| Cfare ju duhet te dini? |
|
#1
| ||||
| ||||
| Nje xhublete dhe shume mistere Dorina Xheraj Xhubleta shqiptare, mė e vjetra dhe mbretėresha e veshjeve qė ka karakterizuar popullin shqiptar dhe objekt i studimeve tė ndryshme mesa duket akoma sot fsheh ndoshta pa dashur mistere tė ēuditshme qė as mbajtėsit e saj pėr shekuj nuk kanė ditur ti shpjegojnė. E gjithė pėrmbajtja e saj ka kuptime ndoshta mistike dhe sėkrete, nė zbukurimet e shumta tė saj mund tė vėrehen kuptime simbologjike. Pėr tė, ėshtė shkruar shumė dhe unė nuk dėshiroj tė bėhem pėrsėritėse e studiuesve shqiptare dhe tė huaj qė imtėsisht e kanė studiuar atė. Thjesht dėshiroj ta analizoj nga njė kėndveshtrim simbologjik nė ngjyrėn dhe zbukurimet e saj. E nisim fillimisht me ngjyrėn e saj simbologjike dhe madhėshtore tėrėsisht tė zezė. Pėrse tradicionalisht ėshtė veshur kjo nngjyrė dhe nė rrethana tė tjera ēfarė domethėnie do tė kishte? Ėshtė fakt i ēuditshėm qė ėshtė veshur pikėrisht ngjyra e zezė, dhe pėr njė gjysėm shekulli ajo nuk ka ndryshuar nė prerje, formė dhe ngjyrė; tė paktėn deri sa doli nga pėrdorimi nė fshatra, aq mė tepėr qė nga veshjet e vjetra zadrimore dhe mirditore qė pėrfshijnė krahinėn veriore nuk kanė munguar fijet dhe shiritat me ngjyra. Si mund tė kuptohet ngyra e zezė nė aspekte tė ndryshme qė na rrethojnė? E zeza mbart kuptime tė ndryshme, dhe njė ndėr kėto ėshtė mohimi ndaj ēdo ngjyre tjetėr: izoluese dhe mbytėse pėr raste hidhėrimi, por madhėshtore dhe klasike pėr festa dhe mbrėmje galante. Mund tė ngrihet njė konstatim pyetės: a mos ndoshta nė zonat ku ėshtė mbartur ka dashur tė ketė njė kuptim tė dyfishtė atė tė izolimit total tė gruas? Nga ana tjetėr ngjyra e zezė nė vetė pėrbėrjen e saj ėshtė kompakte qė bashkuar mė valėzimet e veshjes dhe ecjes sė gruas poziciononte femrėn si mė madhėshtore. Nė aspektin modern tė modės e zeza ėshtė trajtuar pėrherė si mė e pėrkėdhelura dhe e preferuara e stilistėve duke bėrė qė me anė tė kėsaj ngjyre tė karakterizoheshin stilistėt e mėdhenj pėr tė pėrmendur kėshtu tė famshmen Gabriele Chanel qė e revolucionoi modėn me fustanin e vogėl tė zi. E zeza tregon elegancė, seriozitet, klas brenda rrethit tė sė cilės nuk mund tė qėndrojnė tė gjithė por njėkohėsisht tregon edhe njė ndarje statusi, e cila tregon majėn mė tė lartė pėr personin qė e mbart atė duke i dhuruar elegancė. E zeza ėshtė njė ngjyrė qė nė konceptin e krijimit tė modės ėshtė e pamohueshme dhe prezente. Tė zezėn ne e veshim kudo duke e bėrė instiktivisht tė adhurueshme dhe tė pėlqyer duke e veshur nė rastet e festave, mbrėmjeve galante, martesave, mjaft qė asaj ti shtohet njė aksesor i ndritshėm njė make-up ndriēues dhe ja ku pamja hijerėndė ndryshon. Ndriēohet dhe pėrēon njė imazh tėrheqės. Pėrveē kėsaj ngjyra e zezė nė qytetėrime tė ndryshme ėshtė pėrdorur dhe vazhdon tė pėrdoret nė raste hidhėrimesh; nga njė veshje galante ajo menjėherė merr trajtėn hijerėndė ku dhimbja bashkohet mė ngjyrėn dhe pėrēon mesazhin mė tė madh tė dhimbjes. Kjo ngjyrė pėrfaqėson edhe ndarje nga njė grup i pėrgjithshėm personash pikėrisht nga ngjyra, seriozitet i sė cilės ėshtė. Jo pa shkak rregullat e rrepta tė malėsive kėrkonin qė gratė pasi martoheshin duhej tė vishnin xhubletėn e zezė pėr tė bėrė pikerisht ndarjen e statusit dhe tė moshės sė grave tė martuara. Nėse vėrejmė me kujdes, ngjyra e zezė pėrdoret edhe nė veladonin e zi tė priftėrinjve qė i mbulon nga koka te kėmbėt. Mendoj se veshjes me xhubletė nuk mund ti japim njė kuptim nga tė sipėrthėnurit. Por gjithsecili e karakterizon nga pak atė me kuptime tė ndryshme domethėnėse po ti bashkangjiteshin rastet e pėrdorimit, mentalitetet e ndyshme individuale etj. Pjesė pėrbėrėse dhe e dukshme nė xhubletė ėshtė grykorja qė vendoset dhe mbulon kraharorin e gruas, nė pamje tė parė ajo ėshtė thjesht grykorja, por ajo qė ėshtė e veēantė janė zbukurimet sipėr saj. Sipėr mbi kėtė gryore me sfond kadifeje tė zezė qėndrojne kėto objekte metalike tė ndritshme me nngjyrė ari. Qė kėtu fillon kuptimi simbologjik i dyfishtė. Kėto dekoracione kanė forma zbukuruese tė ndryshme si psh shėmbėlltyra e formės sė diellit. Dielli ėshtė njė ndėr elementet kozmike mė tė rėndėsishėm pėr vetė funksionin qė ai kryen mbi tokė si pėrēues i ngrohtėsisė, shkėlqimit dhe vezullimit. Fakti qė mbi kėtė veshje janė aplikuar objekte me nngjyrė ari dėshiron tė tregojė estetikėn e grave qė mbi veshjen tėrėsisht tė zezė tė shpėrthejė vezullimi. Ari ėshtė materiali me cilėsinė e pandryshueshmėrisė nė ngjyrė dhe nė kohė, shkėlqimit dhe rezistencės ndaj ēdo agjenti tė huaj. Mircea Eliade ka thene se: Simboli tregon aspekte tė veēantė tė realitetit - aspektet mė tė thella - qė i shpėtojnė ēdo lloj mjeti tjetėr tė njohjes. Imazhet, simbolet, mitet nuk janė krijesa tė papėrgjegjshme tė psikikes. Ato i pėrgjigjen njė nevoje dhe pėrmbushin njė funksion tė rėndėsishėm: tė paraqesin haptazi mėnyrat mė sekrete tė qenies. Valėzimet e spiraleve apo zig-zageve nė pjesėn e poshtme tė fundit tė xhubletės shėmbėllejnė me formėn e gjarprit i cili mishėron forcėn jetėsore qė rrjedh lirshėm nė sipėrfaqe, ai gjithashtu ėshtė ndėr simbolet mė arkaike tė pėrdorur nga Keltet. Spiralja ėshtė njė simbol i vjetėr qė pėrfaqėson konceptin e shpėrndarjes, tė rritjes dhe zhvillimit. Spiralen e hasim nė dy forma: tė thjeshtė dhe dopio spirale, e cila pėrfaqėsohet qė nga periudha paleolite. Njė tjeter simbol shumėkuptimėsh ėshtė ylli pesėcepėsh, i cili ėshtė pėrdorur nė shumė qyteterime duke marrė kuptime tė ndryshme. Po tė vėrehet simboli i yllit ėshtė ndėrtuar nga dy trekėndėsha barabrinjės tė kthyer nė tė kundėrt tė njėri-tjetrit, tė cilėt kanė njė qendėr shpėrndarjeje tė pėrbashkėt. Nė alkimi trekėndėshi i sipėrm ka simbolin e zjarrit ngjyra e tė cilit ėshtė e kuqe, ndėrsa ai me kulmin drejtuar pėr nga pjesa e poshtme ėshtė simbol i ujit. Agim Bido shpjegon se shpeshherė simboli i yllit nė xhubletė humbet dhe ngatėrrohet nė pamje me lulet pesėcepeshe. Lulet janė ndėr motivet mė tė ndeshura nė veshjen mė xhubletė tė malsorėve. Pėrveē pjesėve tė veēanta zbukuruese nė veshje ato vihen re edhe nė shamitė e kokės tė cilat gjerėsisht kanė si zbukurim lulet me ngjyra tė forta. Lulet e zbukuronin kokėn e gruas dhe i jepnin hijeshi pamjes sė fytyrės, e cila karakterizohej nga flokėt e zinj kaēurrelė. Edhe pse gruaja malsore nuk mbante asnjė zbukurim tjetėr nė koke, pėr tė ndriēuar veshjen e errėt duheshin zgjedhur shami ku ngjyrat e forta tė mbizoteronin. Lulja nė praktikėn popullore lidhet drejtpėrdrejt me bukurinė pasi ēdo lule nė vetvete ėshtė e veēantė dhe shpreh mesazhe tė veēanta personave qė ne ua dhurojmė.
__________________ The heaven's sound is composed inside your heart, listen to its beat to syncronize your life onto the angel's steps. |
![]() |
| Bookmarks |
| Alternativa Teme | |
| Vleresojeni kete Teme | |
| |
Tema te ngjashme | ||||
| Tema | Filluesi i temes | Forumi | Pergjigje | Postimi i Fundit |
| Fakte dhe arritje ne mjeksi | Administratori | Njeriu dhe shendeti | 53 | 03-05-2008 08:01 |
| Jeta e Muhamedit alejhi selam | Muslimani | Kurani dhe Jeta | 63 | 23-12-2007 21:57 |
| Gjergj Kastrioti - Skenderbeu | AlbShkodra | Historia | 13 | 21-04-2007 17:33 |
| Azem Hajdari, Legjende i Gjalle, Legjende i Vdekur! | informuesi | Politika shqiptare | 2 | 14-03-2006 14:41 |
| Serenatat Korēare! | AlbShkodra | Muzika | 0 | 08-05-2004 06:31 |