Parajsa.com


Parajsa Shqiptare Forum

Cfare ju duhet te dini?

 

Kthehuni Mbrapa   Parajsa Shqiptare Forum | Shkenca dhe jeta | Kuriozitete

Objektet fatsjellėse, sa i besojmė

Pergjigju
 
LinkBack Alternativa Teme Vleresoni Temen
  #1  
Te vjeter 26-07-2003, 14:37
Minifotoja e anetarit Administratori
Parajsa Shqiptare
 
Reg: 06-07-02
Lokalizimi: London
Postime: 1,966
Images: 2351
Faqe ne Ditar: 2
Objektet fatsjellėse, sa i besojmė

Njė varėse apo njė veshje qė mbaje kur ai tė puthi apo kukulla prej pellushi me tė cilėn flije kur ishe e vogėl, jemi tė ndėrgjegjshėm apo jo qė kėto objekte funksionojnė nė jetėn tonė jo vetėm pėr tė na dhėnė kėnaqėsi, por dhe si objekte fatsjellėse ose hajmali. Ashtu si breshkat, ne kemi nevojė pėr njė zhguall mbrojtės edhe pse tė padukshėm, pėr tė mbrojtur brishtėsinė tonė. E ardhmja na tremb, kemi frikė nga forcat e padukshme dhe kemi nevojė pėr shpresė, dashuri dhe lumturi.

Qė nga kohėt e lashta njeriu ka mėsuar ta dallojė atė qė ėshtė e pėrgjithshme nga ajo qė ėshtė e veēantė, sepse ka patur njė simbol tė veēantė, njė ngjyrė apo njė formė tė pazakontė dhe njė vlerė tė shenjtė. Praktikisht e veēanta ka njė energji speciale qė e bėn magjike. Gjithēka qė na rrethon mund tė shndėrrohet nė njė objekt fatsjellės: lule, kafshė, gurė, objekte, shenjė, forma gjeometrike, numra, letra alfabetike, qoftė dhe disa fjalė tė shkruara. Njė pjesė e madhe e tyre ka nė tė vėrtetė njė origjinė tė lashtė dhe i shtrin rrėnjėt gjer tek mitet, tek simbolet e besimit tradicional tė njė populli apo tė njė epoke, por ka dhe hajmali mjaft personale, siē ėshtė njė kukull pellushi dhuruar nga njė person i veēantė apo diēka e gjetur nė plazh nė njė ditė tė veēantė.

Si funksionojnė?
Janė gjithmonė tė njėjtat parime ato qė rregullojnė tė gjithė mendimin magjik: analogjia dhe kontakti. Sipas tė parit mes gjėrave apo situatave tė njėjta apo tė ngjashme, nga simboli krijohet njė rrymė energjie qė i afron aq shumė deri nė identifikim. Pėr shembull, dashuria dhe simboli i saj zemra, bėhen e njėjta gjė. Mbahet njė zemėr me vete pėr tė tėrhequr dashurinė dhe teksa flitet pėr dashurinė i referohemi simbolit zemėr. Parimi i kontaktit ėshtė mjaft intuitiv. Kur objekte, persona, situata apo simbole hyjnė nė kontakt, energjia kalon natyrshėm nga njėri tek tjetri. Kėshtu duke u mbajtur pranė apo mė mirė nė kontakt me lėkurėn njė xhingėl me formėn e zemrės, krijon njė urė lidhjeje midis personit dhe tipit tė energjisė pėr tė cilėn ai aludon qė nė kėtė rast ėshtė dashuria.

Cilat janė disa nga hajmalitė mė tė zakonshme nė kultura tė ndryshme?

Kryqi
Domethėnia: ekuilibėr
Funksioni: jep shėndet dhe mbrojtje
Origjina: Mesdheu
Egzistojnė 285 lloje kryqesh dhe tė gjithė kanė njė funksion mbrojtės, si njė bekim. Krishti i martirizuar nuk ėshtė domethėnia e vetme e tij. Kryqi ėshtė simbol i diellit, bashkimi i tė kundėrtave, pra ėshtė njė centralizues i fuqishėm i energjisė. Tė mbron nga aksidentet, sėmundjet dhe nga takimet e kėqija.

Zemra
Domethėnia: dashuri
Funksioni: tė mbron nga syri i keq
Origjina: Orienti i Mesėm
Nė tė gjitha kulturat e lashta zemra ėshtė qendra e jetės, e vullnetit dhe e inteligjencės. Sot domethėnia e jetės ėshtė zėvendėsuar me atė tė dashurisė dhe zemra ėshtė bėrė njė emblemė e besnikėrisė dhe premtim i ndjenjave.

Patkoi
Domethėnia: mbrojtja
Funksioni: mbron martesėn dhe shtėpinė
Origjina: Evropa e Veriut
Falė magjisė sė majave tė tij qė largojnė fushat manjetike negative, patkoi ka qenė i detyruar si dhuratė dasme nė mbrojtje tė shtėpisė dhe tė nuses. Dhe materiali me tė cilin ėshtė bėrė patkoi, hekuri, ėshtė konsideruar shumė i fuqishėm. Pėrveē shtėpisė dhe martesės, patkoi i vendosur nė makinė ose nė anije mbron nga aksidentet dhe nga rreziqet e detit.

Hėna
Domethėnia: grua, kohė
Funksioni: pjellori, shėndet tek fėmijėt, kundėr zhgėnjimeve tė dashurisė
Origjina: Mesdheu dhe India
Hėna nė formė drapėri aq e dashur pėr egjiptianėt dhe babilonasit e lashtė, sepse pėrmbledh nė vetvete 2 simbole magjike thelbėsore: ciklin e fazave lunore qė pėrkon me ciklin e rigjenerimit tė organizmit njerėzor dhe bollėkun. Nė Islam ėshtė nėna e Allahut dhe mbron gratė dhe fėmijėt duke luftuar kundėr anktheve dhe zhgėnjimeve tė dashurisė.

Peshku
Domethėnia: fekondimi
Funksioni: ndihmon nė rimėkėmbjen e miqėsive dhe pėrmirėson pjellorinė
Origjina:Greqia
Nė botėn mesdhetare ėshtė shenjė fatsjellėse e bollėkut dhe e pjellorisė, ndėrsa nė Indi ka kuptimin e dijes sepse zoti Visnu i mishėruar tek njė peshk, i shpėtoi njerėzit nga pėrmbytjet ndėrsa Shiva e veshur si njė njeri-peshk, u mėsoi atyre jogėn.

Dhėmbi
Domethėnia: pushtet, forcė
Funksioni:garanton fitimin nė lojė
Origjina: Afrika
Vjen nga njė sens respekti dhe frike ndaj kafshėve mishngrėnėse. Ėshtė njė hajmali e fuqishme qė rregullon forcėn fizike, kurajon dhe suksesin. Sjell fat pėr ata qė merren me lojra tė rrezikshme tė cilat kėrkojnė kurajo.

Tėrfili katėrgjethėsh
Domethėnia: fat
Funksioni: sjell fat nė tė gjitha fushat
Origjina: Shtetet e Bashkuara
Nė qoftė se tėrfili i thjeshtė sjell fat, ėshtė i paimagjinueshėm ndikimi i atij me katėr fletė qė Eva vodhi nga kopshti i Edenit para se tė dėbohej pėr shkak tė mollės sė famshme. Katėr gjethet e tij pėrfaqėsojnė katėr drejtimet por dhe katėr gjėrat mė tė dėshiruara nga njeriu: suksesin, dashurinė, shėndetin dhe fatin.

Bretkosa
Domethėnia: pjellori
Funksioni: pėrmirėson seksualitetin, dashurinė dhe favorizon rigjallėrimin.
Origjina: Egjipti
Prej ari apo qeramike blu, ėshtė njė simbol antik i pjellorisė dhe i rilindjes. Dea Rana nė Egjipt, ishte dea qė favorizonte lindjet por edhe dashurinė. Qė nga momenti qė lindte nga uji si Afėrdita garantonte mbrojtje pėr ata qė braktiseshin nga njė njeri i dashur, dhe mbronte shtėpinė me tė gjithė banuesit e saj.

Rrota
Domethėnia: rastėsia, fati
Funksioni: ndihmon nė trasformimin dhe nė rigjallėrim
Origjina: India
Ėshtė njė simbol shumė i qartė i fatit qė trasformon gjithēka pra asgjė nuk mbetet e njėjtė, gjithēka lind e vdes, duke u ringjallur gjithmonė sipas njė cikli tė vazhdueshėm. Ėshtė simboli i diellit me tė gjitha rrezet e tij tė jetės, shėndetit, dijes dhe fatit qė sidoqė tė shkojė rrjedha e jetės, ėshtė gjithmonė gati tė na ndihmojė.

Gjarpri
Domethėnia: pėrjetėsi, rilindje
Funksioni: shton fuqinė, favorizon shėrimin, shėndetin dhe vazhdimėsinė
Origjina: Egjipti
Njė kundėrvėnie e njė simbolizmi tė dyfishtė; syrit tė keq dhe shėrimit, ėshtė emblema e vdekjes pas sė cilės vjen ringjallja. Jo rastėsisht gjarpri e ndėrron herė pas here lėkurėn duke pėrkuar me ciklin e ndryshimit tė gjėrave. Nė Egjipt Kobra ishte simbol i faraonit dhe ishte vėnė si ornament nė kurorėn e tij, si shenjė e fuqisė sė tij.

Megjithatė pėrsėri janė tė shumta dyshimet pėr ndikimin e objekteve tė ndryshme nė jetėn tonė. Diēka e parėndėsishme deri para pak minutash mund tė kthehet nė diēka jetike; apo diēka shumė e rėndėsishme pėr tė tjerėt mund tė na duket fare e rėndomtė. Shumėkush besimin tek objekte tė ndryshme e shikon nė oponencė me besimin tek Zoti, por me sa duket nuk ėshtė e vėrtetė, mund tė besosh tek tė dy dhe tė ndjehesh i mbrojtur nga tė dy ose mund tė mos besosh tek asnjėri dhe tė ndjehesh i mbrojtur nga fuqia e emrit tėnd….Gjithēka mund tė ndodhė, njė kryq qė ndoshta tė bėn tė njohur, tė tjerė qė dhe pa atė kryq janė tė njohur, njė gur i veēantė qė tė jep siguri… Gjithēka mund tė ndodhė…
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
Pergjigjuni me Citim
Pergjigju

Bookmarks

Alternativa Teme
Vleresojeni kete Teme
Vleresojeni kete Teme:

Rregullore Postimi
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is aktivizuar
Buzeqeshjet jane te aktivizuar
Kodi [IMG] eshte i aktivizuar
Kodi HTML eshte i dizaktivizuar
Trackbacks are aktivizuar
Pingbacks are aktivizuar
Refbacks are aktivizuar

Tema te ngjashme
Tema Filluesi i temes Forumi Pergjigje Postimi i Fundit
Kush eshte Zoti per ju? pipi Teologjia 47 02-05-2008 18:49
Basha: Besojme qe bisedimet e sotme do afrojne palet informuesi Shtypi i dites 0 14-10-2007 22:00
Ligji i Legalizimeve - Si do plotėsohen deklarimet e vjetra? Administratori Shtypi i dites 1 01-09-2006 08:40
Fakte dhe te reja nga Arkeologjia Administratori Kuriozitete 7 15-08-2004 22:29
Kur'ani Fisnik ne Shqip Administratori Kurani dhe Jeta 5 04-09-2003 16:15


Te gjitha oret jane ne GMT +1. Ora tani eshte 02:31.




Parajsa Shqiptare