė aspektin e zbėrthimit tė veprės, nė pikturė ose skulpturė ėshtė mė e vėshtirė, se kėrkon mė tepėr njohuri. Ndryshe ndodh nė Letėrsi, e cila ka thjeshtėsinė e tė shkruarit, sepse kushdo lexon dhe shkruan, por kjo e bėn mė tė vėshtirė nė komunikim. Ēfarė vlere jep ti, nė mėnyrė qė tė gjitha shtresat qė e lexojnė tė ndihen mirė? Pa dashur qė tė gjykoj letėrsinė shqiptare, por nė pėrgjithėsi vihet re kohėt e fundit se po shkruhet njė lloj letėrsie elitare. Kush e kush tė vrapojė dhe tė tregojė sesa kulturė ka dhe sa i aftė ėshtė tė abstragojė frazėn. Duket sikur i thonė publikut se jo ēdokush mund tė mė kuptojė. Unė nuk jam i kėsaj kategorie. Gjithmonė kam patur dėshirėn se, ashtu siē mė pėlqen vetė tė lexoj thjesht, edhe njerėzit tė mė lexojnė thjesht. Kushdo tė gjejė veten dhe tė kuptojė atė qė do tė kuptojė. Dhe mė pas tė nxjerrė pėrfundimin nėse i vlejti apo jo ajo qė lexoi. Nuk mund tė thuash se njė autor shqiptar, qė kap lexuesit nga mė injorantėt deri tek mė inteligjentėt, ėshtė mė i suksesshėm. Jo, por kjo ishte njė dėshirė e imja, qė secili ka tendencėn e vet nė tė shkruar. Prandaj edhe dilema ime pėr ta botuar veprėn ishte shumė e madhe. Aq mė tepėr, nuk kisha eksperiencė nė gjininė e romanit. Megjithėse kam vite qė shkruaj, unė shkruaj pėr vete. Ėshtė njė lloj pėrsiatje me veten, gjė qė besoj e ka kushdo, qoftė me njė ditar tė vetin. Kur njeriu do tė shprehet, kėrkon njė formė dhe njė mėnyrė dhe nė mėnyrė inkoshiente i vjen tė shkruajė pak radhė. Tė shkruarit ėshtė nevojė e brendshme e ēdo njeriu dhe jo vetėm e atij qė shkruan dhe boton. Pas kaq vitesh qė ju merreni me publicistikė, a ishte njė nevojė e juaja pėr ti hyrė letėrsisė sė mirėfilltė apo vazhdoni tė mbeteni tek pasioni i gazetarisė? Publicistikėn e kam tė nevojshme, por jo tė domosdoshme. E kam tė nevojshme pėr tė qenė nė jetėn e pėrditshme tė mendimeve tė pėrditshme. Qoftė mendim politik, qoftė i gjithė fushave tė tjera. Pėrsa i pėrket letėrsisė, nė gjininė e poezisė apo tė romanit, ėshtė njė nevojė qė kam, tė paktėn kur e bėj vetė. Ashtu siē kam pikturėn apo skulpturėn. Nuk ka njė fill ndarės dhe unė nuk mund tė them as se publicistikėn e kam pėr hobi, se kjo do tė thotė se e ke thjesht pėr tė kaluar kohėn. Problemet qė unė ngre sot nėpėrmjet publicistikės nė shtyp pėr aspekte tė ndryshme tė shoqėrisė, janė mendimet e mia tė mirėfillta dhe e kryejnė funksionin pėr aq sa shkruaj. Natyrisht qė ėshtė njė lexim i pėrditshėm, por qė ka njė mision tė vetin. Bėhet fjalė pėr pėrēimin e njė mesazhi tė caktuar, mbi njė lajm tė ditės apo tė javės, ndėrsa nė letėrsi dhe arte tenton qė ta ketė sa mė tė largėt e sa mė tė thellė nė kohė dhe pėrmbajtje atė qė do tė thotė. Dhe cila ėshtė tendenca e penės suaj, drejt publicistikės apo letėrsisė? Ajo qė mua mė bėn tė ndihem mė mirė ėshtė fusha e letėrsisė dhe jo e publicistikės. Megjithėse po tė shohėsh volumin e botimeve, publicistika zė mė shumė vend tek unė. Letėrsia mund tė jetė mė e pakėt, por aty jam mė shumė vetvetja. Ėshtė nevojė dhe domosdoshmėri. Nėse nė publicistikė shprehni mendimet e aktualitetit, nė letėrsi ēfarė shprehni? Thelbi nuk ndryshon, sepse pėr mua publicistika ėshtė si ajo thika qė mprihet me analizat aktuale dhe operon pėr ti pėrmbledhur ato nė art, letėrsi apo pikturė. Ka patur raste kur njė situatė nė politikė mua mė ka dhėnė imputon qė tė bėj edhe njė pikturė. Si u prit ky roman nga miqtė tuaj, qė ju njohin pėr publicistikėn? Miq kam shumė dhe miqtė ndahen nė disa kategori. Nga miqtė e afėrt dhe tė ngushtė ishte diēka normale, sepse kanė qenė nė dijeni tė asaj qė unė shkruaja. Kurse miqtė mė tė largėt, mbetėn pak tė habitur, megjithėse u shprehėn se tė dyja profilet ku unė botoj shkojnė. Ndėrsa miqtė e fushės sė artit, u munduan tė bėjnė njė lidhje mes anės figurative, kompozimeve tė mia, me romanin. Arti ėshtė njė, mjetet ndryshojnė. Sa je vetvetja nė njė fushė, nėse je vetvetja, natyrisht do jesh edhe nė njė fushė tjetėr. Nesė ke nxjerrė tek njėra fushė vlera, natyrisht do nxjerrėsh edhe tek tjetra. Mjeti ėshtė determinant. Sa mė shumė ta kesh mjetin nė dorė dhe tė dish ta pėrdorėsh, ta perfeksionosh, aq mė shumė vlera do nxjerrėsh. Si ju pėlqen tė shkruani? Keni njė stil qė ju karakterizon apo ende nuk e keni sprovuar dorėn nė letėrsi? Jo pėr tė qenė modest, por realiteti ėshtė shumė mė i fortė sesa ne, sado qė tė mundohemi ta zbukurojmė apo shėmtojmė. Tė kesh njė stil, ėshtė diēka qė nuk mund ta pretendosh me njė roman. Ndoshta edhe me dy- tre apo pesė nuk arrin, apo mundet qė edhe me tė parin tė konfigurohesh qė ke njė stil. Nuk pretendoj qė me romanin e parė tė kem arritur njė stil timin. Tani qė kam edhe njė roman tjetėr nė dorė, shoh qė shumė gjėra qė tek i pari i kisha tė vėshtira, si nė aspektin kohė, tashmė i kam mė tė thjeshta. Sepse, ajo qė ti bėn njėherė ėshtė njė lloj pasqyre, ku ti sheh vetveten dhe atė qė do krijosh rishtaz. Stili lidhet edhe me botėkuptimin. Dihet qė nė letėrsinė botėrore dy blloqet kryesore janė letėrsia evropiane, me traditė, qė pėrfshin edhe atė ruse dhe letėrsia amerikane e shek. XIX- XX. Pėrgjithėsisht, njėra mbėshtetet mbi pėrshkrimin, tjetra mbi dialogun. Pavarėsisht rrymave apo tipareve qė ato pėrēojnė, bazė mbetet botėkuptimi. Unė preferoj qė tė mos jem as pre e pėrshkrimit, as e dialogut. Tė jem diēka e ndėrmjetme, sepse edhe jeta e sotme i ka tė dyja. Shpesh ka dialogje shumė mė tė bukura sesa ato qė shkruhen apo qė ne lexojmė. Mundohem tė jem i natyrshėm, tė pėrēoj tė vėrtetėn dhe realen nėpėrmjet atyre ngjarjeve, qė ne kemi vite qė i jetojmė. Por jam me idenė qė tė luhet edhe me simboliken, tė figurshmen dhe njė shkrirje tė tyre me realen. Ishte njė publicitet i mirė promovimi i librit tek Ēani, nė emisionin Zonė e lirė? Tek ne do tė ekzistojė gjithnjė dėshira qė njerėzit tė lexojnė. Problemi ėshtė se kushtet janė tė tilla, qė njerėzit janė tė destabilizuar, nė aspektin fizik dhe shpirtėror, gjė qė lidhet kryesisht me anėn ekonomike. Jo pa qėllim edhe librit i kam vėnė titullin Shpirtra nė korridor. Ne shqiptarėt akoma e kemi shpirtin nė korridor, se nuk dimė se ku jemi. Gjėrat janė akoma tė pastabilizuara, ndoshta pėr fajin tonė, apo tė atyre qė na drejtojnė, apo pėr shkak tė psikologjisė shoqėrore. Jemi nė njė lloj gjendje tė papėrcaktueshme. Skemi pse tė mos e pranojmė se, duke qenė se nė kohėn e diktaturės njerėzit kishin mangėsi nga letėrsia e huaj, sot kemi hyrė nė fazėn kur kjo letėrsi preferohet mė shumė, ka njė lloj urie pėr letėrsinė e huaj. Pėr kėtė arsye, duhet ta matėsh mirė veten para se tė botosh. Aq mė tepėr, ėshtė edhe faktori treg. Duke qenė se u hapėn mundėsitė, sot mund tė botojė kushdo dhe nuk ka filtra pėrzgjedhės tė veprave qė botohen. Lexuesit bombardohen me edhe me letėrsi me vlerė, edhe me letėrsi pa vlerė. Edhe promovimi nė emisione si Ēani apo nė emisione tė tipit Talk show, nuk arrin dot tė bėjė njė balancim, sepse mė shumė vėmendje i kushtohet politikės. Cilėt ishin lexuesit e parė tė veprės suaj? Im atė dhe tre- katėr miq tė mi. Po pėrshtypjet e para qė keni marrė? Gjithmonė miqtė e tu thonė Mirė, sepse ata janė subjektivė nė leximin e veprės, tė njohin e tė duan tė mirėn. Megjithatė, i kam marrė me shumė rezervė, sepse edhe unė do thoja tė njėjtėn gjė me njė vepėr qė e lexoj pėr herė tė parė. Mė shumė nga tė gjitha vlerėsimet, mė ka vlejtur ajo e njė personi tek shtėpia botuese Toena, i cili e kishte lexuar veprėn pa u njohur paraprakisht me mua dhe ishte shprehur se kishte vlerė. Mora vesh mė vonė, kur u njoha me tė, se ky person ishte specialist i asaj fushe dhe mendimi i tij mė ka pėlqyer mė shumė se tė gjithė.
__________________ The heaven's sound is composed inside your heart, listen to its beat to syncronize your life onto the angel's steps. |
![]() |
| Bookmarks |
| Alternativa Teme | |
| Vleresojeni kete Teme | |
|
|
Tema te ngjashme | ||||
| Tema | Filluesi i temes | Forumi | Pergjigje | Postimi i Fundit |
| Shtypi shqiptar nė 1913-ėn, nė mbrojtje tė Kosovės | Sabahi | Historia | 1 | 16-06-2008 12:21 |
| Qėllimi dhe kuptimi i fesė - besimit | Sabahi | Teologjia | 0 | 05-01-2008 11:26 |
| Aforizma | suzi00 | Letersia | 4 | 21-10-2007 15:42 |
| Roli i Isait (Jezusit) ne Islam. | Muslimani | Kurani dhe Jeta | 3 | 31-10-2006 20:22 |
| Fjalori i Internetit | Administratori | Programe dhe programime | 0 | 19-09-2004 16:34 |