Parajsa.com


Parajsa Shqiptare Forum

Cfare ju duhet te dini?

 

Kthehuni Mbrapa   Parajsa Shqiptare Forum | Arti dhe Kultura | Kuzhina Shqiptare

Pergaditja e Zahireve

Pergjigju
 
LinkBack Alternativa Teme Vleresoni Temen
  #1  
Te vjeter 08-08-2004, 22:06
Minifotoja e anetarit Qershija
Super Moderator/e
 
Reg: 06-04-03
Lokalizimi: Ne zemren tende
Postime: 1,591
Pergaditja e Zahireve

Marmelatat

Per pregaditjen e marmelates na nevoiten peme te pjekura dhe te shendosha.E ziejm ne sasi me te vogla ne menyre qe te kryejme punen brenda nje dite .Enet per zierje duhet te jene te cekta e te gjera.Zjarri duhet bukur i forte,sepse uji duhet te avullohet shpejt.Sheqerin ia shtojme pas gjysmese se zirjes kur masa e pemeve te jete dendesuar deri-diku.Hedhja graduale e sheqerit e shpejton avullin dhe ndikon ne ruajtjen e ngjyres dhe aromes natyrore te frutave qe i ziejme.
Marmelata mund te konsiderohen se eshte ziier kur duke e perzier me luge druri zbraztesirat qe krijohen me kete rast mbushen ngadal.Proven mund te bejme edhe ndryshe.Marim nje luge marmelat dhe e qesim ne nje pjate.Nese ajo nuk hapet menjehere dhe se shpejti e mbulon nje shtrese e holle lekure, kjo do te thote se marmelata eshte zier.Dikur frutat per marmelat i kan shtypur para zierjes,kurse tash shume shpesh frutat i ziejme te pa qeruara dhe te pa shtypura ngase keshtu eshte me e fuqishme .Kavanozet duhet te jene te nxehte dhe te mbushen deri ne gryke e pastaj me nje here t'i mbyllim.Gabimi me i madhe eshte nese zierjen e mermelates e zgjasim disa dite me radhe,sepse ne kete rast humbun shumica e materjeve te qmueshme te pemeve e egziston edhe mundesia e thartimit.
__________________
Nobody is perfect ...
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
Pergjigjuni me Citim
  #2  
Te vjeter 08-08-2004, 22:11
Minifotoja e anetarit Qershija
Super Moderator/e
 
Reg: 06-04-03
Lokalizimi: Ne zemren tende
Postime: 1,591
Kryesore

Marmelata prej qershive

Ne 1 kg qershi na nevoiten 750gr sheqer .Qershive ua heqim berthamat, i fusim ne ene dhe i ziejme ne zjarr te forte,ne menyre qe lengu te avullohet sa me shpejt dhe marmelata te trashet.Marmelaten e nxehte e fusim me nje here neper kavanoz dhe e mbyllim me kapak ose celofon te cilin me pare e kemi llagur pak me alkool.Nje soje e vejme edhe marmalaten nga vishnjet,por ne kete rast ne 1 kg vishnje duhet hedhur 1 kg sheqer.Mund te bejme edhe marmelate te kombinuar me qershi-vishnje.
__________________
Nobody is perfect ...
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
Pergjigjuni me Citim
  #3  
Te vjeter 08-08-2004, 22:14
Minifotoja e anetarit Qershija
Super Moderator/e
 
Reg: 06-04-03
Lokalizimi: Ne zemren tende
Postime: 1,591
Kryesore

Marmelata prej kumbullave

Kumbullat e pjekura duhet t'i ndajme ne dysh dhe t'ua heqim berthamat.I ziejme aq gjate deri sa kumbullat te zbuten dhe te shendrrohen ne forme qulli.Ne 2.5 kg kumbulla duhet te qesim 1 kg sheqer,te cilen duhet qitur gradualisht.Marmelaten mund ta pasurojme edhe me pakez kanelle.Kavanozet i mbushim me marmelate te nxeht dhe i mbyllim me njehere.
__________________
Nobody is perfect ...
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
Pergjigjuni me Citim
  #4  
Te vjeter 08-08-2004, 22:21
Minifotoja e anetarit Qershija
Super Moderator/e
 
Reg: 06-04-03
Lokalizimi: Ne zemren tende
Postime: 1,591
Kryesore

Marmelate prej kajsive a pjeshkeve

Kajsive a pjeshkeve te pjekura se pari ua heqim berthamat i prejme ne dysh dhe i ziejme ne lengun e tyre.Gjate perzierjes gradualisht u qesim sheqer.Shija e marmelates, si nga kajsit,ashtu edhe nga pjeshket do te jete me mire nese i leme disa berthama qe i ziejme bashke me frutat.Marmelaten e zier e fusim neper kavanoz dhe menjehere e mbyllim me kapak ose me celeofan.Ne 1 kg kajsi ose pjeshke duhet te perdorim 500-750 gr sheqer .Marmelata prej kajsive do te kete ngjyre me te bukure dhe do te kete shije me te mire nese zihet shpejt kjo marmelate nuk ka nevoje te trashet shume,ngase ajo trashet bukur shume me vone kavanoz duke u ftohur.
__________________
Nobody is perfect ...
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
Pergjigjuni me Citim
  #5  
Te vjeter 08-08-2004, 22:26
Minifotoja e anetarit Qershija
Super Moderator/e
 
Reg: 06-04-03
Lokalizimi: Ne zemren tende
Postime: 1,591

Mermelate prej mollave me limon

Na nevoiten 2 kg molle ,1.5 kg sheqer dhe 3 fruta limon.Pasi t'i pastrojme ,duke ua dequr bishtat e gerdhajet, mollet i prejme ne flegra te holla i ziejme ne nje ene ku qesim pak uje duke i zier i shtypim nga pak flegrat,i shtojme leng limoni dhe vazhdojme zierjen .Sheqerin duhet qitur gradualisht.Lengu i limonit e bene mermelaten me te shijshme dhe me te qendrushme.Kete marmelate duhet ta ziejme me te trashe .Procedura e mbushjes se kavanozve dhe e mbylljes eshte e njejte si te marmelatet e tjera.
__________________
Nobody is perfect ...
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
Pergjigjuni me Citim
  #6  
Te vjeter 08-08-2004, 22:30
Minifotoja e anetarit Qershija
Super Moderator/e
 
Reg: 06-04-03
Lokalizimi: Ne zemren tende
Postime: 1,591
Kryesore

Mermelade prej qershizave

Nevoiten:1 kg qershiza dhe 700 gr sheqer.Qershizat se pari duhet t'i lajme dhe t'i kullojme e pastaj i qesim ne ene dhe ne zjarr mesatarisht te fort.Sheqerin fillojme t'ua qesim kur qershizat fillojne te pelcasin.Marmelata prej qershizave zihet shume shpejt se kjo frute permban sasi te madhe pektine,e cila dendeson .Procedura e mbushjes eshte si te marmelatat e me siperme.
__________________
Nobody is perfect ...
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
Pergjigjuni me Citim
  #7  
Te vjeter 08-08-2004, 22:41
Minifotoja e anetarit Qershija
Super Moderator/e
 
Reg: 06-04-03
Lokalizimi: Ne zemren tende
Postime: 1,591

XHEMI

Xhemi ,siq e dim eshte nje lloje reqeli dhe pergaditet nga fruta te ndryshme.I ziejme ngjajshem si marmelatat.Per xhemin eshte karakteristike se copat e frutave nga nje here dallohen,ndryshe nga marmelata,kur frutat shkrihen plotesisht.
Edhe mbushja e kavanozve me xhem eshte e njejte sikur te marmelata.Per pregaditjen e xhemit eshte mire te zgjedhim ato lloje frutash qe kan ere me te forte dhe qe permbajne sasi me te madhe te pektines.Nese kan fare pak pektine atehere duhet ta plotesojme me ndonje lloj fruti qe permban me shume pektine se leng te asaj frute . Frutat per pergaditjen e xhemit i qerojme, por me se shpejti edhe mund te mos i qerojme .Edhe xhemit duhet qitur sheqer gradualisht. Nese e ziejme teper gjate , xhemi humb veqorite e tij karakteristike .Shumica e llojeve te xhemit trashen edhe pas zierjes pra pasi t'i kemi vendosur ,mbyllur dhe ftohur neper kavanoz.
__________________
Nobody is perfect ...
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
Pergjigjuni me Citim
  #8  
Te vjeter 08-08-2004, 22:49
Minifotoja e anetarit Qershija
Super Moderator/e
 
Reg: 06-04-03
Lokalizimi: Ne zemren tende
Postime: 1,591
Kryesore

Xhemi prej pjeshkve

Pjeshket e qeruara apo te pa qeruara i prejme ne flegra mbi te cilat qesim sheqer .Keshtu duhet te rrine te mbuluara diku ne te ftohte 2-3 ore.Pas kesaj enen e fusim ne zjarr dhe me kete rast i shtojme edhe leng qershizash ,i cili permban sasi te madhe pektine .Zierja zgjate deri sa xhemi te trashet.Xhemin e nxeht e derdhim menjehere neper kavanoz deri ne gryke(edhe kavanozet duhet te jene te nxehete) dhe menjehere i mbyllim me kapak ose me celofan.Shija e xhemit do te jete me e mire nese ne kavanoz i leme edhe disa berthama te pjeshkeve.Per 1 kg pjeshke nevoitet 1 kg sheqer dhe 1dl leng qershizash.Nje soje pergaditet edhe xhemi prej kajsive.
__________________
Nobody is perfect ...
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
Pergjigjuni me Citim
  #9  
Te vjeter 08-08-2004, 22:55
Minifotoja e anetarit Qershija
Super Moderator/e
 
Reg: 06-04-03
Lokalizimi: Ne zemren tende
Postime: 1,591
Kryesore

Xhemi prej rrushi

Per kete xhem nevoiten:1 kg kokrra rrushi,750 gr sheqer ,2 limona.Kokrrat duhet shpuar ne disa venda me rremojse.Pastaj u qesim sheqer dhe i lem disa ore te qendrojen diku ne te ftohte.Pasi fillon te vlon mbi kokrra rrushi qesim edhe lengun e kulluar te limonve dhe e ziejme edhe 15-20 min.Lengu i limonit dendesimin.Xhemin e nxehte e vendosim neper kavanoz po ashtu te nxehte edhe nje here e mbulojme me kapak ose celoofan, te cilen pare e kemi lagur me alkool.
__________________
Nobody is perfect ...
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
Pergjigjuni me Citim
  #10  
Te vjeter 17-09-2004, 13:21
Minifotoja e anetarit Qershija
Super Moderator/e
 
Reg: 06-04-03
Lokalizimi: Ne zemren tende
Postime: 1,591
Kryesore

Komposto me kumbulla e kajsi


Per 5 persona duhen:
Fruta 500 g, uje 1 liter per shurupin dhe sheqer 1 gote uji, limontoz 1 maje luge kafeje.


Kumbulla dhe kajsite shpelahen, ndahen pergjysme, u hiqen berthamat dhe hidhen ne shurup sheqeri te vluar. Shtohet pak limontoz dhe mbahen ne zjarr sa te marrin vale .

__________________
Nobody is perfect ...
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
Pergjigjuni me Citim
  #11  
Te vjeter 09-10-2004, 11:56
Minifotoja e anetarit Ervini79
Veteran/e
 
Reg: 08-10-04
Lokalizimi: ........
Postime: 119
Dergoni nje mesazh nepermjet MSN tek Ervini79
Kryesore

Citim:
Origjinali i Postuar nga Qershija
Komposto me kumbulla e kajsi


Per 5 persona duhen:
Fruta 500 g, uje 1 liter per shurupin dhe sheqer 1 gote uji, limontoz 1 maje luge kafeje.


Kumbulla dhe kajsite shpelahen, ndahen pergjysme, u hiqen berthamat dhe hidhen ne shurup sheqeri te vluar. Shtohet pak limontoz dhe mbahen ne zjarr sa te marrin vale .

me pelqen kjo e pergadit edhe mami im
__________________
♠☺¢▲ Ńe nuk mund te shkepusim asnje flete nga JETÅ jone, ndonese fare lehte mund ta hedhim ne zjarr gjithe librin e saj. ♠☺¢▲
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
Pergjigjuni me Citim
  #12  
Te vjeter 14-05-2008, 03:21
Minifotoja e anetarit TinaHG08
Veteran/e
 
Reg: 01-05-08
Lokalizimi: Lipjan,Dobrajė
Postime: 139
Kryesore

Qitash Pe Di Qe Pi Thojkan Zahire...
__________________
Qė jeta tė jua ndriqoj zemrėn edhe nė momentet mė me errėsirė.
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
Pergjigjuni me Citim
Pergjigju

Bookmarks

Alternativa Teme
Vleresojeni kete Teme
Vleresojeni kete Teme:

Rregullore Postimi
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is aktivizuar
Buzeqeshjet jane te aktivizuar
Kodi [IMG] eshte i aktivizuar
Kodi HTML eshte i dizaktivizuar
Trackbacks are aktivizuar
Pingbacks are aktivizuar
Refbacks are aktivizuar


Te gjitha oret jane ne GMT +1. Ora tani eshte 04:10.




Parajsa Shqiptare