Parajsa.com


Parajsa Shqiptare Forum

Cfare ju duhet te dini?

 

Kthehuni Mbrapa   Parajsa Shqiptare Forum | Shkenca dhe jeta | Kuriozitete

Ngjarje tė ēuditshme tė vitit qė shkoi ...

Pergjigju
 
LinkBack Alternativa Teme Vleresoni Temen
  #1  
Te vjeter 04-01-2003, 17:20
Minifotoja e anetarit Administratori
Parajsa Shqiptare
 
Reg: 06-07-02
Lokalizimi: London
Postime: 2,031
Images: 2351
Faqe ne Ditar: 2
Ngjarje tė ēuditshme tė vitit qė shkoi ...

Kandidati – majmun fitoi thellė zgjedhjet

Gjatė zgjedhjeve lokale, tė zhvilluara nė qytetin Hartpull tė Anglisė, nė muajin maj, u shfaq njė kandidat i cili zhvilloi fushatėn e tij i veshur si majmun. Ēuditėrisht, ai siguroi njė fitore dėrmuese nė zgjedhje, duke u shpallur kryetar i bashkisė sė qytetit. Kandidati “majmun”, i quajtur Stjuart Dramond, gjatė fushatės sė tij pati premtuar se do t’u shpėrndante fėmijėve banane falas dhe kjo i pati siguruar jo pak popullaritet. Disa muaj pas zgjedhjes sė tij si kryetar bashkie, emri i tij nuk vonoi, natyrisht, tė pėrfshihej edhe nė njė skandal seksi.

Nė mes tė rrugės me raketa nė krahė
Nė San Petersburg u arrestua njė njeri qė u kap duke ecur nė mes tė rrugės, i ngarkuar me disa raketa tė vogla luftarake mbi shpatulla. I pyetur nga organet pėrkatėse, ai tha se raketat tip “Igla”, me tė cilat ishte kapur duke ecur nė mes tė rrugės, i kishte gjetur nė zonėn e grumbullimit tė mbeturinave nė periferi tė qytetit dhe se i kishte marrė pėr t’ua treguar shokėve. Sipas organeve tė hetimit, raketat ishin ēuditėrisht, nė gjendje pune.

Pishtari i lavdisė franceze i shuar me...
Njė francez u arrestua pasi kishte kryer njė “krim” tė ēuditshėm. Ai kishte shuar me urinė pishtarin e monumentit tė Ushtarit tė Panjohur, qė ndodhet nėn Harkun e Triumfit nė Paris. Mė pas u mėsua se ky “i paudhė”, qė kishte “guxuar” tė pėrmirte simbolin e historisė sė lavdishme tė Francės, ishte njė njeri qė dikur kishte pasur njė karrierė ushtarake dhe, pasi u mor vesh se ishte edhe nė gjendje depresioni, u dėrgua nė spital pėr kurim.

Kujdes me WC-tė e avionėve!
Njė udhėtare amerikane, e cila kishte hyrė nė WC-nė e njė avioni Boeing 767 qė udhėtonte mbi Atlantik pėr nė Nju Jork, pasi tėrhoqi sifonin e WC-sė, nuk u ngrit dot qė aty pėr orė tė tėra. Si rezultat i tėrheqjes sė sifonit, ishte krijuar njė vakum i fuqishėm, qė e kishte ngjitur gruan e shkretė pas guaskės sė WC-sė. Pėr tė arritur qė tė ngrihet, udhėtares iu desh tė presė uljen pas disa orėsh tė avionit nė Nju Jork dhe ndihmėn e teknikėve tė aeroportit, qė ndėrhynė sapo iu dha mundėsia.

Rosa kundravajtėse
Nė njė rrugė tė qytetit gjerman tė Glykshtatit, ku shpejtėsia maksimale e lejuar pėr automjetet ėshtė 30 km nė orė, radari kapi njė “shofer” nė kundravajtje qė e kishte kapėrcyer kėtė shpejtėsi. Mė pas u vu re se kundravajtėsi ishte vetėm njė rosė e ēmendur, qė po fluturonte shumė pranė sipėrfaqes sė rrugės me njė shpejtėsi prej 39 kilometrash nė orė.

Ushqim kanibalėsh
Njė grua nė Japoni, pasi doli nga njė market, nisi tė hante me shije disa ushqime qė kishte blerė aty. Pas pak, ndjeu njė shije tė ēuditshme nė gojė dhe, mė pas, vuri re se po kafshonte njė gisht njeriu... Autoritetet e firmės menjėherė hetuan situatėn dhe zbuluan se gishti i gjendur brenda ushqimit kishte pėrfunduar aty si rezultat i njė aksidenti qė kishte ndodhur nė njė nga fabrikat e prodhimit pak ditė mė parė.

Kėmbėt e lehta, faqja e bardhė
Nė Uganda, njė lepur u krijoi mundėsinė 31 tė dėnuarve qė tė arratisen nga burgu. Lepuri kishte hyrė nė oborrin e burgut dhe pesė gardianė, qė ishin tė ngarkuar me vėzhgimin e tė burgosurve, iu vunė tė gjithė pas pėr ta ndjekur. Nga kjo pėrfituan 31 tė burgosur qė ia mbathėn, gjithashtu, vrapit duke u zhdukur pa lėnė gjurmė. Ndėrkohė, nuk dihet me saktėsi nėse arriti tė shpėtonte pa u kapur edhe vetė lepuri.

Hollandezėt, sulm mbi kartmonedha
Ngjarja e fundit e ēuditshme pėr vitin 2002 ka ndodhur mė datė 29 dhjetor, nė kryeqytetin e Hollandės, nė Amsterdam. Gjatė xhirimit tė njė klipi reklame, njė numėr i madh kartmonedhash euro tė falsifikuara ishin hedhur nė rrugė. Mirėpo njerėzit menduan se kartmonedhat ishin tė vėrteta dhe u sulėn me vrull pėr t’i rrėmbyer e pėr tė mbushur xhepat. Rruga “Ouede Haagesweg”, nė Amsterdam, ishte mbushur me mijėra kartmonedha tė falsifikuara prej 10, 20, 50, 100 dhe 200 eurosh. Tė gjithė kalimtarėt, duke menduar se banknotat janė tė vėrteta, nisėn t’i rrėmbejnė e tė mbushin xhepat e ēantat me shpejtėsi. Megjithė paralajmėrimet dhe thirrjet e policisė dhe njerėzve tė angazhuar me xhirimet, tė cilėt ndodheshin nė vendin e ngjarjes, rrėmbimi i parave nuk u pengua dot. Edhe disa qytetarė, qė po kalonin rastėsisht aty pranė me automjete, ndaluan makinat e tyre nė mes tė rrugės dhe iu vunė plot vrull mbledhjes sė parave tė shpėrndara kudo. Rrėmuja u bė aq e madhe, saqė i gjithė trafiku u bllokua. Pasi mbushėn plot babėzi xhepat e gjithė ē’kishin, qytetarėt “e shkathėt” u larguan me shpejtėsi.
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
Pergjigjuni me Citim
Pergjigju

Bookmarks

Tags
cuditshme, ngjarje, shkoi, vitit

Alternativa Teme
Vleresojeni kete Teme
Vleresojeni kete Teme:

Rregullore Postimi
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is aktivizuar
Buzeqeshjet jane te aktivizuar
Kodi [IMG] eshte i aktivizuar
Kodi HTML eshte i dizaktivizuar
Trackbacks are aktivizuar
Pingbacks are aktivizuar
Refbacks are aktivizuar
Kapercim Forumesh

Tema te ngjashme
Tema Filluesi i temes Forumi Pergjigje Postimi i Fundit
Tragjedia e Gėrdecit ėshtė pa dyshim njė ngjarje e rėndė informuesi Politika shqiptare 0 17-03-2008 21:03
Regjistri turk i vitit 1485 Sabahi Historia 0 30-04-2007 22:55
Horoskopi vjetor 2007 keeper Chit-Chat 0 15-12-2006 13:28
Safet Butka Administratori Historia 0 10-05-2006 13:22
Azem Hajdari, Legjende i Gjalle, Legjende i Vdekur! informuesi Politika shqiptare 2 14-03-2006 14:41


Te gjitha oret jane ne GMT +1. Ora tani eshte 05:01.




Parajsa Shqiptare