Parajsa.com


Parajsa Shqiptare Forum

Cfare ju duhet te dini?

 

Kthehuni Mbrapa   Parajsa Shqiptare Forum | Arti dhe Kultura | Letersia

Antonio Tabucchi - Me mungonte gjuha shqipe

Pergjigju
 
LinkBack Alternativa Teme Vleresoni Temen
  #1  
Te vjeter 07-07-2006, 16:10
Minifotoja e anetarit Administratori
Parajsa Shqiptare
 
Reg: 06-07-02
Lokalizimi: London
Postime: 1,967
Images: 2351
Faqe ne Ditar: 2
Antonio Tabucchi - Me mungonte gjuha shqipe

Antonio Tabucchi - Mė mungonte gjuha shqipe
Admirina Peēi

Eshtė vazhdimisht nė kėrkim tė dritės dhe tė shenjtės. Kėshtu thuhet pėr Antonio Tabucchin, shkrimtarin mė erudit e ndėr mė tė rėndėsishmit e letėrsisė evropiane tė shekullit XX.Nė librat e tij gėrshetohen implikimet filozofike.

E vėrteta metamorfizohet nė fiksion, realja futet nė dimensionin e ėndrrės, e kaluara bėhet e pakapshme, kurse personazhet janė shumėdimensionalė. Ėshtė mbresėlėnėse tė realizosh njė intervistė mė shkrimtrin herė kritikues e polemist, herė tė tėrhequr nė botėn e tij, nė joshjet letrare…

Intetvistat e tij janė tė rralla. Por i pėlqen tė depėrtoje nė terrene ku nuk ka mundur mė parė. Pėr tė udhėtimet janė magji. E pėr tė realizuar njė udhėtim ka mijėra forma. Tė hysh nė komunikim me lexuesin e njė vendi, me tė cilin tė ndajnė vetėm disa milje det, por qė kurrė nuk e ke shkelur, ėshtė njė formė udhėtimi. Antonio Tabucchi tashmė udhėton pėrmes personazheve tė tij me lexuesin shqiptar. Janė dy romane qė janė botuar nė gjuhėn shqipe nga Ombra GVG” nė gjuhėn shqipe, romani “Dėshmon Pereira” me tė cilin rrėmbeu shumė ēmime e vlerėsime nė Evropė e pėrtej saj dhe njė prej librave tė tij tė fundit “Tristanbi vdes”. Ata qė kanė pasur fatin tė takohen me letėrsinė e tij, e dinė ē’do tė thotė “magjia Tabucchi”. Muajt e fundit ėshtė mbyllur nė “kullėn e tij tė fildishtė”, ndėrsa endet nė botė personazhesh tė rinj. Po punon pėr njė roman tė ri, gjė qė e ka shkėputur pėrkohėsisht nga jeta e tij aktive shoqėrore. Mbase pėr kėtė shkak, pėr habinė e tė gjithėve, ai nuk pranoi as ftesėn e hapjes sė Panairit tė Torinės nė majin e kėtij viti, ku ishte dhe i ftuar nderi.

Por pikėrisht nė kėtė kohė, kur asgjė jashtėletrare s’mund ta shqetėsojė, Tabucchi ka kthyer pėrgjigje pėr njė intervistė ekskluzive, pikėrisht nė vendin fqinj, ku mė sė fundi depėrtoi letėrsia e tij, nė Shqipėri. Pas kontakteve tė krijuara me tė pėrmes botuesve tė “Omra GVG” nė Tiranė, Antonio Tabucci pėrgjigjet pėr shumė detaje nga marrėdhėniet e tij me letėrsinė, mbi shumė pika kyēe te dy romanet e pėrkthyera nė shqip, pėr njohjet e tij me kėtė vend dhe letėrsinė shqipe, e deri pėrjetimi i tij si njė kandidat i pėrfolur mjaft vitet e fundit pėr ēmimin “Nobel”.

Kohėt e fundit janė pėrkthyer nė shqip nga Mimoza Hysa dhe botuar nga Shtėpia Botuese “Ombra GVG” dy romanet tuaj, “Dėshmon Pereira” dhe “Tristani vdes”. Ēfarė pėrshtypje ju bėn ky fakt?
Mė mungonte gjuha shqipe pėr tė plotėsuar gjuhėt e “zonės” sonė, tė pellgut mesdhetar. Mė vjen shumė mirė, sepse kėto dy libra ishin pėrkthyer tashmė edhe nė gjuhė tė vendeve mė tė largėta dhe pėrgėzoj pėrkthyesen dhe botuesin pėr cilėsinė e botimit.
Meqenėse keni shkruar njėzet e pesė libra tė gjinive nga mė tė ndryshme (romane, tregime, vepra teatrale, kritikė, etj.), mendoni se tė shkruarit ėshtė njė profesion i vėrtetė? Njeriu lind shkrimtar rastėsisht, apo bėhet me punė tė mundimshme?
Profesion ėshtė tė jesh mjek, avokat, arkitekt, tė hysh ēdo mėngjes nė njė zyrė apo nė njė spital dhe tė dalėsh prej aty nė mbrėmje. Njė mjek nuk mund t’i thotė pacientit: “Mė vjen keq, por sot nuk kam dėshirė tė tė mjekoj”. Profesioni ėshtė detyrė, tė shkruarit ėshtė dėshirė, je i lirė ta bėsh kur do dhe nėse do.

Pėrse shkruani?
Ėshtė njė pyetje qė nuk mund t’i pėrgjigjesh. Ėshtė njėlloj sikur unė tė tė pyesja: “Pėrse jetoni?” Ju mund tė mė pėrgjigjeshit: “Sepse dua njė njeri, sepse kam fėmijė, sepse mė pėlqen muzika, sepse tė jetosh ėshtė mė mirė sesa tė vdesėsh” e shumė gjėra tė tjera. Po unė mund tė kėmbėngulja: “Po a mjafton vėrtet?”

...A ka ndikuar letėrsia klasike nė formimin tuaj artistik? Sigurisht. Shumė njerėz sot mendojnė se janė “modern”. Por nė tė vėrtetė ne jemi shumė tė lashtė.
Ju keni filluar me pėrkthimin nė italisht tė veprės sė Pessoa-s. Si jeni ndjerė nė rolin e pėrkthyesit? Si do ta pėrcaktonit ju detyrėn e pėrkthyesit?
Tė pėrkthesh do tė thotė tė kuptosh thellėsisht njė autor dhe tė jesh bashkėpunėtor me tė. Por mbi tė gjitha, pėrkthimi ėshtė njė transportues i mrekullueshėm. Pa pėrkthimin shkrimtari do tė mbetej i burgosur nė vendin e tij, qoftė ky i madh apo i vogėl. Edhe njė vend i madh kur tė mban tė burgosur ėshtė vend i vogėl, sepse burgjet janė tė vogla edhe kur janė tė mėdha.

Trishtimi ndjehet nė librat tuaj: Pereira ėshtė njė personazh i vetmuar dhe i mbyllur qė jeton me kujtimin e bashkėshortes sė vdekur, Tristani tregon njė jetė nė agoni. Ē’mund tė thoni? Tristani ėshtė personazh i “Operette morali” tė Leopardit, ėshtė njė homazh pėr poetin qė dua mė shumė. Ėshtė e vėrtetė qė disa libra tė mi janė tė trishtuar. Unė jam njeri i trishtuar, sepse jam njeri i gėzuar. Njerėzit e gėzuar janė tė trishtuar, sepse vetė jeta nuk lejon qė gėzimi ynė tė zgjasė tepėr.

Zoti Tabucchi, ju quajnė shkrimtar kozmopolit, gjė qė duket edhe nė personazhet, nė vendet, nė kulturėn dhe gjuhėn qė pėrdorni...
Pėr stalinizmin fjala “kozmopolit” ka qenė njė sharje dhe faj. Ėshtė e ēuditshme, sepse komunizmi kėrkonte tė ishte edhe internacionalist. Pėr sa mė pėrket mua, pas shumė pėrvojash dhe shumė udhėtimesh kam mėsuar se zakonet, traditat, doket ndryshojnė, por lotėt dhe e qeshura janė tė njėjta gjithkund.

Ēfarė pėrbėn pėr ju udhėtimi, arratisje nga mėrzia apo ngasje pėr tė gjetur vetveten?
Tė udhėtosh do tė thotė tė humbėsh vende dhe tė gjesh tė tjerė.
Pereira ėshtė njė personazh qė angazhohet nė jetėn politike tė vendit, pavarėsisht nga dėshira e tij. Ju mendoni se shkrimtari apo intelektuali nė pėrgjithėsi duhet tė pozicionohet? Ē’mendim keni pėr letėrsinė militante? Cili ėshtė mendimi juaj pėr ideologjitė nė njė botė gjithnjė e mė globale?

Njė shkrimtar duhet tė jetė mbi tė gjitha i ndershėm me vetveten. Nė letėrsi nuk ka rregulla, nuk ka njė “temė” mė tė mirė se tjetra. Neruda ka shkruar njė odė shumė tė bukur pėr karotėn. Ēdo gjė qė ekziston e meriton tė pėrshkruhet dhe tė tregohet. Pastaj mendo pėr karotėn: kalon muaj e muaj tė tėrė pėr t’u rritur nga poshtė, drejt qendrės sė tokės, nė errėsirė, ngadalė- ngadalė, ditė pėr ditė, duke nxjerrė jashtė me modesti, njė tubėz tė blertė tė papėrfillshme. Pastaj njė ditė tė bukur fshatari e mbėrthen tubzėn e blertė dhe e tėrheq dhe nxjerr jashtė karotėn. Ēfarė mrekullie, karota!
Jeni njė shkrimtar i angazhuar nė politikė. Si?

Mė tepėr me ndėrhyrjet e mija gazetareske. Nganjėherė edhe me librat e mi. Shkrimtari nuk tregon vetėm histori, ėshtė intelektual qė mendon pėr shoqėrinė, pėr botėn, pėr historinė. Ėshtė gjithnjė gusht dhe bėn vapė mbytėse nė romanet tuaj. Ėshtė parapėlqimi juaj? Jam mesdhetar. Nė Mesdhe bėn nxehtė, sidomos nė verė.
“Dėshmon Pereira” dhe “Tristani vdes” janė dy vepra me strukturė krejt tė ndryshme nga njėra-tjetra: nga njė rrėfim i rrjedhshėm nė njė ėndėrr endacake. Ē’mund tė na thoni ju pėr kėtė ndryshim? Janė dy histori tė ndryshme. E para, historia e njė njeriu tė moshuar, e dyta e njė njeriu tė plakur shumė. Kanė kėndvėshtrime si dhe sens kohe tė ndryshėm kur risjellin rininė e tyre.

Te “Tristani vdes” ka disa fjalė tė krijuara: bėn pjesė nė stilin tuaj?
Politikanėt na vjedhin shumė fjalė dhe ua ndryshojnė kuptimin. U takon shkrimtarėve tė krijojnė tė reja. Tristani ėshtė njė roman kundėrshtish, pėrplasje idesh, e paradoksesh. Vihet nė dyshim, madje edhe akti heroik i Tristanit. Ēfarė keni dashur tė thoni?
Qė jeta nuk ėshtė bardhė e zi, nuk ėshtė binare, me njė alternativė tė vetme. Ėshtė plot me sfumatura dhe sfumaturat janė tė pafundme.

“Tė gjithė jemi tė vdekur, gjithēka ėshtė e vdekur, asgjė nuk ka shėrbyer pėr asgjė... Jo, diēka mbetet pėrgjithmonė.” Ėshtė njė dialog nga njė libėr i juaji. Mos keni dashur tė thoni se ne jemi vetėm imazhe, siē thotė Borgesi? Ēfarė mbetet pėrgjithmonė?
Ne nuk jemi hije dhe unė nuk i pėrkas shkollės platonike. Jemi bėrė prej mishi e gjaku, kemi trup. Ata qė bėjnė tortura e njohin shumė mirė trupin tonė. Sigurisht qė kemi edhe shpirt (po pėrdor kėtė fjalė qė tė kuptohemi) qė mund tė merret si inteligjencė, emocione, ndjenja. Por qė ky shpirt tė ekzistojė ka nevojė pėr njė trup.

Cilat janė projektet tuaja pėr tė ardhmen?
Njė proverb spanjoll thotė: “Nėse do ta bėsh Zotin tė qeshė, tregoji projektet e tua.”
Nė njė listė jozyrtare tė pėrzgjedhjeve pėr ēmimin “Nobel” 2006 midis kandidatėve tė tjerė, ėshtė dhe emri juaj. A nuk ju duket se fitimi ose jo i “Nobelit” po kthehet nė njė torturė tė vėrtetė pėr shkrimtarėt seriozė?
Ka mundėsi qė tė ketė shkrimtarė qė torturohen pėr ēmimin “Nobel”. Po tė jeni tė sigurt qė kjo torturė nuk ka tė bėjė me mua.

A e njihni letėrsinė shqiptare? Njė shkrimtar si ju qė udhėton shumė pėr tė njohur kultura tė ndryshme, a ka menduar ndonjėherė tė vizitojė Shqipėrinė?
Njoh mė tepėr letėrsinė e kolonive shqiptare nė Itali, pėr shembull Matrangėn e Varibobėn. Nga vitet ‘800 di diēka pėr Frashėrin. Nė universitet kam lexuar disa shkrime teorike tė gjuhėtarit Kristoforidhi. Nga vitet ‘900 kam lexuar Musarajin dhe Kadarenė. Kam menduar disa herė ta vizitoj Shqipėrinė me disa miq maqedonas qė e njohin mirė.

Njė jetė
Ledi Shamku-Shkreli

Duhet jetė pėr tė mbėrritur nė njė vdekje aq drithėruese si ajo e Tristanit. Si dhe talenti i jashtėzakonshėm i Antonio Tabucchi-t pėr tė shpalosur njė agoni qė gjallėron aq shumė pyetje. Si ėshtė jeta? Si mund tė tregohet? Dhe a mund tė pėrshkruhet ashtu siē ėshtė pa rėnė nė kurthin e fallsifikimit? Tė tilla janė pyetjet qė pėrshkruajnė librin, ose mė mirė tė themi e pėrbysin, sa teksti fillon t’i ngjajė njė pėrroi. Herė i qetė e herė ėndėrrues, herė i turbulluar nga njė buzagaz apo njė keqardhje, herė i acaruar nga njė shpėrthim zėmėrate apo qeshje ēmendurie, kjo rrjedhė uji vėrshon nga fillimi deri nė fund tė romanit, duke e tėrhequr pas vetes lexuesin. Ajo qė tregon nėpėrmjet copėzave, vargjeve tė kėngėve popullore, mendimeve pėr kohėn, pėr bukuritė e vendit, pėr sėmundjen, pėr dhimbjen apo pėr paedukatėn e atij “tė krisurit” qė drejton mediat italiane, ėshtė jeta e njė plaku qė po vdes. I shtrirė nė shtratin e tij nė njė shtėpi toskanase, me njė kėmbė tė brejtur nga gangrena, Tristani do qė tė zbulojė tė vėrtetėn e ekzistencės sė tij dhe sidomos pėr ngjarjet qė e bėnė atė hero gjatė luftės sė dytė botėrore. Me pseudonimin e luftės, pikėrisht Tristan, emėr i marrė nga vepra e Leopardit, burri ka luftuar fashizmin dhe nazizmin, por ka njohur gjithashtu dhe frikėn, dhimbjen dhe ēmendurinė. Ėshtė njė histori gati e pabesueshme. Vetėm se kjo nuk ėshtė historia e njė heroi, tė paktėn me ē’kuptojmė ne me hero. Ėshtė udha e njė njeriu tė brejtur nga dyshimet dhe nga kundėrshtitė qė pėrbėjnė bagazhin e heronjve pėrtej mburojės sė sigurtė tė medaljeve.

Vdekja ėshtė afėr. Tristani e ndjen t’i gumėzhijė nė vesh si mizė. Nė kėtė atmosferė fundjete nuk ka mė vend pėr mashtrime e zbukurime. Tabuēhi e zhyt personazhin e tij nė njė humnerė pyetjesh qė bėhen mė cytėse nga pėrshpejtimi i fundit. Mbi kurajon, mbi dashurinė dhe tradhėtinė, mbi vlerėn e idealeve qė ka mbrojtur.

Tristani ėshtė vėrtet revolucionar nė sfidėn qė i bėn vdekjes- siē ėshtė revolucionar edhe frymėzimi i kėtij romani qė pėrpiqet tė kapė jetėn dhe ia del mė nė fund. Tristani nuk vdes plotėsisht. Po kėtė gjė autori e paraprin qė nė fillim ku titullit: “Tristani vdes” i shton nėntitullin: Njė jetė.
Imazhe te Ngjitura
Lloji i Skedarit: jpg Antonio-Tabucchi.jpg (23.0 KB, 2 vezhgime)
__________________
The heaven's sound is composed inside your heart, listen to its beat to syncronize your life onto the angel's steps.
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
Pergjigjuni me Citim
Pergjigju

Bookmarks

Alternativa Teme
Vleresojeni kete Teme
Vleresojeni kete Teme:

Rregullore Postimi
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is aktivizuar
Buzeqeshjet jane te aktivizuar
Kodi [IMG] eshte i aktivizuar
Kodi HTML eshte i dizaktivizuar
Trackbacks are aktivizuar
Pingbacks are aktivizuar
Refbacks are aktivizuar

Tema te ngjashme
Tema Filluesi i temes Forumi Pergjigje Postimi i Fundit
Gjuhe jone Shqipe! Poseidoni Gjuha shqipe 8 02-07-2008 22:41
Armiqte e Gjuhes shqipe Sabahi Gjuha shqipe 4 12-06-2008 14:14
Hafiz Ali Ulqinaku Sabahi Letersia 0 30-05-2007 20:25
Kongresi i Manastirit dhe alfabeti i gjuhes shqipe Qershija Gjuha shqipe 1 24-03-2006 19:31
Armiqtė e gjuhės shqipe dhe triumfi i saj. AlbShkodra Gjuha shqipe 4 02-02-2004 15:42


Te gjitha oret jane ne GMT +1. Ora tani eshte 05:55.




Parajsa Shqiptare