Parajsa.com


Parajsa Shqiptare Forum

Cfare ju duhet te dini?

 

Kthehuni Mbrapa   Parajsa Shqiptare Forum | Shkenca dhe jeta | Kuriozitete

Reportazhe te ndryshme.

Pergjigju
 
LinkBack Alternativa Teme Vleresoni Temen
  #1  
Te vjeter 19-12-2003, 10:31
Minifotoja e anetarit AlbShkodra
Anetare Nderi
 
Reg: 11-09-03
Lokalizimi: Londer
Postime: 5,425
Kryesore Reportazh.

Nga Tirana nė vullkanin Etna nė Siēili

SHENIME UDHETIMI MES ARBERESHEVE TE ITALISE

Piana, nė Siēili, e populluar nga Arbėreshė

Me tė mbėrritur me traget nė Palermo, viz itėn e parė e bėmė nė Kolegjin Arbėresh. Kaluam asaj rruge pėr tė nderuar njė nga shkollat e para tė gjuhės shqipe. Dhe pastaj, drejt e nė Piana dei Albanesi, nė qytezėn shqiptare ku u ulėm nė barin e qendrės pėr tė pirė njė kafe, mes atyre njerėzve qė shqipen e flasin si tė jenė poetė, me fjalė tė zgjedhura, herė herė tė harruara nga ne, Shqipėri-banuesit. Mes arbėreshėve tė Pianės na duket sikur jemi brenda njė makine kohe, me tė cilėn kemi zbritur pesė shekuj prapa ndėr vite. “E reja” nė Piana ėshtė kėnaqėsia qė shprehin pėr ligjin e Republikės italiane nė bazė tė tė cilit, nxitet mėsimi i gjuhės amėtare nė shkollat publike, si edhe tė mburrurit me muzeun e ri etnografik. Nga Piana duhen 280 km mes pėr mes Siēilisė pėr tė mbėrritur nė Katania, rrėzė vullkanit Etna, qytet nė tė cilin jemi tė ftuar pėr tė marrė pjesė nė aktivitetet e shoqatės “Acquaterra”, e cila merret me nxitjen e edukimit qytetar nė Siēili, nėpėrmjet organizimit tė sporteve dhe shėtitjeve nė natyrė. Nė kėtė shoqatė, prej dhjetė vjetėsh ėshtė formuar si guidė alpine ndėrkombėtare, Genti, djali im me tė cilin bashkėudhėtoj. Misioni ynė ėshtė pėr t’iu pėrgjigjur pyetjes: “Pse jo njė punė e tillė edukuese edhe nė Shqipėri?” Rrugės mes ishullit tė diellit kujtohemi se jemi duke udhėtur nė drejtim tė kundėrt me drejtimin e ngulimeve tė arbėreshėve shekujve tė shkuar. Pėr mua qė jam i interesuar edhe pėr gjurmimin e dėshmive tė lashta tė kulturės mesdhetare nė kulturėn shqipe, udhėtimi i arbėreshėve tė shek XV tė detyruar nga shfarrosja otomane, nuk kishte si tė ishte i parė nė kėto anė. Nė Siēili, ende sot gjenden dėshmi tė tilla brenda legjendave si: ajo gjuhėsore, e popullimit tė ishullit fillimisht nga dy popuj: nga sikul-ėt me sy tė errėt dhe siēelėt me sy tė ēelėt, prej tė cilėve, kėtyre tė dytėve, mori emrin edhe ishulli. Nė Katania, na pret Stefano Arnese, presidenti i shoqatės, dhe pėrnjėherė nė mjediset e tyre brenda njė ndėrtese tė viteve njėmijėetetėqind nė qendrėn historike tė qytetit e ndjejmė vehten midis miqsh, disa prej tė cilėve kanė qenė edhe nė Shqipėri. Njė prej miqve ėshtė arbėreshi Stenio di Stefano, i cili ndėr tė tjera, mė njė bujtinė tė vogėl tė Katanias ku darkuam mes gjellėve fantastike mesdhetare dhe kėngėve tė njė grupi qė disa ditė mė parė kishte shoqėruar BB King, na tregon pėr mbėrritjen nė Siēili tė familjes sė vet. Ai flet shqipe tė mėsuar nga e ėma, ndėrsa gjyshja e vet ėshtė nga tė fundmet arbėreshe qė ende ėshtė e veshur me kostum popullor nė Piana.

Tabela rrugore nė Piana, nė 2 gjuhė, italisht dhe shqip

Erdhėn dhe zbritėn nė Giarre, nė atė vend buzė detit nga ku duken mė sė miri zjarret e Etnės kur vullkani shpėrthen. Ecnin pėrpara duke mbajtur nė dorė ikonėn e shenjtores sė tyre tė cilės i besonin se iu gjendej pranė nė shtegtimin e mundimshėm, dhe tė cilės i faleshin nė kor. Edhe sot e kėsaj dite kujtohet shenjtorja e arbėreshėve tė Siēilisė me emrin Madona di Otigjindia. Pastaj u ndalėn dhe formuan fshatin e tyre tė parė qė sot mban emrin Biancavila dhe mė tej u zhvendosėn e shkuan nė Piana. Pas darke na ēuan nė qendėr tė Katanias. Ty miqtė katanezė na shpjeguan se elefanti prej mermeri i ngritur nė pjedestal ishte simbol i qytetit, meqenėse dikur pėr herė tė parė elefantėt nė Itali ishin dukur nė Katania. Miqtė u befasuan kur morėn vesh se ėshtė fakt historik pėr ato kafshė tė sjella nė ato anė nga Pirro i Iperisė (Iperi pėr ēamėt, vend i ipeve fjalė me tė cilėn ata quajnė zogun e qiellit qė nė Krujė i thonė shqipe, Ipeiros pėr grekėt dhe Epir pėr latinėt). Ditėn e nesėrme morrėm pjesė nė ngjitjen shkėmbore rrėzė Etnės, nė vendin e quajtur Acquarroca. Aty, pėrveē ne dy shqiptarėve kishin ardhur tė ftuar edhe nga Franca, Gjermania dhe Holanda. Nė shkėmb mė ngjitėn edhe mua. Aty kuptova jo vetėm kėnaqėsinė qė tė jep ky aktivitet mes natyrės, por edhe mundėsinė qė ka rrėzė Dajtit pėr veprimtari tė tilla. “Kur e pėrballoj unė fizikisht, mendoja ngjitur pas shkėmbit prej bazalti tė vullkanit, pėr tė rinjtė e Tiranės kjo ėshtė punė fare e lehtė. Atyre u duhet dhėnė vetėm shembulli dhe mundėsia.” Tė nesėrmen aktiviteti i rradhės ishte pėrshkimi nė kėmbė i Grykave tė Alkantarės. Nė gjuhėn teknike dhe turistike kjo veprimtari sportive quhet me njė fjalė angleze: canioning. Veshur me rroba tė pėrshtatėshme si ato tė zhytėsave, iu futėm lumit tė vrrullshėm nė kėmbė mes shkėmbejve tė lartė e tė pakapėrcyeshėm. Pamja mahnitėse mė kujtoi Grykėn e Kllojkės nė Tiranė, aty ku lumi Erzen del nga malėsitė e Priskės pėr tė ēarė drejt Petrelės. Edhe kėtu i vura vehtes qėllim zhvillimin e njė aktiviteti tė tillė plot emocione nė Kllojkė. Brenda kanionit, je mes forcave tė natyrės, ujit tė vrullshėm dhe shkėmbit. Pėr t’i pėrballuar duhet vetėm kujdes dhe besim te shokėt me tė cilėt je. Dita e tretė kaloi e tėra nė shpatet e Etnės pranė grykave tė vullkanit nga tė cilat del tym, sepse Etna ėshtė vullkan i gjallė. Vjet ka qenė njė nga shpėrthimet e saj tė mėdha, mbi llavėn e tė cilit ne ecėm. Nga llava del ende tym. Duhen disa vjet qė tymi tė pushojė nga ajo masė plot minerale, e zemrės sė planetit, dalė mbi sipėrfaqe. Pastaj duhen dhjetra vjet qė mbi tė tė formohen myshqet, dhe me radhė bimėt e quajtura pioniere, ndėr tė cilat gjineshtra, qė atė masė ta kthejė nė tokė pjellore, ashtu si ėshtė e gjithė rrėza e Etnės. Nė Etna, nė lartėsinė mbi 3000 m, gjatė dimrit bie borė dhe ne nuk u ēuditėm kur kalonim mes pėrmes njė qėndre dimėrore skishė, teksa mendonim se ajo masė e bardhė uji, e ftohtė pėrpiqej mė kot tė ndalonte zėmėrimin e zjarrtė tė vullkanit mes detit dhe qiellit. Legjenda thotė se mali i tymtė Etna (Etymta do t’i thonim shqip) ėshtė njė prej titanėve tė mitologjisė mesdhetare, i cili sa herė qė zėmėrohet nxjerr zjarr e flakė ndaj kundėrshtarėve, llavėn e shkrirė nga mushkritė. Vizita mbi Etnė ėshtė njė nga mė mbresėlėnėset nė Siēili. Ky mal ėshtė njė nga simbolet e ishullit dhe mė i madhi vullkan nė Europė. Veprimtaria e fundit ishte tė nesėrmen. Bėhej fjalė pėr kayak nė valėt e detit para Katanias. Pėrveē ngjyrės sė errėt tė rėrės, formuar nga coptimi i shkėmbejve prej bazalti tė Etnės, azgjė nuk ndryshonte mes ngjyrave tė peisazhit tė atyre brigjeve me peisazhin e bregdetit tė Durrėsit. Miqtė na ēuan pėr tė bėrė kayak pranė shkėmbejve, qė legjenda thotė se i ka hedhur mijėra vjet mė parė ciklopi Polifem, kundėr Odhiseut, qė e verboi dhe e mashtroi. Aty mendja mė shkoi te pėrqasimi i fjalės qiklop, nė shqip katallan me emrin e qytetit pranė gurėve tė katallanit : Katania. A tė ketė vallė gjasė njė pėrafėri e tillė? Unė mund tė them se pėrveē zbavitjes qė mė jep ndėrtimi i njė hipoteze, tė gjetjes sė gjurmėve tė vjetra tė kulturės mesdhetare si mbijetesa nė kulturėn shqipe, veēanėrisht nė gjuhėn e saj, elemente tė tillė tė bėjnė tė mendosh edhe pėr kėrkimin e fakteve gjithandej nė Mesdhe, pėr vėrtetimin e hipotezės tė rėndėsishme tė njohur shkencėrisht, se gjuha shqipe ruan brenda vehtes dėshmi tė lashta tė kulturės sė mesdheut. Me mbresa tė pashlyeshme tė Siēilisė, kaluam tė nesėrmen ngushticėn e Mesinės, dhe nga Reggio pėrshkuam gjithė Kalabrinė dhe Basilikatėn pėr tė zėnė tragetin nė Bari, plot pesėqind kilometra, dhe pėr t’u rikthyer aty ku balta ėshtė mė e ėmbėl se mjalta dhe vendit i thonė Shqipėri, plot besim se bijtė e shqipes nuk ia kanė zili kėrkujt nė Mesdhe, pėr bukuritė qė natyra iu ka falur. Mjafton vetėm pak, vetėm pak dėshirė pėr t’u zbavitur dhe edukuar, si tė gjithė nė Europė mes asaj natyre dhe kulturės qė pėrfaqėsojnė.

(Ilir Mati ''Reportazh'')
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
Pergjigjuni me Citim
  #2  
Te vjeter 22-12-2003, 14:58
Minifotoja e anetarit AlbShkodra
Anetare Nderi
 
Reg: 11-09-03
Lokalizimi: Londer
Postime: 5,425
Kryesore

Perėndimi i mesėm

Ngjyrat e vendit, diellit dhe reklamave

Qytetet e mėdha nė Amerikė janė vetėm pjesė e kėtij shteti. Megjithatė nuk mund tė thuhet se e njihni Amerikėn e vėrtetė pėrderisa nuk niseni nėpėr tė me tren, autobus ose veturė – zgjedhje e juaj. Tek atėherė do tė kuptoni se atė qė do ta shikoni ndėrmjet rrokaqiejve tė lartė, duke blerė nėpėr shitoret e mėdha dhe duke shėtitur nėpėr korridoret e muzeve, ėshtė larg prej jetės sė vėrtetė tė pjesės dėrrmuese tė amerikanėve. Ky rrėfim ėshtė pėr njė udhėtim nėpėr perėndimin e mesėm, prej Kanzas Sitit e deri nė Las Vegas, me njė veturė tė vogėl tė kuqe dhe me hartė nė tė cilėn nė mėnyrė tė posaēme janė shėnuar kampet.

Katerina SPASOVSKA

Perėndimi i mesėm ėshtė, nė fakt, pjesė qendrore e Amerikės e njohur si “plain states” ose nė pėrkthim shtete tė rrafshta. Dhe me tė vėrtetė janė tė rrafshta. Kėtu bėjnė pjesė pjesa mė e madhe e Misurit, Ilinoisi, Okllahoma, Kanzasi, njė pjesė e Kollorados (mos u befasoni), Teksasi, Nju Meksiko, e tjera nėpėr tė cilat nuk kam kaluar qė t`ju rrėfej pėr to.

Njė pjesė e kėtyre shteteve gjenden edhe nė diēka qė banorėt lokalė e quajnė “qarku biblik”. Ky ėshtė vendi i baptistėve; njerėzit janė konservativė, shumica janė tė bardhė, dhe nėse e keni fatin qė t`ju pihet birrė tė dielėn mund tė mbetni tė eshtur pasi qė nuk do tė mund ta bleni.

Pėr Kanzasin thuhet se ėshtė zemra e Amerikės jo vetėm pėr shkak tė faktit se gjendet nė qendėr tė shtetit, por edhe pėr shkak tė faktit se aty edhe sot e kėsaj dite ėshtė atraksioni mė i madh i rodeove, ndėrsa nėpėr rrugė ende mund tė shikoni kaubojė tė vėrtetė (vetėm pa revole).

Prej aeroportit morėm njė veturė dhe me tė dalur u ndalėm sa pėr tė blerė sanduiēe nė restorantin Artur Brajant. Restoranti nė fakt ėshtė njė kantinė me vetėshėrbim, ndėrsa nė dritaren e vogėl ku porositet sanduiēi (vetėm ajo gjendet nė meny) shprehesh se ēfarė mishi dhe sa gramė dėshiron.

Doemos duhet tė vendosni se ēfarė dėshironi tė porositni para se tė ndaleni nė kėtė dritare, pėrndryshe mund t`ju ndodhė qė t`ju pėrzėnė. Nėse nuk ėshtė pėr shkak tė sanduiēeve, tė cilat me tė vėrtetė janė tė shkėlqyeshme veēmas nėse nė to ka salcė djegės – specialitet i shtėpisė, atėherė mysafirėt me siguri vijnė pėr shkak tė sjelljes sė pahijshme tė nikoqirėve, tė cilėn e shpėrblejnė me bakshishe tė mėdha.

Sanduiēin e gėlltitėm duke ndejtur nė tryezat e vogla nė hapėsirėn e vetme tė restorantit duke i shikuar fotografitė nėpėr mure ku mund tė shihen shumė fytyra tė njohura tė cilat pėrshėndeten me pronarin ose duke pritur rend,

Nė mesin e tyre ka edhe disa kryetarė. Tė punėsuarit do t`ju tregojnė se ēdo kandidat politik rregullisht kalon nė restorant pėr fushatėn e tij dhe shėtitet nėpėr rrethinėn e cila pėrndryshe ėshtė njė ndėr lagjet e Kanzas Sitit, e banuar me popullatė zezake dhe ėshtė njė ndėr mė tė varfėrat.

Nėse keni kohė shėtitni nėpėr qendrėn e K.S. – ky ėshtė njė qytet i bukur me qendėr interesante dhe bare tė mira pėr xhaz dhe kantri muzikė.

Vendi i magjistarit Oz

Autostradat nė Amerikė janė vende tė rrezikshme pėr tė vozitur me qė tė gjithė vozisin mbi 120 kilometra nė orė, e veēmas kamionėt e mėdhenj tė cilėt me shpejtėsi jonormale dhe pa kurrfarė mundimi ju vendosin nė sanduiē. Nga kjo perspektivė duken shumė tė rrezikshėm.

Pėr t`u kėnaqur nė rrethinėn dhe vozitjen dolėm nga autostrada te Viēita dhe vazhdojmė nė drejtim tė Kolorados Jugore nėpėr fushat e Kanzasit. Kėtu fillon aventura e jonė e vėrtetė. Rruga ėshtė e ngushtė, e vjetėr dhe e drejtė si pushkė dhe pėrfundon atje ku pėrfundon horizonti. Ashtu siē kaloni nėpėr kodrat e vogla ai ėshtė para jush. E para juve ka vetėm fusha dhe kohė pas kohė ndonjė tel qė shėnon fundin e njė fushe dhe fillimin e njė fushe tjetėr tė tillė.

Vetėm kohė pas kohe hasni nė liqene mė tė mėdha artificiale tė cilat gjatė verave shumė tė nxehta shėrbejnė pėr ujitje dhe freskim. Nė bregun e njė liqeni tė tillė u ndalėm pėr tė pushuar. Mezi ia arritėm qė ta ngrisim tendėn e vogėl pėr shkak tė erės. Mė nė fund e ngritėn tendėn pranė veturės me qė vetėm ashtu mund tė ishim tė sigurtė se nuk do tė fluturojmė si nė rrėfimin pėr magjistarin Oz, i cili vjen po ashtu nga Kanzasi.

Rekomandohet qė kur tė niseni nė rrugė nėpėr kėto shtete tė rrafshta tė Amerikės tė pyetni nėse ka mundėsi pėr tornado me qė nuk janė tė rrallė, nė masė tė konsiderueshme janė tė fuqishme, ndėrsa shpeshherė janė edhe tė befasishme.

Nuk ėshtė pėr t`u ēuditur qė shkatėrrojnė gjithēka para vetes me qė nė kėtė pjesė tė Kanzasit 80 pėr qind e shtėpive janė tė ndėrtuara prej druri dhe janė tė vjetra tė cilat do t`i kishte marrė madje edhe era e jonė, e lėre mė tornado.

Kalojmė nėpėr qyteza tė vogla ku rrallėherė vijnė turistė dhe nuk ėshtė ēudi qė nikoqirėt me qėllime tė mira na pyesin se kush jemi dhe prej ku vijmė.

Male, lumenj dhe parqe nacionale

Me afrimin drejt kufirit me Kolloradon peizazhi rreth nesh bėhet gjithnjė e mė i verdhė dhe mė i thatė dhe fillon t`i ngjajė shkretėtirės. Tani veē mė nuk janė tė pranishme fushat e grurit vetėm bari i verdhė nė tė cilin kullosin kope tė lopėve.

I tillė ėshtė peizazhi edhe nė 200-300 kilometrat e parė nga Kolloradoja dhe veēmė tė ngopur nga rrafshina mezi presim tė arrijmė deri te Puebllo, njė vend mė i madh nė hartė prej tė cilit fillojnė malet.

Kėtu gjenden edhe shitoret mė tė mėdha prej ku mund tė furnizohemi me rezerva, ujė dhe drunj pėr zjarr. Kampi tė cilin arritėm ta gjejmė nė errėsirėn ishte gjysmė i egėr dhe e shfrytėzojnė peshkatarėt tė cilėt vijnė kėtu pėr tė peshkuar peshq me miza tė vogla.

Nė errėsirė lumi mundet vetėm tė dėgjohet. Mėngjesi nėpėr male ka njė dashuri tė posaēme veēmas nėse ju kanė zgjuar shakatė peshkatare, aroma e kafesė dhe vezė tė fėrguara me dhjamė derri.

Nėse nuk e keni ditur, peshku mė sė miri peshkohet nė mėngjes dhe nėse ėshtė e domosdoshme qė tė jetė qetė nė lumin kjo nuk do tė thotė se doemos duhet tė jetė qetė edhe pak mė lartė se lumi. Si shpėrblim qė ju kanė zgjuar aq herėt, fqinjėt ofrojnė nėj kafe tė fortė pėrderisa kėnaqeni nė pamjen. Pėrmes lumit qėndrojnė peshkatarė tė cilėt nė mėnyrė artistike i rrotullojnė shkopinjtė e peshkatarėve para se ta hedhin grepin nė lum. Vetėm pas disa sekondave e nxjerrin dhe sėrish e pėrsėrisin tė njėtin ritual. Kjo zgjat disa orė, ndėrsa gjithēka qė do tė kapet nė mizėn e vogėl lėshohet.

Fqinjėt tanė bėjnė shaka se peshqit nuk janė edhe ushqimi mė i dashur i tyre, mirėpo janė argėtuese pėr peshkim. Me siguri kėtė mund ta kuptojė vetėm njė peshkatar, me qė pas gjysmė ore qėndrimi nė njė ujė tė ftohtė dhe tė shpejtė do t`ju mėrzitet edhe rrotullimi i shkopit dhe teknika e hedhjes sė grepit.

Rrugėn e vazhdojmė drejt Durangos, Kollorados Jugore, mirėpo pėrmes pjesės historike tė Ganisonit dhe Sillvertonit. Ajo pėr ēka janė tė njohura kėto dy qyteza tė vogla ėshtė natyra e pabesueshme e malit dhe kanioni i thellė. Rruga nėpėr tė cilėn po ngjitemi nuk ka bankinė kėshtu qė nuk ekziston kurrfarė pengese ndėrmjet rrugės dhe vrimės e cila fillon menjėherė pastaj. Poshtė, lumi buēet nga fuēia e ujit tė ardhur nga borėrat tė cilat shkrihen.

Kėtu stinorėt e skijimit zgjasin edhe deri nė fund tė majit. Nė ēdo kthesė fiton pėrshtypje se nėse nuk del jashtė saj me siguri do tė ngjitesh nė karpet.

Ganison gjendet afėr majes sė malit, ndėrsa Sillvertoni ėshtė nė ultėsirėn. Ky vend i vogėl nė vitin 1885 ka qenė ndėr lagjet mė tė famshme minatore nė Amerikė nė tė cilėn brenda vitit nėpėr hekurudhėn deri nė Durango transportoheshin nga 300 milionė dollarė tė arit tė vlefshėm.

Fatkeqėsisht pas Luftės sė parė botėrore miniera mbyllet dhe prej atėherė qyteti fillon tė vdesė. Tani ekziston prej lumit tė turistėve tė cilėt vijnė me tren nga Durangoja. Kėtė vozitje nuk duhet ta lėshoni. Hekurudha kalon nėpėr pjesėt mė idilike tė malit, e nė disa vende hekurudha ėshtė vetėm njė linjė e ngushtė e cila bashkon dy maje.

Pas Durangos, mėnjėherė nisemi drejt Mesa Verdes dhe rajonit tė quajtur Four Corners, ose katėr kėndet me qė gjendet nė kufirin mes Kollorados, Nju-Meksikos, Jutės dhe Arizonės.

Mesa Verde ėshtė park nacional qė e pėrfshin pllajėn e ultėsirės Muntezima ku deri para 700 viteve kanė jetuar populli puebllo ose anazasė – qė nė gjuhėn navaho do tė thotė populli antik.

Sipas arkeologėve kėta paraardhės tė shumė fiseve indiane tė kėsaj pjesė tė Amerikės kanė jetuar nė pllajėn prej vitit 600 deri nė vitin 1300 nė epokėn tonė dhe prej ku pėr arsye tė pashpjeguara janė shpėrngulur.

Mesa Verde ėshtė zbuluar relativisht vonė kur njė blegtor rastėsisht duke e kullotur kopenė e ka parė lagjen e cila gjendet e fshehur nė shkėmb. Nė fakt, nėse qėndroni nė pesėn e sipėrme tė pllajės as qė do ta vėreni. Ajo mund tė shihet vetėm nga ana e kundėrt. Ajo nuk ėshtė vetėm njė lagje por i ngjan njė qyteti tė tėrė. Ka ndėrtesa ku kanė jetuar disa familje. Nė mes ka mbeturina tė kullės e cila sipas arkeologėve dhe mėnyrės se si ėshtė ndėrtuar ėshtė shfrytėzuar si orė dhe matės i hėnės. Prej atje puebllo kanė caktuar sipas pozitės sė hėnės se kur duhet tė mbillet misri, e kur duhet tė korret.

Nė shkėmbin kanė qenė tė mbrojtur nė mėnyrė tė pėrkryer prej njerėzve tė mėrzitshėm tė cilėt nuk kanė mund tė afrohen pa u vėrejtur. Nė njėrėn prej lagjeve tė quajtur Shtėpia Ballkon edhe sot e kėsaj dite arrihet vetėm nėse ngjiteni nėpėr shkallėn e gjatė 30 gradė dhe nėse kaloni nėpėr tunelin e ngushtė.

Kjo lagje ėshtė e mbyllur pėr persona mė tė moshuar tė cilėt kanė probleme me zemrėn ose frymėmarrjen, dhe pėr tė gjithė ata qė kanė frikė nga lartėsitė. Puebllo kanė jetuar si bujq, ndėrsa me rrethoja prej guri kanė arritur ta ruajnė tokėn e kuqe nga rrėshqitja nėpėr pllajėn.

Ndonėse ka shumė mbeturina nga kultura, mėnyra e tė jetuarit, puebllo megjithatė nuk kanė lėnė kurrfarė fotografi tė shkruara ose detajore pėr jetėn e tyre, ndaj misteri pėrse dhe ku kanė shkuar do tė mbetet pėrgjithmonė i varrosur nėpėr lagjet e tyre nė Mesa Verde. Pėr ta shikuar mirė kėtė pllajė duhet t`i kushtoni sė paku dy ditė tė tėra.

Kanioni dhe lumi

Nė vetė kufirin mes Arizonės dhe Jutės, rrugės drejt Grand Kanionit, hyjmė nė edhe njė park tė madh nacional – Monument Valley. Kėto janė shkėmbinjtė e kuq nga reklamat e Marllboros tė cilat gjenden nė njė shkretėtirė tė vėrtetė ku edhe era mė e vogėl tė hedh rėrė tė verdhė nė sytė tuaj.

Kėtu gjenden edhe disa rezervate indiane edhe nė Jutėn e vjetėr edhe nė Arizonė ku jetojnė fiset Navaho tė cilat turistėve u shesin stoli dhe poēe tė punuara me dorė, ndėrsa krahas ndihmės shtetėrore jetojnė edhe nga kopetė e vogla tė lopėve dhe dhenve.

Si nė ēdo rezervat edhe kėtu problem ėshtė alkoolizmi. Pėr dallim nga Kolloradoja ku alkooli mund tė blehej vetėm nė shoping qendrat e mėdha ose nėpėr baret, kėtu shitorja e likerit ėshtė menjėherė pranė pompės sė vogėl tė benzinės.

Shkojmė drejt Fllafstafit dhe kthejmė drejt Rimės jugore tė Grand Kanionit.

Grand Kanioni ėshtė njė prej ēudive botėrore tė natyrės. Pėrfshin sipėrfaqe prej gati se gjysmė milion hektarė ose 4931 kilometra katrorė. Nėse e masim sipas gjatėsisė sė lumit Kollorado qė kalon nėpėr kanionin e gjatė 446 kilometra, ndėrsa tė gjerė (prej njėrės rimės deri nė tjetrėn) prej 16 deri 29 kilometra.

Megjithatė, Grand Kanioni nuk ėshtė mė i madhi e as mė i vjetri nė botė. Pėr tė pasur pasqyrė se sa ėshtė i thellė, njė alpinisti me pėrvojė i nevojiten dy ditė qė tė lėshohet nė fundin e kanionit dhe tė kthehet. Pėr tė kaluar prej njė rimi nė tjetrin nevojiten sė paku tri ditė nė njė drejtim, ndėrsa raftingu nėpėr lumin pėrmes kanionit zgjat mė gjatė se shtatė ditė.

Krahas madhėsisė mė sė shumti pėrshtypje lėnė shkėbinjtė nė tė cilat shihen shtresat e periudhave tė ndryshme tė vendit. Shkėmbi mė i vjetėr qė ėshtė gjetur kėtu ėshtė i vjetėr 2000 milionė vjet. Pėrndryshe vetė kanioni ėshtė formuar para 5 deri 6 milionė vitesh ndaj nė aspektin gjeologjik ėshtė relativisht i ri.

Grand Kanioni ėshtė shpallur park nacional nė vitin 1919 dhe prej atėherė numri i vizitorėve gjatė vitit shėnon rritje gjithnjė e mė tė madhe. Tani brenda vitit ka mbi pesė milionė turistė.

Pėr ta pėrjetuar bukurinė e kanionit ndani disa ditė dhe tentoni qė sė paku tė arrini deri te lumi, nėse jo nė kėmbė atėherė me gomar. Para se tė filloni me lėshimin merrni mjaft ujė me qė shumė lehtė mund t`ju ndodh qė tė dehidroni. Keni kujdes nė temperaturėn. Nga mesi i prillit temperatura nė maje ishte rreth 28 gradė, por siē shkoni drejt lumit ajo rritet kėshtu qė edhe aq herėt brenda vitit nė fundin e kanionit temperatura mund tė arrijė mbi 35 gradė.

Po ashtu, gjatė dimrit mund tė jetė shumė ftohtė. Mos shkoni vetė por nė grupe dhe patjetėr merrni njė paketim mė tė madh tė fashave ngjitėse pėr t`i shėrruar fshikat. Dhe mos u nisni pa mjaft filma pėr fotografim.

Nėse, nga ana tjetėr, vendosni tė shėtisni pėrgjatė kanionit pa u lėshuar poshtė kėtė mund ta bėni duke i shfrytėzuar autobusėt tė cilėt nė ēdo dhjetė minuta nisen deri te pikat e ndryshme, prej ku ka pamje tė pabesueshme. E tė tilla ka shumė – Pamja nga shkretėtira ėshtė e para nė tė cilėn do tė hasni nėse hyni prej Fllagstafit, pastaj kėtu janė pikat Mather dhe Javapai tė cilat janė pjesė e anės lindore tė Rimės jugore.

Nėpėr qendrėn kryesore turistike gjendet edhe kampi prej ku keni edhe disa pamje tė bukura nė pjesėn perėndimore si pikat Hopi, Mohave dhe Pima. Mos e humbni kuptimin e kohės dhe shikoni tė jeni nė ndonjėrėn prej kėtyre pikave qė tė kėnaqeni nė perėndimet e shkėlqyeshme tė diellit. Shkoni mė herėt qė tė zini vend tė mirė me qė disa prej tyre si Javapai janė pėrplot me turistė gjatė kėsaj periudhe.

Qyteti i kubeve

Me zemėr tė rėndė, kėmbė dhe shputa tė enjtura me fshika largohemi nga Grand Kanioni nė drejtim tė Las Vegasit. Deri atje ka edhe pesė-gjashtė orė vozitje kryesisht nėpėr luginėn e lumit Kollorado e cila na shpie deri te penda Huver.

Penda ėshtė ndėrtuar nė kohėn e depresionit prej vitit 1931 e deri nė vitin 1935 dhe sipas shoqatės amerikane tė arkitektėve edhe sot e kėsaj dite hyn nė shtatė mrekullitė bashkėkohore arkitektonike nė Amerikė.

Prej kėtu deri nė Las Vegas ka edhe vetėm 100 kilometra, ndėrsa rrugės kaloni nėpėr hotele dhe kazino si pėrgatitje pėr finalen e madhe tė udhėtimit. Me ndezjen e dritave tė reklamave hyjmė nė qytetin e kubeve. Dhe kjo ėshtė mė sa e vėrtetė. Pjesa mė e madhe e vizituesve tė Vegasit janė kėtu pėr bixhozin, e ēdo gjė tjetėr – hotele tė lira, ushqim i mirė, shfaqje interesante tė emrave mė tė mėdhenjė tė botės sė shou-biznesit janė kėtu vetėm pėr t`ju ndihmuar qė ta hapni kuletrėn.

Nuk ėshtė ēudi kur nxjerrni para prej automatėve nėpėr hotele vlera mė e vogėl tė cilėn mund ta nxjerrni ėshtė 100 dollarė – vetėm njė banknotė. Kudo qė do tė hyni hasni nė rradhė tė gjatė tė makinave nė ė cilat gjatė tėrė natės qėndrojnė plaka dhe me durim i vendosin zhetonat dhe tėrheqin dorezėn.

Pas makinave vijnė tryezat e gjelbra nė tė cilat qėndrojnė zotėrinj me purre tė mėdha nė gojė dhe duke tentuar qė ta fitojnė krupienė. Kėtu ėshtė edhe ruleti, tryezat e pokerit … T`ju merret mendja nga sasia e zhetonave me ngjyra tė llojllojshme tė shpėrndara nėpėr tryezat.

Nė rrugėn kryesore tė quajtur “The Strip” pranė ēdo hoteli mė tė madh ka nga ndonjė spektakėl. Nuk mund t`i lėshoni fontanat vallėzuese nė hotelin Bellagjio, betejėn e kusarėve pėr Ishullin e pasurisė dhe vullkanin e hotelit Mirazh.

Nėpėr egėrsinė e Kollorados dhe Grand Kanionit, Vegasi vjen si shok pėr sistemin dhe ėshtė e paevitueshme qė njė pjesė tė buxhetit tė planifikuar tė mos e vendosni nė njėrin prej automatėve pėrderisa i pushoni kėmbėt. Megjithatė mos qėndroni tepėr shumė nė kėtė qytet tė veseve. Njė mbrėmje mjafton qė tė mbeteni pa paratė.

Mėngjesin e ardhshėm nisemi prap drejt Kanzas Sitit dhe kėsaj radhe shkojmė nėpėr autostradėn me qė doemos duhet tė arrijmė mė shpejt. Buxheti mbeti nė automatet pėr poker.

''LOBI''
Imazhe te Ngjitura
Lloji i Skedarit: jpg 5018.jpg (36.7 KB, 218 vezhgime)
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
Pergjigjuni me Citim
  #3  
Te vjeter 24-12-2003, 05:09
Minifotoja e anetarit AlbShkodra
Anetare Nderi
 
Reg: 11-09-03
Lokalizimi: Londer
Postime: 5,425
Kryesore

Kalimthi nė Zvicėr

Hem shqiptar, hem turist?!

Sipas njė tė dhėne tė paverifikuar, zyrtarisht nė kėtė vend jetojnė rreth 180 mijė shqiptarė nga tė gjitha trojet etnike. Tė ardhur prej ēdo vendi dhe tė ēdo moshe, tė hershėm e tė vonshėm, pėrbėjnė njėrin prej komuniteteve mė tė numėrta tė tė huajve nė konferederatėn helvetike. Shqiptarėt si ēdo komunitet tjetėr jetojnė fisnikėrisht dhe punojnė vyeshėm. Ndonėse herė pas here ata janė nė shėnjestėr tė disa ksenofobėve qėllimkėqinj. Ndonėse ata kohėve tė fundit do tė tė thonė: mirė janė punėt nė Zvicėr nėse ke tre vllezėr nė Amerikė!

Nė momentin kur punonjėsit e sjellshėm tė konsullatės zvicerane nė Montreal mė dhanė vizė njėjavėshe pėr qėndrim nė Zvicėr, mendova se m'u plotėsua njė prej ėndrrave tė kahmotshme: tė jem nė Zvicėr si turist. Gjatė gjithė udhėtimeve tė mia nė Zvicėr, gjithsej pesė ose gjashtė herė, kam ndarė mendimin se Zvicra nuk mund tė jetė njė vend turizmi pėr njė shqiptar. Jo vetėm pėr mua, por mendoja pėr askend prej neve tė mesmit. Mė duket se dita- ditės Zvicra po zė vendin e kahershėm tė Turqisė, ku asokohe rrallė shkonte ndonjė shqiptar aty pėr turizėm, por vizitat ishin ose vizitė farefisit, ose punė e tregti. Nė anekdotėn qė mė sė miri ilustronte kėtė fenomen e qė mund lehtė tė pėrshkruajė vendin dhe domethėnien qė ka Zvicra e sotme pėr shqiptarėt, tregohej pėr njė njeri shqiptar qė nė tė arriturit nė Stamboll ishte prezantuar si turist dhe insistonte qė ky ishte qėllimi i udhėtimit tė vet aty. Njė dyqanxhi i atyshėm me pėrvojė tė njohjes sė shqiptarėve nuk i kishte besuar atij dhe pabesueshmėrinė e tij e kishte shfaqur me fjalinė qė edhe pėr njė kohė si dilemė do tė vazhdojė tė mbetet e vėrtetė: hem shqiptar, hem turist?! Pas disa pyetjeve tė parashtruara vėrtet kishte dalė puna se heroi i anekdotės kishte pasė udhės t'i vizitojė dy-tre farefis nė Stamboll, mandej nė ardhje e sipėr kishte sjellė pak ēaj pėr shitje dhe nė kthim do tė furnizohej me pak tesha pėr t'i shitur nė vendlindje.

Me mua ndodhi si nė kėtė anekdotė dhe kėte e vėrejta me tė arritur nė aeroportin e Cyrihut. Aeroport ky ndoshta ku pėr tė parėn herė janė bėrė prononcime tė fluturimeve nė shqip. Kjo mund tė ketė ndodhur nė kohėn kur prej Prishtinės nuk fluturonte gjė, prej aeroportit tė Tiranės pak, kurse nė aeroportin e Shkupit ende thuajse ēdo gjė ishte nė alfabet cirilik! Nė kėtė aeroport e pashė se mbetem sėrish njė shqiptar, por nuk jam mė turist. Mė pritėn tė afėrm, pashė fytyra tė njohura dhe shumė e shumė shqiptarė qė vinin e shkonin. Kur edhe m'u kujtuan tė gjitha punėt qė mund t'i kryej rrugės, kuptova se po tė shkruaja njė udhėrrėfim, ai nuk do jetė i qėlluar, qoftė edhe sa kėta rreshta subjektive.

Zvicra

Zvicra vazhdon tė mbetet vendi pėr tė cilin mė shumė di kur je jashtė tij, por kjo nuk pengon qė tė dimė mė shumė nga faktet elementare pėr njė vend aq tė bukur.

Kryeqyteti i kėtij shteti ėshtė Berna, kurse qyteti mė i madh Cyrihu. Mbi 60 % tė Zvicrės ėshtė me zona gjeologjike tė para-alpeve, kurse tjetra juri dhe rrafshnaltė. Ka klimė tė llojllojshme, por koha di tė ndėrrojė shpesh gjatė njė dite dhe ose vishesh sipas kalendarit ose bart me vete pjesė nga garderoba personale. Me njė sipėrfaqe prej 41'300 km2, ky vend nė katėr anėt e tij kufizohet me pesė vende tjera dhe ate: Gjermani, Austri, Liechtenstein, Itali, dhe Francė. Distanca mė e madhe e veri-jugut ėshtė 220 km, kurse ajo lindje-perėndim 350 km. Zvicra ka liqene tė mėdha, lumenj tė gjatė dhe male tė larta. Pėrveē shumė begative kėto i japin vendit njė pamje magjepse dhe e bėjnė njė vend tė njohur pėr turizėm, sidomos pėr turizėm dimėror, me vendet ndėr mė tė mira pėr skijim nė botė. Pėrveē kėsaj alpinizmi dhe ngjitja pėr nė malet e larta e bėn ate tė frekuentuar prej turistėve anekėnd botės edhe nė sezonėn verore.

Deri mė tash Zvicra ėshtė shteti mė i vogėl federal nė botė, ai pėrbėhėt prej 23 kantoneve dhe 3 kantoneve gjysmautonome. Zviceranėt kanė festuar qė para dhjetė viteve 700-vjetorin e zanafillės sė autonomisė sė tyre shtetėrore zvicerane, qė daton nga viti 1291 me bashkimin e tri kantoneve tė cilėt formuan konfederatėn zvicerane. Prej atėherė nė Zvicėr funksionon njė demokraci e kahershme. Ky shtet ėshtė i njohur si njė shtet neutral, qė tregon se nuk ishte i involvuar nė asnjė luftė botėrore. Zvicra udhėhiqet nga 7 ministra federalė dhe nė te nuk ka kryetar klasik, por njė lloj kryesie. Gjithmonė nė gara tė ndryshme tė dijes pyetja mė e vėshtirė mbetet ajo pėr emrin e kryetarit tė Zvicrės. Kjo pėrgjigje ėshtė e panjohur edhe pėr shumė prej popullatės zvicerane qė dita-ditės bėhet mė e painteresuar politikisht dhe tė cilėt edhe pse kanė tė drejtė bashkėvendosje nė tė gjithė lėmenjtė e jetės, ata zgjedhin rrallė ta pėrdorin kėtė tė drejtė. Kėte e tregon edhe fakti se pėr zgjedhje tė parlamentit qė pėrbėhet nga dy dhoma parlamentare, kishte shumė pak jehonė ndėr votues. Njė kėsi gjėje qė duket se argumenton qėndrimin sė tė uriturit dhe tė varfėrit mė shumė merren me politikė, tregon edhe mė shumė se njė funksionim i shoqatave dhe asociacioneve qytetare, siē ėshtė rasti nė shtete funksionale si Zvicra, zbut ndikimin e politikės dhe nevojėn e qytetarėve pėr t'u marrė me te.

Nė Zvicėr jetojnė mbi 7 milionė banorė nga tė cilėt 20 % janė tė huaj. Nga katėr gjuhėt zyrtare nė Zvicėr dominon gjermanishtja, e cila flitet nga 65 % e popullatės. Ka edhe kantone ku fliten dy deri nė tri gjuhė. Me ligje tė posaēme janė tė rregulluara gjuhėt zyrtare, kurse me po ato ligje ėshtė e siguruar edhe mbrojtja e gjuhės origjinale zyrtare tė ndonjė kantoni. Sipas njehėsimeve zyrtare, 41.8% janė tė krishterė romak, 33% protestantė, 4.3% myslimanė, kurse tė tjerėt u pėrkasin besimeve tjera ose janė tė padeklaruar nė aspekt tė pėrkatėsisė ndonjė konfesioni.

Shqiptarėt

Sipas njė tė dhėne tė paverifikuar, zyrtarisht nė Zvicėr jetojnė rreth 180 mijė shqiptarė nga tė gjitha trojet etnike. Tė ardhur prej ēdo vendi dhe tė ēdo moshe, tė hershėm e tė vonshėm, pėrbėjnė njėrin prej komuniteteve mė tė numėrta tė tė huajve nė Zvicėr. Shqiptarėt si ēdo komunitet tjetėr jetojnė fisnikėrisht dhe punojnė vyeshėm. Ndonėse herė pas here ata janė nė shėnjestėr tė disa ksenofobėve qėllimkėqinj, tė cilėt mundohen t'i prezantojnė nė publikime tė ndryshme si kriminelė, vetė sukeset e shqiptarėve nė Zvicėr janė demantim mė i qartė pėr pavėrtetėsinė e kėtyre tė dhėnave. Nga shqiptarėt aty tani ka biznismenė, studentė, punėtorė social dhe shoqata e asociacione qytetare, tė cilėt si gjithė zviceranėt tjerė, vendas dhe tė huaj, me aq sa munden kontribuojnė pėr prosperitetin e shtetit ku jetojnė dhe punojnė.

Ėshtė tejet vėshtirė tė jepet njė profil i pėrbashkėt pėr shqiptarėt nė Zvicėr, ngase ata tani dallojnė mes vete shumė, edhe pse ka disa stereotipe me tė cilat popullarisht identifikohen shqiptarėt e Zvicrės. Disa nga ato pėrshkruajnė se shqiptari i Zvicrės zakonisht jeton nė Cyrih, punon njė punė tė zakonshme, ka mendjen tė bleje njė M3, jeton me familjen, shkon shpesh me ndėgju muzikė tallava etj. Kėto stereotipe, si dhe paragjykimin qė kanė pėr to familjarėt dhe tė afėrmit e tyre qė jetojnė nė vendlindje, se ata tė Zvicrės kanė para, qė nė bisedė e sipėr vėrehet se mė sė shumti ju pengon ata mundohen ta heqin nga vetja. Ata me tė drejtė shpjegojnė se standard i lartė domethėnė qė edhe nevojat esenciale pėr jetesė kushtojnė shumė, fakt ky qė e bėn tė vogėl mundėsinė e kursimit. Qiratė e larta tė banimit, shtimi i papunėsisė dhe tėrheqja e familjes nė Zvicėr kanė bėrė qė njė pagė tanimė nuk mjafton pėr njė familje mesatare shqiptare. Krejt kėto ata i shprehin me kahmoti tė thėnėn se: mirė janė punėt nė Zvicėr nėse ke tre vllezėr nė Amerikė!

Organizimi

Te shqiptarėt e Zvicrės dita-ditės vėrehet njė pėrmirėsim i kualitetit tė organizimit tė jetės sė tyre sociale dhe kulturore. Ajo qė vėrejta prej afėr ishte organizimi i jetės fetare nė qendra tė ndryshme kombėtare-fetare nė Zvicėr. Kėto institucione tė mirėfillta pėrveē qė organizojnė jetėn fetare tė mėrgatės shqiptare nė Zvicėr, ato janė pika tė dalluara ku shqiptarėt mblidhen dhe tubohen pėr shumė gjėra me rėndėsi pėr jetėn e tyre nė kėtė vend, por edhe pėr ndihmė apo qarje halli pėr brengat e vendlindjes.

Nga katėr qendrat qė arrita t'i vizitoj gjatė qėndrimit tim pesėditėsh, fitova pėrshtypjen se kėto institucione funksionojnė mirė. Ky funksionim ekselent dhe llojllojshmėri e aktiviteti nė to, para se gjithash dukej se ėshtė rezultat i punės sė palodhshme tė aktivistėve nė gjithė kėto qendra. Ato mund dukshėm tė pėrmirėsohen nėse ndihmohen nga institucionet amė nė vendlindje duke i ikur ndonjė lloj interferimi qė mund tė shkaktojė jofunksionalitet. Para se gjithash mendohet nė ndihmėn qė mund tė sigurojnė bashkėsitė islame tė Kosovės, Maqedonisė dhe Shqipėrisė me kuadro dhe kėshilla tė ndryshme, por duke mos u imponuar atyre kritere apo direktiva tė cilat jo vetėm qė nuk vlejnė dhe nuk pėrkojnė me realitetin e shtetit ku jetojnė, por edhe qė dukshėm mund tė ndikojnė nė mosefikasitetin e mėtejshėm tė kėtyre institucioneve. Nga biseda me aktivistė tė ndryshėm nė kėto qendra pėrveē qė vėrehej zelli i tyre pėr aktivitetet sociale, lehtė mund tė kuptoheshin edhe problemet qė i hasin kėto vatra, por ata duhet tė jenė objekt i njė studimi tė veēantė qė do tė bėnin vetė ato qendra nė publikimet qė doemos duhet tė shtojnė volumin e tyre pėr t'i shpjeguar publikut dhe pėr tė shėnuar gjithė pėrvojėn e prezencės sė tyre dhe suksesin e arritur me aktivitetin e vet.

Pasi qė kalova disa ditė tė kėndshme tė dimrit, nė muhabet tė kėndshėm me njerėz tė mirė, mu ashtu siē netėt e dimrit e kėrkojnė, u ktheva nė vendin pėr ku shpresoja qė njerėzit dhe punėt t'i gjej mė mirė seē i kam lėnė. Nė Shkupi, nė qytetin i cili pėr shumė shqiptarė brenda dhe jashtė, nė Zvicėr e gjetiu, ėshtė dhe mbetet mesi i dynjasė.

(Ramadan Ramadani ''LOBI'')
Imazhe te Ngjitura
Lloji i Skedarit: jpg 5081.jpg (49.7 KB, 205 vezhgime)
__________________
Njeriu lind per ta jetuar jeten, pastaj kerkon magjine e saj: dashurine, pasi e gjen... jeta stoliset me miresi... miresise i falesh dhe me engjellin tend keni nje zemer te perbashket. Te dua cmendurisht engjelli im.
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
Pergjigjuni me Citim
  #4  
Te vjeter 05-01-2004, 07:27
Minifotoja e anetarit AlbShkodra
Anetare Nderi
 
Reg: 11-09-03
Lokalizimi: Londer
Postime: 5,425
Kryesore

Bullgari

ATY KU NUK NDJEHESH I HUAJ

Njerėz qė pėrnguten. Dukuri e pazakonshme nė vendet e Europės Juglindore, ku edhe kėndohet me avash… Bullgarėt janė tė bindur se sė shpejti do tė jenė pjesė e Europės, jo vetėm si territor, por edhe politikisht. Ata kanė nisur tė shohin njė dritė diku nė horizont dhe besojnė se vėshtirėsitė do tė jenė kalimtare. Qė tė arrish diēka nė jetė, a nuk duhet mė parė tė besosh se ke fuqi qė tė bėsh kėtė?

Kur Janko Nikollov tregonte nė hartė vendet qė duhej t’i vizitonim me njė grup gazetarėsh, mė ngjante si njė epror qė i tregon ushtrisė vendet qė duhej pushtuar. Sofja, njė vend i quajtur Bansko, nė jugperėndim tė Bullgarisė, e sė fundi Pamporovo, nė malet Rodope…

Ashtu si ngjallet te njė mbret dėshira pėr pushtime tė reja, mė ishte ngjallur pasioni i kahershėm pėr tė udhėtuar dhe pėr tė vizituar vende ku s’kisha qenė mė parė.

Ē’ishte kjo zgjuarje dėshire pėr udhėtime. Ndoshta: pėrditshmėria e mbushur me strese, aq dinamike, sa ke pėrshtypjen qė humb kohė edhe kur ulesh tė drekosh. Tė “sakrifikosh” katėr ditė? Sa shumė. Disa obligime s’do tė kryhen, disa premtime s’do tė realizohen, disa letra adresuar atyre qė i konsideron si tė veēantė, s’do tė shkruhen. I bindur se ata tė kuptojnė mė mirė se tė tjerėt, i lė pėr nė fund...

E morra me indiferencė programin dhe u ktheva nė vendlindje pėr tė bėrė punėt e pėrditshme, tė zakonshme, tė mėrzitshme… Se do tė udhėtoja? Kėtė sėrish e kisha harruar … “Unė udhėtoj, d.t.th. vazhdoj tė jetoj”. Ka ca kohė qė nuk kam udhėtuar…

SOFJA, kryeqyteti i Bullgarisė, vendi i statujave, i fontanave tė vjetra dhe institucioneve tė shumta kulturore, mendohet qė tė ketė mė shumė se 1.2 milionė banorė… Se ē’ka marrė njė pamje tjetėr. Lexoj gazetat ditore dhe disa shqetėsime tė bullgarėve, pėrkundėr se janė tė ngjashme me tonat, nuk mė bėjnė pėrshtypje. Jam si njė qenie qė, pėr pak ēaste, ėshtė ēliruar nga vargonjtė e padukshėm. Pasi e di se pas njė kohe duhet tė kthehet sėrish nė gjendjen e mėparshme, shpejton qė ta shijojė sa mė shumė botėn tjetėr, ku dashurisė nuk i vėnė frerė dhe as e lodhin me nene e paragrafe… Jam njė qenie tjetėr, nė njė botė tjetėr, ku zgjohen ca pasione tjera pėr tė cilat mund tė kemi besuar se kaherė janė ndrydhur brenda nesh.

NJERĖZ QĖ PĖRNGUTEN. Gjė e rrallė pėr vendet e Europės Juglindore, ku edhe kėndohet me avash... Bullgarėt janė tė bindur se sė shpejti do tė jenė pjesė e Europės, jo vetėm si territor, por edhe politikisht. Ata kanė nisur tė shohin njė horizont tė shndėrritshėm dhe besojnė se vėshtirėsitė do tė jenė kalimtare. Qė tė arrish diēka nė jetė, a nuk duhet mė parė tė besosh se ke fuqi qė tė bėsh kėtė?

Bashkėsia Europiane ka dhėnė sinjalet e qarta se dalėngadalė po hap dyert pėr ta inkuadruar Bullgarinė nė gjirin e saj. Gazetat, sikurse “Trud”, “24 ēasa”, “Standard”, theksojnė nevojėn pėr kėtė integrim. Bullgarėt e ndjejnė se janė para njė akti solemn dhe nguten qė tė mos u ik ky rast. Nuk kanė kohė qė tė vonohen aspak… Kėtyre ditėve banorėt e Sofjes kanė lėvizur me vėshtirėsi pėr shkak tė njė greve taksistėsh…

Sofja nuk ėshtė ai qyteti i dikurshėm kur shihje pak vetura, me tė cilat voziteshin vetėm ata tė kastės komuniste. Banorėt e Sofjes thonė se tani ka probleme tė shumta me parkingjet. Sofja, nėpėrmjet tė cilit kalon vetėm njė lumė i vogėl, ėshtė njė qendėr e vėrtetė kulturore: ka 9 teatro (mė i njohur ėshtė Teatri Kombėtar “Ivan Vazov”), galeri, biblioteka, qendra tė artit kontemporan. Biblioteka Kombėtare “Kirili dhe Metodij” ka njė fond prej 3.5 milion librash. Para Universitetit “Kliment Ohridski”, ku studiojnė mijėra studentė, qėndrojnė dy statuja tregėtarėsh, qė kanė finansuar kėtė universitet nė nismėn e tij.

Sofja ka shumė parqe. “Parku i Borisit” (pėr nder tė Car Borisit III) dikur quhej “Parku i lirisė” (Gjėrat qė na mungojnė i pėrmendim mė shpesh). Njė park tjetėr quhet “Parku i mjekėve”. Njė emėr mjaft mbre_sėlėnės. Aty lartėsohen statuja mjekėsh tė nderuar nga bashkėkombasit e tyre.

TĖ HUAJT NUK SHIKOHEN ME DYSHIM. Ēdo i sapoardhur duhet tė ndahet me pėrshtypje tė mira, qė tė mos i shuhet pasioni pėr t’u rikthyer… Bullgarėt i kushtojnė shumė rėndėsi turizmit…

Nė shenjė respekti pėr mysafirėt zėvendės ministri i ekonomisė dhe turizmit Dimitar Haxhinikollov, njė burrė i sjellshėm, i cili disa herė kėrkon falje pėr njė vonesė tė vogėl, ka organizuar njė pritje. Ai ėshtė i gatshėm pėr tė dhėnė pėrgjigje nė pyetjet tona. Ai ėshtė mė kompetenti pėr tė dhėnė informacione pėrsa i pėrket turizmit.

Haxhinikollov thotė se sivjet nė Bullgari ka pasur rritje prej 15 pėrqind tė fluksit tė turistėve qė kryesisht vijnė nga shtetet ballkanike, Britania e Madhe, shtetet skandinave, Rusia etj. Ai thotė se shteti ka kujdes tė veēantė pėr sigurinė e tė huajve qė vijnė pėr pushime. Me turizmin janė ndėrlidhur 350 mijė bullgarė.

Qeveria bullgare ndan fonde nga buxheti i saj pėr zhvillimin e turizmit: kryesisht pėr pėrmirėsimin e infrastrukturės.

“Merita mė e madhe pėr shtimin e turistėve qėndron te investitorėt privatė, qė ndjekin me vėmendje atė qė quhet ekonomi e tregut”, thotė Haxhinikollov.

Nė qendrat turistike po bėhen shumė investime, ndėrsa investitorėt mė tė mėdhenj janė vetė bullgarėt. Ligjet bullgare mundėsojnė investime tė qindpėrqindta tė jashtme, pa tė drejtėn e blerjes sė tokės.

Qeveria bullgare sivjet ka ndarė disa milionė levė vetėm pėr pastrimin e plazheve nė Varna dhe Burgas. Ekzistojnė fonde qeveritare pėr reklamimin e vendeve turistike nė Bullgari. Organizohen panaire nėpėr qendra europiane. Ėshtė krijuar njė sistem informativ ku jepen tė dhėna tė shumta pėr tė gjithė tė interesuarit qė duan tė kalojnė pushimet nė vendet turistike bullgare, tė prezantuara edhe nė faqe interneti. Sikurse nė rastin tonė, organizata tė ndryshme joqeveritare organizojnė ekskursione me gazetarė vendesh tė ndryshme, tė cilėt vizitojnė vendet turistike bullgare.

BULLGARĖT SHPEJTOJNĖ pėr tė bėrė pėrgatitjet pėr sezonėn dimėrore. Nė stinėn e dimrit Bullgaria ka mundėsi pėr tė pritur 15 mijė turistė. Turizmi dimėror pėr ēdo vit shėnon rritje.

Janė tre qendra tė njohura dimėrore qė tėrheqin vėmendjen e turistėve tė huaj: Banjsko, nė Pirin, Pamporovo, nė malet Rodope dhe Borova, nė malet Rile…

Nė Bansko buldozherė tė shumtė pėrgatisin shtigjet pėr skijim. Hotelet janė gati. Janė gati fitnes sallat, fushat sportive, pishinat etj. Pritet tė arrijnė vetėm turistėt, tė cilėt, me ēmime solide, mund qė tė kalojnė ēaste qė do tė fiksohen pėrgjithmonė nė kujtesėn e tyre…

Bansko ėshtė njė qendėr e sporteve dimėrore, nė Bullgarinė jugperėndimore (nė Pirin), 150 km larg Sofjes. Njė qytezė unikale me 10 mijė banorė. Kėtu ka 32 vende arkeologjike, me rreth 200 shtėpi autentike tė arkitekturės mesjetare, qė ėshtė nėn pėrkujdesjen e UNESKO-s.

Banorėt e parė nė kėtė vend kanė jetuar qė nė kohėn e bronxit dhe hekurit, kurse periudha kur ėshtė themeluar ky vendbanim konsiderohet shekulli 9-10. Bullgarėt thonė se nė vendet si Banjsko ėshtė ruajtur shpirti autentik bullgar, nga ndikimet e perandorive tė tjera. Janė unikale rrugėt e shtruara me kalldėrm. Nė ēdo kėnd ka restorante tradicionale. Sikur kthehesh nė njė kohė tjetėr. Nė restoranet, ku gjithēka frymon bullgarēe, qė nga ushqimi deri te vetė dekori i tyre, shėrbejnė kamarieret e hirshme, herė herė tė veshura me veshje tradicionale, tė cilat tė presin me buzėqeshje. Verė, raki dhe ushqime tradicionale, sikurse “kapama”, “ēomlek” apo “banski starec”…

Nė Banjsko konsiderohet e veēanta njė kishė mesjetare, njė sahatkullė dhe muzeu, ku ruhen shumė gjėsende me vlerė.

Vendasit thonė se dimri ėshtė me borė dhe i butė, me temperratura mesatare nga -12 deri 0 gradė celsius.

Lart ėshtė maja mė e lartė Todorka (2560 m), veshur me petk dėbore, tė cilin bullgarėt e krahasojnė me Olimpin.

“Njė vend ideal”, them.

“Mė shumė se kaq. Njė vend hyjnor, i sajuar nga dora e Hyut”, shton njė koleg.

Ski –liftet moderne janė prodhimit austriak. Ti je njė I****us modern. Ti je lart. Nė njė dimension tjetėr. Ti je pjesė e njė panorame idilike, e sajuar aq mjeshtėrisht nga Hyu. Njė botė e paqtė, pa smog, larg zhurmės, larg pėrditshmėrisė sė mbushur me strese. Kjo ndoshta e ka shtyrė edhe skiatorin e njohur Alberto Tomba, tė vinte kėtyre ditėve pėr tė kaluar pushimet. Sikur paralajmėron se edhe tė tjerėt duhet qė tė ndjekin shembullin e tij…

Kėtu edhe hotelet janė ndryshe. Nė hotelthi “Belvedere” gjithēka ėshtė tradicionale. Njė ambient i pėrshtatshėm pėr tė bėrė, qoftė njė natė, jetė hedoniste…

UDHĖTIMI VAZHDON. Mė sillet ndėr mend Konradi qė ftonte njerėzit pėr tė udhėtuar drejt vendeve pėr tė cilėt kemi paragjykime. “Udhėtari nuk mendon qė vendi duhet tė zhduket. Ėshtė i ēliruar nga paragjykimet dhe derisa tė tjerėt nė shtėpi gjykojnė ai u tregon fotografitė”. Kudo shtrihet njė panoramė idilike. Sikur jeta tė ishte njė udhėtim i kėtillė!

“ARRITĖM NĖ PAMPOROVO”, thotė e hirshmja dhe e sjellshmja Ludmila Petrova, e cila shoqėron grupin e gazetarėve. Njė vend tjetėr turistik 260 kilometra larg Sofjes. Njė vend hotelesh luksozė, me qendra sportive, pishina, solariume, fitnes qendra, sauna etj. sikurse “Pamporovo”, “Elina”, “Snezhanka”, “Murgovec”. Njė ambient i veēantė, ku ia vlen njeriu tė kalojė njė natė dhe tė mos besojė se kjo do tė jetė hera e fundit...

Shpatijet janė mjaft tė pėrshtatshme pėr adhuruesit e sporteve dimėrore. Ski liftet tė shpiejnė deri lart, me njė ēmim ditor prej 12 eurosh.

Lart ėshtė maja Snezhanka (1926 m), qė nė gjuhėn shqipe do tė thotė Borėbardha. Duket se po flen. Sikur pret njė puthje princi…

Aty afėr ėshtė liqeri Smolian, njė vend i preferuar pėr peshkatarėt. Mė kujtohet njė thėnie e mikut tim: “Peshkatarėt janė krijesat qė kanė kuptim tjetėr pėr kohėn”. Janė mėsuar tė presin dhe pritja i ka bėrė mė tė fisėm, mė tė heshtur, mė indiferentė ndaj marrėzive tė kėsaj bote. Nė jetė gjithmonė i kam ēmuar ata qė kanė ecur nė anėn e kundėrt tė rrjedhės sė gjėrave, ashtu sikurse peshkatarėt ecin nė drejtim tė kundėrt nga rrjedh uji. Me vete kemi edhe njė kameraman, qė e di artin e peshkimit. I vjetėr pėr nga mosha, por mė i riu nė shpirt.

MBRETĖRIA E SHPELLĖS. Nė afėrsi tė Pamporovės, gjendet shpella e Jagodinės (ose siē e quajnė bullgarėt Jagodinska). Njė shpellė mjaft interesante. Tek hyn brenda ke pėrshtypjen se futesh nė njė dimension tjetėr dhe sė shpejti do tė takosh qenie parahistorike. Aty nuk ka vizatime. Ndoshta koha i ka fshirė pėrgjithmonė. Aty janė gjetur skelete njerėzish parahistorikė, fosile kafshėsh tani tė zhdukura (arinj shpellash, leopardė dhe hiena). Me kėto shpella ndėrlidhen mjaft legjenda interesante. Njėra prej shpellave ka njė emėr interesant: “Fyti i Djallit”.

NJĖ BALADĖ E DHIMBSHME. Njė gojėdhanė nxiti speleologėt tė bėnin gėrmime pėr tė vėrtetuar nėse kishte diēka tė vėrtetė nga ajo qė pėrfolej me vite nė popull. Legjenda thoshte se nė kėtė shpellė ishin vrarė disa tė rinj nga fshatrat pėrreth… Shkencėtarėt gjetėn trupat e disa njerėzve, ashtu siē thuhej nė legjendė. Njėri ndėr ta ishte edhe Koljo Sbirkovi nga njė fshat aty afėr, i vrarė nga komitėt (disa ēeta komitėsh nė kohėn e sundimit turk kishin qėllime idealiste pėr tė bashkuar Bullgarinė, kurse disa tė tjera kishin dalė pėr qėllime tė ulėta).

Mbi vrasjen e Nikollės nga komitėt ka dy variante, ashtu siē ndodh zakonisht nė Ballkan, ku pėr njė ngjarje ekzistojnė disa tė vėrteta: sipas njėrit ai kishte qenė spiun turk. Varianti i dytė thotė: Nikolla kishte pasur njė duqan dhe u kishte dhėnė “veresi” komitėve, kur kishte harxhuar tė gjithė paratė e kishin vrarė. Kushedi? Mbeti vetėm njė kėngė e dhimbshme, njė baladė, njė perlė (si ato perlat qė mund t’i shohėsh brenda nė shpellėn e Jagodinės) ku pėrmendet edhe korbi, ai korb i zi, qė kumton lajme tė zeza, sikurse te poema e Edgar Allan Po-sė, sikurse te baladat shqiptare tė nizamėve; ai korb i zi qė sillet rreth kufomave dhe kryen ritualin makabėr duke ua hėngėr sytė dhe mishin. Ai korb, tė cilin e pėrmend edhe nėna e Nikollės, si te kėnga, qė nisa ta pėrkthej:


Ku ke humbur im bir
E kėrkon nė gjithė Turqinė- dhe s’e gjen
Pyet nė gjithė Bullgarinė – dhe s’e gjen

E ėma e Nikollės udhėtonte
Oborr mė oborr
E lodhur flokėt shkulte
Dhe Kolėn e kėrkonte

Bir Nikollė, Nikollė
Nėse je pėrmbi dhe
Mė dėrgo njė letėr t’bardhė
Njė bilbil kėngėtar dėrgomė

Nėse je diku nėn dhe
Mė dėrgo njė letėr t’zezė
Njė korb tė zi dėrgomė

Bulēeja qan nė saraje
Dhe yt bir po qan nė djep
Konēeja njė zė se ē’lėshon
Dhe kopenė s’ka kush e mbledh…

HEREN TJETĖR, kur do ta takoj Janko Nikollovin, do t’ia them gjithēka kam menduar nė ato ēaste derisa ai mė fliste pranė hartės nė zyrėn e tij. Duke ia treguar vendet nė hartė, do t’ia pėrshkruaj ato ēaste qė kanė pushtuar njė pjesė tė kujtesės sime. Do t’i them se katėr ditė nuk ishin tė mjaftueshme pėr tė shijuar gjithė ato bukuri magjepsėse. Do t’i them se ia paska vlejtur qė s’i kisha kthyer letrat, sepse tani kisha se ēfarė t’u shkruaj gjithė atyre qė arsyetojnė pakujdesinė time. Do t’i them se ato katėr ditė ishin tė pakta, por madhėshtore, ashtu si gjėrat e ēmueshme, qė, fatkeqėsisht, na humbin shumė shpejt, pėr tė na mbetur vetėm kujtimet qė, po nuk i shėnuan nė fletė tė bardhė, i marrin me vete nė varr.

(Salajdin SALIHU ''Lobi'')
Imazhe te Ngjitura
Lloji i Skedarit: jpg 5131.jpg (37.3 KB, 172 vezhgime)
__________________
Njeriu lind per ta jetuar jeten, pastaj kerkon magjine e saj: dashurine, pasi e gjen... jeta stoliset me miresi... miresise i falesh dhe me engjellin tend keni nje zemer te perbashket. Te dua cmendurisht engjelli im.
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
Pergjigjuni me Citim
  #5  
Te vjeter 27-01-2004, 14:07
Minifotoja e anetarit AlbShkodra
Anetare Nderi
 
Reg: 11-09-03
Lokalizimi: Londer
Postime: 5,425
Kryesore

Kluzh-Napoka, zemra e Transilvanisė

Transilvania ndoshta ėshtė provinca mė romantike dhe mė inspiruese rumune. Vetė emri i saj pėr ata qe e kanė vizituar zgjon pamje tė maleve tė larta, tė lumenjve tė pastėr, pamje nga shtėpi tė vjetra me njė arkitekturė tė veēantė, tė kishave tė ndėrtuara nga druri dhe tė katedraleve madhėshtore, tė kėshtjellave legjendare dhe tė historisė problematike...

Ndoshta kur do tė lexoni kėtė shkrim nė fillim do tė lindė pyetja se ku mė saktė gjendet Transilvania? Pėrgjigjja ėshtė: shtrihet nė pjesėn qendrore tė Rumanisė, e rrethuar me malet Karpate, tė cilat kalojnė nė mes tė kėtij shteti. Ndoshta pėr shumicėn e njerėzve Transilvania ėshtė e njohur mbi legjendėn e Grof Drakulės. Bėhet fjalė pėr legjendėn e njė sunduesi tė asaj kohe, grof Vlladi, i cili ka qenė mjaft i vrazhdė me ata qė e kanė thyer ligjin dhe i ka dėnuar ata me vdekje, ndėrsa trupat e tyre i ka lėnė tė ngulur nė hunj rreth kėshtjellės. Qė atėherė ka lindur legjenda pėr Grofin gjakpirės Drakula dhe vampirėt qė shėrbyen si inspirim nė mijėra filma dhe libra.

Qyteti mė i madh Kluzh-Napoka ( org. Cluj Napoca ) shtrihet nė njė rrafshinė nė qendrėn e Transilvanisė, nė njė largėsi prej 320 kilometrave larg Bukureshtit nė veriperėndim tė tij. Si qytete tjera tė mėdha janė Brashov dhe Sibiu, qė gjenden pėrgjatė fillimit tė shtrirjes sė pjesės jugore tė Karpateve.

Kluzh-Napoka ėshtė qendra mė e madhe urbane e kėsaj province. Bėhet fjalė pėr njė qytet prej 330 mijė banorė dhe qytet pėrplot me institucione kulturore, monumente historike dhe fetare, si dhe qytet ku punojnė mė shumė universitete dhe institute shkencore... Bėhet fjalė, siē thonė banorėt e kėtij qyteti me mburrje, pėr “gjashtė universitete”. Ndoshta shumica e tyre janė tė vogla dhe pėrbėhen vetėm prej disa fakulteteve dhe instituteve teknike, mirėpo sipas banorėve tė Kluzhit ato janė ardhmėria dhe bukuria e kėtij qyteti.

I vendosur nė rrugėn qė lidh Bukureshtin me kryeqytetin hungarez Budapest, tanimė Kluzhi ka arritur tė zhvillohet nė njė qendėr tė vėrtetė dhe tė pėrballojė izolimin gjeografik, prej ku edhe rrjedh emri i tij. Pėrkatėsisht, bėhet fjalė pėr prejardhjen e emrit Cluj. Sipas njė gjuhe tė vjetėr latine qė ėshtė pėrdorur nė kėtė regjion, fjala “cluj-clus” rrjedh prej fjalės “clusum” qė d.m.th. “i mbyllur”. Kjo pėrputhet me pozitėn gjeografike, sepse vendi ėshtė i rrethuar me njė varg malesh tė bukura. Mė vonė qyteti ėshtė i njohur edhe pėr nga emri i tij gjerman, Klausenburg, si dhe ai hungarez Koloszvar.

Kryeqyteti historik i Transilvanisė ėshtė njėherit edhe qyteti i dytė mė i madh nė Rumani, ėshtė dhe qendėr e njė regjioni tė rėndėsishėm bujqėsor dhe pėrplot me pasuri natyrore. Prejardhja e qytetit besohet tė jetė nga njė qytezė e vogėl romako-daciane. Qyteti u themelua nga kolonistėt gjermanė nė shekullin 12 dhe u zhvillua nė qendėr kulturore mesjetare. U shpall si qytet i lirė mė 1405 nga mbreti hungarez. Mė vonė ai i takoi perandorisė Austro-Hungareze, ndėrsa nė vitin 1920 territori i tij iu bashkėngjit shtetit tė Rumanisė. Gjatė luftės sė dytė botėrore Cluzhi edhe njė herė u bė pjesė e Hungarisė, kur forcat hungareze e morėn pushtetin mbi qytetin, ndėrsa pas Luftės sė II-tė Botėrore u bashkua me fqinjin Napoka, prej ku edhe i mbeti emri i sotėm Kluzh-Napoka.

Si figurė e rėndėsishme nė historinė e qytetit pėrmendet “Mihajl trimi”, i cili gjatė viteve 1599-1600 shpalli veten “princi i Vallaēisė, Transilvanisė dhe tėrė Moldavisė”, mirėpo siē thonė tė dhėnat historike qė mund tė gjenden nė qytet, kjo pjesė e historisė sė kėtij vendi zgjati shkurt, sepse ai u vra nė vitin 1601. Nė qendėr tė kėtij qyteti sot gjendet njė bustė me figurėn e tij tė hipyr mbi kalė dhe njė flakė simbolike qė nuk shuhet kurrė. Sheshi ku ėshtė vendosur busti e mban emrin e tij dhe ėshtė mjaft bukur i rregulluar dhe i mirėmbajtur. Ai pėrben njė ndėr atraksionet kryesore turistike tė kėtij qyteti.

Nė kohėn moderne pėr shkak tė arsyeve praktike qyteti u zgjerua dhe u nda nė 13 kuarte, qė nė vete kanė dallime tė mėdha, sidomos dallime nė ndėrtim, ku nė disa prej tyre, si nė Giorgeni mund tė hasni banesa klasike tė ndėrtuara nė stilin e banesave tė shteteve ish- socialiste, ndėrsa nė kuarte si ai i Qendrės, qė njėherit ėshtė edhe me mė pak banor prej 16.000 banorė, mbretėron ndėrtimi i paprekur me shekuj. Nė kohen moderne Kluzh njėherit njihet edhe si qytet i zhvillimit, ku pėrpos kompanive tė mėdha vendase tė dhėnat statistikore thonė se nė qytet ka tė regjistruara edhe njė numėr impresiv prej 2,700 kompanive tė huaja investitore nė kėtė vend. Sipas banorėve lokalė, kjo ėshtė njė ndėr arsyet kryesore qė mė nė fund nė vitin 2007 duhet qė vendin e tyre ta bėjnė pjesė tė vėrtetė tė familjes evropiane.

Simbioza kulturore dhe fetare

Nė vetė qendrėn e qytetit ėshtė shumė tėrheqėse tė shihet edhe simbioza e dy religjioneve kryesore tė popullsisė qė jeton nė kėtė qytet, ku njėherit ėshtė edhe simbiozė e dy komuniteteve kryesore. Bėhet fjalė pėr komunitetin rumun, tradicionalisht me religjion ortodoks dhe atė hungarez, kryesisht me religjion katolik. Sipas disa tė dhėnave, komuniteti hungarez ėshtė nė minoritet, ndėrsa sipas disave ai pėrbėn mbi 50 % tė banorėve tė Kluzh-Napokės.

Duke shėtitur nė qendėr tė qytetit, e vogėl ėshtė mundėsia qė tė mos ngelni i habitur nga madhėsia e katedralės katolike tė Shėn Mihailit, qė shfaqet si njė ndėrtesė madhėshtore nė sytė e ēdo vizitori tė kėtij qyteti. Rreth kėsaj katedrale ndėrlidhen shumė legjenda qė kanė tė bėjnė me mėnyrėn se si ajo u ndėrtua. Ajo qė mund tė shihet nga pamja e jashtme e saj ėshtė se hyrja nuk ėshtė nė mėnyrė simetrike e vendosur nė qendėr tė saj, shpjegohet me njė legjendė se ndėrtimi i saj ka zgjatur aq shumė kohė sa qė nė fillim ėshtė gabuar planifikimi i hyrjes dhe me kohė planet janė ndryshuar, kėshtu qė vendosja e hyrjes ka pėsuar ndryshim. Disa, bile thonė se kjo ėshtė njė ndėr katedralet e rralla ku hyrja a madhe nuk ėshtė e vendosur nė njė pozitė qendrore. Menjėherė para saj, nė njė hapėsirė tė rregulluar mirė, gjendet busti i mbretit hungarez Matias Corvinius, i cili pėr tė parėn herė e shpalli kėtė qytet si tė lirė. Figura e tij ėshtė e vendosur nė njė kalė dhe ėshtė i rrethuar nga ushtarėt e tij, ku sipas banorėve, simbolizon triumfialitetin e tij si mbret.

Katedrala e Shėn Mihailit ėshtė e ndėrtuar nė njė stil qė rrjedh prej shekujve 14 dhe 15. Nė brendi mund tė shihet njė ndėrtim madhėshtor, njė art i veēantė i ruajtur me kujdes, ku koha sikur nuk ka lėvizur...

Menjėherė para bustit kemi njė lokalitet arkeologjik, ku besohet tė ketė pasė varreza tė vjetra rumune. Sipas banorėve, gjetja e kėtyre varrezave nė kohėn e sistemit komunist qė sundoi kėtė vend pėr mbi 50 vjet ka pasur edhe simbolikėn e njė lloj dėshmie pėrmbi atė se kush ishin banorėt e parė tė kėtij regjioni: rumunėt apo hungarezėt.

Katedralja, busti dhe lokaliteti arkeologjik gjenden nė sheshin kryesor tė qytetit "Piata uniri" dhe janė tė rrethuara me banesa te ndėrtuara me nje stil tė bukur dhe nė njė kėnd gjendet edhe ndėrtesa e komunės sė qytetit. Kjo ndėrtesė dallon nga ndėrtimi i saj i bukur dhe lė njė pėrshtypje tė njė pallati tė ėndrrave....

Duke ecur disa qindra metra mė poshtė, nė qytet mund tė hasni edhe njė tempull tjetėr fetar qė pa dyshim se do t’ua kishte tėrhequr vėmendjen. Bėhet fjalė pėr katedralen ortodokse. Edhe gjatė natės kjo kishė grandioze ėshtė mjaft mirė e ndriēuar dhe brendia e saj tė lė pa fjalė... Ēdo gjė ėshtė dekoruar me kujdes tė madh dhe lė pėrshtypje tė njė kulture pa dyshim tė pasur. Kjo katedralė ėshtė e vendosur nė sheshin "Piata avram iancu" dhe para saj gjendet busti i tij.

Pėrveē kėtyre dy objekteve, nė brigjet e maleve qė rrethojnė qytetin gjenden edhe mbeturinat e kishės mė tė vjetėr ortodokse rumune, ndėra nė qytet takojmė edhe njė sinagogė, e cila ėshtė ngritur nė shekullin XX si tempull memorial pėr komunitetin hebraik qė ka jetuar nė kėtė qytet. Gjithashtu me bukurinė e saj lė pėrshtypje edhe kisha greko-ortodokse "E ringjalljes", qė ėshtė e ndėrtuar nė stil barok tė shekullit tė 18-tė.

Thonė qė ka edhe njė xhami, por atė nuk arritėm ta gjejmė e as ndonjė shpjegim se ēka do tė kėrkonte njė objekt islamik nė njė vend tė banuar plotėsisht nga katolikė e ortodoksė. Si shpjegim mė tė afėrt gjetėm se ky objekt ka ngelur gjatė kohės kur vendi gjendej nėn sundimin osman dhe ėshtė krijuar nė pajtim me ideologjinė osmane qė tė ndėrtojnė xhami nė ēdo pjesė ku ata do tė jenė prezent. Ndoshta kjo dėshmon qartė dashurinė e kėtyre banorėve ndaj kulturave dhe religjioneve tė ndryshme qė deri mė sot kanė arrritur t'i ruajnė.

Po qė se jeni nga ata qė u impresionojnė bukuritė e natyrės, atėherė pa dyshim qė pėrshtypje tė madhe do t'u lėrė rrjedhja e lumit Soma nė mes tė kėtij qyteti. Pėrgjatė saj nė qytet shtrihet edhe parku qendror i qytetit. Parku ėshtė i rregulluar me shije dhe ofron njė pushim nga atmosfera urbane dhe njė pamje tė mrekullueshme nė rrjedhėn e lumit.

Arsimi dhe kultura

Nė pasurinė kulturore tė qytetit mund tė numėrojmė teatrin e qytetit, qendrėn kulturore studentore, operėn e qytetit, operėn rumune, si dhe diēka tė jazhtėzakonshme: parkun botanik tė qytetit, qė ėshtė njė bukuri e rrallė qė mund tė shihet. Gjithashtu inspirojnė me bukurinė e tyre edhe muzeu kombėtar i historisė, muzeu etnografik i Transilvanisė, muzeu i artit, muzeu zoologjik, si dhe diēka qė nuk ėshtė muze por luan njė rol tė tillė: "Bastioni i Tejlorit", qė ėshtė njė kėshtjellė qė ka shėrbyer nė mbrojtjen e qytetit.

Ajo qė mė shumė lė pėrshtypje dhe qė nė fillim edhe tė befason ėshtė fakti se nė qytet punojnė gjashtė universitete dhe falė tyre ka 5 kampuse apo vendbanime studentore pėrplot me studentė nga tė gjitha viset e Rumanisė, por edhe jashtė saj.

Nė fakt, vetėm dy prej tyre janė mė tė mėdha, ndėrsa tjerat mund tė thuhet se pėrbėhen vetėm prej disa akademive ose fakulteteve, por gjithsesi sipas standardeve rumune nė arsim ato mbajnė titullin universitet.

Ato janė universiteti "Babes-Bolyai", Universiteti i i Mjekėsisė dhe Farmacisė, akademia e muzikės "Gjorgj Dima", universiteti i arteve vizuale "Jon Andreesku", Universiteti i shkencave Agronome dhe Veterinarisė, si dhe i fundit, por njė ndėr mė tė mėdhenjtė, Universiteti Teknik i Kluzh-Napokės.

Tė rinjtė dhe jeta e natės

Do tė ishte njė mėkat i vėrtetė sikur tė vizitonit Kluzh-Napokėn dhe tė mos e shijonit jetėn e tė rinjve nė kėtė qytet, qė si zakonisht zhvillohet nė orėt e vona tė natės e deri nė ato tė mėngjesit.

Karakteristikė e klubeve tė kėtij qyteti ėshtė se gati tė gjitha gjenden nė hapėsira tė bodrumit dhe nėn tokė, mirėpo nga biseda me ta mund tė kuptohet se kjo ėshtė shumė normale pėr kėtė qytet... Klubet si Karma, Diesell, Music Pub, por edhe restoranet si Rolland Garos, ofrojnė zbavitje pėr ēdo shije, por kryesisht pėr shijen e studentėve qė i mbushin ato pėrplot. Aty mund tė gjeni tė rinj, por edhe mė tė rritur, por ajo qė ėshtė me rėndėsi, tė gjithė kujdesen pėr njė disponim mė tė mirė dhe zbaviten secili nė mėnyrėn e vet. Siē mund tė hetohet, shumica sillen nė mėnyre mjaft tė mirė ndaj tė huajve dhe ofrojnė ndihmė nė ēdo hap. Kjo lė pėrshtypje tė mirė. Mirėpo standardi financiar i studentėve nė Kluzh-Napoka nuk ėshtė i lartė.

Pozitive ėshtė se edhe ēmimet nėpėr kėto klube nuk janė tė larta, pra dhe harxhimet studentore. Kampuset studentore ofrojnė vendosje tė studentėve me ēmim prej vetėm 20 euro nė muaj dhe si duket kjo ėshtė njė impuls i madh pėr shumicėn e kėtyre tė rinjve pėr tė studiuar.

Kjo vlen edhe pėr sa i pėrket standardit tė pėrgjithshėm tė popullsisė. Nė qytet shumica e veturave qė mund tė hasen janė tė tipit Dacia tė prodhuara nė Rumani dhe si duket njerėzit nuk janė tė impresionuar nga sende luksoze. Mund qė shpesh t’i dėgjosh duke u ankuar se nuk fitojnė aq sa duhet, mirėpo ajo qė tė gjithė pajtohen pa pėrjashtim ėshtė se tanimė ėshtė shumė mė mirė seē ishte para disa viteve. Sipas njerėzve nė Kluzh-Napoka, pas rrėnimit tė sistemit komunist standardi ka rėnė shumė poshtė dhe njerėzit mezi kanė pasur pėr bukė, mirėpo me kohė shteti i tyre ėshtė zhvilluar dhe tanimė ata nuk e ndiejnė aq shumė atė krizė. Kjo siē duket nė fjalėt e secilit kėtu nė ta ka mbjellė njė optimizėm pėr tė ardhmen e tyre.

Tė gjitha kėto impresionojnė dhe kur tė krahasohet me pasuritė e tjera kulturore qė mund tė hasen nė kėtė qytet dhe disa prej tyre tė pėrmendura mė lart, atėherė nė tė vėrtetė mund tė kuptohet ajo se pse pėr disa shkrimtarė, por edhe pėr banorėt e kėtij qyteti, Kluzh-Napoka ėshtė "zemra e Transilvanisė"...
Imazhe te Ngjitura
Lloji i Skedarit: jpg 5170.jpg (44.4 KB, 143 vezhgime)
__________________
Njeriu lind per ta jetuar jeten, pastaj kerkon magjine e saj: dashurine, pasi e gjen... jeta stoliset me miresi... miresise i falesh dhe me engjellin tend keni nje zemer te perbashket. Te dua cmendurisht engjelli im.
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
Pergjigjuni me Citim
  #6  
Te vjeter 07-05-2004, 06:20
Minifotoja e anetarit AlbShkodra
Anetare Nderi
 
Reg: 11-09-03
Lokalizimi: Londer
Postime: 5,425
Kryesore

Bukuritė e Krimesė
Parajsė pėr alpinistėt dhe historianėt

Rrallėkush nuk ka dėgjuar pėr margaritarin e Bregdetit tė Detit tė Zi - Krimenė. Historianėt e mbajnė nė mend sipas Jaltės dhe negociatave mes Ēerēilit, Stalinit dhe Ruzveltit gjatė Luftės sė Dytė Botėrore. Pėr shkrimtarėt Krimeja ėshtė shtėpia e Ēehovit, ndėrsa Tolstoi kėtu e vendos "Luftėn dhe paqen" e tij duke e pėrshkruar Luftėn dyvjeēare tė Krimesė. Nė Krime pushonte edhe Gorbaēovi kur Jelcini vendosi ta ndėrrojė. Megjithatė, pakkush e di se nė kėtė gadishull mes Detit tė Zi dhe Azovit ka njė histori tė pabesueshme dhe me tė ėshtė i ndėrlidhur fati i mijėra tatarėve tė Krimesė

Sot Krimeja ėshtė Republikė Autonome nė pėrbėrje tė Ukrainės. Nė 27.000 kilometra katrorė jetojnė 2.5 milionė banorė - pjesa mė e madhe e tyre janė rusė, ndėrsa ka edhe ukrainas, tatarė, bjellorusė, grekė, armenė, gjermanė. Gjuhė zyrtare ėshtė rusishtja, por flitet edhe nė gjuhėn ukrainase dhe gjithnjė e mė shumė atė tatare.

Njerėzit jetojnė nga bujqėsia, peshkataria, industria metalurgjike dhe gjithnjė e mė shumė nga turizmi. E ka edhe pse. Gadishulli i Krimesė ka njė histori fascinante tė okupimit dhe gjakut, por ka edhe njė det dhe male tė shkėlqyera. Ka pėr secilin nga diēka, ndėrsa ėshtė pėr xhepin e secilit.

Nėse ju bien nė dorė libra historikė do tė zbuloni se shumė popuj janė rrahur pėr kėtė copė tokė ndėrmjet dy detrave. Banorėt mė tė vjetėr kanė qenė tė njohur si tatarė, ndėrsa shėnimi i fundit pėr ta ėshtė vėrejtur nė shekullin e 10 para epokės sonė. Mė pas gadishullin e marrin grekėt, ndėrsa disa shekuj mė vonė vijnė skifėt, tė cilėt e marrin pjesėn stepore tė gadishullit. Gotėt i kanė shkatėrruar skifėt nė shekullin e 3 p.e.s. Romakėt kanė sunduar disa shekuj, e mė pas kanė ardhur hunėt, pas tyre hazarėt, mė pas peēenkezėt.

Nė shekullin e 13 Krimeja ėshtė marrė nga Orda e Artė e Xhingis Kanit, e cila e merr pjesėn stepore, ndėrsa ajo bregdetare ishte nėn ndikimin e venedikasve dhe gjenovasve. Mė pas vijnė turqit. Nėn ta Krimeja ka pasur njė autonomi tė rėndėsishme, ndėrsa tatarėt e Krimesė kanė ruajtur shumė prej traditave tė tyre mongole. Gjatė kėsaj periudhe tatarėt vetė kanė zgjedhur liderėt e tyre hanėt, ndėrsa sulltani vetėm e ka konfirmuar zgjedhjen. Nė vitin 1624, hani tatar ka vendosur marrėveshje me kozakėt, tė cilėt u kanė ndihmuar nė fushatat ushtarake. Por, pas vdekjes sė hanit fraksioni proturk ka fituar dhe kozakėt kanė qenė tė detyruar ta braktisin Krimenė. Por kjo nuk ka zgjatur shumė. Nė vitin 1873 fillojnė luftėrat turko-ruse pėr Krimenė, ndėrsa pesėdhjetė vjet mė vonė mbretėresha Katerina e Dytė e ka detyruar hanin e fundit Shagin - Girej qė tė heqė dorė nga froni dhe Krimeja bėhet pjesė e mbretėrisė ruse.

Edhe historia mė e re e Krimesė ėshtė e vrullshme. Pas Revolucionit rus tė vitit 1917 shkurtimisht Krimeja bėhet republikė autonome nė pėrbėrje tė Ukrainės, por nė vitin 1920 pėr herė tretė ėshtė okupuar nga bolshevikėt dhe nė vitin 1921 me dekret bėhet republikė autonome nė pėrbėrje tė Bashkimit Sovjetik. Pas kėsaj pason periudha e "totalitarizmit" nėn udhėheqjen e liderit krimeano-tatar Veli Ibrahimov, kur hapen shumė institucione kulturore dhe arsimore. Politika e "tatarizimit" pėrfundon me raprezalje masive nė mesin e elitės qytetare politike dhe kulturore dhe deportimit tė 35 deri 40 mijė tatarėve tė Krimesė. Mijėra veta kanė humbur jetėn gjatė kolektivizimit dhe urisė, ndėrsa nė vitin 1938 gjuha tatare nė mėnyrė tė dhunshme ėshtė transformuar nė alfabetin cirilik dhe janė fshirė tė gjitha gjurmėt e autonomisė.

Gjatė viteve tė Luftės sė Dytė Botėrore Krimeja ishte nėn gjermanėt, por nė vitin 1941 Stalini ka arritur tė deportojė 45-50 mijė gjermanė. Pėr fatkeqėsinė e tatarėve pushteti rus pas ēlirimit tė gadishullit nga gjermanėt i ka shpallur si bashkėpunėtorė tė fashistėve dhe mė shumė se 188 mijė tatarė janė deportuar nė popullim special nė Kazakistan dhe Azinė e mesme. Sipas vlerėsimeve tė ndryshme, gjatė viteve tė para tė jetės kanė vdekur prej 42,5 pėr qind deri 50 pėr qind e tatarėve tė deportuar. Menjėherė pas luftės rusėt kanė deportuar edhe 20 mijė grekė, 117 mijė bullgarė dhe armenė me qėllim qė tė "detatarizohet" ky rajon, e nė vend tė tyre kanė vendosur rusė. Gjatė periudhės sė paluftės numri i popullatės nė Krime ėshtė rritur pėr dhjetė herė.

Nė vitin 1954 presidiumi i BRSS-sė e konfirmon kėrkesėn e presidiumit tė Ukrainės qė zona e Krimesė tė hyjė nė pėrbėrje tė Ukrainės. Por, nė dallim nga popujt tjerė tė deportuar tė ish-BRSS-sė, tatarėt e Krimesė deri nė fund nuk kanė qenė tėrėsisht tė rehabilituar. Pas vdekjes sė Stalinit, nė vitin 1956, ata janė liruar nga mbikėqyrja administrative, por pa tė drejtė pėr t`u kthyer nė vendlindje. Nė vitet e 60-ta ėshtė formuar edhe njė lėvizje dhe si rezultat i kėsaj nė vitin 1967 nga tatarėt e Krimesė ėshtė hequr akuza pėr bashkėpunim me Gjermaninė fashiste. Atė vit 100 mijė tatarė kanė tentuar tė kthehen, por kanė arritur tė riatdhesohen vetėm 900 familje.

Sipas tė dhėnave nga regjistrimi i vitit 1989, nė BRSS ka pasur rreth 272