Parajsa.com


Parajsa Shqiptare Forum

Cfare ju duhet te dini?

 

Kthehuni Mbrapa   Parajsa Shqiptare Forum | Shkenca dhe jeta | Kuriozitete

Perendimor apo Lindor

Pergjigju
 
LinkBack Alternativa Teme Vleresoni Temen
  #1  
Te vjeter 08-05-2006, 10:59
Minifotoja e anetarit Administratori
Parajsa Shqiptare
 
Reg: 06-07-02
Lokalizimi: London
Postime: 1,967
Images: 2351
Faqe ne Ditar: 2
Perendimor apo Lindor

Perendimor apo Lindor
Prof. Krist Maloki
Gazeta “Pėrpjekja Shqiptare” 1937

Lindorizma shqiptare ėshtė njė sistem mendimesh, ndjenjash dhe instinktesh, si ēdo sistem tjetėr jetese, me njė botėkuptim tė tijėn. Si mė tė parėn karakteristike tė lindorit shqiptar marrim proverbin e ēdo qelepirxhiu tė pashpirt: “Haja qenit, pija qenit”. Lindori shqiptar i pret tė gjitha tė mirat pėr vete - qelepir - nga tė tjerėt; bota pėr tė ėshtė njė burim i pashterun mjetesh, qejfesh e lezetesh tė cilėt ai i shfrytėzon me ēdo mėnyrė e metodė, pa pyetur se ku nget e ku vret. Detyrė tė ndershme apo sakrifica vetmohuese ndaj botės pranė nuk njeh kurrė lindori shqiptar. Pėrkundrazi ushujza lindore, e pangijshme, i ngjitet trupit tė pėrbashkėt dhe shoqėror dhe ia thith gjakun pa asnjė droje e kujdesje. Dhe nė vend qė tė turpėrohet pėr veprėn shkatėrrimtare tė veten, lindori shqiptar bėhet edhe ma kryenalt, ma kapadai, ma qejfli.

Lindori shqiptar nuk njeh turp, ai s’ka cipė qė t’i nxihet. Lindori shqiptar ėshtė i zoti pėr tė gjitha turpet. Shet babė e nane, besėn e nderin e vet, pėr mos me thanė: shpirtin e trupin e vet; vetem e pėrvetėm qė t’i shkojė kungulli mbi ujė. Idealet e lindorit shqiptar janė kolltuku e llokma; dhe pėr t’i siguruar vehtes kėto tė mira ai pėrdor ēdo mjet: bėhet kur e do nevoja edhe patriot edhe tradhtar, monarkist e bolshevik, pėrparimtar e reaksionar, e bile edhe shok i fortė me tė tjerė. Porse nė shpirtin e vet ėshtė Lindori kryekėput rrėnimtar, ėshtė shkatėrrues dhe bashkohet me tė tjerėt si ato ujqt qė vejnė sė bashku nė pre, por qė e shqyjnė shokun e vet kur dobėsohet apo plagoset udhės. Sepse Lindori shqiptar i ka instinktet e ujkut vetjak, tė ujkut tek. Vendi ku ushqehet dhe majet Lindori shqiptar ėshtė atdhe pėr te. Jo sepse e don, por sepse e shfrytėzon; dhe e shfrytezon pa pikė turpi, dhimbje e kujdesje.

Ėshtė gabim kur thuhet se Lindorizma na ka ardhur fillimisht nga Azia, apo nėpėrmjet fesė mohamedane, apo edhe nga populli turk. Jo kurrsesi, Lindorizma e jonė ėshtė njė dhanti fatale e krishterimit euro-aziatik. Po spjegohem! Ne shekullin VIII, aty kah viti 740 e.s., do me thanė 600 vjet para se me shkelė turku nė Atdheun tonė, Shqipėria u bė province e Bizantit, nėn Leonin III. tė quajtur Isaurios. Dhe nga ky despot i tmerrshėm u ngushtuan tė gjithė shqiptarėt me u nda nga kisha romake (perendimore) e me u fundos ndėr labirinthet e errta tė kishės bizantine (Lindore) tė atėherėshme. Por s’ishte aq fort ndamja (skizma) kishtare sesa ai shpirt i administrates bizantine, plot angth e myk, qė u pllakos si njė shpirtėr i zi, si njė hije murtaje mbi mbarė kombin shqiptar. Turqia ka qenė trashėgimtarja dhe kujdestarja e mirazit bizantin, dhe kėsulja e kuqe - njė krijesė greko-bizantine - u pranua si njė simbol i atij trashėgimi.

Se ē’don me thanė shpirt bizantin e di pothuaj secili qė ka lexuar ndopak fletėt e historisė sė kulturės. Mjafton tė pėrmendet se bizantizmi historik ėshtė po njėlloj me Lindorizmėn shqiptare qė u pėrshkrua mė lart. Shqiptari i shkret ia ka thithur lėngun asaj bizantizme shkatėrrimtare brenda 12 shekujve tė kaluar - qysh nga viti 740 - dhe ėshtė kalbur dalėngadalė nė trup e nė shpirt tė vet, duke iu shprishur kėsodore fuqitė e tij mė tė thjeshtat e mė fisnike bashkė-kombėtare. Shqiptari dikur ka pasur nje dashuri tė pėrvlueme dhe njė besim tė pafund ndaj Zotat e qiellit e tė tokės, ndaj vendit dhe trashigimit tė tė Parėve dhe ndaj vllezėrve tė vet shqiptare. Vala aristokratike dhe drita politike-filozofike qė dridhen edhe sot nė amanetet e pluhurosura tė Kanunit tė Lekė Dukagjinit dhe ndėr sa e sa tradita malėsore-shqiptare lenė me kuptuar lartėsinė shpirtėrore dhe heroizmėn vetflijuese tė tė Parėve tonė dikur.

Porse tė gjitha ato veti tė larta e bashkė-ndėrtuese shkuan dėm e huq nėpėr hejmin shkatėrrues tė bizantizmės. Sepse si nė mbarėshtrimin shoqėror e politik, d.m.th. ndėr marredhėniet e shqiptarit me shqiptarin dhe ndėr marrėdhėniet e shqiptarit me shtetin e tij u fut e u pėrhap shpirti bizantin si njė epidemi rrėnimtare dhe e deformoi karakterin e drejtė tė shqiptarit nė njė bollė amorfe.

Si i tha nėnprefekti djalit tė ri qė po hynte rishtas kryetar komuneje: “Biro, ato qė ke mėsuar nė kurse e libra hidhi mėnjėanė. Po deshe tė jesh njė nepunės i mirė, tė lavdohesh dhe tė nderohesh, mbaje popullin me premtime. Sille vėrdallė nga njė ditė nė tjetren, deri sa tė mėrzitet dhe mos i kryej ndonjė punė”.

Vet djelmnia e shkolluar e ka gabim kur kujton se perendimorja pėrmbahet vetėm ndėr veshje e mbathje evropjane, apo nė tė ndėjunit plot kotėsi nėpėr sallone, apo edhe me kryerjen e ndonjė detyre sa pėr formė e pėr tė rrėmbyer njė rrogė tė majme, etj. Perendimorja e vėrtetė tregohet pikėsepari nė kryerjen e njė detyre tė ndershme,
fund e majė pėr hatėr tė asaj detyre dhe pa qenė i shtyrė nga zori, nga ndonje dėshirė e prujtun apo nga shkėlqimi i ndonje fitimi marerial. Bile perendimori i vėrtetė karakterizohet nga menyra se si ai i ngarkon vetes me vetdashje detyra tė rėnda, jashtė detyrave tė zakonshme e tė domosdoshme. Heroizėm s’kerkohet prej askujt,
porse lartėsia morale e njė perendimori matet me graden e vetmohimit dhe vetflijimit rreth nje ideje tė lartė, rreth nje ideje qė s’ka punė me kolltuqe apo llokma.

Detyra e pėrditshme e njė perendimori ėshtė: Vepro gjithmonė nė njė mėnyrė tė atillė qė sjellja jote tė jetė shembull dhe rregull mbarėvajtjeje pėr tė gjithė; sillu si njeri i butė me tė tjerėt, pa hile; pranoje, nderoje dhe ēmoje ēdo njeri pa qėllime dhe prapamendime lindore. Dhe kėto tė gjitha kėrkohen dhe detyrohen tek ēdo njeri - i madh a i vogel, pasanik apo i varfėr, shkollar apo bilmez - jo nėpėr premtime materialiste apo friksime fetare, por vetem e pėrvetėm nė emėr tė njė njerėzimi tė lartėm, i cili mbėshtetet mbi ato tė drejta hyjnore qė kanė mbirė nė zemrėn e ēdo njeriu pak a shume normal.

Dhe shpirti fisnik i njė perendimori ėshtė pikėrsiht ajo dhimbje mėshire dhe flijėplotė qė drejtohet kundrejt ēdo krijese nevojtare, por sidomos kundrejt ēdo njeriu fatmjerė, kundrejt ēdo populli varfanjak, e mė sė forti kundrejt kombit tė vet nė rrezik.
__________________
The heaven's sound is composed inside your heart, listen to its beat to syncronize your life onto the angel's steps.
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
Pergjigjuni me Citim
Pergjigju

Bookmarks

Alternativa Teme
Vleresojeni kete Teme
Vleresojeni kete Teme:

Rregullore Postimi
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is aktivizuar
Buzeqeshjet jane te aktivizuar
Kodi [IMG] eshte i aktivizuar
Kodi HTML eshte i dizaktivizuar
Trackbacks are aktivizuar
Pingbacks are aktivizuar
Refbacks are aktivizuar
Kapercim Forumesh

Tema te ngjashme
Tema Filluesi i temes Forumi Pergjigje Postimi i Fundit
Kristianizmi eshte duke vdekur ne token e Krishtit Sabahi Teologjia 0 08-05-2007 10:46
Bibla ne Shqip Administratori Bibla dhe Jeta 11 27-02-2005 01:51
Prozė nga Poetė Shqiptarė. AlbShkodra Letersia 12 14-11-2003 03:36


Te gjitha oret jane ne GMT +1. Ora tani eshte 10:45.




Parajsa Shqiptare