| Cfare ju duhet te dini? |
|
#1
| ||||
| ||||
| Sot ėshtė 14 Shkurti. Shumė, kanė pritur gjatė qė pėr herė tė parė tė festojnė Ditėn e tė dashuruarve, Shėn Valentinin. Tė tjerė kanė pėrgatitur reagime apo justifikime pėr kėtė ditė, nėse nuk kanė kujt t'ia shprehin dashurinė. Festa ... Kur thua "festė", ke thėnė shumė. Ke thėnė dhurata, dėfrim, darka dhe 'party', pėrfshi shpenzime dhe shumė pėrfytyrime... Njė unazė tė shtrenjtė, mbase me gur tė ēmuar, njė tufė lulesh, njė pako ēokollata nė formė zemre, njė CD me kėngėt hit tė dashurisė, ose njė libėr me kėtė temė, janė gati gjithmonė dhuratat qė zgjidhen nga tė rinjtė. Kėta, ndjehen edhe 'zotėrit' e ditės, ndėrsa nuk u mungon edhe ndrojtja. "E di qė kėtu tek ne nuk respektohet intimiteti i kėsaj dite, por mua edhe kėshtu mė pėlqen", thotė Mira, studente. Nuk tregon se ēfarė dhuratė ka bėrė pėr tė dashurin e saj. "Kėtė duhet ta dijė vetėm ai". Sa herė e kemi dėgjuar ... Eshtė folur ēdo vit, me njė pandryshueshmėri gati tė pėrsosur, pėr historinė e Valentinit, por vetėm nė 14 Shkurt, pra sot, sepse sot, ky ėshtė motivi kryesor i ditės. Tek romakėt e lashtė paganė, para disa shekujsh, dita e dashurisė konsiderohej si festa mė e madhe, qė nėnkuptonte dashurinė qė ata kishin pėr zotin e tyre. Legjendat rreth festės, janė tė shumta, ndėrsa mė e spikatura ėshtė ajo qė vetė romakėt e besonin si tė vėrtetė: Thuhet se themeluesi i Romės sė lashtė, Romulus, njė ditė prej ditėsh, kur ishte ende foshnjė, piu nga gjiri i njė ulkonje, qumėshti i sė cilės i dhuroi trupit tė tij forcė e energji. Duke marrė shkas nga kjo, romakėt e lashtė e paganė, e pėrkujtonin atė ēdo vit, nė mes tė muajit shkurt duke therrur atė ditė njė qen e njė dhi dhe me gjakun e tyre dy djem tė rinj lyenin trupin. Mė pas, dy tė rinjtė tė ndjekur nga qindra njerėz, vėrtiteshin nėpėr rrugėt e qytetit. Ata mbanin nė duar dy copa lėkure kafshe dhe me to fėrkonin ēdo njeri qė takohej me ta, ndėrsa femrat romake besonin se njė rit i tillė u mundėsonte atyre mbetjen shtatzanė. Tregohet se Shėn-Valentini, vdiq nė Romėn e lashtė, nė vitin 296 e.s., i ekzekutuar nga prijėsi i ushtrisė romake, Klaudios. Nė shenjė pėrkujtimi pėr tė, banorėt e kėtij qyteti, nė vitin 350 e.s. ngritėn njė kishė pikėrisht nė vendin ku ai u ekzekutua. Edhe pse romakėt e pėrqafuan fenė e krishterė, ata vazhduan ta festonin kėtė ditė "tė shenjtė", por i ndryshuan kuptimin pagan nga "Dashuri hyjnore", nė "Marterizim dashurie", pėr tė cilėn, siē thuhet Shėn Valentini kishte dhėnė jetėn, pasi qe i pari nismėtar qė thirri pėr paqe dhe dashuri. Mė vonė, kjo festė, u quajt "Festa e tė dashuruarve". Thuhet gjithashtu, se kur perandori Klaudios i II-tė, ishte nė pushtet (shek. III-tė e.s.), dha urdhėr, qė askush nga ushtarėt e tij tė mos martohej, pasi kjo i pengonte tė merrnin pjesė nepėr beteja. Kėtė vendim, e shkeli prifti Valentin, i cili nė fshehtėsi, nisi tė nėnshkruajė akte martesash, tė cilat i sollėn edhe ekzekutimin nga perandori. Sot, tė gjithė e dinė se nė pėrkujtim tė flijimit tė tij, mbeti dita e 14 shkurtit, dita simbol e tė dashuruarve. Nė tė njėjtėn kohė, shumė bėhen kuriozė, pėr 'suksesin' dhe jetėgjatėsinė e kėtyre legjendave, tė cilat edhe pse pa baza tė forta historike, mundėn tė sjellin njė atmosferė tė ndryshme nga ditėt e tjera tė vitit. Pak e kuptojnė se nė vetvete kanė dėshirė ta adhurojnė dashurinė, ashtu si njerėzit para nesh. Dėshira pėr tė adhuruar dashurinė ... Para krijimit tė festės sė Shėn Valentinit, madje para legjendave romake, dashuria ishte njė kult, i cili si i tillė adhurohej. Ky ishte kulti i Afėrditės, perėndeshės sė dashurisė. Origjina e saj ishte nga Qipro, ndėrsa nė Greqi, vendi kryesor i kultit tė saj, ishte Korinti, ku ajo nderohej si Afėrdita Pandemos, mbrojtėse e dashurisė njerėzore. Konsiderohej si e tillė, bijė e Zeusit dhe Dionės, megjithėse mė i pėrhapur ishte miti i krijimit tė saj nga shkuma e valėve tė detit dhe gjaku i Uranit. Sipas mitologjisė, krijimi i perėndive fillonte me bashkimin e Geas ose Tokės me Uranin, nga tė cilėt lindėn titanėt, ciklopėt, etj. Kronosi, njėri prej titanėve, e goditi tė atin dhe i mori sundimin, ndėrsa nga gjaku i derdhur lindėn nimfat dhe nga shkuma e formuar nė det, doli Afėrdita. Afėrdita, nderohej nė lartėsinė e maleve dhe paraqitej duke mbajtur njė mollė si simbol i pjellorisė dhe i dashurisė. Nė lidhje me natyrėn, ajo ishte perėndeshė e luleve, e kopshteve dhe e pranverės. Paraqitet e zbukuruar me lule, nė shoqėrinė e tė dashurit tė saj, Adonisit. Njė pėrkrahje tė gjėrė, kishte miti i grindjes sė saj me Herėn dhe Athinanė, se cila prej tyre ishte mė e bukura. Si gjykatės ato zgjodhėn Paridin, i cili i dha mollėn qė do tė ishte tregues i kėtij vlerėsimi, Afėrditės dhe mori si shpėrblim Helenėn. Me kėtė zė fill edhe lufta e Trojės. Sot ėshtė 14 Shkurti ... Zhurmė ose jo, hare ose jo, dhuratė apo puthje... Ēfarėdo qofshin sfondet e kėsaj dite, tė gjithė sikur duan tė "gėnjehen" me pak magji, trishtim dashurie, por edhe me legjenda dhe shpenzime. Sot ėshtė 14 Shkurti, dita kur ēdo gjė e bukur mund tė shndėrrohet nė njė kėnaqėsi, sepse edhe njerėzit duan tė kėnaqen, mbase pak mė ndryshe se ditėt e tjera... |
![]() |
| Bookmarks |
| Alternativa Teme | |
| Vleresojeni kete Teme | |
|
|
Tema te ngjashme | ||||
| Tema | Filluesi i temes | Forumi | Pergjigje | Postimi i Fundit |
| Dialog mes nje Muslimani dhe Krishteri! | Muslimani | Teologjia | 12 | 25-05-2008 20:39 |
| Roli i Isait (Jezusit) ne Islam. | Muslimani | Kurani dhe Jeta | 3 | 31-10-2006 20:22 |
| Dilemat me te cilat perballen Rinia | SmArTs_WAY | Kurani dhe Jeta | 0 | 27-06-2006 10:21 |
| Dyzet hadithe mbi personalitetin Islamik | SmArTs_WAY | Kurani dhe Jeta | 0 | 27-06-2006 10:08 |
| Kur'ani Fisnik ne Shqip | Administratori | Kurani dhe Jeta | 5 | 04-09-2003 16:15 |