| Cfare ju duhet te dini? |
|
#1
| ||||
| ||||
| Atehere Per 4 vete ; MIsh QIngji Ose keci me mire qingji 500 gr kos 1 lt ; Oriz 1/2 filxhan kafeje ;veze 3 kokrra ;gjalpe 100 gr;Miell 2 luge gjelle ;kripe piper... Pergatitja : Mishi pasi lahet ,fshihet ,pritet ne racione vihet ne nje tave dhe i hidhet gjysma e gjalpit dhe kripa dhe piperi .Piqet ne furre me teperature 180° duke i sperkatur pjeset e mishit me lengun e tij . (me pare mishi te zihet per 30 min ) .Para se te perfundoje Pjekja (15 min ) hidhet mbi tave orizi dhe pak leng mishi 1/2 gote uji e nxehte . Hiqet nga furra dhe lihet qe te ftohet pak.nderkohe ne nje tas porcelani hidhet kosi dhe kripa,Punohen mire shtohen vezet nje nga nje dhe mielli pa e ndaluar perzierjen . Ne fund i hidhet pjesa e mbetur e gjalpit. Kjo mase vihet ne tave ,perzihet mire qe te trazohet me copat e mishit dhe Orizin dhe futet serish ne furre per rreth 15 min... Ju befte mire ... Qe ti keni me kollaj per ti marre si receta do i vendos te ndara dhe sipas vendeve... Imam Bajalldia behet keshtu: Do blesh patellxhane aq cope sa te mbulojne te shtrire taven ku do i pjekesh, le te themi rreth nje kg.Do i presesh ne mes dhe do u nxjerresh te brendshmet me nje thike me maje qe te hapesh vend per perberjen, kur t'u heqesh bishtat kujdesu t'i presesh pak bukur si ne forme konike dhe gjithashtu patellxhaneve hoiqu dy tri rripa per se gjati prej lekures se tyre hollazi.Merri dhe futi ne nje ene me uje me kripe dhe leri aty qe t'u dale idhtesia. Nderkohe merr nja 4 qepe te beshme dhe preji holle si per gjellen, merr 1/2 kg mish te grire dhe ne nje tenxhere te ceket tip tigani pasi te kesh hedhur vajin (me mire ulliri) dhe hidh qepen e grire holle dhe mishin e grire, shto dhe ca kripe, kavurdisi miresi per gjellen normale derisa qepa te jete shkrire, mishi i grire mund te leshoje uje gjate skuqejes ndaj do duhet pakez kohe me shume sa te shterroje uji.Nderkohe duhet te kesh bere gati domate te fresketa te grira ne rende ose me copa te vockla fare, rendja eleminon lekuren e domates qe bezdis, ndaj rekomandohet. Hidhe domaten ne masen e skuqur ne tenxhere apo tigan ku ke qepen dhe mishin dhe perzieje mire dhe leri te ziejne ne zjarr te ulet per sa domatja shkrihet dhe zihet bashke me to, shto ca piper te zi te grire holle dhe sipas deshires (ne versionin turk ka edhe keshtu) mund te shtosh pak majdanoz te grire holle.Nderkohe qe gjella u be gati merri patellxhanat dhe nxirri nga uji, thaji pakez me nje cohe guzhine dhe skuqi pak ne ate gjene qe skuq patatet ose ne nje tigan, skuqi pakez dhe me pas shtroji nje nga nje ne taven ku do i pjekesh.Me dy luge merr nga kjo gjella qe ke bere gati dhe mbushu barkun me te me delikatese te mos shformohen, kujtohu qe "barku" sheh nga lart , pastaj s'i ti kesh mbushur te gjithe duhet te kesh qeruar nje grusht me hudhra te cilat duhet t'i fusesh ke barku patellxhanit ne mes te gjelles dhe t'i shtysh pak me gisht qe te mosmbeten jashte por as te futen teresisht brenda. Me pas mbushe taven deri ne gjysem me uje (te mos jete shume e thelle tava, uji deri ke gjysa nivelit te patellxhanave) dhe futi ne furre me 200 grade dhe pizi dalengadale kujdes mos te digjen Dollmate apo sarmate me mire .... Merren gjethet e rrushit dhe sic jane te palosura njera mbi tjetren zihen ne nje ene me uje me pakez fare kripe per rreth 15 min le te themi.Me pas nxirrini dhe lerini ne kullojne ne nje kullese. Dolmat behen me ose pa mish te grire, une preferoj ato pa mish te grire ne fakt, tani une po e ve receten dhe per mishin bejeni sipas deshires. Ne nje tenxhere hidhni vaj ulliri (mos harroni vaji ullirit eshte me i miri per gatimin e recetave te ballkanit) dhe hidhni qepe te grire me pare holle fare, le te themi 4 kokrra qepe te madhesise se zakonshme.Skuqini si zakonisht dhe shtoni pak kripe, kripa ndihmon qepen te shkrije me mire, kush i do me mish te grire shton edhe 250 Gr mish te grire ne momentin e skuqjes, me pas merren disa kokrra domate (pak domate pasi nuk duhet te dominoje le te themi dy kokrra domate madhesi mesatare ose edhe tre) dhe i grijme holle fare dhe ia shtojme mases qe po skuqet (domateve hiquni lekuren me pare).Me pas marrim dy tufa majdanoz dhe dy tufa koper (keto jane shija e japrakut ne fakt) dhe i grijme imet dhe ia shtojme mases, nderkohe ulim zjarrin ku po gatuajme dhe marrim dhe oriz dhe e shtojme ne masen qe po skuqet ne zjarrmine minimale.Orizin shtojeni sipas deshires por une me grushta hedh nja 3-4 le te themi.E perziejme masen shtojme pak piper te zi dhe ndalojme kavurdisjen. Nderkohe marrim nje tenxhere te gjere, zgjidhni nje tenxhere me kapak te qelqte qe te kontrolloni me mire zierjen pa pasur nevoje ta hapni kapakun.Hidhni pak vaj ulliri ne fund te saj dhe mbi te vini nje shtrese me gjethe rrushi te shtrira mbi njera tjetren ,le te themi nja dy-tre shtresa gjethe.Nderkohe merrni kete tenxheren me te brendshmen e dollmave te pregatitur, ate enen me gjethe rrushi dhe ate ku do behet zierja dhe uluni ne shesh apo ne tavoline se dun 1 sahat me u mbledh ato dreqe dollmashe dhe te del shpirti ne kome se mblidh e mblidh nuku mbarojne kurre , me duket se e ka fajin urizi qe kom hudh shume . Mire ulemi, marrim nje gjethe rrushi dhe mu ne mes te saj me maje luge hedhim nje mase nga e brendshmja e pregatitur sa gjysem luge le te themi (luge gjelle, nese i doni te medha edhe nje luge te mbushur jo me maje.E palosim gjethen nga ana e bishtit nje here nja dy gisht me pas palosim anesoret dhe ne fund pjesen e majes se gjethes.Mbeshtjellja mund te behet ne menyre katrore, kubi dmth, ose ne forme te rrumbullaket si cilinder, qe eshte dhe me e kendshme.Kujdes te perdorni te njejten mase per te gjitha qe te dalin e njejta forme e te jene edhe te kendshme estetikisht. E keshtu mbeshtill e mbeshtill per nja dy ore te mira deri sa te mbaroje gjella e gjitha .Vendosini me kujdes mbi njera tjetren ne tenxheren ku do ziejne dhe kur te keni mbaruar vendosi disa shtresa me gjethe te tjera rrushi mbi dollmate.Me pas vini nje peshe mbi to qe t'i ruaje gjate zierjes te mos shprishen format, le te themi nje pjate te rende apo ndonje nga ato pllocat e gurit qe perdorni per te bere turshi (nese beni ), nje pjate mjafton.Me pas mbulojini me uje deri ne nivelin qe kane zene ne tenxhere dhe zijeni me zjarr te avashte derisa te avulloje uji qe i keni hedhur.Kur te jeni siguruar qe uji ka avulluar, provoni te hapni nje prej tyre dhe ta shihni nese ka zier.Une keshilloj qe ta lini tenxheren te mbyllur pasi avulli i mbetur nga zierja eshte mjaftushem per ta bere orizin te jete i zier sac duhet. Seviren te ftohta. Modifikuar per here te fundit nga [Calvin] : 01-12-2004 ne 19:08. |
|
#2
| ||||
| ||||
| Fergese Tirane Per 4 veta :10 speca mesatar,domate 4-5 kokrra mesatare, vaj dy filxhan kafeje, miell nje luge gjelle, veze 2 kokrra, hudhra 4-5 thelpinj, gjize 4-5 luge gjelle, spec djeges (sipas deshires), majdanoz Lajme specat dhe ju heqim bishtin e farat, pastaj i skuqim.Ne vajin qe ngelet hedhim domatet e qeruara nga cipa dhe te grira holle i skuqim derisa masa te trashet. E heqim tiganin nga zjarri dhe shtojme vezet tek domatet , specin djeges dhe majdanozin te grire holle,pastaj gjizen i trazojme mire dhe i hedhim ne pjate. Siper veme specat e skuqur |
|
#3
| ||||
| ||||
| Paēe Koke Pėr 4 vetė Duhen: - 1 kokė - gjalpė ose vaj 1 filxhan kafeje - miell 1 luge kafeje - spec djegės 1/2 luge kafeje - kripė, piper - uthull 2-3 lugė - hudhra 4-5 thelpinj - 1 qepė - karrota 2-3 copė - selino, majdanoz Pasi pastrohet, koka vendoset nė tenxhere, mbulohet me ujė tė ftohtė dhe vihet ne zjarr. Kur tė ketė marrė vale i hiqet shkuma dhe lihet tė ziejė nė zjarr tė ngadaltė, duke i hedhur qepė karrota, selino, kripė, piper, dafinė majdanoz. Lihen derisa tė jenė zier mirė d.m.th. kur mishi tė ndahet lehtė nga kocka. Kullohet, qėrohet mishi nga kockat dhe pritet nė copa tė vogla kubike. Nė njė tenxhere hidhet yndyrė, pak salcė dhe lėngu i marrė nga zierja e kokės. Kur lėngu tė ketė marrė valė, shtohet mishi i zier, pak spec i kuq dhe lihen tė ziejnė nė zjarr te ngadalte edhe per disa minuta, shtohet kripė dhe piper i zi.Nė fund paēes i hidhen hudhra tė shtypura me uthull. Musaka me patate Pėr 4 vetė Duhen: - Patate 1 kg - qepė 6 kokrra mesatare - vaj 3-4 filxhane kafeje - domate 5 kokrra (1 lugė gjelle salce) - kripė, piper, dafinė Pėr salcėn e bardhė: - Gjalpė 1 lugė gjelle - miell 1 lugė gjelle - qumėsht 1 gote caji - vezė 1 kokėrr - kackavall (djathė) tė thėrmuar njė lugė gjelle Gatimi: Patatet qėrohen, lahen dhe priten nė feta tė rrumbullakta, me trashėsi 5-7 mm. Skuqen patatet derisa tė krijohet njė kore e lehtė. Qepa e prerė nė formė gjysmėrrethi skuqet me vaj nė zjarr tė ngadalshem nė menyrė qė tė mos digjet, por tė zbutet. Shtohen domate tė qėruara dhe te prera nė copa kubike, pak salcė, kaverdisja vazhdon edhe pak, shtohet kripė, piper flete dafine. Nė tavėn e lyer me vaj shtrohet njė shtresė patatesh tė skuqura, mbi to gjysma e qepės, pėrsėri nje shtresė tjetėr patatesh dhe pastaj pjesa tjeter e qepės. Mbi kėto prapė shtrohet njė pjesė patatesh. Nė njė enė kaverdiset miell me pak gjalpė, shuhet me gjumėsht, pėrzihet mirė derisa tė marrė valė, hidhet kripė dhe lihet masa tė trashet. Hiqet nga zjarri ftohet pak dhe perzihet me vezė. Salca e pėrgatitur hidhet mbi musakanė, spėrkatet me gjalpė dhe djathė kackavall. Tava vihet nė furrė pėr tu pjekur pėr 30 minuta. Pule me arra Pėr 4 vetė Duhen: - pulė 500-600 g - gjalpė 50g - arra 2 filxhane kafeje - hudhra 1 kokėrr - uthull 2 lugė gjelle - miell 1 lugė gjelle - kripė, piper Gatimi: Pula e pastruar dhe e larė pritet nė thela, vendoset nė tenxhere, hidhet ujė i vluar aq sa tė mbulohen thelat, shtohet pak kripė, piper i zi dhe zihet nė zjarr tė ngadalshėm derisa tė bėhet gati. Nė njė tenxhere me gjalpė kaverdiset mielli, shtohet lėngu i pulės duke e pėrzier mirė qė tė mos krijohen kokrra dhe lihet tė ziejė pėr 2-3 minuta derisa lėngu tė trashet. Pastaj hiqet nga zjarri dhe pėrzihet me arra tė shtypura. Salca rregullohet me hudhra tė shtypura, uthull, kripė, piper tė zi e thelpinj arre dhe mbahet nė vend tė ngrohtė, por pa marrė valė. Gjatė servirjes nė pjatė vendoset pula e cila mbulohet me salcėn e pėrgatitur. Kjo lloj pule zakonisht sherbehet pa garniturė. |
|
#4
| ||||
| ||||
| Shpresoj t'ju pelqejne |
|
#5
| ||||
| ||||
| Rollate me mish Nevojiten:5 ve, 500gr mish i bluar, 2 qepe, kripe ,biber ,veget , piper i zi, magdanoz edhe prezle ose miell. Pergatitja: Mishin e perzin me te gjitha keto gjera edhe e shtrin ne foli i zien vet edhe ja qet edhe e pshtjell me foli edhe e shtin me pjek.
__________________ Nobody is perfect ... |
|
#6
| ||||
| ||||
| Biskota me gjalpe dhe mjalt 250 gr. miell 250 gr. sheqer i holle 250 gr. gjalp 3 luge gjelle mjalt 2 veze Gjalpin duhet ta kemi te shkrire ne gjendje si pomade.E hedhim gjalpin ne nje nje ene pak te madhe shtojme mjaltin dhe i perziejme mire. Shtojme sheqerin dhe nje veze dhe vazhdojme ti trazojme . IShtojme miellin (rezervojme shume pak miell)dhe e punojme perzierjen me duar. Mbasi behet brum e mbulojme enen me nje pecete te paster dhe e fusim ne frigorifer qe te forcohet pak (e shohim vete a eshte e arsyeshme ). Nxjerrim brumin nga frigoriferi. Sperkasim me miell siperfaqen e nje tavoline dhe e hapin burimin si pete (sa trashesia e gjysem gishti). Mbasi e bejme pete presim biskotat ne format qe duam . Mbi nje tave furri vendosim leter furri dhe i vendosim biskotat. Rrahim vezen tjeter dhe i lyejme biskotat nga siper dhe i fusim te piqen ne furre 200ŗC per 12 minuta . |
|
#7
| ||||
| ||||
| "VEZE SKOCEZE" 6 vezė, 200 gr mish vici i grirė, 40 gr bukė e thekur e grirė, 30 gr miell, vaj ulliri, kripė, piper. Pėrgatitja: Zihen 4 vezė nė njė enė plot me ujė. Koha e zierjes duhet tė jetė ekzaktėsisht 8 minuta nga momenti qė fillojnė zierjen. Pas kėsaj, ftohen nė ujė tė ftohtė tė rrjedhshėm, u hiqet lėvozhga, u hidhet pak kripė dhe piper. Merret me dorė pak mish i grirė dhe mbulohen vezėt e ziera. Nė njė tas rrihen vezėt e mbetura. Mielli dhe buka e thekur e grirė vendosen nė dy pjata tė ndryshme. Vezėt e mbuluara me mishin e grirė lyhen me miell, lyhen me vezėt e rrahura, dhe pastaj lyhen me bukėn e thekur tė grirė. Pastaj skuqen pėr 10 minuta nė vajin e ullirit tė nxehur shumė, rrotullohen shpesh, kullohen nė kartėn e kuzhinės, u hidhet kripė dhe shėrbehen tė ngrohta. 6 vezė, 200 gr mish vici i grirė, 40 gr bukė e thekur e grirė, 30 gr miell, vaj ulliri, kripė, piper. Pėrgatitja: Zihen 4 vezė nė njė enė plot me ujė. Koha e zierjes duhet tė jetė ekzaktėsisht 8 minuta nga momenti qė fillojnė zierjen. Pas kėsaj, ftohen nė ujė tė ftohtė tė rrjedhshėm, u hiqet lėvozhga, u hidhet pak kripė dhe piper. Merret me dorė pak mish i grirė dhe mbulohen vezėt e ziera. Nė njė tas rrihen vezėt e mbetura. Mielli dhe buka e thekur e grirė vendosen nė dy pjata tė ndryshme. Vezėt e mbuluara me mishin e grirė lyhen me miell, lyhen me vezėt e rrahura, dhe pastaj lyhen me bukėn e thekur tė grirė. Pastaj skuqen pėr 10 minuta nė vajin e ullirit tė nxehur shumė, rrotullohen shpesh, kullohen nė kartėn e kuzhinės, u hidhet kripė dhe shėrbehen tė ngrohta. |
![]() |
| Bookmarks |
| Alternativa Teme | |
| Vleresojeni kete Teme | |
| |
Tema te ngjashme | ||||
| Tema | Filluesi i temes | Forumi | Pergjigje | Postimi i Fundit |
| Embelsira - Desserts | Qershija | Kuzhina Shqiptare | 60 | 14-05-2008 03:01 |
| Gatim peshku | Qershija | Kuzhina Shqiptare | 6 | 05-03-2008 14:00 |
| Gatimi | lepurush | Pyetje, Ankesa dhe Sygjerime | 1 | 09-01-2007 04:35 |