Parajsa.com


Parajsa Shqiptare Forum

Cfare ju duhet te dini?

 

Kthehuni Mbrapa   Parajsa Shqiptare Forum | Shkenca dhe jeta | Kuriozitete

Vende turistike neper bote!

Pergjigju
 
LinkBack Alternativa Teme Vleresoni Temen
  #1  
Te vjeter 28-12-2003, 06:38
Minifotoja e anetarit AlbShkodra
Anetare Nderi
 
Reg: 11-09-03
Lokalizimi: Londer
Postime: 5,425
Kryesore Vende turistike !

Vende te ndryshme turistike neper bote
__________________
Njeriu lind per ta jetuar jeten, pastaj kerkon magjine e saj: dashurine, pasi e gjen... jeta stoliset me miresi... miresise i falesh dhe me engjellin tend keni nje zemer te perbashket. Te dua cmendurisht engjelli im.
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
Pergjigjuni me Citim
  #2  
Te vjeter 28-12-2003, 06:54
Minifotoja e anetarit AlbShkodra
Anetare Nderi
 
Reg: 11-09-03
Lokalizimi: Londer
Postime: 5,425
Kryesore

Siēilia,

Ishulli i qetėsisė dhe i bukurisė sė hapur

“…toka e natyrės bujare, e dritės sė qartė, e ujėrave dhe pyjeve, e kopshteve dhe luleve tė portokallit erėmirė. Ishulli i ekzistencės sė pastėr dhe kontrastuese. Ishulli i miteve dhe legjendave. "Jam i lumtur qė munda tė kem nė shpirtin tim panoramėn e Siēilisė, kėtij ishulli tė bukur dhe unik, tė pastėr autentik dhe tė plotė”
J.W. Goethe


Njė trekėndėsh magjik nė mes tė detit blu. Njė tokė e vizituar nga fenikasit, grekėt, romanėt, bizantėt, arabėt, normanėt. Tė gjithė kanė lėnė nė ishull fragmente tė vogla ose tė mėdha tė kulturės sė tyre. Edhe sot mund tė admirohen tempujt grekė, mozaikėt romanė, ndėrtesat e shkėlqyera arabo-normane.

Pak gjeografi
Siēilia ėshtė ishulli mė i madh i Mesdheut dhe ėshtė rajoni mė mesdhetar i Italisė. Ngushtica e Mesinės, e gjerė mė pak se 3 kilometra, e ndan nga pjesa e gadishullit dhe kanali i Siēilisė e ndan nga Afrika nė njė distancė prej 140 km. Ishulli ka formė trekėndėshi me dy brinjėt e gjata qė lagen nga Mar Tirreno nė veri dhe nga Kanali i Siēilisė nė jug, dhe brinja mė e shkurtėr laget nga deti Jon nė lindje.
Qė nga dyndja muslimane, ishulli u nda nė tre lugina tė mėdha: Val Mazara nė perėndim, Val Demone nė verilindje, Val di Noto nė juglindje. Siēilia pėrmban nė territorin e saj njė numėr ishujsh tė vegjėl: Eolie o Lipari dhe Ustica nė bregun verilindor nė Mar Tirreno, Egadi nė perėndim nė distancė tė vogėl nga brigjet e Trapanit, Pelagie dhe Pantelleria nė jug tė kanalit tė Siēilisė. Kurse nė jug shtrihet ishulli i Lampeduzės qė shėnon edhe pikėn mė jugore tė Italisė.
Ndėrsa ndarja administrative konsiston nė 9 provinca : Agrigento, Caltanissetta, Catania, Enna, Messina, Palermo, Ragusa, Siracusa, Trapani.
Siēilia dhe ishujt e saj u bėnė njė rajon me Autonomi vetėqeverisjeje nė vitin 1946 me Palermon si kryeqytet; dhe parlamentin e vet e ka patur qė nga viti 1947. Popullsia ėshtė mė shumė se 5,1 milionė, me njė dendėsi 190 vetė pėr km2.
Europė, Afrikė dhe Azi, nė njė ishull
Tė organizosh ose tė zgjedhėsh itinerare turistike nė Siēili do tė thotė, para sė gjithash, tė dish tė vlerėsosh morinė e opsioneve tė mundshme tė kėtij ishulli, duke filluar qė nga ato arkeologjike, historike dhe nga pushimet e paharrueshme falė karakteristikave gjeografike dhe traditės.
Gjithēka ėshtė e mundur, sepse Siēilia ka shekuj histori pėr tė ofruar, duke filluar qė nga gjurmėt arkeologjike, dėshmi e gjallė e pranisė sė jetės nė kėtė rajon edhe nė periudhat parahistorike, pėr tė vazhduar mė pas me tė gjitha format ekspresive, me tė cilat njeriu i atėhershėm ka dashur tė dėshmojė dhe transmetojė tek pasardhėsit ekzistencėn e tij.
Dyndjet e popujve tė tjerė gjatė historisė
Nuk duhet nė asnjė mėnyrė tė harrojmė dyndjet e shumta nė ishull, qė nga grekėt qė ishin tė interesuar pėr pjesėn lindore tė Siēilisė nė shekullin e VIII para Krishtit. Gjurmėt janė shumė tė dukshme nė Sirakusa dhe Agrixhento, pėr tė kaluar pastaj nė periudhėn bizantine, mė pas arabe qė i dha njė zhvillim tė madh bujqėsisė, nė atė normane qė filloi nė fund tė vitit 1000. Kjo e fundit ėshtė pjesėrisht e kritikueshme, sepse betejat e tyre pėr pushtimin e ishullit, sollėn shkatėrrim total tė vlerave artistike dhe kulturore tė mėparshme, por qė i dhanė atij njė aspekt politik tė bazuar nė aleanca tė forta me kishėn dhe modelet e reja konstruktive, tė sjella nga besime tė ndryshme qė mbėrritėn aty.
Siēilia, disa thenie
Siēilia ėshtė mė shumė se ishull.
Zbulo Siēilinė dhe ke zbuluar botėn.
Shoqėria e parė multikulturore nė planet.
Siēilia ėshtė rajoni mė kozmopolitan i Italisė dhe Europės, e sunduar nga aziatikėt, afrikanėt dhe europianėt.
Siēilia ėshtė bardh e zi dhe miliona hijėzime gri.
Nuk ka vend tjetėr nė tokė si Siēilia.
Ky ishull ėshtė vend unik plot art, arkeologji, histori, folklor dhe peizashe impresionuese.
Siēilia ėshtė pothuaj njė komb mė vete.
Siēilia ėshtė Europė, Afrikė dhe Azi nė njė ishull. 30 shekuj histori nė stilet klasike, romane, gotike dhe baroke.
Zoti e krijoi Siēilinė, ishullin e diellit, vendin e plazheve tė parajsės dhe maleve tė magjishėm, mrekullinė mė tė madhe natyrore. Brigjet e Sicilisė janė tė arta me orkide portokalli dhe limoni.
Plazhet dhe lokalitetet
Siēilia mund tė ofrojė me tė vėrtetė shumė pėr turistėt, nisur nga bagazhi i saj historik, kulturor dhe social, pasuritė kulturore si muzetė dhe kishat. Prej kohėsh Siēilia ka qenė shumė e vizituar, falė statusit tė saj si ishulli mė i madh i Detit Mesdhe edhe pėr praninė e arqipelagėve tė vegjėl qė e rrethojnė dhe gjallėrojnė, si mbretėri tė pushimeve detare.
Nė tė vėrtetė, bukuria e detit, shembull tipik i jetės dhe pasioneve, i legjendave dhe metaforave me ngjyrat e tyre, bukuria e brigjeve dhe plazheve, ka shtuar edhe mė shumė hijeshinė e kėtij ishulli. Bukuria e tre deteve qė lagin brigjet e ishullit, diversiteti i tyre, vulosin rėndėsinė e ishullit si vend turistik. Nė jug, Afrika me brigjet tuniziane, pasuron ishullin me elementė folklorikė tipikė tė njė kulture tėrėsisht tėrheqėse.
Bukuria e peizazheve natyrore, butėsia e klimės, pasuria me bimėsi dhe njė sistem hotelesh tė mrekullueshėm e bėjnė vizitėn siēiliane tė paharrueshme.
Plazhet mė tė njohura publike janė Porto Empedocle, Carini nė perėndim tė Palermos, afėr Ishullit tė Femrave, Castellamare del Golfo, Palermo dhe sidomos Trapani e Cefalł tė njohur edhe si tė frekuentuar nga personazhe tė famshėm botėrorė.
Ishulli i Siēilisė perėndimore afėr Trapanit. Lipari, ka disa plazhe nė kėta ishuj. Tė mėdha por shumė tė populluara janė plazhet jashtė Palermos, nė pjesėn perėndimore tė Malit Pellegrino.
Kėshtjellat e epokave tė ndryshme, muzetė e panumėrta, historia e ishullit, janė motive po aq tė rėndėsishme pėr ta vizituar. Ndėrsa pėr argėtimin, muzikėn, netėt pasionante, nuk mund tė them gjė tjetėr veēse: Ku mund t’i gjeni mė mirė se nė Itali?!
Etna, asnjė s’e di me saktėsi se kur mund tė shpėrthejė pėrsėri..
Njė nga bukuritė mė tė mėdha natyrore tė Siēilisė ėshtė mali i saj mė i lartė, Etna. Nga grekėt e lashtė, mali Etna, ishte zona e perėndisė sė zjarrit dhe shtėpia e monstrės me njė sy, e njohur si Ciklopi. Me njė lartėsi prej 3350 metra, ky mal ėshtė vullkani mė i lartė aktiv nė tė gjithė Europėn. Pamja e tij ndryshon pas ēdo shpėrthimi dhe llava, me kalimin e viteve, ka shtruar rrugėn e saj deri nė breg.
Mbi 1200 m2 tė sipėrfaqes sė Etnas janė mbuluar me llavė tė dendur. Etna ofron ski nė muajt e dimrit dhe ēlodhje nėn pemėt e shumta gjatė verės. Ka edhe maja tė tjera mė tė ulėta nė kodrat e Etnės dhe shpella shumė interesante. Meqėnėse Enta ėshtė vullkan aktiv me llavė relativisht tė freskėt dhe njė sėrė vatrash, askush nuk e di me saktėsi se kur do tė jetė shpėrthimi tjetėr i tij.
Njė varietet shumė i madh speciesh druri, pisha dhe lisa tė lartė mbulojnė sipėrfaqen e tij, por nuk mungojnė edhe shkurret dhe bimėt mė tė ulėta. Pemėt e pėrhershme rreth Etnas ndryshojnė ngjyrė nė vjeshtė, duke krijuar njė paradė spektakolare hijezimesh me ngjyra tė ndryshme.
Akullorja ėshtė shpikur pikėrisht kėtu
Nuk ka asnjė mėdyshje qė kuzhina ėshtė njė nga tėrheqjet mė kryesore nė Siēili. Ndodh qė e kemi shijuar ushqimin siēilian edhe pa ardhur kėtu. Kur pėrmend kuzhinėn italiane, menjėherė mendja tė shkon tek pasta dhe picat. Por kuzhina siēiljane, me dietėn e saj mesdhetare, i transformon kėto nė njė nga kėnaqėsitė mė kulmore. Caponata, njė sallate shumė e shijshme me ullinj, e cila shėrben pėr tė hapur oreksin.
Ishulli njihet pėr kuzhinėn me prodhime deti, por edhe prodhimet e mishit janė shumė tė pėlqyera, sidomos mishi i qengjit edhe i pulės. Ndėrsa ėmbėlsirat janė tė mrekullueshme. Kasata ėshtė specialiteti mė i njohur si dhe akullorja siēiliane ėshtė e shkėlqyer. Nė fakt, ka mundėsi qė akullorja tė jetė shpikur pikėrisht kėtu gjatė periudhės romane. Merrej borė nga mali Etna dhe me aromatikė tė ndryshėm servirej pėr elitėn e atėhershme.
Siēilia, roja detare e Mesdheut
Duke u pėrballur nė vazhdimėsi me masa tė mėdha klandestinėsh shqiptarė, kurdė apo singalezė, nė plazhet e tyre, siēilianėt janė mėsuar tashmė me flukse tė huajsh. Kėshtu ata vazhdojnė tė jetojnė, duke mėnjanuar paragjykimet dhe komentet mbi situatėn aktuale, njė eksperiencė antike dhe e rrėnjosur thellė nė historinė e tyre.
Kilometra tė tėrė brigjesh tė hapura nė det pėr shekuj me radhė e kanė prezantuar ishullin italian si portėn e lindjes. Njė rrugė pėr bizneset fitimprurėse, por edhe si ana e kundėrt e medaljes, pėr pushtuesit, tė arratisurit, piratėt dhe ēdo loj mysafirėsh tė tjerė, tė mirėpritur ose jo.
Kur kanė mbėrritur shqiptarėt e parė nė brigjet italiane?
Tė parėt nga “vendi i shqiponjave”, siē e quajnė italianėt shpesh Shqipėrinė, ata qė e adoptuan edhe Siēilinė si atdheun e tyre nuk ishin bijtė konfuzė tė regjimit tė Tiranės, nė fillim tė viteve 90, por arbėreshėt, qė arritėn nė shekujt XV dhe XVI, nė fillim pėr t’u shpėtuar turqve, pastaj pas vdekjes sė Skėnderbeut.
Mozaiku i gjuhėve mė pak tė folura nė Siēili, vlen mė shumė sesa ēdo libėr historik, sepse bėn evident kompleksin, pėrzierjen tėrheqėse tė qytetėrimeve tė ndryshme qė, nė tė mirė e nė tė keqe, pėrbėn stofėn e kėtyre rajoneve si Pulja, Siēilia dhe Kalabria. Veēojmė kėtu qė nė ishull ka vende ku prej shekujsh flitet shqip.
Imazhe te Ngjitura
Lloji i Skedarit: jpg sicilia3.jpg (64.1 KB, 141 vezhgime)
__________________
Njeriu lind per ta jetuar jeten, pastaj kerkon magjine e saj: dashurine, pasi e gjen... jeta stoliset me miresi... miresise i falesh dhe me engjellin tend keni nje zemer te perbashket. Te dua cmendurisht engjelli im.
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
Pergjigjuni me Citim
  #3  
Te vjeter 28-12-2003, 07:08
Minifotoja e anetarit AlbShkodra
Anetare Nderi
 
Reg: 11-09-03
Lokalizimi: Londer
Postime: 5,425
Kryesore

Budapesti

BUDAPESTI, njė eksperiencė pėr gjithė jetėn

Doni tė dini si ėshtė Budapesti?
Me pak fjalė ėshtė i pakrahasueshėm, i magjishėm, emocionues e plot surpriza. Qytet historik, por asnjėherė i palėvizshėm. Kultura, tradita, jeta plot energji, pulsojnė nė ēdo kėnd tė tij. Njė tėrėsi e ekuilibruar me dimensione tė vogla e tė mėdha, tė sė shkuarės dhe tė sė ardhmes, falė elegancės, qetėsisė dhe dinamizit.
Budapesti, perla e Lindjes
Pėrgjigje mė tė qartė pėr pyetjen nėse duhet tė vizitoni apo jo Budapestin, e ofron vetė ky qytet kur demostron dy pjesėt e tij Pesti dhe Buda, tė ndara nga lumi Danub dhe tė lidhura nga shumė ura elegante, 7 automobilistike dhe 2 hekurudhore. Nga tė dyja anėt e lumit mund tė admirohen perlat e trashėgimnisė botėrore. Nė majė tė kodrės ngrihet Pallati Mbretėror i Budės, njė lagje mesjetare, me ndėrtesa tė ulėta tradicionale qė tė japin pėrshtypjen e qyteteve tė vogla mikėpritėse. Kodra e kėshtjellės ėshtė krenaria e hungarezėve, simbol i historisė dhe identitetit tė tyre. Ndėrsa nga ana tjetėr e lumit shtrihet Pesti, njė metropol lirie dhe dinamizmi, me institucionet zyrtare, pallate tė dekoruara dhe vende tė magjishme ēlodhjeje dhe argėtimi.
Nė anė tė lumit nė hyrje tė Pestit ndodhet njė nga simbolet e qytetit, Pallati i Parlamentit, njė nga mė tė mėdhenjtė nė botė, me mė shumė se 700 dhoma, me njė arkitekturė fanatasike tė viti 1907, gjithēka e gdhendur nė detaj si nė njė kėshtjellė rėre. Nė oborrin pėrpara tij dy luanėt e mėdhenj, janė rojet besnike qė nga koha e perandorisė sė madhe Austro-Hungareze. Pallati madhėshtor me ngjyrė vishnje, duket sikur po i gėzohet historisė qė e vėshtron nga ana tjetėr e lumit.
Pasuria natyrale dhe arkitekturore organizohen nė njė tėrėsi monumentale me emrin Budapest, kryeqytet i Danubit. Atmosfera dhe panorama e rrugėve pėrgjatė Danubit u krijua nga kalėrimi me kuaj nė shekullin e XIX-tė dhe XX-tė, epokė kur Budapesti u bė njė nga metropolet mė tė zhvilluara, mė dinamikė dhe mė tėrheqės.
Por edhe tani, nė mileniumin e ri ėshtė bėrė edhe njėherė teatri i mundėsive, i dinamizmit dhe ndryshimeve tė shpjeta e tė pabesueshme. Bashkėjetesa e tė shkuarės me tė ardhmen, forcės dhe faljes, shenjat e kudoshfaqura tė ndryshimit, ndėrtojnė karakterin e sotėm tė Budapestit, tėrheqės dhe i papėrsėritshėm, pėrshtypje qė ēdo vizitor e mbyll nė zemrėn e tij dhe e ruan nė kujtesė.

Budapesti ėshtė zemra e Hungarisė, shtėpia e 20 pėrqind tė popullsisė hungareze. Asnjė qytet tjetėr hungarez nuk i afrohet Budapesit pėr nga madhėsia, bukura dhe rėndėsia. Qyteti ėshtė njė miks i ndėrtesave tė vjetra dhe tė reja, shumė nga ndėrtesat historike, kishat muze dhe shtėpitė e personaliteteve tė shquara, janė ngritur nė fund tė viteve ‘800 kur udhėhiqnin austriakėt.
Ndėrtesat e zbukuruara u kujtojnė vizitorėve kryeqytetin austriak, Vienėn. Ndėrtesat mė tė reja tė ndėrtuara gjatė regjimit komunist kanė tė njėjtėn pamje, uniforme dhe tė mėrzitshme.
Budapesti ėshtė njė qytet shumė i madh dhe kuriozitetet nuk mund tė shuhen duke e pėrshkuar nė kėmbė. Transporti nė Hungari ėshtė i shumėllojshėm dhe nga mė modernėt. Ka disa linja metrosh, tramvaje, autobuzė, minubuzė, trena dhe taksi. Kudo gjen tabela dhe harta tė Budapestit ku shėnohen me ngjyra tė ndryshme, linjat qė duhet tė marrėsh pėr tė vizituar vendet qė do.
Ēfarė nuk duhet tė humbisni nga Budapesti
Nuk mund tė kuptohet njė vizitė nė Budapest, nėse nuk viziton Kėshtjellėn e Budės dhe lagjen e saj. Njė pjesė tė madhe tė kodrės sė Kėshtjellės e zė Pallati Mbretėror, i cili u shkatėrrua plotėsisht gjatė pushtimit turk. Otomanėt vendosėn aty disa topa tė mėdhenj qė me dy tė shtėna mund tė shkatėrronin gjithė qytetin. Gjatė Luftės sė Dytė Botėrore pjesa e brendshme e pallatit u dogj, por mė pas u rindėrtua nė vitin 1970 dhe nė tė gjenden Galeria Kombėtare, Muzeu Historik i Budapestit, Biblioteka Kombėtare dhe Muzeu i Arteve Bashkėkohore.
Lagjia e Kėshtjellės ėshtė njė nga pikat mė tė bukura pėr shėtitje romantike. Pallatet elegante tė silit barok dhe zopf janė kujtime nga pushtimi turk. Kisha Mattia ėshtė njė dėshmi tjetėr e kėtij pushtimi, ndėrsa muret janė zbukurar me afreske dhe portete tė shenjtėve, Krishtit dhe Shėn Mėrisė, xhamat janė tė zbukuruara me pashallarė tė rrethuara nga gra qė u shėrbejnė. Nė krah tė saj dhe nė qendėr tė sheshit ėshtė monumenti i stilit barok i Holy Trinity (simboli i atit, birit dhe shpirtit tė shenjtė), nė krahun tjetėr ngrihet Bastioni i Peshkatarėve, njė kėshtjellė e vogėl prej guri tė bardhė me shumė rrugica, shkallė tė gurta dhe pika vrojtimi.
Sheshi i Heronjve dhe Muzeu i Arteve tė Bukura
Pėrgjatė rrugės Andrassy, rruga e parė metropolitane me tė vėrtetė elegante, pėrveē vilave tė bukura tė pėrfaqėsive tė huaja gjendet edhe Teatri i Operas, ndėrtim i hershėm zbukuruar me afreske tė piktorėve mė tė famshėm tė asaj epoke. Teatri i Operas dhe Akademia e Muzikės janė sinonimi i elegancės, por nuk mungojnė edhe pubet, teatrot, klubet e natės qė ofrojnė argėtim pa fund pėr tė gjithė.
Rruga Andrassy mbyllet me Sheshin e Heronjve ku ndodhen dy muzeume: i Arteve tė Bukura dhe i Artit Modern, dy ndėrtesa tė mėdha tė silit klasik tė vendosura pėrballė njėra tjetrės. Ėshtė pėr tė pėrmendur Muzeu i Arteve tė Bukura, njė nga mė tė mirėt nė Evropė, pasi mban koleksione tė manitshme tė skulpturave greko-romake, por edhe piktura nga emra tė mėdhenj si Rafaelo, Tiziano, Veronese, Rembrandt.
Nė qendėr nė hapėsirėn midis dy muzeve lartėsohet monumenti Milenium, ku paraqiten me mjeshtėri tė gjithė heronjtė kombėtarė hungarezė. Portetet e tyre tė punuara nė bronx, paraqesin heronjtė legjendarė nė pozicione luftimi, hipur mbi kuaj dhe karoca me shpata nė dorė.
…Shėtitja pėrgjatė lumit, urat dhe Ishulli i Margaritės
I parė nga lart ēdo qytet, tė jep njė pamje tjetėr tė tijėn. Nė rastin e Budapestit, pamja ėshtė krejt speciale, sepse bukuria e tij qėndron nė harmoninė e bukurisė natyrore dhe asaj arkitektonike. Panorama ndryshon nga kėndvėshtrime tė ndryshme, nga kodrat, urat kishat dhe kullat dhe tė gjitha janė njėsoj tėrheqėse.
Nė majė tė njė kodre ėshtė vendosur Statuja e Lirisė, monument tipik komunist me lartėsi 14 m. Urat mbrojtėse rreth e qark monumentit si dhe ujvara poshtė tij, falė sistemit modern tė ndriēimit ofrojnė njė spektakėl tė mahnitshėm. Ura e Elisabetės, njė nga mė tė dėgjuarat, u ngrit pėr nder tė mbretėreshės sė vrarė mė 1898 dhe e rindėrtua nė 1964 me harqe moderne dhe statuja nė tė dyja anėt.
Ishulli i Margaritės, quajtur kėshu pėr nder tė vajzės sė flijuar nė tė nga i ati,shtrihet midis dy urave Margarita dhe Arpad dhe ėshtė parku mė i bukur i Budapestit. Nė tė mund gjeni pėrveē shtėpisė muze, shumė bare, restorante dhe motele me pishina. Nėse doni tė pėrshkoni ishullin, do tė gjeni biēikleta me qera dhe udhėtimi pėrgjatė tij do tė jetė i paharrueshėm.
….Qyteti i burimeve termale dhe jetės sė natės
Dy gjėrat qė do tė hasni mė shpesh nė Budapest janė burimet termale dhe klubet e natės. Kryeqyteti i Hungarisė ka njė pasuri burimesh termale unike nė shkallė botėrore. Nė 14 vende shpėrthejnė rreth 123 burime termale. Banjoja termale Lukacs ėshtė pishina mė e preferuar e artistėve hungarezė, ndėrsa banjoja Gellert ėshtė njė nga mė elegantet.
Klubet e natės janė po kėshtu shumė tė pėrhapura, ato gjenden edhe nė mes tė qytetit anės rrugėve kryesore, por edhe nė kodrėn e kėshtjellės dhe nė periferi. Pėrveē tyre ka edhe shumė restorante me muzikė, klube xhazi etj.
Kuzhina hungareze ėshtė shumė e mirė dhe e pasur. E veēanta e saj ėshtė pėrdorimi i tepėrt i esencave djegėse. Pėrsa i pėrket pijeve, askush nuk mund tė largohet nga ky vend pa blerė njė shishe Unicum, pija e famshme kurative hungareze. Restorantet ku mund t’i shijoni tė gjitha kėto janė tė shumtė, por pėr ata qė tė ngrėnit e quajnė sfidė, eskperienca nė restorantin Fatal, me porcione tė jashtėzakonshme ushqimi, do tė jetė e paharrueshme.
Imazhe te Ngjitura
Lloji i Skedarit: jpg budapest1.jpg (70.8 KB, 115 vezhgime)
__________________
Njeriu lind per ta jetuar jeten, pastaj kerkon magjine e saj: dashurine, pasi e gjen... jeta stoliset me miresi... miresise i falesh dhe me engjellin tend keni nje zemer te perbashket. Te dua cmendurisht engjelli im.
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
Pergjigjuni me Citim
  #4  
Te vjeter 28-12-2003, 07:21
Minifotoja e anetarit AlbShkodra
Anetare Nderi
 
Reg: 11-09-03
Lokalizimi: Londer
Postime: 5,425
Kryesore

Kroacia

Kroacia, vend i vogėl pėr pushime tė paharrueshme

Pak vende nė botė mbartin kaq shumė diversitete natyrore dhe gjeografike nė njė sipėrfaqe tė vogėl si Kroacia. Pėr kėtė arsye, shumė njerėz e konsiderojnė Kroacinė si njė nga vendet mė tė bukura. Kroacia nėpėrmjet ndryshimeve ekzistuese midis veriut, jugut bregdetit dhe zonės kontinentale ofron aventura, varietete dhe bukuri tė rralla. Por mbi tė gjitha ajo qė e bėn Kroacinė njė vend qė tė gjithė ėndėrrojnė ta vizitojnė ėshtė mikpritja.
Sipas pozicionit gjeografik, Kroacia ėshtė vend i Evropės Juglindore, vend mesdhetar.
Si njė vend turistik, ėshtė i njohur pėr bukuritė natyrore, dhe pėr bregdetin tepėr tė thyer me rreth 1 185 ishuj tė madhėsive tė ndryshme.
Kroacia ka 2 600 orė me diell nė vit, gjė qė e bėn atė vendin mė me diell nė tė gjithė Evropėn. Falė pozitės gjeografike, ku nė njėrėn anė tė saj gjenden alpet dhe nga ana tjetėr deti Adriatik, si dhe pėr shkak tė lumenjve tė shumtė qė e pėrshkojnė kėtė vend si; Una, Kupa, Sava, Drava dhe Danubi, Kroacia ėshtė njė vend me klimė shumė tė ndryshueshme dhe me florė dhe faunė tė pasur. Zona bregdetare qė laget nga deti Adriatik si dhe kodrat me pyje tė pasura e bėjnė kėtė vend tė ketė dy lloj klimash: mesdhetare dhe kontinentale. Moti karakterizohet nga vera e nxehtė, shumė ditė me diell dhe nga dimri i butė dhe me shi. Kėshtu ishulli Hvar (ka njė temperaturė mesatare prej 8.7 oC nė janar) dhe ka 2718 orė me diell nė vit ndėrsa Dubrovnik-u ka 2584 orė. Gjėja mė karakteristike dhe mė e ēmuar e natyrės ėshtė deti blu.
Turizmi veror- Pjesa mė e madhe e ndėrtesave dhe komplekseve turistike ėshtė vendosur nė bregdet, i cili fillon nga Savudria nė veri dhe vazhdon nė Prevlaka nė jug. Gjatė sezonit tė verės turistėt mund tė qėndrojnė nė hotele tė kėndshme, apartamente si dhe kampe turistike. Natyra e paprekur dhe deti i pastėr janė diēka qė rrallė mund tė gjendet gjetkė. Sezoni i plazhit nė kėtė vend zgjat katėr deri nė pesė muaj, me njė temperaturė mesatare prej 24 gradė celcius. Plazhet e pastėr nė ishujt mė tė mėdhenj tė Kroacisė janė tė pėrsosur pėr ata qė pėlqejnė rrezet e diellit. Ishujt si: Kėrk, Cres, Brac, Hvar, Pag, Korcula, Vis dhe Kornati janė ndėr mė tė mėdhenjtė. Ka gjithashtu njė numėr gjiresh shumė piktoreskė, ku ndėr mė tė njohurit pėrmendim; Gjirin e Kvarner-it dhe atė tė Sibenik-ut.
Njė udhėtim pėrgjatė bregut ėshtė njė aventurė e paharrueshme. Mund tė fillohet qė nga Istria, gadishulli mė i madh i Kroacisė, pėr tė vazhduar me pikat e tjera shumė tė bukura turistike si: Rovinj, Pula dhe Motovun. Lista e vendeve qė ia vlen tė vizitosh ėshtė e pafund dhe tė shkruhen tė gjithė ėshtė pothuaj e pamundur, por kėtu po japim disa nga mė kryesoret. Mė nė jug janė; Opatija, Primosten, Solin, Split, Makarska dhe Dubrovnik. Secili nga kėto ka stilin dhe karakteristikat e tij dhe mund ta bėjė qėndrimin tuaj nė kėtė vend diēka tė paharrueshme. Po ashtu deti Adriatik tė ofron njė pamje interesante dhe shumė tėrheqėse, Bukuritė e tij mund tė shijohen me tragetet e shumta dhe motoskafet qė pėrshkojnė bregun.

Burimet termale – Njė numėr i madh burimesh termale dhe qendrash mjekėsore janė gjithashtu njė mundėsi e mirė pėr turistėt. Nė pjesėn kontinentale ka njė sėrė burimesh termale dhe qendra shėndeti p.sh nė; Daruvar, Lipik, Krapina dhe Tuhelj nė afėrsi tė Zagrebit. Qendra famoze shtrihen edhe pėrgjatė bregdetit.
Alpinizmi – Nė Kroaci nuk mungojnė as zonat malore. Alpinistėt kurajozė mund tė tėrhiqen nga kodrat e zhveshura pa bimėsi, ndėrsa pėr turistė tė tjerė njė udhėtim midis kodrave me pyje mund tė jetė me tė vėrtetė ēlodhės. Pikat dhe kampet e ngritura pėr kėtė qėllim tregojnė pėr njė traditė tė vjetėr aplinizmi.
Turizmi dimėror - Edhe pse Krocia ka kushte tė pėrshtatshme pėr zhvillimin e sporteve tė dimrit ky lloj turizmi nuk ka mundur ende tė bėhet fitimprurės. Zonat e skive janė lokalizuar nė Platak, liqenet Plitvice, Medvednica dhe afėr Zagrebit.
Turizmi fetar - Katolicizmi ka ushqyer gjithmonė traditėn e pelegrinėve nėpėr vendet e shenjta tė Koracisė. Kishat mė tė bukura ndodhen nė Marija Bistrica, Tėrsat afėr Rjekas , Aljma e tė tjerė.
Gjahu- Tė apasionuarit pas gjahut do tė kenė njė arsye mė shumė pėr tė kaluar pushimet e tyre nė Kroaci, ku ky aktivitet pėrbėn njė lojė tė madhe (me 70 000 derra, drera, arinj etj). Nė tė gjithė Kroacinė ka rreth 768 zona gjahu.
Tė dashuruarit pas natyrės, kur tė vizitojnė rajonin mė pyjor tė Gorski Kotar-it do ta ndiejnė veten si nė shtėpi. Pyjet mbulojnė rreth 63 pėrqind tė zonės dhe flora ėshtė e pasur me varietete tė shumta. Ndėrsa i ngjitesh kėtyre pyjeve mund tė vėzhgosh njė peizazh pėr ta pasur pėrgjithmonė nė kamerat tuaja.
Fshatrat e Kroacisė
Ka kaq shumė gjėra tė bukura pėr tė parė dhe vizituar nė Kroaci, vende qė rrallė i gjen nė ndonjė vend tjetėr. Kroacia ka rreth 300 zona natyrore qė mbrohen me ligj. Kujdesja dhe pasurimi i tyre ka filluar qė njė shekull mė parė, gjė qė dėshmon dėshirėn e madhe tė popullit kroat pėr tė ruajtur bukuritė natyrore. Kėtu po pėrmendim vetėm disa prej tyre, por ama tė gjitha vlejnė tė vizitohen. Kroacia ka shtatė parqe natyrale: ishujt Brijoni, ishujt Kornati, ishulli i Mlijetit, Ujėvarat e Kėrkas, Kanioni i Paklenicas, Liqenet Plitvice dhe mali Risnjak. Kėto parqe zėnė rreth 76310 hektarė tokė.
Peshkimi - Ujėrat e pastra tė Koracisė janė tė pasura me rreth 200 lloje peshqish. Shoqatave tė peshkatarėve iu lejohet tė peshkojnė sipas rregullave dhe nė territoret e pėrcaktuara. Gjithēka ėshtė rregulluar me ligj; sasia maksimale e peshqve tė kapur nė ditė, ndalimi i peshkimit me eksploziv apo lėndė kimike, ndalohet gjithashtu edhe peshkimi nė rezervate. Pra, nėse do t’ju pėlqente tė peshkonit, duhet tė kėrkoni mė parė informacion; ku dhe si.
Monumentet kulturore dhe historike
Kroacia ka njė trashėgimi tė pasur kulturore. Pėrveē kėsaj, gjatė rrugės sė saj historike ajo ka huazuar edhe nga kulturat e tjera. Kjo e bėn atė njė vend shumė tėrheqės pėr turistėt qė janė tė interesuar pėr historinė, arkitekturėn dhe teatrin. Shumė objekte kulturore kanė mbetur aty tė paprekura qė nga koha e grekėve romakėve dhe mesjetės: si nėpėr muzeume, kisha dhe ndėrtesa tė tjera tė vjetra me vlerė arkitekturore.
Nė shumicėn e fshatrave ndeshim rrėnojat e kėshtjellave, kishave apo xhamive tė njė kohe shumė tė hershme. Shumė kisha katolike romake simbolizojnė trashėgimninė kulturore tė popullit kroat dhe shfaqin bukurinė e vlerės historike tė kėtij vendi dhe rolin e tij nė rajon. Kisha e Kryqit tė Shenjtė nė Nin, u ngrit nė fillim tė shekullit tė XI-tė dhe nė vitin 1887 ajo u shpall si katedralja mė e vogėl nė botėn e krishterė. Kisha “The Holy Trinity” nė Split u ngrit gjithashtu midis shekullit tė IX dhe XI, Kisha e Shėn Peter-it nė Omis nė shekullin e X.
Ka disa qytete nė Kroaci qė mund tė konsiderohen muze mė vete. Kėto qytete janė tė pasur me monumente kulturore dhe urbanizmi nė qendėr tė tyre ėshtė i vjetėr dhe i konservuar me kujdes. Qytete qė i pėrkasin kėsaj kategorie janė; Pula, Motovuni, Zadari, Sibeniku, Spliti dhe Dubrovnik.
Restorantet dhe baret
Kroacia ofron njė pafundėsi restorantesh dhe baresh me ushqime dhe pije tradicionale. Bar-kafetė dhe diskoklubet ju ofrojnė mundėsi argėtimi deri nė orėt e para tė mėngjesit me muzikėn e larmishme dhe moderne.
Imazhe te Ngjitura
Lloji i Skedarit: gif croatia.gif (140.7 KB, 108 vezhgime)
__________________
Njeriu lind per ta jetuar jeten, pastaj kerkon magjine e saj: dashurine, pasi e gjen... jeta stoliset me miresi... miresise i falesh dhe me engjellin tend keni nje zemer te perbashket. Te dua cmendurisht engjelli im.
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
Pergjigjuni me Citim
  #5  
Te vjeter 29-12-2003, 00:44
Minifotoja e anetarit AlbShkodra
Anetare Nderi
 
Reg: 11-09-03
Lokalizimi: Londer
Postime: 5,425
Kryesore

Kopenhagen

Kopenhageni , kryeqyteti i ftohtė i njerėzve tė mirė

“Pak dekada mirėqėnieje materiale dhe kujdesi tė njė qeverie mė tepėr se atėrore, duket se e kanė rraskapitur shpirtin e racės vikinge, e cila ka mbi supe 1500 vite tė njė historie tė pavarur dhe energjike. Danezėt nga vikingė tė lindur nė liri dhe tipa tė vėshtirė u transformuan nė njė racė tė butė dhe tė ėmbėl”- 1939 Kopenhagen, diplomat Britanik


Me njė histori tė pasur, evidente nė ndėrtesat historike dhe rrugėt antike, me dyzinėn e njė bote me muzeume klasike dhe galeri, koshtet e mrekullueshme tė Tivolit dhe njė monarki tė qėndrueshme, njė nga mė tė vjetrat nė botė, kryeqyteti danez ofron njė pafundėsi tėrheqjesh pėr tė gjitha shijet.
Kopenhageni nuk ėshtė muze pa jetė, por njė qytet i gjallė, modern ku e kaluara mahnitėse bashkėjeton me fjalėn e fundit tė arkitekturės. Nga ana arkitekturore, Kopenhageni ka shumė pjesė interesante, qė nga pallatet administrative tė Christianborg Slot nė ishullin Slotsholmen tek kullat skenike tė Vor Frelsers Kirk. Por mbi tė gjitha, Kopenhageni ėshtė njė nga kryeqytetet me urbanisitikėn mė tė bukur nė botė, qė reflektohet nė ndėrtesat e reja dhe dyqanet mbresėlėnės. Ai prezanton bukuritė e tij nė njė kornizė ujore, qė e bėn atė njė nga qytetet mė tė bukur tė Evropės veriore.
Kryeqyteti i Danimarkės pėr pothuaj 600 vite mbetet qyteti mė i madh nė Skandinavi. Qyteti duket si njė shėtitore pa fund kėmbėsorėsh, me dyqane tė shumta dhe mundėsi tė ndryshme argėtimi, rrugė teatrore dhe teatro tė hapura. Parku i Tivolit ofron kėnaqėsi pa fund nė njė formė mė tradicionale, ndėrsa lagja kosmopolitane latine, tė shtyn drejt kafeve aromatike. Dhe nėse ndihesh mė shumė energjik, njė hap pėr nga parku Kristiana, tė mbush me adrenalinė pėr tė ēuar mė pas nė njė shėtitje romantike deri tek Sirena e Vogėl, qė qėndron e vetmuar hipur mbi njė gurė tė madh pranė detit, nė pritje tė princit tė saj tė dashur. Njė pamje shumė e kėndshme qė tė mbush me romantizėm dhe njė nga simbolet e Danimarkės. Kryeqyteti simpatik danez mbulon pothuaj tė gjitha nevojat e njė vizitori tė huaj dhe kėtė e bėn, me aromėn dhe traditėn skandinavase.

Tivoli, njė park gjigand lojėrash dhe argėtimi
Ka shumė gjelbėrim edhe nė qendėr tė qyteteve, njė mori parqesh tė mėdha dhe kopshtesh, ku mund tė shėtisėsh, tė luash apo tė pushosh. Adhuruesit e lojrave dhe argėtimeve, padyshim qė do tė drejtohen pėr nė Tivoli, parku i lojėrave dhe luleve nė qendėr tė kryeqytetit danez. Parku i famshėm ka funksionuar pėr mė shumė se 150 vite, kohė e gjatė pėr tė zgjedhur dhe kultivuar atė qė ėshtė mė e mira nė argėtimin e tė gjithėve.
Qilimi fluturues, karruseli, shfaqje tė hapura pėr publikun, lojėra karnavale, restorante e fast-foode. Pėr ata qė adhurojnė muzikėn ka shfaqje me valle tradicionale popullore, ndėrsa nė njė holl, orkestra dhe trupat e baletit ekzekutojnė pjesė tė muzikės klasike ndėrkombėtare. Dhe pasi tė jeni kolovitur nė lojėrat e shumta, tė keni admiruar lulet shumėngjyrėshe, tė keni zbrazur kuletėn nėpėr kioskat me shumė e shumė gjėra tė shijshme nė kėndin verior tė parkut Tivoli, nė mėnyrėn mė tė qetė argėtimi vazhdon me njė shėtitje nė pazarin Stroget, njė zinxhir i gjatė pėrbėrė prej pesė rrugėve, tė mbushura me dyqane dhe restorante, si dhe me njė pafundėsi teatrosh tė hapur.
Kėshtjella e Hamletit, misteret e saj
Danimarka mund tė quhet ndryshe shteti i kopshteve dhe kėshtjellave. Kronborg ėshtė njė nga kėshtjellat mė tė rėndėsishme tė Rilindjes nė tė gjithė Evropėn veriore, nė tė cilėn ėshtė ambientuar njė nga tragjeditė mė tė famshme, Hamleti. Ēdo vit qindra mijėra turistė vizitojnė kėshtjellėn e mrekullueshme. Shumė tė ftuar tė huaj e lidhin kėshtjellėn e Kronborg-ut me dramėn e Shekspirit dhe Hamletin, princin e Danimarkės. Ndėrsa pėr vizitorėt danezė, kėshtjella ėshtė njė monument historik dhe kombėtar. Mė 30 nėntor tė vitit 2000, Kronborg iu shtua dhe listės sė trashėgimisė botėrore tė UNESCO-s.
Njė histori tjetėr interesante lidhet me arrestimin e mbretėreshės sė Danimarkės. Princesha Caroline Mathilde ishte vetėm 15 vjeē kur u martua me mbretin Christian VII nė 1766, mendėrisht i sėmurė. Martesa ishte e palumtur dhe ajo krijoi njė lidhje intime me doktorin e mbretit, njėkohėsisht pretendent pėr fronin, Friedrich Struensee. Kur u zbulua nė vitin 1772, Caroline Mathilde u arrestua si bashkėpunėtore e tij dhe u burgos nė Kronborg. Pėr pesė muaj me radhė ajo ka qėndruar nė dhomėn kullė, afėr dhomės sė mbretėreshės dhe vetėm pas katėr muajsh u lirua dhe u detyrua tė largohej nga vendi.
Legjenda , Si e zgjodhi Shekspiri kėshtjellėn pėr tė vendosur tragjedinė tij
Princi Hamlet u pėrmend pėr herė tė parė para 800 vitesh nė historinė e Danimarkės, nga Saksonėt. Legjenda u ritregua nga Christian Pedersen, versioni i tė cilit u shtyp nė vitin 1514. Ky botim e pėrhapi legjendėn pėrtej kufijve tė Danimarkės. Nė Angli u shkruajt nga Thomas Kyd, ku version i ri i kėsaj pjese e transformoi Hamletin rreth viteve 1590 nė njė dramė hakmarrjeje.
Ndoshta i frymėzuar nga versioni i Kyd-it Uiliam Shekspir shkroi "Historia tragjike e Hamletit dhe princit tė Danimarkės dhe Kėshtjella e Elsinorit” rreth viteve 1600, duke ringjallur princin legjendar sakson. Shekspiri ishte i pari qė e lidhi legjendėn me Elsinorin dhe kėshtjellėn, kjo ndoshta sepse qyteti ishte njė nga mė tė rėndėsishmit nė botė nė shekullin e 17-tė. Elsinor ishte pika kyēe e trafikut tė anijeve dhe mė pas, ai u bė njė qendėr kulturore falė kėshtjellės mbretėrore Kronborg. Nuk dihet nėse Shekspiri e kishte vizituar Elsinorin. Por ėshtė fakt qė shumė aktorė anglezė e skocezė, kanė luajtur pjesė tė ndryshme nė Kronborg dhe nė qytetin e Elsinorit. Ata mund t’i kenė folur Shekspirit pėr kėshtjellėn vezulluese Kronborg dhe qytetin Elsinor, tė cilat e kanė frymėzuar atė pėr tragjedinė e Hamletit.
Tragjedia “Hamlet” u shfaq nė kėshtjellė pėr tė kujtuar 200 vjetorin e vdekjes sė Uilliam Shekspirit. Shumė nga rojet e kėshtjellės u pėrdorėn pėr figurantė. Skena u vendos nė kullėn e telegrafit, nė kėndin jugperėndimor tė kėshtjellės. Tragjedia ėshtė luajtur dhe mė pas nė kopshtin e kėshjellės dhe nė zona tė ndryshme brenda fortesės. Tė gjitha kompanitė teatrore finlandeze, suedeze, norvegjeze, amerikane, irlandeze dhe gjermane, kanė pėrdorur kėtė kėshjellė pėr versionin e Shekspirit, nė gjuhėn e tyre.
Nė kėshtjellėn e Hamletit mund tė shkohet me disa linja urbanesh, ose me tren nga stacioni qendror i Kopenhagenit deri nė qytetin Elsinor. Nga stacioni i trenit tė Elsinorit, pėr tek kėshtjella janė rreth 15 minuta nė kėmbė, mjaft tė ndjekėsh rrjedhėn e ujit, derisa tė shohėsh kėshtjellėn. Portreti i Shekspirit ėshtė nė gur nė hyrje tė kėshtjellės. Kronborg qė atėherė njihet me emrin kėshtjella e Hamletit dhe Elsinori si qyteti i tij.
Muzeu kombėtar - udhėtim nė historinė daneze
Kopenhageni ka njė numėr tė konsiderueshėm muzeumesh. Njė nga mė tė vizituarit pėr tė gjithė ata qė dėshirojnė tė kuptojnė thellė historinė e dhe kulturėn daneze ėshtė Muzeu Kombėtar, Nationalmuseet, vendosur midis Tivol-it dhe Slotsholmen. Aty ndodhet koleksioni mė i madh i historisė daneze qė nga periudha Paleolitike, njė nga pjesėt mė tė preferuara tė muzeumit, deri nė mesin e shkekullit tė XIX-tė. Ny Carlsberg Glyptotek, njė muze tjetėr afėr Tivolit, u ndėrtua nė shekullin e XIX-tė nga baroni i birrės Carl Jacobsen. Nė tė gjenden tė ekspozuara vepra tė artit grek, egjiptian, etrusk dhe roman. Para disa vitesh, me zgjerimin e muzeut janė vendosur aty vepra tė piktorėve si Gauguin, Renoir, Monet and Degas. Pėrveē ndėrtimeve historike, qyteti ka gjithashtu edhe struktura tė reja dinamike, qė vlejnė tė adhurohen si monumente, psh zgjatimi i Librarisė Mbretėrore, qė njihet ndryshe si Diamanti i Zi. Njė muze tjetėr i rėndėsishėm dhe i bukur ėshtė Muzeu i Artit Modern.
Slotsholmen, ishulli i vogėl qeveritar
Nuk ėshtė Manhatan, por njė ishull i vogėl nė qendėr tė qytetit qė lidhet me Kopenhagenin nga njė numėr urash tė vogla. Quhet ndryshe shtėpia e qeverisė. Banorėt e kėtij ishulli janė kryesisht politikanė dhe qeveritarė. Por Slotsholmen tėrheq edhe vizitorė, tė cilė janė kuriozė tė shohin zyrat qeveritare tė kompleksit Christiansborg Slot. Pallati origjinal u ndėrtua nė vitin 1730, pėr tė zėvendėsuar kėshtjellėn e vjetėr tė Kopenhagenit me njė kompleks ndėrtesash, kur pėrfshihen dhoma e parlamentit. Sallonet mbretėrore tė pritjes, qė ilustrojnė madhėshtinė e periudhės sė rilindjes, pėrdoren pėr banketet mbretėrore me pėrfaqėsuesit e lartė tė shtetit. Pallati ėshtė ngritur mbi rrėnojat e dy kėshtjellave tė vjetra.
Njė vizitė nė komunitetin e lirė Kristiania
U themelua shekullin e XVII-tė si njė qendėr tregtie dhe si njė tokė lidhėse e kryeqytetit danez me vizitorėt jo miqėsorė nga kontinenti europian. Ky vend i rrethuar nga kanale tė shumta, ėshtė streha e njė sėrė artistėsh dhe hipish. Njė nga objektet mė me vlerė tė kėsaj lagjeje ėshtė Kisha e Shenjtė e gjatė 95 m, nga spiralja me shkallė e sė cilės admirohen panorama tė mrekullueshme tė qytetit. Nė veri tė kėsaj lagjeje ndodhet dhe muzeu naval i mbretėrisė daneze, ku ekspozohen 300 modele anijesh qė nga anijet e vikingėve, deri tek ato modernet e shekujve tė fundit. Nė pjesėn lindore jeton njė komunitet i vetėquajtur progresiv qė mban tė njėjtin emėr Kristiania. Nė fillim zona ka qenė njė kamp ushtarak i braktisur qė u pushtua nė vitin 1971 nga pionierė ambiciozė, qė pretendonin pėr njė shtet tė lirė. Edhe pse nuk e ka arritur anjėherė pavarėsinė dhe ka luftuar pėr njė kohė tė gjatė me pasojat e pashmangshme tė pėrdorimit tė pakufizuar tė drogės sė rėndė, Kristiania gėzon statusin e njė enklave pa taksa dhe tė njė ambjenti ku arti lulėzon.
Kopenhagen, model civilizimi
Jeta e natės nė Kopenhagen ėshtė shumė e pasur me variacione. Pėr tė mundur tė ftohtin e madh, (nė gusht temperatura arrin vetėm 20 gradė dhe kjo ėshtė koha e plazhit), danezėt bėjnė njė jetė nate shumė aktive. Klubet e natės, diksot, klubet e xhazit apo rrymave tė tjera muzikore janė tė panumėrta. Danezėt investojnė pėr njė gjallėri tė jetės seksuale, duke mirėpritur dhe lidhur martesa me race tė tjera, tė zezė apo tė verdhė. Njėkohėsisht aty ėshtė legalizuar edhe martesa midis personave tė tė njėjtit seks.
Nė ēdo dy hapa rrugė mund tė shohėsh vajza ose djem danezė, qė kryesisht janė shumė tė bardhė, bjond me sy bojėqielli tė shoqėruar me afrikane dhe japonezė, apo lindorė tė tjerė. Nėpėr rrugėt kryesore ka njė mori klubesh nate, klubesh gay apo lezbikesh, ku njerėzit janė tė lirė tė argėtohen.
Pėrsa i pėrket rymave muzikore, Kopenhageni ka famė ndėrkombėtare pėr klubet e xhazit, ka gjithmonė rradhė tė madhe jashtė klubit dhe kėngėtarė nė moshė shumė tė re, i kėndojnė mrekullisht bukur perlat e muzikės xhaz. Mund tė pėrmendim kėtu Copenhagen Jazz House me shfaqje tepėr cilėsore, nė njė atmosferė intime. Por nuk mungojnė edhe klubet e rokut apo bluzit.
Ushqimi danez, njė shije e ēuditshme
Shumė vizitorė ankohen pėr ushqimin danez, kjo sepse danezėt parapėlqejnė t’i pėrziejnė kripėn dhe sheqerin. Nuk mund tė jesh kurrė i sigurt, se ajo qė ke pėrpara ėshtė e kripur apo e sheqerosur, e ėmbėl apo e hidhur. Por kjo ndodh mė shpesh nė restorante luksoze, psh nė D’Agnlehterre, i cili bėn pjesė nė vargun e hoteleve mė tė mirė nė botė. Nė pjata shumė tė mėdha tė hapura tė seviren katėr salcėra tė ndryshme nė formė cilindrash tė vegjėl tė vendosur nė mes, zbukuruar me ca fije dhe me ndonjė gjethe apo ndonjė kokėrr, qė nuk mund ta cilėsosh se kujt frut i pėrket, dhe kjo ėshtė dreka mė e shtrenjtė.
Ata qė janė mėsuar tė hanė shumė, mund tė vazhdojė tė mbushin stomakun e tyre me bukė dhe pakot e vogla tė gjalpit. Nė restorante mė tė thjeshtė, hahet mė mirė dhe porcionet janė normale. Edhe prodhimet e detit janė shumė tė pėrdorura, por danezėt e preferojnė peshkun me sheqer. Ushqimi mė i mirė nė Danimarkė ėshtė padyshim djathi; nuk numėrohen llojet e tij dhe shijet janė nga mė fantastiket. Danezėt kanė njė traditė tė pasur edhe nė gatimin e bukės, e cila mbushet herė mė hudhra, herė me karrota, herė ėshtė e zezė herė e bardhė, por tė gjitha me njė shije dhe erė shumė tė mirė.
Imazhe te Ngjitura
Lloji i Skedarit: jpg copenhagen-channel.jpg (106.6 KB, 96 vezhgime)
__________________
Njeriu lind per ta jetuar jeten, pastaj kerkon magjine e saj: dashurine, pasi e gjen... jeta stoliset me miresi... miresise i falesh dhe me engjellin tend keni nje zemer te perbashket. Te dua cmendurisht engjelli im.
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
Pergjigjuni me Citim
  #6  
Te vjeter 14-01-2004, 16:56
Minifotoja e anetarit AlbShkodra
Anetare Nderi
 
Reg: 11-09-03
Lokalizimi: Londer
Postime: 5,425
Kryesore

Strasbourgu

Magji dhe aromė Krishtlindjesh nga Strasbourgu

Strasbourg, qytet magji, kryeqėndra e Evropės, qyteti i Katedrales mė tė bukur nė botė, kryeqendra e guzhinės evropiane.

Strasbourg, kryeqyteti intelektual, artistik dhe ekonomik i Alzasės. Strasbourg ka fuqinė, atmosferėn dhe tėrheqjen e njė kryeqendre pa patur pėrmasa tė tilla gjeografike dhe demografike. Eshtė njė qytet qė nuk tė lodh kurrė sepse sa herė kthehesh nė tė gjen diēka tė re pėr tė parė dhe diēka thelbėsore pėr tė thėnė.
Qendėr ku kanė selinė Kėshilli i Evropės dhe Parlamenti Evropian, Strasbourg ėshtė njė qytet ideal pėr tė organizuar njė kongres apo seminar me rėndėsi dhe famė ndėrkombėtare. Nė planin kulturor, pasuria e koleksioneve tė Muzeve te Strasbourgut, shkėlqimi lirik i Operas sė Rhinit, programet ambicioze tė teatrove janė tė njohura dhe tė vlerėsuara nė tė gjithė botėn.

Njė qytet i lashtė, i kompozuar me njė dekor harmonik, ku elementet mė tė vyer janė Katedralja dhe Petite France. I njohur nė mbarė botėn pėr gastronominė e tij, Strasbourg ėshtė gjithashtu kryeqendra e atyre qė dėshirojnė tė hanė mirė si e famshmja foie gras- kremi prej melēie pule apo viēi, verėrat e Alzasės, ēokollatat, rakia prej rushi, tė cilat kėnaqin oreksin e atyre qė dinė tė hanė mirė, tė ardhur nga e gjithė bota.
Urdhėroni nė Strasbourg nė ēdo stinė tė vitit dhe zbuloni hotelet mė tė mira, baret dhe kafenetė e kėndėshme, shėtisni me anije mbi kanalin qė formon lumi Rhin dhe zbuloni njė qytet magjik gjatė natės.

***
Si tė shkoni nė Strasbourg? Asgje mė tė lehtė se kjo nuk ka. Me avion, tren apo autoveturė, qyteti ėshtė vendosur nė mėnyrė ideale nė kryqėzimin e rrugėve komunikuese mė tė rėndėsishme tė Evropės.
Ka nga ata qė harrojnė se Strasbourg ėshtė gjithashtu kryeqyteti i Evropės, i Evropės politike sigurisht dhe kjo nuk ėshtė pak pėr njė qytet me 400.000 banorė qė parizienėt ende e quajnė provincė…
Me mbarimin e Luftės sė Dytė Botėrore, mė 1949 u hodh ideja e pajtimit evropian qė ēoi nė krijimin e Kėshillit tė Evropes. U zgjodh Strasbourg si qendėr e tij nisur nga pozicioni i tij strategjik por edhe nga historia e lavdishme e pajtimit tė Francės me Prusinė, ku ai i kaloi francezeve pas luftės sė parė botėrore. Sot Kėshilli i Evropės, organizatė ndėrqeveritare politike, grupon 40 demokraci: Shqipėrine,Gjermaninė, Andorėn,Austrinė, Belgjikėn, Bullgarinė, Qipron, Danimarkėn, Spanjėn, Estoninė, Ish Republikėn Jugosllave tė Maqedonisė, Finlandėn, Francėn, Greqinė, Hungarinė, Irlandėn, Islandėn, Italinė, Letoninė, Liechtensteinin, Lituaninė, Luksemburgun, Maltėn, Moldavinė, Norvegjinė, Hollandėn, Poloninė, Portugalinė, Rumaninė, Britaninė e Madhe, Rusinė, San Marinon, Sllovakinė, Slloveninė, Kroacinė, Suedinė, Zvicrėn, Republikėn Ēeke, Turqinė dhe Ukrainėn.
Tė gjitha kėto vende formojnė asamblenė parlamentare pėr tė debatuar mbi pėrdorimin e drejtė tė demokracisė. Strasbourg pret gjithashtu Parlamentin Evropian, i vendosur nė vitin 1997 nė njė ndėrtesė tė re, madhėshtore gjysėm ciklike ultramoderne tė ndėrtuar posacėrisht pėr Parlementin Evropian. Ai prźt gjithashtu Gjykatėn dhe Komisionin Evropian tė tė Drejtave tė Njeriut, organ gjyqesor i Kėshillit tė Evropės krijuar me 1959. Kėshtu Strasbourg ndan sė bashku me New Yorkun dhe Gjenevėn privilegjin e tė qėnit qendėr e organizatave ndėrkombėtare pa qenė kryeqyteti i vendit.
Qyteti i dytė diplomatik nė Francė, pret sot 71 perfaqėsi diplomatike dhe konsullore.

Jeta…
Tė jetosh nė Strasbourg ėshtė si tė zhytesh perhere nė njė banjė artistike dhe kulturore tė nxehtė. Ēdo ditė qyteti buzė Rhinit propozon njė spektakėl, njė ekspozitė, njė koncert, njė festival… Tė krijosh , tė interpretosh, tė tregosh, tė kalosh… Pėr tė prekur, argėtuar, pėr tė ngjallur mendime dhe pėr tė cuar drejt tė pakapshmes kufijtė e imagjinatės.
Ja roli pėrparėsor i Artit dhe Kulturės nė Strasbourg.



Katedralja e Strasbourg.

Kanė thėnė pėr tė:

Stendhal: Katedralja e Strasbourgut ėshtė njė nga monumentet mė mbresėlėnės qė kam parė ndonjeherė.

Goethe: Sa mė shumė admiroj fasadėn e katedrales, aq mė shumė mė pėrforcohet pėrshtypja e parė qė krijon falė njė harmonizimi tė pėrkryer tė lartėsisė me bukurinė.

Viktor Hugo: Portat e kishės janė tė bukura sidomos porta e stilit roman. Ka mbi fasadė figura tė mrekullueshme personash tė hipur mbi kuaj, trėndafili i madhėrishėm i prerė nė mes, e gjithė pamja e kishės, njė poemė e thurur me hir. Por triumfi i vėrtetė i kėsaj katedraleje ėshtė kėmbana dhe shtiza .ėshtė njė ndėrthurje gurėsh me kurorėn dhe kryqin e saj. Eshtė magjia qė vjen nga kombinimi i gjigandjes me delikaten. Kam vizituar Chartres, Anvers, poė mė mbetej pa parė Strasbourgu… Nga kėmbana pamja ėshtė e admirueshme. Ke Strasbourgun nė kėmbėt e tua, qytet i lashtė me catitė e qėndisura, me shumė kisha me njė pamje kaq piktoreske sa asnjė qytet tjetėr nuk tė ofron.

Katedralja e Strasbourg ngrihet mbi njė shesh tė madh tė kalldrėmtė si nė Mesjetė. Ajo mbėshtetet nė themelet e njė kishe tė lashtė rheniane e ndėrtuar me 1015 nga abati Ėernher, i familjes se Hasbourgeve. Shkatėruar nga njė zjarr, ajo u zėvėndėsua me katedralen e re. Kaluan pothuajse tri shekuj qė themelet e hedhura nė 1176 tė mbaronin me shtizėn nė majė mė 1439. E lartė 142 metra bėri qė Notre Dame e Strasbourg tė konsiderohej si ndėrtea mė e lartė kristiane deri nė shekullin e 19-tė.


Tregu i Krishtlindjeve

Nė palcė tė dimrit, hajdeni tė ngroheni nė Strasbourg. Atmosfera qė mbretėron qė nga 30 Nėntori nė Strasbourg ėshtė e vecantė, e jashtėzakonėshme.
Sidomos nė mbrėmje, ku qyteti zhytet nė atmosferėn blu tė natės qė magjia mbretėron: vitrinat shkėlqejnė, dekorimet zbukurojnė fasadat, erėrat orientale tė sjellin ndėrmend femijėrinė, kėngėt e Krishtlindjeve jehojnė nga zemra e kishave, pantomimat ngrejne moralin tek gjithkush qė kalon nėpėr kėtė treg.

Kjo ndodh nė Strasbourg dhe ėshtė e paharrueshme.

I mrekullueshmi Christkinddelmarik

Ky treg i Krishtlindjeve ėshtė kaq i vecante, dhe shtrihet nė shumė sheshe tė qendrės sė qytetit dhe kjo ndodh sivjet pėr 426-tėn herė. Dhe banorėt e Strasbourg i mbeten besnikė si kurrė ndonjėherė. Qindra artizanė i propozojnė vizitorėve dhurata origjinale dhe objekte tradicionale pėr tė dekoruar bredhin e tyre. Gjen gjithshka: xhingla-mingla, ėmbėlsira,verė tė nxehtė, erėza, petulla

Njė bredh i madh sa dhe ngjarja.

Pėrfytyroni njė bredh tė lartė me shumė se 30 metra qė ėshtė vendosur nė qendėr tė qytetit nė tė famshmen Place Kleber. Ata qė e kanė parė nje vit mė parė e kujtojnė ende sot. I dekoruar si traditė nga artistja Antionette Pflimlin, ai simbolizon madhėshtinė dhe paqen e qytetit.

Vatha e madhe e Provincės

Njė udhėtim i paharruar nė zemėr tė Provincės tė shekullit 19-tė, falė efekteve vizuale, zanore . 300 shenjtorė tregojnė jetėn e qyteteve dhe fshatrave dhe ju ftojnė tė dėgjoni tregimet tradicionale.

Tregu i Bredeleve – kolendrave

Prodhimi i kolendrave, ėmbėlsirė e vogėl ėshtė bėrė tashmė pjesė e traditės sė festimit tė Krishtlindjeve tė Alzasės. Nė forme ylli, zilke, njeriu apo bredhi, ato shpėrndajnė aromat e kanellės dhe lajthisė sė bluar nė rrugėt e qytetit. Shijojini dhe nuk keni pėr t’i harruar kurrė.

Koncertet e Krishtlindjeve

Nuk ka Krishtlindje tė gėzuara pa muzikė tė bukur: pėr ju Strasbourgu pasqyron tė gjithė shpirtin e tij. Orkestra dhe kore, klasike dhe jazz, … mė shumė se 50 koncerte ofrohen nė atė periudhė.

Krishtlindjet e fėmijėve

Mė llupėsit nuk do tė harronin kurrė tė merrnin pjesė dhe tė shijonin Shėtitjen e Cokollatave, njė shėtitje e gėzuar me anije rreth Strasbourg.

Dhe nė stacionin e trenit tė Strasbourg fėmijėt kanė takim me Plakun e Krishtlindjeve, nė galerinė e bukur tė En-verre, ku ftohen tė dėgjojnė pėrrallat e mrekullueshme dhe tė marrin tramvajin pėr njė udhėtim argėtues dhe nė trenin e Babagjyshit tė Krishtlindjeve animimet teatrale ju presin.



Monumentet e Strasbourgut

Pallati Rohan

Pallat i lashtė i peshkopėve tė Strasbourgut qė ka marrė emrin nga familja qė pėrmbushte funksione tė larta fetare nga 1704 deri nė 1789. Ndėrtimi i tij ėshtė bėrė nga 1731 deri mė 1742. Nga viti 1898 ky pallat ėshtė shėndruar nė seli tė muzeve bashkiake. Mė 11 gusht 1944 ndertesa u dėmtua rėndė nga njė bombardim i aviacionit amerikan.

Dogana e vjetėr

Qė nga shekulli i 12-tė Strasbourg specializohet nė tregėtinė transit dhe ky trafik ėshtė rritur deri nė shekullin e 16-tė. Kėtu ndėrtohen shumė anije dhe ajo shėrben gjithashtu pėr prodhime qė duhet tė tatimohen dhe tė rihidhen nė shitje. Nė gusht 1944 edhe kjo ndėrtesė u dėmtua rėndė nga bombardimet. U restaurua mė 1956 dhe qė atėhere pėrdoret si restorant dhe seli e ekspozitave tė ndryshme tė qytetit.

Kisha Shėn Tomas

Kisha mė e madhe e qytetit pas katedrales paraqet njė aspekt me tė vėrtetė kishtar. Eshtė njė nga ndėrtesat e stilit gotik mė tė bukurat e qytetit. Ka statuja tė bukura dhe nė shekullin e 18-tė, absida u modifikua dhe u shėndrua nė njė varr tė bukur me skultpura pėr Marshallin Saxe, heroin e luftrave koloniale.

Petite France (Franca e vogel)

Pranė qendrės sė qytetit, pas taracės panoramike tė Vaubanit ajo ndahet nė pesė krahė drejt veriut duke formuar njė gji nė kanalin e Rhinit. Njihet si lagja e lėkurpunuesve, tani qoshe e restoranteve nė modė dhe e romantikėve qė vizitojnė qytetin.

Arti i tė gatuarit

Arti i tė jetuarit shpesh identifikohet me artin e tė ushqyerit, ata kanė sė bashku njė bashkėjetesė tė pėrkryer. Pjata dhe ushqimet e pėrgatitura me produktet e tokės sė Alzasės janė unike nė llojin e tyre. Strasbourg ėshtė shumė I njohur pėr verėrat e tij,birrėn dhe choucroute (ushqim I pėrgatitur me lakėr turshi, salcice vici dhe proshuta tė ndryshme, tė pėrgatitura nė enė balte)Por edhe specilitete tė tjera tė kujtojnė gatimet e kohės sė shkuar. Kėto gjellra shijohen nė tė ashtuquajturat ėinstub, restorante tipikė tė Strasbourgut tė vendosura nė njė atmosferė intime dhe ambjent tepėr te ngrohtė . Fama gastronomike e Strasbourgut ka themele tepėr tė fuqishme , ku pėmendet e famshmja mėlci pule apo derri e pėrgatitur nė tym dhe qė shėrben si garnityrė e shumė pjatave. Nė kėto restorante hahet mirė, si nga pikpamja e cilėsisė ashtu edhe e sasisė. Cdo pjatė shoqėrohet me verėrat dhe birrėn e famshme Krohnenburg, butet e tė cilės happen mė 1 mars.
Verėrat qė kėshillojmė janė :
Sylvaner, mė e lehtė, serviret me proshuta, sallatra ose peshk
Rieslingu,ose Pinoti qė degustohen me choucroutėn, shpendėt ose mishrat e pjekur
Sė fundi, aroma e kadifenjtė dhe shija me aromė frutash e Geėurztraminer ose Muskatin qė shoqėrojnė mrekullisht pasticerinė e Strasbourgut, e njohur pėr tortat me fruta dhe cokollatė. Brioshėt me rrush tė thatė, kolendrat e Krishtlindjeve, e famshmja buka Stolle dhe galeta e mbretėrve me paranė Brenda qė konsumohet ditėn e ujit tė bekuar.

Strasbourg ka njė numėr impresionues restorantesh si Hani i Illit, restoranti i Krokodilėve, tė famshmėt ėinstub-qoshet ku pihet verė qė reflektojnė mė sė miri artin e tė jėtuarit nė Strasbourg, vera shėrbehet nė poce balte gjithė ditėn dhe shoqėrohet me meze tė lehta.
Shtėpia tipike qė daton nė shekujt 15 dhe 16-tė ka njė morfologji tė vecantė: njė cati e mbuluar me tjegulla tė sheshta, fasadė me kulm dhe fole pėllumbash, korniza tė theksuara druri nėpėr dritare dhe ballkone tė zbukuruara nė brendėsi me dru tė gdhendur. Ballkone tė lulėzuar nė tėgjitha stinėt edhe pse klima nė dimėr ėshtė tepėr e ashpėr.
Kostumi tradicional ėshtė shprehje e foklorit tepėr tė gjallė me fustanin plot fjongo dhe kapucėt me dantella. Nė oborrin e Kėshtjellės sė Rohanit, nė korrik dhe nė gusht njė shfaqje vallėzimesh foklorike lejon tė zbulohen valet dhe shumėllojshmėria e kostumit te Alzasės. Strasbourg ofron vizionin e njė bote tėmrekullueshme, mbushur me magji, bukuri, mistere dhe bashkėjėtesė pėrzihen nė intimitet.


Informacione tė dobishme:

- email : [email address]
- telefon : 03 88 52 28 28
- Zyra e turizmit : Office de Tourisme de Strasbourg et sa Région - 17, Place de la Cathédrale - 67082 Strasbourg cedex
- nė rast urgjence : [email address]
- téléphone : 03 88 60 90 90
- probleme administrative : Centre Adminsitratif - 1, Place de l'Etoile BP1049/1050F - 67070 Strasbourg
MiniPrezantues te Ngjitur
vende-turistike-neper-bote-turizmi-1.jpg  
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
Pergjigjuni me Citim
Pergjigju

Bookmarks

Alternativa Teme
Vleresojeni kete Teme
Vleresojeni kete Teme:

Rregullore Postimi
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is aktivizuar
Buzeqeshjet jane te aktivizuar
Kodi [IMG] eshte i aktivizuar
Kodi HTML eshte i dizaktivizuar
Trackbacks are aktivizuar
Pingbacks are aktivizuar
Refbacks are aktivizuar
Kapercim Forumesh