Parajsa.com


Parajsa Shqiptare Forum

Cfare ju duhet te dini?

 

Kthehuni Mbrapa   Parajsa Shqiptare Forum | Arti dhe Kultura | Letersia

100 FjalĖ TĖ Urta Arabe

Pergjigju
 
LinkBack Alternativa Teme Vleresoni Temen
  #1  
Te vjeter 02-08-2007, 23:42
Minifotoja e anetarit Muslimani
Moderator/e
 
Reg: 07-03-04
Lokalizimi: Shkoder
Postime: 224
Kryesore 100 FjalĖ TĖ Urta Arabe

100 FJALĖ TĖ URTA ARABE



1- Mė mirė ėshtė tė shpenzosh njė qiri tė vogėl se sa tėrė jetėn ta kalosh nė terr.
2- Gjithnjė derisa qėndron nė kėmbėt e tua mos vajto nėse nuk mundesh tė vraposh.
3- " E mundshmja" pyet tė " Pamundshmen" ku jeton? U pėrgjigj: nė ėndrrat e tė paaftėve.
4- Shtėpia pa libra ėshtė shtėpi pa shpirt.
5- Nuk ėshtė i fortė ai qė gjithnjė fiton luftėrat, por i dobėt ėshtė ai i cili gjithnjė e humb paqen.
6- Nėse do qė tė urrejnė tė gjithė, iu thua tė gjithėve se kush janė.
7- Epitetet janė shenjat e ahmakut, njerėzve tė mėdhenj nuk u duhet asgjė mė shumė se sa emri i tyre.
8- Kush e donė njė dru, donė edhe degėt e saj.
9- Mos e arrij paqen me luftė, por me marrėveshje.
10- Kur drejtėsia zhduket nga faqja e dheut, njeriu bėhet i pavlefshėm.
11- Nuk ėshtė kėnaqėsi tė punosh gjithnjė atė qė dėshiron, por ėshtė kėnaqėsi kur e do punėn qė e dėshiron.
12- Mė e keqja ēka mund t'i ndodhė njė njeriu ėshtė papunėsia dhe qė nuk e donė askėnd.
13. Turpi ėshtė bukuria e femrės ndėrsa vlerė te meshkujt.
14- Nėse digjet shtėpia e fqiut, ruaje tėnden.
15- Mik e ke atė i cili ta tėrheq vėrejtjen nga gabimet tua e jo ai i cili ta zbukuron gabimin tėnd pėr t'u bėrė mė i dashur.
16- Miqėsia ėshtė pusi,sa mė tepėr nxjerrė nga ajo , ajo bėhet mė i thellė.
17- Buzėqeshja ėshtė fjalė e bukur pa shkronja.
18- Mos pėrkujto shumė atė ēka e ke humbur pėr tė mos e humbur atė ēka e ke.
19- Kush kėnaqet me vepra tė vogla tė dynjasė , tė gjitha vėshtirėsitė do t'i janė tė lehta.
20- Fjala e mirė ėshtė pasaportė pėr arritje te ēdo zemėr.
21- Sa mė i madh tė jetė mashtrimi , do tė jetė mė e vogėl kėnaqėsia.
22- Nėse nuk do tė keqen nga ti, ik nga e keqja.
23- Shpirti i qetė ėshtė krevati mė i mirė pėr pushim.
24- Kush mbjellė tė mira korrė falėnderime.
25- Edhe nė kopsht tė mirė din me qenė ndonjė gjarpėr.
26- Jeta ėshtė gjėja e vetme qė sa mė shumė rritet aq mė shumė bie.
27- Zemra ėshtė hapėsira, ndėrsa goja ėshtė dorėza, gjuha ėshtė ēelėsi pėr kėtė arsye ēdo kush le ta ruan ēelėsin e fshehtėsisė sė tij.
28- Pėrvoja ėshtė krahėria tė cilin ta falė jeta kur tė bien flokėt.
29- Paraja ėshtė e mirė si shėrbėtor, por i keq si pronar.
30- Madhėsia e dijes sate lind xhelozi, ndėrsa modestia e zemrės sate lind miq.
31- Nėse i verbėri e udhėheq tė verbėtin, tė dy do tė bien nė humnerė.
32- Ēasti i dhimbjes zgjatė njė orė, ndėrsa kėnaqėsia njė moment.
33- Nuk duhet t'i frikėsohesh krismės sepse plumbi qė tė qėllon nuk dėgjohet.
34- Tė mjerin e tėrheqin flokėt e gjata tė tija, ndėrsa nuk e sheh se po i zgjatet gjuha.
35- Nėse do me pa realitetin femėror, shikoje atė me sy mbyllur.
36- Kush gabon ėshtė njeri,ndėrsa ai qė nė gabime qėndron ėshtė djall.
37- Forca e zinxhirit matet me dobėsinė e hallkave tė tij.
38- Nėse jemi vėllezėr nuk na janė qeset motra.
39- Njerėzit mund tė jetojnė pa ajėr disa minuta, pa ujė dy javė, pa ushqim dy muaj, ndėrsa pa idetė disa vjet.
40- Gjysma e parė e jetės na kalon duke kėrkuar pasuri, ndėrsa gjysma tjetėr duke kėrkuar mjek.
41- Kush blen atė qė nuk i duhet, shet atė qė i duhet.
42- Kur dikush lavdėron dikė, pak kush beson nė atė, ndėrsa kur kritikon dikė, atė ēdokush e beson.
43- Rehat flenė ai i cili nuk ka atė nga e cila ai frikėsohet.
44- Martesa ndodh papritur sikurse pikė ngjyra nė rrobe.
45- Nėse dikush mundė ta blej kapelėn, nuk mund tė blej mendjet.
46- Pėrgjithėsisht tė hollat humbin duke kėrkuar tė hollat.
47- Sikur njerėzit tė pengohen tė flasin mirė pėr vete dhe keq pėr tė tjerėt, pjesa dėrmuese e njerėzimit do tė mbeten memec.
48- Nėse fėmija luan me jetėn e vet, jeta luan me tė kur tė rritet.
49- Zgjidhi fjalėt para se t'i thuash dhe jepi zgjedhjes mjaftė kohė, sepse fjala duhet tė piqet sikurse pema, i duhet pak kohė pėr tu pjekė.
50- Ruaju tė ndershmes kur e nėnēmon dhe vetmisė sė keqe kur i bėnė konak dhe njeriut tė ndershėm kur e bjerė nė situatė tė keqe dhe ahmakut nėse je i mėshirshėm ndaj tij.
51- Mbret unė, mbret ti - kush bėnė ujė?
52- Lehtė ėshtė kur tė ēmojnė tė tjerėt, por vėshtirė kur ti ēmon vetveten.
53- I lumtur ėshtė ai qė fytyrėn e tij e poshtėron nga brengat, kokėn nga zėrja dhe trupin nga sėmundja.
54- Kur tė arrish nė maje, sillu nga mbrapa dhe shiko kush tė ka ndihmuar tė ngjitesh dhe kthehu nga qielli qė Allahu tė forcoj nė atė maje.
55- Kush ka jetuar me dy fytyra ka vdekur i pafytyrė.
56- Nėse armiku nga ti kėrkon kėshilla jepi sepse mund tė bėhet mik.
57- Ik kah tė duash nga vetja nuk mund tė ikėsh.
58- Nėse je i pasur han kur tė duash, nėse je i varfėr han kur tė mundesh.
59- Nėse dikush tė thotė tė dua si vėllain, kujtoje tregimin mbi Kabilin dhe Habilin.
60- Nėse flet me nguti do tė thuash ndonjė fjalė qė do tė pendohesh sa tė jesh gjallė.
61- Mos polemizo me oratorin as me ahmakun pasi qė nė atė mėnyrė oratori do tė mund me fjalė, ahmaku tė ofendon.
62- Sjellja e mirė mbulon shumė negativitete, sikur sjella e keqe qė mbulon shumė veti tė mira.
63- I pasur ėshtė kush nuk ka borxh, a i ri i cili ėshtė i shėndoshė.
64- Pak dije e shumė punė
65- Disa femra mendojnė se martesa ėshtė rasti mė i mirė me ju hakmarrė dikujt.
66- Kur dy gjedhe grinden pas njė plaēke, ujku ndien grindjen e tyre dhe vjen me na zgjidh problemin.
67- Shėndeti ėshtė ai qė tė bėnė ditėn tė duket se ėshtė mė e mira e vitit.
68- Llogaria telefonike ėshtė dokumenti mė i mirė qė tregon se mė mirė ėshtė me hesht se me fol.
69- Pasanikut ėshtė vėshtirė me i falė diēka, tė ngopurin ėshtė vėshtir me qeras.
70- Nuk ėshtė i varfėr ai qė ka pak, por ai qė kėrkon shumė.
71- Mė lehtė mund tė vuash nga e vėrteta se sa tė kėnaqesh nga rrena.
72- Nuk ėshtė dorėdhėnie e mirė ajo kur mė jep atė qė kam nevojė mė shumė se ti, por ėshtė mė dhurim i mirė tė japėsh atė qė tė nevojitet mė shumė se mua.
73- Nėse tė varfanjakut i dhuron peshkun, e ke ushqyer pėr njė ditė.
74- Qeni lėviz bishtin, ndėrsa dyfytyrėshi me gjuhė.
75- Mė e mirė ėshtė nėna mė e keqe, se njerka mė e mirė.
76- Kur njeriu vendos me u martuar,ajo ėshtė vendim i fundit qė e ka marrė.
77- Njeri i suksesshėm ėshtė ai i cili e mbyll gojėn para se tė tjerėt tė mbyllin veshėt nga ai, sikurse edhe ai i cili i hap veshėt para se tė tjerėt tė hapin gojėn.
78- Tė mos marrim pjesė nė formulimin e tė metave tė huaja, sepse edhe tė tjerėt kanė gjuhė dhe sy sikurse ti.
79- Nėse nuk mundesh me mė ndihmuar, mos mė pengo.
80- Mė mirė ėshtė tė rrėshqet kėmba se sa gjuha.
81- Kush i hip tė vėrtetės e ka fituar krijimin.
82- Nuk shiten drunjtė e papėrgatitur, as peshku nė ujė.
83- Kur shkon pėrtacia rrugės, i shtohet varfėria.
84- Me vdekur i pėrkėdhelur dhe i dashur dua mė tepėr, se me jetuar i rrejtur.
85- Nuk ėshtė me rėndėsi a donė, por kėnd e donė.
86- Mė mirė ēka do me ngrėnė, se sa ēka do me falė.
87- Qė tė ruash shokėn mė parė ti duhesh tė jesh shok.
88- Qė tė flasėsh fjalė tė mira, duhet tė dėgjosh mirė.
89- Birat e ēorapeve nuk i dinė askush pėrveē kėpucės.
90- Nuk ka mė trim se kali qorr.
91- Ruaju derės me shumė ēelėsa.
92- Nėse jo tė menēurit ja jep thikėn, je bėrė vrasės.
93- Lehtė ėshtė tė bėhesh i menēur pas kohe.
94- I tėrė terri i botės nuk mund ta mbuloj dritėn e njė qiri tė vogėl.
95- Mė mirė e ke dy herė me pyet, se njė herė me gabuar.
96- Kush gabon duke buzėqesh, do tė digjet duke qarė.
97- Qenit tė rrahur mjafton t'ia tregosh gurin.
98- Pendla e mirė nuk mjafton me bėrė zogun e bukur.
99- Plagėn e nėnēmon ai qė nuk e din ēka ėshtė dhimbja.
100- Mė mirė ėshtė tė martohesh me varfanjaken se me u hangėr me pasaniken.



Nga Boshnjakishtja : Xhavit MAHOLLI
__________________
Sikur tė ishte deti ngjyrė pėr t'i shkruar fjalėt e Zotit tim, deti (uji i tij) do tė shterrej para se tė pėrfundojnė fjalėt e Zotit tim.
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
Pergjigjuni me Citim
Pergjigju

Bookmarks

Alternativa Teme
Vleresojeni kete Teme
Vleresojeni kete Teme:

Rregullore Postimi
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is aktivizuar
Buzeqeshjet jane te aktivizuar
Kodi [IMG] eshte i aktivizuar
Kodi HTML eshte i dizaktivizuar
Trackbacks are aktivizuar
Pingbacks are aktivizuar
Refbacks are aktivizuar
Kapercim Forumesh

Tema te ngjashme
Tema Filluesi i temes Forumi Pergjigje Postimi i Fundit
Fjale te Urta Per Dashurine Gona_19 Dashuria 15 07-02-2008 05:02
Perhapja E Islamit Sabahi Kurani dhe Jeta 0 21-04-2007 17:01
Fjale te urta SMACKDOWN Qeshni dhe ju 0 13-04-2007 23:23
KUR'ANI - Fjalė e Allahut apo vepėr e Muhamedit alejhi selam Muslimani Kurani dhe Jeta 0 03-04-2007 15:58
Roli i Isait (Jezusit) ne Islam. Muslimani Kurani dhe Jeta 3 31-10-2006 20:22


Te gjitha oret jane ne GMT +1. Ora tani eshte 01:19.




Parajsa Shqiptare