| Cfare ju duhet te dini? |
|
#1
| ||||
| ||||
| Kush di ndonje gjellė te mire le te na tregoje edhe neve , do ta presim me shume kenaqesi
__________________ Nobody is perfect ... |
|
#2
| ||||
| ||||
| Patėllxhanėve u qėrohet bishti, u hiqet lėkura nė tre rripa sipėr dhe nga tė dyja anėt. Priten pėr sė gjati te pjesa e sipėrme deri nė mes tė tulit. Patėllxhanėt vendosen nė ujė me kripė pėr gjysėm ore. Ndėrkohė nė tigan me yndyrė skuqet qepa e grirė nė formė gjysėmrrethi,shtohen domate tė qėruara dhe tė prere nė copa tė vogla; vazhdon kaurdisja nė zjarr tė avashėm nė mėnyrė qė qepa tė zbutet. Nė fund shtohen hudhra tė grira, majdanoz, kripė, piper dhe pak uthull. Patėllxhanet kullohen, shpėlahen dhe skuqen nė tigan me pak yndyrė pastaj rreshtohen nė tavė, hapen nė vendin e prerė dhe mbushen me masėn e pėrgatitur. Sipėr u vihet nga njė fetė domate. Shtohet fare pak ujė dhe piqen pėr njė orė nė furrė jo shumė te nxehtė. ![]() |
|
#3
| ||||
| ||||
| Pula e pastruar dhe e larė pritet nė thela, vendoset nė tenxhere, hidhet ujė i vluar aq sa tė mbulohen thelat, shtohet pak kripė,piper i zi dhe zihet nė zjarr tė ngadalshėm derisa tė bėhet gati. Nė njė tenxhere me gjalpė kaurdiset mielli, shtohet lėngu i pulės duke e pėrzier mirė qė tė mos krijohen kokrra dhe lihet tė ziejė pėr 2-3 minuta derisa lėngu tė trashet. Pastaj hiqet nga zjarri dhe pėrzihet me arra tė shtypura. Salca rregullohet me hudhra tė shtypura, uthull, kripė, piper tė zi e thelpinj arre dhe mbahet nė vend tė ngrohtė, por pa marrė valė. Gjatė servirjes nė pjatė vendoset pula e cila mbulohet me salcėn e pėrgatitur. Kjo lloj pule zakonisht jepet pa garniturė. ![]() |
|
#4
| ||||
| ||||
| Pėrbėrėsit pėr katėr persona 1 kile patate tė zjera lėng i filtruar i dy kokrrave limon 2 lugė majdanoz i grirė kripė dhe vaj ulliri spec i kuq djegės njė kokėr qepė 200 gr ton njė lugė majonez Koha 1 orė. ------------------------- Pėrgatitja Patatet e zjera ende tė ngrohta, prijini nė feta dhe i pėrzieni shpejt me lėngun e limonit, 2 lugė majdanoz tė grirė, kripė dhe specin djegės tė grirė hollė. Pėrzijeni mirė dhe lėreni pak ashtu. Vendoseni mbi njė letėr zjarrduruese tė lyer me vaj ulliri, brenda njė bordure pėr t'i dhėnė formė. Bėni njė shtresė tė parė me patatet duke ushtruar njė presion tė lehtė mbi to. Shtoni 200 gr ton dhe qepėn e grirė dhe pastaj vendosni pjesėn tjetėr tė patateve. Futeni nė frigorifer dhe lėreni pėr tė paktėn 1 orė. Nxirreni me kujdes nga letra duke hequr dhe bordurėn dhe vendoseni pastiēon nė pjatė. ![]() |
|
#5
| ||||
| ||||
| Eskallop me domate dhe vere Ingredientet per 4-5 persona: 1- 1 kg mish vici , tul 2- 4 kokrra qepe te thata mesatare 3- 6 thelbinj hurdher 4- 3-4 luge salce domateje 5- 4 domate te pjekura mire, te forta 6- 1 gote vere e kuqe 7- majdanoz i fresket 8- vaj vegjetal 9- kripe e piper sipas deshires 10- 2 gjethe dafine Pergatitja: Presim mishin ne bifteke me madhesi mesatare, i rrahim me rrahesin e kuzhines, i kriposim me kripe e piper dhe i skuqim pak ne nje tigan me pak yndyre ne zjarr te avashte. Copat e mishit te pjekura i vendosim ne nje tave drejtkendeshe pak te thelle, duke i renditur ne rregull. Pasi kemi perfunduar skuqjen e mishit, ne ate tigan shtojme sasine e vajit dhe skuqim qepen qe e kemi prere ne rripa te holle. Pasi te jete skuqur qepa , shtojme hurdhrat e grira, salcen e domateve , dhe te gjitha keto i shuajme me veren e kuqe. I hedhim kripe e piper , gjethet e dafines, i mbulojme me kapak dhe e leme salcen te zieje per rreth 10 min ne zjarr te ngadalte. Pasi salca te jete bere e hedhim ne taven ku me pare kishim vendosur copat e mishit, duke e shperndare ne menyre uniforme. Marrim domatet, dhe i presim ne rrathe me trashesi 2-3 mm. Me to mbulojme te gjithe taven dhe e pjekim ne furren e nxehur me pare per rreth 15 min. E heqim nga furri dhe kur te servirim eskallopin i hedhim siper majdanoz te grire holle. Kryesisht shoqerohet me vere te kuqe. Ju befte mire (ata qe do e gatuajne)
__________________ Librat dhe kujtimet hidhen ne leter per te mbrojtur njerezit qe deshem ne jete, nga armiku i tmershem me emrin dyfish: kalbezim dhe harrese. |
|
#6
| ||||
| ||||
| Oriz me mish pule -350 gr oriz -400 gr mish pule -200 gr speca -kungull -100 gr qepe -1 luge hudher te bluar trash -krip,biber,bazilik,qepujke,majdanoz -4 luge vaj(me mire vaj ulliri) -djath te bluar parmezan Orizin e ziejme sipas udhezimeve ne ambalazh.Ne vaj i skuqim qepet e perziera me hudher,mish pule te prere ne kube ,spec dhe kungull.Tere kete e skuqim perafersishte 10 min .I shtojme pakez leng e kriposim i hedhim melmesat,orizin e zier dhe i perziejme mire .Lengun (ujin) shtese ia hedhim sipas nevojes.Ne fund i shtojme djathin permazan te bluar dhe e sherbejme.
__________________ Nobody is perfect ... |
|
#7
| ||||
| ||||
| Speca te mbushur Per 6 persona: 15 speca te kuqe ose jeshil 1 kg mish i bluar 2 qepe mesatare (te bluara me makine) 1 gote oriz vaj 2 karrota (te bluara me makine mishi) 1 thelb hudhre (i bluar) krip,vegete,piper te zi edhe piper me fara bene edhe te kuqe Qepet ne vaj fergohen mire, i hedhim mishin ,orizin, karrotat ,hudhren ,piper te kuq , piper te zi dhe vegete ,te gjitha keto i perzijme mire ,marrim 15 cope speca i pastrojm u heqim farat dhe i mbushim ,i rendisim ne nje tepsi, hedhim siper pake vaj ,dhe pak uje i fusim ne furre ,mbas nja 15 minutave i nxjerrim jashte, dhe i kthejme ne anen tjeter, keshtu lehen edhe 15 ,apo 20 deri sa te jene gati. Servohen me jogurt dhe sallate. ju befte mire.
__________________ Nobody is perfect ... Modifikuar per here te fundit nga Qershija : 27-08-2004 ne 22:12. |
|
#8
| ||||
| ||||
| Sarma Nevojiten: Laker turshi 1 kg mish te bluar 6 qepe vaj krip 2 domate majdanoz oriz piper te zi Ne nje tenxhere hidhim vaj dhe hidhim qepe te bluar deri sa te skuqen shtojme pak kripe, shtojme mishin e bluar ne momentin e skuqjes, me pas shtojme domatet (domateve ua hekim lekuren me pare).Me pas shtojme dy tufa majdanoz dhe i grijme imet dhe ia shtojme mases, nderkohe marrim dhe oriz dhe e shtojme ne masen qe po skuqet ne zjarr.E perziejme masen shtojme pak piper te zi dhe ndalojme kavurdisjen. Nderkohe marrim nje tepsi te gjere, Hidhni pak vaj ne fund te saj dhe mbi te vini nje shtrese me fletet e lakres turshi te shtrira mbi njera tjetren Marrim nje flete lakre dhe mu ne mes te saj me luge hedhim nje mase nga e brendshmja e pregatitur .E palosim gjethen nga ana e bishtit nje here nja dy gisht me pas palosim anesoret dhe ne fund pjesen e majes se fletes .Mbeshtjellja mund te behet ne menyre katrore, kubi dmth, ose ne forme te rrumbullaket si cilinder, qe eshte dhe me e kendshme.Kujdes te perdorni te njejten mase per te gjitha qe te dalin e njejta forme e te jene edhe te kendshme per me i shiku. Sarmat servohen me jogurt dhe salade JU BEFTE MIRE!
__________________ Nobody is perfect ... |
|
#9
| ||||
| ||||
| Tave Kosi (Elbasani) Tava pergatitet me mish qengji ,pule ose dashi. Po te jete me mish qingji ajo piqet direkt, ndersa me mish tjeter duhet te zihet me pare. Mishi qingjit pritet ne thela dhe vihet ne tepsi. I hidhet gjalpe dhe futet ne furre e hiqet. Here pas here hidhet uje nga pak qe te mos thahet. Pasi hiqet nga furra, ne nje tenxhere me gjalpe kaurdiset pak miell deri sa te zverdhet. Shtohet lengu i mishit te pjekur, perzihet dhe vlojne deri sa te trashet si salce. Largohet nga zjarri dhe pasi ftohet i shtohet kos, veze, kripe dhe perzihen mire. Ne tave hidhet pak oriz gjysem i zier, rradhiten thelat e mishit, hidhet masa e pregatiur me pak gjalpe siper e piqet ne furre derisa ne faqe te krijohet nje cipe e kuqe.
__________________ Nobody is perfect ... |
|
#10
| ||||
| ||||
| urime Qershia per dijet e tua ne fushen e kuzhines per taven e Elbasanit do doja te shtoja se behet me e shijshme nese gatuhet ne tave balte Pershendetje nga Lostparadise
__________________ Librat dhe kujtimet hidhen ne leter per te mbrojtur njerezit qe deshem ne jete, nga armiku i tmershem me emrin dyfish: kalbezim dhe harrese. |
|
#11
| ||||
| ||||
| Flm Lostparadise per plotsimin dhe komplimentin tend ... Me nevojitet edhe ndihma juaj qe ta bejem kuzhinen dhe te gjitha sektoret ne forum si eshte me se miri.... me respekt, Qershija
__________________ Nobody is perfect ... |
|
#12
| ||||
| ||||
| Mish viēi me perime 500 gr mish tul Vaj ulliri 3-4 lugė gjelle, karrota, selino, qepė , perime tė ndryshme 1 kg, majonezė 1/2 filxhan ēaji. Rostoja e viēit, pasi tė jetė ftohur pritet nė feta tė holla, nė drejtim tė kundėrt tė fijeve, vihet nė pjatė nė formė shkalle dhe zbukurohet me ullinj, kastraveca turshi, me domate tė prera nė feta, me rrepan tė kuqe, qepė tė njoma ose me ndonjė sallatė tjetėr. Mund tė shoqėrohet me salcė majoneze ose mustardė (salcė e pėrgatitur me sinap).
__________________ Nobody is perfect ... |
|
#13
| ||||
| ||||
| Gjyveq Podujeve Duhen: 1 kg mish ose 1 pule 5 patate, 2 gota uji oriz, 3 speca, 2 patlligjana te zi, 2 karrota, 2 domate, 2 luge bizele, vaj ,vegete,piper i kuq. Ky lloj gjyveqi mund te behet me cdo lloj mishi.Por preferohet me mish pule dhe viēi. Se pari pastrohet mishi mire me uje te vaket disa here edhe prehet ne copa,e fusim ne nje ene te cilen e vendosim mbi zjarre per 1 ore ose edhe me teper varet deri sa te zihet mishi mire.Pastaj ne tepsi i vendosim vajin,patatet,orizin (te cilin me pare e kemi qeruar dhe lare disa here ne une te nxehte),specat,domatet,patlligjanat e zi,karrotat,bizelen,etj (mund te shtoni perime simbas shijes) ku te gjitha keto me heret i kemi lare mire dhe i kemi prere ne forma te deshirueshme,i fusim ne furre per pak minuta sa te fergohen pak pastaj i nxerrim nga furra ju shtojme vegete(melmesa te ndryshme) dhe i perziejme mire.Pastaj e shtojme edhe piperin e kuq edhe ne fund e marim enen te cilen kemi vendosur mishin me pare dhe ne mesin e tepsis vendosim mishin pasataj hedhim mbi ta lengun e mishit qe ka mbetur ne ene. E marim tepsin e fusim ne furre dhe e lem derisa te shohim qe jan rritur kokrrat e orizit dhe qe eshte zier gjyveqi ne pergjithesi.E sherbejme me sallate te cfardoshme dhe kos.. Ju befte mire!
__________________ Nobody is perfect ... |
|
#14
| ||||
| ||||
| Citim:
__________________ ♠☺¢▲ Ńe nuk mund te shkepusim asnje flete nga JETÅ jone, ndonese fare lehte mund ta hedhim ne zjarr gjithe librin e saj. |
|
#15
| ||||
| ||||
| Buke me mish 1 kg mish(i bluar) 1 qepe te vogel 3 vaj-krem 5 ve Mishin e qepen(e bluar) e fergone me vaj dhe melmesa.Ne nje ene tjeter vendosim vete dhe ajken dhe i tundim se bashku , ne fund i bejme bashke i vendosim ne nje tepsi dhe i futim ne sobe(furre). ju befte mire!
__________________ Nobody is perfect ... ![]() |