Botohet romani i Carmine Abate
Njė verė e nxehtė e milleniumit tė ri. Nė sheshin e Horės, vend i Kalbrisė i themeluar shekuj mė parė nga emigrantė shqiptarė nė tė cilin edhe sot flitet gjuha arbėreshe, ndalon njė autobus nga i cili zbret njė vajzė e mrekullueshme bjonde me njė fėmijė nė krahė. Nė ato momente qėllon Mikele, njė djalosh qė sapo ėshtė diplomuar, i cli po kalon verėn e fundit nė vendin e tij pėrpara se tė emigrojė nė veri nė kėrkim tė njė pune. Pikėrisht Mikele, nė sajė tė kuriozitetit tė pangopur pėr njerėzit e tij, shumė shpejt do tė zbulojė sekretin e Laura Damis, bjondes sė panjohur dhe fėmijės qė ajo ka. Ndihmėsi i djaloshit pėr hetimin e sė shkuarės qė i tregon mbi ngjarjet shqiptare qė nga heroi Skėnderbe dhe guximtarit papąs Dhimitri Damis dhe historitė e afėrta qė e detyruan babain e Laurės vite mė parė tė linte pėrgjithmonė Horėn ėshtė Gojąri, artisti qė di shumė histori tė vėrteta dhe tė ēmuara ashtu si pjesėt e mozaikut qė ai po ndėrton prej kohėsh. Brenda kėsaj vere tė gjatė shkrimtari italian Carmine Abate ndėrton rrėfimin e njė vendi tė pushtuar nga ushtria turke nė fund tė viteve 400, tė arratisurit qė lėnė bregdetin ballkanik pėr tė gjetur shpėtim dhe liri, udhėtimi nėn drejtimin e Dhimitrit me gruan shtatėzanė, pastaj Shqipėria e Enver Hoxhės, arratisja e dashurisė sė njė balerine tė mrekullueshme nga Tirana dhe akoma njė gomone e mbushur mė tė pashpresė qė fundoset pėr shkak tė skafistit, shijet e forta tė Kalbrisė, misteri i njė theasari tė fshehur, urrejtja, pasioni i transmetuar pėr breza me radhė. Me tė gjitha kėto Carmine Abate ka ndėrtuar njė mozaik emocionues, njė rrėfim qė e bwn romanin historik. Histori qė kalojnė nėpėrmjet kohės sė madhe tė popujve dhe gjeneratave.