| Cfare ju duhet te dini? |
|
#1
| ||||
| ||||
| Ēdin truri pėr mirėbesiminin? Dėshironi tė ndėrtoni mirėbesim te dikush? Keni kujdes se si silleni ndaj tij/asaj dhe jini mė shpirtgjerė sesa pret. Sa mė parė, aq mė mirė. Nėse fjalitė paraprake ju tingėllojnė logjikisht, atėherė keni tė drejtė. Ka arritur edhe vėrtetimi shkencor. Nė tė vėrtetė, gjatė lojės sė mirėbesimit njerėzve u ėshtė skanuar truri. Rezultatet na tregojnė ēfarė krijon dhe ēfarė shkatėrron mirėbesimi, proces kompleks nga jeta reale. Zbulimet do tė mund tė sjellin edhe njohuri tė reja nė lėmin e skizofrenisė, autizmit dhe ērregullimit tė kufizuar tė aftėsive - mendojnė shkencėtarėt. Nė eksperiment kanė ēiftėzuar studentėt e mjekėsisė nga kolexhi Baylor nė Houston dhe kolegėt e tyre nga California Institute of Technology. Parnerėt nuk janė njohur prej mė parė, e secili ēift pėrbėhej prej investitorit dhe personit tė besuar. Investitori do ti jepte partnerit ndonjė shumė tė hollash nė lartėsi prej 20 dollarė, nė duart e tė cilit tė hollat do tė trefishoheshin. Personi i besuar me kėtė rast do tė vendoste sa prej tė hollave do tė duhej tia kthejė investitorit, me tė cilin nuk ėshtė llafosur, nuk ka shtrėnguar duart, nėnshkruar marrėveshje apo diē tė ngjashme. Tė gjitha 48 ēiftet e kanė luajtur lojėn 10 herė, ashtu qė secilit person i ka dhėnė reputacion qė ta ndėrtojė reputacionin e partnerit tė vet. Kurse shkencėtarėt tua skanojnė trutė. Ėshtė treguar se studentėve nuk u duhej shumė qė tė fillojnė tė formojnė qėllimet e mirėbesimit, tė bazuara nė reciprocitet. Pra, po qe se investitori herėn e parė ka dhėnė pak tė holla, ka mundur tė pres reagimin e njėjtė nė rolet e ndėrruara. Kur dikush ka qenė mė shpirtgjerė se sa pritej, nė tru ėshtė regjistruar shqetėsim, kurse edhe shumė e kthyer ka qenė dukshėm mė e madhe. Rajoni i trurit me emrin nukleusi kaudatik ėshtė shumė i rėndėsishėm, sepse aty gjenerohet shpirtgjerėsia - ėshtė pėrfundimi i hulumtimit tė publikuar nė magazinėn Science. Drejtpėrdrejt zbulohet planeti ekstrasolar Shkencėtarėt nga Instituti astrofizik nė Jenė publikuan arritjen madhėshtore shkencore: ia arritėn tė bėjnė incizimin e parė tė drejtpėrdrejtė tė planetit jashtė sistemit diellor. Artikulli i shkurtėr (Astronomy & Astrophysics Letter) flet pėr planetin prej 1 deri mė 3 masė tė Jupiterit, nė orbitėn pėrreth yllit GQ Lupus, larg rreth 450 vite tė dritės nga Toka, nė regjionin Lupus, nė tė cilėn pikėrisht krijohen shumė sisteme yjore. Lupusi gjendet nė Kashtėn e Kumtrit, mė nė jug se yjėsia Peshojė. Planeti rrotullohet rreth GQ Lupus nė orbitė mjaft tė larguar: nga ylli i vet ėshtė mė larg pėr tri herė mė shumė sesa ėshtė Neptuni larg Diellit. Supozohet se GQ Lupus dhe planeti i tij, tash pėr tash i paemėruar, janė tė vjetėr rreth njė milion vite. Nė krahasim me sistemin tonė, rreth 4,5 miliardė vjet tė vjetėr, GQ Lupus ėshtė foshnje e vėrtetė. Vrojtimet janė publikuar me teleskopin VLT Yepun tė Opservatorit jugor evropian (European Southern Observatory, ESO), kurse janė shfrytėzuar edhe incizime publike tė teleskopit japonez Subaru dhe teleskopit amerikan kozmik Hubble. Planeti, pėr dallim nga yjet, nuk shkėlqen me dritė tė vet, por vetėm reflekton dritėn e yllit amė. Planeti i rritur (p.sh. Jupiteri) ėshtė rreth njė milion herė mė pak i shkėlqyeshėm prej yllit rreth tė cilit rrotullohet. Prandaj ėshtė shumė vėshtirė tė shihet planeti rreth yllit tjetėr, pothuaj sikur tė mundoheni tė shihni gacėn e cigares sė njė njeriut i cili qėndron mbrapa reflektorėve tė fushės sė futbollit. Por gjatė formimit tė sistemit planetar, edhe yjet edhe planetėt janė mjaft shkėlqyes nė raport ma fazat e mėvonshme, por atėherė planeti i ri ka vetėm njė mijė herė shkėlqim mė tė dobėt se ylli i ri. Sipas vlerės sė tij, ky zbulim deri diku mund tė krahasohet me zbulimin e Galileo Galileos mbi ekzistimin e satelitėve tė Jupiterit. Tė pėrkujtohemi, Galileo, me teleskopin tė cilin e kishte punuar vetė, ka zbuluar se rreth planetit mė tė madh tė Sistemit diellor rrotullohen sė paku katėr objekte mė tė vogla qiellore, Hėna tė Jupiterit, tė cilėt kanė marrė emrat Io, Calisto, Ganymede dhe Evropa. Ngjashėm me kėtė, astrofizicientėt e Jenės drejtpėrdrejt kanė hetuar njė trup mė tė vogėl qiellor - planet - nė orbitė rreth ndonjė ylli tjetėr. Duhet pėrmendur edhe atė se si ky nuk ėshtė planeti i parė i zbuluar jashtė Sistemit diellor. Nė realitet, nė pesėmbėdhjetė vitet e fundit janė zbuluar rreth 150 planete ekstrasolare, megjithatė tė gjitha janė zbuluar nė mėnyrė indirekte, nė bazė tė ndikimit tė vogėl gravitues nė yllin e tyre amė. Pėrkundėr kėsaj, planeti afėr GQ Lupus ėshtė i pari, ekzistimi i tė cilit ėshtė vėrtetuar me fotografim direkt. Edhe 12 hėna tė reja rreth Saturnit Incizimi i Saturnit me kamera tė Cassinit, mė 21 maj tė vitit 2004, atėherė kur sonda ende ishte e larguar 15,7 milionė kilometra nga caku i vet, astronomėt nga Havai kanė zbuluar 12 hėna tė reja, me diametėr prej tre deri shtatė kilometra, tė cilėt rrotullohen pėrreth Saturnit. Me kėtė zbulim numri i hėnave tė Saturnit arrin shifrėn prej 46, sepse deri tani kanė qenė tė njohura 34. Nė sistemin diellor mė sė shumti hėna ka Jupiteri - 63. Dymbėdhjetė hėnat e sapo zbuluara tė Saturnit rrotullohen rreth Saturnit nė kahen e kundėrt prej satelitėve mė tė mėdhenj tė Saturnit, prandaj shkencėtarėt supozojnė se ato hėna kanė rėnė nga kozmosi nė orbitėn e Saturnit. Hėnat e reja tė Saturnit janė zbuluar me ndihmėn e teleskopit Subaru nė ishullin e Havait Maun Kea. Pėr shkak tė ndryshimeve klimatike Afrikės sė Jugut i kėrcėnohet nga malaria Malaria, e cila momentalisht ėshtė ndalur nė rajonin e Republikės sė Afrikės sė Jugut, deri nė vitin 2050 do tė mund tė pėrhapet sėrish nė atė vend pėr shkak tė ngrohjes klimatike. Duke nxjerrė rezultatet e hulumtimit tė Institutit shtetėror pėr biollojshmėri (SANBI), ministri jugafrikan i ekologjisė ka theksuar se ndryshimet klimatike do tė mund tė shndėrrojnė krahinat siē janė Mpumalanga, Limpopo, Nord-Est, KwazuluNatal dhe Gauteng, ku janė dy aglomeracionet mė tė mėdha Afrikės sė Jugut, Johannesburg i Pretoria, nė rajone me malarie deri nė vitin 2050. Malaria pėr ēdo vjet mbyt mė shumė se njė milion afrikanė, madje edhe fėmijė pesėvjeēar. Ngrohja e klimės do tė mund tė sillte deri te vdekja e mė shumė llojeve bimore dhe shtazore nė Republikėn e Afrikės sė Jugut, thotė ministri Van Schalkwyk. Ndryshimet klimatike do tė pėrkeqėsojnė pasojat mė tė rėnda tė varfėrisė, duke dėmtuar llojshmėrinė biologjike, bujqėsinė, shėndetin, gjegjėsisht, thuajse tė gjitha sektorėt e jetės, shtoi ai. Vepra
__________________ Nobody is perfect ... |
![]() |
| Bookmarks |
| Alternativa Teme | |
| Vleresojeni kete Teme | |
| |
Tema te ngjashme | ||||
| Tema | Filluesi i temes | Forumi | Pergjigje | Postimi i Fundit |
| Risi mes kontabilistėve, tė reja standarde pėr njėsitė ekonomike | informuesi | Ekonomia Shqiptare | 0 | 13-01-2008 11:05 |
| Risi mes kontabilistėve, tė reja standarde pėr njėsitė ekonomike | informuesi | Ekonomia Shqiptare | 0 | 13-01-2008 11:05 |
| Risi mes kontabilistėve, tė reja standarde pėr njėsitė ekonomike | informuesi | Ekonomia Shqiptare | 0 | 13-01-2008 11:05 |
| Risi mes kontabilistėve, tė reja standarde pėr njėsitė ekonomike | informuesi | Ekonomia Shqiptare | 0 | 13-01-2008 11:05 |
| Bushati: Tė rrisim bashkėpunim pėr qendrat shkencore | informuesi | Politika shqiptare | 0 | 09-11-2007 15:31 |